Gjyqtari kosovar bën gafën e pafalshme – ndëshkon lojtarin me dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton
Gjyqtari nga Kosova, Mervan Bejtullahu ka bërë një nga gafat më të mëdha në histori të arbitrimit duke mos përjashtuar një lojtarë, edhe përkundër faktit se e ndëshkoi dy herë me kartonë të verdhë dhe atë brenda pesë minutave.
Gyor i Hungarisë mposhti klubin armen, Pyunik, me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Armenët fituan ndeshjen e parë 2-1 në shtëpi, por u eliminuan 4-3 në total.
Nadir Benbouali shënoi në minutat e 16-të dhe të 69-të për Gyor në ndeshjen e dytë, ndërsa Eric Ocansey i riktheu vizitorët në lojë në minutën e 84-të.
Ndeshja ishte afër kohës shtesë kur Daniel Stefulj u bë hero në minutën e 90-të. Mbrojtësi i majtë kroat shënoi pas një goditjeje nga këndi, pastaj hoqi fanellën në shenjë festimi.
Gjyqtari nga Kosova, Mervan Bejtullahu, i dha atij karton të verdhë. Pesë minuta më vonë, 25-vjeçari Stefulj, në anën tjetër të fushës, e ngriti këmbën lart dhe e goditi kundërshtarin e tij me shkelm.
Bejtullahu i tregoi atij kartonin e dytë të verdhë, që do të thoshte se ai duhej të ishte përjashtuar.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Bejtullahu u hutua për pak kohë, u konsultua me kolegët e tij dhe më pas vazhdoi lojën. Kështu, Stefulj mbeti në lojë.
Me sa duket, Bejtullahu ka zëvendësuar lojtarë. Sipas rezultateve në faqen zyrtare të UEFA-s, Dejan Boldor mori kartonin e dytë në minutat shtesë.
Duke pasur parasysh që Stefulj mban numrin 23 në fanellë, dhe Boldor mban numrin 25, kjo mund të ketë qenë arsyeja e gabimit. /Telegrafi/
The post Gjyqtari kosovar bën gafën e pafalshme – ndëshkon lojtarin me dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton appeared first on Telegrafi.