Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

BERLIN – Konsultime Merz-Trump-Zelensky për qëndrimin e unifikuar ndaj Putinit

11 August 2025 at 23:03

BERLIN, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz planifikon të konsultohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë në lidhje me luftën në Ukrainë, deklaroi qeveria gjermane.

Një zëdhënës i qeverisë deklaroi se ”mes tyre është planifikuar një video-konferencë”.

Diskutimi do të zhvillohet para takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë.

”Para konsultimeve me Trump dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, është planifikuar një takim virtual midis Merzit, Zelenskyt dhe udhëheqësve të Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Polonisë dhe Finlandës”, theksoi zëdhënësi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte priten gjithashtu të marrin pjesë në video-konferencë. /os/

The post BERLIN – Konsultime Merz-Trump-Zelensky për qëndrimin e unifikuar ndaj Putinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 11 August 2025Main stream

FOKUS – Macron: Në Gaza nevojitet një mision i mandatuar nga OKB

11 August 2025 at 22:29

NJU JORK, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës.

”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.

”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Presidenti francez reagoi për herë të parë ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.

Kryeministri izraelit, nga ana e tij, pretendon se ky opsion është “mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës” kundër Hamasit në Gaza./  /os/

The post FOKUS – Macron: Në Gaza nevojitet një mision i mandatuar nga OKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Orët inteligjente nuk mund të matin me saktësi nivelet e stresit

11 August 2025 at 22:09

AMSTERDAM, 11 gusht /ATSH-AA/ – Një studim i zhvilluar në Holandë zbuloi se orët inteligjente nuk mund të zbulojnë me saktësi nivelet e stresit.

Në një studim të Universitetit “Leiden” thuhet se 800 të rinj u monitoruan për tre muaj me orët inteligjente të modelit “Garmin Vivosmart 4”.

Pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin stresin, lodhjen dhe gjendjen e gjumit katër herë në ditë.

Sipas kësaj, u konstatua se kishte një korrelacion “pothuajse zero” midis niveleve të stresit të matura nga orët dhe përgjigjeve të vetë-raportuara të pjesëmarrësve. Për një të katërtën e pjesëmarrësve, kur ata raportuan se ndiheshin të stresuar ose jo, orët inteligjente treguan të kundërtën.

Studimi zbuloi se matjet e lodhjes ishin pak më të sakta sesa matjet e stresit, ndërsa kohëzgjatja e gjumit ishte më e lidhur me nivelin e pushimit që ndienin pjesëmarrësit. Megjithatë, u theksua se të dhënat e gjumit pasqyrojnë vetëm kohëzgjatjen e gjumit dhe nuk ofrojnë informacion të drejtpërdrejtë në lidhje me cilësinë e gjumit.

“Matja e rrahjeve të zemrës nuk mjafton për të përcaktuar gjendjen tuaj emocionale. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe me lumturi, emocione si dhe me ankth”, tha docenti Eiko Fried nga Departamenti i Psikologjisë Klinike.

Ai thekson se rezultatet e studimit ngrenë pyetje të rëndësishme lidhur me gjetjet e të dhënave të pajisjeve mbi gjendjet mendore, duke paralajmëruar që ”kini kujdes dhe mos jetoni sipas orës suaj inteligjente. Këto janë produkte të konsumit, jo pajisje mjekësore”.

Studimi u publikua në revistën “Journal of Psychopathology and Clinical Science”./  /os/

The post FOKUS – Orët inteligjente nuk mund të matin me saktësi nivelet e stresit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Tajani: Siguria jonë është në rrezik, BE duhet të marrë pjesë në negociata

11 August 2025 at 22:00

BRUKSEL, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Siguria e Evropës është në rrezik dhe ne duhet të marrim pjesë në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi ministri Jashtëm italian, Antonio Tajani në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së përpara takimit midis Vladimir Putin dhe Donald Trump.

“Kontaktet midis udhëheqësve para takimit në Alaska po lëvizin në këtë drejtim”, shtoi ai.

Për Tajanin, “uniteti evropian është “thelbësor, ashtu si edhe ruajtja e një koordinimi të fortë me aleatët tanë amerikanë”.

“Ne mbështesim përpjekjet e presidentit Trump dhe shohim njëfarë progresi. Shpresojmë që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë”, shtoi ai./  /os/

The post BRUKSEL – Tajani: Siguria jonë është në rrezik, BE duhet të marrë pjesë në negociata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Meteoriti që ra në SHBA më i vjetër se Toka

11 August 2025 at 21:33

XHORXHIA, 11 gusht /ATSH-AA/ – Një meteorit që goditi një shtëpi në SHBA në qershor zbulohet të jetë më i vjetër se Toka.

Universiteti Shtetëror i Xhorxhias përfundoi analizën e meteoritit që goditi një shtëpi në SHBA më 26 qershor dhe shpoi çatinë e shtëpisë.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të universitetit, meteoriti u përcaktua të jetë formuar afërsisht 4,56 miliardë vjet më parë.

Sipas kësaj, meteoriti është afërsisht 20 milionë vjet më i vjetër se Toka.

Hulumtuesi i Universitetit të Xhorxhias, Scott Harris tha se “ky meteorit, i cili hyri në atmosferë, kishte histori të gjatë përpara se të godiste shtëpinë”.

Pronarët e shtëpisë ku goditi meteori thanë se ende po gjejnë mbetje të meteoritit përreth zonës./  /os/

The post HAPËSIRË – Meteoriti që ra në SHBA më i vjetër se Toka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Grupet për lirinë e medias dënojnë vrasjen izraelite të stafit të ”Al Jazeera”-s

11 August 2025 at 20:55

TEL AVIV, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Grupet ndërkombëtare për lirinë e shtypit shprehën zemërim për vrasjen e gjithsej gjashtë punonjësve të medias në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Korrespondenti i ”Al Jazeera”-s, Anas al-Sharif, një nga gazetarët më të mirë të stacionit që mbulonte luftën 22-mujore, dhe katër kolegë të tij u vranë të dielën në një sulm ajror izraelit që goditi një tendë ku strehoheshin gazetarët në qytetin e Gazës.

Sipas organizatës ”Reporterë pa Kufij”, një gazetar i pavarur u vra gjithashtu, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në gjashtë.

Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e al-Sharif, duke thënë se ai ishte shënjestër sepse nuk ishte gazetar, por udhëheqës i një “qelize terroriste” të Hamasit në Gaza.

Transmetuesi tha se ushtria nuk kishte ofruar asnjë dokument të verifikuar nga burime të pavarura ndërkombëtare për të mbështetur pretendimin.

Ushtria izraelite pretendon se ai ishte përgjegjës për kryerjen e sulmeve me raketa ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

”Shtatë persona në total u vranë në sulm”, tha rrjeti, përfshirë ”al-Sharif, korrespondent i Al Jazeera-s Mohammed Qreiqeh, operatorët e kamerave Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa dhe dy individë të tjerë”.

Shoqata Gjermane e Gazetarëve (DJV) tha se ”edhe nëse mund të provohet se al-Sharif punonte për Hamasin, kjo nuk e justifikon sulmin ajror në tendën që përdorej nga punonjës të shumtë të medias”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) vuri në dyshim pretendimin e Izraelit se al-Sharif ishte një zyrtar i Hamasit.

“Izraeli ka një model të gjatë dhe të dokumentuar të akuzimit të gazetarëve si terroristë pa ofruar asnjë provë të besueshme”, tha organizata në një deklaratë të lëshuar në selinë e saj në Nju Jork.

CPJ thotë se të paktën 192 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Gaza.

Shoqata e Shtypit të Jashtëm të Izraelit tha se “gjatë 22 muajve të fundit, ushtria izraelite i ka etiketuar vazhdimisht gazetarët palestinezë si militantë, shpesh pa prova të verifikueshme, duke i shndërruar ata në shënjestra”.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndërpresë sulmet ndaj gazetarëve në Gaza dhe t’u lejojë gazetarëve të hyjnë dhe të raportojnë lirisht”, tha organizata në një deklaratë./ /os/

The post TEL AVIV – Grupet për lirinë e medias dënojnë vrasjen izraelite të stafit të ”Al Jazeera”-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Pres një takim konstruktiv me Putinin

11 August 2025 at 19:41

UASHINGTON, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se pret një takim konstruktiv me Vladimir Putinin gjatë samitit të tyre, të planifikuar për të premten në Alaska, për të diskutuar një rezolutë për luftën në Ukrainë.

“Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t’i them se duhet t’i japësh fund kësaj lufte'”, tha Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “do të donte të shihte një armëpushim shumë, shumë shpejt”.

Donald Trump tha gjithashtu se do të telefononte Volodymyr Zelenskyn dhe udhëheqës të tjerë evropianë pas takimit në Alaska.

“Takimi tjetër do të jetë Zelensky-Putin ose Zelensky-Putin dhe unë. Do të jem atje nëse kanë nevojë për mua”, shtoi ai.

Presidenti amerikan shprehu gjithashtu “shqetësim” për refuzimin e homologut të tij ukrainas për t’i lëshuar territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund konfliktit./ /os/

The post SHBA – Trump: Pres një takim konstruktiv me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Rreziqe shumë të mëdha nga zjarret në 10 rajone

11 August 2025 at 18:51

ATHINË, 11 gusht /ATSH-ANA/ – Një rrezik shumë i madh zjarri, i kategorisë IV, parashikohet në 10 rajone greke, sipas një njoftimi publik që bënë sot autoritetet lokale greke.

Rrezik shumë i madh zjarri parashikohet për rajoni e Atikës, të Greqisë Perëndimore,
Peloponezit, Thesalisë, Greqisë Qendrore, Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, Egjeut të Veriut, Prevezës dhe Ishujve Jonianë.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile ka informuar shërbimet shtetërore të përfshira, si dhe autoritetet rajonale dhe lokale në zonat e mësipërme, që ”të jenë në gatishmëri të shtuar për t’u përballur menjëherë me çdo shpërthim zjarri”.

Gjithashtu ka paralajmëruar publikun ”të shmangë çdo aktivitet në natyrë që mund të shkaktojë aksidentalisht një zjarr, siç janë zjarret e mëdha, përdorimin e makinerive që krijojnë shkëndija, barbekjutë, trajtimin e koshereve të bletëve ose hedhjen e cigareve të ndezura”./   /os/

The post GREQI – Rreziqe shumë të mëdha nga zjarret në 10 rajone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump dislokon trupat e Gardës Kombëtare në Uashington

11 August 2025 at 18:12

UASHINGTON, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po vendoste zbatimin e ligjit në kryeqytet, Uashington, D.C., nën kontrollin federal, së bashku me vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare.

Këto masa të jashtëzakonshme janë të nevojshme për këtë qytet, të cilin ai e përshkruan si “të pushtuar nga bandat e dhunshme”.

Ndërsa statistikat zyrtare tregojnë një rënie të krimit të dhunshëm në Uashington, D.C., presidenti amerikan njoftoi se po përdorte një masë që do ta autorizonte atë të merrte kontrollin e policisë në këtë qytet, i cili gëzon një status të veçantë në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është bërë një situatë e paligjshmërisë së plotë dhe totale”, tha Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pasi u kërkoi të pastrehëve të Uashingtonit të largoheshin “larg” nga qyteti, në një postim një ditë më parë në platformën e tij Truth Social.

Presidenti republikan premtoi gjithashtu se iniciativa e tij nuk do të ndalet në Uashington, ku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

“Kjo gjë do të shkojë më tej. Po fillojmë shumë fuqishëm në Uashington dhe do ta pastrojmë këtë shumë shpejt”, deklaroi ai.

Donald Trump tha gjithashtu se po vendoste Gardën Kombëtare, një forcë rezervë, “për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publike”.

Ai mobilizoi Gardën Kombëtare në Kaliforni në qershor, kundër dëshirave të guvernatorit demokrat Gavin Newsom, duke pretenduar se donte të rivendoste rendin në Los Anxheles, pas protestave kundër arrestimeve të emigrantëve nga Agjencia Federale e Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Ndryshe nga 50 shtetet e SHBA-së, qyteti i Uashingtonit vepron brenda një marrëdhënieje të veçantë me qeverinë federale./ /os/

The post SHBA – Trump dislokon trupat e Gardës Kombëtare në Uashington appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BM: Mbështesim Trumpin dhe nuk i besojmë Putinit

11 August 2025 at 17:33

LONDËR, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe padyshim do të mbështesë presidentin amerikan Donald Trump dhe vendet evropiane ndërsa hyjmë në negociata për Ukrainën, të shënuara nga samiti i 15 gushtit në Alaska midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit britanik, Keir Starmer.

”Megjithatë, Londra beson se Putinit nuk duhet t’i besohet kurrë”, theksoi ai.

Zëdhënësi më pas përsëriti se Britania e Madhe “padyshim do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të punojë me aleatët në të ashtuquajturin “koalicion të të vullnetshmëve” për të provuar të imponojë një armëpushim të menjëhershëm ndaj Moskës dhe t’i ofrojë “garanci sigurie” Kievit./ /os/

The post FOKUS – BM: Mbështesim Trumpin dhe nuk i besojmë Putinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BULLGARI – Paralajmërime për përkeqësim të situatës, pas 200 zjarreve në vend

11 August 2025 at 16:54

SOFJE, 11 gusht /ATSH-BTA/ – Kryekomisioneri Alexander Dzhartov, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë, deklaroi sot se situata e zjarreve në vend po bëhet më e ndërlikuar.

“Më shumë se 200 zjarre u raportuan të dielën dhe kushtet si të shtunën ashtu edhe të dielën ishin jashtëzakonisht sfiduese”, tha ai.

“Dje patëm shumë zjarre. Shumica e tyre janë vënë nën kontroll, janë lokalizuar dhe janë shuar”, tha Dzhartov.

Dy aeroplanë suedezë dhe një helikopter i Forcave Ajrore do t’u bashkohen zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit mbi fshatin Ilindentsi, Bullgari Jugore, në kufirin me Greqinë, i cili u rindez dje për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Ai shtoi se puna në zonën e Sredetsit, rajoni i Burgasit, vazhdon. Zjarri atje është lokalizuar dhe zona aktualisht po sigurohet.

Zjarri në Sungurlare, Bullgari Juglindore, ende nuk është lokalizuar. Puna e ekipeve të zjarrfikësve vazhdon. Një helikopter është dërguar nga poligoni i Novo Selos, Bullgari Jugore, për të ndihmuar zjarrfikësit./ /os/

The post BULLGARI – Paralajmërime për përkeqësim të situatës, pas 200 zjarreve në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rrëfimi i amerikanes Cheryl Orlov: Lashë Los Anxhelosin për Shqipërinë

10 August 2025 at 22:21

TIRANE, 10 gusht /ATSH/ – U largova nga Los Anxhelosi pas mbylljes së biznesit tim dhe u transferova në Shqipëri. Këtu, paguaj më pak se 500 dollarë qira në muaj, dhe nuk kam qenë kurrë më e lumtur, shprehet amerikania Cheryl Orlov, 55 vjeçe, e cila rrëfen historinë e saj dhe njohjen me Shqipërinë të cilën e zbuloi nëpërmjet një podkasti udhëtimesh, shkruan faqja businessinsider.com.

”Jetova në zonën e Los Angeles për 23 vjet, ku shtëpia ime ishte dy milje larg Redondo Beach. Zotëroja një kompani mobiljesh për 32 vjet, e ndërtova nga e para dhe punova shumë për të krijuar një stil jetese të rehatshëm”, rrëfen ajo.

”Kam pasur një jetë të larmishme në Los Angeles. Ndërtova një komunitet të mrekullueshëm miqsh dhe isha shumë aktive, veçanërisht në sportet e qëndrueshmërisë. Më pëlqen të udhëtoj dhe të përjetoj kultura të ndryshme, dhe gjithmonë kam thënë se qyteti është një vend i shkëlqyer për të jetuar nëse nuk mund ta shohësh botën”, shton ajo.

”Udhëtoja jashtë vendit një ose dy herë në vit, dhe për një kohë, isha i kënaqur. Por në vitin 2016, shkova në Afrikë për një udhëtim bamirësie. Vizitova Ugandën, Marokun dhe Afrikën e Jugut, dhe gjatë vizitës sime, diçka tek unë ndryshoi: Isha gati të transferohesha jashtë vendit; thjesht duhej të gjeja mënyrën. Disa gjëra më penguan. Zotëroja disa prona dhe kisha një biznes me kohë të plotë. Por ndërsa vitet kalonin fillova të shisja pronat e mia. E zvogëlova shtëpinë dhe madje fillova ta mbyllja biznesin, të gjitha për ëndrrën e largimit nga Shtetet e Bashkuara”, rrëfen Orlov.

Si e zbulova Shqipërinë?

Në prill të vitit 2022, po dëgjoja një podkast për emigrantë dhe një bloger që po intervistoja më rekomandoi të vizitoja Shqipërinë. Kam vizituar të shtatë kontinentet dhe gati 50 vende, dhe Shqipëria nuk ishte as në planet e mia në atë kohë.

Fillova të bëja shumë kërkime. Pashë video në YouTube dhe madje intervistova gra udhëtare solo për përvojat e tyre në Shqipëri. Dhe në shtator të vitit 2022, unë dhe shoqja ime bëmë një udhëtim vëzhgimi këtu.

Gjatë udhëtimit tim këtu, punësova një shofer i cili na çoi nga një qytet në tjetrin. Përfunduam në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Fillimisht, nuk doja të jetoja atje bazuar në atë që kisha lexuar në internet, por sapo e vizitova, menjëherë e ndjeva se ishte vendi im.

Kultura dhe historia e Shqipërisë janë kaq të pasura … e pabesueshme. Historikisht, ajo u ndikua shumë nga Perandoria Osmane. Vendi u çlirua nga komunizmi në vitet 1990 dhe është ende në zhvillim.

Shqipëria është shumë e ngjashme me Kaliforninë për sa i përket topografisë. Edhe pse është një vend i vogël, ajo përmban alpe dhe vijat bregdetare përgjatë deteve Adriatik dhe Jon.

I dua njerëzit e Shqipërisë; mikpritja e tyre është e pakrahasueshme. Të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, si familje.

Ndihem i sigurt dhe rehat aty ku jetoj. Pas udhëtimit tim eksplorues, u ktheva në Shtetet e Bashkuara dhe fillova të planifikoja zhvendosjen time. Shita pothuajse gjithçka që zotëroja dhe vazhdova ta mbyllja biznesin tim.

Nuk kisha nevojë për vizë për të vizituar Shqipërinë sepse amerikanët mund të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Pas kësaj, nëse largohemi nga vendi për 90 ditë, periudha njëvjeçare rivendoset pas kthimit tonë.

Gjeta një apartament në Tiranë, kryeqytet, përmes gojëdhënave në një grup në Facebook. Një amerikan kishte folur me shumë mirënjohje për pronarin, i cili kishte jetuar në Amerikë për gjashtë vjet.

Do të zhvendosesha në një vend të panjohur për pjesën tjetër të jetës sime, kështu që ishte e rëndësishme të isha në një zonë të rehatshme dhe të sigurt, në një ndërtesë ku njerëzit flisnin anglisht dhe ku më pëlqente pronari.

Në shtator 2023, u zhvendosa në Tiranë. Jetoj në qytet, por në një lagje të qetë ku jetojnë shumë shqiptarë: emigrantët kanë tendencë të jetojnë më afër qendrës.

Ndërtesa në të cilën jetoj është një vilë me pesë njësi, ku secili kat përmban një apartament. Unë jetoj në katin përdhes dhe kam një apartament me dy dhoma gjumi dhe një banjo. Kam një marrëdhënie të mirë me pronarin tim dhe nuk do të thoja se është normë këtu, por paguaj 400 euro (466 dollarë) në muaj.

Faturat e tjera janë gjithashtu mjaft të përballueshme. Zakonisht shpenzoj 20 deri në 30 euro në javë për ushqim në tregun lokal, dhe të dalësh për darkë zakonisht kushton midis 15 dhe 20 euro (17-23 dollarë). Autobusët kushtojnë rreth 0.50 dollarë, dhe taksitë zakonisht kushtojnë rreth 5 euro.

Të mësosh shqip është e vështirë, por një nga sfidat më të mëdha të jetesës këtu është shpeshtësia me të cilën vijnë e shkojnë emigrantët. Kam vënë re se njerëzit zakonisht qëndrojnë për një ose dy vjet, pastaj largohen.

Pasiguria është e vështirë për mua: është e vështirë të vazhdosh të thuash lamtumirë. Kur isha në Kaliforni, nuk më duhej të shqetësohesha aq shumë për këtë. Pra, është diçka me të cilën më është dashur të përshtatem.

Nuk e di nëse Shqipëria do të jetë vendi im përgjithmonë, por jam ende shumë e lumtur këtu. Nuk e kuptoni sa e stresuar isha në Amerikë derisa u transferova në Tiranë.

Nga Shqipëria, mund të fluturoj lehtësisht kudo në Evropë, Afrikë ose Azi … aktualisht jam në Malajzi. Kam përjetuar kaq shumë kultura të ndryshme, dhe ndërsa nuk është për të gjithë, ndihem sikur jam një prej tyre.

Herë pas here kthehem në SHBA për të vizituar miqtë dhe familjen. Marrëdhëniet e mia janë shumë të rëndësishme për mua – por nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë me kohë të plotë.

Do të doja patjetër të kisha ikur nga SHBA-të më herët, por besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Nuk do të bëja asgjë ndryshe. Besoj se nuk është kurrë vonë për të filluar udhëtimin ose për t’u zhvendosur në një vend të ri, rrëfen ajo. /os/

The post Rrëfimi i amerikanes Cheryl Orlov: Lashë Los Anxhelosin për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FUTBOLL – Vdes golashënuesi më i mirë i Japonisë, Kunishige Kamamoto

10 August 2025 at 16:42

TOKIO, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Golashënuesi më i mirë i Japonisë, Kunishige Kamamoto, vdiq sot në moshën 81 vjeç nga pneumonia, deklaroi Shoqata e Futbollit të Japonisë (JFA) në një deklaratë.

Shoqata tha se ai kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit për njëfarë kohe.

Kamoto shënoi 75 gola në 76 ndeshje për ekipin kombëtar.

I lindur në Kioto fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të vitit 1968 në Meksikë, ku ai ishte golashënuesi më i mirë i turneut me shtatë gola, duke ndihmuar Japoninë të arrinte rezultatin e saj më të mirë në Lojërat Olimpike Verore.

Ai e kaloi të gjithë karrierën e tij me Yanmar Diesel, i njohur tani si Cerezo Osaka, duke shënuar 202 gola në 251 ndeshje të J-League, një rekord, sipas JFA.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Kamamoto kishte plane për t’u transferuar në një klub të Bundesligës, por kjo nuk u realizua kurrë.

Gjatë jetës së tij, ai trajnoi Matsushita Electric dhe Gamba Osaka, përpara se të shërbente si nënkryetar i JFA për tetë vjet nga viti 1998. /os/

The post FUTBOLL – Vdes golashënuesi më i mirë i Japonisë, Kunishige Kamamoto appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KULTURE – Lorella Cuccarini, ylli që magjeps publikun për dekada mbush 60 vjeç!

10 August 2025 at 15:31

ROME, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Balerinë, prezantuese, aktore, këngëtare, trajnere tek emisioni televiziv ”Amici” i Maria de Filippi-t por mbi të gjitha, ende e konsideruar si “më e dashura e Italisë”, Lorella Cuccarini ”shuan” sot 60 qirinjtë e datëlindjes së saj.

Këtë vit, siç e donte fati, ka një sërë festimesh dhe përvjetorësh për të.

Pesë tetori do të shënojë edhe 40 vjet të karrierës së Lorella-s, që kur Pippo Baudo e prezantoi për herë të parë me audiencën e së shtunës në mbrëmje të Rai1 me ”Fantastico”.

Cuccarini është martuar prej 35 vitesh me Silvio Capitta-n, një producent muzikor dhe televiziv. Më të dashuruar se kurrë, ata kanë katër fëmijë të rritur: Sara, pothuajse 31 vjeç, Giovanni, 29 vjeç, dhe binjakët Chiara dhe Giorgio, 25 vjeç.

E lindur në Romë në vitin 1965, Lorella Cuccarini e filloi karrierën e saj në vallëzim në moshën nëntë vjeç, duke ndjekur shkollën e vallëzimit të Enzo Paolo Turchi-t.

Suksesi i saj i madh në media erdhi në mesin e viteve 1980: karriera e saj mori hov në vitin 1985, kur Baudo i ofroi rolin e balerinës së parë në ”Fantastico 6” (duke zëvendësuar Heather Parisi-n), ku u konfirmua edhe për vitin pasardhës.

Ndër rolet e saj përfshihen ”Festival”, ”Odiens”, ”Paperissima” dhe ”Buona Domenica”, një program i organizuar në vitin 1995 me Amadeus, me të cilin u ribashkua në vitin 2024 në skenën Ariston në Sanremo.

Një synim që ajo e kishte arritur tashmë në vitin 1993 përkrah Pippo Baudos dhe ku konkurroi edhe në vitin 1995 me këngën “Un altro amore no”.

Në vitin 2019, ajo debutoi si prezantuese e një programi të përditshëm: edicioni 2019-2020 i programit të lajmeve të pasdites ”La vita in diretta”, së bashku me Alberto Matano.

Përvoja e saj me programin përfundoi disi turbulente, me largimin e saj nga Rai.

Kështu, Cuccarini u rikthye në Mediaset, e zgjedhur nga Maria De Filippi si mësuese vallëzimi në shkollën ”Amici”.

Cuccarini gjithmonë e ka theksuar, në intervista, angazhimin e saj për ta ndarë këtë shkathtësi me të rinjtë.

”Në Amici përpiqem të jem pranë tyre, t’i motivoj, t’i mbroj dhe madje t’i qortoj nëse është e nevojshme. Por hapi më i rëndësishëm ndërmerret prej tyre përmes punës së tyre, por megjithatë forca dhe streha ime e sigurtë mbetet familja ime, … burri dhe fëmijët e mij”, thekson ajo. /os/

The post KULTURE – Lorella Cuccarini, ylli që magjeps publikun për dekada mbush 60 vjeç! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Nuk bëjmë kompromis mbi çështjet territoriale

10 August 2025 at 22:01

KIEV, 10 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha sot se Kievi nuk do të bëjë kompromis mbi çështjet territoriale gjatë negociatave për paqe me Moskën.

“Përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës tashmë është në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do të devijojë nga kjo – dhe askush nuk do të jetë në gjendje të bëjë një gjë të tillë. Ukrainasit nuk do t’ia dhurojnë tokën e tyre pushtuesit”, tha ai në Telegram.

Deklarata e Zelenskyyt erdhi disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, më 15 gusht në Alaskë, me synimin për të diskutuar zgjidhjen e çështjes ukrainase.

Më herët, mediat raportuan se një nga kushtet e Trumpit për takimin ishte pjesëmarrja e Zelenskyyt, por këto raportime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, Zelenskyy paralajmëroi kundër marrjes së çdo vendimi në lidhje me Ukrainën pa përfaqësuesit e saj.

“Ukraina është gati për vendime reale që mund të sjellin paqe. Çdo vendim që është kundër nesh, çdo vendim pa Ukrainën, është njëkohësisht vendim kundër paqes”, theksoi ai.

Zelenskyy i përshkroi vendimet e marra pa Ukrainën si “të pajeta” dhe “të pazbatueshme”, duke theksuar se ato nuk do të arrijnë asgjë.

“Dhe ne të gjithë kemi nevojë për një paqe të vërtetë dhe të sinqertë. Paqe që njerëzit do ta respektojnë. Ne jemi gati të punojmë së bashku me presidentin Trump, së bashku me të gjithë partnerët tanë, për një paqe të vërtetë dhe, mbi të gjitha, të qëndrueshme”, tha ai.

The post KIEV – Zelensky: Nuk bëjmë kompromis mbi çështjet territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Pesë vdekje nga uria në 24 orët e fundit, mes tyre edhe fëmijë

10 August 2025 at 12:41

GAZA, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ka deklaruar se në 24 orët e fundit, spitalet në Rrip kanë regjistruar pesë vdekje të reja nga uria dhe kequshqyerja, përfshirë dy fëmijë.

Shifra, sipas një deklarate të publikuar në Telegram, e çon numrin total të vdekjeve nga uria dhe kequshqyerja që nga fillimi i armiqësive në 217, përfshirë 100 fëmijë.

Zyrtarët e spitalit në Gaza theksuan gjithashtu se të paktën 17 civilë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite (IDF) që nga agimi i sotëm në pjesë të ndryshme të Rripit, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Ndër këto viktima, 11 u vranë ndërsa prisnin ndihmë humanitare në pjesën qendrore dhe jugore të territorit. /os/

The post GAZA – Pesë vdekje nga uria në 24 orët e fundit, mes tyre edhe fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Liderët evropianë: Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën

10 August 2025 at 11:44

BRUKSEL, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Ukraina ka lirinë për të vendosur për fatin e saj, thuhet në deklartën e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe presidenti finlandez Alexander Stubb në një deklaratë të përbashkët përpara takimit midis Trump dhe Putin.

”Negociatat kuptimplote mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose një reduktimi të armiqësive. Ne nënvizojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës”, theksojnë liderët europianë.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua edhe nga kryeministri Britanik Keir Starmer. Britania e Madhe priti zyrtarë të lartë të BE-së dhe Ukrainës në samit, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit që kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Vija aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat”, shpjeguan udhëheqësit evropianë.

“Ne mirëpresim angazhimin e presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për t’i dhënë fund luftës së Rusisë dhe për të arritur paqe dhe siguri të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Jemi të bindur se vetëm një qasje që kombinon diplomacinë aktive, mbështetjen për Kievin dhe presionin ndaj Moskës mund të jetë e suksesshme. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim këtë punë diplomatikisht”, ushtarakisht dhe financiarisht”, theksojnë ata. /os/

The post BRUKSEL – Liderët evropianë: Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Putinin po përpiqet të legalizojë pushtimin e territoreve ukrainase

10 August 2025 at 10:59

KIEV, 10 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron “plaçkë territoriale” dhe legalizon pushtimin e territoreve ukrainase.

Zelensky përsëriti nevojën për t’i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë dhe jo vetëm “një pauzë në vrasje”.

“Duhet të ketë një fund të drejtë të luftës dhe është Rusia ajo që duhet t’i japë fund luftës që e filloi vetë. Ekziston vetëm një aktor që e kundërshton këtë – Putini. Karta e tij e vetme është aftësia për të vrarë dhe ai po përpiqet ta shesë ndërprerjen e vrasjeve me çmimin më të lartë të mundshëm”, tha ai në një mesazh me video në X.

Zelensky theksoi aftësinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump për të arritur një zgjidhje më të përhershme.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka levat dhe vendosmërinë. Ukraina ka mbështetur të gjitha propozimet e presidentit Trump, duke filluar që në shkurt. Armëpushimi, të gjitha formatet janë mbështetur”, tha ai.

Zelensky vuri në dukje se dëshira e Putinit për një pauzë në luftime është për shkak të frikës së tij nga sanksionet dhe “për legalizimin e pushtimit të tokës sonë – ai dëshiron të marrë plaçka territoriale për herë të dytë”.

Ai vuri në dukje se “Putinit iu lejua të merrte Krimenë”, gjë që, sipas tij, çoi në pushtimin e Donetskut dhe Luhanskut.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë përpjekje të dytë për të ndarë Ukrainën. Duke e ditur Rusinë, aty ku ka një të dytë, do të ketë një të tretë. Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë të vendosur, në qëndrime të qarta ukrainase. Ne duhet ta përfundojmë luftën me një paqe dinjitoze, të bazuar në një arkitekturë sigurie të qartë dhe të besueshme”, tha Zelensky.

Mesazhi i tij vjen ndërsa Trump pritet të takohet me Putinin më 15 gusht në shtetin amerikan të Alaskës për të diskutuar një marrëveshje paqeje.  /os/

The post KIEV – Zelensky: Putinin po përpiqet të legalizojë pushtimin e territoreve ukrainase appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Të shtëna në ‘Times Square’, plagosen tre persona

10 August 2025 at 09:55

NJU JORK, 10 gusht /ATSH/ – Tre persona u plagosën në një të shtënë me armë zjarri në sheshin ikonik ”Times Square” të New Yorkut, shkruan AP.

”Një person u arrestua nga policia dhe u mor në pyetje në lidhje me të shtënat”, deklaroi Departamenti i Policisë së New York-ut.

Një video në mediat sociale tregon njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes, policinë që rrethon një automjet dhe trajton të plagosurit në tokë.

New York City ka parë një rënie të dukshme të dhunës me armë këtë vit. Deri më 3 gusht, ka regjistruar numrin më të ulët të të shtënave në dekada, një rënie prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.

New York City ndalon armët e zjarrit në disa vende të ashtuquajtura të ndjeshme, siç janë transporti publik, spitalet, shkollat dhe Times Square,

Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata Supreme hodhi poshtë një sfidë ndaj ligjeve të shtetit për armët e zjarrit. /os/

The post NJU JORK – Të shtëna në ‘Times Square’, plagosen tre persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Mijëra izraelitë protestojnë ndaj planit qeveritar për pushtimin e qytetit të Gazës

10 August 2025 at 09:45

TEL AVIV, 10 gusht /ATSH/ – Protestuesit në mbështetje të pengjeve dolën në rrugët e Jerusalemit dhe marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shprehur zemërimin e tyre ndaj planit të qeverisë së tij për të pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, shkruan BBC.

Një sh-ushtar, i quajtur Max Kresch, marshoi duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Unë refuzova”.

“Ne jemi mbi 350 ushtarë që shërbyen gjatë luftës dhe po refuzonim të vazhdonim të shërbenim në luftën politike të Netanyahut”, deklaroi ai.

Protestat u zhvilluan në të gjithë Izraelin në qytete duke përfshirë Haifën dhe Tel Avivin.

Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën e tij në Gaza – një përshkallëzim i madh në konflikt – shkaktoi dënim nga OKB-ja dhe shumë vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë, Turqinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Kanadanë.

OKB ka paralajmëruar se një marrje e plotë ushtarake e kontrollit do të rrezikonte “pasoja katastrofike për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite të mbajtura në Gaza”.

Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë izraelite, liston pesë “parime” për t’i dhënë fund luftës: çarmatosja e Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve, demilitarizimi i Rripit të Gazës, marrja e kontrollit të sigurisë së territorit dhe krijimi i “një administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”. /os/

 

The post TEL AVIV – Mijëra izraelitë protestojnë ndaj planit qeveritar për pushtimin e qytetit të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌