Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Main stream

Zjarri në Syrin e Kaltër, flakët përhapen në zonën e mbrojtur

11 August 2025 at 20:34

Situata me zjarret mbetet kritike në Syrin e Kaltër. Prej orësh sipërfaqe toke janë përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga erërat e forta dhe temperaturat e lartë. Ndërkohë mësohet se zjarri ka hyrë në zonën e mbrojtur.

Më herët u raportua se flakët janë zhvendosur drejt fshatit Pecë, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe banesat.

Terreni i thyer dhe malor e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve në këtë zonë, ndërsa helikopterët vijojnë të punojë për shuarjen e flakëve si në rrethinat e Syrit të Kaltër po ashtu edhe në fshatin Pecë dhe përreth.

/abcnews.al/

Vlorë/ Të dyshuar për 3 raste zjarrvënie në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Ndalohet 43-vjeçari, procedohen dy të tjerë

11 August 2025 at 20:29

Një shtetas është ndaluar nga policia e Vlorës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për tre raste të zjarrvënies. Sipas policisë në Lukovë është ndaluar një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë.

Në Bolenë është proceduar një  34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha.

Ndërsa në Tragjas është proceduar penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për asnjë arsye, përfshirë edhe nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarri në Syrin e Kaltër zhvendoset drejt fshatit Pecë, rrezikohen banesat

11 August 2025 at 20:14

Zjarri në Syrin e Kaltër është zbehur disi, por flakët janë zhvendosur drejt fshatit Pecë, duke rrezikuar banesat.

Era e fortë e ka shtyrë vatrën drejt zonës së banuar, ndërsa aktualisht zjarri ka “rrethuar” fshatin.

Terreni i thyer dhe malor e bën të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse edhe në këtë zonë, ndërsa helikopterët vijojnë të punojnë për shuarjen e flakëve si në rrethinat e Syrit të Kaltër, ashtu edhe në Pecë.

/abcnews.al/

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 30 vatra aktive, ndërhyhet nga toka e ajri për të shuar flakët

11 August 2025 at 20:11

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet problematike. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive.

Vatrat aktive janë evidentuar kryesisht në Qarku Vlorë:

Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme.

Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA, 1 grup FNSH. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore të FA si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Parku “Rëzom” – maja e “Lucës”, njësia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja me mjete tokësore. Në vendngjarje punonjës të AdZM.

Bashkia Himarë – fshatrat Bolenë dhe Tërbaç – Zjarri në pyll me pisha. Në terren: 3 mjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH Himarë e Vlorë, forca vullnetare dhe 20 efektivë të FA.

Fshati Lukovë – Të angazhuar në operacion 3 mjete zjarrfikëse me 11 efektivë MZSH Himarë e Sarandë, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë MZSH Fier.

Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati Bistricë. Në terren 2 mjete dhe 19 punonjës.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj i Epërm, Bashkia Mirditë – Zjarri izoluar, në monitorim nga 6 efektivë MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarë.

Fshati Kolsh, Bashkia Lezhë – Zjarr në sipërfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikëse Lezhë dhe 1 nga Mirdita.

Qarku Dibër

Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri është sën kontroll, digjen trungje brenda vatrës. Po punohet nga 6 efektivë MZSH dhe 1 mjet zjarrfikës.

Mali i Kovashicës, Bashkia Bulqizë – Vatra në monitorim nga 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë MZSH.

Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës.

Qarku Berat

Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike.

Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve.  Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë.   Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshati Rehovë, Bashkia Poliçan – Zjarr pranë banesave, një banesë 2-katëshe ka marrë flakë. Po kryhet evakuim.

Fshati Backë, Bashkia Skrapar –Po punohet për shmangiene rrezikut për banesat.

Qarku Tiranë

Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit.

Fshati Stërbeg, Bashkia Rrogozhinë –Forcave zjarrfikëse vendore u janë bashkuar edhe përforcime nga Peqini.

Fshati Okshtun, Bashkia Rrogozhinë –Zjarri në sipërfaqe me shkurre e ferra është vënë nën kontroll. Po punohet për shuarjen e plotë të vatrës.

Fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë – Avioni Canadair kroat në operim.

Fshati Hajdaraj, Bashkia Kavajë – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.

Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat.

Qarku Durrës

Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe  mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës.

Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën.

Qarku Gjirokastër

Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.

Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Qarku Elbasan

Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA.

Qyteti Cërrik – Është arritur të izolohet zjarri në shkurre. Po mbahet në monitorim nga 20 efektivë e 2 mjete zjarrfikëse.

Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmangur  rrezikun për banesat.

Qarku Shkodër

Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit.

Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren.

Qyteti Pukë – Situata në kontroll. Në terren janë 2 mjete zjarrfikëse dhe forca policore.

Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët.

Qarku Kukës

Fshati Gegaj, Bashkia Tropojë – Pa rrezik për banesat. Të angazhuara janë 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policë dhe 20 vullnetarë.

 

Mjete ajrore që kanë operuar sot:

1 Canadair (Kroacia)

2 avionë PZL (Greqi)

1 Black Haëk (Republika Çeke)

1 Black Haëk (Sllovakia)

2 Black Haëk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)

Pritet të operojnë:

2 Black Haëk (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Makina përmbyset në kanalin vaditës në Fier, banorët nxjerrin pasagjerët. Një tjetër aksident me dy të lënduar në Levan-Tepelenë

11 August 2025 at 19:59

Tre shtetas mes te cilëve një italian janë aksidentuar me automjetin e tyre ene aksin rrugor Levan -Ferras.

Automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin vaditës. Drejtuesi i mjetit shtetasi italian, mundi te dale nga automjeti kurse bashkëshortja e tij shqiptare dhe nena e saj, u nxorën nga me ndërhyrjen e disa banore të Ferrasit.

Këta te fundit ndodheshin në një lokal pranë vendit të ngjarjes. Të tre të lënduarit u dërguan ne spitalin  e Fierit nga ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Pak minuta me pas, një tjetër aksident ndodhi ne aksin Levan-Tepelene në afërsi të fshatit Varibop. Dy automjete janë përplasur dhe si pasoje janë lenduar dy persona. Ata jane dërguar në spitalin e Fierit por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore

Trump “pastron” Uashingtonin/ Presidenti: Garda kombëtare do largojë kriminelët dhe të pastrehët

11 August 2025 at 19:26

Kryeqyteti ynë është pushtuar nga bandat e dhunshme dhe kriminelët e etur për gjakderdhje.

Kjo ishte fjalia që Donald Trump përdori në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë ku njoftoi se ka shpallur Emergjencën e Sigurisë Publike në Washington dhe për këtë arsye atje do të vendosen Trupat e Gardës Kombëtare për të pastruar kryeqytetin Amerikan nga personat e pastrehë dhe kriminelët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se imazhi dhe dukja e Washingtonit është po kaq e rëndësishme sa çështja e kriminalitetit dhe për këtë arsye do të ketë jo vetëm dëbim të kriminelëve, por gjithashtu edhe zhvendosje të personave të pastrehë drejt Shteteve të tjera Amerikane atje ku mund të gjejnë një punë dhe të jetojnë një jetë normale. Trump njoftoi gjithashtu se Polica e Washingtonit do të jetë tashmë nën kontroll federal.

“Po njoftoj një veprim historik për të shpëtuar kryeqytetin e kombin tonë nga krimi, gjakderdhja, rrëmuja, mjerimi dhe më keq akoma. Kjo është dita e çlirimit të Washington DC.  Me autoritetin që kam si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po aktivizoj Seksionin 740 të Aktit të Sundimit Vendor ku Departamenti I Policisë metropolitan do të jetë nën kontrollin federal. Garda Kombëtare do të zbresë në rrugët e kryeqytetit tone për të rivendosur ligjin dhe sigurinë publike në Washington DC.”, ka thënë Trump.

Në vitin 2023, Washingtoni renditej shteti I tretë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me numrin më të lartë të sulmeve me armë. Në 7 muajt e parë të këtij viti krimet e dhunshme në Washington pësuan një rënie me 26% sipas asaj që ka deklaruar Departamenti i Policisë në këtë qytet. Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump zgjedh të përdor trupat e Gardës Kombëtare për të luftuar kundrejt atyre që ai i quan banda Kriminale që kanë dëmtuar Shtetet e Bashkuara.

Në muajin Qershor 5 mijë trupa u vendosën në Los Angeles për t’iu përgjigjur protestave kundër bastisje dhe dëbimit të emigrantëve të paligjshëm duke sjellë kështu përplasje të dhunshme me qytetarët. E njëjta gjë pritet të ndodh edhe në Washington ku përveç Kriminelëve, Trupat e Gardës Kombëtare do të zhvendosin edhe personat e pastrehë për të përmirësuar imazhin Kryeqytetit Amerikan. Sipas të dhënave të qeverisë Amerikane, në qytetin Washington DC jeton aktualisht 5138 persona të pastrehë.

/abcnews.al/

Situata shqetësuese në Syrin e Kaltër, zjarrfikëset dhe dy helikopterë ndërhyjnë për të shuar flakët  

11 August 2025 at 18:40

Situata me zjarret që ka përfshirë Syrin e Kaltër vijon të mbetet kritike. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur që deri tani zjarri të mos depërtojë në brendësi të parkut. Dy helikopterë janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ndërsa përveç sipërfaqes së djegur, një rritës bletësh është shprehur i shqetësuar për situatën dhe deri tani janë djegur 40 koshere dhe rrezikojnë edhe rreth 100 koshere të tjera.

/abcnews.al/

Mickoski akuza BDI: Po përdor tema të vjetra/ BDI: Jeni të shitur të Serbia

11 August 2025 at 18:12

Bashkimi Demokratik për Integrim është në qendër të sulmeve politike të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe liderit të VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski.

Ai madje ka kërkuar që fushata për zgjedhjet lokale të tetorit te fokusohet në projekte reale, por, siç thotë ai, BDI në vend që të flasë për të ardhmen, partia e Ali Ahmetit po imponon tema nga e kaluara.

“Pres një fushatë me ide, me plane për shkolla të reja, salla sportive, autostrada… por është e qartë se BDI, së bashku me një pjesë të strukturave opozitare dhe mediat e afërta, po përpiqen të krijojnë një atmosferë ku votuesit, veçanërisht ata që nuk janë shqiptarë, të kenë frikë për kë të votojnë. Qëllimi i tyre është – ose të votojnë për BDI-në, ose të mos votojnë fare për “Vlen”. Ata duan t’i dekurajojnë përkrahësit e koalicionit “Vlen”, pra qëllimi është t’i bëjnë votuesit të thonë: “të gjithë janë njësoj, nuk votojmë.”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka pretendime për fitoren ne komunat me shumice shqiptare si Tetova apo Çairi, ndërsa i është përgjigjur vazhdimisht VMRO-DPMNE me akuzat e saj se kjo qeveri është një vegël në duart e Serbisë.

Se fundmi, përmes një reagimi në Facebook kjo parti shkruan se Serbia po “fut duart” në sistemin ekonomik te vendit, duke marrë në pronësi edhe bankat dhe për këtë partitë shqiptare të koalicionit VLEN në bashkëqeverisje me Mickoskin po heshtin.

Edhe VLEN ka një përgjigje. Sipas saj BDI-ja po përpiqet të mbulojë korrupsionin 20-vjeçar me nacionalizëm të rremë. Lokalet ne RMV do të mbahen me 19 tetor, edhe pse lufta politike ka nisur me herët, ndërsa shqiptarët janë të përçarë.

/abcnews.al/

Zjarr në kufirin shqiptaro-grek, forca policie dhe zjarrfikës nisen drejt zonës, shpërthejnë disa mina

11 August 2025 at 17:56

Një zjarr masiv ka rënë në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Malit të Gramozit.

Zjarri thuhet se ka nisur nga pjesa greke e kufirit dhe më tej flakët janë përhapur në brendësi të kufirit tonë. Menjëherë drejt zonës ku janë përhapur flakët janë nisur forca policie dhe zjarrfikës.

Ndërkohë një pjesë e kësaj zone kufitare është e minuar dhe për këtë arsye forcat policore dhe zjarrfikësit nuk mund të afrohen tepër pasi dëgjohen shpërthime minash.

/abcnews.al/

Krimi në Gjilan/ Elezi: Siguria lidhet me performancën e dobët të qeverisë Kurti

11 August 2025 at 17:29

“Ligji nuk funksionon në Kosovë” kështu është shprehur eksperti i Sigurisë Bedri Elezi i cili komentoi ngjarjet kriminale në vend, duke u ndalur edhe te ngjarja e fundit kriminale në Gjilan ku mbetën të vrarë 3 persona.

Ai po ashtu theksoi se autori i dyshuar i vrasjes nëpërmjet biznesit të tij ka financuar nga “Vetëvendosjen”.

“Ministri në detyrë duhet të na tregonte që a janë marrë masa që personi në kërkim të mos kalonte kufirin. Duhet të bëjë veprimet e tij konform detyrës që ka. Lënia e lirë e një personi me precedent penal, përfshihesh në krim. Prokuroria e Gjilanit duhet të merret me detaje me këtë situatë. Shqetësuese është edhe fakti se ky person dhe biznesi i tij ka financuar VV”, ka thënë ai.

Më tej u shpreh kritik edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se autori i dyshuar me precedent penal është lënë i lirë nga drejtësia.

“Si mundet një person me precedent kriminal të arrijë të jetë i pranishëm në një eveniment të rëndësishëm dhe të arrijë të bëjë foto me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti? Por duket se ky ka qenë një person që ka pasur fuqi, të depërtojë edhe në instanca të tjera”, tha ai.

/abcnews.al/

Temperatura të larta, dhjetëra zjarre aktive edhe në Kosovë

11 August 2025 at 16:43

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar.

Ajo ka thënë se është duke e menaxhuar situatën në koordinim të plotë me njësitet e zjarrfikjes dhe shpëtimit, por nuk ka treguar saktësisht se në cilën zonë janë aktive zjarret. Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi.

Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti i madh.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, zjarret pyjore kanë rezultuar me evakuim të banorëve në disa zona të Shqipërisë, teksa zjarrfikësit kanë tentuar t’i shuajnë ato.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri kanë qenë aktive 40 zjarre në 24 orët e fundit. Situata më kritike është raportuar në zonën bregdetare të Finiqit, afër Vlorës, ku 10 persona janë evakuuar dhe disa shtëpi janë djegur, sipas raportimeve të mediave lokale.

Autoritetet shqiptare kanë angazhuar ushtrinë që me aeroplanë dhe helikopterë t’i luftojnë zjarret. Prej fillimit të muajit korrik raportohet të jenë djegur rreth 34.000 hektarë në gjithë Shqipërinë. Policia dyshon se disa zjarre janë ndezur me qëllim dhe që 20 persona janë arrestuar në javët e fundit./REL/

Before yesterdayMain stream

Takimi i sigurisë në Londër, Zelensky: Rruga drejt paqes arrihet vetëm me Ukrainën

9 August 2025 at 22:49

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, zhvilluan një takim të zyrtarëve të sigurisë në Londër për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Bisedimet u thirrën me kërkesë të SHBA-së. Dyshja u shoqërua nga zyrtarë ukrainas dhe këshilltarë evropianë të sigurisë kombëtare.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy tha se “mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën mbetet e patundur ndërsa ne vazhdojmë të punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ndërkohë vetë presidenti ukrainas, siç raporton sky neës ka thënë se takimi i këshilltarëve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte konstruktiv.

Zelensky thotë se argumentet e Kievit u dëgjuan dhe rreziqet u morën në konsideratë.

“Rruga drejt paqes për Ukrainën duhet të përcaktohet së bashku dhe vetëm me Ukrainën, ky është parimi kryesor.”, shtoi ai.

VIDEO/ U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë

9 August 2025 at 22:06

Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara.

Patrulla e policisë në zonën e Jalës ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes për ndihmë. Turistët ishin bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes të tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al/

Aksident në Shkodër, makina përplas punonjësin e policisë

9 August 2025 at 22:04

Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Maqedonia e Veriut, zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor

9 August 2025 at 21:50

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2 nëntor.

Vendimi i kryeparlamentarit  të Maqedonisë së Veriut për datën e zgjedhjeve lokale iu dërgua organeve kompetente për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor. Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, kuvendi do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrativ, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për çështje elektorale.

Thirrje kandidatëve për kulturë të lartë politike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhjet lokale  të tregojnë kulturë të lartë politike, të shmangin fjalorin përçarës dhe presionet, si dhe të fokusohen tek qytetarët dhe zgjidhjet konkrete për sfidat e tyre.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për forcimin e demokracisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Pres një proces të ndershëm, dinjitoz dhe në përputhje me standardet europiane”, deklaroi kryetari i kuvendit të RMV-së  Afrim Gashi.

Në zgjedhjet lokale, të tetat në radhë që nga mëvetsimi i RMV-së, qytetarët në dy raunde zgjedhore do të zgjedhin 80 kryetarë të komunave dhe po aq këshilla komunal që do të udhëheqin vetëqeverisjen lokale gjatë katër viteve të ardhshme. Qytetarët në zgjedhjet e tetorit do të votojnë edhe për kryetarin e bashkisë së Shkupit, që përbën njësi të veçantë të administratës lokale.

Autoriteti Palestinez dënon planin izraelit për të pushtuar Gazën: Përshkallëzim i ri i luftës

9 August 2025 at 21:42

Autoriteti Palestinez e ka përshkruan planin izraelit si një përshkallëzim të ri të luftës që kërcënon ‘stabilitetin rajonal’.

Në të njëjtën kohë Autoriteti Palestinez ka bërë thirrje për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të OKB-së.

“Politikat e Izraelit që përfshijnë okupimin e Gazës, përpjekjet për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe judaizimin e Jerusalemit do të mbyllin të gjitha dyert për sigurinë dhe stabilitetin në nivel rajonal dhe në atë global”, tha zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi një fazë të re të operacioneve ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës të enjten në mbrëmje, e cila parashikon pushtimin e plotë të Gazës.  Shpallja e këtij plani shkaktoi reagime të ashpra të ndërkombëtareve.

/abcnews.al/

Apple prezanton ngjyra të reja për iPhone 17?

9 August 2025 at 21:23

Apple ka disa vite që ka nxjerrë në shitje disa ngjyra shumë të zbehta në telefonat e saj.

Kompania e ndryshoi këtë me Ultramarine në iPhone 16 dhe do ta çojë një hap më tej me iPhone 17; i cili thuhet se do të ketë një nuancë të gjelbër.

Përveç kësaj nuance shumë më të hapur iPhone 17 do të jetë i disponueshëm edhe në vjollcë.

/abcnews.al/

❌
❌