Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

12 August 2025 at 08:53

Një grua ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes.

Tutje në raport bëhet e ditur se të përfshira në aksident janë gjashtë vetura, ndërsa një person që dyshohet që shkaktoi aksidentin pas trajtimit mjekësorë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje

12 August 2025 at 08:38

Dy persona (një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë) janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehtë trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Abdixhiku mirëpret vendimin e Kushtetueses: LVV kishte uzurpuar foltoren, Kosova humbi kohë

8 August 2025 at 13:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetues për daljen nga ngërçi të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo është një fitore e demokracisë dhe Republikës.

Ai po ashtu tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave të tyre dhe lëndës së hartuar nga LDK.

“Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk pranohet.

Jo kushtetues i konstatuar! Urdhëroheni të mundësoni demokracinë në Republikën e lirë të Kosovës. Ky është verdikti sot. Ky ishte qëndrim i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dita e parë e deri më sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, fatkeqësisht, Kosova humbi kohë.

“Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje. Dritë, megjithatë do të ketë.Sepse ky vend ka mjaft patriotë që e ruajnë atë; dhe atë në mënyrën e vet. Dhe sado i vështirë e i mundimshëm të duket ky mision, është jetike të mos bëhemi si ta. Ne, duhet të luftojmë për të vërtetën – duke qenë vetja! Sepse popullistët nuk fitojnë kur janë shumë, por kur ne të tjerët bëhemi si ata. Atëherë vdes rezistenca demokratike, përmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e Kosovës kthehet në një projekt të dështuar – që duket se ka qenë gjithmonë misioni i tyre”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti e ka detyruar Avni Deharin të shkelë Kushtetutën.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas vendimit të Kushtetueses se një kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë, Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut.

“Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot: Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën. I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, ka shkruar Bajrami.

Ajo po ashtu tha se deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

“Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton. S’ka demokraci aty ku s’ka respektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/

The post Abdixhiku mirëpret vendimin e Kushtetueses: LVV kishte uzurpuar foltoren, Kosova humbi kohë appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”

8 August 2025 at 09:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Prizren-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merren njësitet relevante policore.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

The post Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” appeared first on Telegrafi.

Pesë persona lëndohen në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

7 August 2025 at 15:57

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

The post Pesë persona lëndohen në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

7 August 2025 at 15:31

Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë  Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të  Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre.

Kjo kërkesë e komisionarëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të  SPAK, të cilët kanë pohuar tek avokati I popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore.

Top Channel mëson se për çfarë kanë ngritur shqetësimet e tyre secili nga të paraburgosurit, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash.

Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në javë.

Ish presidenti i marrë i pandehur prej muajit maj, thotë gjithashtu, se i janë reduktuar telefonatat, dhe njëherazi nuk trajtohet njësoj si të paraburgosurit e tjerë mbasi kur del në ajrim ka forca më të shumta policore se të tjerët.

Ndërkohë siç i pohoi një burim zyrtar TCH, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i shqetësuar për mënyrën se si është shoqëruar nga burgu i Durrësit drejt spitalit privat në datë 17 korrik.

Praninë e forcave të konsiderueshme e ka konsideruar si jo propocionale dhe diskriminuese.

Burimet shtojnë se ankesa tjetër e kryebashkiakut për të cilin gjithashtu janë mbyllur hetimet është ajo e mos vendosjes në dispozicion të analizave të kryera, që duhet t’i ishin bërë të ditura brenda 15 ditëve aq sa është afati i caktuar me ligj.

Më tej kryebashkiaku ka shqetësim për reduktimin e telefonatave dhe të vizitave, pretendime këto që kanë detyruar Avokatin e Popullit të kërkojë shkresa për procedurat që janë të urdhëruar në rregullore për takime, telefonatat, ajrimin, aktivitetin sportive dhe trajtimin shëndetësor. /Tch/Telegrafi/

 

 

The post Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg appeared first on Telegrafi.

Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale

7 August 2025 at 13:10

Një incident ndodhi një ditë më parë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku një qytetar nga Shqipëria ka përdhosur flamurin e Kosovës duke e shkelur me të dy këmbët.

Personi i përfshirë në këtë akt, i identifikuar si shtetas nga qyteti i Fierit, ishte i veshur me bluzë kuq e zi dhe në duar mbante flamurin e Shqipërisë.

Veprimi i tij është regjistruar në video nga kalimtarë të rastit dhe është publikuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të ashpra.

Në lidhje më këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se rasti nuk përmban elemente të një vepre penale.

Sipas zëdhënëses Kaltrina Shala, çështja është trajtuar si kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Prokurori i shtetit ka vlerësuar që nuk ka elemente të veprës penale, andaj kjo çështje ka kaluar në kundërvajtje për prishjen e rendit të qetësisë publike”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte thënë për Telegrafin se i dyshuari është ndaluar dhe është intervistuar nga autoritetet.

“Ai është nga Fieri dhe është duke u intervistuar nga Policia”, ishte shprehur Ahmeti. /Telegrafi/

 

 

 

The post Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale appeared first on Telegrafi.

“150 euro dhe një orë dore”, grabitje në Novosellë të Pejës

7 August 2025 at 11:41

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë më 06.08.2025 rreth orës 02:10, është njoftuar se në rrugën “Mulla Zekë Berdynaj”, në fshatin Novosell – Pejë ka ndodhur një grabitje.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar dy persona viktima të rastit të cilët ishin ndaluar nga dy (2) persona të pa njohur dhe sipas deklarimit tё viktimave tё dyshuarit iu kanё grabitur 150 euro dhe një orë dore (Fosil) e pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Tutje në njoftim thuhet se pasi viktimat kishin pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pas një pune intensive të hetuesve SRH tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post “150 euro dhe një orë dore”, grabitje në Novosellë të Pejës appeared first on Telegrafi.

Rama: Prishtina i bashkohet protestës së OVL e UÇK-së, më 7 gusht autobusët urban falas

6 August 2025 at 14:46

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se për herë të parë brenda kabinetit të tij është krijuar një sektor i posaçëm për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Prishtina do t’i bashkohet protestës së OVL-UÇK-së për drejtësi për mbrojtjen e vlerave të luftës

Ai tha se në mbështetje të kësaj protestë kanë marrë vendim që më 7 gusht transporti urban të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Parking falas prapa Pallatit të Rinisë, nga ora 16:00 deri në 18:00, për autobusët e protestuesve”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

The post Rama: Prishtina i bashkohet protestës së OVL e UÇK-së, më 7 gusht autobusët urban falas appeared first on Telegrafi.

Mbytet një pushuese në Vlorë

6 August 2025 at 14:20

Një grua 59‑vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në det në Vlorë këtë të mërkurë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja është nxjerrë nga uji nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete, shkruan A2 CNN.

Trupi i pajetë më pas është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet se 59‑vjeçarja mund të ketë pësuar një goditje në zemër ndërsa ndodhej në ujë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Mbytet një pushuese në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

6 August 2025 at 11:05

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Kosova hyn në elitën botërore të qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI

6 August 2025 at 09:49

Federata Kinologjike e Kosovës pranohet me të drejta të plota në FCI – Federation Cynologique Internationale.

Kjo u bë e ditur nga Federata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas postimit bëhet e ditur se ky është një hap historik për zhvillimin dhe përfaqësimin e kinologjisë kosovare në arenën botërore.

“Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur më 6 gusht 2025 në Helsinki, me pjesëmarrjen e anëtarëve të FCI-së nga e gjithë bota, Federata Kinologjike e Kosovës u pranua si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare. Një hap historik për zhvillimin dhe përfaqësimin e kinologjisë kosovare në arenën botërore”, thuhet në postim.

Ndërkaq, Kinologjia është shkenca që studion qentë.

Shkenca e qenve – merret me studimin e racave, sjelljes dhe edukimit të qenve, e cila përfshin gjenealogjinë – gjurmimi i prejardhjes dhe racave të pastërta.

Zhvillimi i racave – përzgjedhja dhe shumimi për të ruajtur ose përmirësuar karakteristikat.

Pjesëmarrje në ekspozita – përgatitja dhe paraqitja e qenve në gara kinologjike.

Edukimi dhe trajnimi – mësimi i disiplinës dhe sjelljes së përshtatshme.

Shëndeti dhe mirëqenia – kujdesi veterinar dhe mirëmbajtja e qenve.

Në thelb, kinologjia kombinon dashurinë për qentë me njohuritë shkencore dhe praktike për kujdesin ndaj tyre. /Telegrafi/

The post Kosova hyn në elitën botërore të qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI appeared first on Telegrafi.

Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

6 August 2025 at 09:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar nga vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës. /Telegrafi/

The post Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Telegrafi.

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

5 August 2025 at 15:55

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Po atë ditë, në mbrëmje, thuhet se i njëjti u inkuadrua drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temë “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se përmes video-linkut, pas pyetjeve të moderatorit të emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzës, kishte deklaruar “Unë konsideroj që çdo njëri i cili bon të këqija siç bon Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër, sepse ajo është tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me këto veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij, Klinaku më 1 gusht deklaroi për “Betimi për Drejtësi” se mezi pret të ballafaqohet në Gjykatë me Kurtin.

“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe në FB një reagim”, kishte thënë ai./BetimipërDrejtësi/

The post “Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit appeared first on Telegrafi.

Qytetari dorëzon çantën me portofol pa dokumente në stacionin policor në Prishtinë – Policia kërkon pronarin

5 August 2025 at 15:50

Me 2 gusht 2025 në stacionin policor Veriu, në Prishtinë, një qytetar ka dorëzuar një çantë në të cilën është një portofol me para, por pa ndonjë dokument identifikues.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se policia ka bërë thirrje që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor në veri të Prishtinës.

“Duke çmuar këtë gjest human, kërkojmë që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor veriu në Prishtinë. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post Qytetari dorëzon çantën me portofol pa dokumente në stacionin policor në Prishtinë – Policia kërkon pronarin appeared first on Telegrafi.

Theri nënën disa herë me thikë në Dibër, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

5 August 2025 at 15:38

26-vjeçari që pak ditë më parë plagosi nënën e tij në Maqellarë të Dibrës, do të kurohet në një spital psikiatrik.

Gjykata vlerësoi sot si të ligjshëm arrestimin e tij dhe caktoi masën e sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Ndaj të dyshuarit I.S, rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Autori përballej prej kohësh me shenja të depresionit. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa e plagosura me iniciale N. S., u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Ndryshe, 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. /Tch/

 

The post Theri nënën disa herë me thikë në Dibër, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin appeared first on Telegrafi.

Shqiptohen 13 gjoba dhe konfiskohen 23 motoçikleta në rajonin e Ferizajt

4 August 2025 at 15:44

Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e rajonit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e rajonit. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post Shqiptohen 13 gjoba dhe konfiskohen 23 motoçikleta në rajonin e Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete 64 vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, Hashani: Dyshohet për vetëvrasje

4 August 2025 at 15:33

Një person i moshës 64 vjeç sot rreth orës 08:00 është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Hashani theksoi se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

“Me datën 04.08.2025 rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961. Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Hashani.

Tutje tha se mme urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion , hetimet rreth këti rasti i cilësuar si “ Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar”. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete 64 vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, Hashani: Dyshohet për vetëvrasje appeared first on Telegrafi.

RTK në krizë financiare, të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës

4 August 2025 at 13:47

Radiotelevizioni i Kosovës vazhdon të përballet me krizë të thellë financiare, si pasojë e mosndarjes të buxhetit për pjesën e dytë të vitit. Ky ngërç financiar po e vë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe të drejtat e punëtorëve. Në shenj proteste për gjendjen e krijuar, nesër, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit.

Kjo protestë përkrahet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që thonë se për RTK-në duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës, ende nuk e kanë marrë pagën e muajit korrik, ndërkohë që nuk dihet se kur do t’i marrin këto e as se kur transmetuesit publik do t’iu ndahet pjesa e dytë e buxhetit vjetor.

Situata e krijuar si pasojë e ngërçit politik në vend dhe moskonstituimit të Kuvendit, po e vë në rrezik funksionimin e RTK-së dhe të drejtat e punëtorëve.

E, për të kundërshtuar gjendjen e krijuar, të martën, nga ora 11.00, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit. Kryetari i Shoqatë Sindikatës të Radio Kosovës, Pajazit Krasniqi, teksa kërkon zgjidhje për ndarjen e buxhetit për RTK-në, thotë se kjo edhe do të jetë kërkesa kryesore.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë thirrur për nesër një protestë të përgjithshme. Protesta do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, ndonëse dihet se Kuvendi nuk është funksional. Kërkesa e vetme do të jetë që Qeveria në detyrë t’i alokoj sa më shpejtë mjetet – pra pjesën e dytë të buxhetit i cili për këtë vit i takon me ligj Radiotelevizionit të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi, thotë se nëse nuk do të ndahet buxheti, sindikatat do të ndërmarrin masa tjera sindikale.

“Nëse deri në fillim të javës së ardhshme Qeveria nuk e ndanë pjesën e dytë të buxhetit, atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim edhe veprime tjera sindikale, për gjendjen e rëndë financiare. Tek kriza financiare nuk është çështje vetëm paga, por edhe funksionimi pa pengesa i RTK-së”, tha ai.

Protesta e së martës, përkrahet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i saj, Xhemajl Rexha thotë se është për keqardhja që punëtorët e RTK-së të mos mund të i marrin pagat, ndonëse për këtë ka zgjidhje.

“Është për keqardhje që kjo thirrje e të gjithëve, e pikë se pari e RTK-së, menaxhmentit të saj dhe punëtorëve, kjo thirrje ndaj Qeverisë nuk është dëgjuar. Nuk është dëgjuar as thirrja e faktorit vendor e ndërkombëtar që të ndahet buxheti për RTK-në. Qeveria e ka në dispozicion mundësinë që me një vendim të veçantë të ndajë buxhetin për gjashtë muajt e ardhshëm. E padyshim se një mosveprim i tillë do të shkaktoj dëme të mëdha në RTK”, deklaroi Rexha.

Për situatën e rëndë financiare në RTK, ditë më parë ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili iu është drejtuar me një letër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën emergjente në të cilën ndodhet RTK. Në letrën e tij, Qelaj thekson rëndësinë jetike të një transmetuesi publik funksional në një shoqëri demokratike dhe të drejtën e punëtorëve për pagesa të rregullta dhe kushte dinjitoze pune. /Telegrafi/

The post RTK në krizë financiare, të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

4 August 2025 at 13:24

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit.

Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos.

Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Vëmendja është përqendruar në hyrje, për shkak të fluksit më të madh të lëvizjeve.

Fluksi pritet të vijojë me intensitet të lartë deri më 15 gusht, kur ferragost (mes gushti) në Itali sjell në atdhe valën më të madhe të shqiptarëve të diasporës, të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. /Tch/

The post Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë appeared first on Telegrafi.

❌
❌