Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum

17 August 2025 at 23:48

Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik si pasojë e një rrjedhjeje të klorit nga një gyp i dëmtuar.

Sipas njoftimit të Komunës së Istogut, defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet përkatëse.

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Istog, ka bërë të ditur se uji i pijshëm në këtë komunë është i pastër dhe i sigurt për konsum.

Sipas njoftimit të Hidrodrinit, problemet e shfaqura në burimin e Istogut kanë të bëjnë me sistemin e pajisjeve të klorit të gaztë, i cili është emetuar në ajër, por ky incident nuk ndërlidhet dhe nuk paraqet rrezik për cilësinë e ujit të pijshëm.

“Uji i pijes është testuar gjatë mbrëmjes në dy lokacione dhe është në vlera normale”, thuhet në komunikatën e KRU “Hidrodrini”./Telegrafi/

The post KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet lokale pa ndryshime në ligj, votimi si më parë

17 August 2025 at 23:30

Po afrohet koha kur partitë politike nisin fushatën paraelektorale për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor. 

Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara.

Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe që do të vlejnë edhe për Zgjedhjet Lokale.

Zgjedhja e kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të Kuvendeve Komunale, nuk ka ndryshuar aspak nga proceset e kaluara zgjedhore që janë mbajtur në Kosovë.

Kështu, edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për kryetar komune dhe për kuvende komunale do të mbetët e njëjtë që nga viti 2008 kur kishte hyrë në fuqi Ligji për Zgjedhjet Lokale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se kjo ndodhë për shkak se Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore, siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në vitin 2023, dhe rrjedhimisht disa çështje mbesin të njëjta.

“Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Komunës është e njetë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për Kryetar të Komunës. Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse fiton 50%, +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës”, tha ai.

Sipas tij, edhe mënyra e votimit në zgjedhje për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë.

“Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votuesi voton vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvomit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, vota për subjektin e politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë apo bartësin e listës të atij subjekti politik”, tha ai.

Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale, votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.

Zgjedhjet për Kuvendet Komunale janë të të 8-tat me radhë, ndërkaq të 6-tat për Kryetarë të Komunave./RTK

The post Zgjedhjet lokale pa ndryshime në ligj, votimi si më parë appeared first on Telegrafi.

Incident teknik në Istog, rrjedhje klori nga një gyp i dëmtuar

17 August 2025 at 23:26

Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik si pasojë e një rrjedhjeje të klorit nga një gyp i dëmtuar.

Autoritetet komunale njoftojnë se situata është menaxhuar me shpejtësi dhe tashmë është plotësisht nën kontroll, pa paraqitur rrezik për qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar, defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet përkatëse.

Uji i pijshëm nga burimi i Istogut është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa furnizimi me ujë po vazhdon normalisht.

“Në vendngjarje ka qëndruar drejtori i Emergjencave, Xhevat Demaj, i cili ka mbikëqyrur nga afër menaxhimin e situatës dhe ka konfirmuar se nuk ka rrezik për shëndetin publik”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Istogut, në koordinim me institucionet përgjegjëse, ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e cilësisë së ujit, për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qytetarët.

The post Incident teknik në Istog, rrjedhje klori nga një gyp i dëmtuar appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Pushuesit bëhen heronj, shpëtojnë 30-vjeçaren që po mbytej në Karaburun

17 August 2025 at 20:48

Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje shqiptare që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit.

Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen.

Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës.

Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.

“Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Telegrafi/

The post Pushuesit bëhen heronj, shpëtojnë 30-vjeçaren që po mbytej në Karaburun appeared first on Telegrafi.

Ish-hetuesit: Të dyshuarit për vrasjen në Gjilan mund të kenë kaluar në Serbi, EULEX mund të ndihmojë

17 August 2025 at 20:34

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Gjersa hetimet kanë hyrë në javën e dytë të tyre, njohës të këtyre çështjeve thonë se Shkodra i takon kategorisë së personave të përgatitur dhe mund të ketë gjetur një strehim në Serbi. Ata udhëzojnë që Policia e Kosovës të bashkëpunojë me EULEX-in.

Është bërë një javë qëkur në Gjilan ndodhi një vrasje e trefishtë pas disa gjuajtjeve me armë që dyshohen se erdhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesor për këtë rast, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjulli dhe Edonisi nuk kanë arritur të lokalizohen ende nga Policia e Kosovës ani pse janë në kërkim tash e 7 ditë.

Të dielën, Drejtoria e Policisë në Gjilan ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Por, për njohës të çështjeve ku të përfshirë janë persona të kësaj natyre, lokalizimi i tyre s’është i lehtë.

“S’është e lehtë të gjendet persona të tillë sepse pas kryerjes së aktit, ata përgatitin terrenin dhe i shmangen komunikimit, jetojnë në situata tejet sekrete dhe për këtë paraqet vështirësi edhe tek organet e rendit.  Me punë operative, me persona të caktuar zyrtar që nuk janë në uniformë punojnë në terren, komunikojnë për të ardhur deri te mundësia e gjetjes nëse janë brenda territorit”, ka thënë për Tv Dukagjinin Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Me hetimet që po hyjnë në javën e dytë, Kastrati thotë se nuk duhet përjashtuar mundësia që të njëjtit të kenë kaluar në Serbi, për ç’ka, Policia e Kosovës, sipas tij, duhet të ndërmarrë veprime shtesë.

“Realisht dhe në formë potenciale ekziston mundësia që për shkak të pozitës gjeografike të Gjilanit dhe pjesës së Serbisë ku jeton komuniteti shqiptar, të njëjtit të kenë kaluar andej mirëpo, në rast se gjinden atje, mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë janë të pamundshme sepse Serbia nuk bashkëpunon juridikisht me organet e Kosovës por mund të kryhet përmes EULEX për aq kohë sa ka vullnet edhe Serbia”, ka thënë Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Për ish-hetues policorë, kërkimi i ndihmës nga EULEX-i mbetet mundësia e vetme.

“Meqenëse Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk kanë një bashkëpunim direkt dhe ky bashkëpunim bëhet përmes disa strukturave të Policisë së UMNIKU-t apo edhe Policisë së EULEX që të bahet një trysni përmes EULEX ose BE Serbisë, që t’i arrestojë dhe t’i ekstradojë në Kosovë. Përndryshe, mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Hilmi Canolli, ish-hetues në Policinë e Kosovës.

Mefail Shkodra ishte i dënuar nga Gjykata e Gjilanit për armëmbajtje pa leje, vjedhje e shërbimeve komunale e për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

I njëjti së bashku me djalin e tij, i kërkuar gjithashtu, ishin arrestuar e më pas liruar gjatë vitit të kaluar për veprën penale të fajdes e detyrimit, për shkak se kishin paguar dorëzani.

The post Ish-hetuesit: Të dyshuarit për vrasjen në Gjilan mund të kenë kaluar në Serbi, EULEX mund të ndihmojë appeared first on Telegrafi.

Aksident trafiku në rrugën Dragash–Prizren, dy të lënduar

17 August 2025 at 20:14

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 17 gusht 2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragash–Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se si pasojë e përplasjes së mjeteve, së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe më pas është liruar për qarkullim”, tha Bytyqi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./Telegrafi/

The post Aksident trafiku në rrugën Dragash–Prizren, dy të lënduar appeared first on Telegrafi.

Tradita e gjysheve kthehet në biznes, domatja e thatë nga tokat shqiptare në Zvicër, Itali e Gjermani

17 August 2025 at 18:46

Kjo është një nga pamjet më të rralla të bujqësisë shqiptare. Nëse e shihni nga lart kjo parcelë duket si qilim artizanal ku në vend të fijeve puna është bërë me domate të thata.

Kujtim Skënderi 11 vite më parë la emigrimin për tu marrë me bujqësinë, edhe pse kjo ishte një punë e re për të.

Ai u kërkoi fermerëve të fshatrave të Kavajës që të mbjellin një varietet domateje që shërben jo vetëm për tu bërë salcë, por edhe të thahet në diell e të konservohet në vaj. Kjo është një recetë e vjetër e gjysheve shqiptare, por Kujtimi kjo recetë po i siguron të ardhura të mira.

“Ne kontraktojmë afërsisht 20 hektarë me domate dhe 90% e produktit shkon në eksport Itali, Zvicër, Gjermani. Gjyshet toba e thanin në rrasat e gurit, nuk kaqenë në kulturë të përgatitej me vaj, kurse tani ky produkt shkon edhe si antipastë. Bujqësia është prioritet për Shqipërinë, ne kemi fat që jemi afër me tregjet europiane kemi ujë pa fund, kështu që bunqësia duhet të jetë prioritet për qeverinë shqiptare”, tha fermeri Kujtim Skënderi.

Që kjo domate tl eksportohet drejt Zvicrës që kërkon standard të lartë të sigurisë ushqimore ajo ka nevojë që të thahet në diell dhe kripa nuk shërben vetëm për thithjen e lagështirës por edhe si konservant dhe mban larg insektet.

“Domatja e thatë bëhet në veri të Afrikës dhe Turqi, klima atje than domatet për 3 ditë, ndërsa këtu kërkon 5-6 ditë kjo bën që shija të jetë e fortë dhe origjinale”.

Kërkesa për produktet shqiptare është gjithnjë në rritje nga tregjet europiane, por fermeri shqiptarë nuk i përgjigjet dot tregut botëror në sasi kjo sepse mungon fuqia punëtore që të punojë tokën, edhe pse pagesa ditore e krahut të punës nga viti në vit është gjithnjë në rritje. Puna sezonale në bujqësi, nuk është një argument bindës që këta njerëz të jetojnë në zonat rurale./Top Channel

The post Tradita e gjysheve kthehet në biznes, domatja e thatë nga tokat shqiptare në Zvicër, Itali e Gjermani appeared first on Telegrafi.

Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Vushtrri

17 August 2025 at 18:26

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 17 gusht 2025, është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet S.S. është ndaluar për 48 orë në pikën kufitare Merdare, gjatë tentativës për të hyrë në Kosovë nga Serbia.

Arrestimi është kryer nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, ndërsa ndaj tij po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

“Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë”.

Prokuroria ka paralajmëruar se brenda afateve ligjore do të parashtrojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit./Telegrafi/

The post Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Turistja çeke shpëtohet nga Policia në Himarë

17 August 2025 at 16:19

Një ngjarje e rrezikshme u regjistrua sot në Himarë, ku një turiste çeke mbeti e bllokuar në një zonë të thepisur, në vendin e quajtur “Filikurë”.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit se turistja, gjatë zbritjes me litar në terren shkëmbor, ishte rrëzuar dhe kishte kërkuar ndihmë.

Forcat e policisë organizuan punën dhe arritën të lokalizojnë turisten, duke e zbritur në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë. Më pas, ajo u transportua me mjet lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Himarës dhe u dërgua në qendrën shëndetësore për kontroll mjekësor. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën apel vizitorëve dhe pushuesve që, gjatë eksplorimeve në terrene të vështira, të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masa për sigurinë e tyre./Telegrafi/

The post Turistja çeke shpëtohet nga Policia në Himarë appeared first on Telegrafi.

Aksident zingjiror mes gjashtë veturave në Gjilan, nëntë të lënduar

16 August 2025 at 23:46

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.

Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/

The post Aksident zingjiror mes gjashtë veturave në Gjilan, nëntë të lënduar appeared first on Telegrafi.

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në Lin të Pogradecit

16 August 2025 at 23:32

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët e huaj.

Pas zbulimeve të fundit më të jashtëzakonshme arkeologjike, ku Lini konsiderohet si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, ai po tërheq edhe më shumë turistë të huaj.

Ekipi i ATSH-së vizitoi Linin ndërsa gushti me temperaturat e larta ndihet më pak se kudo pranë liqenit, duke tërhequr vizitorë të shumtë, të cilët interesohen edhe për zbulimet e fundit rreth vendbanimeve palafite në zonë.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli konfirmoi  se “zbulimi i palafiteve rreth 8000-vjeçare në Lin ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, veçanërisht atyre të huaj”.

Peizazhi i gushtit me barin e përzhitur nga nxehtësia që krijon mirazhe në ajër bashkohet me nuancat e kaltra e të gjelbra të ujërave të liqenit poshtë fshatit.

Teksa hyn në fshatin turistik të Linit, ajo që çdo turist dëshiron të vizitojë është Bazilika e Linit.

“Gjatë këtij sezoni e kanë vizituar Bazilikën e Linit 4735 turistë, prej të cilëve 3298 janë të huaj dhe 1437 vendas. Vendndodhja në majë të kodrës e bën edhe më interesante pasi turistët që shohin këtë monument kulture përballen edhe me pamjen piktoreske që ofrohet nga aty”, tha Xhakolli.

Kryebashkiaku Xhakolli bëri të ditur se “në Lin ka një projekt që është në zbatim për kanalizimin e ujërave të ndotura dhe ndërtimin e muzeut për zbulimet e bëra kohët e fundit në lidhje me vendbanimet palafite rreth 8000-vjeçare”.

Gjithashtu, Xhakolli tha se “fshati i Linit hyn tek projekti i 100 fshatrave dhe është gati një projekt për ndërhyrjen në infrastrukturë në këtë fshat nga qeveria”.

Në Lin vitet e fundit janë ndërtuar një sërë bujtinash, që mirëpresin me qindra turistë nga mbarë bota.

Rozeta Bicja, e ka kthyer shtëpinë e saj në qendër të Linit prej 14 vitesh në një bujtinë që e ka quajtur “Shtëpia e Luleve”.

“Turistët që vijnë në Lin, janë nga të gjitha vendet e botës, por këtë vit më shumë kanë qenë nga Gjermania, Franca, Holanda, Zvicra, Austria, Anglia, SHBA-ja etj. Ata pëlqejnë më shumë bujtinën për faktin se kemi ruajtur shtëpinë tradicionale me gurë”, tha Bicja për ATSH-në.

Bicaj theksoi se “mes shumë detajesh në bujtinën tonë, spikasin kostumet etnografike, qilimat e punuar në vegël, që familja jonë i ka ruajtur brez pas brezi”.

Sipas saj, turistët pëlqejnë shumë edhe gastronominë e zonës.

“Ndër ushqimet më të pëlqyera nga turistët janë sigurisht lakrori dhe tava e Koranit, që përgatiten nga amvisat pogradecare”, tha Bicaj.

Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, që të shfaqet menjëherë sapo zbret Qafëthanën në Pogradec ka një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës.

Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur.

Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.

Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.

Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”./ATSH

The post Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në Lin të Pogradecit appeared first on Telegrafi.

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 August 2025 at 23:25

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata si pasojë e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan ministri. /A2 CNN

The post “Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Goddard tregon si mori rrugën për në Drenicë ku takoi e fotografoi Adem Jasharin, një muaj para vrasjes së tij

16 August 2025 at 22:55

Në emisionin KallxoPërnime po transmetohet intervista me Wade Goddard, fotografin e luftës në Kosovë, i cili punoi në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai rrëfen ardhjen e tij në këtë vend për herë të parë, me ç’rast takoi Adem Jasharin dhe ia realizoi një fotografi.

Më 11 shkurt 1998, ai së bashku me Kris Hegjes, një gazetar i gazetës New York Times, morën rrugën për në Drenicë ku hasën shumë peripeti.

“Ai e kishte parapërgatitur takimin e fshehtë përmes kontakteve të tij në Zvicër të cilët ishin në kontakt me ushtrinë e re sekrete të quajtur UÇK, për të cilën askush nuk dinte asgjë. Mbërritëm në Prishtinë, kishim udhëzime”- rrëfeu ai se si bashkë me kolegun gazetar erdhën në Prishtinë.

Para se të shkonin tek një ‘burrë me mjekërr’, siç thoshte ai, iu kontrolluan çantat e fotografive për t’u siguruar se mos kishte ndonjë armë.

“Një veturë u ndal para nesh dhe nga drunjtë anash rrugës u shfaqën guerilë të uniformuar dhe të maskuar, të armatosur me kallashnikovë”- u shpreh fotografi.

Goddard tha se Adem Jashari gjatë bisedës pretendonte se ishte Hamza, teksa shpjegonte atmosferën e këtij takimi i cili ndodhi një muaj para se të vritej Adem Jashari.

“Më kujtohet kur më pas fola me Krisin dhe diskutuam se ata dukeshin pak më të organizuar se që mendonim. Në fund të intervistës, i kërkova një foto, dhe ai tha me vendosmëri: “Nuk ka mundësi”. Me të vërtetë iu përgjërova për foto. Më duhej diçka. Na duhej një fotografi që ta shoqëronte lajmin”- përfundoi ai./Kallxo.com

The post Goddard tregon si mori rrugën për në Drenicë ku takoi e fotografoi Adem Jasharin, një muaj para vrasjes së tij appeared first on Telegrafi.

Sot në Kosovë u shfaqën 57 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

16 August 2025 at 22:45

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri, prej të cilave 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 të tjera janë lokalizuar.

Sipas raportit, menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve.

AME u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Institucioni ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e qytetarëve./Telegrafi/

The post Sot në Kosovë u shfaqën 57 vatra zjarri, 11 janë ende aktive appeared first on Telegrafi.

Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës

16 August 2025 at 22:35

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Devë të Gjakovës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se si pasojë e përplasjes, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti tragjik.

The post Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës appeared first on Telegrafi.

Maqedonci: Ushtria e Kosovës tashmë ka 207% më shumë autoblinda sesa ishte planifikuar deri më 2028

16 August 2025 at 22:25

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje të reja për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ky kontigjent është kontraktuar në prill 2024, ndërsa pagesa është kryer në qershor të po atij viti.

Sipas tij, sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT), i miratuar më 2019, FSK-ja deri në vitin 2028 do të duhej të kishte vetëm disa dhjetëra autoblinda, ndërsa tashmë, më 2025, ajo është pajisur me disa qindra, duke tejkaluar objektivin me 207% më shumë se plani fillestar.

Maqedonci theksoi edhe rritjen e ndjeshme të buxhetit për mbrojtje: nga 67 milionë euro në vitin 2021 në 208 milionë euro këtë vit, pa përfshirë alokimet shtesë.

“Me investimet në blerje ushtarake, me fushata rekrutimi, trajnime dhe edukim, Kosova po fuqizon ushtrinë e saj, duke e bërë më profesionale dhe më të ndërveprueshme me aleatët, në rrugën drejt NATO-s”, u shpreh Maqedonci.

Ai shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës po bëhet garanci e fuqishme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke kontribuar edhe në stabilitetin rajonal./Telegrafi/

The post Maqedonci: Ushtria e Kosovës tashmë ka 207% më shumë autoblinda sesa ishte planifikuar deri më 2028 appeared first on Telegrafi.

Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025

16 August 2025 at 22:17

Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë vlerësojnë punën e institucioneve në këtë drejtim, dhe thonë se shtetin tonë e pengon shumë mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë shpesh ka sjellë rezultate pozitive.

Dy shtetet kanë përmbyllur me sukses një tjetër proces ekstradimi.

“Raportohet se nga Shqipëria është ekstraduar një mashkull kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. I njëjti, pas kryerjes së procedurave, është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

Nga ky institucion këtë të enjte treguan për televizionin Dukagjini edhe numrin në total të ekstradimeve.

Brenda gjashtë muajve të parë këtij viti janë realizuar 39 ekstradime, prej tyre 15 ekstradime nga Kosova për në shtete të tjera, ndërsa 24 ekstradime nga shtete të tjera në Kosovë.

Punën e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim po e konsideron të mirë njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina.

“Kjo shkon përmes Ministrisë së Drejtësisë, në koordinim me gjykatat, edhe bëhet ekstradimi i personave nëse edhe tek ne është parë me Kod Penal si vepër penale. Gjithashtu, ekstradimi ndodh me shtete që kemi marrëveshje bilaterale me ta”, ka thënë Refki Morina, njohësi i çështjeve të sigurisë.

Ndërkaq, Valdet Hoxha tregon se çka e pengon Kosovën në këtë fushë.

“Natyrshëm, që pengesat janë të mëdha për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe Europol, pastaj edhe mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës, mos pasja me të gjitha vendet marrëveshje bilaterale për ekstradim. Megjithatë, Kosova është mjaft aktive edhe duke lëshuar fletarrestë përmes mekanizmave ndërkombëtarë apo vendeve mike”, ka thënë Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë.

Gjatë vitit 2024, 77 persona janë ekstraduar nga Kosova në shtetet tjera dhe anasjelltas. Ndërsa, janë realizuar tri ekstradime transit përmes territorit të Kosovës, që e çon numrin e përgjithshëm në 80./Tv Dukagjini/

The post Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025 appeared first on Telegrafi.

Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë

16 August 2025 at 22:12

Në Prizren kurset profesionale dita-ditës po preferohen shumë nga gratë.

Një bashkëpunim ndërmjet komunës së Prizrenit dhe komunës së Konjas nga Turqia, ka bërë që shumë gra të aftësohen profesionalisht në disa degë, të cilat mendohet se do të mund t`u sjellin të ardhura.

46 gra nga komuna e Prizrenit u janë nënshtruar kurseve profesionale, me qëllim që ato të jenë të afta të punojnë në kompani të ndryshme ose të vetëpunësohen.

“Unë kam fillua e kam hap një faqe onlin, punoj me çanta, punoj me rruaza, punoj disa punë sepse jam shtëpiake, ndërsa po ka filluar interesimi”, tha për RTK, Dëshire Dapku, kursiste.

Trajnerët e kurseve të ndryshme thonë se interesimi i kursisteve është i madh. Të aftësuarat në fillim nisin prezantimin e punës së tyre në panaire.

“Një nga një fillojnë të shesin, më pastaj edhe në panaire, dikur edhe fillojnë e hapin ndonjë biznes, por është fillimi njëherë”, tha Shpresa Makasqi, trajnere.

“I kemi pas tash 24 kursiste, shumica i kanë hap vetë, dhe i bëjnë vetë punim”, tha Hyrmete Celina, dizajnere.

Kurse të tilla janë mundësuar falë bashkëpunimit të komunës së Prizrenit me atë të Konjës, ku trajnerët financiarisht mbështeten nga Konja.

“Ne do të vazhdojmë jo vetëm tre muaj, por këta që janë të interesuar me vazhdu edhe gjashtë muaj me vazhdu kurset të forcojnë njohuritë, pse jo edhe të qelin ndonjë biznes e të jenë të përgatitur për çdo punë të veten që është me rëndësi”, tha Ramadan Tarashaj, drejtor i turizmit në Prizren.

Përmes kurseve profesionale, u mundësohet femrave që t’i qasen tregut në të gjitha mënyrat duke përfshirë edhe punën nga shtëpia, duke ndikuar direkt në zhvillimin e ekonomisë familjare.

The post Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë

16 August 2025 at 20:38

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme. Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i shërben interesave të individëve të caktuar dhe shteteve fqinje”, thuhet në reagimin e LBK-së.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

LBK apelon për rikthim në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i drejtë, i planifikuar dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatërron prodhimin dhe ekonominë e Kosovës. Kërkojmë ndaljen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe dialog me bizneset”, përfundon reagimi./Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë appeared first on Telegrafi.

Thethi i rikthehet normalitetit, turistët nga e gjithë bota zgjedhin zemrën e Alpeve shqiptare

16 August 2025 at 20:10

Panorama e disa ditëve më parë, kur IKMT ndërhyri në Theth në mes të sezonit turistik duke shembur bujtina të ndërtuara pa leje dhe banorët u përplasën me policinë tashmë ja ka lënë vendin një tjetër  panorama…atë të turistëve që vijnë nga e gjithë bota për të vizituar zonë në zemër të Alpeve shqiptare.

“Shiko ku jam: të zgjohesh në një ditë me diell, me qiell të kaltër, i rrethuar nga malet, në një fshat të bukur si Thethi, si mund të mos jetë një ditë e mirë. Jam nga Australia, e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe, në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, duke u larguar dhe kthyer përsëri, sepse e dua aq shumë. E rekomandoj shumë Thethin sepse shtëpitë dhe shtëpitë e pritjes këtu janë thjesht të bukura dhe atmosfera, ndjesia është magjike, mistike dhe të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujëvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu, pi kafe me miqtë e tu, të vendos ty një lloj të vet të magjisë dhe të përfshin brenda saj. Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë”, shprehet një turist.

Turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur Thethin  në listën e tyre të vendeve më të dashura,  dhe arsyet janë të pafundme.

“Vij nga Austria, përshtypja jonë e parë për Thethin ishte e mrekullueshme sepse nuk e prisnim këtë lloj lëndine në mes të maleve. Është më thjeshtë, më relaksuese këtu sesa në Austri”, shton ai.

“Është e mrekullueshme, ne po e shijuam shumë të vinim këtu me motoçikleta dhe u ndjemë shumë të relaksuar”, rrëfen një tjetër.

Të apasionuarit pas hiking-ut e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore. Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Paulin Polia, pronar i një prej bujtinave të njohura të zonës, shprehet se është koha për një vizion më të qartë.

Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët. Një zip line spektakolar i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve, duke e bërë përvojën edhe më të paharrueshme.

Me bukuritë natyrore që mahnisin dhe aventurat që të ngjitin adrenalinën, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve./A2 CNN

The post Thethi i rikthehet normalitetit, turistët nga e gjithë bota zgjedhin zemrën e Alpeve shqiptare appeared first on Telegrafi.

❌
❌