Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mazniku me fermerë në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

11 August 2025 at 18:55

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë.

Në takim, ku mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, u diskutua mbi skemën e investimeve që përfshin 50% grant, mundësi për kredi të butë me interes 2% dhe garanci sovrane deri në 70% të vlerës së kolateralit.

“Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku.

Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse: ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës; mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta; rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese; sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta; ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë; mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale; pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri; investime në agroturizëm; koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik, deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

/gj.m/r.e/

The post Mazniku me fermerë në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, 50% grant në agroturizëm

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, kjo iniciativë e qeverisë e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.

“Investime në agroturizëm parashikon një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt”, njofton AZHBR.

Sipas AZHBR-së, fermerët dhe subjektet mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre, nxitur punësimin dhe duke gjeneruar të ardhura në rritje për ekonominë familjare dhe lokale.

Një elementët tjetër i rëndësishëm sot që i vjen në ndihmë zhvillimit të agroturizmit është edhe “Paketa e Maleve”, një nisëm e qeverisë që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 3300 aplikime.

Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Në të gjitha vendin janë mbi 280 pika agroturistike, por potencialet që ofron vendi ynë me bukuri natyrore dhe resurse të prodhimit bujqësor dhe trashëgimisë dhe kulturës kulinare mbështesin zgjerimin e sektorit agroturistik në Shqipëri. /e.xh/

The post Skema e Investimeve, 50% grant në agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, 50% grant për ndërtimin e stabilimenteve të rritjes së shpendëve

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Fermerët që mbarështojnë kafshë dhe shpendë kanë tashmë një mundësi shumë të mirë për të përmirësuar infrastrukturën e fermave të tyre, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ofron deri në 50% grant për ndërtimin e ambienteve të reja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, skema synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe blegtoral, duke garantuar kushte më të mira për mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Kriteret minimale për përfitimin e financimit, janë për ndërtimin e fermave me: Jo më pak se 10 lopë; jo më pak se 100 krerë të imta (dele/dhi); jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.

Mbështetja financiare për subjektet përfituese përfshin: 50% të vlerës totale të faturave tatimore që shkon deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Fermerët kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë këtë mbështetje me Kredinë e Butë, që ofrohet me interes fiks vetëm 2% dhe Garanci sovrane që mbulon 70% të kolateralit.

“Kjo formulë e re e financimit krijon mundësi reale për të mbuluar 100% të investimit, duke i dhënë hov zhvillimit rural dhe shtimit të prodhimit vendas”, theksoi Denaj.

Afati për aplikim është deri më 30 shtator 2025, pranë zyrave të AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural), dhe përfshin 9 masa mbështetëse në total për sektorin bujqësor.

Ministrja Denaj e cilësoi Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një hap më pranë bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme.

/r.e/

The post Skema e Investimeve, 50% grant për ndërtimin e stabilimenteve të rritjes së shpendëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve, Kote takim me fermerë në Gjirokastër

6 August 2025 at 17:07

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, së bashku me stafin teknik të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, zhvilloi një takim me fermerë në Gjirokastër.

Në këtë takim u prezantuan mundësitë që ofron Skema Kombëtare e Investimeve 2025 përmes 9 masave mbështetëse.

Gjatë takimit u sqaruan në detaje kriteret e aplikimit, mënyrat e përfitimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, me qëllim maksimizimin e mbështetjes financiare për fermerët.

Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, fermerët sigurojnë financim të plotë për të gjithë investimin.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.

Për më shumë informacion të interesuarit duhet të kontaktojnë në numrin falas: 0800 83 83

Website: www.azhbr.gov.al

Email: info@azhbr.gov.al

/gj.m/r.e/

The post Skema Kombëtare e Investimeve, Kote takim me fermerë në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetje fermerëve, Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Fermerët shqiptarë që synojnë të investojnë në mbjellje të reja pemësh frutore, agrumesh, ullishtesh dhe vreshtash do të përfitojnë 50% grant nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025, e cila është hapur për aplikime deri më 30 shtator.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me fermerë të qarkut të Beratit, me qëllim sqarimin e kritereve të aplikimit.

Ministrja Denaj u shpreh se “pjesëmarrësit patën mundësi të merrnin përgjigje të detajuara për çdo pyetje konkrete që kishin lidhur me aplikimin”.

Sipas Denajt, “Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 50% grant për investime në sektorin bujqësor dhe mund të kombinohet me Kredinë e Butë me normë interesi deri në 2% dhe Garancinë Sovrane me mbulim kolaterali deri në 70%”.

Aplikimet kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR-së, ndërsa skema përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bujqësisë shqiptare dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me objektivat e Bujqësisë 2030.

/e.i//r.e/

The post Mbështetje fermerëve, Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Investimeve, 50% grant për ndërtimin e serrave diellore të reja

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ofron mbështetje financiare deri në 50% grant për ndërtimin e serrave diellore të reja.

Skema synon të nxisë prodhimin bujqësor të qëndrueshëm dhe të rrisë konkurrueshmërinë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Mbështetja financiare për ndërtimin e serrave varion sipas llojit të kulturës.

Sipas AZHBR-së, Skema Kombëtare e Investimeve 2025, ofron për fermerët deri në 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; Deri në 8 milionë lekë/ha për prodhimin e rrushit për tavolinë dhe deri në 4 milionë lekë/ha për prodhimin e luleshtrydheve.

Këto grante përfshijnë gjithashtu investime në sisteme moderne ujitjeje, duke synuar efikasitet më të lartë në përdorimin e ujit dhe prodhim më cilësor.

Përveç grantit, aplikantët mund të përfitojnë edhe nga Kredia e Butë, me interes vetëm 2%, si dhe me garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke mundësuar kështu financim të plotë për investimin.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025 dhe përfshijnë gjithsej 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor.

/a.f/

The post Skema Investimeve, 50% grant për ndërtimin e serrave diellore të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

By: V K
5 August 2025 at 08:41

Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë, vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe sidomos rrugëve për t’u lidhur me rrjetin kombëtar ose me qytetet e tyre.

Këto mungesa e kanë bërë të vështirë jetë në fshat dhe për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin të largohen për këtë fakt, ndërkohë që bashkitë “djegin” miliona euro në vit investime që nuk arrijnë t’i realizojnë sipas programeve që vetë i kanë miratuar.

Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave për periudhën janar–maj 2025, investimet e realizuara nga njësitë vendore kapën vlerën rreth 4.5 miliardë lekë, ndërkohë që plani vjetor i miratuar për investime është më shumë se 44.9 miliardë lekë.

Në terma relativë, kjo do të thotë se në pesë muajt e parë të vitit është realizuar vetëm 10% e investimeve të planifikuara.

Bashkia e Tiranës, si njësia më e madhe vendore në vend dhe me buxhetin më të lartë të investimeve, ka realizuar vetëm 4.8% të planit të saj vjetor në pesë muajt e parë të vitit 2025.

Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit.

Kjo normë e ulët realizimi është shqetësuese, duke pasur parasysh volumin e projekteve që lidhen me kryeqytetin, që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, arsimin dhe shërbimet sociale.

Fakti që edhe Tirana, me kapacitete të konsiderueshme administrative dhe financiare, nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 5% të buxhetit të saj të investimeve për afro gjysmën e vitit, dëshmon për një problem të thellë të administrimit në të gjithë qeverisjen vendore.

Nga analiza e të dhënave për bashkitë që janë qendra qarku, vihet re se edhe në këto njësi të mëdha administrative ritmi i realizimit të investimeve publike në pesë muajt e parë të vitit 2024 mbetet shumë i ulët.

Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë, që përfaqëson më pak se 1.6% të totalit.

Pas saj vjen Vlora, ku përkundër një buxheti mbi 2 miliardë lekë për investime, ishin shpenzuar vetëm 3.3%.

Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%, me Fierin në kufirin më të lartë, me një normë prej 9.6%.

Kjo situatë tregon se problematika e ngadalësisë në realizimin e investimeve nuk është vetëm karakteristikë e bashkive të vogla, por përfshin edhe ato më të mëdhatë dhe më të pasurat në vend.

Disa nga bashkitë me përformancën më të dobët janë Himara dhe Pusteci. Në bashkinë Pustec, për shembull deri në fund të majit nuk është shpenzuar asnjë lek për investime.

Edhe Himara, me një plan investimesh prej mbi 2.1 miliardë lekësh, ka realizuar më pak se 0.1% të fondit të saj.

Edhe bashki të tjera si Përmeti, Lezha apo Skrapari kanë një përqindje shumë të ulët të zbatimit të investimeve, të gjitha nën 3% të planit vjetor.

Bashkitë me përformancën më të mirë në realizimin e investimeve publike për periudhën janar–maj 2025, janë kryesisht njësi më të vogla, të cilat kanë arritur të ekzekutojnë pjesën më të madhe të buxhetit të planifikuar.

Në krye të listës qëndron Bashkia Delvinë, e cila ka realizuar 100% të buxhetit të saj të investimeve për këtë periudhë, me një shumë të vogël por tërësisht të shpenzuar.

E ndjek Bashkia Has, me një realizim prej rreth 96%, dhe më pas Poliçani, që ka ekzekutuar 88% të buxhetit vjetor të parashikuar.

Po ashtu, Finiqi dhe Kukësi renditen ndër bashkitë me performancën më të mirë, me përqindje realizimi përkatësisht 65.7% dhe 54%.

Ky rezultat tregon se, ndonëse me buxhete më modeste, disa nga bashkitë më të vogla kanë qenë më efikase në realizimin e projekteve publike të planifikuara për shkak të numrit më të kufizuar të projekteve.

Ndonëse pjesë e projekteve përfshijnë fusha me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët si strehimi social, infrastruktura urbane apo objektet e shërbimeve publike, dinamika e zbatimit nuk po ecën me të njëjtin ritëm me planin e vitit./MONITOR

 

The post Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

By: V K
29 July 2025 at 07:51

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw), Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues.

Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku.

Rritja ishte veçanërisht e theksuar në investimet e reja që shkuan në 2.5 miliardë euro dhe në riinvestimet e fitimeve (1.587 milionë euro).

Roli i instrumenteve të borxhit, është më i lartë se në çdo vend tjetër me rreth 1,055 milionë euro në 2024.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind.

Maqedonia shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, me IHD-të që pothuajse u dyfishuan në një vit. Pati rritjeje të ndjeshme në ri-investimet e fitimeve nga 139 në 2023 në 255 milionë euro në 2024, por dhe në investimet e reja përmes kapitalit, që arritën në 314 milionë euro.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%.

Edhe Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Brenda grupit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipëria zë vendin e dytë pas Serbisë për investimet e huaja në vlerë.

Totali i IHD-ve në rajon arriti në 10,4 miliardë euro në vitin 2024, një rritje domethënëse nga 8,9 miliardë euro në vitin 2023. Shqipëria kontribuon me rreth 15% të totalit rajonal.

Raporti i wiiw thekson se në vitin 2024, sektorët me më shumë projekte të reja investimesh në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ishin shërbimet e IT-së dhe energjia e rinovueshme. Megjithatë Shqipëria nuk ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga këto dy sektorë strategjikë.

Raporti vë në dukje se, rritja e IHD-ve në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, sektorë që nuk kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe as në modernizimin e ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka ruajtur një trend të lehtë rritjeje në tërheqjen e investimeve të huaja në vitin 2024, performanca e saj mbetet me modeste në krahasim me rajonin si në vlerë ashtu edhe në strukturën e investimeve.

Analiza tregon se Shqipëria gjendet ende në një pozicion të dobët, për të përfituar nga tendencat më të fundit në ekonominë globale, si teknologjia, energjia e gjelbër dhe prodhimi inteligjent.

Për të kaluar nga një ekonomi e udhëhequr nga ndërtimi në një ekonomi të qëndrueshme dhe eksportuese, vendit ton i sugjerohet të përmirësojë klimën e biznesit, të garantojë siguri ligjore për investitorët dhe të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes arsimit profesional dhe teknologjik./ Monitor

 

The post Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024 appeared first on Albeu.com.

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

28 July 2025 at 15:29

Krahas ligjit klientelist për investimet strategjike, qeveria ka shpikur një tjetër nismë për të piketuar dhe kaluar në duart e të njëjtit rreth klientësh pronat dhe pasuritë e fundit publike që kanë mbetur. Bëhet fjalë për Korporatën Shqiptare të Investimeve. Në krye të korporatës Edi Rama ka vendosur zonjën Elira Kokona, e gatshme për çdo […]

The post Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më appeared first on BoldNews.al.

Bashkia Tiranë i hap rrugë ‘shembjes’ së Pallatit të Kongreseve

25 July 2025 at 16:45

Vendimi i këshillit bashkiak u mor me shumicën e votave të anëtarëve socialistë, ndërsa opozita e kundërshtoi këtë akt duke aluduar se qëllimi nuk ishte ‘rikonstruksioni’ i godinës por i shembjes ose tjetërsimit të pronave rreth saj për të ndërtuar kulla të reja në qytet. Në relacionin e vendimit të bashkisë thuhet se ndërtesa “ […]

The post Bashkia Tiranë i hap rrugë ‘shembjes’ së Pallatit të Kongreseve appeared first on Reporter.al.

Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz

27 June 2025 at 15:32

Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.

Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionë lekë (rreth 500 mijë euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranë KIS.

Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.

ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.

Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.

Gjithashtu, si qëllim i ASDRE, ka dhe përfaqësimin e shtetit në partneritete strategjike. Këtu përmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.

Këtë projekt e ka paraqitur si ofertë të pakërkuar “Affinity Partners” e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Në janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thënë se ideja i lindi pas një vizite turistike në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.

Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.

Njësoj si atëherë, zhvillimi i radhës ndodh pas një vizite turistike të dhëndrit të Trump-it. Kjo nënkupton se vizitat e tij janë “vizita pune”.

Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.

Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.

Resorti në Sazan do të zërë 8% të sipërfaqes së ishullit – 45 hektarë nga 562 e totalit. Investimi thuhet të jetë prej rreth 1.4 miliardë eurosh dhe zotohet të punësojë rreth 1 mijë persona gjatë ndërtimit dhe funksionimit.

Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor

Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.

Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.

Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.

Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palët janë në proces negocimi”. Deklarata u bë më 25 qershor, një ditë para se KIS të regjistronte ASDRE-n.

Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.

Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.

Lexo gjithashtu:

The post Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz appeared first on Citizens.al.

Rijetëzimi i “Asllan Rusit” për sport apo kulla?

19 June 2025 at 12:23

Qeveria ka hapur garën për rindërtimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në partneritet me privatin. Thirrja, e ngjashme me atë që u ndoq për stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërthur filozofinë e investimeve në sport përmes dhënies në favor të privatëve të mundësisë për ndërtim dhe zhvillim tregtar. Përvoja me “Arenën Kombëtare” dhe “Selman Stërmasin” ngjall shqetësime se edhe në këtë rast do të ketë një stadium me kullë.

Oferta për privatët: Sport dhe beton

I ndërtuar në vitin 1963 për të pritur një turne ndërkombëtar volejbolli të klubit “Partizani”, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” është simbol për sportin shqiptar, veçanërisht për lojërat me dorë.

Prej vitit 1996, impianti mban emrin e “Volejbollistit të Shekullit” Asllan Rusi, i cili la gjurmë me ekipet e Dinamos (1960-75) dhe Studentit (75-76). Rusi u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare (1983) nga një sëmundje e pashërueshme.

Me kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, ky pallat sporti ka pritur për dekada aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, duke ushqyer kujtesën sportive të brezave. Por sot, ndërtesa gjendet në një gjendje të degraduar, pa investime domethënëse dhe nën administrimin e një shoqërie publike të Bashkisë Tiranë, “Qendra Sportive”, që raporton humbje të vazhdueshme.

Nën këtë dinamikë “premtimi i vazhdueshëm” nga qeveria dhe drejtuesit e Bashkisë Tiranë ka qenë rindërtimi i Pallatit të Sportit, tashmë sipas formulës së Arenës Kombëtare: një impiant i bërë nga privati për një gjysmë-funksion publik, sportin.

Më 13 qershor, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) – një organ nën varësi të qeverisë – shpalli thirrjen për pranimin e ofertave arkitekturore dhe ekonomike për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Afati i pranimit të ofertave është data 13 korrik.

Sipas dokumentacionit të AIC, investitori privat duhet të ketë kapacitet financiar minimal prej 12 milionë euro dhe përvojë në projekte të ngjashme nga ai, ortakë apo nënkontraktorë.

Zona e konkursit dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” qe do te jene pjese e rijetezimit

Projekti i ri do të përfshijë një arenë sportive multifunksionale me rreth 6 mijë spektatorë, ambiente VIP, zyra për media, hapësira për trajtime mjekësore dhe salla trajnimi për federatat e ndryshme sportive si basketbolli, volejbolli, hendbolli, peshëngritja, mundja, gjimnastika, pingpongu, boksi dhe taekwondo-ja.

Por përveç kësaj, synohet zhvillimi i një sipërfaqeje prej 26,500 metrash katrorë ndërtimi me “funksion të përzier” në 14,095 metra katrorë truall. Procedura parashikon që minimalisht 40% e sipërfaqes duhet t’i jepet shtetit – përkatësisht Korporatës.

Kjo formulë është e njëjtë me modelin e ndjekur në projektin e stadiumit “Selman Stërmasi”, fituar nga konsorciumi i sipërmarrësve Nikolin Jaka (Diagonal Projektim & Zbatim) dhe Alban Peza (Albanian Investment Construction) me studiot arkitekturore OMA (Office for Metropolitan Architecture) dhe LOLA Landscape.

Edhe atje, përveç stadiumit lihej hapësirë për ndërtim kullash dhe ndërtesash tregtare – rreth 57 mijë metra katrorë truall me potencial 120 mijë metra katrorë ndërtim mbi tokë.

Citizens.al raportoi për këtë projekt në dhjetor dhe prill, duke ngjallur debat mbi mënyrën si prona publike po jepet për zhvillim privat pa garanci për përfitime të qarta sociale. Sipas ofertës së paraqitur nga Jaka dhe Peza autoriteteve publike i garantohej 46.5% e sipërfaqes që do të zhvillohet në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Një formulë e kontestuar

Sikurse Citizens.al ka raportuar, Korporata e Investimeve nuk shërben transparencë dhe procedura të qarta konkurrimi.

Modeli i zhvillimit ku një sipërfaqe publike i jepet investitorëve në këmbim të një përqindjeje të ndërtimit, shpesh pa konsultime të thelluara me komunitetin apo grupeve të interesit – në këtë rast sportistëve apo klubeve – i jep pak vend llogaridhënies.

Në rastin e “Asllan Rusit”, edhe pse përmendet roli i Komitetit Olimpik, Bashkisë dhe ministrive, vendimmarrja reale mbetet e centralizuar në AIC.

Kriteri i përzgjedhjes për kontratën është ai i përqindjes më të lartë të sipërfaqes së dhënë shtetit, duke privilegjuar ofertat që maksimizojnë sipërfaqen ndërtimore – jo domosdoshmërisht përmbajtjen apo cilësinë publike të projektit.

Në këtë pikë mund të themi se “sporti është hedhur si karrem në tregun imobiliar”.

Pavarësisht synimit për të sjellë efikasitet, qasje multifunksionale dhe aktivitet të qëndrueshëm, projektet e tilla rrezikojnë të përfundojnë si simbole të urbanizmit pa frymë publike.

Pyetjet thelbësore ngrihen mbi përdorimin real të impiantit: a do të jetë një qendër për komunitetin sportiv të Tiranës, për federatat, për të rinjtë dhe sportistët e qytetit, apo një tjetër hapësirë që do shfrytëzohet për evente privatë dhe sipërmarrje tregtare.

Në mungesë të një bilanci të qartë mes sportit dhe interesave të ndërtuesve, rrezikohet që “Asllan Rusi” të përfundojë më shumë si një kullë tjetër në horizontin e Tiranës sesa një vend për zhvillimin e sportit.

The post Rijetëzimi i “Asllan Rusit” për sport apo kulla? appeared first on Citizens.al.

Skema Kombëtare e Investimeve, fermeri në Ishull Lezhë përfiton traktor

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi sot fermën e Frano Gjergjit në Lezhë.

Frano Gjergji është një fermer me përvojë që administron 62 dynymë tokë bujqësore, ku 40 dynymë janë të mbjella me misër dhe pjesa tjetër me kultura foragjere.

Me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2024, Frano ka përfituar traktor bujqësor, duke sjellë një transformim të dukshëm në ritmin dhe cilësinë e punimeve agroteknike.

Mekanizimi i fermës ka rritur efikasitetin, ka reduktuar kostot dhe ka mundësuar një menaxhim më të mirë të sezonit të mbjelljeve dhe korrjes.

“Punojmë në bujqësi. Mbjellim misër shumë. Kemi aplikuar dhe kam përfituar në sajë të qeverisë”, thotë ai.

“Aplikoni për bujqësinë. Punoni për bujqësinë sepse është baza kryesore këtu që punohet dhe jetohet”, ishte apeli i tij.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

 

The post Skema Kombëtare e Investimeve, fermeri në Ishull Lezhë përfiton traktor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri – Spanjë, bashkëpunim në menaxhimin strategjik të pasurive publike

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) dhe Ministria e Financave e Mbretërisë së Spanjës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pasurive Shtetërore, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit strategjik të pasurive publike dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve.

Ky Memorandum u nënshkrua nga Elira Kokona, drejtoreshë ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare, dhe Juan Tejedor Carnero, drejtor i përgjithshëm i Pasurive Shtetërore në Ministrinë e Financave të Mbretërisë së Spanjës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është vendosja e një kornize të përgjithshme bashkëpunimi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e administrimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme publike, në mbështetje të reformave institucionale dhe përmirësimit të kuadrit ligjor në Shqipëri.

Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë shkëmbimin e informacionit dhe përvojave mbi sistemin spanjoll të menaxhimit të pasurive publike, për të ndihmuar në ndërtimin e një modeli institucional dhe ligjor në Shqipëri; promovimin e praktikave më të mira në menaxhimin e pronës publike, përfshirë adoptimin e teknologjive të reja dhe metodologjive të avancuara; mbështetje teknike për rritjen e kapaciteteve operacionale të AIC, në veçanti për përmirësimin e procedurave të prokurimit publik në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe organizimin e vizitave zyrtare dhe asistencës reciproke ndërmjet përfaqësuesve të dy institucioneve.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale në Shqipëri dhe integrimit të mëtejshëm të standardeve evropiane në menaxhimin e pasurive publike.

/e.i//r.e//a.f/

The post Shqipëri – Spanjë, bashkëpunim në menaxhimin strategjik të pasurive publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis puna për rijetësimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Korporata Shqiptare e Investimeve po hedh hapin e radhës drejt transformimit urban dhe ka nisur punën për rijetësimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”.

Pallati i Sporteve është një tjetër ndërtesë ikonike që do të marrë jetë duke u shndërruar në një shtëpi të re për sportet e lojrave me dorë  dhe në një hapësirë moderne urbane  në shërbim të qytetit, banorëve dhe vizitorëve të tij.

Me artin, pasionin dhe vizionin drejt së ardhmes urbane, duke ruajtur vlerat historike, AIC fton të interesuarit të bëhen pjesë e këtij transformimi dhe të lënë gjurmën e tyre në kryeqytet.

Aplikimet janë të hapura deri më 13 korrik, bën të ditur AIC

Korporata, nërpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 298, datë 28.05.2025, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me dorë “Asllan Rusi”, Tiranë”, dhe autorizimit të dhënë nga Këshilli Bashkiak Tiranë nëpërmjet vendimit nr. 13249, datë 07.04.2025, në funksion të realizimit të projektit të investimit është autorizuar për të vepruar si zhvilluese e pronave shtetërore të përcaktuara në këtë vendim.

Ky projekt investimi synon të transformojë Pallatin e Lojrave me dorë “Asllan Rusi” në Tiranë dhe zonën urbane përreth tij, duke e kthyer në një qendër multi-funksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës. Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik (Bashkisë Tiranë), që ka interes të zhvillojë pronën e tij dhe të përfitojë një pallat sporti bashkëkohor, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.

Për më shumë të interesuarit mund të gjejnë informacion në linkun:  https://www.aicorporation.al/sq/projekte/rijetzimi-i-pallatit-t-lojrave-me-dor-asllan-rusii

/j.p/

The post Nis puna për rijetësimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve, mbështetje fermerëve për mekanizimin e bujqësisë

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Eda Bushi në fshatin Allkaj, Lushnjë prej më shumë se 10 vitesh i është përkushtuar kultivimit të rrushit në serra në një sipërfaqe prej 1.5 hektarësh.

Ajo e menaxhon këtë biznes së bashku me familjen.

Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme ka ndërtuar një biznes bujqësor të qëndrueshëm, ku prodhimi shitet si në tregun vendas ashtu edhe për eksport.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bëri të ditur se përmes mbështetjes së Skemës Kombëtare të Investimeve, Eda ka investuar në blerjen e një traktori dhe pajisjeve ndihmëse që kanë përmirësuar ndjeshëm procesin e punës.

Punimet me mekanizim dhe teknologji të përparuar kanë sjellë rritje të rendimentit dhe cilësisë së prodhimit në fermën e saj.

AZHBR bëri të ditur se aplikimi për Skemën Kombëtare të Investimeve është i thjeshtë dhe i shpejtë dhe ofron mbështetje të drejtpërdrejtë dhe efektive për fermerët.

Rreth 11,4 milionë lekë janë disbursuar deri tani për fermerët dhe bizneset agropërpunuese nga skema e re e mbështetjes me grant për investime në sektorin e bujqësisë.

Nga 400 aplikime, Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi, do të financojë 360 kërkesa të kualifikuara për subvencion, me një vlerë totale të kërkesës prej 1,2 miliardë lekë.

Nga aplikimet e pranuara, interesi më i lartë ka qenë për investime në mekanikë bujqësore me 305 aplikime dhe për ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve me 49 aplikime.

Ndërkohë, numri i aplikimeve për masat që lidhen me serat diellore dhe akuakulturën ka qenë më i kufizuar. Rajonet me kërkesën më të lartë për këtë skemë janë Fieri, Vlora dhe Korça, duke reflektuar interesin e fermerëve për mbështetje në këto zona me tradita bujqësore dhe blegtorale.

Për subjektet që kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm deri më 28 shkurt 2025, disbursimi i fondeve do të vijojë përgjatë vitit 2025. /j.p/

The post Skema Kombëtare e Investimeve, mbështetje fermerëve për mekanizimin e bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendimin për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Qeveria ka autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila vetë, ose me nënkontraktorë, do të bëjë të mundur realizimin e projektit të parashikuar.

Qeveria autorizon shoqërinë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronës, me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi””, në përmbushje të interesit publik për projektin e investimit.

Sipas këtij vendimi, Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucionet apo autoritetet e autorizuara prej tyre, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, si dhe përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entetit/entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

Gjithashtu autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave të përcaktuara në vendim të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, për zhvillimin e pronës nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes.

Vendimi përcakton se, Korporata e Investimeve Shqiptare negocion me subjekte private, me qëllim lidhjen e kontratës përkatëse për zhvillimin e pronës për të cilën ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit.

Gjithashtu në funksion të zhvillimit të pronës të përcaktuar në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar me prishjen e objekteve, pjesë e kësaj prone.

Ngarkohen Ministria Arsimit dhe Sportit, Bashkia Tiranë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendra Sportive, sh.a., dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

 

The post Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

2 April 2025 at 11:32

Prej dhjetorit 2023, Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), krijuar nga qeveria për të zhvilluar pronat publike në bashkëpunim me sektorin privat, ka hapur të paktën tetë thirrje. Një kompleks zyrash qeveritare, një park teknologjik, një qendër panairesh, një park kushtuar tolerancës fetare, biblioteka kombëtare dhe stadiumi “Selman Stërmasi” u janë ofruar privatëve, të cilëve u […]

The post Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga Korporata e Investimeve

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu tha sot se “Korporata e Investimeve Shqiptare, është krijuar mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues”.

“Jam sot për të denoncuar një nga aktet më antikushtetuese, piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit, Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila është krijuar me destinacionin për menaxhimin e investimeve si pronare publike mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues”, tha Berisha.

Berisha tha se “se asnjë përfitues nga vendimet antiligjore të kësaj agjencie të vjedhjes së pronave, nuk do njihet, por do të ndëshkohet rreptë si bashkëvjedhje publike, private e pronës shtetërore”.

“Prona, në çdo vend ka rregullat, ligjet e menaxhimit, administrimit, shitjes, etj. Në këtë vend, çdo vendim për tjetërsim të pronës publike, ligji i pronave ia kalon automatikisht atë privatit. Kjo që ndodh është një grabitje”, tha Berisha.

“Garantoj pronarët se nuk do të njihet asnjë vendim i marrë nga kjo agjenci dhe nga kjo zyrtare”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se “është jashtë çdo lloj koncepti”, ngritja e një agjencie të tillë.

/a.f//r.e/

The post Berisha: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga Korporata e Investimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Promovimi i verërave “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare

By: redi
8 February 2025 at 20:35

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e verës dhe pijeve alkoolike, që do të mbahet nga data 10, deri më 12 shkurt 2025. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se ky event do të zhvillohet në Porte de Versailles (Paris) dhe do të jetë një mundësi unike për promovimin e…

Source

❌
❌