Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

8 August 2025 at 15:36

Turizmi seksual lulëzon në rrugët e kryeqytetit dhe zona më të frekuentuara bregdetare ndërkohë që askush nuk i ndalon vajza të reja me shtetësi te huaj të vijnë të ushtrojnë prostitucion në Shqipëri. “Shoqata e pacientëve me HIV AIDS krahas turizmit në rritje është rritur turizmi seksual, në rrugë shikon plot shtetas të huaja të […]

The post Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
30 July 2025 at 07:59

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik ,blihet me 111.3 lekë dhe shitet me 112.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

By: V K
29 July 2025 at 07:51

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw), Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues.

Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku.

Rritja ishte veçanërisht e theksuar në investimet e reja që shkuan në 2.5 miliardë euro dhe në riinvestimet e fitimeve (1.587 milionë euro).

Roli i instrumenteve të borxhit, është më i lartë se në çdo vend tjetër me rreth 1,055 milionë euro në 2024.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind.

Maqedonia shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, me IHD-të që pothuajse u dyfishuan në një vit. Pati rritjeje të ndjeshme në ri-investimet e fitimeve nga 139 në 2023 në 255 milionë euro në 2024, por dhe në investimet e reja përmes kapitalit, që arritën në 314 milionë euro.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%.

Edhe Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Brenda grupit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipëria zë vendin e dytë pas Serbisë për investimet e huaja në vlerë.

Totali i IHD-ve në rajon arriti në 10,4 miliardë euro në vitin 2024, një rritje domethënëse nga 8,9 miliardë euro në vitin 2023. Shqipëria kontribuon me rreth 15% të totalit rajonal.

Raporti i wiiw thekson se në vitin 2024, sektorët me më shumë projekte të reja investimesh në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ishin shërbimet e IT-së dhe energjia e rinovueshme. Megjithatë Shqipëria nuk ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga këto dy sektorë strategjikë.

Raporti vë në dukje se, rritja e IHD-ve në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, sektorë që nuk kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe as në modernizimin e ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka ruajtur një trend të lehtë rritjeje në tërheqjen e investimeve të huaja në vitin 2024, performanca e saj mbetet me modeste në krahasim me rajonin si në vlerë ashtu edhe në strukturën e investimeve.

Analiza tregon se Shqipëria gjendet ende në një pozicion të dobët, për të përfituar nga tendencat më të fundit në ekonominë globale, si teknologjia, energjia e gjelbër dhe prodhimi inteligjent.

Për të kaluar nga një ekonomi e udhëhequr nga ndërtimi në një ekonomi të qëndrueshme dhe eksportuese, vendit ton i sugjerohet të përmirësojë klimën e biznesit, të garantojë siguri ligjore për investitorët dhe të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes arsimit profesional dhe teknologjik./ Monitor

 

The post Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024 appeared first on Albeu.com.

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

28 July 2025 at 15:29

Krahas ligjit klientelist për investimet strategjike, qeveria ka shpikur një tjetër nismë për të piketuar dhe kaluar në duart e të njëjtit rreth klientësh pronat dhe pasuritë e fundit publike që kanë mbetur. Bëhet fjalë për Korporatën Shqiptare të Investimeve. Në krye të korporatës Edi Rama ka vendosur zonjën Elira Kokona, e gatshme për çdo […]

The post Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

28 July 2025 at 11:06

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw) Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke […]

The post Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
23 July 2025 at 07:29

Sot, më 23 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro, blihet me 96.9 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.3 lekë, ndërsa në shitje me 61.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz

27 June 2025 at 15:32

Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.

Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionë lekë (rreth 500 mijë euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranë KIS.

Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.

ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.

Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.

Gjithashtu, si qëllim i ASDRE, ka dhe përfaqësimin e shtetit në partneritete strategjike. Këtu përmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.

Këtë projekt e ka paraqitur si ofertë të pakërkuar “Affinity Partners” e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Në janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thënë se ideja i lindi pas një vizite turistike në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.

Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.

Njësoj si atëherë, zhvillimi i radhës ndodh pas një vizite turistike të dhëndrit të Trump-it. Kjo nënkupton se vizitat e tij janë “vizita pune”.

Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.

Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.

Resorti në Sazan do të zërë 8% të sipërfaqes së ishullit – 45 hektarë nga 562 e totalit. Investimi thuhet të jetë prej rreth 1.4 miliardë eurosh dhe zotohet të punësojë rreth 1 mijë persona gjatë ndërtimit dhe funksionimit.

Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor

Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.

Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.

Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.

Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palët janë në proces negocimi”. Deklarata u bë më 25 qershor, një ditë para se KIS të regjistronte ASDRE-n.

Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.

Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.

Lexo gjithashtu:

The post Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz appeared first on Citizens.al.

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
14 July 2025 at 07:36

Sot, më 14 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.9 lekë dhe shitet me 83.9 lekë.

Euro, blihet me 97.3 lekë dhe shitet 98.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.9 lekë dhe shitet me 113.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike

11 July 2025 at 11:33

Paralajmërimi në parlament tingëlloi i fortë. “Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë një shënjestër e vazhdueshme e ndërhyrjeve të huaja dhe e dezinformimit, ndaj nevojiten masa parandaluese, me ndihmën e partnerëve tanë evropianë”, u tha deputetëve më 3 korrik deputeti Erjon Braçe nga Partia Socialiste në pushtet. Po atë ditë, deputetët votuan për të […]

The post Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike appeared first on Reporter.al.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
7 July 2025 at 07:38

Sot, më 7 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro, blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 112.4 lekë dhe shitet me 113.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Ashtu si anglishtja, edhe spanjishtja po evoluon – por, ne e mirëpresim këtë

4 July 2025 at 10:59

Nga: María Ramírez / The Guardian (titulli: Like English, Spanish is constantly evolving. Unlike some English speakers, we welcome that)
Përkthimi: Telegrafi.com

Edhe vetë gjuha jote mund të të befasojë. Kohët e fundit mora pjesë në një panel në një konferencë gazetarie – me një gazetare dhe një avokate, të dyja nga Kolumbia. U ndjeva e magjepsur nga disa prej fjalëve që përdorën – fjalë që nuk janë, apo më saktë nuk kanë qenë aq të zakonshme në Spanjë. Gazetarja hulumtuese, Diana Salinas, e quajti zanatin e saj la filigrana – filigran. Nuk do ta kisha përdorur këtë term në atë kontekst, por mu duk fjalë përkryer për të përshkruar punën e detajuar e të kujdesshme që kërkon gazetaria hulumtuese.

Filigrana as nuk konsiderohet një amerikanizëm latin – vjen nga italishtja – por, në Spanjë duket se është harruar në përdorimin e përditshëm. Siç ndodh shpesh me spanjishten në Amerikën Latine, përdorimi dhe konteksti e pasurojnë kuptimin e fjalës.

Me rreth 600 milionë folës në mbarë botën, spanjishtja ka evoluar përgjatë shekujve dhe tani po shtyhet në drejtime të reja, veçanërisht në ShBA, ku popullsi nga kombësi të ndryshme ndërveprojnë dhe përzihen me folës të anglishtes nga prejardhje të ndryshme. “Spanjishtja është gjuha që nuk përfundon kurrë”, ka thënë shkrimtari nikaraguan, Sergio Ramírez, autor i librave të bukur në këtë gjuhë.

Sigurisht, si me çdo temë ku kryqëzohen identiteti dhe historia, edhe folësit e spanjishtes kanë mosmarrëveshje dhe debate mbi gjuhën. Por, asgjë nuk i afrohet intensitetit me të cilin disa britanikë reagojnë ndaj përdorimit të anglishtes amerikane. Duke lexuar për kontroversën e fundit mbi got/gotten në Guardian, më erdhi ndër mend se folësit e spanjishtes duket se e pranojnë më lehtë fatin e mirë të të folurit të një gjuhe globale.

Në të gjitha variantet e spanjishtes, drejtshkrimi mbetet kryesisht i njëjtë – por, ndryshimet në fjalor dhe përdorim mund ta bëjnë të vështirë kuptimin e ndërsjellë. Kushdo që i drejtohet një audience shumëkombëshe hispanofone, mund të hasë në vështirësi për të gjetur fjalët që tingëllojnë njësoj përtej kufijve; në disa raste, një fjalë e vetme mund të ketë kuptime shumë të ndryshme.

Gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit 2016, kur punoja në Univision Noticias – një media lajmesh në gjuhën spanjolle me bazë në ShBA – patëm një debat të gjatë për mënyrën e përkthimit të fjalisë famëkeqe të Donald Trumpit në incizimin e [programit] Access Hollywood. Në fund, për shkak të mungesës së një fjale që do të funksiononte për të gjithë folësit e spanjishtes, vendosëm të përdorim origjinalin në anglisht – “pussy”.

Si shumë spanjollë që punojnë në mediat amerikane, edhe unë u përpoqa – me pak sukses – të neutralizoja theksin tim, që mund të tingëllojë i ashpër për disa, ndërsa shmanga fjalët që nuk dëgjohen shpesh jashtë Spanjës, si coche për makinë, në vend të carro apo më neutralja auto.

Megjithatë, nuk mbaj mend të kem marrë ndonjëherë ankesa nga kolegët apo publiku për spanjishten time. As kam parë ndonjë letër në redaksinë, ku punoj aktualisht në Spanjë, që të kundërshtojë përdorimin e fjalëve si ameritar (meritor) apo quilombo (rrëmujë), dy nga shumë fjalët e zakonshme në Amerikën Latine që kanë hyrë në fjalorin tonë të përditshëm. Ankesa më e shpeshtë që dëgjoj nga folës të spanjishtes, jashtë Spanjës, është kur i referohemi Shteteve të Bashkuara si América, ose qytetarëve amerikanë si americanos, ashtu siç ndodh shpesh edhe në botën anglishtfolëse.

E, megjithatë, diskriminimi dhe snobizmi, në bazë të theksit, vazhdojnë të ekzistojnë në Spanjë – jo vetëm ndaj folësve të spanjishtes latino-amerikane, por edhe ndaj atyre nga rajonet jugore të Spanjës të cilat janë më të varfra dhe më rurale se mesatarja në vend. Qëndrimet e brezave më të rinj kanë ndryshuar për të mirë dhe e hedhin poshtë idenë se e vetmja spanjishte “e mirë” është ajo kastiliane – siç flitet në Spanjën qendrore.

Një projekt afatgjatë i Universitetit të Alkala mbi perceptimet ndaj gjuhës spanjolle, zbuloi se thekset më të vlerësuara, përveç atij të vetë folësit, ishin ato nga Kili dhe Karaibet. Sipas këtij studimi, folësit që vlerësuan theksin e tyre më poshtë se mesatarja ishin nga disa rajone të Spanjës, veçanërisht Madridi, Ishujt Kanarie dhe Andaluzia.

Falë ardhjes së miliona njerëzve nga Amerika gjatë dy dekadave të fundit, spanjishtja e folur në Spanjë është më e larmishme dhe më shprehëse se kurrë, me një gamë më të gjerë nuancash. Edhe lexuesit në Spanjë po nxisin një bum letrar, veçanërisht të udhëhequr nga shkrimtaret argjentinase. Fatmirësisht, ngulja këmbë te një lloj i vetëm spanjishteje nuk paraqet më problem.

Akademia Mbretërore e Gjuhës Spanjolle, një institucion i themeluar në shekullin XVIII që është përgjegjës për hartimin e fjalorit zyrtar të spanjishtes, ka adoptuar një këndvështrim gjithnjë e më global mbi gjuhën, megjithëse ende i shënon si “amerikanizma” fjalët më pak të zakonshme në Spanjë. Qasja e saj më gjithëpërfshirëse në aspektin gjeografik, nuk është reflektuar gjithmonë në çështjet e tjera: veçanërisht në debatet për fjalët me ngarkesa gjinore apo maskuline, një fushë ku akademia ka qenë më konservatore sesa vetë shoqëria spanjolle.

Përtej këtyre debateve, një gjë mbetet e qartë: gjuha u përket folësve të saj, paçka se sa fort përpiqen akademikët dhe puritanët t’i vendosin kufij asaj. Mbrojtja e veçantisë së një gjuhe ose e lidhjes së saj me një territor të vetëm, shpesh fsheh një ndjenjë të brendshme epërsie – një bindje se mënyra e të folurit e një grupi është disi më legjitime apo më e rafinuar. Ky instinkt kontrolli bie ndesh me vetë natyrën e gjuhës, veçanërisht në një botë të përzierjes kulturore dhe të lidhjes globale, ku një video e shkurtër nga matanë oqeanit mund të ketë më shumë ndikim sesa një artikull në gazetën tënde lokale.

Pasuria që lind nga përdorimi kolektiv, përtej kontinenteve dhe komuniteteve, është ajo që i mban gjuhët gjallë dhe në lulëzim. Kjo vlen edhe për ne, folësit fatlumë të spanjishtes dhe anglishtes. Shumëllojshmëria që ndajmë nuk janë pengesa: ato janë një dëshmi e qëndrueshmërisë, kreativitetit dhe bukurisë së gjuhëve tona. /Telegrafi/

The post Ashtu si anglishtja, edhe spanjishtja po evoluon – por, ne e mirëpresim këtë appeared first on Telegrafi.

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

By: Ardit
3 July 2025 at 20:21

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka denoncuar përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet e huaja në Shqipëri. Tabaku deklaroi se amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi – i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993 – nuk përfaqëson as […]

The post Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë appeared first on BoldNews.al.

Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Braçe tha se ky projektligj është proces që shënon etapë të re të ndërtimit të imunitetit demokratik të vendit tonë, përballë sfidave më të sofistikuara të shekullit siç janë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimi në hapësirën publike, institucionale dhe politike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kërcënimet ndaj demokracive moderne nuk shfaqen më në forma klasike. Dezinformimi, manipulimi i informacionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Sipas Braçes, pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë, tranzicioni i gjatë institucional dhe linjëzimi i qëndrimeve të qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare me vendimet e BE dhe NATO-s, e bëjnë vendin tonë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë të pranishme dhe të shtohen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika, dhe nevojën për t’i adresuar ato, Kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë që të koordinojë dhe mbikëqyrë veprimet institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike të vendit”, tha Braçe.

“Strategjia Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re të domosdoshme të ndërtuar mbi një proces të thelluar institucional dhe politik të udhëhequr nga Komisioni Parlamentar që u ngrit me vendimin tuaj”, vijoi deputeti socialist.

Braçe u shpreh se krijimi i këtij komisioni, materializoi vullnet me një mesazh të qartë politik: lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse duhet të jetë prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Metodologjia e ndjekur bazuar në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka përfaqësuar një dimension të dialogut politik dhe institucional duke mundësuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe hartimin e rekomandimeve strategjike të qëndrueshme me sfidat edhe dinamikat e kohës”, theksoi ai.

“Përmes një analize të kujdesshme dhe modeleve funksionale është siguruar një qasje strategjike e qëndrueshme në përputhje me standardet e BE dhe ato euroatlantike. Përfshirja e një grupi të gjerë ekspertësh të këtij komisioni ka shtuar vlerën dhe cilësinë e procesit”, shtoi Braçe.

Braçe tha se ky grup pune i përbërë nga 22 funksionarë publik, përfaqësues të 18 institucioneve dhe 19 ekspertë të jashtëm, hartoi raportin analitik mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin ku skanoi situatën aktuale lidhur me këto fenomene.

Deputeti socialist theksoi se “kjo analizë diktoi qartë nevojën për adaptimin e një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme mes institucioneve shqiptare dhe me çdo aktor dhe faktor të jetës publike për të garantuar që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë efektive dhe në kohë”.

“Strategjia parashikon ngritjen e një autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës politikash të ngritura me ligj për koordinimin institucional, për monitorimin e planit të veprimit dhe harmonizimin me dokumentet e tjera të Republikës së Shqipërisë”, pohoi Braçe.

“Është më shumë se deklaratë politikash, është një vullnet i përbashkët demokratik i të drejtave themelore të qytetarëve dhe aspiratave integruese në një kohë kur dezinformimi nuk është vetëm një mjet propagandistik, por edhe një armë strategjike. Shqipëria nuk mund të jetë e papërgatitur. Ajo po i bashkohet aleancës demokratike duke afirmuar se transparenca dhe faktet do të mbrohen me të njëjtin seriozitet sa edhe kufijtë territorialë”, cilësoi Braçe.

/e.i/j.p/

The post Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”Arnimi socialist për investimet e huaja”, Tabaku: Shqipëria nuk e ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon

By: redi
24 June 2025 at 16:59

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se qeveria po bën një arnim socialist për investimet e huaja. Ajo shkruan në një postim në Facebook, se Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon. Për të Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë miratimin e projektligjit që garanton standarde dhe mbrojtje për qytetarët dhe ekonominë. Postimi i plotë Arnimi socialist për investimet e…

Source

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

By: Ardit
24 June 2025 at 11:05

Pas propozimit të deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, për një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo e ka cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për […]

The post Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm appeared first on BoldNews.al.

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
14 June 2025 at 07:37

Sot, më 14 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.3 lekë dhe shitet me 85.6 lekë.

Euro, blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 61.8 lekë, ndërsa në shitje me 63.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Izraeli përgatitet për hakmarrjen e Iranit! Qytetarët grumbullojnë ushqime dhe ujë

By: user7
13 June 2025 at 09:48

Në Jerusalem, raftet e supermarketeve, sipas mediave të huaja, po mbushen me shpejtësi me njerëz që po furnizohen me ushqim dhe ujë. Pjesa më e madhe e vendit u zgjua rreth orës 03:00 këtë mëngjes me një shpërthim të shkurtër sirenash dhe një alarm telefonik që paralajmëronte për një “kërcënim të rëndësishëm” me njerëzit që u udhëzuan të qëndronin afër një strehe.

Mediat e huaja shkruajnë se shërbimet e urgjencës së Izraelit thonë se po mobilizojnë shërbimet e dhurimit të gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale thonë se po lirojnë pacientët që janë mjaftueshëm mirë për të shkuar në shtëpi.

Në Bregun Perëndimor, është vendosur një bllokim në të gjitha qytetet palestineze deri në njoftim të mëtejshëm. E gjitha kjo është në përgatitje për një hakmarrje me paralajmërimin e ushtrisë izraelite se 100 dronë iranianë janë në rrugën e tyre drejt Izraelit.

The post Izraeli përgatitet për hakmarrjen e Iranit! Qytetarët grumbullojnë ushqime dhe ujë appeared first on Lapsi.al.

Tremujori I, BSH: Investimet e huaja arrijnë në 362 milionë euro, kryesojnë pasuritë e paluajtshme

TIRANË, 10 qershor  /ATSH/ Investimet e huaja direkte shënuan rritje në 3-mujorin e parë  të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë 2024.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja direkte arritën në 362 milionë euro, në 3-mujorin e parë 2025, me rritje rreth 2% krahasuar me periudhën janar -mars  2024.

“Injektimi me kapital të ri dhe riinvestimi u zgjeruan me 8 milionë euro në terma vjetorë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Në totalin e investimeve të huaja për këtë periudhë, kryesojnë investimet në pasuritë e paluajtshme me 97 milionë euro.

“Gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme në masën 27%, sektorin e ndërmjetësimit financiar në masën 21%, hidrokarbureve në masën 14%, energjitikës në masën 6%, si dhe komunikacionit në masën 4%”, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

/a.f/

The post Tremujori I, BSH: Investimet e huaja arrijnë në 362 milionë euro, kryesojnë pasuritë e paluajtshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌