Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 August 2025Main stream

Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 15:57

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.

 

 

Në vendgjarje ndodhet sherbimi zjarrfikës, si dhe një helikopter. Era që fryn e favorizon zjarrin drejt fshatit Rumanxa.

The post Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

By: V K
22 August 2025 at 15:42

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku, pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, shtoi ai.

“Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%. E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm. Fundjavë të mbarë për të gjithë”.

The post Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

By: V K
22 August 2025 at 15:16

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale, se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Në postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë”, shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.

Ai falenderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.

Kujtojmë se Marin dhe partnerja e tij Alba, janë prindër të tre vajzave: Milana, Melody dhe Marina.

 

 

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë”.

 

The post E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar appeared first on Albeu.com.

Kapiteni i Juventusit flet për ardhjen e De Bryjne dhe Modriç në Seria A: Çfarë legjendash, kam shumë gjëra për të mësuar nga ata

By: V K
22 August 2025 at 15:07

Kapiteni i Juventusit, Manuel Lokatelli, foli për Sky Sport, ku komentoi mbi ardhjen e lojtarëve të mëdhenj si De Bryjne dhe Modriç në Serie A.

“De Bryjne dhe Modriç janë dy kampionë, dy legjenda të futbollit të sotëm. Është një nder t’i sfidoj, të përballem me ta. Kam luajtur kundër tyre më parë dhe ka kaq shumë gjëra që mund të mësoj nga të dy, por gjëja vërtet e bukur është të konkurrosh me ta”.

The post Kapiteni i Juventusit flet për ardhjen e De Bryjne dhe Modriç në Seria A: Çfarë legjendash, kam shumë gjëra për të mësuar nga ata appeared first on Albeu.com.

Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Babi ishte xheloz…

By: V K
22 August 2025 at 15:03

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

Mediat greke, kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 36-vjeçares shqiptare në Greqi.

Njëra nga vajzat është shprehur për mediat se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Vajza gjithashtu, është shprehur 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Sakaq, mediat greke kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t`u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.

Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.

Gruaja 36-vjeçare, pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë. Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.

The post Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Babi ishte xheloz… appeared first on Albeu.com.

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

By: V K
22 August 2025 at 14:37

Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania”, po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare.

Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës.

Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19.

Teksa shumë linja ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania”, vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore.

Pikërisht kjo kompani, solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, ambasadorët e “Air Albania”: Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet, duke u kthyer në simbol të pranisë shqiptare në qiell.

Në shumë prej linjave, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të regjistruar dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente. Janë këto zgjedhje konkrete që dëshmojnë filozofinë e kompanisë.

Më shumë se 300 të rinj shqiptarë, janë trajnuar në fushën e aviacionit falë “Air Albania”-s. Një pjesë e tyre sot janë pjesë e linjave më të mira europiane dhe globale, duke e shndërruar kompaninë në një trampolinë profesionale.

Si kompani me kapital shqiptar, ajo kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas.

Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Vetëm në vitin 2024, xhiroja e saj arriti në rreth 700 milionë euro dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut.

Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase, mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Aviacioni është një industri ku sfidat nuk mungojnë: avionët përballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës, ndërsa konkurrenca ul çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar të qëndrojë e pranishme në një treg tepër konkurrues.

Mesazhi i saj është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të regjistruar, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”. Përkundrazi, është një zgjedhje për llojin e ekosistemit të udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

The post “Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar

By: V K
22 August 2025 at 14:25

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, 43-vjeçari në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, policia njofton se; gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga edhe një shtetas që e strehonte në qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej Policisë, i shpallur më herët për armëmbajtje pa leje, po në kuadër të këtij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

R. Z., alias R. C., 43 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit, me vendimin e datës 24.07.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

50-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së strukturave të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në vijim të veprimeve operacionale për finalizimin e këtij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht në banesën e shtetasit A. I., në qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kërkuar R. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 32-vjeçarit për kanalin vaditës, autori i dyshuar paraqitet në gjykatë

By: V K
22 August 2025 at 14:14

Këtë të premte, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit 25-vjeçari Xhesion Toromëni, i dyshuar si autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme të një lokali, në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë. Viktima, 32-vjeçari Besmir Kumria, u godit me thikë dy herë dhe fillimisht mbeti i plagosur rëndë, teksa ndodhej në shoqërinë e miqve të tij.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve për ta ndihmuar, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendngjarja, duke përfituar nga errësira, por u arrestua pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Konflikti qe çoi ne vrasje

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se konflikti mes palëve ka pasur rrënjë të hershme, të lidhura me një kanal vaditës në fshat, për të cilin familjet kishin pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme. Megjithatë, motivet konkrete të krimit mbeten ende të paqarta.

Viktima, Besmir Kumria, punonte bashkë me vëllain e tij në zonën e Himarës gjatë muajve të verës, ndërsa Xhesion Toromëni, sipas burimeve, nuk kishte shkelur në Kryekuq prej rreth 7 vitesh.

Sot, Toromëni do të dalë përpara trupit gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Aurora Tushe. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

The post Ekzekutimi i 32-vjeçarit për kanalin vaditës, autori i dyshuar paraqitet në gjykatë appeared first on Albeu.com.

Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes… (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 14:10

Neda Balluku, gjatë një interviste teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët dhe jo vetëm…

Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. (Jo buzë e mollëza) se mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrëm shqiptarëve. Kështu që çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë farë diference. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam. Por për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht ti e ndien tek gjoksi këtë gjë. Dhe mendoj që vitin e ardhshë, për 35-vjetorin tim do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.

I diskuton këto pasiguri tek vetja me partnerin?

Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse tendencialisht përgjigjja është gjithmonë ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda.

 

The post Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

By: V K
22 August 2025 at 13:45

Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa detaje ekskluzive rreth projekteve dhe planeve të saj.

E pyetur për mundësinë e një dissi muzikor, ajo e lidhi përgjigjen me përmendjen e “Big Brother VIP”, duke pranuar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e formatit.

“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa”, shprehet këngëtarja.

Edhe pse nuk dha një konfirmim të prerë, Lore e la të hapur mundësinë për t’u parë në edicionin e ardhshëm të reality show-t më të ndjekur në vend, ç’ka do ishte një surprizë për publikun.

The post Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO)

By: V K
22 August 2025 at 13:18

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda.

Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Ai qëlloi me thikë për vdekje Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

 

The post Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici

By: V K
22 August 2025 at 12:48

Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara.

Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani.

Në njoftimin e policisë, thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës, i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

Njoftimi:

U arrestua shtetasja R. K., 39-vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Mësohet se policia i ka gjetur Marina Farës 4 doza kokaine, në total 4.4 gram.

Lënda narkotike i është gjetur në automjet. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës, u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak./ B.W

 

 

The post Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

By: V K
22 August 2025 at 12:40

Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat më momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Sipas informacioneve, mësohet se fatkeqësisht e moshuara M.Gjoka, ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës.

Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.

The post Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

By: V K
22 August 2025 at 12:33

Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit.

Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, megjithatë ende nuk janë të qarta rrethant e ngjarjes.

Mësohet se autoritetet policore kanë identifikuar auatorin dhe se po punophet për kapjen e tij.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kombinat appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 12:15

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

News24, ka siguruar pamje nga arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë vetëm pak minuta më parë.

Në video shihet se si tre persona janë të shtrirë në tokë, ndërsa forca të shumta procedojnë me arrestimin e tyre.

 

The post Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

By: V K
22 August 2025 at 11:29

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas është arratisur.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda.

Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Më pas 40-vjecari dyshohet se e vrau gruan e tij, gjithashtu shqiptare, me një mjet të mprehtë dhe menjëherë më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke vrapuar përmes rrugës Gladstonos.

Ndërkohë Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje ndodhen gjithashtu ambulanca dhe mjeku ligjor.

Sipas raportimeve nga protothema.gr, nuk kishte histori të dhunës familjare midis çiftit.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkaqet që çuan në këtë vrasje të një gruaje.

 

The post Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë appeared first on Albeu.com.

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person

By: V K
22 August 2025 at 11:14

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja është kryer vetëm pak momente më parë dhe lidhet me kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndaluarit.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet se forcat e policisë kanë bllokuar një automjet tip “Audi”, nga i cili është nxjerrë një person dhe është shoqëruar nga uniformat blu.

Raportohet se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

The post Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim

By: V K
22 August 2025 at 11:10

Policia e Tiranës, ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 2 gusht 2025 në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, Juglen Abazi.

Në pranga ka rënë shtetasi A. D., 30-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi D. H. Të dy dyshohen për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të ndihmuar autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Klevis Caka (Lusha) i cili aktualisht ndodhet në kërkim.

Vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30-vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28-vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim”,– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.

A ishit edhe sot vullnetarisht në SPAK? Arbër Veliaj del nga SPAK, nuk prononcohet për mediat (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 10:42

Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi vetëm 5 minuta aty.

Pasi ka dalë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ai nuk ka folur për mediat.

Sipas disa burimeve, ai ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arbër Veliaj dorëzoi dokumentet, pas marrjes në pyetje për pesë orë me radhë.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

 

The post A ishit edhe sot vullnetarisht në SPAK? Arbër Veliaj del nga SPAK, nuk prononcohet për mediat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI)

By: V K
22 August 2025 at 10:38

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌