Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Pagesat me kartë rritje rekord/ BSH: Zënë 67% të totalit të pagesave që kryen në vend

25 August 2025 at 14:33

Qytetarët dhe bizneset shqiptare po  përdorin gjithmonë e më shumë  pagesat elektronike. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kartat rezultojnë se janë  instrumenti më i përdorur për të bërë pagesa si në dyqane, pagesa  për faturat e ujit e energjisë si dhe për shërbime të ndryshme.

Por ndikim në këtë tendencë kanë dhënë edhe turistët të cilët  i realizojnë pagesat kryesisht nëpërmjet bankës dhe jo me para në dorë. Në pjesën e  parë të këtij viti rezulton se pagesat me kartë u rritën me 30% dhe përbëjnë 67% të totalit të pagesave.

Kjo konfirmohet e dhe nga fakti se numri i kartave që zotërojnë shqiptarët rezulton se është mbi  1milione 572 mijë duke pësuar një rritje me 28 mijë karta  nëse e krahasojmë tremujorin e parë të këtij viti. Kartat e debitit ose ato që përdoren me funksion kryesor marrjen e pagës  vijojnë të jenë më të preferuarat, ndërsa ato të kreditit zënë një peshë më të vogël. Numri total i pagesave nëpërmjet sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 24%.

Po ashtu edhe vlera totale e këtyre pagesave u rrit me 13%, duke arritur në 3.475 miliardë lekë. Kjo e dhënë është e rëndësishme pasi konfirmon uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi.

Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me objektivat e vendosura për të reduktuar përdorimin e parasë në dorë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve me karta duke e krahasuar me vitin 2020.

NUMRI I KARTAVE NË PËRDORIM

Prill – qershor 2025    1 milion e 572 mijë

Janar – mars 2025        1 milion e 543 mije

28 mije më tepër

Virozat shtojnë rastet në Pediatri/ Shkodër, mbi 160 raste paraqiten çdo ditë për ndihmë

25 August 2025 at 14:08

Muaji gusht ka regjistruar fluks vizitash në repartin e pediatrisë në spitalin e Shkodrës.

Sipas mjekëve, shkak kanë qenë temperaturat e larta, të shoqëruara edhe me qarkullimin e një virusi. Në 24 orë, reparti i pediatrisë regjistron 160 vizita ambulatore, fatmirësisht jo raste të rënda.

Sa i përket hospitalizimeve, sipas mjekëve nuk ka një rritje dhe situata paraqitet normale.

Kalaja plot, Muzeu i harruar/ Gjirokastër, bileta e dyfishtë largon vizitorët nga Muzeu i Armëve

25 August 2025 at 13:41

Kalaja e Gjirokastrës çdo vit pret dhjetëra mijëra vizitorë, ndërsa Muzeu Kombëtar i Armëve, që ndodhet brenda saj, mbetet thuajse bosh. Shkaku, sipas ekspertëve, është ndarja e biletave.

Për të hyrë në kala duhet të paguash 400 lekë, ndërsa për muzeun edhe 200 të tjera. Ky sistem ka bërë që turistët të kufizohen vetëm te vizita në kala. Nga janari deri më 15 gusht, monumenti është vizituar nga rreth 180 mijë turistë, ndërsa muzeu vetëm nga pesë mijë.

Muzeu Kombëtar i Armëve është i vetmi i këtij lloji në vend, por për fat të keq mbetet i pavizituar. Për vite me radhë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës kanë kërkuar një zgjidhje për menaxhimin e përbashkët, por ende pa rezultat.

Sipas specialistëve, një biletë e përbashkët do të rriste të ardhurat për bashkinë dhe njëkohësisht do t’i jepte turistëve mundësinë të njihnin më shumë historinë e qytetit të gurtë, duke e bërë vizitën në kala më të plotë.

/abcnews.al/

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn/ Çupi: Vendim i drejtë. Treguan që ishin parti e interesave personale!

25 August 2025 at 13:27

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre u synua që me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë treguan se brenda partisë së tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.

“Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë.

“Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

25 August 2025 at 12:28

Partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe të vendosin përpara interesin e vendit. Kështu deklaron Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak “TVP World” duke u bere thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, u shpreh Osmani.

Osmani ka thënë se si pasoje e kësaj bllokade politike, vendi po humbet projekte të Bashkimit Evropian, dhe po ashtu marrëveshje me administratën e re të SHBA-së.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, theksoi presidentja Osmani. Ajo ka shtuar se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë kaq gjatë pa institucione.

“Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveri, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin për të pritur aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, tha ajo.

Osmani shprehu kritika edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo deklaroj se ndonëse Kosova është e rreshtuar qind për qind me politikat e BE-së dhe se 97 e qytetarëve në Kosovë janë pro anëtarësimit në BE dhe NATO, prapë kjo nuk po i bie në sy shteteve anëtare.

Ajo u ndal edhe tek zhvillimet ne Serbi, duke e quajtur Vucic, mjeshtër të propagandës, përmes së cilës po e bën Perëndimin të besojnë se ai është duke qëndruar mes dy karrigeve, por sipas saj, në fakt Vuçiçi ka zgjedhur të ulet në karrigen e Rusisë.

Ndërsa për zhvillimet në arenën ndërkombëtare Osmani zgjodhi Rusinë, Kinën dhe Iranin si “trekëndëshi i së keqes” që po tenton të ndikojë në Ballkanin Perëndimor me ne krye Moskën qe duke destabilizuar rajonin synon ta largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.

/abcnews.al/

Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje të moshuarën

25 August 2025 at 11:42

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mamurras. Mësohet se një e moshuar është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes e moshuara ka humbur jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

/abcnews.al/

 

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dhjetëra viktima, mes tyre edhe gazetarë

25 August 2025 at 10:37

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ajror izraelit në një spital në Gaza.

Situata në Gaza vijon të mbeten shqetësuese. Sipas mediave ndërkombëtare mes viktimave raportohet se janë edhe disa gazetarë, mes të cilëve edhe një kameraman i Al Jazeera-s.

Sulmi i parë kishte në shënjestër katin e katërt të Spitalit Nasser, ndërsa i dyti ndodhi teksa ekipet e ambulancës përpiqeshin të nxirrnin të plagosurit dhe të vdekurit.

Si pasojë e sulmeve kanë mbetur shumë të plagosur.

/abcnews.al/

Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, Antonela Zhupa te “Trauma”, si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

25 August 2025 at 10:17

Tiranë- 24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Antonela Zhupa, 24-vjeç sipas informacioneve nga spitali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe. Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia.

Mësohet se 23-vjeçari Kevin Norra nga testi i alkoolit ka rezultuar se ishte i dehur.

Ndërkohë në familjen Dhimaku në fshatin Kopaçez janë hapur dyert e mortit. Dy vajzat ishin më të rritura në këtë familje, ndërsa kanë edhe një djalë 10-vjeç që është i sëmurë me leuçemi.

/abcnews.al/

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Homazhet për gazetarin, këtë të hënë në Universitetin e Arteve

25 August 2025 at 09:22

Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një arresti kardiak. Zheji u nda nga jeta të shtunën në moshën 64-vjeçare, ndërsa ishte në Sarandë me pushime me familjen.

Analisti i njohur në median shqiptare, Artur Zheji do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë.

Homazhet do të mbahen në Akademinë e Arteve nga ora 10 deri në orën 12 dhe më pas do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Artur Zheji ka një kontribut të çmuar në mediat shqiptare si gazetar, analist dhe gjithashtu drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News.

Prej shkurtit 2024 dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti, kur pati programin e fundit, ai drejtoi emisionin “360 gradë” në televizionin ABC News, një tryezë debati dhe analize për çështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.

Më herët Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe në televizione të tjera shqiptare apo ka qenë pjesë e paneleve të analistëve në studio televizive. Po ashtu Zheji për shume vite ka shkruar si gazetar e publicist në gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese në media.

Artur Zheji ishte djali i përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami.

/abcnews.al/

Kancelari gjerman: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

25 August 2025 at 09:13

Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime.

I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë.

Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo.

Një deklaratë e fundit e kancelarit gjerman, Friedrich Merz të le të kuptosh, se muajt e ardhshëm në Gjermani do të ketë debate të forta si brenda koalicionit ashtu edhe në shoqërinë gjermane në lidhje me këto reforma. Ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato? “Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht.” u shpreh kancelari gjerman në një konferencë të partisë CDU të Saksonisë së Poshtme në Osnabrück në fundjavë (23.08.), duke theksuar nevojën për një riorganizim të politikave sociale. “Nuk do të lejoj veten të irritohem nga fjalë si shkurtime sociale, qërim i fortë dhe gjërat e tjera që lidhen me to”, tha Merz, që iu drejtua partnerit socialdemokrat. “Por apeli u drejtohet të gjithëve ne: Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme.”

Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja për rritjen e tatimeve. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk do të përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit. “Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Klingbeil si ministër i Financave duhet të mbushë boshllëqet prej miliarda dollarësh për buxhetet e ardhshme federale.

Socialdemokrati Lars Klingbeil i mbështet reformat, por paralajmëron nga padrejtësia sociale. “Ne kemi nevojë për reforma strukturore për të mbajtur kontributet sociale të qëndrueshme në planin afatgjatë”, tha Klingbeil për grupin mediatik Funke. Sipas ministrit gjerman të Financave të gjitha reformat duhet t’i përmbahen parimit : “Ne mbetemi një vend që ndihmon njerëzit që kanë nevojë, që sëmuren dhe kanë nevojë për ndihmë.”

Kryeministri i landit Renani-Pfalc (Rheinland Pfalz) Alexander Schweitzer, po ashtu socialdemokrat, e shikon zgjidhjen tek maksimalizimi i tatimit për super të pasurit. Schweitzer i kujtoi CDU kohën e kancelarit, Helmu Kohl, duke thënë se kjo parti duhet të “guxojë të jetë më shumë si Helmut Kohl”. Në mesin e viteve 1990, norma maksimale e taksave ishte 56 përqind, dhe kishte edhe një taksë mbi pasurinë. “Askush nuk kishte përshtypjen atëherë se socializmi mbretëronte në Gjermani. I shërben demokracisë t’i mbajë përgjegjës ata që janë aq të pasur sa nuk do të jenë kurrë më në telashe”, tha Schweitzer për Tagesspiegel.

Rritja e tatimeve përjashtohet nga CDU, partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës gjerman. Kancelari Merz e përjashtoi çdo barrë shtesë mbi bizneset e vogla dhe të mesme. “Me këtë qeveri federale nën udhëheqjen time, nuk do të ketë rritje të taksës mbi të ardhurat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani”, tha Merz, edhe pse ka disa brenda SPD-së që “kënaqen të diskutojnë rritjen e taksave”. Kancelari shprehu kritika për punën e deritanishme të qeverisë së koalicionit me socialdemokratët. “Nuk jam i kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Na duhet më shumë”, tha ai megjithëse vuri në dukje se ishte nisur një politikë e re për migracionin dhe ishin dhënë impulse për një kthesë ekonomike. Merz dëshiron një SPD më “kritike ndaj migracionit dhe më miqësore ndaj industrisë”.

Kancelari Merz mori mbështetje pas deklaratës mbi problemet e shtetit social nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann. Politikani i CDU bëri thirrje për një “ndryshim paradigme” në lidhje me ndihmën për qytetarin (Bürgergeld): Gjermania është me shpatulla pas murit “sepse shteti social është bërë i papërballueshëm”, i tha ai “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Por edhe ideja Zëvendëskancelari i SPD, Klingbeil për rritje të tatimeve mbështetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatë rinore socialdemokrate, Philipp Türmer, i shpalli shkurtimet sociale si  vijën e kuqe për SPD-në. “Nëse ideja pas një vjeshte reformash është shkurtimi i shërbimeve sociale dhe i përfitimeve, mund të them pa mëdyshje: SPD nuk mund të lëvizë as edhe një centimetër në drejtim të tillë”, tha Türmer për “Stuttgarter Zeitung”.

Pas deklaratës së Merz reagoi edhe partia E Majta në opozitë: Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Heidi Reichinnek, paralajmëroi për një “vjeshtë mizorie sociale”. Aktualisht, po shohim, “se si të drejtat e punës dhe shteti i mirëqenies po sulmohen në një fushatë masive nga grupet e ekspertëve, shoqatat e punëdhënësve dhe të ashtuquajturit ekspertë”, tha Reichinnek për agjencinë e lajmeve AFP. CDU/CSU është “në krye të sulmeve”. Reichinnek bëri thirrje për një riaktivizim të taksës mbi pasurinë.

Puna ka filluar ndërkohë. Një komision i ri duke filluar nga shtatori do të propozojë reformim të përfitimeve sociale, të tilla si pagesa e qytetarit, pagesa e strehimit dhe shtesat për fëmijët. Komisioni Shtetëror Social, i emëruar nga ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), pritet të paraqesë rezultatet  deri në fund të vitit 2025./DW

Yesterday — 24 August 2025Main stream

“Meta, kreu i organizatës kriminale”, Beqiri: Ka paguar vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime!

24 August 2025 at 00:00

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke thënë se nuk janë më anëtarë të partisë së tij dhe se nuk ka kë të intimidojë.

Megjithatë avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se vendimi i gjykatës ishte i qartë dhe i saktë sepse sipas tij ish-presidenti Meta ka treguar se nuk kursen asnjë, kur vetë është në rrezik.

“Meta ka treguar që vret dëshmitarë. Mi gjeni dy dëshmitarët okularë që ngritën arkat e floririt në Krrabë, ikën ata djemtë të rinj. Ikën sepse e hëngrën kokën e verdhë nga Ilir Meta. Por drejtësia jonë e kalbur nuk i shkoi deri në fund hetimeve të disa ngjarjeve…Meta pagoi vrasës, ka paguar vrasës edhe në raste të tjera. Si mund të harrohej, ekzekutimi që do i bëhej “lepurit”…Këto janë çështje të hapura…Ai nuk funksionon si individ është tamëm organizatë kriminale. Dhe këto vrasje nuk i ka bërë me dorën e vet ai…Ai ka paguar. Po të vijë Bami në Shqipëri dhe të dëshmojë, do të thotë se kush e ka urdhëruar për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës…”, tha ai.

/abcnews.al/

“Berisha po përgatitet të arratiset”, Beqiri: Pritet zbërthimi i dosjeve të rënda! Mahmutaj: Famija Berisha ka blerë apartamente në europë, të hetohen

23 August 2025 at 23:55

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri, foli për dosjen “Partizani”, gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Idajet Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të reja të rënda për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa paralajmëroi se ky i fundit po përgatitet që të arratiset.

“SPAK ka ndërtuar dy standarde. SPAK nuk po i përgjigjet në bazë të kodit të procedurës penale krimeve të rënda që ka kryer Berisha. Ai është person që po hetohet për një numër të rëndë krimesh. Pra janë shumë çështje. Dhe një person i tirë nuk mund të lihet i lirë. Sepse kur të duash mund të arratiset. Ai në Kosovë shkoi në Istog që është afër Serbisë, pra shkon të bëjë kontrollin ku do jetojë dhe të gjitha me radhë. Ai atje e ka kokën, në Serbi. Ose Serbia mund ta përcjellë në Rusi”, tha ai duke shtuar se Berisha po përgatitet të arratiset”, tha ndër të tjera ai.

I po të njëjtin qëndrim është shprehur edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili gjatë intervistës tha se vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane dhe se sipas tij, kanë dhënë shenja se po përgatitet për t’u arratisur.

“Vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane. Vetë ata e kanë deklaruar që kanë blerë apartamente në shumë vende europiane. Dhe këto janë për të përgatitur planin për t’i ndihmuar për azil politik. Pra familja Berisha ka marrë masa për këto. SPAK duhet të hetojë të gjitha këto apartamente”, tha gazetari Mahmutaj.

/abcnews.al/

Avokati Beqiri: Zgjedhjet e reja në Tiranë, ligjërisht s’mund të bëhen! Gazetari: Berisha, humbës serial!

23 August 2025 at 23:48

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi deklaratën e nënkryetarit demokrat të këshillit bashkiak, Dorian Teliti i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, avokati tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë më një forcë politike dhe se sipas tij nga ana ligjore s’mund të ketë zgjedhje të reja në Tiranë.

“Kjo forcë politike, PD e ka marrë rrugën e dreqit dhe nuk mund të bëhet dot më një forcë politike fituese. Nga pikëpamja ligjore nuk mund të kërkohen këto zgjedhje sepse ligji e ka përcaktuar qartë se kur mund të bëhen këto zgjedhje për kryetar bashkie. Veliaj është në proces hetimor ende. Ende nuk është marrë i pandehur se çfarë kërkohet”, tha avokati.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Berisha nuk ka pasur asnjë herë vizion apo ide politike dhe se sipas tij, PD tashmë me Berishën në krye është e destinuar të humbë.

“Nëse do flisnim për kandidatë real, mendoj që e djathta sado të mendojë se mund të nxjerrë kandidatë të mirë “i bën pis Sali Berisha”. Pra në momentin që futen në siglën e kësaj partie i heqin një numër të konsideruar votash vetes…Pra detyrimisht shkojnë drejt humbjes. Ndërsa cilido kandidat tjetër që do vendosej nga e majta, fakti që kandidon nën siglën e PS, arrin t’i veshë vetes vota të tjera, shumë e më shumë. Berisha ka treguar që nuk ide qofshin politike qofshin qeverisëse. Në lidhje me nenin Basha, nuk ka humbur vetëm një palë zgjedhje por disa zgjedhje. Pra është Berisha që e ka vendosur vetë dhe po vetë e shkel. Në lidhje me fjalën lidership, për Berishën nuk shkon është vetëm një diktatoruc i vogël”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Avokati Beqiri: Personalitet i vyer, ka bërë emër të madh në televizionin e “ABC News”

23 August 2025 at 23:40

Gazetari, analisti dhe publicisti i njohur Artur Zheji, humbi jetën në moshën 64-vjeçare si pasojë e arrestit kardiak.

Zheji, drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News ishte me pushime me familjen në Sarandë, dhe pas shqetësimeve shëndetësore u transportuar në spital, por mjekët konfirmuan se arriti aty pa jetë.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Zhejit, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme dhe një personalitet të vyer që i ka dhënë shumë gazetarisë.

“Ka qenë një personalitet i vyer dhe shpreh ngushëllime të sinqerta. E konsiderojmë si një busull, sepse me të vërtetë ka bërë emër të madh. Ngushëllime sepse jemi të bindur që jeni në hidhërime sot”, tha mes të tjerash avokati Idajet Beqiri.

/abcnews.al/

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

23 August 2025 at 22:50

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në Siri të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator.

Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.

Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare. Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask. Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit. Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./REL/

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

23 August 2025 at 22:44

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhvillohet në Këln.

Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”

Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqës është, thotë Marco Mann.

Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani./DW/

Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

23 August 2025 at 22:12

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kanë njoftuar të shtunën se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 308 të tjerë janë plagosur nga sulmet ushtarake izraelite në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e kësaj ministrie kanë bërë të ditur se një numër i paspecifikuar i viktimave ndodhen nën rrënoja, përderisa ekipet e ambulancës dhe të agjencisë për mbrojtjen civile nuk kanë mundur ende t’i arrijnë.

Bazuar në përditësimin ditor, bilanci i përgjithshëm i të vdekurve në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 62 mijë, që prej fillimit të luftës në tetorin e vitit 2023.

Ndërkaq, që nga momenti kur Izraeli e ka braktisur armëpushimin e mëparshëm në muajin mars, të paktën 10,778 persona janë vrarë e 45,632 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore.

❌
❌