Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Pas dështimit për kryetare, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit – përqafim me Dimal Bashën pas votimit

26 August 2025 at 14:54

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Për zgjedhjen e tij votuan edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Propozimi i Bashës nga LVV erdhi pas disa muajsh bllokimi institucional, ku Kuvendi kishte mbetur pa u konstituar, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por ajo nuk mori mbështetjen e partive tjera. Më pas, për të njëjtin post u propozuan Donika Gërvalla, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, por asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

Në përpjekjen e 58-të, emri i Dimal Bashës mori mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët nga subjektet më të mëdha politike: Albulena Haxhiu nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Pas votimit, Albulena Haxhiu mori vendin e saj si nënkryetare, ndërsa nuk mungoi një përqafim mes saj dhe kryeparlamentarit të sapozgjedhur, Dimal Basha.

Seanca po vazhdon me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. /Telegrafi/

The post Pas dështimit për kryetare, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit – përqafim me Dimal Bashën pas votimit appeared first on Telegrafi.

Spiropali uron homologun e saj, Dimal Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës

26 August 2025 at 12:42

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ajo ka shkruar se mezi pres të rifillojnë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”, tha ajo.

Tutje, ajo pohoi se “Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”.

Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta zgjedhin për kryeparlamentar, deputetin e LVV-së, Dimal Basha. /Telegrafi/

The post Spiropali uron homologun e saj, Dimal Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Telegrafi.

Basha kryeparlamentar, kush janë emrat që janë përmendur për nënkryetarë nga subjektet politike?

26 August 2025 at 12:36

Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta zgjedhin për kryeparlamentar, deputetin e LVV-së, Dimal Basha.

Pasi Basha u bë kryeparlamentar, Kuvendi ka shkuar në pauzë për një orë.

Me vazhdimin e seancës pritet edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Më herët, Telegrafi ka raportuar se PDK për nënkryetare do ta propozojë Vlora Çitaku dhe se LDK do ta propozojë Kujtim Shalën, ndërsa nga LVV dhe Lista Serbe nuk ka pasur ndonjë emër që është bërë publik.

Ndryshe, Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan.

Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, ndërkaq ishte emri i pestë me radhë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht, propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim, ndërsa zgjedhja e tij në krye të Kuvendit u arrit me votat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa deputetëve të AAK-së.

Nga AAK votuan Daut Haradinaj, Bekë Berisha dhe Lahi Brahimaj.

Kreu i PDK-së para nisjes së seancës tha se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha nuk i plotëson kriteret për kryetar të Kuvendit, mirëpo sipas tij, nëse LVV nuk ka kandidat më të mirë atëherë do ta votojnë.

The post Basha kryeparlamentar, kush janë emrat që janë përmendur për nënkryetarë nga subjektet politike? appeared first on Telegrafi.

Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër

26 August 2025 at 10:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër.

Kurti ka pohuar se më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër, transmeton Telegrafi.

“Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/

The post Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër appeared first on Telegrafi.

LVV pa sukses në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sot përpjekja e radhës

26 August 2025 at 10:36

Sot në orën 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish, në përpjekjen e 58-të për ta konstituuar legjislaturën.

Gjatë seancës së së dielës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit, ndërsa më pas edhe Dimal Bashën për të njëjtën pozitë. Asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Më herët, LVV kishte propozuar edhe Albulena Haxhiun, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin, por asnjëri nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Telegrafi do të mbajë të informuar nga zhvillimet në Kuvend.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-26-2025 10:40:50" ["time"]=> string(11) "Para 40 min" ["update"]=> bool(true) } Para 40 min

“Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

Ai tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi.

“Sa i përket propozimit të VV-së vërtetë është me të ardh keq që VV vendos me qit një propozim që i ka befasu edhe vetë ata. Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së nuk do të shkonin për Dimal Bashën”, tha Nura.

Nura tha se edhe për PDK-në ka qenë befasi dhe se kërkuan të marrim një pauzë dhe të njoftohen se a është vërtetë vullneti dhe qëndrimi i tyre që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

“Në ushtri e kemi një term që thotë më mirë është një luan me ju pri 100 magarëve, se një magar me ju pri 100 luanëve. Tash Dimal Basha me qenë në krye të Kuvendit është fyerje për votuesit e VV-së dhe fyerje për votuesit e tërë Kosovës”, tha Nura.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-26-2025 10:39:34" ["time"]=> string(11) "Para 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 39 min

Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk Konjufcën, ose edhe tjerë që i kemi përmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk është preferenca jonë”, tha Haradinaj.

The post LVV pa sukses në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sot përpjekja e radhës appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

26 August 2025 at 10:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk Konjufcën, ose edhe tjerë që i kemi përmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk është preferenca jonë”, tha Haradinaj.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, pritet të nisë në ora 11:00. /Telegrafi/

 

The post Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Policia Kufitare e Vlorës ndihmon pushuesit e bllokuar me mjete lundruese në det

26 August 2025 at 08:54

Policia Kufitare Vlorë u ka ndihmuar disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas marrjes së njoftimeve në kohë reale, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut.

“Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit”, njoftoi policia.

Tutje, policia njofton për rastin në Palasë.

“Pas marrjes së njoftimit se, në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës. Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të strukturave të Policisë Kufitare, u shmangën pasojat e rrezikshme për jetën e pushuesve dhe u garantua siguria e mjeteve lundruese”, theksohet mes tjerash në komunikatë.

Gjithashtu, thuhet se Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve dhe fton qytetarët që, në çdo rast emergjence në det, të telefonojnë menjëherë në numrin 112. /Telegrafi/

The post Policia Kufitare e Vlorës ndihmon pushuesit e bllokuar me mjete lundruese në det appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Haxhiu: Abelard Tahiri, me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta

23 August 2025 at 15:40

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili sot deklaroi se LVV ka propozuar kandidatë për kryetar të Kuvendit, siç thotë ai që “mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Haxhiu në reagimin e saj ka shkruar se Tahiri po vazhdon të manipulojë me të pavërteta, transmeton Telegrafi.

“Abelard Tahiri, me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta”, ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo ka shkruar se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës u shua në vitin 2018, gjatë mandatit të Abelard Tahirit si Ministër i Drejtësisë.

“Pra Tahiri mbylli mekanizmin shtetëror për dokumentimin e krimeve të Serbisë. Periudha deri më 31 dhjetor 2000 është e propozuar dhe votuar nga qeverisja e PDK-së, në 2011, kur u miratua Ligjin Nr. 04/L-023 për Personat e Zhdukur. Ky ligj përcakton qartë se trajtimi i rasteve të personave të zhdukur mbulon periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Më vonë, më 3 gusht 2015, në Kuvend votuan Dhomat e Specializuara, me juridiksion kohor 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000”, deklaroi Haxhiu.

Deputetja shtoi tutje se “Ligji i hartuar nga Qeveria jonë dhe i miratuar nga Kuvendi, është shumë i qartë dhe nuk lë vend për manipulime. Ai zbatohet për periudhën e luftës, pra nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999”.

“Si përjashtim, hulumtimi dhe dokumentimi “mund të aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, por jo më vonë se 31 dhjetor 2000”.
Kjo nënkupton se boshti kryesor i ligjit është periudha e luftës, ndërsa zgjatja deri më fund të vitit 2000 ka të bëjë vetëm me pasojat e drejtpërdrejta të luftës, siç janë të zhdukurit (obligim nga Ligji i vitit 2011), si dhe viktimat nga minat. Çdo interpretim ndryshe është keqinformim dhe shpërdorim politik i tekstit ligjor”.

“Duke mbyllur Institutin për Krimet e Serbisë, duke votuar Specialen që gjykon vetëm shqiptarët, duke miratuar Ligjin për Personat e Zhdukur me afat deri në vitin 2000 dhe duke mos ndërmarrë asnjë veprim, sa ishte Ministër, që i shërben drejtësisë për krimet e luftës, është e qartë se kush i ka bërë shërbim Serbisë”, tha ajo.

Mes tjerash, Haxhiu shtoi se “Prandaj Abelardi në vend të shpifjes, duhet të japë llogari pse partia e tij ka marrë këto vendime që e kanë lënë Kosovën pa mekanizma shtetërorë për dokumentimin e krimeve të Serbisë dhe kanë hapur rrugën për gjykim selektiv të UÇK-së”. /Telegrafi/

The post Haxhiu: Abelard Tahiri, me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet lokale 2025, shumë pak gra kandidate për kryetare të komunave

23 August 2025 at 13:50

Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, partitë politike kanë zyrtarizuar listat e tyre me kandidatë për kryetarë dhe anëtarë të asambleve komunale.

Megjithatë, ajo që bie më së shumti në sy është numri i ulët i grave të përfshira në garën për kryetare komunash, transmeton Telegrafi.

Në listat e partive më të mëdha politike, kandidaturat e grave janë të pakta.

Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë vetëm një grua në listën e saj të kandidatëve për kryetarë të komunave. Bëhet fjalë për Egzona Terdevcin, e cila garon në komunën e Drenasit, duke synuar të sjellë një fitore për subjektin e saj në këtë komunë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidate grua, Ariana Hasani, ajo garon për fitore në Zubin Potok.

Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë tri gra në listën e saj, Arta Vokshi Nallbani, kandidate për komunën e Pejës, Jona Arifi për komunën e Kamenicës dhe Flutura Hamza për komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dy kandidate gra për kryetare komunash,  Hafize Sallahu në Kaçanik, dhe Vildane Latifi  në Fushë Kosovë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, do të mbahen më 12 tetor 2025, dhe janë një moment kyç në procesin demokratik të vendit.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të zgjedhin kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale, të cilët do të kenë përgjegjësi për menaxhimin lokal dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zgjedhjet lokale 2025, shumë pak gra kandidate për kryetare të komunave appeared first on Telegrafi.

Flet motra e 36-vjeçares që u vra nga burri në Greqi

23 August 2025 at 09:47

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënë një reagim, ku flet në lidhje me ngjarjen tragjike.

Jashtë kamerave, ajo rrëfen se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve.

Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.

Sipas deklaratave të së motrës, analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme mendore.

Në fund, në reagimin për Euronews Albania, ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar:

“Çfarë të them moj vëlla… ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte.

Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’ Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët.

Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg,” deklaroi motra e viktimës ekskluzivisht për Euronews Albania.

 

The post Flet motra e 36-vjeçares që u vra nga burri në Greqi appeared first on Telegrafi.

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

23 August 2025 at 09:19

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia pritet të konkretizojnë së shpejti nismën në fushën e mbrojtjes, përmes së cilës shtetet synojnë të rrisin ndërveprueshmërinë. Një partneritet i tillë është shumë i rëndësishëm, veçmas në kontekstin aktual gjeopolitik, vlerëson në një intervistë ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj.

Më 18 mars të këtij viti, tri shtetet nënshkruan një deklaratë përmes së cilës angazhohen për forcim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Deklarata u nënshkrua në Tiranë, nga ministrat e Mbrojtjes. Deri më tash nuk dihet nëse kësaj nisme do t’i bashkohet edhe ndonjë tjetër shtet.

Marrëveshja mundëson, përveç stërvitjeve, edhe blerje të përbashkëta armatimi.

“Ky rast i bashkëpunimit në mes të Kroacisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm. Kroacia është pjesë e NATO-s, ka një përvojë shumë të madhe edhe në pjesën ushtarake dhe mendoj që këtë gjë e ka parë edhe shteti i Kosovës ku kohët e fundit ka takime më intensive në mes të ushtrisë kosovare dhe ushtrisë kroate, ku parashohin bashkëpunime e trajnime të ndryshme, blerje të armëve e kështu me radhë”, thotë Prljaskaj në një intervistë për KosovaPress.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”.

Shqipëria dhe Kroacia janë pjesë e NATO-s, ndërkohë Kosova synon anëtarësimin në këtë aleancë dhe pret që shtetet partnere në këtë marrëveshje, ta ndihmojnë në rrugën euroatlantike – konkretisht në anëtarësimin në Partneritetin për Paqe.

Kundër kësaj nisme pati dalë Beogradi zyrtar, ku pas nënshkrimit të marrëveshjes ka pasur reagime nga Serbia e cila e cilësoi këtë si “provokim të hapur”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pati thënë pas nënshkrimit se synimi i bashkëpunimit nuk është kërcënim për askënd, por mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

E sipas Ermina Prljaskaj, qëllimi i Serbisë është “nxitja e konflikteve”.

“Qëllimi i Serbisë është të nxitë konflikte të tjera, të kemi zjarre të luftës edhe në vendet e tjera, të mos jetë vetëm Ukraina, të jetë Kosova, të jetë Bosnje e Hercegovina, ne e shohim edhe rastin e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, rastin e Dodikut, të gjitha këto janë të themi ashtu një nxitje nga pala serbe e cila përqendrohet që të qëndrojë në pushtetin e saj në Serbi duke i ngacmuar shtetet fqinje përreth. Të mos harrojmë edhe Malin e Zi ku është një pjesë e qeverisë pro serbe, të gjitha këto janë faktorët që mund të bëjnë një nxitje të një lufte lokale, jo globale, e ne në këtë moment nuk kemi nevojë për luftëra të tilla”, thotë ajo.

Ajo përmend edhe raportin e mirë që Beogradi e ka me Moskën.

Serbia vazhdon të ketë raporte të mira me Rusinë dhe e njëjta, pas luftës në Ukrainë nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, edhe pas presionit nga Perëndimi.

“Qëllimi i tyre është të bëjnë nxitje, Serbia të gjithë e dimë që është në bashkëpunim me Rusinë, kjo është e hapur, dhe normal që bëhet fjalë është për ndryshimet gjeopolitike që mund të ndodhin pas nxitjeve të luftërave të tilla. Kështu që besoj që Kosova do të jetë çdo herë e gatshme siç është edhe Kroacia e gatshme për mbrojtjen e shtetit dhe kufijve e sovranitetit të saj… Kosova duhet të mos bie në provokimet e Serbisë, mirëpo duhet të ketë një ushtri e cila është e gatshme dhe e përgatitur, që të jetë e gatshme duhet të jetë e përgatitun me armatime të ndryshme, siç është duke bërë edhe shteti i Kroacisë, pra të rritet buxheti i pjesës së armatimeve dhe të ketë trajnime të ushtrisë së Kosovës me shtetet që janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Ndër të tjera, ish-deputetja në Kroaci, thekson nevojën që Kosova të formojë sa më parë institucionet e reja.

Vendi është në ngërç politik pasi deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës as gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

“Në çdo shtet ku nuk ka qeverisje normal që çdo herë ngecin disa projekte, mendoj që është koha që më të vërtetë të konstituohet edhe Kuvendi i Kosovës si dhe të formohet qeveria e Kosovës sepse situata globale për momentin është shumë me ndryshime dhe tendenca që nuk i dihet se si do të pritet e nesërmja dhe është shumë keq për një shtet të vogël siç është Kosova të mos ketë qeveri që të shohim dhe të fillojnë realizimin e projekteve. Nuk është puna vetëm te projektet, por edhe të mbrojtja e shtetit, sepse kemi nevojë të kemi një mbrojtje më të fortë duke e pasur parasysh se cilët janë shtetet fqinje siç është Serbia e cila çdo herë me provokimet e saj bën përplasje që të nxit shkëndije të zjarreve jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje e Hercegovinë. Sipas mundësive do të nxitnin ata edhe në Kroaci, mirëpo për momentin qëndron një shtet i fortë i cili nuk i lejon më nxitjet e tyre që të depërtojnë në shtetin kroat”, thotë ajo.

The post ​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet appeared first on Telegrafi.

Durrësi përfshihet nga reshjet e dendura, uji mbulon rrugët

22 August 2025 at 11:55

Këtë të premte Durrësi u zgjua mes reshjeve të dendura të shiut.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, disa rrugë u mbuluan nga uji, po gradualisht po tërhiqet.

Edhe Tirana u përfshi nga reshjet e dendura, të cilat mesa duket janë qetësuar.

 

The post Durrësi përfshihet nga reshjet e dendura, uji mbulon rrugët appeared first on Telegrafi.

Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

22 August 2025 at 11:30

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Hekuran Muratin, i cili aktualisht është ministër i Financave.

Ai ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme për këtë post.

Pro tij votuan vetëm 57 deputetë, kundër 58, dhe kanë abstenuar 6 deputetë.

Seanca u ndërpre për të vazhduar më 24 gusht.

LVV, më herët ka propozuar Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare, por të dyja kanë dështuar të marrin votat e mjaftueshme për këtë post./Telegrafi/

The post Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së do të ekzekutohen nesër

21 August 2025 at 15:53

Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.

Kështu ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi.

“Sapo e nënshkruam Marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025. Ju faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat për muajin korrik.

Shqetësim për krizën financiare në mediumin publik ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), zyrtarë të BE-së në Kosovë dhe përfaqësues politik. /Telegrafi/

 

The post Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së do të ekzekutohen nesër appeared first on Telegrafi.

Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte lider i përgjegjshëm e parimor, shembull për t’u ndjekur

21 August 2025 at 15:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar ish-kryeminstrin dhe bashkëpartiakun Bajram Rexhepi në 8 vjetorin e kalimit në amshim.

Krasniqi është shprehur se Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të atdheut.

“Bajram Rexhepi si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor, ishte shembull për t’u ndjekur.”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

 

The post Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte lider i përgjegjshëm e parimor, shembull për t’u ndjekur appeared first on Telegrafi.

Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc janë në gjendje stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi

21 August 2025 at 11:48

Një person ka humbur jetën dhe pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në mëngjes mes një autobusi dhe një veture në Dollc të Klinës.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se katër të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore.

“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc janë në gjendje stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Lirohen vëllezërit Emini nga Rahoveci që ishin arrestuar nga Serbia

21 August 2025 at 11:17

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress nipi i familjes, Ervin Hoxha.

“Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”, ka thënë Hoxha.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.

The post Lirohen vëllezërit Emini nga Rahoveci që ishin arrestuar nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Vjen reagimi i parë nga Shqipe Mehmeti – Selimi pasi nuk e votoi Gërvallën për kryetare të Kuvendit

20 August 2025 at 15:47

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi, ka reaguar pasi sot nuk votoi për Donika Gërvallën si kryeparlamentare, propozim ky që erdhi pikërisht nga partia LVV.

Ajo ka deklaruar se qëndrimi i saj ka të bëjë pikërisht për shkak të deklaratave të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, transmeton Telegrafi.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, me një kërkim të thjeshtë në Facebook, gjenden postimet e Gërvallës, ku në vitin 2020 ajo shkruante:”Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

Gërvalla mori sot 57 vota, 56 kundër e nga tri abstenime. Kryesuesi i seancës ka ndërprerë seancë për të vazhduar më 22 gusht.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve. /Telegrafi/

 

 

 

The post Vjen reagimi i parë nga Shqipe Mehmeti – Selimi pasi nuk e votoi Gërvallën për kryetare të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

A ishin deklaratat e Gërvallës kundër Rexhep Selimit arsyeja që Shqipja nuk ka votuar pro saj?

20 August 2025 at 15:19

Donika Gërvalla sot u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare, por ajo nuk mori mjaftueshëm vota nga deputetët. Madje, Gërvalla nuk e pati as mbështetjen e të gjithë deputetëve të LVV-së.

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi nuk votoi për Gërvallën. Siç duket, ajo nuk e mbështeti për shkak të deklaratave të mëhershme që Gërvalla kishte bërë, duke akuzuar Rexhep Selimin, transmeton Telegrafi.

Me një kërkim të thjeshtë në Facebook, gjenden postimet e Gërvallës, ku në vitin 2020 ajo shkruante:”Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

Gërvalla mori sot 57 vota, 56 kundër e nga tri abstenime.  Kryesuesi i seancës ka ndërprerë seancë për të vazhduar më 22 gusht.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve. /Telegrafi/

 

The post A ishin deklaratat e Gërvallës kundër Rexhep Selimit arsyeja që Shqipja nuk ka votuar pro saj? appeared first on Telegrafi.

Dubova Reisen konfirmon aksidentin e autobusit në Gjermani, thotë se tre udhëtarë janë lënduar lehtë

20 August 2025 at 11:44

Një autobus me pasagjerë nga Kosova u përfshi në një aksident trafiku në Gjermani. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg.

Autobusi që u aksidentua i përket kompanisë Dubova Reisen, ku edhe kanë njoftuar zyrtarisht se nga aksidenti lëndime kanë marrë tre persona.

“Dubova Reisen njofton opinionin publik dhe mediat se më datën 20 gusht 2025, rreth mesnatës, një nga autobusët tanë, gjatë udhëtimit në autostradën A8, pranë Irschenberg (Gjermani), është përfshirë në një aksident me një kamion. Në autobus udhëtonin 41 pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, 3 persona janë lënduar lehtë, dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore të menjëhershme në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Më tej, ata kanë falënderuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, policinë dhe personelin mjekësor për reagimin e shpejtë dhe profesional.

“Pasagjerët e tjerë të pa lënduar janë transportuar me një autobus tjetër drejt destinacionit të tyre. Dubova Reisen është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet gjermane për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Siguria e udhëtarëve ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kryesor”.

Ndryshe, mediat gjermane njoftuar se sipas të dhënave paraprake të policisë, shoferi i autobusit e kishte vënë re me vonesë kamionin me rimorkio dhe, ndonëse u përpoq të devijonte në të majtë, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios. /Telegrafi/

 

 

The post Dubova Reisen konfirmon aksidentin e autobusit në Gjermani, thotë se tre udhëtarë janë lënduar lehtë appeared first on Telegrafi.

❌
❌