Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore

27 August 2025 at 15:53

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për kontrollet zyrtare”.

MBZHR fton qytetarë, ekspertë të fushës, shoqata dhe përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik.

Në këtë drejtim, MBZHR siguron se qëllimi i këtij ligji është të garantojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në Republikën e Shqipërisë, përmes përcaktimit të rregullave të përgjithshme dhe të veçanta.

Po ashtu synohet vendosja e parimeve dhe kërkesave për kontrollet dhe aktivitetet zyrtare, si dhe rregullimi i përgjegjësive, financimit dhe procedurave për kryerjen e kontrolleve zyrtare.

Projektligji përcakton në mënyrë të detajuar mënyrën e re të kontrollit të sigurisë ushqimore, nga produktet bimore e deri te nënproduktet shtazore, me qëllim “ushqime më të sigurta” për konsumatorët por edhe për kafshët.

“Institucioni i Kontrollit Zyrtar” do të mbikëqyrë subjektet që operojnë në vend, me një shtrirje të gjerë, nga bujqësia në blegtori. “Institucioni i Kontrollit Kufitar” do të funksionojë vetëm në pikat kufitare. Ndërsa institucioni i “Aktiviteteve të tjera” do të mbulojë aspektet e mbetura, në fushën e sigurisë ushqimore.

Projektligji i ri parashikon që kontrollet të kryhen vetëm me bazë risku. “IPKZ kryen rregullisht kontrolle zyrtare në të gjithë operatorët, mbi bazë të riskut dhe me frekuencën të përshtatshme, duke marrë parasysh risqet e identifikuara që lidhen me kafshët dhe mallrat; aktivitetet nën kontrollin e operatorëve; vendndodhjen e aktiviteteve ose veprimtarisë të operatorëve; përdorimin e produkteve, proceseve, materialeve ose substancave që mund të ndikojnë në sigurinë e ushqimit, integritetin dhe cilësinë e ushqimit, ose sigurinë e ushqimit për kafshë, shëndetin ose mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve ose, në rastin e OMGJ-ve dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve, që mund të kenë gjithashtu një ndikim negativ në mjedis”, thuhet në projektligj.

Për të bërë kontrolle në subjekte, projektligji parashikon se duhet të ketë rreziqe të identifikuara më parë sa i takon cenimit të sigurisë ushqimore, të ketë informacione për mundësinë e mashtrimit të konsumatorëve, si dhe duke u bazuar në historikun e të dhënave të operatorëve në lidhje me rezultatet e kontrolleve zyrtare të kryera ndaj tyre.

“Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Në kontrollet zyrtare me kërkesë të operatorit, autoriteti kompetent mund të vendosë nëse kontrolli zyrtar kryhet me ose pa njoftim paraprak”, thuhet në projektligj.

Kontrollet duhet të bëhen para se produktet të hidhen në treg, apo në rastin e bagëtive parashikohen analiza përpara se të shkojë në thertore. Po kështu saktësohet se pjesë e kontrolleve do të jenë edhe produktet që vijnë nga importi apo ato që eksportohen në pikat e kontrollit kufitar, këto të fundit do të miratohen me urdhër nga ministri i Bujqësisë.

Por, kontrollet për sigurinë ushqimore nuk do të jenë vetëm në dorë të shtetit. Projektligji i ri ka krijuar hapësirë për të kontraktuar edhe operatorë privatë, në mbikëqyrjen e sigurisë së ushqimeve, nga bimët deri tek kafshët.

“Trupë e deleguar” nënkupton një person juridik të veçantë të cilit autoritetet kompetente i kanë caktuar detyra të caktuara të kontrollit zyrtar ose detyra të caktuara që lidhen me aktivitete të tjera zyrtare”, thuhet më tej në projektligj.

Këto subjekte private, që do të jenë të ngarkuara me kontrollin e bizneseve bujqësore apo blegtorale duhet që të raportojnë sa herë t’u kërkohet tek autoritetet kompetente për rezultatet e kontrolleve zyrtare.

Projektligji parashikon gjoba për bizneset që abuzojnë me sigurinë ushqimore të bimëve dhe kafshëve, që shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë (ose rreth 20 mijë euro), në rastin kur subjekti operon i paregjistruar.

Në përfundim të procesit të konsultimit publik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të përmbledhë të gjitha sugjerimet dhe komentet dhe do të japë arsyet për mënyrën se si ato janë reflektuar ose jo në projekt-akt.

Konsultimi publik ka nisur në datën 19 gusht dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2025.

/m.m/j.p/

The post Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit

27 August 2025 at 15:27

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të Kepit të Rodonit, në Durrës.

Në aksionin e nisur prej disa ditësh, IKMT ka shembur disa objekte të paligjshme duke vijuar aksionin për pastrimin nga ndërtimet pa leje të zonës së mbrojtur.

Në fillim të këtij aksioni në zonën e Kepit të Rodonit ishin evidentuar 66 ndërtime pa leje, ndërkohë që puna në terren po vazhdon.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve./m.m/j.p/

The post IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump

By: Ela
27 August 2025 at 15:27

Brukseli po përgatit masa emergjente për të mbështetur industrinë e aluminit në BE, e cila po përballet me kriza të mëdha pasi regjimi i tarifave i Donald Trump po e tërheq skrapin europian drejt SHBA-së, duke lënë impiantet e riciklimit në kontinent në luftë për mbijetesë. Tarifat amerikane i kanë dhënë një goditje të dyfishtë […]

The post BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump appeared first on BoldNews.al.

Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i Drejtësisë që zëvendëson Albulena Haxhiun

By: Ela
27 August 2025 at 15:21

Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht. Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin […]

The post Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i Drejtësisë që zëvendëson Albulena Haxhiun appeared first on BoldNews.al.

“Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku”, Bardhi publikon PAMJET: Ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve

By: Ela
27 August 2025 at 15:11

Gazment Bardhi ka denoncuar sërish ministren Belinda Balluku për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve të 11 Majit. Këtë herë Bardhi ka publikuar pamje të reja që i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnjë, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo […]

The post “Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku”, Bardhi publikon PAMJET: Ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve appeared first on BoldNews.al.

Rama: Rritje e sigurisë rrugore në prag të vitit të ri shkollor

27 August 2025 at 14:53

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Rritja e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave si dhe sensibilizimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor mbeten në fokus të autoriteteve shtetërore.

Për këtë arsye, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor po plotësohet sinjalistika rrugore sidomos në rrugët pranë shkollave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të rrugëve pranë institucioneve arsimore, ku po kryhen ndërhyrjet e nevojshme për plotësimin e sinjalistikës rrugore.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, paralelisht me përgatitjet e tjera të materialeve mësimore po bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore, (vijat e bardha, semaforë, mbikalime etj.) pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe ku fëmijët kalojnë çdo ditë për të ndjekur orët mësimore”, u shpreh Rama.

Policia Rrugore ka simuluar në vijimësi situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë‍ dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente.

Aktivitetet synojnë ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e nxënësve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve.

/m.m/

The post Rama: Rritje e sigurisë rrugore në prag të vitit të ri shkollor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

27 August 2025 at 14:31

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin u angazhuan sot në gjetjen e një vajze 7-vjeçare që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

/m.m/j.p/

The post Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shënjestra e tritolit në Fushë Kuqe ishte Jozi i “BBV”? Zbardhet dëshmia e babait të këngëtarit

By: Ela
27 August 2025 at 14:53

Pas shpërthimit te rrethimi i jashtëm i një banese në zonën e Fushë Kuqes, policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania. Gjatë dëshmisë në polici ai ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar […]

The post Shënjestra e tritolit në Fushë Kuqe ishte Jozi i “BBV”? Zbardhet dëshmia e babait të këngëtarit appeared first on BoldNews.al.

Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune

By: Ela
27 August 2025 at 14:36

Sali Berisha ka reaguar pasi Edi Rama dekoroi disa prej forcave zjarrfikëse që luftuan me flakët që përfshinë vendin këtë verë dhe shprehet se këta punonjës nuk kanë nevojë për dekorata, por për kushte më të mira pune. Berisha shprehet se shpërndarja e këtyre dekoratave, është një tallje për ta. “Ramaduro u ka shpërndarë sot […]

The post Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune appeared first on BoldNews.al.

TikTok-eri shqiptar dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO

By: Ela
27 August 2025 at 14:17

Gjatë një transmetimi live në TikTok, ku personazhi i njohur si “Diamanti Blu” po komunikonte me fansat, në sfond është shfaqur papritur një person i panjohur që i është afruar dhe e ka goditur me shuplaka. Pas dhunës fizike, agresori e ka detyruar “Diamantin Blu” të kërkojë falje para kamerës, ndërsa gjithë skena është regjistruar […]

The post TikTok-eri shqiptar dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Fier/ 48-vjeçarja dhunon kunatin

By: Ela
27 August 2025 at 14:10

Një rast dhune në familje është raportuar në fshatin Portëz të Fierit, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj. Policia njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 48 vjeçe, pas verifikimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit […]

The post Fier/ 48-vjeçarja dhunon kunatin appeared first on BoldNews.al.

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

By: Ela
27 August 2025 at 13:52

Nga Agim Nesho Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brenda Unionit, por ishte tepër i vëmendshëm për të gjetur një stabilitet për të mos i krijuar probleme. E ashtuquajtura stabilokraci ballkanike ishte kompromisi i madh midis SHBA-së dhe BE-së për një rajon të vogël që […]

The post Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

Mamaja denoncon zhdukjen e së bijës 13 vjeç, arrestohet 17-vjeçari që kreu marrëdhënie me të

By: Ela
27 August 2025 at 13:40

Një 17-vjeçar që i përket komunitetit rom në Korçë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçe. Ka qenë nëna 40-vjeçare e vajzës që ka kërkuar ndihmën e Policisë së Korçës, duke raportuar largimin e së bijës nga banesa. Pas kallëzimit, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe […]

The post Mamaja denoncon zhdukjen e së bijës 13 vjeç, arrestohet 17-vjeçari që kreu marrëdhënie me të appeared first on BoldNews.al.

Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator

By: Ela
27 August 2025 at 13:26

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes ngjarjeve të papritura, takimeve të rastësishme apo edhe ëndrrave. Ato që do të dinë t’i dëgjojnë këto mesazhe, mund të hapin një faqe të re në jetën e tyre. Kjo është […]

The post Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator appeared first on BoldNews.al.

Për Danielin askush nuk flet!

By: Ela
27 August 2025 at 13:16

Nga Sali Berisha Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, rrëmbye në orën 13:30 të datës 20 gusht siç njoftoi vetë me një mesazh dërguar familjes: ‘Po më arrestojnë’ që do ishte SOS shpëtimtar për jetën e tij. Danieli nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit as dhe nga prokuroria e Altin “Troplinit” […]

The post Për Danielin askush nuk flet! appeared first on BoldNews.al.

Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

By: Ela
27 August 2025 at 13:10

Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar. Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje […]

The post Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime appeared first on BoldNews.al.

Organizonin lojëra fati në Farkë dhe Vaqarr, shpallen në kërkim dy kinezë, procedohen katër të tjerë

27 August 2025 at 13:59

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Tiranës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, ndërsa ka proceduar katër shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

“Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç; R. L., 33 vjeç; L. M., 63 vjeç; dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas kinezë, W. Zh. dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Nga këto ambiente janë sekuestruar 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

Policia bën me dije se në operacionin e koduar “Jackpot”, pajisjet janë gjetur gjatë kontrolleve në dy ambiente të ndryshme, në Mjull-Bathore dhe në Vaqarr. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Organizonin lojëra fati në Farkë dhe Vaqarr, shpallen në kërkim dy kinezë, procedohen katër të tjerë appeared first on Gazeta Si.

BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump

27 August 2025 at 13:57

Brukseli po përgatit masa emergjente për të mbështetur industrinë e aluminit në BE, e cila po përballet me kriza të mëdha pasi regjimi i tarifave i Donald Trump po e tërheq skrapin europian drejt SHBA-së, duke lënë impiantet e riciklimit në kontinent në luftë për mbijetesë.

Tarifat amerikane i kanë dhënë një goditje të dyfishtë sektorit që gjeneron rreth 40 miliardë euro në vit, punëson drejtpërdrejt 250 mijë persona dhe mbështet mbi 1 milion vende pune të tjera në Europë. Eksportet drejt SHBA-së përballen me një taksë prej 50%, ndërsa dërgesat e skrapit janë të përjashtuara nga çdo detyrim doganor.

Kjo ka bërë që çmimet e aluminit në tregun amerikan të rriten ndjeshëm, duke u dhënë prodhuesve atje mundësinë të paguajnë më shtrenjtë për metalin e përdorur, i cili riciklohet për të prodhuar produkte të reja. Si pasojë, furnizimi me skrap në Europë është tkurrur, duke detyruar shumë impiante riciklimi dhe shkrirjeje të reduktojnë ose mbyllin kapacitetet.

“Për ricikluesit tanë nuk bëhet fjalë për fitime më të ulëta, por për mbijetesë. Fabrikat tashmë po ndalin prodhimin dhe kemi vetëm disa javë kohë për të gjetur një zgjidhje”, paralajmëroi Paul Voss, drejtues i shoqatës European Aluminium.

Komisioni Europian po shqyrton disa masa që pritet t’i shpallë në shtator. Zyrtarë të BE-së thanë se një ndër opsionet është vendosja e një tarife mbi eksportet e skrapit drejt vendeve të treta, për të siguruar furnizime të mjaftueshme brenda tregut. Megjithatë, asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende.

Alumini është i domosdoshëm për teknologjitë e gjelbra, nga automjetet elektrike te turbinat me erë. Por prodhuesit europianë kanë vështirësi të konkurojnë me SHBA-në dhe Kinën, ku kostot e energjisë janë shumë më të ulëta. Për më tepër, tregu i skrapit është global dhe metalet shiten aty ku ka ofertën më të lartë.

Marrëveshja e fundit BE-SHBA, e arritur në Skoci muajin e kaluar, nuk solli lehtësim të tarifave mbi aluminin dhe çelikun. Ajo u fokusua vetëm tek rregullat e zinxhirit të furnizimit, duke synuar uljen e varësisë amerikane nga Europa dhe përjashtimin e Kinës nga tregu transatlantik. Ndërkohë, Brukseli po kërkon kuota që do t’i lejonin një pjese të eksporteve të aluminit dhe çelikut nga BE të shpëtonin nga tarifat.

Të dhënat tregojnë se midis 2019 dhe 2024, eksportet e skrapit të aluminit nga BE u rritën me 53%, ndërsa përdorimi i brendshëm vetëm me 5%. Dy të tretat e këtij skrapi shkonin drejt Azisë, por kohët e fundit SHBA është bërë blerësi kryesor, me importet që u trefishuan vetëm në tre muajt e parë të vitit. Sot, çmimi i skrapit në SHBA është 20% më i lartë se në Europë.

Kërkesa për alumin të ricikluar është rritur edhe nga konsumatorë të mëdhenj, si prodhuesit e kanaçeve të pijeve, të cilët kërkojnë përmbajtje më të lartë të materialeve të ripërdorura. Sektori europian ka investuar miliarda në furra riciklimi, por aktualisht merr rreth 2 milionë tonë më pak skrap sesa kapaciteti që ka përpunuar.

Megjithatë, kufizimi i eksporteve të BE-së pritet të shkaktojë tensione me Uashingtonin. Përpara marrëveshjes së fundit, Brukseli madje kishte kërcënuar me ndalim të plotë të eksporteve të skrapit të çelikut dhe aluminit drejt SHBA-së.

Nga ana tjetër, tregtarët e skrapit paralajmërojnë se masat drastike mund të dëmtojnë konkurrueshmërinë e industrisë europiane të riciklimit pa sjellë domosdoshmërisht më shumë lëndë të parë për prodhuesit vendas. “Duhet pasur kujdes të mos goditet vetë industria e riciklimit”, tha Olivier François, president i shoqatës EuRIC.

Një zëdhënës i Komisionit Europian deklaroi se mbikapaciteti global është një kërcënim serioz për fitueshmërinë e sektorit dhe se të dhënat për tregtinë e skrapit po monitorohen ngushtësisht përpara se të merren hapa të mëtejshëm./ The Financial Times

The post BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump appeared first on Revista Monitor.

Britania synon të heqë tarifat e eksportit të ushqimeve drejt BE-së deri në vitin 2027

27 August 2025 at 13:30

Bizneset britanike shpenzuan deri në 65 milionë paund vitin e kaluar për licencat e nevojshme për të eksportuar ushqime dhe produkte bujqësore drejt Bashkimit Europian – një kosto që qeveria premton ta eliminojë brenda 18 muajve, përmes një marrëveshjeje të re me Brukselin.

Të dhënat zyrtare treguan se vetëm në vitin 2024 u lëshuan mbi 328 mijë licenca të tilla, me çmim që varionte nga 113 deri në 200 paund secila, duke e vendosur barrën financiare totale për kompanitë midis 37 dhe 65 milionë paund.

Nick Thomas-Symonds, ministri që drejton negociatat me BE-në, do të shpallë këtë javë planin për të hequr këto tarifa, duke premtuar një marrëveshje të re deri në vitin 2027. Në një aktivitet të organizuar në Londër nga Michael Gove, ai pritet të argumentojë se afrimi me BE-në është në interes të ekonomisë britanike.

Thomas-Symonds ka paralajmëruar gjithashtu se manifesti i Nigel Farage për zgjedhjet e ardhshme synon ta kthejë Britaninë prapa, duke shkurtuar të paktën 9 miliardë paund nga ekonomia dhe duke sjellë rrezikun e humbjes së vendeve të punës dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Ai shtoi se modeli politik i Farage ushqehet me dështimin, duke ofruar përgjigje të lehta, duke ndarë komunitetet dhe duke nxitur zemërim.

Kryeministri Keir Starmer shpalli në maj nisjen e një serie marrëveshjesh të veçanta me BE-në, përfshirë edhe atë për ushqimet dhe produktet bujqësore. Por në atë kohë, liderja konservatore Kemi Badenoch e akuzoi për rikthim në BE, ndërsa Farage e quajti “tradhti të Brexit-it”.

Qeveria laburiste, nga ana tjetër, është kujdesur të theksojë se nuk bëhet fjalë për rikthim të unionit doganor apo lirisë së lëvizjes, por për heqje të pengesave tregtare që rëndojnë bizneset.

Një raport i Ministrisë së Mjedisit dhe Bujqësisë thekson se kostot e licencimit janë ndjerë veçanërisht nga bizneset e vogla, të cilat nuk kanë kapacitetin për të përballuar burokracitë dhe kërkesat e shumta, duke u vendosur kështu në disavantazh përballë operatorëve të mëdhenj.

Në prill, zinxhirë të mëdhenj ushqimorë si Marks & Spencer dhe Sainsbury’s i bënë thirrje BE-së të përmbyllte marrëveshjen, duke e cilësuar sistemin aktual si “një burokraci të panevojshme”.

Një zëdhënës i Laburistëve tha se “marrëveshja e Brexit-it e konservatorëve ishte një dështim i plotë, që u ngarkoi bizneseve kosto të pajustifikuara dhe dëmtoi ekonominë”, ndërsa akuzoi Farage dhe Badenoch se duan të mbajnë në fuqi të njëjtin sistem të dëmshëm.

The post Britania synon të heqë tarifat e eksportit të ushqimeve drejt BE-së deri në vitin 2027 appeared first on Revista Monitor.

Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

27 August 2025 at 13:01

Instruktuara digjitale, mbrojtja dhe mirëmbajtja e saj po rrisin kostot buxhetore vit pas viti.

Vetëm politikat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve publike digjitale kërkojnë financime me vlerë 4,2 miliardë lekë ose 42 milionë euro nga buxheti 2026, sipas kërkesës që ka bërë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).

Fondet për sigurinë kibernetike po zënë gati 1 të tretën e financimit të E-albania vitin e kaluar.

Sipas kërkesave të detajuara nga AKSK në pjesën e shpenzimeve korente kërkesa shtesë 510 milion lekë financime për 2026 shkon kryesisht si pasojë e zbatimit të ligjit të ri “Për Sigurinë Kibernetike”.

Ky fond do të përdoret për të siguruar funksionimin dhe mbrojtjen e sistemeve të informacionit dhe infrastrukturës kritike të vendit.

Një tjetër fond shtesë, në masën 2.4 miliard lekë, është propozuar për mbulimin e efektit financiar të mbetur të kontratës së nënshkruar mes AKSK, AKSHI-t dhe shoqërisë ‘First’ shpk.

“Ky fond vjen për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe vijimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave për kërkesat e financimeve nga institucionet për 2026.

Financimet për infrastrukturën digjitale janë në rritje të vazhdueshme vit pas viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar me shumë 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e-albania.

Financimet vjetore në infrastrukturën e-albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.

Teksa infrastruktura digjitale evoluon, popullata e vendit ka mungesë njohurish për përdorimin e shërbimeve online. Shpesh kjo mungesë njohurish përkthehet në kosto të fshehur, pasi qytetaret për të aksesuar shërbimet online paguajnë persona të tretë ose zyra noteriale për të marrë.

Gjithashtu për shkak të mungesës së njohurive për infrastrukturën digjitale, publiku ka vështirësi të kuptoje koston e këtyre shërbimeve. Shqipëria dominohet nga një shoqëri me arsim të ulët dhe plakje të shpejtë që e ka shumë të vështirë të përdorë infrastrukturën e shërbimeve digjitale.

The post Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026 appeared first on Revista Monitor.

❌
❌