Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pak para mesnate në kryeqytet.
Një 54 vjecar raportohet të ketë humbur jetën, pasi u aksidentua nga një makinë. Ngjarja u shënua në rrugën ‘Jordan Misja’ ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Avokati Edmond Petraj deklaroi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC Neës se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur qëndrimin më të drejtë duke mos ndërhyrë më në çështjet politike shqiptare, ndërsa kritikoi opozitën për mungesën e reflektimit pas zgjedhjeve.
Sipas tij, SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të konsoliduar dhe pranë anëtarësimit në BE, pavarësisht problematikave të brendshme.
Ai theksoi se opozita vazhdon të mos i njohë rezultatet zgjedhore dhe se përpjekjet për lobim kundër Shqipërisë janë të papranueshme. Petraj u shpreh se hetimet dhe analizat financiare për kontratat e lobimit do të vijojnë, duke shtuar se opozita duhet të kërkojë përgjegjësinë brenda vetes.
“SHBA ka bërë gjënë më të mirë, pasi nuk duhet të futë më hundët. Nuk duhet të komentojë më zgjedhjet dhe politika shqiptare të mos i ketë më sytë nga Amerika. SHBA-të e shikojnë Shqipërinë si një vend të konsoliduar, megjithëse ne kemi shumë defekte dhe marrëdhënie joserioze me qytetarët. Por, pavarësisht kësaj ata e shikojnë Shqipërinë si një vend që është një hap larg BE-së.
Berisha doli blof që në momentin që u hapën kutitë e votimit me insistimin e tyre. Nuk kishte ndonjë tren të çuditshme sipas asaj që pretendonte opozita. Opozita kurrë nuk i ka pranuar zgjedhjet. Opozita do doja që të ishte më afër problemeve që kanë qytetarët. Sa i takon lobimit. Aty i ka plasur bomba në dorë. Nuk ka gjë më të keqe se sa të paguash para duke paguar kundër Shqipërisë. Unë e shikoj si gjënë më të paarsyeshme, sepse me këto para mund të kishin insistuar për të ringritur PD-në, megjithatë nuk ka shpresë për një ringritje të PD.
Hetim do të bëhet, analizë financiare do të bëhet për të dyja kontratat edhe për lobimin edhe për LaCivita-n. Kontrata 6+ milionë dollarëshe nuk është asgjë tjetër veçse një kontratë lobimi kundër Shqipërisë. Ata duan që të gjejnë përgjegjësinë tek vetja.
Për ndërtimet pa leje në Theth, Berisha gjithmonë flet ashtu siç flet. Mënyra e tij e vetme është konflikti. Nuk është në pozitat që të krijojë forcat e tij nga veriu në jug. Kjo katrahurë ka nisur që në kohën e Berishës, ‘tokë e nxanun’”, tha avokati Edmond Petraj./abcnews.al
Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastres prej thuajse një jave nuk është mundur të vihet nën kontroll. Flakët që nga mesdita e së premtes kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.
Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime të ndryshme duke dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës , por me intensitet të ulët.
Në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, 4 të ushtrisë të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Sipas statistikave sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 150 hektarë.
Ndërkohë, situata vijon të jetë e rënduar në fshatin Gorishovë të Cakranit, ku zjarri po përhapet me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë ullishte.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, por era dhe thatësira e tokës po e vështirësojnë ndërhyrjen. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër të re.
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të premte në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Çërraveëtë Pogradecit.
Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. Kodra është kryesisht me bimësi të ulët. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për të lokalizuar flakët.
Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i avancuar përgatitjet për pandemitë e radhës, pas një përgjigjeje të çrregullt globale për pandeminë koronavirusit, ka bërë të ditur Qeveria amerikane.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë kanë thënë përmes një deklarate se e kanë transmetuar edhe zyrtarisht refuzimin amerikan për të zbatuar paktin, i cili është miratuar në muajin maj në Gjenevë, pas tre vjetësh negociata.
Pakti synon të garantojë që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të qasshme në gjithë botën, në rast të ndonjë pandemie tjetër.
Dokumenti u kërkon kompanive prodhuese pjesëmarrëse që të garantojnë se 20 për qind e vaksinave, ilaçeve dhe testeve do të ndahen për OBSH-në gjatë një pandemie, në mënyrë që vendet e varfra të kenë qasje në to.
Negociatorët amerikanë i kanë braktisur këto negociata pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur një proces 12-mujor për largim të SHBA-së nga kjo agjenci, pak pasi e ka nisur mandatin e ri presidencial. SHBA-ja është mbështetësja më e madhe financiare e OBSH-së.
“Terminologjia e përdorur në amendamentet e vitit 2024 është e zbehtë dhe e përgjithshme, duke rrezikuar përgjigjen ndërkombëtare të koordinuar të OBSH-së që fokusohet në çështjet politike sikurse solidariteti, dhe jo në veprime të shpejta dhe efektive”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni të tregoni mirëkuptim. Në punë, do të keni mundësi të zgjidhni një çështje të vjetër që ju ka shqetësuar prej kohësh. Shëndeti mund të jetë pak i luhatshëm, ndaj mos e neglizhoni pushimin dhe kujdesuni për veten. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive gjatë ditës.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot ndiheni të afërt me partnerin ose dikë të veçantë mund të hyjë në jetën tuaj. Në aspektin profesional, do të gjeni mbështetje nga kolegët për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje ushqyerjes. Në anën financiare, mund të merrni një lajm të vogël pozitiv që ju jep më shumë siguri.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Çështjet e zemrës mund të sjellin surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për biseda të sinqerta. Në punë, një ide e re mund të vlerësohet nga eprorët dhe të hapë rrugë të reja. Shëndeti kërkon më shumë aktivitet fizik, ndaj merrni kohë për veten. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një planifikim më të detajuar të shpenzimeve.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sot lidhjet romantike kërkojnë më shumë durim dhe mirëkuptim, pasi mund të lindin keqkuptime të vogla. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyra të rëndësishme dhe të arrini rezultate të mira. Shëndeti është i mirë, por mos e nënvlerësoni lodhjen mendore. Financat janë të balancuara, por është koha të mendoni për kursime afatgjata.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot është dita ideale për të shprehur ndjenjat dhe për të forcuar lidhjet ekzistuese. Në ambientin e punës ju pret një surprizë pozitive ose një vlerësim nga drejtuesit. Shëndeti është në gjendje të mirë, por mos e teproni me aktivitete fizike. Në aspektin financiar, mund të merrni një ofertë interesante që ja vlen të analizohet me kujdes.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ndjenjat tuaja do të jenë të balancuara sot, duke ju mundësuar një komunikim të mirë me partnerin. Në punë, mund të hasni disa sfida, por përkushtimi juaj do të shpërblehet. Shëndeti kërkon më shumë kujdes për sistemin nervor, ndaj shmangni stresin e tepërt. Financat janë të qëndrueshme, por mos harroni të bëni llogari të sakta para çdo shpenzimi.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet romantike janë në qendër të vëmendjes sot, dhe një bisedë e thellë do të sjellë qartësi. Në punë, do të keni mundësi të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët dhe të arrini një marrëveshje të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje ushqimit të shëndetshëm. Financat janë stabile, por një shpenzim i papritur mund t’ju detyrojë të rishikoni buxhetin.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot ndiheni më të afërt me partnerin dhe është momenti i duhur për të zgjidhur mosmarrëveshje të vogla. Në aspektin profesional, do të ndjeni presion për të përfunduar detyra, por do t’ia dilni me sukses. Shëndeti është i mirë nëse i kushtoni rëndësi pushimit. Në planin financiar, shmangni investimet e nxituara dhe qëndroni të kujdesshëm me shpenzimet.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Jeta sentimentale sot do të jetë plot energji pozitive, veçanërisht për ata që kërkojnë diçka të re. Në punë, do të merrni njohje për përpjekjet tuaja dhe mund të shfaqen mundësi për avancim. Kujdesuni për shëndetin, sidomos ndaj lodhjes dhe mungesës së gjumit. Financat janë të mira, por bëni kujdes me huatë ose borxhet.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot ndjeni nevojën të jeni më të hapur me ndjenjat tuaja, gjë që do të përmirësojë marrëdhëniet personale. Në punë, një takim i rëndësishëm mund të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti të mendoni për investime me risk të ulët.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, sot është ditë e mirë për të forcuar besimin dhe për të bërë plane të përbashkëta me partnerin. Në aspektin profesional, do të keni energji për të përballuar sfida dhe për të përmbyllur projekte të mbetura pezull. Shëndeti është i favorshëm, por kujdesuni për hidratimin. Financat janë nën kontroll, ndaj mund të lejoni ndonjë shpenzim të vogël për veten.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet personale sot kërkojnë më shumë vëmendje, ndaj kushtojini kohë njerëzve të dashur. Në punë, mund të përballeni me vonesa të vogla, por asgjë që nuk zgjidhet me durim. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me ushqimet e rënda. Në aspektin financiar, shmangni spekulimet dhe qëndroni në kursin tuaj të zakonshëm.
Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët do ta shkrijnë me kujdes për të zbuluar të dhëna jetike mbi historinë klimatike të planetit.
Ky cilindër i akullt, i nxjerrë nga thellësitë e Antarktidës Lindore, është konsideruar si akulli më i vjetër i planetit dhe përmban informacion të paprecedentë mbi përqendrimet e dioksidit të karbonit, temperaturat dhe modelet e erës që datojnë më shumë se një milion vjet më parë.
Akulli është dërguar në British Antarctic Survey në Kembrixh, ku ekipi i udhëhequr nga Dr. Liz Thomas do ta analizojë me metoda të avancuara gjatë një procesi që zgjat shtatë javë. Ata do të përdorin teknologji si spektrometri masiv me plazmë të lidhur induktivisht (ICPMS) për të analizuar mbi 20 elementë kimikë dhe izotope në lëngun e shkrirë të akullit.
Kjo bërthamë mund të zbulojë se si ka ndryshuar klima globale gjatë Tranzicionit të Pleistocenit të Mesëm (800,000 – 1.2 milion vjet më parë), kur ciklet e akullnajave ndryshuan nga çdo 41,000 në çdo 100,000 vjet. Kjo është një nga pyetjet më të mëdha të pazgjidhura në shkencën e klimës.
Bërthamat e akullit PNRA/IPEV 15 që duken si të ngrira dhe kanë diametër rreth 15 cm janë brenda kanaleve metalike. Ato janë të grumbulluara mbi rafte druri dhe metali.
Gjithashtu, shkencëtarët kërkojnë të kuptojnë se si kanë reaguar shtresat e akullit dhe nivelet e detit në të kaluarën, në një periudhë kur përqendrimet natyrore të CO₂ mund të kenë qenë po aq të larta sa janë sot.
Projekti përfshin institucione nga Britania, Gjermania, Zvicra, Italia dhe Franca. Akulli u shpuar në një zonë rreth 40 km nga baza kërkimore Concordia, u nda në segmente 1 metër dhe u transportua me anije e më pas me furgon frigoriferik në Evropë.
Në total, janë nxjerrë 2.8 km akull, sa tetë Kulla Eiffel të grumbulluara njëra mbi tjetrën.
Ukraina ka riatdhesuar 1,000 trupa të saj bazuar në një marrëveshje të arritur me Rusinë në Stamboll, njoftoi më 17 korrik Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve të Ukrainës, përfshirë ushtarë”, tha Shtabi Koordinues në Telegram.
Shkëmbimi u konfirmua nga Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus në Stamboll, i cili pohoi më tej se Ukraina dorëzoi 19 trupa të ushtarëve rusë si pjesë e marrëveshjes.
Sipas marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Stamboll, Rusia dhe Ukraina u dakortsuan të për riatdhesimin e rreth 6,000 trupave të ushtarëve dhe qytetarëve ukranias.
Ky shkëmbim u kryer në disa faza dhe përfundoi më 16 qershor e 6,057 trupa të kthyer në Ukrainë sipas marrëveshjes.
Kievi më vonë deklaroi se Moska përfshiu trupa të disa ushtarëve të vrarë në transferim. Nga ana tjetër, Ukraina i ktheu Rusisë tre ushtarë të vrarë rus.
Megjithatë, dy raundet e bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll në maj dhe qershor dështuan të arrinin ndonjë përparim drejt përfundimit të armiqësive, megjithëse të dyja palët arritën marrëveshje për shkëmbime të reja të të burgosurve, duke përfshirë shkëmbimin më të madh të luftës që përfshinte 1,000 robër nga secila palë.
Kievi i ka kërkuar vazhdimisht Moskës të miratojë një formulë shkëmbimi të të burgosurve “të gjithë për të gjithë”. Ndërsa mbi 5,000 ukrainas janë kthyer nga robëria ruse që nga marsi i vitit 2022, Rusia vazhdon t’i rezistojë një shkëmbimi gjithëpërfshirës.
Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë.
Popoviç është ndihmës i Petar Petkoviç, shefit të kësaj Zyre në Serbi. Përgjatë deklarimit të tij, Popoviç e ka quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim prej Policisë së Kosovës lidhur me raportimet për arrestim, por ende nuk ka marrë përgjigje./ REL
Asnjëherë nuk kam shkruar për Erion Veliajn — as kur ishte më i fuqishmi në Tiranë, as kur u arrestua në zyrë. As për gjyqin e tij e as për pretendimet e tij. Por si një qytetar kam të drejtë të flas. Nuk më ka lidhur asgjë personale apo politike me të, përveç disa shkëmbimeve idesh kur ai drejtonte organizatën MJAFT dhe unë një fondacion të BBC-së në Shqipëri.
Por sot, si qytetar i këtij vendi, ndiej neveri dhe tronditje kur shoh një sistem që praktikon metoda të turpshme dhe çnjerëzore ndaj një individi që, pëlqehet apo jo, është një qënie njerëzore.
Nëse ka vjedhur apo bastisur duhet të ketë turp, dhe të vuajë dënimin e duhur.
Por. Shqipëria është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Mizor, Çnjerëzor apo Poshtërues, të ratifikuar që në vitin 1994. Shteti shqiptar ka detyrime të panegociueshme për të mos aplikuar, nxitur apo toleruar forma torturimi fizik, izolimi ekstrem apo presioni psikologjik ndaj të paraburgosurve — pavarësisht se kush janë apo çfarë akuzash u rëndojnë.
Ajo që po ndodh me Veliajn nuk është më sistem i bujaties së dënimit — është torturë në logjikë. Një sistem që i mbyll sytë para luksit dhe privilegjeve që u ofrohen kriminelëve të rrezikshëm, ndërsa përpiqet të poshtërojë publikisht një figurë politike, nuk ka më lidhje me administrimin penitenciar. Ka hyrë në një territor tjetër: atë të dhunës së legjitimuar nga heshtja dhe hipokrizia.
Kur sistemi nuk respekton më njeriun, ai shndërrohet në vegël poshtërimi. Dhe aty nuk jemi më përballë një çështjeje politike — por përballë një katastrofe njerëzore dhe morale.
Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, një i ri rreth 27 vjeç ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 54-vjeçari S. Xh.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 54-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ndau me publikun imazhe nga “vernissage” i ekspozitës “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”.
Vernissage janë vizitat private në një galeri përpara hapjes së një ekspozite ndaj publikut të gjerë.
Kuratorja Kim Knoppers shoqëroi përfaqësues të institucioneve bashkëpunëtore në ekspozitë: Néprajzi Múzeum, Ambasada e Hungarisë në Tiranë, Ambasada e Holandës në Shqipëri, Bashkia Shkodër etj.
Mbas fjalëve përshëndetësë të drejtorit të Muzeut të Etnografisë së Budapestit, dr. Lajos Kemecsi, Ambasadores së Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik, Ambasadorit të Holandës në Tiranë, Reinout Vos, dizajnerit të tekstileve, Jozef Martini, kuratorja Kim Knoppers i shoqëroi të pranishmit në një shëtitje vizuale në Pazarin e Vjetër të Shkodrës.
Ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ajo sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit gjenden të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane./atsh/ KultPlus.com
“The Late Show” me Stephen Colbert do të përfundojë në maj 2026, njoftoi dje rrjeti televiziv CBS, në një deklaratë surprizë, sipas BBC.
”Lëvizja është thjesht një vendim financiar në një sfond sfidues në emisionin e orëve të vona të natës dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me performancën, përmbajtjen apo çështje të tjera të shfaqjes”, tha CBS.
Njoftimi vjen vetëm dy javë pasi kompania mëmë e CBS, ”Paramount” zgjidhi një padi me presidentin Donald Trump që rridhte nga një intervistë në CBS me rivalen e tij në zgjedhjet e vitit 2024, Kamala Harris.
Lëvizja i jep fund programit më shumë se prej tre dekadash duke e lënë CBS-në pa një ”talk show”, për herë të parë që nga viti 1993.
Prezantuesi Stephen Colbert e dha lajmin në një regjistrim më herët dje në mbrëmje, duke shkaktuar një kor fishkëllimash nga audienca e studios live.
“Dua të them se njerëzit në CBS kanë qenë partnerë të shkëlqyer”, tha Colbert, duke shtuar se “sigurisht, jam mirënjohës ndaj jush, audiencës, që na jeni bashkuar çdo natë këtu, atje apo në të gjithë botën”.
Colbert ishte informuar për vendimin të mërkurën në mbrëmje.
“Nuk është vetëm fundi i shfaqjes sonë, por është fundi i The Late Show në CBS. Nuk po zëvendësohem. E gjithë kjo thjesht po zhduket. Është një punë fantastike. Do të doja që dikush tjetër ta merrte atë”, tha ai.
”The Late Show” u krijua nga CBS, partneri amerikan i lajmeve i BBC-së, në vitin 1993 si konkurrent i NBC.
Kjo erdhi pas një mosmarrëveshjeje midis prezantuesve David Letterman dhe Jay Leno se kush duhet të pasonte Johnny Carson në ”Tonight Show” të NBC-së, një emision jashtëzakonisht popullor.
Colbert mori drejtimin e programit të CBS nga Letterman në vitin 2015 dhe është bërë një nga kritikët më të vendosur të Trump.
Para se të merrte përsipër punën në ”The Late Show”, Colbert kishte qenë prezantuesi i “The Colbert Report” në ”Comedy Central” – një program që kritikonte politikën dhe kulturën konservatore amerikane.
Njoftimi për mbylljen e programit erdhi mes bisedimeve midis ”Paramount” dhe ”Skydance Media” për të bashkuar dy kompanitë, një veprim që do të kërkonte miratimin nga qeveria federale e SHBA-së.
Senatori demokrat Adam Schiff postoi në X të enjten se kishte përfunduar regjistrimin e një interviste me Colbert pak para se të njoftohej anulimi.
Ai vuri në dyshim nëse njoftimi ishte i lidhur me marrëveshjen prej 16 milionë dollarësh që rrjeti pranoi t’i paguante Trump, duke shkruar se “nëse ‘Paramount’ dhe CBS e mbyllën ‘Late Show’ për arsye politike, publiku meritonte ta dinte”.
Zgjidhja erdhi pasi Trump paditi CBS, tetorin e kaluar, duke pretenduar se rrjeti kishte modifikuar në mënyrë mashtruese një intervistë që u transmetua në programin e lajmeve ”60 Minutes” me rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale Kamala Harris, për të “anuar peshoren në favor të Partisë Demokratike”.
Colbert ka qenë një kritik i madh i Trump dhe ka pritur shumë politikanë demokratë gjatë mandatit të tij si prezantues.
Muajin e kaluar, ai zhvilloi një diskutim me Zohran Mamdani, një socialist demokrat që kryeson garën për t’u bërë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Nju Jorkut.
Vendimi për të anuluar programin vjen ndërsa rrjetet përpiqen të tërheqin shikues të rinj, mes konkurrencës nga transmetuesit dhe podkastet online, së bashku me kostot në rritje të televizionit të drejtpërdrejtë.
“Ne e konsiderojmë Stephen Colbert të pazëvendësueshëm dhe do ta tërheqim ekskluzivitetin ‘The Late Show”, tha CBS në deklaratën e saj.
“Jemi krenarë që Stephen e quajti CBS shtëpi. Ai dhe transmetimi do të mbahen mend në panteonin e të mëdhenjve që zbukuruan televizionin”, tha CBS-ja./ atsh/ KultPlus.com
Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025 Dashi Do jeni të frymëzuar dhe plot ide sot që në orët e para të mëngjesit, por mbrëmja mund të prishet pak për shkak të disa problemeve të vogla në planin sentimental. Nëse keni një lidhje partneri do ua çmojë delikatesën, aftësinë dëgjuese dhe lirinë e shprehjes. Ju duhet […]
Qeveria siriane ka paralajmëruar se do të ripozicionojë forcat e saj në jug të vendit për të rimarrë kontrollin pas ditësh dhune sektare në provincën e Sweidës, një krizë që rrezikon të kthehet në sfidën më serioze të presidencës së sapo nisur të Ahmed al-Sharaa, raporton Financial Times. Përplasjet nisën javën e kaluar, kur një grabitje […]
Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin, si dhe i sigurojnë trupit lëndë ushqyese si vitamina, minerale dhe fibra. Më poshtë janë dhjetë lloje frutash dhe perimesh që janë aleatë të mirë në freskimin e trupit gjatë vapës. -Kastraveci Kastraveci përmban rreth […]
Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është aksidentuar në punë pasditen e kësaj të premte në Treviso të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari, i cili po punonte në instalimet e kabllove me fibra optike, u përplas pas murit të një shtëpie nga një kamion me vinç, pasi u përpoq ta ndalonte, por frenat nuk […]
Për Qazim Laçin këto mund të jenë ditët e fundit te Sparta e Pragës. Sipas “Takagazete”, mesfushori i kombëtares shqiptar po bëhet gati për t’u transferuar në elitën e Turqisë, te skuadra e Rizespor. Pasi ka përfunduar negociatat si me lojtarin ashtu edhe me ekipin nga Praga, klubi i Rizespor pritet që shumë shpejt të […]
Është ndarë nga jeta Alan Bergman, kompozitori fitues i çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy, i cili bashkëpunoi me gruan e tij Marilyn për më shumë se gjashtë dekada dhe krijoi hite si “The Windmills of Your Mind”, “The Way We Were” dhe “In the Heat of the Night”.
Ai ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Bergmans shkruan qindra këngë, kryesisht për filma dhe seriale televizive, dhe bashkëpunuan me kompozitorë si John Ëilliams, Quincy Jones, Henry Mancini dhe David Shire.
Materialet e tyre përfshinin këngën “In the Heat of the Night” të Ray Charles nga filmi me të njëjtin emër; këngën “The Windmills of Your Mind” të Noel Harrison nga filmi “The Thomas Croën Affair”; dhe këngën “It Might Be You” të Stephen Bishop nga filmi “Tootsie”.
“The Way We Were” ishte kënga më e shitur e vitit 1974 dhe u solli Bergmanëve një nga tre çmimet Oscar, të tjerat erdhën për “Windmills of Your Mind” dhe kolonën zanore të “Yentl”.
Çifti I kompozitorëve fituan gjithashtu dy çmime Grammy, katër çmime Emmy dhe gjatë gjithë jetës u nderuan me shumë ccmime për arritjet e tyre.
Alan Bergman lindi më 11 shtator 1925. Ai studio Universitetin e Karolinës së Veriut në dhe mori një diplomë masteri në muzikë.
Marilyn dhe Alan u martuan në shkurt të vitit 1958 dhe ishin partnerë profesionistë gjatë gjithë karrierës së tyre./abcnews.al