Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në hyrje të një fabrike në Shën Petersburg, ku një burrë qëlloi me hark disa punonjëse të kompanisë.
Incidenti shkaktoi panik dhe alarm të madh midis punonjësve dhe banorëve përreth.
Dy gratë që u goditën nga harku pësuan lëndime serioze dhe u transportuan menjëherë me urgjencë në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm. Gjendja e tyre është e rënduar dhe mjekët po monitorojnë situatën me kujdes.
Shock at the factory entrance in St. Petersburg â man shot company employees with a bow
Both women were hospitalized with serious injuries.
A 39-year-old Russian fled the scene on a bicycle and was later arrested.
Sipas raportimeve të para, autori i sulmit është një 39-vjeçar me shtetësi ruse, i cili pas veprës së tij u largua me një biçikletë nga vendngjarja.
Falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit, ai u kap dhe u arrestua pak më vonë, duke i dhënë fund kësaj situate alarmuese.
Motivet e sulmit nuk janë ende të qarta, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt dhune.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në media dhe tek qytetarët, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në ambientet e punës dhe në komunitet në përgjithësi. /Telegrafi/
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke thënë se qëndrimi i disa shteteve anëtare po i jep Serbisë hapësirë për veprime destruktive.
NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin Rubikon nĂ« Klan Kosova, Thaçi theksoi se roli i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« dialogun KosovĂ«âSerbi Ă«shtĂ« i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m.
âRoli udhĂ«heqĂ«s i Uashingtonit nĂ« dialogun KosovĂ«âSerbi Ă«shtĂ« i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m. Bashkimi Evropian Ă«shtĂ« ende jounik pĂ«r njohjen e shtetit tĂ« KosovĂ«s, duket i pĂ«rgjumur dhe i vonuar pĂ«r integrimin e Ballkanit PerĂ«ndimor, me pĂ«rjashtim tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Malit tĂ« Zi,â deklaroi ai.
Thaçi gjithashtu kritikoi pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo situatë po e motivon Serbinë të sillet në mënyrë armiqësore ndaj vendit.
âMosgatishmĂ«ria e njohjes sĂ« KosovĂ«s nga pesĂ« vendet e Bashkimit Evropian, sikur po e inkurajon SerbinĂ« tĂ« sillet jo mirĂ« me KosovĂ«n,â theksoi Thaçi.
Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qasjes së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku siç thonë ata, sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.
âKy nuk Ă«shtĂ« njĂ« devijim administrativ apo njĂ« rastĂ«si burokratike, kjo Ă«shtĂ« politikĂ« shtetĂ«rore e pĂ«rjashtimit sistematik tĂ« shqiptarĂ«ve, e cila po realizohet me vetĂ«dije tĂ« plotĂ« dhe me pĂ«rkrahje tĂ« qartĂ« politikeâ, thonĂ« nga BDI.
âKjo padrejtĂ«si buron drejtpĂ«rdrejt nga programi politik i kĂ«saj qeverie jolegjitime, qĂ« shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, njĂ« mjet thelbĂ«sor pĂ«r garantimin e pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« drejtĂ« dhe adekuat tĂ« tĂ« gjitha bashkĂ«sive etnike nĂ« administratĂ«n publike dhe shtetĂ«rore.
Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.
BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.
BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.
Ne do tĂ« mbetemi nĂ« ballĂ« tĂ« betejĂ«s pĂ«r barazi tĂ« plotĂ«, drejtĂ«si institucionale dhe mbrojtje tĂ« tĂ« drejtave kolektive tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« çdo sektor tĂ« shtetitâ, thuhet nĂ« reagimin e BDI-sĂ«.
Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë mes Larnes dhe Prishtinës në duelin e parë për fazën kualifikuese në fazën e Ligës së Konferencës.
Skuadra kosovare e nisi shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar portën e vendasve në disa raste.
Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.
Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.
Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.
Prishtina vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë, mirëpo mbrojta kundërshtare ishte e ngjeshur.
Mbetet tĂ« shihet nĂ«se nĂ« 45 minutat e dytĂ« do tĂ« ketĂ« ndonjĂ« gol, por edhe ky rezultat i konvenon PrishtinĂ«s, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon nĂ« âFadil Vokrriâ. /Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet se ajo ka kërkuar ndërtimin e ndonjë rezidence presidenciale për qëllime personale.
Përmes një reagimi zyrtar, nga zyra e saj është bërë e ditur se asnjanëherë nuk është kërkuar ndonjë objekt me oborr privat, dhoma private apo ndonjë luks tjetër personal.
Sipas njoftimit, plani ideor i shpallur pĂ«r ndĂ«rtimin e objektit tĂ« PresidencĂ«s nuk ka marrĂ« miratimin e Presidentes, dhe brenda kornizĂ«s ligjore, ajo do tĂ« kĂ«rkojĂ« rishikimin e projektit pĂ«r tâiu pĂ«rshtatur nevojave reale tĂ« shtetit dhe jo ndonjĂ« interesi personal.
Presidentja thotë se ka kërkuar që të procedohet vetëm me ndërtimin e një objekti zyrtar, që do të shërbejë për takime dhe pritje shtetërore.
Ajo ka theksuar se Kosova është vendi i vetëm në Evropë, ndoshta edhe në botë, ku Kreu i Shtetit nuk ka një ndërtesë të dedikuar për funksionin e tij/saj. Aktualisht, pritjet zyrtare mbahen në sallat e Kuvendit, ku sipas Presidencës, kushtet janë të papërshtatshme, deri në atë masë sa liderët e shteteve mike përballen me erën e kanalizimeve.
Ndërkaq, mungesa e ambienteve për darka apo pritje të nivelit të lartë ka bërë që këto të mbahen në restorante private, çka, sipas Presidentes, është praktikë e pazakontë për një shtet serioz, dhe një turp kombëtar që 26 vjet pas çlirimit, kjo çështje themelore mbetet e pazgjidhur.
Presidentja Osmani ka sqaruar më tej se edhe nëse fillon ndërtimi i objektit zyrtar, përfundimi i tij do të kërkojë së paku 5 deri në 6 vite, që nënkupton se ajo nuk do të përfitojë nga ai objekt gjatë mandatit të saj. Prandaj, çdo pretendim se ajo po ndërton për veten e saj është cilësuar si i pabazë dhe jashtë çdo logjike.
Pa suita personale, vetëm ambiente zyrtare
Zyra e Presidentes thekson se nuk Ă«shtĂ« autorizuar ndĂ«rtimi i ndonjĂ« suite apo hapĂ«sire private, por janĂ« kĂ«rkuar vetĂ«m ambiente pune dhe pritjeje shtetĂ«rore â pĂ«rfshirĂ« njĂ« suitĂ« pritjeje pĂ«r liderĂ«t dhe homologĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, praktikĂ« e zakonshme nĂ« çdo presidencĂ« tĂ« vendeve demokratike.
Në përmbyllje të reagimit, theksohet se ndërtimi i një objekti për Presidencën është një domosdoshmëri shtetërore, jo luks personal. Objektivi është garantimi i kushteve dinjitoze pune, sigurisë dhe përfaqësimit të denjë të shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
âNdĂ«rtimi i kĂ«tij objekti nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me Presidenten Osmani, por me institucionin e PresidencĂ«s dhe respektin qĂ« njĂ« shtet i jep vetes dhe pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« tijâ, pĂ«rfundon reagimi.
Faqja zyrtare e âSunny Hill Festivalâ ka publikuar sot njĂ« video tĂ« artistes shqiptare me famĂ« botĂ«rore, Dua Lipa, e cila i drejtohet fansave tĂ« saj me njĂ« mesazh tĂ« ngrohtĂ« dhe emocionues nĂ« prag tĂ« edicionit tĂ« sivjetshĂ«m tĂ« festivalit qĂ« mbahet nĂ« PrishtinĂ«.
NĂ« videon e shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjetet sociale, Dua shfaqet entuziaste, ndĂ«rsa thekson: âJam shumĂ« e entuziazmuar tĂ« vij nĂ« shtĂ«pi, nĂ« PrishtinĂ«, javĂ«n e ardhshme, pĂ«r festivalin Sunny Hill. Do tĂ« jetĂ« edicioni mĂ« i madh deri tani dhe jam shumĂ« krenare sa shumĂ« Ă«shtĂ« rritur si festival. Mezi po pres, ju dua shumĂ« shumĂ«â.
Ajo nuk heziton tĂ« pĂ«rfundojĂ« mesazhin e saj nĂ« gjuhĂ«n shqipe, duke shtuar: âMezi po pres, ju dua shumĂ«!â
Dua Lipa Ă«shtĂ« njĂ« nga emrat kryesorĂ« tĂ« kĂ«tij edicioni tĂ« festivalit âSunny Hillâ, i cili organizohet çdo vit nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
Prania e saj këtë vit në Prishtinë ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm tek publiku, me pritje të mëdha për performancën e saj në skenë.
Festivali, që tashmë ka fituar një reputacion ndërkombëtar, pritet të sjellë sërish në Kosovë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe të vazhdojë të afirmojë Prishtinën si një pikë të rëndësishme në hartën e festivaleve evropiane. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.
NĂ« njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa Ă«shtĂ« vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kĂ«saj date mund tĂ« shkaktojĂ« âdĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe funksionimin e institucioneve kyçeâ.
âGjykata vlerĂ«son se ekzistojnĂ« rrethana tĂ« interesit publik qĂ« ndĂ«rlidhen me themelimin e institucioneve shtetĂ«rore pas zgjedhjeve pĂ«r Kuvend, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur pas 26 korrikut Ă«shtĂ« nĂ« interes publikâ, thuhet nĂ« vendimin e publikuar.
Sipas Gjykatës, vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës, derisa të shqyrtohen kërkesat që kanë sjellë deri te kjo masë.
Ky vendim vjen në një periudhë të ndjeshme politike për vendin, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.
Në vendim tutje theksohet caktimi i masës së përkohshme.
Juventusi ka finalizuar transferimin e Joao Marion nga Porto, për një shumë prej 11.4 milionë euro plus 1.2 milionë euro në shpenzime shtesë, në kuadër të një marrëveshjeje që përfshin gjithashtu kalimin e Alberto Costës në drejtim të kundërt.
Transferimi u përmbyll sot, pasi futbollisti portugez iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Në njoftimin zyrtar të klubit italian theksohet se pagesa totale prej 12.6 milionë euro do të shpërndahet gjatë katër viteve financiare, duke ndihmuar menaxhimin ekonomik të klubit sipas rregullave të qëndrueshmërisë financiare.
âI'm very happy to be here, it feels amazing.â
Listen to Joao Marioâs first interview as a Juventus player!
Joao Marion, 25 vjeç, është një mbrojtës i djathtë, i njohur për fleksibilitetin taktik, pasi mund të aktivizohet edhe si mesfushor krahu apo pjesë e një treshje sulmuese, sipas nevojës. Ai ka kaluar të gjitha nivelet e akademisë së FC Portos, dhe sezonin e kaluar realizoi 42 paraqitje zyrtare, duke dhënë 7 asiste.
Në të njëjtën kohë, Alberto Costa do të transferohet në FC Porto në një marrëveshje të veçantë me vlerë 16 milionë euro. Ky paraqet një përfitim të konsiderueshëm për Juventusin, duke marrë parasysh se Costa ishte transferuar nga Vitoria Guimaraes në janar për vetëm 12.5 milionë euro.
Ky transaksion i dyfishtë pritet të ndikojë pozitivisht në planet sportive dhe financiare të të dy klubeve për sezonin e ri. /Telegrafi/
Marrëveshjet dhe memorandumi i mirëkuptimit u nënshkruan në Forumin e Investimeve Siriano-Saudite që u mbajt në Damask, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, në prani të presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, u zhvillua një shkëmbim marrëveshjesh midis subjekteve saudite dhe siriane nga sektori publik dhe privat, duke mbuluar fusha të ndryshme si telekomunikacioni, siguria kibernetike dhe aviacioni.
Një delegacion i lartë saudit i udhëhequr nga ministri i Investimeve Saudite, Khalid al-Falih mbërriti në Damask të mërkurën për të marrë pjesë në forum, i cili u lansua nën drejtimin e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar rindërtimin e Sirisë.
Duke folur nĂ« hapjen e forumit, al-Falih tha se â47 marrĂ«veshje dhe memorandume mirĂ«kuptimi do tĂ« nĂ«nshkruhen me vlerĂ« 24 miliardĂ« SR (6.4 miliardĂ« dollarĂ«)â.
Ai shtoi se Kompania Saudite e Telekomunikacionit (stc Group) do të jetë midis kompanive saudite që do të nënshkruajnë marrëveshje me Sirinë për zhvillimin teknologjik.
Al-Falih theksoi gjithashtu se vizita e delegacionit në Damask pasqyron mbështetjen e Arabisë Saudite për Sirinë, ndërsa njoftoi se Këshilli i Biznesit Saudito-Sirian do të krijohet sipas direktivave të MBS. /Telegrafi/
Manchester United po shqyrton mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« vendosĂ« njĂ« tarifĂ« deri nĂ« 4,700 euro pĂ«r tifozĂ«t â vetĂ«m pĂ«r tĂ« fituar tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« biletĂ« sezonale nĂ« stadiumin e ri tĂ« planifikuar.
Sipas raportimeve tĂ« Mail Sport, njĂ« propozim shumĂ« i diskutueshĂ«m pĂ«r tĂ« futur tĂ« ashtuquajturĂ«n âLicencĂ« Personale e Venditâ (PSL) â njĂ« sistem i zakonshĂ«m nĂ« SHBA, por i papĂ«rdorur deri mĂ« tani nĂ« LigĂ«n Premier â Ă«shtĂ« paraqitur tifozĂ«ve nga kompania konsulente amerikane CSL International.
Zyrtarët e United kanë sqaruar se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar dhe se projekti është ende në fazën eksploruese. Megjithatë, nëse implementohet, kjo do të detyronte tifozët të paguanin mijëra euro paraprakisht, përpara se të blinin biletën e tyre sezonale çdo vit.
Sipas këtij modeli, që përdoret shpesh në SHBA për të ndihmuar në financimin e stadiumeve të reja, tifozët që paguajnë për një PSL do të kenë të drejtën e refuzimit të parë për ulësen e tyre për 30 vitet e ardhshme. Por, nëse nuk e blejnë biletën sezonale në një sezon të caktuar, ata automatikisht e humbasin këtë të drejtë.
Pas ardhjes së bashkëpronarit Sir Jim Ratcliffe dhe grupit të tij INEOS, United ka prezantuar konceptin për një stadium të ri me kapacitet 100,000 vende, të dizajnuar nga arkitekti i njohur Lord Norman Foster. Stadiumi do të ndërtohet pranë Old Trafford dhe synon të jetë një ndër më modernët në botë.
Kostoja e ndërtimit të stadiumit pritet të kalojë 2.35 miliardë euro. Klubi është duke kërkuar mbështetje financiare nga qeveria për infrastrukturën përreth, por ka bërë të ditur se vetë do të sigurojë fondet për ndërtimin e vetë stadiumit. /Telegrafi/
Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar.
Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të zhdukura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko.
Raporti u paraqit nga njĂ« person i pranishĂ«m nĂ« vendngjarje â motra e vajzĂ«s 16-vjeçare â e cila, nĂ« njĂ« gjendje tĂ« dukshme tĂ« shqetĂ«suar, kĂ«rkoi ndihmĂ« emergjente. Pak mĂ« vonĂ«, njĂ« mjek nga Ndihma e ShpejtĂ« nĂ« Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke kĂ«rkuar angazhimin e ekipeve tĂ« kĂ«rkim-shpĂ«timit nĂ« ujĂ«.
âPas pranimit tĂ« thirrjes, Qendra pĂ«r Menaxhim me Kriza menjĂ«herĂ« i njoftoi institucionet kompetente â MPB, Qendra Operative tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m dhe DrejtorinĂ« pĂ«r Mbrojtje dhe ShpĂ«tim â me kĂ«rkesĂ« pĂ«r angazhimin urgjent tĂ« ekipeve pĂ«r kĂ«rkim dhe shpĂ«tim nĂ« ujĂ«. Sipas informacioneve tĂ« fundit nga terreni, nĂ« vendngjarje Ă«shtĂ« e pranishme njĂ« ekip e MPB-sĂ« me varkĂ«, dhe gruaja 26-vjeçare Ă«shtĂ« gjetur gjallĂ«. KĂ«rkimi pĂ«r vajzĂ«n 16-vjeçare vazhdonâ, tha QMK.
Avokati SkĂ«nder Musa ka thĂ«nĂ« se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« ka ndryshuar udhĂ«zimin administrativ qĂ« mĂ« herĂ«t lejonte sigurimin e fondeve shtesĂ« pĂ«r mbrojtjen juridike tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t po pĂ«rballen me gjykimin nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«.
Sipas tij, fshirja e nenit 11 nga udhëzimi administrativ, nen që mundësonte kërkesa për buxhet shtesë në raste të veçanta, ka rrezikuar seriozisht cilësinë e mbrojtjes në fazën më kritike të procesit.
âĂshtĂ« e tmerrshme qĂ« njĂ« pushtet shqiptar nĂ« KosovĂ«, njĂ« ministri e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« udhĂ«hiqet prej njĂ« shqiptari e largon nenin nga udhĂ«zimi administrativ qĂ« duhet tĂ« paguhen edhe pagesa shtesĂ« qĂ« i kĂ«rkon mbrojtja nĂ« njĂ« proces kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r KosovĂ«n. Dhe nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« qĂ« Ă«shtĂ« vendimtare pĂ«r qĂ« tĂ« paraqitet mbrojtja mĂ« efikase. ĂshtĂ« e pamundshme qĂ« çdo ekip tjetĂ«r tĂ« pĂ«rgatit nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« procesit. Dhe tĂ« jetĂ« efektive mbrojtja ashtu e siç ka qenĂ« mjaftĂ« e ashpĂ«r Prokuroria Speciale nĂ« raport me tĂ« akuzuarit dhe me mbrojtjen. Dhe nĂ« çdo pikĂ« prokurorĂ«t special e kanĂ« shfrytĂ«zuar qĂ« mbrojtja tĂ« duket sa mĂ« e dobĂ«tâ, ka thĂ«nĂ« Musa.
Musa ka shtuar se pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« bie drejtpĂ«rdrejt mbi MinistrinĂ« e DrejtĂ«sisĂ«, duke i fajĂ«suar se âkanĂ« punuar nĂ« favor tĂ« ProkurorisĂ« Speciale dhe jo nĂ« favor tĂ« mbrojtjesâ.
âPa asnjĂ« dyshim konsideroj qĂ« Ministria e DrejtĂ«sisĂ«, personat pĂ«rgjegjĂ«s prej ministri deri personat pĂ«rgjegjĂ«s qĂ« janĂ« pĂ«r financa kanĂ« punuar nĂ« favor tĂ« prokuroria speciale dhe jo nĂ« favor tĂ« mbrojtjesââ, ka thĂ«nĂ« Musa.
Shtetet e Bashkuara vlerĂ«sojnĂ« se ekzistojnĂ« mundĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r bashkĂ«punim ekonomik me KosovĂ«n nĂ« disa sektorĂ« strategjikĂ« dhe se heqja e barrierave tregtare do tâi forconte mĂ« tej kĂ«to lidhje.
âShohim mundĂ«si pĂ«r bashkĂ«punim ekonomik nĂ« KosovĂ« nĂ« disa sektorĂ«, pĂ«rfshirĂ« energjinĂ«, mbrojtjen, infrastrukturĂ«n, teknologjinĂ« e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinĂ« kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do tĂ« rezultonte me rritje tĂ« tregtisĂ«â, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r REL-in.
âNe i inkurajojmĂ« sektorĂ«t publikĂ« dhe privatĂ« nĂ« KosovĂ« qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« mundĂ«si ekonomike dhe investime nĂ« tregun amerikan dhe qĂ« Qeveria tĂ« promovojĂ« njĂ« mjedis transparent dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r bizneset amerikane qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« zgjerohen nĂ« KosovĂ«â, tha ai.
Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.
Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.
Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.
Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.
Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.
âKosova duhet tĂ« angazhohet mĂ« tej nĂ« forcimin e sundimit tĂ« ligjit, nĂ« shmangien e veprimeve qĂ« mund tĂ« rrisin paparashikueshmĂ«rinĂ« juridike, si dhe nĂ« rritjen e mbrojtjes sĂ« investitorĂ«ve, pĂ«rmes pĂ«rmirĂ«simit tĂ« efikasitetit tĂ« gjykataveâ, i tha Radios Evropa e LirĂ« mĂ« 18 korrik Arian Zeka, kryetar i OdĂ«s Ekonomike Amerikane nĂ« KosovĂ«.
Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja.
Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.
Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri.
Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro.
Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.
Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik.
Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:
âMisionet tona nĂ« mbarĂ« botĂ«n janĂ« gati tĂ« ndihmojnĂ« bizneset dhe investitorĂ«t e huaj qĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me partnerĂ«t tanĂ« amerikanĂ« nga sektori publik dhe privat, pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar kompanitĂ« tona kryesore, teknologjinĂ« dhe fuqinĂ« punĂ«toreâ.
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka publikuar raportin gjashtëmujor të punës për periudhën janar-qershor 2025, duke paraqitur statistika dhe zhvillime të rëndësishme në fushat e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Sipas raportit, AIP ka pranuar gjithsej 462 ankesa lidhur me qasjen në dokumente publike. Komunat kanë qenë subjektet më të ankuara, me 137 ankesa, pasuar nga ministritë me 107 dhe sistemi gjyqësor me 23 ankesa. Për shkelje të konstatuara, janë shqiptuar 12 gjoba administrative gjatë kësaj periudhe.
Raporti gjithashtu vë në pah përkushtimin e AIP për ndërgjegjësim dhe edukim të aktorëve publikë e privatë. Janë zhvilluar 20 aktivitete informuese dhe trajnime, me pjesëmarrjen e mbi 450 zyrtarëve publikë dhe kontrolluesve, përfaqësues të sektorit shëndetësor, bankar, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave. Nga këto trajnime, 227 pjesëmarrës janë certifikuar.
NjĂ« ndĂ«r aktivitetet e veçanta ishte punĂ«toria me gazetarĂ« me temĂ«n âSektori i Mediave dhe Mbrojtja e tĂ« DhĂ«nave Personaleâ, qĂ« kishte pĂ«r synim rritjen e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« nĂ« trajtimin e tĂ« dhĂ«nave gjatĂ« raportimeve mediatike.
AIP thekson se në këtë gjashtëmujor ka qenë në fokus bashkëpunimi me institucionet dhe forcimi i kapaciteteve institucionale, për të siguruar respektimin e të drejtave për qasje në dokumente publike dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube nga PSG, Bayern Munich ka nisur të veprojë fuqishëm në tregun e transferimeve.
Trajneri Vincent Kompany është i vendosur ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit evropian, me synim kryesor rikthimin e Ligës së Kampionëve në Mynih. Për këtë, ai kërkon përforcime cilësore në krahët e sulmit.
Skuadra bavareze ka humbur tashmĂ« Leroy Sane, i cili Ă«shtĂ« transferuar te Galatasaray, ndĂ«rsa Thomas Muller pritet tâi bashkohet klubit amerikan LAFC. Pas njĂ« fillimi tĂ« qetĂ« tĂ« merkatos verore, Bayern duket se po pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« fazĂ« shumĂ« mĂ« aktive.
Prej javĂ«sh, klubi ka ndjekur me interes Luis DĂaz tĂ« Liverpoolit. Edhe pse kolumbiani ka rĂ«nĂ« dakord pĂ«r kushtet personale me Bayernin, âThe Redsâ kanĂ« refuzuar ofertat dhe po punojnĂ« pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s sĂ« tij me kushte tĂ« pĂ«rmirĂ«suara. MegjithatĂ«, DĂaz raportohet se dĂ«shiron tĂ« largohet nga Anfield kĂ«tĂ« verĂ«.
Me refuzimin e fundit nga Liverpooli, Bayern pritet të ndryshojë drejtim dhe të përqendrohet te një tjetër emër i madh: Rafael Leao.
Sipas âFichajesâ, gjiganti gjerman po pĂ«rgatit njĂ« ofertĂ« prej 120 milionĂ« eurosh pĂ«r yllin portugez tĂ« Milanit. Leao regjistroi 12 gola dhe 13 asistime nĂ« 50 ndeshje sezonin e kaluar â statistika tĂ« forta, megjithĂ«se nĂ«n pritshmĂ«ritĂ« e klubit italian.
Roli i tij nĂ« âSan Siroâ nuk konsiderohet mĂ« i paprekshĂ«m dhe me njĂ« ofertĂ« tĂ« majme nĂ« tavolinĂ«, Milani mund tĂ« shqyrtojĂ« seriozisht mundĂ«sinĂ« e largimit tĂ« tij.
JavĂ«t nĂ« vijim pritet tĂ« jenĂ« vendimtare. NĂ«se Liverpool mbetet i palĂ«kundur pĂ«r DĂaz, Bayern mund tĂ« pĂ«rqendrojĂ« tĂ« gjithĂ« energjinĂ« dhe fondet pĂ«r tĂ« realizuar transferimin e Leaos â njĂ« lĂ«vizje qĂ« do tĂ« trondiste tregun evropian tĂ« verĂ«s.
Një nënshkrim i këtij niveli do të ishte një deklaratë force nga Bayern Munich, që synon të rikthehet në elitën e futbollit kontinental dhe të garojë për trofetë më të mëdhenj. /Telegrafi/
Bebe Rexha ka shpërndarë disa foto të mahnitshme në Instagram, duke u fokusuar në një set të veçantë pozash me një Porsche të zezë, duke tërhequr vëmendjen e fansave të saj me stilin e saj unik dhe sharm.
Këngëtarja, e njohur për energjinë dhe natyrën e saj të guximshme, ka shfrytëzuar këtë moment për të shfaqur një anë të re të vetes së saj, duke miksuar pasionin për muzikën dhe luksin.
Në disa nga fotografitë e postuara, Bebe ka pozita të theksuara mbi makinën Porsche, duke sjellë një stil të sofistikuar dhe seksi.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Ajo është e veshur me një kostum të thjeshtë të zi dhe një shall me dy gëzhoja të mëdha, i cili e thekson pamjen e saj elegante dhe tërheqëse. Pozitat e saj janë të ngjashme me ato që shohim në pasarela mode, duke bërë që këto foto të duken si një kombinim i luksit dhe artit të fotografisë.
Një tjetër seri fotoreportazhesh ka qenë një set i vogël polaroidësh, ku Bebe ka përdorur një llokë të ngjashme për të shfaqur anën e saj më të intimitetit dhe krijueshmërisë.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Lidhur me këtë moment, ajo ka postuar gjithashtu një foto të shkrepur në një ambient të brendshëm, ku përmban një atmosferë të ngrohtë dhe të bukur, e cila nënvizon stilin e saj modern dhe të rafinuar. Ngjyrat neon dhe detajet e ambientit përputhen me pamjen e saj të fuqishme dhe të vetëbesuar.
Në disa prej fotove të tjera, Bebe është bashkë me një mik, duke ndarë një moment më të relaksuar, që tregon se ajo është gjithashtu një person shumë miqësor dhe i hapur.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Atmosfera e këtyre pamjeve tregon se Bebe Rexha është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të lidhur kreativitetin dhe jetëshmërinë e saj në mënyra unike. /Telegrafi/
Rusia akuzoi tĂ« enjten kancelarin gjerman Friedrich Merz se po ndjek njĂ« rrugĂ« âmilitarizimiâ dhe tha se kjo ishte njĂ« shkak pĂ«r shqetĂ«sim.
Merz, një konservator që mori detyrën në maj, ka mbajtur një qëndrim më të vendosur në mbështetje të Ukrainës sesa paraardhësi i tij socialdemokrat Olaf Scholz, ndërsa premtoi të rrisë presionin mbi Rusinë për konfliktin në Ukrainë.
Ai vizitoi Kievin brenda pak ditësh pasi u bë kancelar dhe mbështeti të drejtën e Ukrainës për të nisur sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.
Nën drejtimin e Merz, Gjermania planifikon të rrisë shpejt shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të produktit të brendshëm bruto deri në vitin 2029, pasi ka arritur objektivin e mëparshëm të NATO-s prej 2% vetëm në vitin 2024.
Dhe lidhur me kĂ«to, zĂ«dhĂ«nĂ«sja e MinistrisĂ« sĂ« Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha nĂ« konferencĂ«n e saj javore pĂ«r shtyp se Gjermania kishte ndjekur njĂ« politikĂ« hapur armiqĂ«sore ndaj RusisĂ« nĂ« vitet e fundit dhe se Merz po e rriste retorikĂ«n anti-ruse âfjalĂ« pĂ«r fjalĂ« çdo ditĂ«â.
âKjo retorikĂ« po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« agresive dhe militante. Dhe ne besojmĂ« se kursi qĂ« ai ka zgjedhur pĂ«r tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar marrĂ«dhĂ«niet me RusinĂ« paralelisht me militarizimin e detyruar tĂ« GjermanisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shkak pĂ«r shqetĂ«sim tĂ« madh, para sĂ« gjithash pĂ«r vetĂ« qytetarĂ«t e (GjermanisĂ«)â, ka pretenduar Zakharova.
Deri më tani, Berlini nuk ka bërë ndonjë koment mbi deklaratat e Zakharovas. /Telegrafi/
Ministri i EkonomisĂ« dhe PunĂ«s Besar Durmishi prezantoi masĂ«n e re tĂ« Planit operativ pĂ«r vitin 2025 â Programi PunĂ« e dobishme -komunale, me tĂ« cilin parashikohet angazhim i 300 personave tĂ« papunĂ« pĂ«r tĂ« siguruar shĂ«rbime sociale dhe shĂ«ndetĂ«sore nĂ« nivel lokal.
Siç sqaroi Durmishi, programi nuk është i dedikuar për punë komunale, por për mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale.
Shërbimet e parashikuara përfshijnë kujdesin ditor, ndihmën në kushte shtëpiake, mbështetjen për jetesë të pavarur, si dhe asistentët arsimorë dhe personalë për fëmijët.
âThirrja publike zgjat deri mĂ« 8 gusht tĂ« vitit 2025 dhe Ă«shtĂ« i dedikuar pĂ«r komunat dhe Qytetin e Shkupit. TĂ« papunĂ«t qĂ« do tĂ« pĂ«rfshihen do tĂ« marrin kompensim bruto prej 28.000 denarĂ« nĂ« muaj pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej 18 muajsh, me atĂ« qĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« do tĂ« financohen nga shteti dhe pjesa tjetĂ«r nga vetĂ«qeverisja lokaleâ, thonĂ« nga Ministria e EkonomisĂ«.
Ministri Durmishi, thuhet nĂ« njoftim, informoi edhe pĂ«r rritjen e buxhetit pĂ«r masat aktive tĂ« punĂ«simit nga 16,08 milionĂ« euro nĂ« 23,57 milionĂ« euro, si dhe pĂ«r pĂ«rfshirjen e rritur tĂ« pĂ«rdoruesve â pĂ«r 815 persona tĂ« rinj nĂ« programet e vetĂ«punĂ«simit.
Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që mund të bartin parazitë në organizëm, madje edhe për vite me radhë pa simptoma të qarta
Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë brenda ose mbi trupin e njeriut, duke shfrytëzuar ushqyesit dhe dobësuar imunitetin. Infektimi mund të ndodhë shumë më lehtë se sa mendohet: mjafton larja jo e duhur e duarve, pirja e ujit të pasigurt, konsumimi i mishit ose peshkut të pagatuar mirë, apo pickimi nga insektet bartëse.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infeksionet parazitare janë më të zakonshme në zona me higjienë të dobët dhe ujë të ndotur, por nuk përjashtojnë as vendet e zhvilluara.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar
Shenjat që mund të tregojnë për praninë e parazitëve janë shpesh të paqarta dhe shpesh ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Disa simptoma të mundshme janë:
Ărregullime tĂ« zorrĂ«ve (diarre, kapsllĂ«k i pĂ«rsĂ«ritur, fryrje barku) Kruajtje anale, sidomos natĂ«n Akne dhe skuqje tĂ« shpeshta tĂ« lĂ«kurĂ«s RĂ«nie e flokĂ«ve dhe dobĂ«sim i thonjve Lodhje e vazhdueshme dhe dobĂ«si e imunitetit ErĂ« e keqe e gojĂ«s Infeksione tĂ« shpeshta tĂ« rrugĂ«ve urinare Humbje peshe pa arsye tĂ« qartĂ«
Sipas Centers for Disease Control and Prevention, CDC, burimet më të zakonshme të infeksionit përfshijnë mishin e gjallë ose të pagatuar mirë (sidomos derri dhe peshku), frutat dhe perimet e palara, ujin e ndotur, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë ose udhëtimet në zona tropikale, transmeton Telegrafi.
Si diagnostikohen?
Metodat moderne të diagnostikimit përfshijnë ekzaminimin e mostrave të jashtëqitjes në laborator (coprograma), teste të gjakut për disa lloje parazitësh, si dhe teste më të avancuara molekulare në rastet kur dyshohet për infeksione më të rralla. Megjithatë, për disa parazitë, identifikimi mund të jetë sfidues dhe kërkon herë pas here përsëritje të analizave.
Mbrojtja dhe trajtimi natyral
Përveç terapive mjekësore që mund të përshkruajë mjeku, disa ushqime dhe bimë mund të ndihmojnë organizmin të luftojë parazitët, nëse përdoren me kujdes dhe si mbështetje:
Hudhra â konsiderohet njĂ« nga agjentĂ«t natyralĂ« mĂ« tĂ« fuqishĂ«m kundĂ«r parazitĂ«ve. Studime tĂ« ndryshme kanĂ« treguar se pĂ«rbĂ«rjet si alicina pengojnĂ« zhvillimin e parazitĂ«ve (Journal of Helminthology, Cambridge University Press).
Një thelb hudhre i grimcuar mund të përzihet me qumësht të ngrohtë dhe të konsumohet esëll disa herë në javë.
Vaji i kokositâ pĂ«rmban acid laurik, qĂ« mund tĂ« ketĂ« efekt antibakterial dhe antiparazitar. Mund tĂ« pĂ«rdoret nĂ« kuzhinĂ« ose tĂ« merret 1-2 lugĂ« nĂ« ditĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« kufizuar.
Shafrani i IndisĂ« (turmeric) â ka veti tĂ« fuqishme anti-inflamatore dhe mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« mbĂ«shtetjen e zorrĂ«ve. Kombinohet mirĂ« me kos natyral.
Kanella dhe rigoni â vaji esencial i rigonit dhe kanellĂ«s ka treguar veti antimikrobike nĂ« disa studime (Frontiers in Microbiology). Duhet tĂ« pĂ«rdoren me kujdes (2-3 pika vaj rigoni tĂ« holluar nĂ« ujĂ«, jo mĂ« shumĂ« se disa ditĂ«).
Farat e linit, farat chia, panxhari i kuq â kĂ«to pĂ«rmbajnĂ« fibra qĂ« ndihmojnĂ« pastrimin e zorrĂ«ve dhe mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« largimin mekanik tĂ« disa parazitĂ«ve.
Vitamina Câ njĂ« sistem imunitar i fortĂ« Ă«shtĂ« mbrojtja mĂ« e mirĂ« natyrale kundĂ«r shumĂ« infeksioneve, pĂ«rfshirĂ« ato parazitare. Frutat e freskĂ«ta, sidomos agrumet, kivi, specat dhe manaferrat janĂ« burime tĂ« shkĂ«lqyera.
shutterstock
Si të parandaloni infeksionet?
Lani duart shpesh me sapun, sidomos pas tualetit dhe para gatimit. Konsumoni mish dhe peshk të gatuar mirë. Shpëlani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm. Pini ujë të filtruar ose të sigurt. Kujdesuni për higjienën e kafshëve shtëpiake.
Kujdes!
Metodat natyrore janë ndihmëse, por në rast të dyshimit për infeksion serioz, gjithmonë konsultohuni me një mjek. Vetëtrajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur disa lloje parazitësh.
Për më tepër informacione të besueshme, mund të vizitoni faqet zyrtare të OBSH-së (www.who.int) dhe CDC-së (www.cdc.gov). /Telegrafi/
Një audio rrëqethëse e thirrjes në numrin emergjent 911 është publikuar, ndërsa ambulancat dhe shërbimet e urgjencës nxituan drejt shtëpisë së ikonës së WWE, Hulk Hogan, i cili po përjetonte një arrest kardiak.
Hogan ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare herët në mëngjesin e së enjtes, në banesën e tij në Clearwater, Florida, pasi pësoi një atak kardiak fatal.
Në audio, operatorët e 911 dëgjohen duke koordinuar ekipet mjekësore dhe duke theksuar se bëhej fjalë për një rast të ndërlikuar arresti kardiak.
Materiali është siguruar nga TMZ, menjëherë pas përhapjes së lajmit shkatërrues për ndarjen nga jeta të legjendës së mundjes.
Sipas raportimeve, disa automjete policie dhe ambulanca u panĂ« tĂ« parkuara jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« Hogan, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ai u nxor me barelĂ« dhe u transportua me urgjencĂ« drejt spitalit â por fatkeqĂ«sisht nuk mundi tĂ« mbijetojĂ«. /Telegrafi/