❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dikur kishte lënë Zvicrën për Kroacinë, Petric i del në mbrojtje Avdullahut

Leon Avdullahu ka marrë vendimin për të veshur fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës. Ka disa arsye që mund të çojnë një lojtar të ndërron ekipin e përfaqësimit, një temë që mediumi Blue Sport e diskutoi me sulmuesin Mladen Petric, i cili kishte bërë njëjtë.

Futbollisti, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U15 deri në U21 dhe ishte në listën për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, tani mund të debutojë për Kosovën më 5 shtator kundër Zvicrës.

Për Federatën Zvicerane, kjo është humbja e dytë e një talenti të madh brenda pak ditësh, pas mbrojtësit Eman Kospo, i cili vendosi të luajë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Petric shpjegon se vendime të tilla nuk janë të rralla në Zvicër, me sulmuesin që kishte kaluar te Kroacia në atë kohë.

“Mund tĂ« ketĂ« arsye tĂ« ndryshme pĂ«r secilin lojtar. Disa lojtarĂ« zgjedhin tĂ« ndĂ«rrojnĂ« sepse shohin perspektiva mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« luajtur. Ka edhe ata qĂ« besojnĂ« se mund tĂ« kenĂ« sukses mĂ« tĂ« madh me ekipin kombĂ«tar tĂ« vendlindjes sĂ« tyre”, ka thĂ«nĂ« ish-lojtari kroat pĂ«r Blue Sport.

Megjithatë, për Avdullahun, perspektiva e pjesëmarrjes në turne të mëdha ndërkombëtare nuk është e njëjtë si me Zvicrën.

“Aktualisht Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« ai tĂ« luajĂ« nĂ« njĂ« turne tĂ« madh me KosovĂ«n nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« afĂ«rt”, thotĂ« Petriç, duke theksuar se Kosova po ngjitet ngadalĂ« nĂ« renditjen botĂ«rore.

Një faktor tjetër mund të jetë ndikimi i familjes dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës.

“ËshtĂ« vendimi i tij dhe ai duhet tĂ« jetojĂ« me tĂ«. Ka shumĂ« arsye qĂ« nuk i dimĂ«, dhe sigurisht Ă«shtĂ« njĂ« humbje pĂ«r futbollin zviceran, por nĂ« fund, Ă«shtĂ« zgjedhja e lojtarit”, deklaroi Petric. /Telegrafi/

The post Dikur kishte lënë Zvicrën për Kroacinë, Petric i del në mbrojtje Avdullahut appeared first on Telegrafi.

Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende.

Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim.

“Tani duhet t’i japim njĂ« shtysĂ« tĂ« re zgjerimit pĂ«r UkrainĂ«n, MoldavinĂ« dhe shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor”, tha politikani i CDU-sĂ« gjatĂ« njĂ« takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman nĂ« kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj qĂ« Kroacia tĂ« luajĂ« njĂ« rol aktiv dhe vendimtar si njĂ« shoqĂ«ruese”, shtoi ai.

Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosova është një kandidat potencial për pranim.

Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul.

“FqinjĂ«t tanĂ« nuk duhet t’ia lĂ«mĂ« autokratĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« ushtrojnĂ« ndikimin e tyre pĂ«rmes dezinformimit dhe korrupsionit ose tĂ« na fusin nĂ« varĂ«si tĂ« reja”, paralajmĂ«roi ai, pa pĂ«rmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit tĂ« zgjerimit, BE duhet tĂ« reformohet nga brenda pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rballet me sfidat gjeopolitike si njĂ« Bashkim i aftĂ« dhe i konsoliduar demokratikisht.

Urë për Ballkanin Perëndimor

Kroacia Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vĂ«shtirĂ«sitĂ« e procesit tĂ« pranimit nga pĂ«rvoja juaj. Kjo ju bĂ«n njĂ« urĂ« midis Ballkanit PerĂ«ndimor”.

Kroacia ka rol “thelbĂ«sor qĂ« Evropa tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet, jo vetĂ«m nĂ« aspektin e anĂ«tarĂ«simit, por edhe nĂ« forcĂ«, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit qĂ« iu bashkua Bashkimit Evropian, nĂ« mesin e vitit 2013, dheĂ«shtĂ« gjithashtu anĂ«tare e NATO-s.

Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk duam tĂ« shohim ndikim tĂ« palĂ«ve tĂ« treta mbi kĂ«to vende”, theksoi ai. Ballkani PerĂ«ndimor nuk duhet tĂ« mbetet “nĂ« njĂ« vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani PerĂ«ndimorĂ«shtĂ« pjesĂ« e EvropĂ«s; ata i pĂ«rkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”/DW/

The post Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE appeared first on Telegrafi.

​Tentoi tĂ« kontrabandojĂ« 40 keca, ndalohet nga Policia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë të imëta në rajonin lindor të vendit, konkretisht në fshatin Domorovc, Komuna e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, njĂ«sitĂ« policore kufitare nga SPMK – MuqivĂ«rc (DRK Lindje), pas pranimit tĂ« informatave operative, kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime tĂ« shpejta taktike qĂ« kanĂ« rezultuar me ndalimin e njĂ« automjeti me targa vendore. Automjeti po drejtohej nga njĂ« person i dyshuar, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) me një vlerë të përafërt prej 6,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion të nevojshëm ligjor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për kontrabandë. Ndërkohë, kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe informatat që ndihmojnë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

The post ​Tentoi tĂ« kontrabandojĂ« 40 keca, ndalohet nga Policia appeared first on Telegrafi.

PĂ«rshkallĂ«zohet protesta nĂ« Novi Sad – studentĂ«t e Juridikut hyjnĂ« nĂ« Fakultetin e FilozofisĂ«

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.

NĂ« fakultet mĂ« pas, me thirrjen e dekanit, kanĂ« arritur pjesĂ«tarĂ« tĂ« NjĂ«sisĂ« NdĂ«rhyrĂ«se dhe tre automjete policore (tĂ« njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1.

Pa izvedi i tenkove na nas kukAVice❗
Niko te se ne boji!
Odbranićemo Univerzitet! pic.twitter.com/BK6EH56c0w

— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 26, 2025

StudentĂ«ve dhe profesorĂ«ve gjatĂ« ditĂ«s iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarĂ«sh, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« mbĂ«shtetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Ndryshe, dekani Alanoviq që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh. /Telegrafi/

Deo studenata uspeo je da uđe na Filozofski fakultet u Novom Sadu kroz zgradu Pravnog fakulteta. pic.twitter.com/L3JD9bjtji

— Razglas news (@razglasnews) August 26, 2025

The post PĂ«rshkallĂ«zohet protesta nĂ« Novi Sad – studentĂ«t e Juridikut hyjnĂ« nĂ« Fakultetin e FilozofisĂ« appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë

“Pas takimit nĂ« nivel tĂ« lartĂ« mes zĂ«vendĂ«skryeministrit dhe ministĂ«r i transportit Aleksandar Nikolloski dhe zĂ«vendĂ«skryeministrit dhe ministrit tĂ« transportit tĂ« BullgarisĂ«, Grozdan Karaxhov, e mĂ« tej edhe grupeve punuese nga tĂ« dyja vendet, po konkretizohen aktivitetet pĂ«r ndĂ«rtimin e fazĂ«s sĂ« tretĂ« tĂ« hekurudhĂ«s nga Kriva Pallanka deri nĂ« kufirin me BullgarinĂ«, si dhe ndĂ«rtimi i tunelit si pikĂ« kufitare. NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tyre aktiviteteve, sot Qeveria nĂ« mbledhje miratoi vendim pĂ«r realizimin e MarrĂ«veshjes pĂ«r grant pĂ«r mbĂ«shtetje teknike nĂ« vlerĂ« prej 3,7 milionĂ« euro tĂ« siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve”, thuhet nĂ« kumtesĂ«n e QeverisĂ« pĂ«r media.

Me këtë, siç shpjegohet, konsulenti i përzgjedhur në periudhën e ardhshme do të përgatisë dokumentacion të ri projektues, si dhe përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e realizuesit.

“PĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar aktivitetet, NdĂ«rmarrja Publike pĂ«r InfrastrukturĂ« Hekurudhore do tĂ« nisĂ« procedurĂ«n pĂ«r zgjedhjen e MbikĂ«qyrjes sĂ« ndĂ«rtimit. PĂ«rmes kĂ«tyre aktiviteteve, Qeveria nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme tregon angazhim tĂ« fuqishĂ«m nĂ« realizimin e projekteve strategjiko-infrastrukturore pĂ«r shtetin. NdĂ«rtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor Ă«shtĂ« prioritet i QeverisĂ« dhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tyre prioriteteve ndĂ«rmerren aktivitete tĂ« shtuara pĂ«r ndĂ«rtimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« hekurudhĂ«s sĂ« Korridorit 8, si dhe ndĂ«rtimin e linjĂ«s sĂ« shpejtĂ« nĂ« Korridorin 10”, theksojnĂ« nga shĂ«rbimi pĂ«r shtyp i qeverisĂ«.

The post Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Real Madridi testohet me një ofertë 130 milionëshe për Vinicius Junior

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi mbetet e pasigurt. Lojtari ka një kontratë deri më 30 qershor 2027, dhe klubi ka qenë duke u përpjekur prej kohësh ta rinovojë atë për të shmangur një largim të mundshëm si lojtar i lirë. Megjithatë, numri 7 i Realit po i merr gjërat me qetësi dhe nuk ka nënshkruar ende rinovimin.

Real Madridi i kishte ofruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030 me një pagë neto prej 20 milionë eurosh në vit, por Vinicius kërkonte të paktën 25 milionë euro në vit.

Kjo ka bërë që negociatat të ngecin, dhe klubi tani shqetësohet se performanca e tij mund të ndikojë në ofertat e ardhshme.

Nëse ai nuk e rrit nivelin, Vinicius mund të përballet me një ofertë më të ulët kur të rifillojë diskutimi për kontratën, një situatë e ngjashme me atë që ndodhi me Sergio Ramos.

Sipas Okdiario, braziliani po shqyrton mundësinë e largimit nga Real Madridi para përfundimit të afatit të verës, një informacion që aktualisht është raportuar vetëm nga ky medium.

Një klub i paidentifikuar në Arabinë Saudite po përgatit një ofertë prej 130 milionë eurosh për Vinicius për të testuar vendosmërinë e Real Madridit për ta mbajtur atë.

Ky lajm vjen pasi Vinicius u shfaq si zëvendësues në ndeshjen e fundit të La Ligas kundër Real Oviedo, një situatë që ka rritur spekulimet për të ardhmen e tij.

Vinicius Junior njihet si një lojtar impulsiv dhe pasionant. Në disa raste, kjo ka bërë që të marrë vendime ose të shprehë mendime që nuk i ka menduar plotësisht.

Megjithatë, synimi i tij gjatë muajve të fundit ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Real Madridi, por me kushtin që të ndihet i vlerësuar si ylli i skuadrës.

Ai dëshiron që kompensimi i tij të afrohet sa më shumë me atë të Kylian Mbappe.

Real Madridi ka ende kohë për të arritur një marrëveshje të re me lojtarin që të jetë optimale për të dyja palët.

Klubi është i shqetësuar se Vinícius mund të presë deri në skadimin e kontratës së tij për të larguar si agjent i lirë, dhe kjo është arsyeja pse ata duan ta mbyllin sa më shpejt negociatën.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Real Madridi mund të zgjedhë ta shesë lojtarin në verën e ardhshme për të mos rrezikuar ta humbasë falas vitin e ardhshëm.

Strategjia e klubit është qartësisht e fokusuar në mbrojtjen e interesave të tyre financiar dhe sportive.

Për momentin, situata mbetet e hapur dhe negociatat janë në pritje, ndërsa të dyja palët po shqyrtojnë opsionet për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madridi. /Telegrafi/

Vinicius busca una salida https://t.co/8pkzB6llXB

— okdiario.com (@okdiario) August 25, 2025

 

The post Real Madridi testohet me një ofertë 130 milionëshe për Vinicius Junior appeared first on Telegrafi.

Diola Dosti viziton familjen nga Malisheva të cilën e kishin strehuar gjatë luftës në Kosovë

Diola Dosti i shkoi për vizitë familjes nga Malisheva, anëtarët e të cilëve i kishin strehuar në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ndau disa fotografi nga ky takim i veçantë, bashkë me shkrimin që tregonte historinë prekëse të kësaj familjeje, që si kjo edhe mijëra të tjerë u detyruan të kërkonin strehë gjatë asaj periudhe të dhimbshme për shqiptarët.

Diola theksoi madje se babai i saj u kujdes qĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s t’i kthente personalisht ata nĂ« vendlindjen e tyre, nĂ« shtĂ«pinĂ« qĂ« fatkeqĂ«sisht jua kishin djegur gjatĂ« luftĂ«s.

“Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, nĂ« vendlindjen time nĂ« ShqipĂ«ri, u hapĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« familje shqiptare nga Kosova, nĂ« kohĂ«n e luftĂ«s KosovĂ«- Serbi. NjĂ« familje e madhe qĂ« u bĂ«nĂ« familja jonĂ«! Pas luftĂ«s, babi u kujdes qĂ« t’i kthente vetĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre, tĂ« cilĂ«n fatkeqĂ«sisht, jua kishin djegur. Kishim dhe njĂ« familje tjetĂ«r shumĂ« anĂ«tarĂ«she pĂ«r tĂ« cilĂ«n kujdeseshim, por nuk kemi kontakte me ta fatkeqĂ«sisht.

“E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse tĂ« gjithĂ« familjen. Ajo qĂ« mund tĂ« them, Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«ta njerĂ«z, mĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« dua njĂ« herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« çdo gjĂ« qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me KosovĂ«n. Linja ime e jetĂ«s, e vĂ«rteton kĂ«tĂ«! Jam shumĂ« e lumtur qĂ« sot Kosova gĂ«zon lirinĂ« me njerĂ«z tĂ« mrekullueshĂ«m sepse edhe pse s’kam qenĂ« prezente nĂ« luftĂ«, por gjithçka tĂ« pĂ«rjetuar nga kjo familje nĂ« MalishevĂ«, e kemi ndarĂ« dhe ndjerĂ« bashkĂ«!”, ka shkruar Diola nĂ« postimin prekĂ«s.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Postimi i plotë: 

Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, nĂ« vendlindjen time nĂ« ShqipĂ«ri, u hapĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« familje shqiptare nga Kosova, nĂ« kohĂ«n e luftĂ«s KosovĂ«- Serbi. NjĂ« familje e madhe qĂ« u bĂ«nĂ« familja jonĂ«! MĂ« kujtohet qĂ« kur provova bukĂ«n qĂ« gatuante zonja e shtĂ«pisĂ« (tashmĂ« e ndjerĂ«), mĂ« bĂ«ri tĂ« doja njĂ« herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« gatimet e KosovĂ«s, ato kiflet, pitet e specat me mazĂ«! @mirlinda_berisha ishte si motra ime. Vizatonim bashkĂ«, sidomos Sailor Moon (fiksimin tim nĂ« atĂ« kohĂ«), dilnim xhiro pasdite, bĂ«nim xhiro me biçikletĂ« dhe unĂ« isha shuuumĂ« e lumtur qĂ« mĂ« fund, kisha motrĂ«n e munguar afĂ«r meje! Kurse pĂ«r motrat e tjera tĂ« MirlindĂ«s, babi kishte dhĂ«nĂ« ultimatim nĂ« qytet, qĂ« mos t’i ngacmonte askush, pĂ«rndryshe do kishin punĂ« me babin tim. Pas luftĂ«s, babi u kujdes qĂ« t’i kthente vetĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre, tĂ« cilĂ«n fatkeqĂ«sisht, jua kishin djegur. Kishim dhe njĂ« familje tjetĂ«r shumĂ« anĂ«tarĂ«she pĂ«r tĂ« cilĂ«n kujdeseshim, por nuk kemi kontakte me ta fatkeqĂ«sisht.

E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse tĂ« gjithĂ« familjen. MĂ« herĂ«t unĂ« e Mirlinda jemi takuar nĂ« Paris. Ajo qĂ« mund tĂ« them, Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«ta njerĂ«z, mĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« dua njĂ« herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« çdo gjĂ« qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me KosovĂ«n. Linja ime e jetĂ«s, e vĂ«rteton kĂ«tĂ«! Jam shumĂ« e lumtur qĂ« sot Kosova gĂ«zon lirinĂ« me njerĂ«z tĂ« mrekullueshĂ«m sepse edhe pse s’kam qenĂ« prezente nĂ« luftĂ«, por gjithçka tĂ« pĂ«rjetuar nga kjo familje nĂ« MalishevĂ«, e kemi ndarĂ« dhe ndjerĂ« bashkĂ«! Ju dua fort dhe Zoti ju bekoftĂ«! đŸ‡œđŸ‡°đŸ‡ŠđŸ‡±

The post Diola Dosti viziton familjen nga Malisheva të cilën e kishin strehuar gjatë luftës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Gjoksi në fokus: Emily Ratajkowski befasoi me fustanin ndryshe nga çdo herë

Një dukje që solli vëmendje dhe debate mes ndjekësve

Emily Ratajkowski sërish ndezi rrjetet sociale me postimin e fundit. Supermodelja e njohur, e cila prej vitesh mbetet një nga emrat më të kërkuar të botës së modës, u shfaq në një paraqitje që mori gjithë vëmendjen e komentuesve.

Këtë herë, Emily publikoi në Instagram një seri fotografish provokuese, duke pozuar me një fustan të pazakontë që kombinonte rripa lëkure të zezë me materiale të tejdukshme. Kreacioni i guximshëm theksoi format e saj, veçanërisht gjoksin e bujshëm që u bë qendra e të gjithë vëmendjes.

Pamja u plotësua me një grim të theksuar në tonet e errëta dhe një model flokësh të çrregullt, që sillte një frymë retro. Ky kombinim i dha imazhit të saj një dozë misterioze dhe joshëse.

NdjekĂ«sit nuk vonuan tĂ« shpĂ«rthenin me komente si: “Wow!”, “E mrekullueshme!”, “Je tepĂ«r seksi”. PĂ«rveç estetikĂ«s, fansat vlerĂ«suan edhe mĂ«nyrĂ«n se si Ratajkowski arrin tĂ« kombinojĂ« sensualitetin me njĂ« qĂ«ndrim tĂ« fortĂ« ndaj temave sociale, transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

Nuk është hera e parë që modelja amerikane shkakton bujë, qoftë në pasarela, qoftë në rrjetet sociale. Ajo shpesh përdor famën e saj për të shprehur qëndrime mbi çështje të rëndësishme si të drejtat e grave dhe standardet e bukurisë. Ky kontrast mes shkëlqimit dhe aktivizmit e ka bërë atë një nga figurat më interesante dhe më të diskutueshme të botës së modës. /Telegrafi/

The post Gjoksi në fokus: Emily Ratajkowski befasoi me fustanin ndryshe nga çdo herë appeared first on Telegrafi.

Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike

I riu nga Ferizaj, Valdrin Haliti, është rikonfirmuar në listën zyrtare të gjigandit teknologjik Apple, për kontributin e tij në raportimin e problemeve të sigurisë në serverët e kompanisë.

Pas një periudhe të gjatë verifikimesh teknike dhe identifikimit të detajuar të çështjeve të raportuara, Apple ka njohur dhe vlerësuar punën e tij, duke e përfshirë emrin e Halitit për herë të dytë në faqen zyrtare të saj.

“Siguria kibernetike Ă«shtĂ« pasion imi dhe vlerĂ«simi zyrtar i Apple, pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«, Ă«shtĂ« motiv i madh pĂ«r mua t’i vazhdoj hulumtimet e mĂ«tejshme me pĂ«rkushtim,” tha Haliti.

Ai ka theksuar se ky sukses nuk është vetëm i tij personal, por një arritje që i takon të gjithë vendit, pasi si shtetas i Republikës së Kosovës është ranguar mes pak ekspertëve të shquar të teknologjisë në botë.

Haliti, i cili prej kohësh merret me hulumtime në fushën e sigurisë kibernetike, konsiderohet një ndër të rinjtë më premtues dhe një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja që aspirojnë karrierë në teknologji.

The post Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike appeared first on Telegrafi.

Barcelona është e vendosur ta mbajë Fermin Lopezin, shitet vetëm nëse lojtari kërkon largimin

Barcelona ka një qëndrim të qartë për mesfushorin 22-vjeçar, Fermin Lopez, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta shesë atë, pavarësisht interesimit të madh nga Chelsea, shkruan gazetari Gerard Romero.

Klubi katalanas, ndonĂ«se pĂ«rballet me kufizimet e rrepta tĂ« “fair play financiar, Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« shqyrtojĂ« njĂ« transferim vetĂ«m nĂ«se vetĂ« lojtari kĂ«rkon largimin.

Sidoqoftë, Barcelona e konsideron Lopezin një pjesë të rëndësishme të skuadrës së trajnerit Hansi Flick.

Sipas “The Athletic”, Chelsea ka nisur kontaktet me kampin e futbollistit pĂ«r tĂ« testuar gatishmĂ«rinĂ« e tij pĂ«r njĂ« kalim nĂ« “Stamford Bridge”, ku mesfushorit i Ă«shtĂ« premtuar njĂ« rol udhĂ«heqĂ«s nga trajneri Enzo Maresca.

Lopez ka pasur minuta të kufizuara si titullar në dy ndeshjet e para të Barcelonës në La Liga për sezonin 2025/26, për shkak të konkurrencës së fortë nga Dani Olmo dhe Raphinha.

Megjithatë, ai ka shprehur hapur besnikërinë e tij ndaj Barcelonës, klubit ku është rritur.

Hansi Flick e sheh 22-vjeçarin si njĂ« element kyç nĂ« sistemin e tij dinamik me presion tĂ« lartĂ«, ndĂ«rsa çdo ofertĂ« e mundshme nga Chelsea – e cila mund tĂ« arrijĂ« shifrĂ«n 50-75 milionĂ« euro – nuk do tĂ« merret nĂ« konsideratĂ«, pĂ«rveçse nĂ« rast se vetĂ« lojtari kĂ«rkon largim. /Telegrafi/ 

The post Barcelona është e vendosur ta mbajë Fermin Lopezin, shitet vetëm nëse lojtari kërkon largimin appeared first on Telegrafi.

Takimi Misajllovski-Barduani: Maqedonia do të vazhdojë të jetë një shtyllë sigurie në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski u takua sot me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Enriko Barduani.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes (MM), në takim u diskutua roli i rëndësishëm i këtij misioni në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Ky mision i NATO-s Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r njĂ« rajon edhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« sigurt. Mbetemi tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj kontributit tonĂ« nĂ« KFOR dhe mbĂ«shtetjes logjistike qĂ« i ofrojmĂ« kĂ«tij misioni nĂ« tĂ« ardhmen”, tha ministri nĂ« takim.

Misajllovski tha gjithashtu se në kohë ndryshimesh serioze gjeopolitike dhe paqëndrueshmërie, një rajon i sigurt është me rëndësi prioritare për vendin. Maqedonia, shtoi ai, do të vazhdojë të jetë një shtyllë sigurie në Ballkan.

Duke pasur parasysh se mandati i gjeneral Barduanit si Komandant i KFOR-it po përfundon së shpejti, ministri Misajllovski e falënderoi atë për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer në lidhje me kontingjentin e Maqedonisë në këtë mision.

Gjenerali Barduani, tha se ushtarët e Maqedonisë demonstrojnë profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të plotë ndaj detyrave dhe përgjegjësive të tyre çdo ditë.

Në kuadër të vizitës, gjeneral Barduani u takua edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

 

The post Takimi Misajllovski-Barduani: Maqedonia do të vazhdojë të jetë një shtyllë sigurie në Ballkan appeared first on Telegrafi.

Nëse largohet Bruno, Man United ka gjetur zëvendësuesin perfekt

Bruno Fernandes është rikthyer në radarin e klubeve nga Arabia Saudite, me Al-Ittihad që raportohet se po shqyrton një ofertë për kapitenin e Manchester United.

Portugezi humbi një penallti në barazimin 1-1 të United ndaj Fulham, duke shtuar presionin mbi të në nisje të sezonit.

Fernandes ka qenë më parë objekt i interesimit nga Arabia Saudite, me Al-Hilal që vitin e kaluar kishte ofruar rreth 100 milionë euro.

Megjithatë, mesfushori zgjodhi të qëndronte në Old Trafford.

Sipas The Guardian, deri më tani nuk ka pasur kontakte të reja as me klubin dhe as me lojtarin, por afati kalimtar po hyn në ditët e fundit dhe spekulimet vazhdojnë.

Nëse Fernandes do të shitej, kjo do të hapte rrugën për United që të ringjallte interesimin për mesfushorin e Brighton, Carlos Baleba.

22-vjeçari kamerunas vlerĂ«sohet mbi 100 milionĂ« euro nga “Seagulls”, duke e bĂ«rĂ« njĂ« objektiv tĂ« kushtueshĂ«m pĂ«r “DjajtĂ« e Kuq”.

Shitja e Fernandes mund të jetë çelësi për ta bërë të realizueshme këtë transferim të madh. /Telegrafi/

The post Nëse largohet Bruno, Man United ka gjetur zëvendësuesin perfekt appeared first on Telegrafi.

Reuters zbuloi se çka i ka ofruar Amerika, RusisĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«

Zyrtarë amerikanë dhe rusë të qeverisë diskutuan disa marrëveshje energjetike në margjinat e bisedimeve për paqen në Ukrainë që u mbajtën në muajin gusht, konfirmuan për reuters pesë burime të njohura me këto bisedime.

Marrëveshjet e propozuara do të shërbenin si një nxitje për Kremlinin që të pranojë paqen, ndërsa Uashingtoni do të lehtësonte sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, të cilat kanë izoluar vendin nga shumica e investimeve ndërkombëtare në sektorin energjetik.

ÇfarĂ« konkretisht amerikanĂ«t i ofruan rusĂ«ve?

Sipas tre burimeve, zyrtarët diskutuan mundësinë e rikthimit të Exxon Mobil në projektin rus të naftës dhe gazit Sahalin-1. Gjithashtu, katër burime thanë se u diskutua edhe mundësia që Rusia të blejë pajisje amerikane për projektet e saj të LNG-së, siç është impianti Arctic LNG 2, i cili është nën sanksione perëndimore. Në fillim të muajit gusht, Reuters raportoi gjithashtu për idenë që SHBA-të të blejnë nga Rusia thyerës akulli bërthamorë.

Bisedimet u zhvilluan gjatë vizitës së përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe përfaqësuesin e tij për investime, Kirill Dmitriev.

“ShtĂ«pia e BardhĂ« dĂ«shironte tĂ« njoftonte njĂ« lajm tĂ« bujshĂ«m menjĂ«herĂ« pas AlaskĂ«s”

Dy burime thanë se gjithçka u diskutua edhe brenda Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe marrëveshjet u përmendën shkurtimisht në samitin e Alaskës më 15 gusht.

“ShtĂ«pia e BardhĂ« donte tĂ« nxirrte njĂ« lajm tĂ« bujshĂ«m pas samitit nĂ« AlaskĂ«, duke njoftuar njĂ« marrĂ«veshje tĂ« madhe investimi. KĂ«shtu Trump do tĂ« kishte ndjesinĂ« qĂ« ka arritur diçka”, tha njĂ« nga burimet.

NjĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« tha se Trump vazhdon tĂ« bashkĂ«punojĂ« me zyrtarĂ« rusĂ« dhe ukrainas pĂ«r arritjen e paqes, duke shtuar se “nuk Ă«shtĂ« nĂ« interesin kombĂ«tar tĂ« negociojĂ« publikisht pĂ«r kĂ«to çështje”.

Presion dhe lojë gjeopolitike

Në të njëjtën kohë, Trump kërcënoi me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë nëse bisedimet për paqen nuk përparojnë, si dhe me tarifa të larta ndaj Indisë, një blerës kyç të naftës ruse. Bisedimet e fundit u fokusuan në marrëveshje bilaterale midis SHBA-së dhe Rusisë, duke anashkaluar Bashkimin Evropian, i cili ka mbetur i fortë në mbështetjen e Ukrainës.

ËshtĂ« domethĂ«nĂ«se qĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« kur u mbajt samiti nĂ« AlaskĂ«, Putin nĂ«nshkroi njĂ« dekret qĂ« mund t’u mundĂ«sojĂ« investitorĂ«ve tĂ« huaj, pĂ«rfshirĂ« Exxon Mobil, rikthimin e pjesĂ«marrjes nĂ« projektin Sahalin-1.

“SHBA nxit RusinĂ« tĂ« blejĂ« teknologji amerikane, jo kineze”

Kushti është që aksionarët e huaj të ndërmarrin hapa për të mbështetur heqjen e sanksioneve perëndimore. Për kujtesë, Exxon në 2022 la biznesin në Rusi duke shënuar një humbje prej 4.6 miliardë dollarësh, dhe Kremlini konfiskoi pjesëmarrjen e tij prej 30% në projekt.

NjĂ« nga burimet thotĂ« se Uashingtoni pĂ«rpiqet tĂ« inkurajojĂ« RusinĂ« tĂ« blejĂ« teknologji amerikane nĂ« vend tĂ« asaj kineze, si pjesĂ« e njĂ« strategjie mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r dobĂ«simin e marrĂ«dhĂ«nieve midis Pekinit dhe MoskĂ«s, tĂ« cilĂ«t pak ditĂ« para pushtimit shpallĂ«n partneritetin e tyre “strategjik pa kufij”. /Telegrafi/

The post Reuters zbuloi se çka i ka ofruar Amerika, RusisĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« appeared first on Telegrafi.

Familja Dhimaku hap dyert e zisë, humbi dy vajzat në aksident, thirrje për ndihmë për djalin me leukemi

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur dyert e zisë. Familjarë e të afërm presin ngushëllime për dy vajzat e tyre, Elvisa dhe Rezina, të cilat humbën jetën gjatë një aksidenti me makinë.

Mes lotësh dhe dhimbjes, ata tregojnë se dy motrat, 22 dhe 20 vjeç, ishin nisur për në Sarandë për të shitur prodhimet e tokës, me qëllim që të mblidhnin para për kurimin e vëllait të vogël me leukemi.

Të afërmit e familjes Dhimaku kërkojnë ndihmë për kurimin e djalit 7-vjeçar me leucemi.

Mes lotësh, ata tregojnë se vogëlushi ende nuk e di për vdekjen e dy motrave të tij.

Mbrëmjen e 24 gushtit, makina e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku u përplas nga 24-vjeçari Kevin Norra, i cili në gjendje të dehur hyri në parakalim.

Përplasja ishte fatale për dy të rejat, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

The post Familja Dhimaku hap dyert e zisë, humbi dy vajzat në aksident, thirrje për ndihmë për djalin me leukemi appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një skenari që sipas tij përfaqëson degradimin e vlerave politike.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpĂ«rblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votĂ« promovuesi vulgar tĂ« urrejtjes, ndarjes e propagandĂ«s – nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta institucionale. BesojmĂ« se pĂ«rfaqĂ«simi politik duhet tĂ« jetĂ« fisnik; shembull pĂ«r qytetarinĂ« e RepublikĂ«s mĂ« tĂ« re nĂ« EvropĂ«â€, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai kujtoi se akademik Idriz Ajeti ka qenĂ« kryetari i parĂ« i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, duke e krahasuar atĂ« periudhĂ« me situatĂ«n aktuale, ku sipas tij “73 deputetĂ«t e Kuvendit shpĂ«rfaqĂ«n mĂ« sĂ« miri rrĂ«nimin vleror qĂ« po i ndodh shoqĂ«risĂ« nga popullizmi”.

Kreu i LDK-së uroi që votuesit e partisë më të madhe në Kuvend të kuptojnë, siç tha ai, se ku ka përfunduar vullneti i tyre politik.

“Ne refuzojmĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« kĂ«tĂ« mendĂ«si. Siç dhe refuzojmĂ« tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« e cirkut votues pĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t minoritarĂ«. KanĂ« marrĂ« drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave qĂ« i shkaktojnĂ« qĂ«llimisht, pĂ«rfshirĂ« dhe precedaneve tĂ« rrezikshme bllokuese nga Serbia nĂ« tĂ« ardhmen. Ky s’ështĂ« drejtimi ynĂ«!”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, duke e cilësuar atë si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe konstitucionalizëm.

“Sot, mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, shtroj dorĂ«n e afrimit me secilin qytetar nĂ« vend qĂ« nuk ndihet i pĂ«rfaqĂ«suar me kĂ«tĂ« politikĂ«. Le tĂ« bashkohemi rreth Ă«ndrrave normale nĂ« njĂ« RepublikĂ« normale!”, pĂ«rfundoi Abdixhiku./Telegrafi/

The post Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës appeared first on Telegrafi.

Diamante, rubinë dhe një motor V16 në një nga orët më të rralla të të gjitha kohërave

Hipermakina më e fundit e Bugatti-t nuk është vetëm një mrekulli inxhinierike, por edhe një deklaratë kompleksiteti dhe mjeshtërie, aq e ndërlikuar saqë mban emrin Tourbillon, të huazuar nga bota e orëve të bukura.

Në përputhje me këtë temë, partneri i hershëm i Bugatti-t, Jacob & Co, ka krijuar një orë të re të projektuar për të qenë një pasqyrim i vetë makinës, duke vazhduar një bashkëpunim të suksesshëm të filluar në një seri orash të frymëzuara nga Chiron, shkruan Carscoops.

Gjëja kryesore e orës së re Jacob & Co Bugatti Tourbillon është një version miniaturë i motorit 8.0 litërsh V16 me aspirim natyral që fuqizon hipermakinën.

Me shtypjen e një butoni në anën e kornizës, të 16 pistonët, të kontrolluar nga një bosht me gunga 22.37 mm, marrin jetë dhe kryejnë të njëjtën valle poetike si në Bugatti-n e vërtetë, ashtu si orët e serisë Chiron replikuan motorin W16 të asaj makine.

Bugatti dhe Jacob & Co zbuluan për herë të parë bashkëpunimin e tyre të fundit në mesin e vitit 2024, duke njoftuar një prodhim prej vetëm 150 ekzemplarësh me çmim rreth 340,000 dollarë.

Por ky ishte vetëm fillimi. Duke e konsideruar kornizën origjinale të zezë sateni ndoshta shumë të përmbajtur, Jacob & Co tani prezantoi një version të ri, edhe më ekskluziv të Baguette.

Ky model kryesor është krijuar nga ari i bardhë 18 karatësh dhe i zbukuruar me 328 diamante dhe 18 rubinë të prerë në formë baguette.

Rubinët, të vendosur përgjatë bazës së kornizës, janë rregulluar për të imituar dritat dalluese LED të pasme të hipermakinës 1,775 kuaj fuqi të Bugatti-t.

Përveç gurëve të çmuar, Tourbillon Baguette dallohet nga karakteristikat më të mira të prodhimit të orëve. Mekanizmi i tij përfshin një tourbillon fluturues 30-sekondësh me një rezervë të dyfishtë frekuence dhe fuqie nga dy daulle.

Dizajni i kurorës është frymëzuar nga kontrollet e Bugatti-t, ndërsa numëratorët janë modeluar sipas instrumenteve të automobilave.

“QĂ« nga fillimi i partneritetit tonĂ«, Bugatti dhe Jacob & Co kanĂ« kombinuar me krenari aftĂ«sitĂ« e tyre unike dhe tĂ« njohura botĂ«risht nĂ« krijime orĂ«ndreqĂ«se qĂ« i rezistojnĂ« kohĂ«s”, tha Wiebke StĂ„hl, CEO e Bugatti.

“Çdo orĂ« Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r e vĂ«rtetĂ« arti, e krijuar pĂ«r t’u vlerĂ«suar nga brezi nĂ« brez. Bugatti Tourbillon dhe Bugatti Tourbillon Baguette e mishĂ«rojnĂ« kĂ«tĂ« – dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n frymĂ«, Bugatti ka krijuar edhe hipermakinĂ«n Tourbillon”, shtoi Stahl.

Vetëm 18 ekzemplarë të edicionit Baguette do të prodhohen. Megjithëse çmimi nuk është njoftuar zyrtarisht. /Telegrafi/

 

The post Diamante, rubinë dhe një motor V16 në një nga orët më të rralla të të gjitha kohërave appeared first on Telegrafi.

Shqipëria mëton të luftojë korrupsionin politik me inteligjencën artificiale

Shqipëria dëshiron ta zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me inteligjencën artificiale

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë korrupsionin politik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama thotë se një ditë ministri të tëra mund të drejtohen nga algoritme, pa ryshfet, pa favorizime, pa gabime njerëzore, transmeton Telegrafi.

Shqipëria tashmë përdor AI-në për të kontrolluar kontratat qeveritare, për të ndjekur mashtrimet tatimore, për të dalluar ndërtimet e paligjshme me dronë dhe madje për të dhënë gjoba për tejkalim shpejtësie.

Qytetarët përdorin një ndihmës të AI-së për shërbimet publike, duke kursyer miliona.

AI madje përshpejton hyrjen e Shqipërisë në BE duke përkthyer dhe krahasuar ligjet, me ndihmën e udhëheqëses së teknologjisë shqiptaro-amerikane Mira Murati.

Por kritikët thonë se AI nuk do të rregullojë një sistem të prishur, pa reforma, ajo thjesht fsheh të metat.

Dhe ShqipĂ«risĂ« ende i mungon infrastruktura pĂ«r njĂ« qeveri tĂ« plotĂ« tĂ« IA-sĂ«. A do t’i besonit AI-sĂ« tĂ« drejtonte vendin tuaj? /Telegrafi/

The post Shqipëria mëton të luftojë korrupsionin politik me inteligjencën artificiale appeared first on Telegrafi.

Postoi një video në rrjetet sociale duke ngarë veturën me shpejtësi të madhe, ministri turk i Transportit gjobitet

Ministri i Transportit i Turqisë është gjobitur për shpejtësi të lartë, pasi postoi një video të tij duke garuar në një autostradë me hashtagun #TurkeyAccelerates.

Të dielën në mbrëmje, Abdulkadir Uraloglu postoi një video të tij në X duke ngarë përgjatë një autostrade pranë kryeqytetit Ankara, duke dëgjuar këngë popullore dhe fragmente nga fjalimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në disa pamje të ndara që tregojnë pa dashje shpejtësimatësin, ai mund të shihet duke arritur shpejtësi midis 190 dhe 225 kilometra në orë.

Limiti i shpejtësisë në atë autostradë në Turqi është 140 km, transmeton Telegrafi.

Disa orë më vonë, Uraloglu ripostoi pamjet, duke pranuar se ishte gjobitur për thyerjen e limitit të shpejtësisë, duke thënë se duke postuar videon ai praktikisht kishte rënë në të.

“Dola pĂ«r tĂ« kontrolluar autostradĂ«n Ankara-Nigde dhe pa dashje e kalova limitin e shpejtĂ«sisĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« shkurtĂ«r. Me videon praktikisht e denoncova veten”, shkroi ai.

Njoftimi i gjobës, një kopje e të cilit ai e postoi, tregonte se ai kishte drejtuar me 225 km/orë dhe ishte ndëshkuar me një gjobë prej 9,267 lira turke (225 dollarë).

“Do tĂ« jem shumĂ« mĂ« i kujdesshĂ«m qĂ« tani e tutje. Respektimi i shpejtĂ«sisĂ« sĂ« kufizuar Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shkroi ai. /Telegrafi/

TĂŒrkĂŒlerle Ankara-Niğde Otoyolu hatırası  đŸ“čđŸŽ¶

Yorulduğumuzda Sn. Cumhurbaßkanımızdan ilham alıyor, “Yeterince çalıßmadık” diyerek yolumuza devam ediyoruz
#TĂŒrkiyeHızlanıyor đŸ‡čđŸ‡· pic.twitter.com/iGToOlTpfD

— Abdulkadir URALOĞLU (@a_uraloglu) August 24, 2025

The post Postoi një video në rrjetet sociale duke ngarë veturën me shpejtësi të madhe, ministri turk i Transportit gjobitet appeared first on Telegrafi.

Shumë biznese të birrarisë po përballen me falimentim në Gjermani

Industria tradicionale e birrës në Gjermani, një nga shtyllat kulturore dhe ekonomike të vendit, po kalon një nga periudhat më të vështira në dekada. Stefan Blaschak, drejtori ekzekutiv i birrarisë së njohur Oettinger, ka ngritur alarmin për një valë të falimentimeve që po përfshin sektorin, duke paralajmëruar se situata është më serioze se kurrë më parë.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« qĂ« nuk ka tĂ« krahasuar. Bota e birrĂ«s po shembet”, tha Blaschak nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat dhe shtoi se “po shohim biznese tĂ« vogla qĂ« po falimentojnĂ« pothuajse çdo ditĂ«. NĂ«se kjo prirje vazhdon, edhe birraritĂ« e mĂ«dha nuk do tĂ« shpĂ«tojnĂ« nga pasojat”.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« fundit, konsumi i birrĂ«s nĂ« Gjermani ka pĂ«suar njĂ« rĂ«nie tĂ« ndjeshme gjatĂ« vitit 2025, me njĂ« ulje prej 7–7.5 pĂ«r qind nĂ« krahasim me vitin e kaluar. Kjo rĂ«nie vjen si vazhdim i njĂ« tendence disavjeçare, por shifrat e kĂ«tij viti janĂ« veçanĂ«risht alarmante pĂ«r industrinĂ«.

NĂ« dy vitet e fundit, janĂ« mbyllur plot 52 birrari nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin — shifĂ«r kjo qĂ« pĂ«rbĂ«n numrin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« mbylljeve brenda njĂ« periudhe kaq tĂ« shkurtĂ«r nĂ« mĂ« shumĂ« se 30 vjet. Kjo tregon jo vetĂ«m pĂ«r vĂ«shtirĂ«sitĂ« ekonomike me tĂ« cilat po pĂ«rballen prodhuesit, por edhe pĂ«r njĂ« ndryshim tĂ« thellĂ« nĂ« zakonet e konsumatorĂ«ve gjermanĂ«.

Faktorët që kanë çuar në këtë situatë janë të shumtë: ndryshimet në stilin e jetesës, rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin, konkurrenca nga pije të tjera si vera dhe pijet e gazuara, si dhe rritja e kostove të prodhimit për shkak të inflacionit dhe krizave të furnizimit pas pandemisë dhe konflikteve ndërkombëtare.

Blaschak thekson se nëse nuk merren masa të menjëhershme për të mbështetur industrinë, një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore dhe kulinare të Gjermanisë është në rrezik të zhduket.

“Birra nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« produkt – ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e identitetit tonĂ« kombĂ«tar. NĂ«se e lejojmĂ« kĂ«tĂ« industri tĂ« shkatĂ«rrohet, humbasim mĂ« shumĂ« sesa thjesht disa marka birre – humbasim njĂ« pjesĂ« tĂ« historisĂ« sonĂ«,” pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

The post Shumë biznese të birrarisë po përballen me falimentim në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspor

Samsunspor ka vendosur të ndahet me sulmuesin anësor Arbnor Muja për të liruar hapësirë në kontingjentin e lojtarëve të huaj.

26-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën në Belgjikë, aty ku ka luajtur edhe më parë, te klubi Antwerp.

Muja ishte njĂ« nga emrat kryesorĂ« tĂ« sezonit tĂ« kaluar te Samsunspor, duke shĂ«nuar golin vendimtar nĂ« sekondat e fundit kundĂ«r Kayserisporit nĂ« javĂ«n e fundit tĂ« SuperligĂ«s turke – gol qĂ« i siguroi klubit pjesĂ«marrjen historike nĂ« LigĂ«n e EvropĂ«s.

Megjithatë, me plotësimin e kuotës prej 14 lojtarësh të huaj, Samsunspor është i detyruar të bëjë lëvizje në afatin kalimtar, shkruan Gazete Gercek.

Muja ka shprehur dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u larguar dhe sipas raportimeve, Ă«shtĂ« shumĂ« afĂ«r tĂ« rikthehet nĂ« njĂ« klub tĂ« BelgjikĂ«s.

I transferuar nga Antwerp, shqiptari me origjinë nga Kosova ka regjistruar 50 paraqitje për Samsunsporin, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asiste./Telegrafi/ 

The post Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspor appeared first on Telegrafi.

❌