Plazhe mahnitĂ«se, natyrĂ« e paprekur, vende historike tĂ« pazakonta dhe çmime tĂ« ulĂ«ta e kanĂ« kthyer kĂ«tĂ« ish-shtet eremit nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« reja tĂ« EvropĂ«s, shkruan Valeriya Safronova pĂ«r prestigjiozen amerikane âNew York Timesâ.
Në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit.
Dhjetë minuta me autobus larg Butrintit, në resortin modern bregdetar të Ksamilit, turistët shtrihen mbi shezlongë, vallëzojnë me muzikë elektronike dhe lëvizin me jet ski rreth një gjiri piktoresk, të bërë të famshëm nga influencerët e rrjeteve sociale, të cilët e krahasojnë pamjen e tij të harlisur me Maldivet.
Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.
Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu.
Vitin e kaluar, 11,7 milionĂ« vizitorĂ« hynĂ« nĂ« vend nga 10 milionĂ« njĂ« vit mĂ« parĂ« dhe ata jo vetĂ«m qĂ« shkuan nĂ« plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet nĂ« veri, si dhe Parkun KombĂ«tar tĂ« Lumit tĂ« EgĂ«r VjosĂ«, njĂ« nga 52 vendet pĂ«r tâu vizituar nĂ« vitin 2023.
âShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende njĂ« vend ekzotik pĂ«r shumĂ« njerĂ«zâ, tha Frenkli Prengaj, i cili merret me ture turistike pĂ«r âDiscover Albaniaâ dhe kaloi dy ditĂ« duke mĂ« shĂ«titur.
Vendi, që shtrihet mes Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, shpalli pavarësinë nga sundimi osman në vitin 1912 dhe duke filluar nga vitet 1940, kaloi dekada nën një diktaturë staliniste, i izoluar nga pjesa tjetër e botës deri në vitin 1990.
NĂ« fund tĂ« viteve â90, ShqipĂ«ria pĂ«rjetoi njĂ« krizĂ« ekonomike tĂ« ndjekur nga njĂ« periudhĂ« trazirash, por vitet e fundit situata politike Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe turizmi, i nxitur pjesĂ«risht nga çmimet e ulĂ«ta, ka lulĂ«zuar.
Shqipëria e re
Resorti i gjallë i Ksamilit është një shembull i qartë i Shqipërisë së re.
âGjatĂ« dekadave tĂ« diktaturĂ«s, njĂ« numĂ«r i vogĂ«l vullnetarĂ«sh dĂ«rgoheshin nĂ« Ksamil pĂ«r tĂ« ngritur komunitete bujqĂ«soreâ, shpjegon Dorina Dhima, njĂ« guidĂ« e pavarur.
âZona, megjithatĂ«, mbetej e kufizuar, sepse njerĂ«zit mund tĂ« arratiseshin duke notuar deri nĂ« Korfuz. Sâkishte mĂ« shumĂ« se katĂ«r pallateâ, shton ajo.

Ajo epokĂ« ka marrĂ« fund prej kohĂ«sh. UnĂ« shijova njĂ« drekĂ« tĂ« qetĂ« me oktapod (1 800 lekĂ«, rreth 22 dollarĂ«) me pamje nga uji kristal dhe ishujt e gjelbĂ«r nĂ« njĂ« âbeach barâ tĂ« quajtur âFreskia e Jonitâ.
Por, vizitorët që preferojnë një pushim më të qetë mund të zgjedhin destinacionet bregdetare si Jala, Borshi apo Dhërmiu, një deri në dy orë më në veri.
Kur udhĂ«tova nĂ« vitin 2023 nĂ« DhĂ«rmi pĂ«r festivalin e muzikĂ«s dhe mirĂ«qenies âKalaâ, mbeta e mahnitur nga bukuria natyrore e peizazhit dhe mikpritja lokale.
Rreth 20 minuta larg Ksamilit ose 30 minuta me traget nga Korfuzi (bileta njĂ« drejtim nga 14 deri nĂ« 33 dollarĂ«), qyteti bregdetar i SarandĂ«s ofron njĂ« atmosferĂ« tĂ« ngjashme tĂ« qetĂ«, plazhe publike, njĂ« shĂ«titore tĂ« gjallĂ« qĂ« mbushet nĂ« mbrĂ«mje me vendas tĂ« veshur bukur nĂ« xhiro, si dhe shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« e pirĂ« me fruta deti tĂ« shkĂ«lqyera, si te âHaxhiâ dhe âMariniâ.
QĂ«ndrova nĂ« âLaFe Boutique Hotelâ nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit dhe kalova njĂ« mbrĂ«mje tĂ« bukur duke parĂ« familje dhe miq.

ĂatitĂ« e kuqe dhe domatet gjithĂ« lĂ«ng
Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik.
Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë.
Kalaja e Beratit (hyrja falas), një kompleks i hapur mbi qytet, përfshin një kishë bizantine, rrënojat e një prej xhamive të para në Shqipëri dhe një lagje me shtëpi ende të banuara nga shekulli XVIII-XIX, disa prej të cilave janë bujtina.

Po ashtu, aty ndodhet muzeu ikonografik âOnufriâ, i cili ekspozon objekte fetare qĂ« datojnĂ« qĂ« nga vitet 1300, pĂ«rfshirĂ« njĂ« ikonostas tĂ« gdhendur nĂ« dru tĂ« stolisur (biletĂ« me audioudhĂ«zues 500 lekĂ«).
Kur e vizitova Beratin në fund të qershorit, qyteti ishte i heshtur deri në perëndim, kur rrugët papritur u mbushën me fëmijë me biçikleta, burra që luanin domino dhe shitës që ofronin kupa plastike të mbushura me rrush e qershi për rreth 100 lekë.
Bollëku i përbërësve të freskët e bënte ushqimin në Shqipëri një kënaqësi.
NĂ« âAmalia Homemade Foodâ nĂ« Berat, bĂ«ra njĂ« duzinĂ« fotosh tĂ« tryezĂ«s, e thjeshtĂ« dhe e bukur. Sallata me domate ishte aq e lĂ«ngshme dhe e gjallĂ«, sa ndjeva sikur kisha zbuluar njĂ« dije tĂ« humbur prej kohĂ«sh mbi shijen e vĂ«rtetĂ« tĂ« domates.
Pjesa tjetër e menusë përfshinte djathë dhe perime të pjekura në enë balte; speca të mbushur me oriz e barishte; patëllxhan me hudhër, spec dhe domate; byrek me spinaq dhe djathë; dhe biftek vjenez, mish i mbushur me djathë (menu me 11 pjata për dy persona, 28 euro ose 32 dollarë).
Siç është tipike në Shqipëri, vakti u mbyll me një gotë raki, një pije e fortë alkoolike e bërë nga frutat e fermentuara, versione të së cilës janë të zakonshme në gjithë Ballkanin.
âAta qĂ« janĂ« mbi 40 vjeç e pinĂ« pothuajse çdo ditĂ«â, tha Andi Kallanxhi, punonjĂ«s i âPupa Wineryâ, 20 minuta me makinĂ« nĂ« juglindje tĂ« Beratit.
âDy gota tĂ« mĂ«dha nĂ« 5 ose 6 tĂ« mĂ«ngjesit, tĂ« shoqĂ«ruara me njĂ« cigare dhe kafe turke, dy teke rreth orĂ«s 10 ose 11, njĂ« tjetĂ«r pas punĂ«s me kafe, dhe pastaj edhe tre a katĂ«r tĂ« tjera pas punĂ«s me salcĂ« kosi e hudhĂ«râ, shton ai.
Rakia âte Amaliaâ, e zbutur me kanellĂ«, ishte njĂ« pĂ«rzierje ngrohtĂ« dhe e fortĂ« pĂ«r fytin dhe njĂ« fund i pĂ«rsosur i darkĂ«s sime.
Do ta pija për mëngjes? Më pyesni kur të kem mbushur 40 vjeçe.
Vizita në një bunker të Luftës së Ftohtë
Ismail Kadare, fitues i çmimit âBooker Internationalâ, e pĂ«rshkruan qytetin e GjirokastrĂ«s, rreth dy orĂ« e gjysmĂ« nĂ« jug tĂ« Beratit, si njĂ« âkrijesĂ« parahistorike qĂ« ngjitet si me grep nĂ« shpatin e malitâ.
Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj.

PĂ«r tâu bashkuar me njĂ« tur prej 200 lekĂ«sh, shkoni nĂ« agjencinĂ« turistike âExperience Gjirokastraâ nĂ« sheshin âĂerçiz Topulliâ.
Nëse ngjiteni përtej qendrës historike të Gjirokastrës, mund të vizitoni një kështjellë shekullore (hyrja 400 lekë), pjesë të së cilës u përdorën si burg, së fundmi gjatë regjimit të Hoxhës.
Qelitë e burgut dhe dhomat e torturave janë lënë kryesisht të paprekura dhe janë një muze magjepsës (200 lekë).
Tarifa shtesë e hyrjes përfshin hyrjen në Muzeun e Armëve si dhe në Muzeun e Gjirokastrës, i cili ofron një histori kompakte, por të plotë të rajonit.
Disa nga muzetë më të papritura dhe interesante në Gjirokastër janë shtëpi të epokës osmane.
Në shtëpinë e Skendulajve, Edlira Skenduli, një pasardhëse e familjes së pasur tregtare që ndërtoi shtëpinë më shumë se 300 vjet më parë, na udhëhoqi në një tur (300 lekë).
âKa 64 dritare, 44 dyer, gjashtĂ« banjo dhe katĂ«r hamameâ, shpjegon ajo.

âDhoma e sigurt e shtĂ«pisĂ«â, tha ajo, âfunksiononte si strehĂ« pĂ«r 70 persona gjatĂ« LuftĂ«rave tĂ« ParĂ« dhe tĂ« DytĂ« BotĂ«rore. Pikat kryesore tĂ« tjera pĂ«rfshinin njĂ« frigorifer natyror, njĂ« hapĂ«sirĂ« âânĂ«ntokĂ«sore tĂ« ftohur nga njĂ« cisternĂ« ngjitur, dhe dhomĂ«n e dasmĂ«s, tĂ« dekoruar me dru shege, tĂ« pikturuara dhe tĂ« gdhendura, me njĂ« ballkon tĂ« mbrojtur tĂ« caktuar pĂ«r gratĂ« beqare qĂ« donin tĂ« shikonin ceremoninĂ«â.
NdĂ«rsa zbrisja shpatin nga kĂ«shtjella drejt hotelit âRose Gardenâ, ku po qĂ«ndroja, mund ta shihja diellin duke filluar tĂ« perĂ«ndonte ngadalĂ« pas maleve, duke lĂ«nĂ« vija portokalli dhe rozĂ« tĂ« pluhurosura mbi qytetin prej guri.
Një thirrje melodike për lutje mbushi luginën, duke më kujtuar edhe një herë pasurin kulturore të Shqipërisë.
Vendpushimet e zhurmshme të plazhit, në anën tjetër të maleve, dukeshin shekuj larg.