Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksidenti në Fier/ Policia: Benz-it ia “preu” rrugën një makinë tjetër, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Fierit ka dalë me një komunikatë të dytë në lidhje me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet përfundoi i përmbysur jashtë rruge dhe shpërtheu në flakë, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona. Sipas autoriteteve, nga hetimet ka rezultuar se shkak i aksidentit […]

The post Aksidenti në Fier/ Policia: Benz-it ia “preu” rrugën një makinë tjetër, arrestohet 45-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

Nga Boldnews.al Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka një staf prej 40 inspektorësh e ndihmës-inspektorësh, të cilët kanë për detyrë verifikimin e “xhepave” të zyrtarëve të lartë; ka një buxhet vjetor rreth 2.5 milionë euro dhe një administratë mbështetëse, që arrin në mbi 70 rrogëtarë shtetërorë me paga të konsiderueshme. E, pas këtyre […]

The post Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: Shteti ka përgjegjësi, por nuk mund të amnistohen shkelësit

Teksa ndodhet me pushime në jug të vendit, Edi Rama, i veshur me të shkurtra, ka dalë ditën e sotme para kamerës së telefonit, “live” në rrjetet sociale për të bërë propagandë për lirimin e hapësirave publike. Rama deklaroi se po përgatit një rregullore kombëtare që sipas tij do të vendosë qartë kufijtë dhe do […]

The post Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: Shteti ka përgjegjësi, por nuk mund të amnistohen shkelësit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës

Fluksi i emigrantëve në mesin e muajit gusht, sjell edhe radhët kilometrike në doganën e Kapshticës. E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, paraditen e kësaj të diele, radha e mjeteve që presin për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë i kalon 2 kilometra. Mësohet […]

The post VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Mijëra njerëz protestojnë nga Jeruzalemi në Tel Aviv: Të ndalohet tani lufta në Gaza

Në botën e Haya Engel-it, ndihet gjithë dhimbja e Izraelit. Vëllai i saj, 32 vjeç, sapo është kthyer nga Gaza, është ushtar. “Për shkak të stresit dhe kushteve të vështira ka zhvilluar sëmundjen Crohn. Nuk do të dezertojë kurrë, jo: çmimi që paguan me shoqërinë dhe ndërgjegjen është shumë i lartë. Por është i traumatizuar, […]

The post Mijëra njerëz protestojnë nga Jeruzalemi në Tel Aviv: Të ndalohet tani lufta në Gaza appeared first on BoldNews.al.

E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e djeshme se së bashku me vëllain e tij u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë në Kosovë. Shpat Kasapi nuk […]

The post E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët! appeared first on BoldNews.al.

A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

Ndërsa kamerat inteligjente dhe detektorët pritet të instalohen në 20 shkolla publike, Ministria e Arsimit la të kuptohet se nuk kishte rol në zbatimin e projektit “Smart City”, duke i lënë jetime pretendimet se janë bërë konsultime publike me prindërit. Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” […]

The post A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City” appeared first on BoldNews.al.

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një dekoratë përfaqësuesit special të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndodhej në Moskë për të diskutuar një plan për përfundimin e luftës në Ukrainë. Dekorata, urdhri i Lenin-it, iu dorëzua Steve Witkoff me qëllim që ai ta përcillte për familjen e Michael Gloss, 21-vjeçarit që u vra duke luftuar […]

The post Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse appeared first on BoldNews.al.

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, […]

The post Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri appeared first on BoldNews.al.

Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi

Në Kremlin po fryn erë ndryshimi. Presidenti rus Vladimir Putin po lë mënjanë aleatët e vjetër, shumica tashmë në të shtatëdhjetat, për t’i bërë vend një brezi të ri, por jo për të hequr dorë nga pushteti. Sipas një raporti të gazetarit rus-amerikan Mikhail Zygar për Atlantic Council, ky brez i ri përbëhet kryesisht nga fëmijët […]

The post Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shqipëria po përballet sot me një valë të nxehti ekstrem, me temperatura që në shumë zona do të kalojnë 38°C. Sipas MeteoAlb, moti do të mbetet i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa priten kushte për temperatura maksimale deri në 39°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në Tiranë, termometri do të shënojë mbi 37°C që […]

The post Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri

Bernard Berisha mund të konsiderohet si “goditja” më e bujshme e kësaj merkato vere për Kategorinë Superiore në Shqipëri. Mesfushori anësor i kombëtares së Kosovës, i cili shkëlqeu me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun, ka firmosur për Dinamo City, duke u ribashkuar kështu me ish-trajnerin e tij, Ilir Daja. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi […]

The post ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta. Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë. […]

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

DASHI Po ju vijnë marrëveshje të papritura që do t’ju japin fuqi të re dhe një motivim të brendshëm të madh. Në dashuri, disi e tepruar ndjenja e mosbesimit mund të shkaktojë tensione me partnerin. Bëni përpjekje të jeni më transparentë dhe të hapur, dhe do të shpërbleheni për këtë. DEMI Njohja me një person […]

The post Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me rrethimin e godinës së medias News24 nga policia. Në deklaratën për shtyp, ministria është shprehur së pretendimi i shoqërisë “Panorama Group” sh.a. se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore. Më tej thuhet se për […]

The post Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme appeared first on BoldNews.al.

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

Një polic është përplasur në Shkodër teksa kalonte vijat e bardha. 60-vjeçari ishte rrugës për në punë, teksa u përplas nga një mjet që humbi kontrollin. Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. ”Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka […]

The post Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare , të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë […]

The post Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia appeared first on BoldNews.al.

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi , pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në […]

The post “Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier appeared first on BoldNews.al.

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

BE është shprehur se mbështet negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë, por rithekson se në tryezën e bisedimeve duhet të jetë e pranishme dhe Ukraina ku mund të marrë vendime të pavarura e sovrane. Takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është njoftuar se do të […]

The post Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

Rreth një vit pas një grabitjeje të dhunshme në Alba Adriatica, policia italiane ka arrestuar në Rovigo një 38-vjeçar shqiptar, i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe grabitje të rënduar. Ngjarja ndodhi më 19 nëntor 2024, kur tre persona hynë me forcë në shtëpinë e një karabinieri, i cili tentoi të mbronte familjen e tij, përfshirë […]

The post Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier appeared first on BoldNews.al.

❌