TIRANĂ, 24 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesĂ« dhe pĂ«rshĂ«ndeti nĂ« veprimtarinĂ« me rastin e DitĂ«s sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« UkrainĂ«s, organizuar sot nga Ambasada e UkrainĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« sallĂ«n qendrore tĂ« aeroportit âNĂ«nĂ« Terezaâ.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë personalitete shtetërore, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues të komuniteteve fetare, medias etj.
NĂ« ceremoni pĂ«rshĂ«ndetĂ«n edhe Ambasadori i UkrainĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Volodymyr Shkurov si edhe autoritete tĂ« aeroportit âNĂ«nĂ« Terezaâ.
Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga Ambasadori Shkurov dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, vizituan ekspozitën kushtuar pasojave të luftës në Ukrainë.
Fjala e plotĂ« e Kryetares sĂ« Kuvendit, Elisa Spiropali:Â
âI nderuar z. Ambasador Shkurov, i dashur Volodomyr,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik;
Zonja e zotërinj,
Në këtë gjysmë dekadën e fundit bota ka ndryshuar në mënyrë të pabesueshme.
Ădo mĂ«ngjes, nĂ« TiranĂ« apo nĂ« Washington, nĂ« Paris apo nĂ« Berlin, nĂ« RomĂ«, Bruksel apo nĂ« çdo skaj tjetĂ«r tĂ« botĂ«s, lajmet nĂ« televizione apo postimet e pafundme nĂ« rrjetet sociale, dĂ«shmojnĂ« pĂ«r miliona fĂ«mijĂ« qĂ« njohin mĂ« mirĂ« marshimin therĂ«s tĂ« raketave sesa tingujt e gjuhĂ«s amtare, pĂ«r miliona tĂ« moshuar, qĂ« nĂ« vend tĂ« kĂ«mbanave tĂ« krishtlindjeve apo thirrjen pĂ«r lutje ndaj Zotit, njohin zhurmĂ«n e dronĂ«ve qĂ« marrin jetĂ«.
Ka luftë edhe aty ku duket se ka paqe.
Ka dhembje edhe aty ku koha duket rrjedh normalisht dhe kufijtë konvencionalë ngjajnë të mbyllur ndaj të zezës.
Në një mënyrë apo në një tjetër, e gjithë bota është në luftë. Dhe lufta, njëlloj si Perëndia e vjetër romake Janusi, ka më shumë se një fytyrë, më shumë se një pamje, më shumë se një shfaqje.
Njëlloj si në vitet e pandemisë së Covid-it, askush nuk ka imunitet, askush nuk është i përjashtuar nga frika e tmerri, humbja dhe disfata.
Dhe askund tjetër, më shumë se në Ukrainë, nuk është shfaqur aq brutalisht dhe egërsisht lufta më të gjitha fytyrat e saj.
Dhe ndoshta asnjë ditë tjetër më shumë sesa sot, nuk është simbol i asaj që po ngjet në Ukrainë prej më shumë se tre vjetësh, sesa dita e pavarësisë së saj.
Një ditë që më shumë sesa një bilanc 34-vjeçar për rrugëtimin e një kombi, është arsyeja se pse në qiellin e Ukrainës shëtit vdekja e importuar nga fqinji agresor, më i madh, por jo më i fortë, pafytyrësisht mizor dhe i padrejtë.
Lufta në Ukrainë është mësimi tronditës se askush nuk është imun nga e keqja, se ajo shfaqet në dhjetra forma edhe aty ku duket se ka vetëm paqe.
Ndryshojnë vetëm simptomat; aty ka raketa, gjetkë ka çmime më të shtrenjta, aty ka dronë, diku ka më pak vende pune, më pak shkolla, më pak kujdes mjekësor dhe shumë më shumë ankth, tension e pasiguri.
Ndaj edhe pĂ«rpjekjet pĂ«r njĂ« paqe tĂ« drejtĂ« e tĂ« ndershme pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, duhet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« gjithkĂ«nd dhe duhet tĂ« bashkojnĂ« gjithkĂ«nd, kryesisht nĂ« boshtin Washington-Bruksel, si mundĂ«sia e vetme pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« arkitekturĂ« tĂ« re sigurie, tashmĂ« qĂ« ajo e hershmja e ekuilibrit mes dy blloqeve tĂ« kundĂ«rta ideologjikisht ka pĂ«rfunduar kohĂ« mÄ parĂ«, dhe e reja, me njĂ« qendĂ«r tĂ« vetme force e pushteti qĂ« garantonte paqe, po sfidohet dhe po vihet gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« dyshim.
Duke synuar të kurohet shkaku dhe jo të mjekohet pasoja.
TĂ« nderuar miq,
Liria, pavarësia, sovraniteti dhe i një vendi nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë ende për kohë të papërcaktuar të garantuara, për gjithmonë. Ato nuk janë të mirëqena dhe mund të kërcënohen nga shumë faktorë që duket se shpiken nga hiçi. Herë nga leximi i keq i historisë së shkuar, e herë nga dëshira për të shkruar ndryshe historinë.
Paqja ka shumë armiq dhe armiqësia me paqen ngjan si fatalitet i botës njerëzore.
Në emër të saj, të lirisë dhe të drejtës së çdo kombi për të jetuar në liri, 34 vjet më parë, në 24 gusht 1991, parlamenti i Ukrainës riktheu pavarësinë e Ukrainës nga gërmadhat e ish-Bashkimit Sovjetik.
Për tre dekada, populli i Ukrainës përjetoi një tranzicion të gjatë drejt demokracisë, pak a shumë si të gjithë vendet e tjera të ish-Lindjes komuniste. Si edhe vendi ynë. Liri që shfaqej edhe me fytyrën e anarkisë, me shpresa dhe zhgënjime, me fitore dhe disfata, me suksese e dështime, me ecje përpara, por dhe fraktura prapakthyese.
Por asgjë nga këto, nuk mund të barazohet me agresionin e nisur që në 2014-ën me aneksimin e Krimesë dhe më pas, me agresionin në shkallë të gjerë të shkurtit 2022, kur një ish-perandori, me forcën e avionëve, raketave e tankeve, kërkoi të rikthejë autoritetin e saj prej perandorie, duke shkelur një vend të lirë.
Duke dhënë kështu fillimin e një sage lufte të jashtëzakonshme të Davidit me Goliathin modern.
Qindra mijëra jetë njerëzore të humbura, miliona jetë të frakturuara dhe gjithë bota e përfshirë në një luftë totale morale mes viktimës dhe agresorit.
Në këtë ndeshje epike, Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka mbështetur fort dhe në mënyrë të palëkundur luftën e drejtë të Ukrainës, për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.
Duke nisur me RezolutĂ«n e miratuar nĂ« Kuvend mĂ« 8 mars 2022, tek Samiti âEvropĂ« Juglindore-UkrainĂ«â nĂ« Odesa, nĂ« 11 qershor tĂ« kĂ«tij viti, nga bashkĂ«penĂ«mbajtja e ShqipĂ«risĂ« me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« KĂ«shillin e Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« e deri tek pĂ«rditshmĂ«ria e secilĂ«s ditĂ« nĂ« kĂ«to tre vjet e gjysmĂ«, ShqipĂ«ria ka dĂ«shmuar mbĂ«shtetjen e fuqishme, tĂ« palĂ«kundur dhe tĂ« vendosur ndaj UkrainĂ«s.
Shqipëria është palë bashkë me vendet e tjera demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka afruar mbështetje diplomatike, financiare e ushtarake, ka qenë një zë i vendosur në samitin e Platformës së Krimesë dhe veprimtaritë ndërkombëtare për paqen, rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.
Ka organizuar në Tiranë Samitin e Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Ka shprehur solidaritet të plotë me vizitat e shpeshta në Kiev të delegacioneve të Kuvendit e Qeverisë, përfshirë Kryeministrin Rama.
Shqipëria do të vijojë të jetë një mbështetëse e vendosur dhe konkrete për Ukrainën edhe nëpërmjet bashkëpunimit afatgjatë, në bazë të Marrëveshjes Strategjike 10-vjeçare, nënshkruar më 21 janar 2025, në Davos, e cila parashikon rritjen e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje, inteligjencë e informacion, siguri kibernetike, në industrinë e mbrojtjes dhe rimëkëmbjen e Kharkivit, në mbështetjen për rindërtim, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve e dezinformimit.
Shqipëria mbështet të gjitha përpjekjet dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump për dhënien fund luftës dhe arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, si edhe kontributin e udhëheqësve të shteteve europiane dhe të NATO-s për mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Dhe konsideron se në këtë tunel të gjatë e të errët, vullneti i Washingtonit, e vendeve të BE-së, janë drita e vetme në fund të tij.
Sepse duke mbështetur Ukrainën, ne mbështesim triumfin e Lirisë mbi tiraninë.
Duke mbështetur Ukrainën, ne mbështesim dhe garantojmë të ardhmen e rendit ndërkombëtar.
Sepse pa paqen e drejtë në Ukrainë, nuk mund të ketë paqe në Europë dhe në botë.
Sepse duke mbrojtur Ukrainën, mbrojmë demokracinë në vendet tona.
Sepse duke mbrojtur Ukrainën, afrojmë shansin e vetëm e unik për paqe edhe në vatrat e tjera të zjarrit që marrin jetë të pafajshme fëmijësh, grash e të moshuarish edhe kudo tjetër, aty ku lufta shfaqet me shumë fytyra, si Janusi i hershëm romak.
Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Slava Ukraini!â
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në veprimtarinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukra...
/e.i/
The post Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Përpjekjet për një paqe të ndershme duhet të përfshijnë gjithkënd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.