❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ROME – Meloni: Njohja e shtetit tĂ« PalestinĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment, Ă«shtĂ« kundĂ«rproduktive

ROME, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – UnĂ« besoj se njohja e Shtetit tĂ« PalestinĂ«s, pa ekzistuar njĂ« Shtet i PalestinĂ«s, nĂ« fakt mund tĂ« jetĂ« kundĂ«rproduktive ndaj objektivit, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“E kam thĂ«nĂ« disa herĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe nĂ« parlament. Ia kam thĂ«nĂ« vetĂ« Autoritetit Palestinez dhe ia kam thĂ«nĂ« edhe Macronit”, theksoi Meloni.

“NĂ«se diçka qĂ« nuk ekziston njihet nĂ« letĂ«r, problemi rrezikon tĂ« duket i zgjidhur, kur nuk Ă«shtĂ«â€, shtoi ajo.

“Si dikush qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« nĂ« favor tĂ« Shtetit tĂ« PalestinĂ«s, unĂ« nuk jam nĂ« favor tĂ« njohjes sĂ« tij para se tĂ« fillojĂ« njĂ« proces pĂ«r kushtetutĂ«n e tij”, shtoi ajo. /os/

The post ROME – Meloni: Njohja e shtetit tĂ« PalestinĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment, Ă«shtĂ« kundĂ«rproduktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hiqen 85 komplete me çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, procedohet 59-vjeçari

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Plazhi i lirĂ«â€, kanĂ« vijuar kontrollet pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare, me qĂ«llim lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na pa lejen pĂ«rkatĂ«se nga subjekte tĂ« ndryshme, pĂ«rmes vendosjes sĂ« çadrave dhe shezlongĂ«ve.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Kepit të Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej 85 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga një shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në to, pasi çdo shkelje do të pasojë me masa administrative dhe penale, sipas ligjit.

/m.m/r.e/

The post Hiqen 85 komplete me çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, procedohet 59-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ NĂ« nderim tĂ« 14-vjetorit tĂ« rĂ«nies sĂ« Heroit Enver Zymeri dhe DitĂ«s Memoriale tĂ« zyrtarĂ«ve policor tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti bashkĂ« me disa nga ministrat nĂ« detyrĂ« bĂ«ri homazhe sot pranĂ« Lapidarit tĂ« PolicĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ«.

Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.

Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.

Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila, ndonëse është sulmuar shpesh, ka dalë gjithmonë fitimtare dhe profesionale.

Ai rikujtoi se një nga sfidat më të mëdha për strukturën e saj që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb dhanë dorëheqje kolektive.

Megjithatë, Kurti theksoi se procesi i rikthimit dhe përfshirjes ka vazhduar, me kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë që po i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Policia e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« forcĂ« multietnike e cila u sulmua shpesh, mirĂ«po gjithnjĂ« doli fitimtare. E njĂ« nder sulmet strukturore qĂ« ka pĂ«rjetuar ka qenĂ« nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022 ku kishim 541 policĂ« nĂ« uniformĂ« nga komuniteti serb qĂ« dhanĂ« dorĂ«heqje kolektivisht
 NĂ« vazhdimĂ«si kemi kadetĂ« tĂ« rinj nga gjenetara nĂ« gjeneratĂ« tĂ« cilĂ«t po shtohen. VetĂ«m nga komuniteti serb kemi rreth 200 pjesĂ«tarĂ« qĂ« nga dorĂ«heqjet e tyre qĂ« i janĂ« bashkĂ«ngjitur PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe krah pĂ«r krah me shqiptarĂ«t tĂ« uniformuar dhe tĂ« tjerĂ« qĂ« i shĂ«rbejnĂ« vendit tonĂ« dhe qytetarĂ«ve tanĂ«â€, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe ishin ministrat në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Homazhe bënë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me pjesëtarë të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës.

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshimet e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok. /KosovaPress/

The post Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Violeta Manushi, ikonë e artit teatror dhe kinematografik shqiptar

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ MĂ« 26 korrik 2007 ndĂ«rroi jetĂ« “Artistja e Popullit” Violeta Manushi.

Ikona e artit teatral dhe kinematografik me një galeri të pasur rolesh të ekzekutuara, gëzonte simpati dhe popullaritet të gjerë në publiku. Korri sukses njësoj, si në komedi, ashtu edhe në dramë.

GjatĂ« karrierĂ«s sĂ« saj realizoi 100 role nĂ« teatĂ«r dhe 16 role nĂ« kinematografi. Interpretimi i saj i fundit ishte nĂ« tragjikomedinĂ« e Ruzhdi PulahĂ«s, “Streha e tĂ« harruarve”.

Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Në moshën 20-vjeçare, u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit në vitin 1946. U shqua për vërtetësi, natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt.

Manushi u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« ikonĂ« tĂ« artit skenik shqiptar. Ajo shkĂ«lqeu nĂ« rolet protagoniste nĂ« komeditĂ« “GratĂ« gazmore tĂ« Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjĂ«s Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombĂ«tare interpretoi me sukses OlimbinĂ« te “Karnavalet e Korçës” (1964), ZyhranĂ« te “Fytyra e dytĂ«â€ (1968), NicĂ«n te “Gjenerali i ushtrisĂ« sĂ« vdekur” (1971), teto OllgĂ«n te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe “NjĂ« shoqe nga fshati”, teton te komedia ikonĂ« “Pallati 176” (1985).

Ajo ka trupĂ«zuar role nĂ« 16 filma: “Tana”, “Rrethimi i vogĂ«l”, “Gjenerali i ushtrisĂ« sĂ« vdekur”, “Zonja nga qyteti”. KĂ«to janĂ« disa prej realizimeve ku spikati mĂ« shumĂ« pĂ«r forcĂ«n e saj aktoriale.

Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977.

1 nga 3

The post Violeta Manushi, ikonë e artit teatror dhe kinematografik shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Shitjet e makinave elektrike rriten nĂ« nivel global, dominon Kina

BRUKSEL, 26 korrik /ATSH-AA/ – Shitjet globale tĂ« makinave elektrike po pĂ«rshpejtohen, tĂ« nxitura nga rritja e fortĂ« nĂ« KinĂ« dhe vrulli i ripĂ«rtĂ«rirĂ« nĂ« EvropĂ«.

Në gjysmën e parë të vitit, mbi 5.9 milionë automjete elektrike me bateri (BEV) u regjistruan në të gjithë botën, një rritje prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Në krahasim, shitjet vjetore në vitin 2024 ishin rritur vetëm me rreth 14%.

Kina mbetet forca dominuese në treg, me mbi 3.7 milionë BEV të reja të shitura, një rritje prej 47% nga viti në vit.

NdĂ«rkohĂ«, Evropa ka parĂ« gjithashtu njĂ« “rilindje” nĂ« miratimin e automjeteve elektrike, me 1.2 milionĂ« BEV tĂ« shitura nĂ« rajon, njĂ« rritje prej 25% dhe njĂ« rekord tĂ« ri pĂ«r gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit.

Analistët thonë se shtrëngimi i kufijve të CO2 për flotat ka të ngjarë të ketë kontribuar në këtë rritje.

Megjithatë, Evropa po humbet gradualisht terren si tregu global i automjeteve elektrike për shkak të rritjes më të shpejtë diku tjetër, veçanërisht Kinës. /os/

The post FOKUS – Shitjet e makinave elektrike rriten nĂ« nivel global, dominon Kina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret në vend, vatra aktive në disa fshatra në Delvinë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ NĂ« disa fshatrat tĂ« bashkisĂ« sĂ« DelvinĂ«s vijojnĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« aktive vatrat e zjarrit. Sipas raportimit tĂ« medieve, vatrat vijojnĂ« tĂ« jenĂ« aktive nĂ« fshatrat Kalas, Tatzat, SenicĂ«, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli.

Aktive është edhe vatra e zjarrit që ra ditën e djeshme, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes, si pasojë e erës, zjarri u përhap edhe midis fshatrave Borsh dhe Piqeras, të njësisë administrative Lukovë.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

Katër helikopterë u angazhuan dje me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e zonës, për të kufizuar përimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca operuan në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët.

/m.q//r.e/

The post Situata nga zjarret në vend, vatra aktive në disa fshatra në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e ndjeshme e fluksit në Aeroportin e Rinasit gjatë sezonit turistik

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s po pĂ«rjeton njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme tĂ« numrit tĂ« udhĂ«tarĂ«ve gjatĂ« sezonit veror 2025.

Vetëm gjatë muajit qershor, autoritetet në vend informuan se janë regjistruar mbi 1,14 milionë pasagjerë, që përfaqëson një rritje prej 8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fluksit lidhet jo vetëm me sezonin turistik, por dhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore.

Në këtë situatë, administrata doganore në Aeroportin e Rinasit thotë se ka marrë masa shtesë për menaxhimin e fluksit, përmes ristrukturimit të orareve të punës, shtimit të personelit në pikat kyçe dhe optimizimit të proceseve të kontrollit.

“Objektivi kryesor Ă«shtĂ« garantimi i njĂ« procesi efikas dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« udhĂ«tarĂ«t, pa krijuar vonesa tĂ« panevojshme”, bĂ«n tĂ« ditur Dogana.

Për muajin korrik, i cili tradicionalisht shënon pikun e lëvizjes, autoritetet doganore theksojnë se do të vijojnë me të njëjtin nivel gatishmërie dhe monitorimi të vazhdueshëm, për të përballuar flukset në rritje dhe për të siguruar respektimin e procedurave ligjore në kufi.

/r.e/

The post Rritje e ndjeshme e fluksit në Aeroportin e Rinasit gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PĂ«rkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i KosovĂ«s

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Sot mbushen shtatĂ« vjet qĂ« kur ndĂ«rroi jetĂ« veprimtari i çështjes kombĂ«tare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i KosovĂ«s.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot këtë figurë të shquar të çështjes kombëtare shqiptare.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet  me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhĂ«hoqi KĂ«shillin pĂ«r tĂ« Drejtat dhe LiritĂ« e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri nĂ« vitin 1995. NĂ« vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. GjatĂ« periudhĂ«s 1998-1999, kur mbaheshin takimet nĂ« Rambouillet pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s, ai ishte zĂ«dhĂ«nĂ«s politik i UÇK-sĂ«. Ishte njĂ«kohĂ«sisht kryetar i Lidhjes sĂ« ShkrimtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetĂ«n dhe veprĂ«n e tij, u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« personalitet tĂ« pĂ«rmasave tĂ« historisĂ« sĂ« pĂ«rgjithshme njerĂ«zore, ku bĂ«n pjesĂ« edhe historia jonĂ« kombĂ«tare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritĂ«n vetĂ«m pas viteve nĂ«ntĂ«dhjetĂ«.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

The post PĂ«rkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i KosovĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Prej disa ditĂ«sh vendi ynĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga njĂ« mot me temperatura tĂ« larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradĂ«ve Celsius.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe ngarkesës së rrjetit, është regjistruar një incident në nënstacionin Ibë, ku një zjarr përfshiu transformatorin e fuqisë 110/10 kV.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të ditur se zjarri është shkaktuar nga regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve, i ndikuar nga temperaturat e larta dhe rritja e konsumit. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrfikëses dhe stafit teknik të OSSH bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa pasoja për personelin, duke minimizuar dëmet materiale.

Për pasojë të stakimit të nënstacionit, u ndërpre përkohësisht furnizimi me energji elektrike në zonat: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. Falë lidhjeve në unazë me fidera të tjerë nga nënstacioni Farkë, energjia elektrike është rikthyer në një pjesë të zonave brenda një kohe të shkurtër.

OSSH njofton se ka shtuar grupet e punës në terren për të ndërhyrë me ritme të shpejta dhe thekson se puna do të vijojë pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit, për të siguruar zgjidhjen e plotë të avarisë.

OSHEE Group kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga faktorë natyrorë dhe thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e shpejtë të problematikave të krijuara në rrjetin e shpërndarjes.

/r.e/

The post Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – MSF: NjĂ« nĂ« tre persona nĂ« Gaza kalon ditĂ« pa ushqim, furnizimet ajrore janĂ« ‘tĂ« pamjaftueshme

GJENEVE, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Pothuajse njĂ« nĂ« tre persona nĂ« Rripin e GazĂ«s po kalon ditĂ« pa ushqim, paralajmĂ«roi Programi BotĂ«ror i Ushqimit i Kombeve tĂ« Bashkuara (WFP), duke shtuar se “kequshqyerja Ă«shtĂ« nĂ« rritje, me 90 000 gra dhe fĂ«mijĂ« qĂ« kanĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r trajtim”.

PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« bĂ«ra deri mĂ« tani, thuhet nĂ« faqen e internetit tĂ« agjencisĂ«, sasia e ndihmĂ«s ushqimore tĂ« shpĂ«rndarĂ« “pĂ«rfaqĂ«son ende njĂ« pjesĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« asaj qĂ« njĂ« popullsi prej mbi dy milionĂ« njerĂ«zish ka nevojĂ« pĂ«r tĂ« mbijetuar”.

WFP thekson se “qasja nĂ« produkte thelbĂ«sore tĂ« freskĂ«ta dhe ushqyese si frutat, perimet, mishi, peshku dhe produktet e qumĂ«shtit kĂ«rkon rivendosjen e ngarkesave tregtare nĂ« Gaza”.

QĂ« nga dje, vazhdon deklarata, afĂ«rsisht 3,500 ton ndihma (ekuivalente me 300 kamionĂ«) ishin gati pĂ«r t’u larguar nga zonat e magazinimit dhe pĂ«r t’u sjellĂ« nĂ« Gaza pĂ«r shpĂ«rndarje.

Agjencia thotĂ« gjithashtu se vetĂ«m dy kalime kufitare janĂ« miratuar pĂ«r pĂ«rdorim nga kamionĂ«t e saj dhe thekson se “nevojiten rrugĂ« mĂ« tĂ« besueshme dhe tĂ« sigurta pĂ«r konvojet brenda GazĂ«s”, si dhe mĂ« shumĂ« shoferĂ« sesa vetĂ«m 60 tĂ« miratuar nga autoritetet deri mĂ« sot pĂ«r tĂ« transportuar ndihmĂ« jetĂ«sore ushqimore nĂ« Rrip.

NjĂ« punonjĂ«se ndihme e organizatĂ«s MjekĂ« pa Kufij (MSF) nĂ« Gaza City paralajmĂ«roi se dĂ«rgesat nga ajri “mund tĂ« ndihmojnĂ«â€, por do tĂ« jenĂ« “tĂ« pamjaftueshme”, duke pasur parasysh se dy milionĂ« njerĂ«z po kĂ«rkojnĂ« me dĂ«shpĂ«rim ushqim nĂ« tĂ« gjithĂ« Rripin e GazĂ«s.

Caroline Willemen i tha programit Today se ishte e shqetĂ«suar: “Duke pasur parasysh nivelin e dĂ«shpĂ«rimit qĂ« kanĂ« njerĂ«zit, kur hidhni ushqim nga qielli nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, si do ta kenĂ« akses nĂ« tĂ«?”

“TĂ« gjithĂ« janĂ« tĂ« dĂ«shpĂ«ruar”, tha ajo, duke shtuar se “mĂ« tĂ« prekshmit mund tĂ« mos jenĂ« nĂ« gjendje ta kenĂ« akses nĂ« tĂ« sepse do tĂ« ishte njĂ« skenĂ« shumĂ« kaotike”.

Ajo shton se numri i pacientĂ«ve tĂ« regjistruar nĂ« programin e kequshqyerjes sĂ« MSF Ă«shtĂ« “katĂ«rfishuar qĂ« nga maji” dhe sugjeron se 25% e fĂ«mijĂ«ve nĂ«n pesĂ« vjeç qĂ« janĂ« kontrolluar janĂ« gjetur tĂ« kequshqyer.

Kriza po ndikon edhe te stafi i MSF-sĂ«, me Willemen qĂ« thotĂ« se shumĂ« nga kolegĂ«t e tij vijnĂ« nĂ« punĂ« “pa ngrĂ«nĂ« pĂ«r 24 ose 48 orĂ«â€.

“TĂ« njĂ«jtĂ«t punonjĂ«s shĂ«ndetĂ«sorĂ« nĂ« Gaza, tĂ« cilĂ«t supozohet tĂ« trajtojnĂ« tĂ« sĂ«murĂ«t, tĂ« plagosurit dhe ata qĂ« po vdesin kĂ«tu, janĂ« vetĂ« shumĂ« tĂ« uritur, duke u pĂ«rpjekur me dĂ«shpĂ«rim tĂ« ushqejnĂ« fĂ«mijĂ«t e tyre”, shton ai. “ËshtĂ« diçka qĂ« nuk e kam parĂ« kurrĂ« nĂ« nĂ«ntĂ« vitet e mia qĂ« punoj pĂ«r MSF-nĂ«.”

/os/

The post FOKUS – MSF: NjĂ« nĂ« tre persona nĂ« Gaza kalon ditĂ« pa ushqim, furnizimet ajrore janĂ« ‘tĂ« pamjaftueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Sot pritet rrezik maksimal pĂ«r zjarre nĂ« tĂ« gjitha qarqet e vendit, sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nĂ«pĂ«rmjet njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale njoftoi “se qĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit dronĂ«t Bayraktar TB2 tĂ« Forcave Ajrore kanĂ« realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar nivelin e riskut”.

Sipas Vengut “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivĂ«t tanë nĂ« terren janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« kudo nĂ« territor, me pĂ«rparĂ«si nĂ« zonat e banuara”.

Për shkak të rrezikut maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, MM theksoi një ditë më parë se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

/m.q//r.e/

The post Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy vatra zjarri aktive në qarkun e Korçës, Prefektura: Po punohet për neutralizimin e plotë të flakëve

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy vatra zjarri vijojnĂ« tĂ« jenĂ« aktive nĂ« territorin e Qarkut Korçë, konkretisht nĂ« fshatrat DishnicĂ« (bashkia Korçë) dhe StrelcĂ« (bashkia Maliq).

Në një njoftim zyrtar për mediet, Prefektura e Korçës bëri të ditur se situata në të dyja zonat është nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa forcat në terren po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.

“Zjarri nĂ« fshatin DishnicĂ« Ă«shtĂ« aktiv me intensitet tĂ« ulĂ«t. Terreni i thyer dhe me bimĂ«si tĂ« dendur e ka vĂ«shtirĂ«suar ndĂ«rhyrjen, por pĂ«rpjekjet pĂ«r shuarjen e plotĂ« janĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp.

Ndërkohë zjarri në fshatin Strelcë është aktiv vetëm në vatrën veriore me intensitet të ulët.

Forcat në terren po monitorojnë situatën dhe po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Prefektura e Qarkut Korçë shprehet se vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, duke siguruar bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha strukturat përkatëse për administrimin e situatës.

/m.m/r.e/

The post Dy vatra zjarri aktive në qarkun e Korçës, Prefektura: Po punohet për neutralizimin e plotë të flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Instituti KombĂ«tar i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike i KosovĂ«s (IKSHPK) bĂ«n thirrje qĂ« sot qytetarĂ«t tĂ« kenĂ« kujdes nga temperaturat e larta.

IKSHPK ka nxjerrë sot udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

“Vala e tĂ« nxehtit qĂ« po mbizotĂ«ron kĂ«to ditĂ« mund tĂ« ndikojĂ« negativisht nĂ« shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve, veçanĂ«risht tĂ« grupeve tĂ« cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura tĂ« larta gjatĂ« ditĂ«s dhe natĂ«s krijojnĂ« stres nĂ« trup dhe rrisin rrezikun e sĂ«mundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas IKSHPK-sĂ«, veprimet qĂ« duhet tĂ« ndĂ«rmerren pĂ«r t’u mbrojtur janĂ«: QĂ«ndroni larg tĂ« nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rĂ«nda gjatĂ« orĂ«ve mĂ« tĂ« nxehta. QĂ«ndroni nĂ« hije dhe kaloni 2-3 orĂ« nĂ« njĂ« vend tĂ« freskĂ«t.

“Mbajeni trupin tĂ« freskĂ«t dhe tĂ« hidratuar: PĂ«rdorni veshje tĂ« lehta (pambuku), bĂ«ni dush tĂ« freskĂ«t, lagni lĂ«kurĂ«n dhe pini ujĂ« rregullisht (1 gotĂ«/orĂ« – 2-3 litra/ditĂ«). Mbajeni shtĂ«pinĂ« tĂ« freskĂ«t: Ajroseni gjatĂ« natĂ«s kur jashtĂ« Ă«shtĂ« mĂ« freskĂ«t. DitĂ«n mbyllni dritaret dhe pĂ«rdorni perde pĂ«r tĂ« penguar rrezet e diellit”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu IKSHPK bën thirrje për kujdes për grupet e cenueshme:  Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Po ashtu pĂ«r fĂ«mijĂ«t: Mos i lini kurrĂ« nĂ« automjete tĂ« parkuara. Shmangni ekspozimin nĂ« diell gjatĂ« orĂ«ve mĂ« tĂ« nxehta (10:00–17:00). /KosovaPress/

The post IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump akuzon Hamasin pĂ«r pengimin e marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit nĂ« Gaza

UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-AA/ – Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, grupi palestinez Hamas “nuk donte vĂ«rtet tĂ« arrinte njĂ« marrĂ«veshje”, pasi SHBA-ja dhe Izraeli tĂ«rhoqĂ«n ekipet e tyre qĂ« negocionin njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme armĂ«pushimi nĂ« Gaza.

Duke folur me gazetarĂ«t nĂ« oborrin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« para se tĂ« nisej pĂ«r nĂ« Skoci, Trump tha se “Hamasi u tĂ«rhoq nĂ« aspektin e negociatave” nĂ« kryeqytetin Doha tĂ« Katarit, nga ku SHBA-ja dhe Izraeli dje tĂ«rhoqĂ«n negociatorĂ«t e tyre pas pĂ«rgjigjes sĂ« grupit palestinez ndaj njĂ« propozimi pĂ«r armĂ«pushim.

“ËshtĂ« shumĂ«, shumĂ« keq. MĂ« erdhi deri nĂ« njĂ« pikĂ« ku duhet t’i japĂ«sh fund punĂ«s”, tha Trump, duke pretenduar se Hamasi shmangu njĂ« marrĂ«veshje sepse “kur tĂ« mbeten 20 pengjet e fundit, do tĂ« jetĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r Hamasin tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje sepse humbet mburojĂ«n e tij”.

Dje, i dĂ«rguari i posaçëm i Trumpit pĂ«r Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, njoftoi se delegacioni amerikan qĂ« merr pjesĂ« nĂ« bisedimet pĂ«r armĂ«pushim nĂ« Gaza do tĂ« kthehet nĂ« Washington pĂ«r konsultime pas pĂ«rgjigjes sĂ« Hamasit, e cila sipas tij “tregon qartĂ« mungesĂ«n e dĂ«shirĂ«s pĂ«r tĂ« arritur njĂ« armĂ«pushim nĂ« Gaza”.   /os/

The post SHBA – Trump akuzon Hamasin pĂ«r pengimin e marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britanikja këndon këngë shqiptare, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër


TIRANË, 26 korrik/ATSH/ ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« destinacion tĂ« preferuar pĂ«r shumĂ« tĂ« huaj, tĂ« cilĂ«t kanĂ« zgjedhur tĂ« punojnĂ« dhe tĂ« jetojnĂ« kĂ«tu.

Të tërhequr nga tradita dhe kultura shqiptare, ata janë integruar më së miri në shoqërinë shqiptare.

I tillë është rasti i britanikes Sara Payman, e cila është pasionuar pas muzikës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale tingujt e kĂ«ngĂ«s “Rrjedh nĂ« kĂ«ngĂ« e ligjĂ«rime”, tĂ« interpretuar nga Sara.

“Me emocionet e muzikĂ«s shqipe qĂ« buron nga britanikja Sara Payman, e cila i kĂ«ndon kĂ«ngĂ«t si tĂ« ishin tĂ« gjakut tĂ« saj, duke na kujtuar se shqiptar bĂ«hesh edhe me zemĂ«r pĂ«rmes dashurisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« vend siç Sara ka zgjedhur ShqipĂ«rinĂ«â€, u shpreh Rama.

E lindur në Kembrixh dhe e diplomuar për stomatologji, Sara la Britaninë e Madhe dhe u vendos në Shqipëri. Në intervista të mëparshme televizive ajo ka treguar tërheqjen e saj për kulturën shqiptare, veçanërisht për muzikën, të cilën e interpreton me pasion.

/m.m/r.e/

The post Britanikja këndon këngë shqiptare, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet në fshat kthejnë traditën në zhvillim, Denaj sjell shembullin e bujtinës në Tropojë


TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Politikat e qeverisĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e fermerĂ«ve dhe zhvillimin rural po japin rezultate konkrete nĂ« zonat malore tĂ« vendit, duke krijuar mundĂ«si reale ekonomike pĂ«r banorĂ«t lokalĂ« dhe duke nxitur turizmin e qĂ«ndrueshĂ«m.

Bujtina “Plis”, e ndĂ«rtuar me standarde moderne, por qĂ« ruan frymĂ«n e shtĂ«pive tradicionale tĂ« Alpeve, Ă«shtĂ« njĂ« shembull i shkĂ«lqyer i mĂ«nyrĂ«s se si investimet nĂ« traditĂ«, natyrĂ« dhe mikpritje mund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« atraksion turistik tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m.

Ajo ofron një përvojë autentike shqiptare mes maleve madhështore të Tropojës, me ushqim bio nga prodhimet e zonës dhe qetësinë e natyrës së egër e të paprekur.

Ky projekt jo vetëm që nxit turizmin lokal, por gjithashtu fuqizon ekonominë rurale, duke krijuar vende pune dhe duke mbajtur të rinjtë në zonat e tyre. Ai dëshmon se politikat e mbështetjes për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë janë një instrument efektiv për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë malore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, çdo fermer ka mundësinë të përfitojë financim me 50% grant dhe mbështetje nga Kredia e Butë, e kombinuar me Garancinë Sovrane.

Kjo skemë u ofron fermerëve një normë interesi vetëm 2%, duke e bërë financimin më të përballueshëm dhe të leverdishëm për sipërmarrjet në bujqësi dhe agroturizëm. Ajo shtoi se përveç kësaj, mbulimi i kolateralit arrin deri në 70%, duke ulur ndjeshëm barrën financiare për aplikantët.

Për zonat malore, mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve, e cila synon të fuqizojë zhvillimin ekonomik dhe të nxisë qëndrueshmërinë e jetesës në këto zona të thella.

/r.e/

The post Investimet në fshat kthejnë traditën në zhvillim, Denaj sjell shembullin e bujtinës në Tropojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ DeputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s do t’iu drejtohen sĂ«rish sot ulĂ«seve tĂ« tyre nĂ« pĂ«rpjekjen e radhĂ«s, e pesĂ«dhjetĂ« e treta, pĂ«r tĂ« konstituuar LegjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kĂ«saj mase tĂ« pĂ«rkohshme do t’i konsumojĂ« ditĂ«t e mbetura tĂ« afatit 30 -ditor, por nuk do tĂ« mund tĂ« marrin asnjĂ« vendim tjetĂ«r deri mĂ« 8 gusht. Kjo masĂ« ndĂ«rlidhet me kĂ«rkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

/KosovaPress/

The post Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare tĂ« RivierĂ«s Shqiptare

MADRID, 26 korrik /ATSH/- Plazhet e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« kthehen nĂ« “hit” kĂ«tĂ« verĂ«. Vendi ballkanik shkĂ«lqen me njĂ« thesar plazhesh kilometra tĂ« gjata tĂ« fshehura midis mbetjeve arkeologjike, shkruan Ana MarĂ­a GonzĂĄlez Franco nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« botimin spanjoll tĂ« “National Geographic”.

Dalëngadalë, ky vend i bukur ballkanik po shfaqet si parajsa e pazbuluar e Mesdheut.

SidoqoftĂ«, ajo qĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ« Ă«shtĂ« se ShqipĂ«ria ka gjithçka qĂ« i nevojitet pĂ«r t’u bĂ«rĂ« destinacioni mĂ« i lakmuar evropian, me plazhe spektakolare pĂ«r çdo turist.

Riviera Shqiptare shtrihet pĂ«rgjatĂ« njĂ« bregdeti tĂ« mrekullueshĂ«m, me vende arkeologjike, histori interesante, veçori kulturore dhe kuzhinĂ« tĂ« pasur – tĂ« cilat mund tĂ« gjenden nĂ« plazhet mĂ« tĂ« mira nĂ« ShqipĂ«ri.

Plazhi i Ksamilit: Një sintezë e plazhit të Rivierës Shqiptare

Nëse Shqipëria do të përmblidhej në një plazh të vetëm, fituesi do të ishte Ksamili.

Plazhi me të njëjtin emër dallohet për me rërën e bardhë si borë në një vijë bregdetare të thyer të përshkuar nga katër ishuj (Ishulli Binjak, Ishulli Smerald, Ishulli i Vogël dhe Ishulli i Gurit).

Gjenden disa plazhe të bukura me rërë të bardhë në Ksamil, megjithëse shumica janë private dhe drejtohen nga restorantet.

Fakti qĂ« ndodhet nĂ« jug tĂ« SarandĂ«s, pĂ«rballĂ« ishullit tĂ« Korfuzit, e bĂ«n atĂ« njĂ« destinacion shumĂ« tĂ«rheqĂ«s si pĂ«r shqiptarĂ«t ashtu edhe pĂ«r turistĂ«t e huaj – qĂ« kalojnĂ« kufirin jugor tĂ« vendit ose kalojnĂ« me traget nga Italia ose Greqia.

Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të qenë një nga plazhet më të mira në Shqipëri, Ksamili është  vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare si Syri i Kaltër dhe Parku Natyror i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Plazhi i Borshit: Disa kilometra i gjatë dhe me ujëra ngjyrë bruz

Rreth një orë larg me makinë nga Saranda përgjatë bregdetit Jon ndodhet plazhi më i gjatë në të gjithë Rivierën Shqiptare, Borshi.

Ky plazh është mbi 6 kilometra i gjatë dhe, përveç madhësisë së tij, shquhet për ujërat e tij të kristalta dhe malet gjigante me bimësi të harlisur që rrethojnë detin blu.

Kjo enklavĂ« njihet pĂ«r qetĂ«sinĂ« dhe karakterin e saj tĂ« egĂ«r, duke e bĂ«rĂ« atĂ« plazhin e preferuar pĂ«r turistĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« shpĂ«tojnĂ« nga turizmi masiv dhe “i civilizuar” i plazheve fqinje.

Megjithatë, ekzistojnë disa bare dhe restorante aty pranë, si dhe një parking i madh.

Plazhi i Gjipesë: Thesari i egër i Shqipërisë

Një nga thesaret më të çmuara në Rivierën Shqiptare është Plazhi i Gjipesë, një vend panoramik që magjeps me mjedisin e tij të egër natyror dhe perëndimet e diellit dhe lindjet ëndërrimtare, si dhe ujërat e tij të kaltra.

Pavarësisht se është një nga plazhet më të lakmuara, për të arritur atje, vizitorët duhet të ecin për rreth gjysmë ore, duke kaluar midis bunkerëve, duke kapërcyer shpatin e pjerrët dhe duke shmangur shkëmbinjtë e mëdhenj.

I vendosur në fund të kanionit me të njëjtin emër, gjiri i vogël është i rrethuar nga shkëmbinj gjigantë, duke e bërë atë një nga plazhet më piktoreske të Shqipërisë.

Plazhi i Dhërmiut: Urban, natyral dhe lokal

Si një nga plazhet më të mëdha urbane të Shqipërisë, Dhërmiu mirëpret vendasit dhe turistët e huaj që kërkojnë të gjitha lehtësitë që u nevojiten për të kaluar një ditë në plazh.

Qendra e qytetit është e ngritur dhe pranë detit, plazhi dhe shëtitorja janë qendra e aktivitetit veror, me bare dhe restorante, të cilat ofrojnë gjithashtu shezlongje dhe çadra me qira, pasi ka zona publike dhe private.

Drejt veriut, plazhi bëhet më shkëmbor dhe në periferi, mund të vizitoni gjire dhe shpella, duke përfshirë Drimadhes, një gji i bukur me rërë të bardhë me shkëmbinj, i arritshëm duke ndjekur një shteg midis pemëve të ullirit.

Plazhi i Jalës: Dita dhe nata

Në një vendndodhje strategjike midis Himarës dhe Dhërmiut, përtej fshatit Vuno, shtrihet plazhi i Jalës, një nga parajsat e bregdetit Jon, i fshehur midis kodrave të mbushura me ullishte dhe shtëpi.

Shkëmbinjtë e lartë rrethojnë gjiret e vogla të këtij cepi të Mesdheut, ku uji merr ngjyra të papërshkrueshme.

Bukuria e Jalës perceptohet për herë të parë nga kodra e lartë.
PĂ«rtej tĂ« qenit njĂ« vend ideal pĂ«r t’u çlodhur apo pĂ«r tĂ« praktikuar zhytje dhe sporte ujore, Jala Ă«shtĂ« njĂ« destinacion i preferuar pĂ«r turistĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« jetĂ«n e natĂ«s.

Gjithashtu ka një numër të madh restorantesh dhe baresh aty pranë ku mund të provoni gatimet lokale.

Plazhi i Lukovës: Relaks në Rivierën Shqiptare

Lukovea është ideale për të shijuar qetësinë e Rivierës Shqiptare, pasi ndodhet në një mjedis natyror të pabesueshëm larg vendeve më të lakmuara bregdetare.

Kjo nuk do të thotë që plazhi i saj, Plazhi i Shpellës nuk ofron të gjitha lehtësitë, duke përfshirë qiranë e shezlongjeve dhe çadrave dhe një gamë restorantesh që ndërthurin kuzhinën mesdhetare me peizazhin marramendës.

Kushdo që kërkon një përvojë natyrore duhet vetëm të ngrejë sytë dhe të humbasë në ujërat kristalore dhe kontrastin e tyre me kodrat e gjelbra që ngrihen përreth.

Plazhi i Kakomesë: Gjysmëhëna shqiptare

Plazhi i Kakomesë është një mrekulli natyrore në formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga bimësi e harlisur.

Peizazhi dominohet nga ujĂ«rat e tij mahnitĂ«se. PĂ«rveç kĂ«saj pamjeje idilike, Plazhi i KakomesĂ« – praktikisht i shkretĂ« – ofron qetĂ«si dhe mundĂ«si pĂ«r tĂ« shijuar panoramĂ«n madhĂ«shtore.

Turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Marisë së Kakomës, një kompleks bizantin i shekullit XVI.

Porto Palermo: Gjeografikisht unik

Porto Palermo është padyshim një nga vendet më unike në Shqipëri.
I vendosur midis fshatrave të Himarës dhe Qeparosë, ai rrethohet nga një ishull i lidhur me bregdetin.

Pranë tij ndodhet Kalaja e Ali Pashës, nga ku mund të shijoni pamjet më spektakolare të zonës përreth.

Edhe pse bregdeti i Porto Palermos është shumë shkëmbor, ka plazhe të vogla me guralecë ku mund të hyni në ujë pa pasur nevojë të kaloni shkëmbinjtë.

Pavarësisht se është një nga vendet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Porto Palermo nuk është prekur ende nga turizmi masiv, duke ruajtur karakterin e egër që e bën të gjithë këtë bregdet një sekret të madh
 për momentin.

Plazhi i Qeparosë, shëtitja ideale

Plazhi i Qeparosë ofron disa nga perëndimet e diellit më të bukura në vend.

ËshtĂ« njĂ« vend ideal pĂ«r t’u çlodhur, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« zhytje ose pĂ«r tĂ« notuar, si dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« udhĂ«tim me varkĂ« nĂ« shpellat dhe shkĂ«mbinjtĂ« pĂ«rreth, apo pĂ«r tĂ« ecur  deri nĂ« MajĂ«n e ÇikĂ«s – nga ku mund tĂ« shijoni pamjet spektakolare.

Plazhi është i rrethuar nga një shëtitore, ku do të gjeni restorante dhe të gjitha lehtësitë për një ditë në plazh. //a.i/

The post “National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare tĂ« RivierĂ«s Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/7/2025

VATIKAN (Selia e ShenjtĂ«) – Papa Leone XIV mban lutjen ”Angelus”.

VENEZUELA – Zgjedhje lokale.

BAZEL (ZvicĂ«r) – Futboll – Kampionati Europian i Femrave – Finalja Angli-SpanjĂ«.

KOBE (Japoni) – Futboll – Ndeshje miqĂ«sore Kobe-Barcelona./  a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/7/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/7/2025

AMSTERDAM (HolandĂ«) – Amsterdam Pride.

TAJPEI (Tajvan) – 24 ligjvĂ«nĂ«s tĂ« opozitĂ«s pĂ«rballen me votimin pĂ«r shkarkim.

SHANGAI (KinĂ«) – Konferenca BotĂ«rore mbi InteligjencĂ«n Artificiale dhe takim i nivelit tĂ« lartĂ« mbi qeverisjen globale tĂ« IA-sĂ«.

BAILE TUSNAD (Rumani) – Kryeministri hungarez Viktor Orban mban njĂ« fjalim para komunitetit hungarishtfolĂ«s nĂ« Rumani.

CIEGO DE ÁVILA (KubĂ«) – Festimi i DitĂ«s KombĂ«tare tĂ« Rebelimit.

BUENOS AIRES (ArgjentinĂ«) – Presidenti Javier Milei flet nĂ« panairin ”La Rural”.

HONG KONG (KinĂ«) – Futboll – Ndeshje miqĂ«sore Liverpool-AC Milan.

EAST RUTHERFORD (Shtetet e Bashkuara) – Futboll – Ndeshje miqĂ«sore – Manchester United-West Ham United./  a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/7/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌