❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Liria nuk gjykohet”, organizatat e luftĂ«s reagojnĂ« rreth vendimit tĂ« ri tĂ« Speciales ndaj PjetĂ«r ShalĂ«s

Organizatat e dala nga lufta, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila uli dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim.

OVL, SHIL dhe SHFD tĂ« UÇK-sĂ« e kanĂ« konsideruar kĂ«tĂ« vendim si njĂ« tjetĂ«r padrejtĂ«si ndaj ish-luftĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

NĂ« reagimin e pĂ«rbashkĂ«t, kĂ«to organizata shprehin “pakĂ«naqĂ«sinĂ« e thellĂ«â€ me vendimin, duke theksuar se kishin pritur njĂ« aktgjykim lirues.

“Edhe pse dĂ«nimi Ă«shtĂ« ulur, ne kemi pritur me bindje tĂ« plotĂ« njĂ« vendim lirues, sepse besojmĂ« nĂ« pafajĂ«sinĂ« e bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tanĂ«, dhe nĂ« luftĂ«n tonĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r çlirim”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Sipas tyre, vendimi i Apelit nuk ndihmon drejtĂ«sinĂ«, por “e thellon bindjen se kjo gjykatĂ« ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtĂ«sinĂ« mbi baza tĂ« barabarta e tĂ« paanshme”.

Organizatat theksojnĂ« se e vĂ«rteta Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n e UÇK-sĂ« dhe nuk kanĂ« frikĂ« nga ajo.

“UÇK-ja nuk ka nevojĂ« tĂ« mbrohet nga e vĂ«rteta, e vĂ«rteta historike Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ« dhe bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t tanĂ« nuk do t’i nĂ«pĂ«rkĂ«mbĂ« askush me procese tĂ« motivuara politikisht. Liria nuk gjykohet, ajo respektohet”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post “Liria nuk gjykohet”, organizatat e luftĂ«s reagojnĂ« rreth vendimit tĂ« ri tĂ« Speciales ndaj PjetĂ«r ShalĂ«s appeared first on Telegrafi.

Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për rastin e Pjetër Shalës, duke rrëzuar shumicën e pikave të ankesës së tij, por duke gjetur disa shkelje në aktgjykimin e shkallës së parë.

“Paneli miraton pjesĂ«risht pikat 7, 12 dhe 14 tĂ« ankesĂ«s, dhe vendosi t’i ulĂ« dĂ«nimin ShalĂ«s nga 18 nĂ« 13 vjet burgim.

“Paneli i Apelit la nĂ« fuqi verdiktin e fajĂ«sisĂ« sĂ« z. Shala pĂ«r krimet e luftĂ«s tĂ« ndalimit arbitrar (pika 1), torturĂ«s (pika 3), dhe vrasjes sĂ« paligjshme (pika 4)”, thuhet nĂ« njoftim.

Megjithatë, Paneli pranoi pjesërisht tri nga 14 pikat e apelit të Shalës dhe gjeti disa shkelje në vlerësimin e provave dhe në caktimin e dënimit.

Sa i pĂ«rket dĂ«nimit pĂ«r vrasjen e paligjshme, Apeli theksoi se “Trupi Gjykues nuk i dha peshĂ« tĂ« mjaftueshme faktit qĂ« ai (Shala) nuk pati rol komandues nĂ« lidhje me kontributin personal tĂ« tij nĂ« krimin e vrasjes”.

Po ashtu, lidhur me disa viktima për të cilat Shala ishte shpallur fajtor për torturë apo ndalim arbitrar, Apeli konstatoi mungesë provash të mjaftueshme.

“NĂ« gjyq nuk ishin paraqitur dĂ«shmi gojore pĂ«r keqtrajtimin e tyre
 ndaj Paneli i Apelit prapĂ«soi verdiktin e fajĂ«sisĂ« pĂ«r kĂ«ta persona”, thuhet nĂ« njoftim.

Pavarësisht kësaj, Apeli konfirmoi se Shala mbetet fajtor për krime të rënda.

“Paneli i Apelit theksoi se ka konfirmuar verdiktet e fajĂ«sisĂ« sĂ« ShalĂ«s pĂ«r krimet e luftĂ«s tĂ« ndalimit arbitrar, torturĂ«s dhe vrasjes, dhe se ulja e dĂ«nimit tĂ« tij nuk sugjeron aspak se krimet pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« shpallur fajtor dhe dĂ«nuar, nuk janĂ« tĂ« rĂ«nda”, u theksua nĂ« aktgjykim.

Apeli gjithashtu theksoi se Dhomat e Specializuara kanĂ« juridiksion vetĂ«m mbi individĂ«, e jo grupe apo organizata, dhe se “as UÇK-ja, as populli i KosovĂ«s nuk ishin objekt i kĂ«tij procesi dhe nuk u shpallĂ«n pĂ«rgjegjĂ«s dhe fajtorĂ« pĂ«r kĂ«to krime”.

Shala më 16 korrik të vitit të kaluar ishte shpallur fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe ishte dënuar 18 vjet burgim.

Më 2 shtator 2024, Mbrojtja e Shalës dorëzoi njoftimin për apel kundër aktgjykimit. /Telegrafi/

The post Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim appeared first on Telegrafi.

“AferĂ« tradhtie”, vĂ«llai i LiridonĂ«s pĂ«rballet me Naim Murselin nĂ« gjykatĂ«

Seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po dëshmon vëllai i saj, Leonardi i cili tashmë po përballet me Naim Murselin, vrasësin e akuzuar për krimin e rëndë ndaj motrës së tij.

Gazetarja e Klan KosovĂ«s, ka dhĂ«nĂ« detaje nga ‘ballafaqimi’ dhe deklarata e fortĂ« e Leonardit pĂ«r njĂ« ‘aferĂ« tradhtie’.

“Naim Murseli: E kom njĂ« pyetje pĂ«r Leonardin, pĂ«r 12 vjet martesĂ«, a Ă«shtĂ« ankuar ndonjĂ«herĂ« motra e tij pĂ«r mua apo pĂ«r raportin tonĂ«?

Leonard Ademaj: Jo, nuk Ă«shtĂ« ankuar, pĂ«rveç, me aq sa mbaj mend, e kishte prekur shumĂ« njĂ« aferĂ« tradhtie e Naimit, por ajo vet e kishte zgjidhur


Naim Murseli: Ju thatë ma herët Leonard që kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora ka qenë kjo vizitë, e panjohur për mua

Leonard Ademaj: Orën nuk e di, një punonjëse në morg me tha që në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi

Naimi Murseli: Dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 tetor, a kemi shkuar së bashku në Budva, për ta festuar ditëlindjen time, unë ti, bashkëshortja ime, bashkëshortja jote dhe fëmijët, me ftesë timen


Leonard Ademaj: Po
”.

The post “AferĂ« tradhtie”, vĂ«llai i LiridonĂ«s pĂ«rballet me Naim Murselin nĂ« gjykatĂ« appeared first on Telegrafi.

OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera

Gjykata Komerciale ka marrë aktvendimin për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për pesë kompani të tjera për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila theksoi se këto kompani kanë ushtruar padi individuale ndaj vendimit të ZRrE-së, duke ndjekur rrugën ligjore të paraparë nga legjislacioni aktual.

“Siç kemi theksuar edhe mĂ« herĂ«t, legjislacioni nĂ« fuqi nuk parasheh padi grupore ose kolektive, andaj vetĂ«m paditĂ« individuale janĂ« duke u trajtuar dhe pranuar nga gjykata.  KĂ«to pesĂ« kompani kanĂ« fituar tĂ« drejtĂ«n e tyre ligjore pĂ«rmes kĂ«tij mekanizmi,” thuhet nĂ« njoftimin e OdĂ«s Ekonomike.

Në reagimin e saj, OEK i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për detyrimin e bizneseve të kalojnë në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të dëmtojë konkurrencën, të rëndojë barrën financiare për bizneset dhe qytetarët, si dhe të godasë ekonominë e vendit. /Telegrafi/

 

The post OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera appeared first on Telegrafi.

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur tashmë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në fillim të seancës, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës, kërkoi të konsultohet me avokatin e tij.

Tashmë para trupit gjykues ka nisur të dëshmoi vëllai i viktimës, Leondard Ademaj.

Ditë më parë i akuzuari Naim Murseli u ekzaminua për çrregullime mendore të mundshme, megjithatë ekzaminimet gjetën se ai nuk ka sëmundje mendore apo çrregullim psikologjik.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.

Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. /Telegrafi/

The post Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Sot (e hënë), nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Sipas juristes për media, Flutura Kusari, gjatë seancës pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në agjendë. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të saj në rrjetin social Facebook.

“NesĂ«r nĂ« 9.00 vazhdon gjykimi nĂ« rastin e vrasjes sĂ« Liridona Ademajt. Pritet qĂ« nesĂ«r tĂ« dĂ«shmojĂ« vllau i LiridonĂ«s, Leonardi (nĂ«se nuk ka ndonjĂ« ndryshim). Shpresoj qĂ« mediat do tĂ« na bashkohen nĂ« ndjekjen e seancĂ«s”, ka shkruar Kusari.

Ndërkohë, para dy ditësh, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Sipas raportit të institutit, Naim Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore, e as nga ndonjë gjendje e përkohshme që do të ndikonte në gjykimin apo perceptimin e realitetit.

Ekspertiza forenzike thekson se në momentin e kryerjes së veprës penale, Murseli ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe nuk ka pasur ndonjë gjendje psikologjike që do ta bënte të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprës apo për ta kontrolluar sjelljen e vet.

Po ashtu, nuk janë gjetur shenja të abuzimit me substanca narkotike apo alkool.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj. /Telegrafi/

 

The post Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës

Gjatë kësaj jave, moti në vendin tonë do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nga mesi i javës pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike, me rënie të temperaturave dhe paraqitje të reshjeve të përkohshme.

Vranësirat dhe rrebeshet lokale pritet të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës, sidomos në zonat malore dhe ato veriore. Temperaturat do të luhaten ndjeshëm nga mbi 30°C në fillim të javës, ato do të zbresin deri në rreth 23°C gjatë fundjavës.

NdĂ«rkaq sot, e hĂ«nĂ« moti do tĂ« jetĂ« kryesisht me diell. Temperaturat minimale do sillen nga 13 – 16°C kurse ato maksimale nga 31 – 35°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë gjatë gjithë javës.

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore kĂ«shillojnĂ« shmangien e ekspozimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« diell, veçanĂ«risht gjatĂ« orĂ«ve 09:00 – 17:00.

Të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuarit nga rrezatimi ultraviolet. /Telegrafi/

 

The post Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës appeared first on Telegrafi.

“TuristĂ«t po anulojnĂ« rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu

Në zonën e Thethit ka hyrë në ditën e gjashtë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, e po ashtu edhe kundërpërgjigja e banorëve me protesta dhe përplasje me policinë.

PĂ«r situatĂ«n e krijuar nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« turistike foli nĂ« “Ditarin e fundjavĂ«s” me Erion Dushin, nĂ« A2 CNN, banori dhe sipĂ«rmarrĂ«si Edmir Grela.

“Situata nuk duket shumĂ« mirĂ«. IKMT dhe policia e shtetit vazhduan prapĂ« me shembjet. Kjo nuk pritej nga shteti nĂ« kulmin e sezonit si nga turistet dhe banorĂ«t e Thethit. Jo unĂ« nuk jam prekur, por janĂ« prekur kushĂ«rinjtĂ« tanĂ«, tĂ« afĂ«rmit tanĂ« qĂ« u kthyen pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar dhe hapur dyert me prit turistĂ«t nĂ« Theth, pasi kishte njĂ« rritje shumĂ« tĂ« madhe Thethi kĂ«to dy vitet e fundit”, tha Grela.

Pasojat e aksionit të IKMT-së sipas Grelës janë ndjerë pasi ka pasur anulime rezervimesh dhe turistë që largohen të frikësuar. Po ashtu sipërmarrësi tha se janë të paqartë për atë çka i pret në të ardhmen, duke mos pasur më guximin të investojnë për përmirësim të infrastrukturës në ambientet e tyre të shërbimit.

“Po kishim shumĂ« kĂ«rkesa, bile edhe vetĂ« personalisht ishim duke u munduar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« rritje tĂ« biznesit por mbetĂ«m tĂ« bllokuar tanimĂ«, edhe s’po guxojmĂ« mĂ« pĂ«r tĂ« punuar. Edhe ato qĂ« kishim nis pĂ«r ti ndĂ«rtuar pĂ«r ti prit tĂ« huajt, gjysma janĂ« shemb. JanĂ« shembur rreth 50 deri nĂ« 100 objekte. Nuk dihet sa do zgjasĂ«, as nuk e dimĂ« kĂ« do tĂ« kap them inshallah nuk vijnĂ« tek unĂ«. Rruga Ă«shtĂ« e kalueshme por ka polici. Normal janĂ« tĂ« trembur turistĂ«t, janĂ« larguar. Pyesin a mund tĂ« vijmĂ«, a ka probleme. Pyesin çfarĂ« po ndodh
 JanĂ« anuluar rezervimet. Nuk ka pĂ«rgjigje apo informacion. As nuk thonĂ« pritni, nuk dimĂ« gjĂ«â€, shpjegoi Grela.

Më tej ai nënvizoi se të gjithë sipërmarrësit në zonën e Thethit kanë paguar taksa dhe detyrimet ndaj shtetit në mënyrë të rregullt.

“Krejt paguhen, tĂ« gjithĂ« janĂ« me taksa, me nipte, paguajnĂ« ujĂ« dhe drita. NjĂ«herĂ« tĂ« thotĂ« shteti ndĂ«rto dhe mbrapa tĂ« vjen e t’i prishĂ«. Por pse lĂ« me ndĂ«rtu atĂ«herĂ« kur Ă«shtĂ« e padrejtĂ«.”

I pyetur nĂ«se ka dijeni pĂ«r investime strategjike nĂ« zonĂ« pas aksionit tĂ« IKMT-sĂ«, duke qenĂ« se opozita pretendon se njĂ« investitor austriak ka shprehur interesin pĂ«r Thethin, Grela u pĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ«: “Jo deri tani unĂ« nuk kam dĂ«gjuar gjĂ«. Nuk Ă«shtĂ« se janĂ« toka tĂ« zanuna, janĂ« trashĂ«guar brez pas brezi”. /A2cnn/

The post “TuristĂ«t po anulojnĂ« rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu appeared first on Telegrafi.

Zbulohet armĂ« zjarri pas aksidentit nĂ« fshatin Burrnik – njĂ« person dĂ«rgohet nĂ« QKUK

Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të papritur nga Policia e Kosovës.

Gjatë trajtimit të të lënduarve në Qendrën Emergjente të qytetit, autoritetet policore kanë identifikuar një armë zjarri në njërën prej veturave të përfshira në aksident.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 11:20 patrullat policore janë njoftuar për një person të lënduar në një aksident trafiku që po trajtohej në emergjencë. I lënduari është identifikuar si Sh.K., 38 vjeç.

Aksidenti kishte ndodhur nĂ« aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, ku ishin pĂ«rfshirĂ« dy automjete, njĂ«ra me targa vendore dhe tjetra pa targa. NjĂ«sia e Trafikut Rajonal ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ekzaminimin e automjeteve.

GjatĂ« kontrollit tĂ« veturĂ«s pa targa, nĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« saj Ă«shtĂ« gjetur njĂ« armĂ« zjarri – pistoletĂ«, e cila mĂ« pas Ă«shtĂ« konfiskuar nga njĂ«sitĂ« hetimore dhe forenzike tĂ« policisĂ«.

I dyshuari është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhĂ«zuar inicimin e rastit pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim i paautorizuar i armĂ«ve”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me aksidentin dhe gjetjen e armës janë ende në vijim dhe se publiku do të njoftohet me raport shtesë për zhvillimet e reja në këtë rast./Telegrafi/

The post Zbulohet armĂ« zjarri pas aksidentit nĂ« fshatin Burrnik – njĂ« person dĂ«rgohet nĂ« QKUK appeared first on Telegrafi.

Simbol i verĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, por pa standarde – qytetarĂ«t ankohen pĂ«r kushtet dhe çmimet nĂ« PishinĂ«n e GĂ«rmisĂ«

Pishina e Gërmisë, një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë verës nga qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë, është hapur më 8 korrik për sezonin veror, pas një vonese të shkaktuar nga mungesa e ujit.

Megjithatë, vizitorët po përballen me kushte të papërmirësuara dhe ndotje të dukshme në ambientet e saj.

Qytetarët që sot (e diel) kanë frekuentuar këtë pishinë kanë dërguar pamje në adresë të Telegrafit, ku janë shprehur të pakënaqur me kushtet.

Ata gjithashtu janë ankuar për çmimet e shtrenjta, ky hyrja për person është 5 euro ndërkaq çmimet e çadrave sillen nga 5 më të thjeshtat deri në 15 euro tek ato më të mëdha.

Edhe pse çmimet shihet se janë dukshëm më të larta, infrastruktura e pishinës nuk është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara.

Përveç kësaj, qytetarët kanë ngritur shqetësime për nivelin e papastërtisë në ujë dhe në hapësirat përreth.

Por një anë tjetër të kësaj pishine ka paraqitur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka shpërndarë një video nga Pishina e Gërmisë duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

“Pishina e GĂ«rmisĂ« – pĂ«r krejt ju qĂ« jeni n’PrishtinĂ« kĂ«to ditĂ«. NPL Sport Marketing”, ka shkruar Rama.

Qytetarët kërkojnë që të bëhen investime serioze në këtë hapësirë rekreative dhe të rritet kontrolli sanitar, në mënyrë që Pishina e Gërmisë të mos mbetet vetëm simbol i verës në kryeqytet, por edhe shembull i standardeve moderne për shërbime publike. /Telegrafi/

The post Simbol i verĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, por pa standarde – qytetarĂ«t ankohen pĂ«r kushtet dhe çmimet nĂ« PishinĂ«n e GĂ«rmisĂ« appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janĂ« shpenzuar pĂ«r 120 “badihavgji” pĂ«r 4 orĂ« punĂ«

Bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e katërt po vazhdon të shkaktojë kosto të larta për buxhetin e shtetit, ndërsa reagimet nga shoqëria civile nuk mungojnë.

Agron Demi nga Atlas Institute ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke theksuar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar.

“Tash qĂ« po shkon edhe korriku pa u konstituu Kuvendi, na si taksapagues kemi shpenzu mbi 1 milion euro pĂ«r pagat e kĂ«tyre 120 badihavgjive,” ka shkruar Demi nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai ka publikuar edhe të dhëna specifike për shpenzimet mujore të Kuvendit.

“Brenda muajit maj janĂ« shpenzu 235 mijĂ« euro pĂ«r pagat e 103 deputetĂ«ve. 17 deputetĂ« qĂ« vazhdojnĂ« me qenĂ« nĂ« Qeveri kanĂ« vendosĂ« me ju pĂ«rkushtu benefiteve mĂ« tĂ« majme qĂ« ofron ekzekutivi”, ka shkruar Demi.

Sipas tij, paga bazë e një deputeti është 1,859 euro, por ajo rritet në bazë të përvojës.

“PĂ«r shembull, nĂ« muajin maj ka deputetĂ« qĂ« i kanĂ« marrĂ« mbi 2,600 euro edhe pĂ«r tĂ« hyrat retroaktive,” shkruan ai.

Në të njëjtin postim, Demi vë në pah absurditetin e situatës.

“NjĂ« seancĂ« po zgjatĂ« rreth 5 minuta mesatarisht. 46 seanca tĂ« dĂ«shtume, deputetĂ«t maksimum prej prillit kanĂ« punu 4 orĂ«. E pĂ«r kĂ«to 4 orĂ« i kanĂ« marr deri tash rreth 7 mijĂ« euro”, shprehet Demi.

Demi drejton një thirrje kritike ndaj votuesve, duke ironizuar me faktin që deputetët nuk po përballen me pasoja.

“Emrat nuk po i qes kĂ«tu, ngase tĂ« gjithĂ« e dini se kush Ă«shtĂ« deputet/e e kĂ«nd e keni votu. Tash, ti qĂ« merr pagĂ« minimale, e pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« je me fat nĂ«se ke punu 12 orĂ« nĂ« ditĂ« e i ke marr 1,000 euro, herĂ«n tjetĂ«r dil e votoi prapĂ« tĂ« njĂ«jtit”, ka shkruar Demi. /Telegrafi/

The post Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janĂ« shpenzuar pĂ«r 120 “badihavgji” pĂ«r 4 orĂ« punĂ« appeared first on Telegrafi.

E pazakontĂ« nĂ« KavajĂ«, djali mashtron babanĂ« – inskenon rrĂ«mbimin duke i kĂ«rkuar para

NjĂ« 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrĂ«mbimin e vet pĂ«r t’i marrĂ« para tĂ« atit, ndĂ«rsa nĂ« kĂ«tĂ« skemĂ« pĂ«rfshiu edhe njĂ« bashkĂ«punĂ«tor nga DurrĂ«si.

Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por nĂ« momentin qĂ« po negocionte me tĂ« atin e 28-vjeçarit, ai u kap nĂ« flagrancĂ« nga Policia, nĂ« lagjen nr. 16 tĂ« qytetit bregdetar. VetĂ«m pak metra mĂ« tutje, forcat e rendit gjetĂ«n edhe “tĂ« rrĂ«mbyerin”, i cili po priste tĂ« pĂ«rfitonte nga mashtrimi qĂ« vetĂ« kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë./tch/

The post E pazakontĂ« nĂ« KavajĂ«, djali mashtron babanĂ« – inskenon rrĂ«mbimin duke i kĂ«rkuar para appeared first on Telegrafi.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari maqedonas

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin Musli Aslani, i cili kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Musli Aslani i lindur dhe banues nĂ« Shkup, Maqedonia e Veriut ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi ndaj tij Ă«shtĂ« lĂ«shuar urdhĂ«r arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, VjenĂ«, Austri, pĂ«r kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “KĂ«rcĂ«nim i rrezikshĂ«m”, “Zhvatje e rĂ«nduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij operacioni, nĂ« TiranĂ«, u bĂ« e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues nĂ« Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi ndaj tij Ă«shtĂ« lĂ«shuar urdhĂ«r arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, VjenĂ«, Austri, pĂ«r kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “KĂ«rcĂ«nim i rrezikshĂ«m”, “Zhvatje e rĂ«nduar”, dhe “Plagosje”. GjatĂ« kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet njĂ« sasi lĂ«nde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake./abcnews/

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari maqedonas appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka deklaruar se gjatë javës do të ketë takim mes kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Krasniqi para seancĂ«s sĂ« 46-tĂ«, tha se qĂ«llimi i Limaj pĂ«r tĂ« takuar Kurtin Ă«shtĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« zgjidhje krijimit tĂ« institucioneve nĂ« KosovĂ«.

“Kryetari Limaj e ka parĂ« serioze qĂ« nga fillimi kĂ«tĂ« situatĂ« dhe deklarimet e tij kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« dhe gjithherĂ« nĂ« drejtim tĂ« asaj qĂ« tĂ« jep njĂ« zgjidhje KosovĂ«s me krijimin e institucioneve. Sigurisht qĂ« do ta takoj.. QĂ«ndrimi i Limajt pĂ«r tĂ« takuar Kurtin, ka vetĂ«m njĂ« qĂ«llim dhe qĂ«llimi Ă«shtĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« zgjidhje krijimit tĂ« institucioneve nĂ« KosovĂ«. GjatĂ« takimit edhe Limaj e Kurti do tĂ« japin qĂ«ndrimet e tyre”, tha Krasniqi./kp/

The post Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

“Regjia, ndĂ«rprite!” – opozita e deritanishme kritikon drejtimin e seancĂ«s, Dehari ua ndĂ«rpren mikrofonĂ«t

Seanca e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Në fillim të saj pati përplasje mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe  përfaqësuesve të partive politike.

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fjalës së tij në foltore u ndërpre nga Dehari pas përpjekjes për të sqaruar një çështje procedural.

“Faleminderit pĂ«r fjalĂ«n, do tĂ« propozoj nĂ« emĂ«r tĂ« PDK-sĂ«. Por mbahuni 10 sekonda sa tĂ« bĂ«j njĂ« sqarim, jemi nĂ« seancĂ«n e 46-tĂ« dhe qytetarĂ«t presin tĂ« japim zgjidhje”, tha Gruda.

Dehari e ndĂ«rpreu menjĂ«herĂ« duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrjen e regjisĂ«: “Propozoni ose tĂ« ndĂ«rpritet fjala. Regjia, ta ndĂ«rpresĂ«. NĂ«se ke propozim, urdhĂ«ro.”

Gruda tentoi të vijojë duke përmendur një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, por fjalimi iu ndërpre.

“E kam aktgjykimin ku thuhet se seancat duhet tĂ« drejtohen sipas praktikave tĂ« deritashme”, tha ai, por Dehari u pĂ«rgjigj shkurt: “Nuk ka nevojĂ«â€Šâ€

Të njëjtën trajtim e përjetoi edhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili u përpoq të japë një propozim për rrjedhën e mëtejme të seancës.

“UnĂ« e kam njĂ« propozim qĂ« ti tĂ« kĂ«rkosh ose tĂ« propozohet emri pĂ«r kryetar tĂ« Kuvendit dhe tĂ« vazhdojmĂ« me procedurĂ« tĂ« rregullt e tĂ« kthehemi nĂ« praktikat parlamentare”, tha Zemaj.

Edhe ai u ndĂ«rpre menjĂ«herĂ« me kĂ«rkesĂ«n e Deharit drejtuar regjisĂ« pĂ«r t’i mbyllur mikrofonin.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se partia e saj ka bërë propozimin për dhe nuk e ndryshon qëndrimin.

“Ne e kemi propozu kandidatin, nuk e ndryshojmĂ«, por kryesues, kthehu nĂ« agjendĂ«â€, u shpreh Kadrijaj.

Edhe ajo u pĂ«rball me tĂ« njĂ«jtin reagim nga Dehari: “Regjia, tĂ« ndĂ«rpritet mikrofoni ju lutem.”

Mungesa e dakordimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe mënyrës së votimit ka prodhuar një ngërç institucional që po thellohet dita-ditës.

Në mungesë të një zgjidhjeje, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe procesi demokratik i paralizuar. /Telegrafi/

The post “Regjia, ndĂ«rprite!” – opozita e deritanishme kritikon drejtimin e seancĂ«s, Dehari ua ndĂ«rpren mikrofonĂ«t appeared first on Telegrafi.

As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada

Edhe tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, duke thelluar më tej ngërçin politik dhe institucional në vend.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka stagnuar te pika e zgjedhjes së kryetarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk është pranuar nga opozita e deritanishme.

Seanca e sotme, e cila filloi në orën 11:00, nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar komisionin zgjedhor të votimit të fshehtë.

Nga 82 deputetë të pranishëm vetëm 43 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën më 15 korrik në ora 11:00.

Partitë PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK e Nisma vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për këtë komision.

Madje, çështja ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por interpretimet e ndryshme nga subjektet politike kanë penguar zbatimin e tij.

Sipas vendimit të Kushtetueses, legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim, që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, dhe ky afat përfundon me 26 korri

Situata e ngërçit politik vazhdon të pengojë funksionimin normal të institucioneve, ndërsa nuk dihet se kur do të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e krizës. /Telegrafi/

The post As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada appeared first on Telegrafi.

Organizim i bixhozit nĂ« PodujevĂ« – policia sekuestron para, pajisje dhe njĂ« thikĂ«

Policia e KosovĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« aksion nĂ« rrugĂ«n “Ahmet Haxhiu” nĂ« PodujevĂ«, ku ka identifikuar njĂ« rast tĂ« organizimit tĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit dhe dyshimeve pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« skema piramidale.

I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë sekuestruar para të gatshme, pajisje elektrike të përdorura për aktivitetet e lojërave të fatit si dhe një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Autoritetet janë të vendosura për të luftuar aktivitetet ilegale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Telegrafi/

The post Organizim i bixhozit nĂ« PodujevĂ« – policia sekuestron para, pajisje dhe njĂ« thikĂ« appeared first on Telegrafi.

​APK çon nĂ« prokurori afro 50 kallĂ«zime penale, prej tyre katĂ«r deputetĂ«

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dorëzuar kallëzime penale ndaj të paktën katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë. Të njëjtit kanë qenë deputetë edhe në legjislaturën e kaluar dhe aktualisht janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ata vijnë nga subjekte të ndryshme politike. Përveç tyre, në mesin e 48 kallëzimeve penale të dërguara nga APK-ja në prokuroritë përkatëse, përfshihen edhe këshilltarë ministrash dhe zyrtarë të Avokatit të Popullit.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj tregon se këto kallëzime penale ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024.

Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj thotë se janë edhe rreth 70 kallëzime penale në finalizim që pritet të dorëzohen në organet kompetente.

“Agjencia pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit gjatĂ« muajit qershor, muajin e kaluar e kemi pĂ«rfunduar verifikimin e njĂ« tĂ« tretĂ«s tĂ« zyrtarĂ«ve publik qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« obliguar tĂ« kryejnĂ« deri nĂ« atĂ« kohĂ«, e qĂ« ndĂ«rlidhen me deklarimet e pasurisĂ« qĂ« janĂ« dorĂ«zuar nĂ« vitin 2024. Si rezultat i kĂ«tij verifikimi tashmĂ« janĂ« dĂ«rguar 48 kallĂ«zime penale dhe janĂ« edhe rreth 70 nĂ« finalizim. NĂ« tĂ«rĂ«si pritet qĂ« numri tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se dyfish i kallĂ«zimeve penale nĂ« raport me vitin paraprak, nĂ« vitin 2024”, thotĂ« Buleshkaj.

Buleshkaj nuk dëshiron të tregojë emrat e deputetëve të përfshirë në kallëzimet penale të APK-së për mosdeklarim të pasurisë, pasi siç thotë ai mund të dëmtojë hetimet eventuale.

Por, ai tregon se vijnë nga subjekte të ndryshme.

“Kam parĂ« se janĂ« disa deputetĂ«, mĂ« ka mbetur nĂ« mendje. Ka kĂ«shilltarĂ« tĂ« ministrave. Nuk ka pozita tĂ« ministrave dhe zĂ«vendĂ«sministrave nga ajo qĂ« kam parĂ« deri mĂ« tani. Ka edhe tĂ« ndĂ«rmarrjeve publike dhe tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« institucioneve tĂ« pavarura. Ka zyrtarĂ« tĂ« Avokatit tĂ« Popullit, qĂ« janĂ« dĂ«rguar si kallĂ«zime penale. Por, nuk kisha pasur dĂ«shirĂ« qĂ« t’i pĂ«rmend emrat sepse mund tĂ« dĂ«mtojĂ« hetimet eventuale
Prej 48-ve nĂ«se nuk gaboj janĂ« tĂ« paktĂ«n katĂ«r deputetë 14:32 VijnĂ« nga subjekte tĂ« ndryshme tĂ« cilĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« kuvendin e KosovĂ«s dhe qĂ« janĂ« aktualisht tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s”, thotĂ« Buleshkaj.

Për KosovaPress, drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, thekson se në kallëzimet penale të dërguara në prokuroritë përkatëse gjatë muajit qershor, janë evidentuar apartamente të padeklaruara, të hyra dhe biznese të pa raportuara.

“Ka tĂ« nivelit lokal e qendror, ndĂ«rmarrjet publike dhe institucione tjera tĂ« pavarura. Nuk mund tĂ« themi se ka vetĂ«m njĂ« nivel i institucioneve, ka tĂ« gjithĂ« nga pak. Kjo listĂ« nuk Ă«shtĂ« finale sepse ende jemi nĂ« finalizim edhe tĂ« gati dyfishtĂ« tĂ« propozimit pĂ«r kallĂ«zime penale dhe informatat pĂ«r prokurori qĂ« jemi duke i shqyrtuar si zyre e drejtorit e qĂ« tashmĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rgatitura nga njĂ«sitĂ« profesionale
03:15Kemi evidentuar edhe apartamente tĂ« padeklaruara, tĂ« hyra dhe biznese, qĂ« nuk janĂ« raportuar”, potencon Buleshkaj.

Ndër të tjera, Buleshkaj potencon se janë shqiptuar dhe shpërndarë 99 gjoba për mosdeklarim të pasurisë. Nga to, siç tregon ai 58 të tyre janë arkëtuar.

Bukeshkaj thotë se këtë vit është më i madh numri i gjobave.

“TashmĂ« i kemi shqiptuar dhe janĂ« shpĂ«rndarĂ« 99 gjoba pĂ«r mosdeklarim tĂ« pasurisĂ«. Nga 99 gjoba tĂ« shpĂ«rndara 58 janĂ« arkĂ«tuar, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r Ă«shtĂ« nĂ« proces tĂ« arkĂ«timit. Kemi edhe numĂ«r tĂ« madh tĂ« ankesave, sepse secili subjekt i cili Ă«shtĂ« gjobitur e ka tĂ« drejtĂ«n e ankesĂ«s. Jemi nĂ« proces tĂ« finalizimit tĂ« shqyrtimit tĂ« ankesave
KĂ«tĂ«vit ka qenĂ« numri mĂ« i madh i gjobave, nga 108 masa tĂ« ndĂ«rmarra ndaj subjekteve qĂ« janĂ« vonuar nĂ« deklarim tĂ« pasurisĂ«, 9 nga to kanĂ« qenĂ« vĂ«rejtje, qĂ« kanĂ« qenĂ« publike apo jo publike tĂ« propozuara varĂ«sisht nga shkelja
 NdĂ«rsa 99 kanĂ« qenĂ« gjobs, tĂ« cilat janĂ« 30 pĂ«r qind e pagĂ«s mujore tĂ« zyrtarĂ«ve publik”, tregon Buleshkaj.

Në fund, Buleshkaj bënë të ditur se në fushën e sinjalizimit është shënuar një rritje e ndjeshme. Ai thotë se vetëm deri në muajin qershor të vitit 2025, numri i rasteve të sinjalizuara në Agjenci ka tejkaluar shifrën e gjithë vitit paraprak.

Në vitin 2023 janë regjistruar 20 raste, në vitin 2024 numri është rritur në 48, ndërsa këtë vit, vetëm për gjashtë muajt e parë, janë sinjalizuar mbi 50 raste.

Sinjalizimi është veprimi përmes të cilit një person (i quajtur sinjalizues) njofton autoritetet për shkelje të ligjit apo veprime të paligjshme dhe joetike që ndodhin brenda një institucioni publik apo privat.

Sinjalizuesit shpesh janë punonjës të atij institucioni që raportojnë korrupsion, keqpërdorim të detyrës, konflikte interesi, ose shkelje të tjera që cenojnë interesin publik./kp/

The post ​APK çon nĂ« prokurori afro 50 kallĂ«zime penale, prej tyre katĂ«r deputetĂ« appeared first on Telegrafi.

U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua

Një rast dhunim dyshohet që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Fushë Kosovë, ku një vajzë e cila ishte raportuar si e zhdukur është gjetur në një banesë bashkë me dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00.

Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor.

Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Dhunim” dhe procedohet nĂ« rrugĂ« tĂ« rregullt hetimore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

The post U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua appeared first on Telegrafi.

​TĂ« hyrat nĂ« ATK rriten pĂ«r rreth 11 pĂ«r qind, nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« u mblodhĂ«n mbi 524 milionĂ« euro tatime

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 524 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej rreth 51 milionë euro apo 11 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media të enjten, më 10 korrik.

Ai ka thënë se ATK-ja ka vazhduar me përkushtim zbatimin e prioriteteve strategjike, përfshirë rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e informalitetit, avancimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kulturës tatimore në vend.

“GjatĂ« kĂ«tyre gjashtĂ« muajve, ATK-ja ka vazhduar me pĂ«rkushtim tĂ« zbatojĂ« prioritetet strategjike qĂ« janĂ«, rritja e mbledhjes sĂ« te hyrave, luftimi i informalitetit, zgjerimin apo rritjen e pĂ«rdorimit te teknologjisĂ« nĂ« shĂ«rbim ndaj tatimpaguesve, dhe pĂ«rmirĂ«simin e kulturĂ«s se pĂ«rgjithshme tatimore ne vend. ATK edhe nĂ« kĂ«tĂ« periudhe raportuese, sikurse edhe nĂ« katĂ«r vitet e fundit, vazhdoi me ngritje te performances pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« indikatorĂ«t matĂ«s. NĂ« gjashtĂ« mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025 kemi inkasim tĂ« te hyrave tatimore mbi 524 milionĂ« euro, qĂ« do tĂ« thotĂ« se kemi rritur tĂ« hyrat mbi 51 milionĂ« apo rreth 11 pĂ«r qind, nĂ« raport me vitin paraprak”, ka thĂ«nĂ« Murtezaj.

Përveç të hyrave tatimore, ATK-ja ka mbledhur edhe afër 170 milionë euro nga kontributet pensionale gjatë kësaj periudhe.

“Dihet qĂ« krahas detyrimeve qĂ« kemi, me mbledh tĂ« hyra tatimore, kemi edhe kontributet pensionale, qĂ« po ashtu edhe tek kontributet pensionale shihen tĂ« dhĂ«nat qĂ« pasqyrojnĂ« progres tĂ« vazhdueshĂ«m qĂ« gjatĂ« kĂ«tij gjashtĂ«mujori janĂ« mbledhur afĂ«r 170 milionĂ« euro”, ka shtuar Murtezaj.

Megjithatë, drejtori i ATK-së theksoi se përkundër përparimeve, institucioni vazhdon të përballet me sfida.

“Normalisht e pranojmĂ« se kemi edhe sfida te shumta, e qĂ« me kryesoret do i veçoja sfidĂ«n nĂ« avancimin e digjitalizimit te mĂ«tutjeshĂ«m institucional, si dhe sfidĂ«n me resurse humane. E qĂ« sfida me resurse humane Ă«shtĂ« e ndarĂ« nĂ« dy drejtime, si nga aspekti i rekrutimit te stafit tĂ« ri, po ashtu edhe nĂ« ruajtjen e resurseve ekzistuese”, ka nĂ«nvizuar Murtezaj.

I pyetur lidhur pĂ«r vendimin e ZRRE-sĂ« karshi bizneseve, nĂ«se ATK-ja ka marrĂ« ndonjĂ« veprim pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar bizneset, ai ka thĂ«nĂ« se ky institucion “nuk Ă«shtĂ« organizatĂ« humanitare”.

Derisa foli edhe për arkat fiskale që nuk po mund të servisohen askund tjetër përveçse në Pejë.

“ATK nuk Ă«shtĂ« as organizatĂ« humanitare e as mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r tĂ« mbĂ«shtet me financa askĂ«nd, jemi pĂ«r tĂ« mbledhur tĂ« hyra tatimore. Roli ynĂ« ka qenĂ« pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« informata, pĂ«r tĂ« identifikuar cilat janĂ« bizneset qĂ« vinĂ« nĂ« atĂ« kategori tĂ« kritereve
Tek arka fiskale, operatoret ekzistues, kanĂ« pas mundĂ«si, nuk e di a kanĂ« blerĂ« apo jo, ne si ATK nuk kemi pranuar informatĂ« ose ankesĂ« qĂ« nuk ka pĂ«r tĂ« blerë NdĂ«rsa sa pika, [tĂ« servsimit] sa qendra vendos zyre nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rcaktuar me ligj dhe as me udhĂ«zim, nĂ« kĂ«tĂ« drejtim kemi kĂ«rkuar konstruktivitet nga operatorĂ«t me qĂ«llim tĂ« lehtĂ«sojĂ« procesin e mirĂ«mbajtjes sĂ« pajisjeve fiskale, por tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« jemi nĂ« mbikĂ«qyrje, qĂ« nĂ« raste kur ka tejkalim tĂ« ofrimit tĂ« kĂ«tyre shĂ«rbimeve do tĂ« merren masa ndĂ«shkuese ndaj tyre ”, ka thĂ«nĂ« ai.

Murtezaj foli edhe për reformën në procesin e fiskalizimit, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.

“Dua tĂ« ju informoj pĂ«r njĂ« reformĂ« e cila Ă«shtĂ« nĂ« proces dhe ne fazĂ«n finale tĂ« implementimit tĂ« saj. Pra fjala Ă«shtĂ« pĂ«r reformĂ«n nĂ« procesin e fiskalizimit. Kjo reformĂ« Ă«shtĂ« iniciuar nga ministri i Financave Murati, dhe nĂ«n mbĂ«shtetjen financiare tĂ« UNDP-sĂ« Ă«shtĂ« zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon je çasje te re tĂ« fiskalizimit, nga njĂ« qasje harduerike, nĂ« qasje softuerike”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sipas të dhënave që Murtezaj i ka prezantuar së bashku, tatimet dhe kontributet kanë kapur shifrën e 693.8 milionë eurove./KP/

The post ​TĂ« hyrat nĂ« ATK rriten pĂ«r rreth 11 pĂ«r qind, nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« u mblodhĂ«n mbi 524 milionĂ« euro tatime appeared first on Telegrafi.

❌