Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në mjet.

Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta, (1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore).

Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.

/abcnews.al/

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë në shesh: Stop luftës, kthejini familjarët tanë në shtëpi

Dhjetëra mijëra izraelitë kanë protestuar në Tel Aviv dhe kanë kërkuar që qeveria e tyre të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Në këtë mënyrë kërkojnë që të garantojnë lirimin e pengjeve. “Kthejini të gjithë mbrapsht, ndalojeni luftën”, ishin këto thirrjen e protestuesve në një nga tubimet më të mëdha solidarizuese të mbajtura në Izrael që nga fillimi i luftës në Gaza, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Familjet e pengjeve në pritje prej dy vitesh kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre, që mbahen peng nga Hamasi në Gaza.

Forumi i Familjeve të Pengjeve, i cili organizoi këtë ditë mobilizimi, vlerësoi numrin e protestuesve në pothuajse 500,000.

“Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të realizueshme, si dhe një fund të luftës. Ne kërkojmë atë që është me të drejtë e jona, fëmijët tanë”, tha Einav Zangauker, nëna e një prej personave që mbahen peng në Gaza.

 

According to Bibi Netanyahu these 300,000 Israelis on the street of Tel Aviv tonight calling for release of hostages & end to the horrific killing & destruction in Gaza are Hamas supporters #Gaza pic.twitter.com/MgMT9taO29

— dominic dyer (@domdyer70) August 17, 2025

/abcnews.al/

Rreth 50 turistë izraelitë humbin pasaportën në Bosnje-Hercegovinë

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë konfirmuar autoritetet e Bosnje-Hercegovinës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Zharko Laketa, drejtor i Shërbimit për Çështje të Jashtme të Bosnjës, ka thënë se është duke u punuar për zgjidhje të problemit dhe që turistëve izraelitë do t’iu lëshohen dokumente udhëtimi.

Në një paraqitje publike të mëvonshme, ai e ka konfirmuar se ka informacion që “pasaportat janë hedhur si pasojë e një aksidenti”.

Disa media izraelite kanë raportuar se 47 turistë izraelitë kanë mbetur të “bllokuar” në Bosnje-Hercegovinë dhe që, sipas tyre, pasaportat u janë hedhur “aksidentalisht në koshin e mbeturinave të një hoteli”.

Policia në Sarajevë është e informuar për rastin, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Ajo nuk i ka kthyer përgjigje Radios Evropa e Lirë se në cilin hotel janë turistët. Sipas mediave izraelite, grupi i turistëve supozohej të kthehej nga Bosnja të shtunën, mirëpo nuk ka arritur të udhëtojë në mungesë të pasaportave.

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë lokalizuar, ndërsa 8 vatra vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas autoriteteve menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, të cilët janë në terren për të kontrolluar dhe shuar flakët.

“Agjencia bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe i kërkon të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Çdo vatër zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.

Liderët e BE, në Shtëpinë e Bardhë/ Von der Leyen dhe disa udhëheqës europianë krah Zelenskyt në takimin me Trump

Europa ka mbyllur përgatitjet e fundit para takimit te presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve të tjetër europiane me presidentin Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Presidentja e komisionit europian Von der Leyen dhe udhëheqës tre disa vendeve te BE dhe Britanisë, mbajtën një takim virtual për të koordinuar qëndrimet që do të paraqesin në Uashington të hënën , ku do të jenë krah Volodymyr Zelensky në takimin e tij me Donald Trump. Të pranishëm do të jenë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Georgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb dhe presidentja e komisionit europian Ursula von Der Leyen dhe shefi i NATO-s Mark Rutte.

Në përfundim të takimit, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se grupi diskutoi prioritetet që do të flasin në takimin me Trump. Macron shtoi se në vizitën në Uashington, ata duan t’i kujtojnë presidentit amerikan se çfarë I bashkon SHBA, Ukrainën dhe BE. Presidenti francez theksoi se plani është për të paraqitur një front të bashkuar, që tregon se kush është në anën e paqes dhe ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë presidenti I Këshillit Europian Antonio Costa theksoi se Ukraina ka të drejtë të vendosë kushtet e saj për paqen. Ai shtoi se nëse nuk arrihet një armëpushim, SHBA dhe Europa duhet të rrisin presionin ndaj Rusisë.

Presidenti finlandez Stubb, tha se ekziston një konsensus i fortë midis vendeve të Koalicionit mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Ndërsa kryeministri çek Petr Fiala tha se koalicioni ra dakord që përparësia e menjëhershme duhet të jetë t’i jepet fund vrasjeve.

Para diskutimeve që patën pasditen e kësaj të diel, presidenti ukrainas Zelensky dhe shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen thanë në një konferencë për mediat se garancitë e sigurisë janë shumë të nevojshme për Ukrainën.

Zelensky theksoi edhe një herë se kushtetuta e vendit të tij nuk ia lejon të bëjë lëshime territoresh, por megjithatë shtoi se një çështje kaq e rëndësishme duhet të diskutohet në një takim trepalësh mes tij, Vladimir Putin dhe Donald Trump. Sipas  mediave amerikane presidenti amerikan synon që një takim me Putin dhe Zelenskyn të mbahet të premten.

Lideri ukrainas tha se Rusia ka vendosur shumë kushte dhe u ndal konkretisht te Donetseku, për të cilin tha se Moska nuk ka pasur sukses.

“Rusia është ende e pasuksesshme në rajonin e Donetskut. Putin nuk ka mundur ta marrë atë për 12 vjet dhe kushtetuta e Ukrainës e bën të pamundur. Është e pamundur të heqësh dorë nga territori ose të tregtosh tokën. Meqenëse çështja territoriale është kaq e rëndësishme, ajo duhet të diskutohet vetëm nga udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë dhe trepalëshit Ukrainë, Shtetet e Bashkuara, Rusi. Deri më tani, Rusia nuk jep asnjë shenjë se trepalëshi do të ndodhë. Dhe nëse Rusia refuzon, atëherë duhet të pasojnë sanksionet e SHBA”, tha ai.

Lideri ukrainas kërkoi garanci të forta sigurie për vendin e tij dhe theksoi se është e rëndësishme që SHBA të punojë me Europën për t’i ofruar. Ai kërkoi përgjigje të qarta se çfarë do të përfshihet në këto garanci sigurie, duke filluar nga trupat në terren, te sistemet moderne të mbrojtjes ajrore. Zelensky e bëri të qartë se është i vendosur që të jetë shumë produktiv në takimin e shtëpisë së bardhë të hënën.

Nga ana tjetër Ursula von der Leyen tha se Ukraina duhet te vendose vete për të ardhmen e kufijve të saj dhe theksoi gjithashtu nevojën për garanci të forta sigurie për të mbrojtur si Ukrainën, ashtu edhe Europën, te cilat duhet të përfshihen në marrëveshjen e paqes.

Von der Leyen dhe Zelensky thane se është gjithashtu thelbësore,  që Ukraina të mos ketë kufizime në sovranitetin e saj. Zyrtarja e lartë europiane garantoi se Brukseli e mbështet Ukrainën për t’u bërë anëtare e BE-së.

/abcnews.al/

VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga policia kufitare një person në Vlorë

Policia kufitare eVlorës i ka ardhur në ndihmë një shtetaseje e cila rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit.

Kjo shtetase ishte ndihmuar edhe nga qytetarët pasi kishte rrezikuar mbytjen.

Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës.

Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike!

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka komentuar deklaratën e bërë nga i dërguari special i SHBA Steve Witkoff, i cili tha se Putin ka rënë dakord për garanci të forta sigurie për Ukrainën.

Në reagimin e tij në platformë X, Zelensky u shpreh se “ky është një vendin historik, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në garancinë e sigurisë për Ukrainën. Garancitë e sigurisë, si rezultat i punës sonë të përbashkët, duhet të jenë vërtet shumë praktike, duke ofruar mbrojtje në tokë, në ajër dhe në det, dhe duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Evropës.”

/abcnews.al/

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, është çështje ditësh derisa ata të vrasin dikë.

Ai i akuzoi protestuesit për “terrorizëm të pastër” dhe përsëriti pretendimet e tij se muaj të tërë protestash kundër tij janë orkestruar në Perëndim dhe kanë synim shkatërrimin e Serbisë.

“Vendi ynë është në rrezik të madh, ata kanë rrezikuar të gjitha vlerat tona, jetën normale, çdo individ. Nëse nuk ndërmarrim hapa më të ashpër, është çështje ditësh kur ata do të vrasin dikë. Po flas hapur për këtë, sepse mendoj se vrasja është e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë. Çdo gjë tjetër e kanë bërë tashmë”, ka thënë ai.

Paralajmërimet e ashpra erdhën pas pesë netësh radhazi përleshjesh midis protestuesve nga njëra anë dhe policisë dhe besnikëve të Vuçiç nga ana tjetër.

Të shtunën në mbrëmje protestuesit e zemëruar dogjën zyrat e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit në qytetin e Valjevo.

Vuçiç nuk specifikoi se cili do të jetë reagimi shtetëror që ai tha se do të vijë brenda një jave. Por ai theksoi se një gjendje e jashtëzakonshme nuk është e afërt.

Dhjetëra njerëz tashmë janë ndaluar dhe plagosur nga protestat kryesisht në Beograd dhe Novi Sad e po ashtu në qytete më të vogla, Policia është përballur me akuzat për ushtrim të tepruar të forcës.

Trazirat shënuan një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh demonstratash kryesisht paqësore që filluan pasi një tendë u shemb në një stacion treni në Novi Sad duke vrarë 16 persona.

Shumë njerëz fajësuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës.

/abcnews.al/

Për herë të parë, qendër shëndetësore verore pranë Kishës së Laçit, Rama: Me staf të përkushtuar!

Pranë Kishës së Laçit është hapur për herë të parë këtë sezon veror qendra shëndetësore verore. Kjo qendër do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj.

Stafi mjekësor do të jetë i gatshëm dhe në shërbim të çdo nevojë shëndetësore.

“Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në Facebook.

“Ukraina dhe BE e bashkuar”, Macron: Nëse nuk jemi të fortë sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se situata lidhur me Ukrainën është jashtëzakonisht serioze. Ai foli edhe për takimin ‘online’ që u mbajt nga liderë europiane së bashku me presidentit Ukrainës Volodymir Zelensky, para takimit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Macron theksoi se Evropa duhet të jetë në tryezë kur bëhet fjalë për të folur për çështje europiane, pasi sipas tij situata është jashtëzakonisht serioze jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën.

“Qëllimi kryesor është që të prezantohet një front i bashkuar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj europian”, tha Macron.

Gjithashtu nënvizoi se dobësia që tregohet përballë Rusisë përgatit terrenin për konflikte të ardhshme, duke shtuar se “koalicioni kërkon që të respektohet integriteti territorial i Ukrainës”.

Duke diskutuar takimin e nesërm me Donald Trump, Macron thotë se grupi do ta sfidojë presidentin amerikan se sa larg është i gatshëm të shkojë në aspektin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

“Nëse nuk jemi të fortë sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër”, thotë ai.

/abcnews.al/

Vdes Terence Stamp, ylli i filmave “Superman”

Aktori britanik Terence Stamp, një figurë e shquar e kinemasë, i njohur për rolin e tij si superkeqbërësi me emrin gjenerali Zod në filmat  “Superman”, ka vdekur në moshën 87 vjeç, sipas “The Independent”.

Aktori i nominuar për çmimin Oscar, i cili luajti në më shumë se 60 filma gjatë karrierës së tij, duke përfshirë “The Limey dhe The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert” vdiq sot mëngjes, bëri të ditur familja e tij.

“Ai lë pas një vepër të jashtëzakonshme, si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të prekë dhe frymëzojë njerëzit për vite me radhë”, tha familja.

Stamp u lind në East End të Londrës në vitin 1938, bir i një punëtori rimorkiatorësh. Ai i mbijetoi bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, menjëherë pas përfundimit të shkollës, ndoqi një karrierë në reklama, ku punoi për disa vite.

Gjykata dha masën “arrest në burg” për autorin e vrasjes në Maliq, dëshmia: Jam penduar, nuk doja të bëja vrasje

Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, pas një sherri të ndodhur në fshatin Pirg në Maliq.

Në qeli janë lënë edhe babai i autorit të dyshuar, Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri.

Ndërsa për katër të miturit e tjerë është lënë masa “detyrim paraqitje” nën mbikëqyrjen e prindërve.

ABC News mëson se autori gjatë seancës mes lotësh ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë, duke thënë se nuk donte që të ndodhte një situatë e tillë dhe se ishte një sherr i çastit.

“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar, ngushëllime për familjen”, mësohet të ketë thënë 14-vjeçari mes lotësh.

Ndërsa avokati i autorit të ngjarjes në një deklaratë për mediat theksoi: “Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që për autorin të caktojë masën “arrest në burg”. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestin, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën.”

/abcnews.al/

Witkoff: Putin ra dakord për garanci të forta sigurie për Ukrainën

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff ka thënë se lideri rus Vladimir Putin është pajtuar në samitin e zhvilluar me presidentin amerikan, Donald Trump që ta lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, që i ngjajnë mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për përfundim të luftës.

“Kemi arritur të fitojmë këtë koncesion, që SHBA-ja të ofrojë mbrojtje të modelit të Artikullit 5, i cili është ndër arsyet kryesore pse Ukraina dëshiron të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë ai për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Neni 5 i NATO-s është themeli i aleancës që parasheh se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të saj do të konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Witkoff ka thënë se kjo është hera e parë që ka dëgjuar se Putini është pajtuar me diçka të tillë.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se mirëpret “gatishmërinë e Trumpit të kontribuojë në garanci të sigurisë për Ukrainën, të llojit të Artikullit 5”. Ajo ka thënë se BE-ja është e gatshme ta kryejë pjesën e vet në këtë drejtim.

Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime për të siguruar paqen

Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ka dhënë një intervistë për mediat në SHBA ku është pyetur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe nëse do të mund të arrihet një marrëveshje paqeje.

Rubio theksoi se Rusia ashtu si Ukraina do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar një marrëveshje paqeje.

Ndërsa shton se të dyja palët duan gjerë që nuk do të jenë në gjendje të marrin. Po ashtu tha se duhet të ketë disa diskutime rreth garancive të sigurisë për Ukrainën. SHBA kanë arsye të mjaftueshme për të arritur një takim pasues me Zelenskyn.

/abcnews.al/

Zelensky deklaratë të përbashkët me Von der Leyen në Bruksel, mesazhi i Trump: Progres i madh me Rusinë

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe Von der Leyen zhvilluan një konferencë për shtyp në Bruksel, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në Truth Social, ndërsa thekson se me Rusinë është arritur një progres i madh.

Po ashtu shkruan se do të ketë të tjera të dhëna, raporton sky news.

Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen tha se duhet të kemi garanci të forta sigurie për të mbrojtur si Ukrainën ashtu edhe interesat jetësore të sigurisë së Evropës”.

/abcnews.al/

New York, plumba në diskotekë/ Autori ende i lirë, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur nga të shtënat

Të paktën tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub të mbushur me njerëz në Brooklyn, New York.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale pas një konflikti mes personave të pranishëm.

Sipas autoriteteve policore dy nga viktimat ishin 27 dhe 35 vjeç, ndërsa mosha e personit të tretë nuk dihet. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk kanë plagë që iu rrezikojnë jetën.

Nga hetimet e deritanishme policia dyshon se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar, por nuk është bërë ende asnjë arrestim.

Hetuesit morën pamjet e kamerave të sigurisë në dispozicion rreth dhe zbuluan të paktën 36 gëzhoja në vendngjarje.

Një armë zjarri u sekuestrua pranë vendit të ngjarjes dhe policia po heton nëse është përdorur për krimin.

Të shtënat vijnë në mes të një viti me nivel rekord të ulët të rasteve të tilla në New York, megjithatë, pak kohë më parë gjatë këtij muaji të shtënat me armë në Times Square plagosën 3 persona.

/abcnews.al/

❌