❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën

Edi Rama kërkoi sot shkarkimin e drejtuesve të Njësive Administrative në çdo bashki të vendit për shkak të performancës së tyre të ulët.

Gjithashtu në mbledhjen me kryebashkiakët që u mbajt sot në Durrës, Rama kërkoi rifreskim të madh të nënkryetarëve, pasi sipas tij ata janë shumë të lodhur dhe të rraskapitur.

Lidhur me këtë ultimatum ka folur për mediat kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

I pyetur nĂ«se do tĂ« zbatojĂ« kĂ«rkesĂ«n e kryeministrit Rama pĂ«r tĂ« shkarkuar kryetarĂ«t e njĂ«sive administrative tĂ« bashkive, Qosja tha se nuk do t’i shkarkojĂ« ata sepse e kĂ«rkoi kryeministri, por nĂ«se duhet do ta bĂ«jĂ« vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« performancĂ«s.

Gjithashtu ai tha se nënkryetarët e Kavajës nuk janë të lodhur, siç i karakterizoi Rama.

Qosja: Nuk do shkarkoj për shkak të kryeministrit, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës

A janë të lodhur nënkryetarët e bashkisë tuaj?

Nuk bini dakord me këtë kërkesë të kryeministrit?

Qosja: Jo absolutisht jo. Ju më bëni pyetjet politike. Ai e ka me të vetët, nuk e ka me të mitë.

The post Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën appeared first on Lapsi.al.

Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Në këtë përvjetor të rëndë, delegacioni i Kosovës bëri nderime pranë varrezave të viktimave dhe vendosi lule të freskëta, në kujtim të 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë që u vranë mizorisht më 1995 nga forcat serbe, në atë që njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar vizituan gjithashtu ekspozitĂ«n “Me hapat e atyre qĂ« (nuk) kaluan”, njĂ« instalacion i kuruar nga Aziz Osmanoviç, qĂ« ilustron pĂ«rmes objekteve personale, dhimbjen dhe historitĂ« e viktimave dhe tĂ« mbijetuarve tĂ« gjenocidit.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi se Srebrenica ishte jo vetëm dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit, por edhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë zë i së vërtetës dhe kujtesës historike, në solidaritet të plotë me viktimat dhe familjet e tyre.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, duke i dhënë kësaj date një rëndësi shtetërore dhe institucionale.

The post Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën appeared first on Lapsi.al.

Rama çon policët me armë në Theth, shefi i IKMT shan banorët: Ju q*fsha robt (VIDEO)

Situata agravoi sot në Theth kur në përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit, u përdorën edhe mjete të rrezikshme si molotovë, ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet shihen policë të armatosur me kallashnikovë që përballen me qytetarët.

Zyrtari i lartë i IKMT-së Fatmir Metaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundrejt banorëve të Thethit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth.

Banorët shprehen të indinjuar që ky aksion po ndodh në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar jo vetëm investimet e tyre, por edhe imazhin e një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit malor në Shqipëri.

The post Rama çon policët me armë në Theth, shefi i IKMT shan banorët: Ju q*fsha robt (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon një televizion privat

Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

“Ka tepĂ«r pĂ«r njĂ« vend si ShqipĂ«ria qĂ« nuk e ka luksin tĂ« konsolidohen ujĂ«sjellĂ«sat. Me bashki qĂ« arrijnĂ« deri nĂ« absurditete si Vlora qĂ« financon me dhjetĂ«ra mijĂ«ra euro njĂ« tv privat. PĂ«r nuk e di se cfarĂ«, por nuk mundet tĂ« vijojnĂ« kĂ«shtu”, tha Rama.

Kujtojmë që prej disa ditësh Rama ka nisur një sulm të paprecedentë kundër kryebashkiakut Ermal Dredha, të cilit i detyroi drejtorët të dorëhiqeshin dhe tani i ka ngritur një komision për të marrë në punë drejtuesit e rinj.

The post Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon një televizion privat appeared first on Lapsi.al.

Forcat e Armatosura u bashkohen zjarrfikësve në Lurë, zjarri ende jashtë kontrollit

Forcat e Armatosura i bashkohen grupeve në Lurë për fikjen e zjarrit. Situata nga zjarri në Parkun Kombëtarë të Lurës vijon të jetë e vështirë. Era e fortë dhe terreni i thepisur nuk i ka lejuar grupet që janë në terren prej ditësh për izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive prej disa ditësh.

Sipas informacioneve të marra nga terreni rezulton se zjarri është aktiv në një vatër ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Ai është zhvilluar në një territor të thepisur me bimësi të rralla, ah, pishë dhe barishte.

Në operacion janë përfshirë, 6 forca të MZSH, 16 forca të ADZM, 5 forca të njësisë administrative Lurë, 12 forca vullnetare, 30 efektiv të Forcave tonë të Armatosura.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të sipërfaqes së përshkuar nga zjarrit, ndërsa paraprakisht mësohet se janë disa hektar të djegur dhe të përshkuar.

Në terren po punohet me intensitet nga forcat operacionale për ta vënë nën kontroll vatrën e zjarrit por nuk po arrihet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

The post Forcat e Armatosura u bashkohen zjarrfikësve në Lurë, zjarri ende jashtë kontrollit appeared first on Lapsi.al.

Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun

Në takimin me kryebashkiakët në Durrës, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj tyre dhe në shënjestër vuri edhe Pjerin Ndreun.

Me ton kritik, por pa harruar batutat, Rama i tha se kreut të Bashkisë së Lezhës se nënkryetarët e ti duken shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, kryeministri i kĂ«rkoi rifreskim tĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve, duke i thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« “nderin” e tij ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« gjĂ«.

“NĂ« nderin tĂ«nd Ă«shtĂ« ti shkarkosh tĂ« gjithĂ«. Te nĂ«nkryetarĂ«t bĂ«ni mirĂ« tĂ« bĂ«ni njĂ« rifreskim tĂ« madh dhe ju vetĂ« e ndjeni se mezi po i mbani nĂ« krah”, i tha Rama Pjerin Ndreut.

Edi Rama: MeqĂ« ra fjala dhe nĂ«nkryetarĂ«t Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« ndryshojnĂ« sepse i shoh shumĂ« tĂ« lodhur, shumĂ« shumĂ« tĂ« lodhur, i shoh tĂ« rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si tĂ« doni. I shoh shumĂ« tĂ« lodhur Pjerin nĂ«nkryetarĂ«t e tu. S’ tĂ« lĂ« unĂ« tĂ« ikĂ«sh ty
 NĂ« nderin tĂ«nd Ă«shtĂ« ti shkarkosh tĂ« gjithĂ«. Te nĂ«nkryetarĂ«t bĂ«ni mirĂ« tĂ« bĂ«ni njĂ« rifreskim tĂ« madh dhe ju vetĂ« e ndjeni se mezi po i mbani nĂ« krah.

The post Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun appeared first on Lapsi.al.

30-vjet Srebrenica, në Beograd shfaqen fotot e Rakto Mlladiç

NjĂ« incident ndodhi nĂ« Beograd ndĂ«rsa organizata “GratĂ« nĂ« tĂ« Zeza” mbajti njĂ« aktivitet pĂ«rkujtimor nĂ« Beograd pĂ«r 30-vjetorin e gjenocidit nĂ« SrebrenicĂ«.

Organizata zhvilloi njĂ« manifestim me moton “AsnjĂ«herĂ« nuk do tĂ« harrojmĂ« gjenocidin nĂ« SrebrenicĂ«â€.

U realizua një veprim simbolik me 30 pasqyra që simbolizonin ballafaqimin me të kaluarën. Aktivistet qëndruan pranë statujës së princit Mihailo, duke mbajtur numrin 8372, që përfaqëson viktimat. Por, aty afër, tre kundërshtarë mohuan gjenocidin me megafon dhe mbanin simbole nacionaliste.

Njëri prej tyre kishte veshur një këmishë me fotografinë e Ratko Mladiçit, kasapit të Bosnjes dhe valëviste flamur të Republikës Serbe. U kujtua se shpallja e njëanshme e Republikës Serbe ishte hyrje në luftën e Bosnjës dhe u shpall jo kushtetuese.

Lexo më tej: 30 vjet më pas/ Paqja e pamundur mes muslimanëve dhe serbëve në Srebrenicë 

“GratĂ« nĂ« tĂ« Zeza” kĂ«rkuan qĂ« Serbia tĂ« pranojĂ« zyrtarisht gjenocidin nĂ« SrebrenicĂ«. Ata kĂ«rkuan ndalimin ligjor tĂ« mohimit tĂ« krimeve dhe heqjen e muraleve qĂ« lavdĂ«rojnĂ« kriminelĂ«t e luftĂ«s. Gjithashtu, kĂ«rkuan qĂ« 11 korriku tĂ« shpallet DitĂ« PĂ«rkujtimore e Gjenocidit tĂ« SrebrenicĂ«s.

The post 30-vjet Srebrenica, në Beograd shfaqen fotot e Rakto Mlladiç appeared first on Lapsi.al.

“TĂ« fortit” i sekuestrohen pesĂ« pasuri me vlerĂ« 875 mijĂ« euro

Pasuri me vlerë 875 000 euro i janë sekuestruar 32-vjeçarit Paris Prenga në Tiranë, i dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës njofton se pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

Kujtojmë se Paris Prenga është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit. Kasmi u vra në janar të 2018.

The post “TĂ« fortit” i sekuestrohen pesĂ« pasuri me vlerĂ« 875 mijĂ« euro appeared first on Lapsi.al.

Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj

Njē zjarr ka rĂ«nĂ« sot nĂ« fshatin Malas GropĂ«, nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Kutalli nĂ« Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht nĂ« ferrat dhe barishtet nĂ« anĂ« tĂ« rrugĂ«s sĂ« fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka pĂ«rparuar me shpjetĂ«si drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 mjet zjarrëfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrëfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrëfikëse nga Fieri e Lushnja. 25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët në Dimal, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës. Ende ka vatra të nxehta në zonë,të cilat po mbahen nën vëzhgim,ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.

The post Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj appeared first on Lapsi.al.

Njohja e pensioneve para ’93: Kush pĂ«rfiton dhe si aplikohet

Qeveria shqiptare ka hedhur hapin e radhës drejt njohjes dhe vlerësimit të kontributit të qytetarëve, që kanë punuar ndër vite në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste.

Me miratimin e rregullores sĂ« re “PĂ«r zbatimin e ligjit nr. 7/2025” me urdhĂ«r tĂ« ministrit tĂ« EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, kĂ«rkohet t’u jepet fund njĂ« herĂ« e mirĂ« padrejtĂ«sive tĂ« kahershme, duke rikthyer dinjitetin dhe tĂ« drejtĂ«n e mohuar pĂ«r shumĂ« individĂ«, tĂ« cilĂ«t pavarĂ«sisht viteve tĂ« punĂ«s, kanĂ« mbetur pĂ«r dekada jashtĂ« skemĂ«s sĂ« pensioneve. NĂ« shumĂ« raste, vitet e punĂ«s janĂ« dokumentuar jo saktĂ«, regjistrat gjenden tĂ« paplotĂ« ose janĂ« djegur gjatĂ« trazirave tĂ« ‘97-Ă«s. Ligji do tĂ« lehtĂ«sojĂ« njohjen e periudhave tĂ« sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetĂ«r dhe duke shmangur pengesat administrative.

PËRFITUESIT

Në qendër të këtij vendimi janë ish-punonjësit e institucioneve shtetërore, të ish-ndërmarrjeve shtetërore, ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave bujqësore, të cilët për arsye të ndryshme, kryesisht të mungesës së dokumentacionit apo të parregullsive administrative gjatë viteve të tranzicionit, nuk kanë mundur të përfshihen në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe si rrjedhojë nuk kanë përfituar pensionin e pleqërisë, ose përfitime të tjera sociale.

Rregullorja pĂ«rcakton qartĂ« procedurat pĂ«r njohjen e kĂ«tyre periudhave si vite sigurimi nĂ« sistemin e sigurimeve shoqĂ«rore. Ajo parashikon kritere tĂ« detajuara qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« kĂ«rkuesit, si dhe dokumentacionin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« vĂ«rtetuar periudhĂ«n e punĂ«simit dhe lidhjen e tyre me institucionet pĂ«rkatĂ«se. NĂ« fokus Ă«shtĂ« jo vetĂ«m saktĂ«sia ligjore, por edhe lehtĂ«simi i barrĂ«s dokumentare, duke pranuar edhe forma alternative tĂ« provĂ«s si deklarata noteriale, dĂ«shmi nga dĂ«shmitarĂ«, certifikata familjare, vĂ«rtetime nga arkivat apo institucionet vendore. NjĂ« nga risitĂ« e kĂ«saj rregulloreje Ă«shtĂ« mundĂ«sia qĂ« aplikimi tĂ« bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« thjeshtuar pĂ«rmes platformĂ«s digjitale “e-Albania”, duke shmangur burokracitĂ« dhe vonesat qĂ« pĂ«r shumĂ« vite kanĂ« bllokuar qindra kĂ«rkesa nĂ« sistemin e sigurimeve.

Aplikuesit, pas dorëzimit të dokumenteve, do të shqyrtohen nga strukturat përkatëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili do të ketë detyrimin të japë vendimin përfundimtar për njohjen ose jo të periudhës së kërkuar. Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj nisme janë individë që kanë qenë të angazhuar në punë gjatë periudhave të funksionimit të kooperativave bujqësore, ndërmarrjeve shtetërore industriale apo bujqësore, ku puna shpesh kryhej pa një kontratë të rregullt pune, por ishte pjesë e kontributit kolektiv dhe detyrimit qytetar të kohës. Në shumë raste, këta persona kanë punuar për vite me radhë në sistemin bujqësor apo industrial të organizuar nga shteti, por nuk kanë qenë të regjistruar si të siguruar, gjë që sot pengon përfitimin e pensionit.

RASTE PËRJASHTIMORE

Ndërkohë, rregullorja parashikon dhe kufizime të qarta për të shmangur abuzimet. Kështu, përjashtohen nga përfitimi personat që janë dënuar me vendim gjykate për vepra penale që nuk lidhen me bindjet politike, si dhe ata që nuk kanë pasur një lidhje të vërtetueshme me vendbanimin dhe vendpunimin gjatë periudhës për të cilën kërkojnë njohje. Ky akt nënligjor vjen si një plotësim i shumë kërkesave dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, organizatat e pensionistëve dhe shoqëria civile ndër vite, duke qenë një nga hapësirat më të rëndësishme të rivlerësimit të kontributit historik të shtresave të neglizhuara në tranzicionin shqiptar.

Në thelb, ai sjell jo vetëm një përmirësim në mirëqenien ekonomike të mijëra familjeve, por edhe një formë e vonuar drejtësie sociale dhe respekti institucional për punën që është bërë në kushte të vështira dhe në periudha kur ndihmat sociale dhe siguria e punës ishin të kufizuara. Pritet që zbatimi i kësaj rregulloreje të sjellë një valë të re aplikimesh në muajt në vijim, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, që ka marrë masa për të përballuar fluksin dhe për të ofruar asistencë teknike dhe ligjore për aplikantët në nevojë. Njëkohësisht, qytetarët që kanë çështje të hapura në gjykatë për të njëjtën periudhë, kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e dosjes për shqyrtim administrativ sipas rregullores së re, duke kursyer kohë dhe kosto procedurale.

Me kĂ«tĂ« vendim, shteti shqiptar u kthen njĂ« borxh tĂ« gjatĂ« moral dhe social qindra mijĂ«ra qytetarĂ«ve tĂ« tij – njĂ« shenjĂ« qĂ« puna e bĂ«rĂ«, edhe pse nĂ« rrethana tĂ« tjera politike e ekonomike, nuk harrohet dhe meriton tĂ« vlerĂ«sohet. Duhet nĂ«nvizuar se ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Referuar deklaratave nga pĂ«rfaqĂ«suesit e Institutit tĂ« Sigurimeve ShoqĂ«rore, pĂ«rfitues do tĂ« jenĂ« vetĂ«m ata qĂ« dalin rishtazi nĂ« pension dhe jo tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« drejtĂ«n e tyre nĂ« rrugĂ« administrative apo gjyqĂ«sore. NdĂ«rkohĂ« qĂ« edhe ata individĂ« qĂ« janĂ« nĂ« proces ankimimi administrativ apo gjyqĂ«sor kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« shmangin kĂ«to procedura, pasi janĂ« objekt pĂ«rfitimi tĂ« ligjit.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË NGA ZBATIMI I LIGJIT JANË:

Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën.
Aplikantë, të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi.
Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim.
Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.
NJIHEN VITET E PUNËS

Deri mĂ« datĂ« 01.10.1993 – NĂ« institucionet dhe ish-ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore.
Deri mĂ« datĂ« 17.10.1992 – NĂ« ish-ndĂ«rmarrjet bujqĂ«sore.
Deri mĂ« datĂ« 19.07.1991 – NĂ« ish-kooperativat bujqĂ«sore
/Panorama

The post Njohja e pensioneve para ’93: Kush pĂ«rfiton dhe si aplikohet appeared first on Lapsi.al.

Tensione në Theth/ Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

Tensionet në Theth vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Raportohet se ditĂ«n e sotme disa persona tĂ« paidentifikuar kanĂ« qĂ«lluar me molotov fadroma tĂ« IKMT‑sĂ« si edhe urĂ«n kryesore tĂ« lagjes “Gjelaj”.

Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe kanë nisur kërkimet për autorët e dyshuar.

Po ashtu raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet.

The post Tensione në Theth/ Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve appeared first on Lapsi.al.

Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, në gjendje të rëndë vajza e saj

Një turiste ukrainase ka humbur jetën në Vlorë ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendeje të rëndë. Gruaja dhe vajza e saj ishin futur në det për tu larë ku rrezikonin mbytjen, por ishin qytetarët aty që i nxorrën nga uji.

Fatkeqësisht 43 vjeçarja humbi jetën. Ajo u dërgua pa shenja jete në spitalin e Vlorës. Ndërkohë vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas rrëfimeve të qytetarit që u fut në det për të shpëtuar turistët, si dhe pushuesve të tjerë, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares. Raportohet se plazhi privat ku po pushonin dy tyristet nuk kishte roje bregdetare.

The post Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, në gjendje të rëndë vajza e saj appeared first on Lapsi.al.

NY Times: Gaza? Lufta e Netanyahut


Pse ka zgjatur kaq shumĂ« lufta nĂ« Gaza? NĂ« njĂ« profil investigativ madhor tĂ« publikuar kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, Times Magazine shpjegon se Benjamin Netanyahu e ka zgjatur atĂ« pjesĂ«risht pĂ«r arsye personale politike. Shefi i zyrĂ«s sĂ« “New York Times” nĂ« Jeruzalem, Patrick Kingsley, sĂ« bashku me kolegĂ«t Ronen Bergman dhe Natan Odenheimer, kaluan gjashtĂ« muaj duke intervistuar mbi 110 persona dhe duke shqyrtuar dhjetĂ«ra dokumente ushtarake dhe qeveritare.

Gazeta bisedoi me Patrick (i cili këtë verë do të largohet nga detyra e tij pas katër vitesh e gjysmë në atë që shumë e quajnë puna më e vështirë në gazetari) rreth Netanyahut, luftës dhe mënyrës se si arritën të bindin kaq shumë njerëz të ndajnë sekrete.

Sot është dita e 643-të që nga sulmet e 7 tetorit. Askush nuk e kishte imagjinuar që lufta do të zgjaste kaq shumë. Pse vazhdon ende? 

Argumenti strategjik ishte se (kjo kohĂ«) do t’i jepte Izraelit njĂ« shans mĂ« tĂ« mirĂ« jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« mposhtur Hamasin, por edhe aleatĂ«t rajonalĂ« tĂ« Hamasit, Hezbollahun dhe Iranin. PavarĂ«sisht nĂ«se besoni ose jo kĂ«tĂ« justifikim, raportimi ynĂ« tregon qartĂ« se Netanyahu shpeshherĂ« Ă«shtĂ« motivuar nga interesat e tij personale, dhe jo vetĂ«m nga ato kombĂ«tare.

Ka pasur pika kyçe kur Netanyahu ka zgjedhur të vazhdojë luftën për të mos e rrëzuar qeverinë e tij të koalicionit. Nga frika e një reagimi të brendshëm, Netanyahu refuzoi gjithashtu të hartonte një plan të qartë për Gazën pas luftës, duke çuar në një strategji të paqartë ushtarake që shkaktoi dhjetëra mijëra viktima, një dëm të madh për reputacionin ndërkombëtar të Izraelit, dhe gjithsesi lejoi Hamasin të mbijetojë.

Artikulli hapet me njĂ« skenĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« njĂ« mbledhje tĂ« kabinetit nĂ« prill 2024. NjĂ« armĂ«pushim ishte nĂ« tryezĂ« pothuajse. ÇfarĂ« ndodhi? 

Pas muajsh zvarritjeje, Netanyahu ishte zbutur në pozicionin e tij negociues, duke e rritur mundësinë e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Stafi i tij ishte duke u përgatitur për ta paraqitur këtë pozicion të ri para ministrave të qeverisë. Por një minister i së djathtës ekstreme kërcënoi se do të rrëzonte qeverinë nëse marrëveshja do të miratohej. Netanyahu zgjodhi të vazhdojë luftën në vend që të lejonte rënien e qeverisë.

Kur e mbuloja Netanyahun njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ«, vlerĂ«simi i pĂ«rgjithshĂ«m ishte se ai ishte i kujdesshĂ«m ndaj rrezikut, qĂ« i linte konfliktet tĂ« zjenin nĂ« sfond mĂ« mirĂ« sesa tĂ« futej nĂ« luftĂ« tĂ« plotĂ«, si ato qĂ« kemi parĂ« kĂ«to dy vitet e fundit. ÇfarĂ« ka ndryshuar? 

Në njëfarë kuptimi, ai është ende i njëjti Netanyahu që njihje, ende mban shumë opsione hapur dhe i shmanget vendimeve kyçe deri në momentin e fundit. Këtë e pamë në shtyrjen për muaj të tërë të përplasjes së drejtpërdrejtë me Hezbollahun dhe Iranin vitin e kaluar. Por gradualisht, ai ka marrë më shumë rreziqe. Në fund, zgjodhi të pushtonte Libanin, të vriste udhëheqësinë e Hezbollahut, të pushtonte Sirinë dhe të bombardonte Iranin në mënyrë të hapur.

Këto zgjedhje janë pjesërisht pasqyrim i një ndryshimi në psikikën izraelite. Për kritikët e Izraelit, sulmi i Hamasit ishte një reagim i pashmangshëm ndaj bllokadës së Gazës dhe pushtimit të Bregut Perëndimor. Por për shumë izraelitë, sulmi ndodhi si pasojë e ngurrimit të Izraelit, dështimit për të goditur në mënyrë parandaluese kërcënimin që përfaqësonte Hamasi.

NjĂ« koleg i yni shkroi kohĂ«t e fundit se Izraeli, gjatĂ« dy viteve tĂ« fundit, ka arritur tĂ« mposhtĂ« armiqtĂ« e tij, por gjithashtu ka larguar aleatĂ«t e vet. ÇfarĂ« tregon kjo pĂ«r tĂ« ardhmen e tij? 

NĂ« termat diplomatikĂ«, Izraeli ndodhet me njĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« dy realitete paralele. NĂ« tĂ« parĂ«n, pozita globale e Izraelit Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«ta nĂ« dekada. NĂ« tĂ« dytĂ«n, Izraeli po i afrohet pĂ«rparimeve historike me armiqtĂ« e tij tĂ« vjetĂ«r, duke sfiduar logjikĂ«n se lufta nĂ« Gaza e ka izoluar atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakthyeshme. Edhe pse reputacioni i Izraelit po pĂ«rkeqĂ«sohet nĂ« shoqĂ«ritĂ« amerikane dhe arabe, diplomatĂ«t izraelitĂ« janĂ« njĂ«kohĂ«sisht tĂ« angazhuar nĂ« bisedime tĂ« fshehta me zyrtarĂ« nĂ« Siri, tĂ« cilat mund tĂ« forcojnĂ« pozicionin e Izraelit nĂ« Lindjen e Mesme. ËshtĂ« njĂ« situatĂ« e çuditshme dhe e ndĂ«rlikuar.

Netanyahu është 75 vjeç dhe kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, duke shërbyer gati 18 vjet në tri periudha të ndryshme. Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë se ai është gati të tërhiqet. 

Disa nga vëzhguesit më të vjetër të Netanyahut mendojnë se ai mund të tërhiqet vetëm nëse arrin të vendosë marrëdhënie formale me Arabinë Saudite dhe shtete të tjera arabe. Nëse këtë e shoqëron me sulmet ndaj Iranit, ai mund të ketë siguruar mjaft fitore ushtarake dhe diplomatike për të rehabilituar trashëgiminë e tij politike brenda vendit, edhe nëse reputacioni i tij ndërkombëtar mbetet i shkatërruar.

Por për vite me radhë, Netanyahu ka refuzuar të japë dorëheqjen, pavarësisht se është nën akuzë për korrupsion (akuza që ai i mohon). Ai nuk ka dhënë asnjëherë përshtypjen se do të largohet vetë nga skena. 

Sjellë në shqip nga ©LAPSI.AL 

The post NY Times: Gaza? Lufta e Netanyahut
 appeared first on Lapsi.al.

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi kur respektohet shteti ligjor dhe pushtetet janë të ndara. 

Në pak javë shembujt nuk janë të mungojnë. Ato janë shfaqur me shpërfilljen ulëritëse ndaj pavarësisë së bashkive, që në letër prezumohen të jenë të pavarura nga qeverisja qëndrore. Pa i hyrë në thelb debatit se kush ka të drejtë, se a po tregohet hipokrit kryeministri në raport me qëndrimet që ka mbajtur më parë, fakti se qytetarët e Vlorës, Tiranës apo Durrësit, kanë zgjedhur dikë tjetër për ti drejtuar punët e komunave të tyre, por është shefi i qeverisë që shkarkon e emëron stafet lokale, vendos për prioritetet, jep urdhëra dhe i vë bashkitë nën hyqmin e deputetëve apo ministrave, është shenjë flagrante shkatërrimit të parimit të decentralizimit, në emër të vullnetiti të një njeriu të vetëm.

I njĂ«jti injorim pĂ«r votĂ«n e qytetarĂ«ve, madje pĂ«r tĂ« qenĂ« me precizĂ«, pĂ«r atĂ« tĂ« socialistĂ«ve, u pa edhe pas procesit tĂ« rinumĂ«rimit. NdonĂ«se kllounia me fustan, Zeqineja, rezultoi se nuk i gajaste aq shumĂ« militantĂ«t sa pĂ«r ta shpĂ«nĂ« nĂ« parlament, me urdhĂ«r tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« shefit, ajo qĂ« renditej para saj u detyrua tĂ« jepte dorĂ«heqjen. Ç’vlerĂ« ka kĂ«tu vota e qytetarĂ«ve, respekti kushtetues pĂ«r listat e hapura, apo gara brenda partisĂ«? TĂ« gjitha kĂ«to zhbĂ«hen pĂ«rpara modelit spiropalizues, qĂ« ka pĂ«rqafuar vajza nga Roskoveci, dhe qĂ« kĂ«rkon ta promovojĂ« me çdo kusht Edi Rama.

E njëjta shpërfillje për shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve u vu re edhe ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila, mirë apo keq, kishte një logjikë të sajën për të mos ndjekur penalisht pronarin që kishte ndërtuar në Theth, dhe që nuk priste në këtë pikë leksione nga një mësues vizatimi. Fakti se nuk i shkoi kryeministrit pas avazit, jo vetëm e shndërroi atë në pre të sulmeve politike, por ministri i drejtësisë filloi procesin e masave disiplinore kundër saj. 

ÇuditĂ«risht, kryeministri qĂ« e bĂ«ri gjuhĂ«n çorap ndaj prokurores Gjeli, i ka vĂ«nĂ« gojĂ«s shtupĂ« pĂ«r prokurorĂ«t dhe gjyqtarĂ«t qĂ« po mbajnĂ« nĂ« burg Veliajn. VetĂ«m kjo kontradiktĂ« Ă«shtĂ« e mjaftueshme pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar se heshtja pĂ«r Lalin nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me ndonjĂ« parim tĂ« mbajtjes sĂ« njĂ« distance higjenike ndaj vendimeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«, por me dĂ«shirĂ«n e shefit, pĂ«r tĂ« zhdukur nga skena politike ish delfinin e tij, pa bĂ«rĂ« vetĂ« duart pis, por duke pĂ«rdorur pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, mashĂ«n SPAK.

Nuk është e rastësishme që rëndimi i pozitave juridike të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, po shkon paralelisht me shkuljen e spaletave të tij politike nga PS. Sot Rama po e trajton Veliajn si një lebroz mes socialistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që një sistem i kapur vazhdon ta mbajë atë në qelitë e Durrësit.

Pra, vetĂ«m nĂ« pak kohĂ« pas 11 majit, kryeministri po dĂ«shmon se e ka suprimuar autonominĂ« e pushtetit lokal, se as do ti’a dijĂ« pĂ«r votĂ«n e shprehur pĂ«rmes listave tĂ« hapura, se di ti masakrojĂ« prokurorĂ«t qĂ« nuk i binden dhe tĂ« sinkronizohet lĂ« SPAK-un, qĂ« e pĂ«rdor pĂ«r tĂ« larĂ« hesapet e veta tĂ« pista.

Se ku mund tĂ« ndeshen fenomene dhe shtrembĂ«rime tĂ« tilla, nĂ« njĂ« sistem qĂ« klasifikohet si demokratik, kĂ«tĂ« edhe “naivĂ«t” qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« idenĂ« se ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« njĂ« autokraci, e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« ta gjejnĂ«.

Por, me sa duket, edhe për ta misioni po bëhet gjithnjë e më i pamundur. Nëse Rama ka demostruar simptoma të tilla edhe më parë, pas fitores së mandatit të katërt, bashkë me shkallmimin e opozitës, ndoshta ka flakur edhe skrupujt për tu dukur së paku në sipërfaqe si demokrat.

ÂźLapsi.al

The post Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet appeared first on Lapsi.al.

Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’ështĂ« konstatuar asnjĂ« çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai pĂ«r mediat e KosovĂ«s.

The post Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike appeared first on Lapsi.al.

Rama i qan hallin të vdekurve të Elbasanit, pasi helmoi të gjallët

Zjarri që përfshiu fushën e mbeturinave në Elbasan, për 6 ditë me radhë lëshoi një re të madhe tymi që qëndroi mbi qytet duke helmuar ajrin për të madh e të vogël. Shkak i flakëve nuk ishin vetëm temperaturat e larta të verës, por edhe babëzia e ministrave të Edi Ramës që në vend se të ndërtonin një incenerator funksional që do të trajtonte mbeturinat, mbushën xhepat me para dhe lanë pas një karakatinë, që Rama e quan incenerator, por që nuk funksionon.

Për pasojë, fusha e mbeturinave përfshihet nga flakët çdo verë duke helmuar qytetarët e Elbasanit me helme toksike që prodhon djegia e plehrave.

WhatsApp Video 2025-07-01 at 22.07.04 (1)

Për gjashtë ditë me radhë, Edi Rama heshti për këtë skandal që helmoi të gjallët, por këtë të premte doli se ishte shumë i shqetesuar për të vdekurit e Elbasanit. Ai iu përvesh kryebashkiakut të qytetit Gledian Llatja në takimin me kryebashkiakët, sepse kishte lejuar të rritet bari në varreza dhe që më vonë mori flakë.

“Iniciativat e qeverisĂ«, gadishmĂ«ria e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur njerĂ«zit, tĂ« mos trajtohen si bari i varrezave tĂ« Elbasanit. Bari i varrezave tĂ« Elbasanit ka potencialin tĂ« bĂ«het kallam edhe tĂ« bĂ«hen varrezat si kallamishte. Ă«shtĂ« njĂ« lloj bari qĂ« aq shumĂ« Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« pa u prekur sa jo vetĂ«m rritet por mund tĂ« synojĂ« tĂ« bĂ«het kallam. Pastaj kur shkon dikush i vĂ« flakĂ«n dhe pĂ«r turp bĂ«hen varrezat vend zjarrvĂ«nie, del qĂ« Ă«shtĂ« i çekuilibruar mendĂ«risht, mund tĂ« jetĂ« e vĂ«rtetĂ« por nĂ«se bari Ă«shtĂ« i qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin” tha Rama gjatĂ« takimit qĂ« pati me kryebashkiakĂ«t.

Kjo retorikë e Ramës, i cili ngre si shqetësim zjarrin që bie tek të vdekurit, por shpërfill flakët që helmojnë të gjallët, kthen përmbys çdo logjikë politike dhe sfidon çdo parim për një qeverisje të përgjegjshme.

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për inçeneratorin

Si shpjegohet që një kryeministër që heshti për flakët që lëshonin gazra toksike dhe helmuan dhjetëra mijëra banorë, sot e ngre zërin për flakët në varreza? Përse nuk flet asnjë fjalë për inceneratorin që nuk punon në Elbasan? Përse nuk kërkoi ndjesë për mbeturinat që digjen çdo verë?

Kuptohet se arroganca e Ramës e ka një shpjegim; Pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, ndërsa të gjallët janë katandisur të nënshtruar e të mpirë nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, për atë që i sundon, ata vlejnë edhe më pak se të vdekurit.

The post Rama i qan hallin të vdekurve të Elbasanit, pasi helmoi të gjallët appeared first on Lapsi.al.

Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

Kryeministri Edi Rama ka urdhĂ«ruar sot qĂ« tĂ« shkarkohen tĂ« gjithĂ« kryetarĂ«t e NjĂ«sive Administrative nĂ« tĂ« gjithĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. GjatĂ« njĂ« takimi nĂ« DurrĂ«s me kryetarĂ«t e Bashkive, Rama tha se atyre duhet t’u rijepet mudĂ«sia, por duke iu dhĂ«nĂ« mundĂ«sia dhe tĂ« tjerĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« se mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« zotĂ« se ata. Sipas tij, votat qĂ« PS mori nĂ« zgjedhjet e 11 majit anĂ« rritur diferencĂ«n midis tĂ« qenurit anĂ«tarĂ« partie dhe tĂ« dashurit kĂ«tĂ« parti nĂ« krye.

“Se e shoh qĂ« kĂ«tu ka edhe kryetarĂ« tĂ« forcave tĂ« tjera, por sa i pĂ«rket kryetarĂ«ve tĂ« PartisĂ« Socialiste tĂ« gjithĂ« kryetarĂ«t e njĂ«sive Administrative tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« duhet tĂ« shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundĂ«sia, por duke iu dhĂ«nĂ« mundĂ«sia dhe tĂ« tjerĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« se mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« zotĂ« se ata. Votat qĂ« kemi marrĂ« e kanĂ« rritur diferencĂ«n midis asaj sa jemi ne anĂ«tarĂ« partie dhe sa janĂ« ata qĂ« e duan kĂ«tĂ« parti nĂ« krye dhe do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« rrisim edhe hapĂ«sirĂ«n pĂ«r ata tĂ« tjerĂ«t qĂ« nuk na njohin, nuk janĂ« çdo ditĂ« me ne”, tha Rama.

The post Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen appeared first on Lapsi.al.

30 vjet më pas/ Paqja e pamundur mes muslimanëve dhe serbëve në Srebrenicë

“MirĂ« se vini nĂ« Las Vegas-in e BosnjĂ«s, ne tĂ«rheqim tĂ« paktĂ«n po aq vĂ«mendje sa qyteti amerikan”. TĂ« mĂ«rkurĂ«n mĂ« 9 korrik, kryetari i komunĂ«s sĂ« SrebrenicĂ«s, Milos Vuçiç, pĂ«rdor njĂ« formĂ« tĂ« çuditshme humori, dy ditĂ« para ditĂ«s pĂ«rkujtimore tĂ« 11 korrikut, qĂ« do tĂ« shĂ«nojnĂ« tridhjetĂ«vjetorin e gjenocidit qĂ« ndodhi mĂ« 1995 nĂ« qytetin e tij.

Ky serb i Bosnjës, njëherazi edhe kushër i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk do të marrë pjesë në ceremonitë e planifikuara për të nderuar më shumë se 8 000 boshnjakë myslimanë të vrarë brenda pak ditëve nga forcat e gjeneralit serb Ratko Mlladiç, në atë që konsiderohet si masakra më e rëndë e civilëve e kryer në Europë që prej përfundimir të Luftës së Dytë Botëror

 “Nuk jam ftuar dhe nuk shoh arsye pse duhet tĂ« shkoj, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zĂ«vendĂ«si im [njĂ« boshnjak] nuk vjen kĂ«tu tek ne,” shpjegon ky zyrtar 37-vjeçar gjatĂ« njĂ« kundĂ«r-ceremonie tĂ« vogĂ«l qĂ« organizon nĂ« njĂ« lagje me shumicĂ« serbe. E dekoruar me flamuj dhe e shoqĂ«ruar me himnin kombĂ«tar po serb, ceremonia i kushtohet vetĂ«m viktimave serbe tĂ« kĂ«saj lufte, qĂ« nĂ« total mori rreth 100 000 jetĂ« njerĂ«zish midis viteve 1992 dhe 199

 “SerbĂ«t janĂ« vrarĂ« nĂ« mĂ«nyra shumĂ« mĂ« tĂ« tmerrshme se boshnjakĂ«t, pĂ«r shembull me prerje kokash, siç ndodh nĂ« disa vende myslimane, por a keni lexuar ndonjĂ«herĂ« pĂ«r masakrat ndaj tyre nĂ« shtypin ndĂ«rkombĂ«tar?”, indinjohet z. Vuçiç, duke kritikuar atĂ« qĂ« ai e quan “dy standarde” tĂ« Tribunalit Penal NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ish-JugosllavinĂ«, i cili nĂ« vitin 2021 e dĂ«noi pĂ«rfundimisht Mlladiçin pĂ«r gjenoci

 Anti miting

Nuk ka rëndësi se serbët e vrarë, të cilët u përkujtuan të mërkurën nga dhjetëra bashkëkombas të mbledhur rreth kryetarit të Srebrenicës nuk kanë vdekur pikërisht në të njëjtën dat

Nuk ka rëndësi as se që komandanti lokal i forcave boshnjake, të cilin ata e akuzojnë për përgjegjësi në vdekjet e tyre, është shpallur sistematikisht i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo boshnjake. Qëllimi kryesor i tyre është të organizohet një anti miting në prag të 11 korrikut, datë që këtë vit pritet të tërheqë dhjetëra mijëra njerë

Shumë zyrtarë të lartë evropianë, si presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa apo ministri francez për çështjet evropiane, Benjamin Haddad, priten të marrin pjesë në këtë bashki në lindje të Bosnjë

 Edhe pse shumë ndërtesa të kësaj qyteze mbeten thellësisht të shenjuara nga lufta dhe vrimat e plumbave në mure nuk janë zhdukur ende, drama reale vijon të zhvillohet  jo tek fasadat por tek mendjet e 13 000 serbëve dhe boshnjakëve që vijojnë të jetojnë në këtë mjedis të shkatërruar. Ata nuk ia dalin të çlirohen nga konfliktet e kujtesë

 Ashtu si në pjesën tjetër të Bosnjës madje deri në Beogradin e Serbisë fqinje, shumica e serbëve ende refuzojnë të pranojnë natyrën gjenocidale të masakrave dhe vazhdojnë ta trajtojnë Ratko Mlladiçin si her

 “NjĂ« krim i tmerrshĂ«m ka ndodhur, por nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r gjenocid,” pĂ«rsĂ«riti gjatĂ« njĂ« tjetĂ«r tubimi

Ă«mbajtur të  shtunĂ«n mĂ« 5 korrik, Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska – njĂ« nga dy njĂ«sitĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«se tĂ« BosnjĂ«s, ende e ndarĂ« midis boshnjakĂ«ve myslimanĂ«, kroatĂ«ve katolikĂ« dhe serbĂ«ve ortodoks. Dodik– vijon tĂ« luajĂ« rolin e njeriut tĂ« fortĂ« tĂ« serbĂ«ve tĂ« BosnjĂ«s qĂ« prej pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« vitesh. Ky nacionalist pro-rus shpesh e ndez zjarrin e konfliktit duke refuzuar tĂ« njohĂ« vendimet e drejtĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare ose duke kĂ«rcĂ«nuar me shkĂ«putje nga institucionet e brishta qendrore tĂ« BosnjĂ«s

 QĂ« nga viti 2016, kur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«bashkiaa e SrebrenicĂ«s u fitua nga njĂ« serb – pas rĂ«nies sĂ« numrit tĂ« banorĂ«ve boshnjakĂ« – ajo Ă«shtĂ« rreshtuar me qĂ«ndrimet e Dodikut. KĂ«shtu, para çdo 11 korriku, bashkia ngjit postera vetĂ«mnpr pĂ«rkujti tĂ«t serĂ«vee ose vendos fotografi tĂ« viktimave serbe buzĂ« rrugĂ«s qĂ« tĂ« çon nĂ« memorialin e Potoçarit, aty ku janĂ« varrosur 8 000 burra boshnjakĂ« qĂ« ishin ndarĂ« nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t e tyre pĂ«rpara se tĂ« masakroheshi

 “SerbĂ«t gjithmonĂ« bĂ«jnĂ« paralelizĂ«m mes viktimave tĂ« tyre dhe atyre tĂ« boshnjakĂ«ve, por realiteti Ă«shtĂ« qĂ« viktimat serbe ishin kryesisht ushtarĂ«, ndĂ«rsa boshnjakĂ«t ishin kryesisht civilĂ«. Ky rreth vicioz nuk tĂ« çon askund,” thotĂ« me zemĂ«rim Muhamad Avdiç, njĂ« boshnjak qĂ« nĂ« vitin 2008 vendosi tĂ« kthehet pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« vendlindjen e tij.Sot kjo zonĂ«a Ă«shtĂ« vetĂ«m hija e qytetit tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« tij, por ai shpreson qĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« gjejĂ« gjurmĂ«t e babait tĂ« zhdukur gjatĂ« luftĂ«

“FqinjĂ«t e mi serbĂ« e dinĂ« çfarĂ« ka ndodhur, por ata i besojnĂ« mĂ« shumĂ« Milorad Dodikut dhe Aleksandar Vçcçcit se sa asaj qĂ« kanĂ« parĂ« me sytĂ« e tyre; i besojnĂ« mĂ« shumĂ« gĂ«njeshtrĂ«s ssaetsĂ« vĂ«rtetĂ«s”, tha me keqardhje Hasan Hasanoviç, drejtori i memorialit tĂ« SrebrenicĂ«s, gjatĂ« njĂ« konference tĂ« organizuar nĂ« qershor nĂ« Berlin nga fondacioni gjerman Heinrich-Böl.

Paqja nuk do të vijë kurrë

 Edhe pse serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë sërish pranë njëri-tjetrit pa u përplasur, dallimet shfaqen menjëherë sa herë që flitet për kujtesën e luftës.

“Kur shkoj tĂ« pi kafe me miqtĂ« e mi serbĂ«, shumĂ« qajnĂ« si unĂ« pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s, por tĂ« tjerĂ« nuk duan tĂ« shfaqen nĂ« tĂ« njĂ«jtin lokal nga frika se çfarĂ« mund tĂ« thonĂ« njerĂ«zit,” shpjegon Musan Durakoviç, njĂ« boshnjak i plagosur gjatĂ« luftĂ«s dhe qĂ« Ă«shtĂ« kthyer pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« SrebrenicĂ« disa vite mĂ« parĂ«. Ai e pranon se shenjat nacionaliste serbe qĂ« mbushin peizazhin e RepublikĂ«s Srpska, si muralet nĂ« lavdi tĂ« Ratko Mlladiçit, “i shkaktojnĂ« dhimbje”, por zgjedh tĂ« fokusohet “te ata serbĂ« normalĂ« qĂ« i pranojnĂ« se ndihen keq, edhe pse nuk guxojnĂ« ta thonĂ« publikisht.

“Pajtimi nuk mund tĂ« vijĂ« nga poshtĂ«; ata qĂ« janĂ« nĂ« pushtet duhet tĂ« marrin vendimin pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar tĂ« kaluarĂ«n,” pĂ«rsĂ«rit edhe z. Hasanoviç, i bindur se shumĂ« serbĂ« janĂ« peng i udhĂ«heqĂ«sve tĂ« tyre nacionalistĂ«.

Edhe pse nuk e quan Ratko Mlladiçin një kriminel lufte, vetë kryetari i Srebrenicës, Milos Vuçiç, pëlqen ta paraqesë veten si një pengesë ndaj tendencave më ekstreme nacionaliste.

“UnĂ« pĂ«rpiqem tĂ« shikoj nga e ardhmja, duke respektuar tĂ« kaluarĂ«n,” thotĂ« ai duke shtuar:

“NĂ«se arrij t’i bĂ«j serbĂ«t dhe boshnjakĂ«t tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku kĂ«tu, kjo mund tĂ« jetĂ« njĂ« shembull pĂ«r gjithĂ« vendin”. Kryetari i bashkisĂ«, pretendon se kjo mjnd tĂ« ndodhĂ« duke u mbĂ«shtetur tek njĂ« rilindje ekonomike, por ajo ngjan thuajse e pamundur nĂ« kĂ«tĂ« cep tĂ« BosnjĂ«s, tĂ« braktisur nga banorĂ«t pĂ«r mungesĂ« perspektive.

Mjafton të dëgjosh priftin ortodoks Srdjan Laloviç për të rikujtuar të njëjtat fjalë që kanë shërbyer si justifikim ideologjik për Ratko Mlladiçin dhe ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, për të eliminuar ose dëbuar boshnjakët nga territoret me shumicë serb

“Ne nuk kemi nevojĂ« pĂ«r BosnjĂ«n, myslimanĂ«t ishin tĂ« gjithĂ« serbĂ« para se tĂ« konvertoheshin nga osmanĂ«t,” deklaron ai, duke treguar me krenari njĂ« mural tĂ« ri nĂ« kishĂ«n e tij tĂ« dedikuar viktimave serbe tĂ« luftĂ«rave tĂ« shekullit XX. “Ne jemi njĂ« popull i vetĂ«m dhe mund tĂ« gjenim njĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ«se PerĂ«ndimi nuk do tĂ« ndĂ«rhynte nĂ« punĂ«t tona,” shton ai, duke fajĂ«suar – ashtu si shumĂ« nacionalistĂ« serbĂ« – njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« supozuar tĂ« NATO-s pĂ«r shpĂ«rbĂ«rjen e ish-JugosllavisĂ«.

Në kodrat që rrethojnë Srebrenicën, Luka Babic, abati i një manastiri ortodoks, pret vizitorët në një shtëpi të kuqe që duket si kishë ortodokse, të cilën po e ndërton në mënyrë të paligjshme përballë njërës prej varrezave të viktimave boshnjake. Ky murg me mjekër të gjatë ka një pamje luftarake me jelekun ushtarak të mbuluar me simbole ruse dhe të forcave paramilitare serbe që kanë kryer shumë krime lufte gjatë viteve 1990.

Sipas tij, paqja me boshnjakët nuk do të vijë kurrë.

“ËshtĂ« njĂ« luftĂ« shekullore mes nesh,” shpjegon ai ndĂ«rmjet dy gotash rakie. I mbrojtur dukshĂ«m nga autoritetet lokale serbe, ai shton provokimet duke vendosur varre ortodokse pranĂ« seksioneve myslimane tĂ« varrezave.

TĂ« premten mĂ« 11 korrik, ai ka planifikuar tĂ« “festojĂ« çlirimin e SrebrenicĂ«s” qĂ« nga lartĂ«sia e shtĂ«pisĂ«-kishĂ« qĂ« po ndĂ«rton pa leje.

Jean Baptiste Chastanu, Le Monde, pĂ«rshtati T. Çela Lapsi.al

The post 30 vjet më pas/ Paqja e pamundur mes muslimanëve dhe serbëve në Srebrenicë appeared first on Lapsi.al.

Policia zvicerane liron Noizy: Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka postuar një foto në rrjetet sociale, kur tregon se ka rifituar lirinë pak ditë pas arrestimit në Zvicër. Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.

“Ju kĂ«rkoj ndjesĂ« tĂ« gjithĂ« fansave tĂ« mi nĂ« ZvicĂ«r, pĂ«r tĂ« cilĂ«t fatkeqĂ«sisht nuk munda tĂ« performoja tĂ« shtunĂ«n nĂ« mbrĂ«mje. NjĂ« keqkuptim i rĂ«ndĂ«, i shkaktuar nga njĂ« shpifje e pastĂ«r, mĂ« pĂ«rfshiu padrejtĂ«sisht nĂ« njĂ« procedurĂ« verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kĂ«saj shpifjeje do tĂ« pĂ«rballet me pasojat ligjore, deri nĂ« dĂ«nimi maksimal qĂ« parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka Ă«shtĂ« pas krahĂ«ve“, shkruan reperi nĂ« “Instagram”.

Noizy, u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri. Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse arrestimi kishte lidhje me incidentin e vitit të kaluar në Kosovë, ku Noizy u përfshi në një përplasje fizike me TikTok-erin Muhamet Iseni, i njohur si Medi, në një klub nate në Pejë. Në atë ngjarje ishte përfshirë edhe Stresi, i cili dyshohej se kishte ftuar Medin në klub me qëllimin për ta përballur me Noizy-n.

Pas arrestimit tĂ« Noizy-t nĂ« ZvicĂ«r, Stresi reagoi publikisht, duke postuar fotot e Medit tĂ« dhunuar nga incidenti i kaluar dhe duke komentuar se ai vetĂ« nuk kishte udhĂ«tuar drejt ZvicrĂ«s qĂ« nga ajo kohĂ«, pasi e dinte qĂ« Medi – si shtetas zviceran – kishte mundĂ«si tĂ« bĂ«nte njĂ« kallĂ«zim edhe atje. Reagimi i Stresit u pasua menjĂ«herĂ« nga njĂ« pĂ«rgjigje e Medit. Ai publikoi njĂ« screenshot tĂ« postimit tĂ« tij dhe shkroi “Zoti Ă«shtĂ« i madh, vonon, po nuk harron.” /TCH

The post Policia zvicerane liron Noizy: Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër appeared first on Lapsi.al.

Në Ukrainë po bëhet keq e më keq/ Si po e ndryshon Rusia luftën me dronët e saj

Të gjithë janë dakord: po bëhet gjithnjë e më keq. Banorët e Kievit, ashtu si qytetarët e qyteteve të tjera ukrainase, kanë kaluar shumë gjëra. Pas 3 vitesh e gjysmë me fate të luhatshme, ata janë ende të fortë dhe jashtëzakonisht elastikë.

Por muajt e fundit, ata kanë përjetuar diçka të re: valë të gjera dhe të koordinuara sulmesh nga ajri, që përfshijnë qindra dronë dhe raketa, shpesh të përqendruara në një qytet të vetëm. Mbrëmë, ishte Kievi. Dhe javën e kaluar gjithashtu. Ndërkohë, ishte edhe Lutsk në perëndimin e largët.

Tre vjet më parë, dronët Shahed të furnizuar nga Irani ishin një risi relative. Mbaj mend që dëgjova të parin të bënte një hark të ngadaltë në qiellin e natës mbi qytetin jugor të Zaporizhzhisë në tetor 2022.

Por tani të gjithë janë të njohur me tingullin dhe versionin e tij më të frikshëm të kohëve të fundit: një ulërimë bombardimi në zhytje që disa e kanë krahasuar me aeroplanin gjerman Stuka të Luftës së Dytë Botërore.

Zhurma e tufave të dronëve që po afroheshin i ka kthyer civilët në strehimoret kundër bombardimeve, në metro dhe në parkingje nëntokësore për herë të parë që nga ditët e para të luftës.

“ShtĂ«pia u drodh sikur tĂ« ishte bĂ«rĂ« prej letre” mĂ« tha Katya, njĂ« banore e Kievit, pas bombardimeve tĂ« rĂ«nda tĂ« natĂ«s sĂ« kaluar. “E kaluam gjithĂ« natĂ«n ulur nĂ« banjo.” “Shkova nĂ« parking pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«,” mĂ« tha njĂ« banore tjetĂ«r, Svitlana. “NdĂ«rtesa u drodh dhe mund tĂ« shihja zjarre pĂ«rtej lumit.”

Sulmet nuk marrin gjithmonë jetë, por ato po përhapin frikë dhe po gërryejnë moralin. Pas një sulmi në një bllok banimi në Kiev javën e kaluar, një gjyshe e tronditur, Mariia, më tha se nipi i saj 11-vjeçar ishte drejtuar nga ajo, në strehimore, dhe tha se e kuptonte kuptimin e vdekjes për herë të parë.

Ai ka çdo arsye për të qenë e frikësuar. Misioni i OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (HRMMU) thotë se qershori shënoi numrin më të lartë të viktimave civile mujore në tre vjet, me 232 të vrarë dhe mbi 1300 të plagosur. Shumë do të jenë vrarë ose plagosur në komunitete afër vijave të frontit, por të tjerë janë vrarë në qytete larg luftimeve.

Reuters firefighters at scene of drone strike in Kyiv, 10 July

“Rritja e sulmeve me raketa dhe dronĂ« me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin ka sjellĂ« edhe mĂ« shumĂ« vdekje dhe shkatĂ«rrime pĂ«r civilĂ«t larg vijĂ«s sĂ« frontit”, – thotĂ« Danielle Bell, drejtuese e HRMMU-sĂ«. Modifikimet nĂ« dizajnin e dronĂ«ve Shahed i kanĂ« lejuar atij tĂ« fluturojĂ« shumĂ« mĂ« lart se mĂ« parĂ« dhe tĂ« zbresĂ« mbi objektivin e tij nga njĂ« lartĂ«si mĂ« e madhe. Rrezja e tij e veprimit Ă«shtĂ« rritur gjithashtu, nĂ« rreth 2,500 km dhe Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« mbajĂ« njĂ« ngarkesĂ« mĂ« vdekjeprurĂ«se (nga rreth 50 kg eksploziv nĂ« 90 kg).

Hartat e gjurmimit tĂ« prodhuara nga ekspertĂ«t vendas tregojnĂ« masa tĂ« dronĂ«ve Shahed qĂ« ndonjĂ«herĂ« marrin rrugĂ« rrethore nĂ«pĂ«r UkrainĂ« pĂ«rpara se tĂ« synojnĂ« objektivat e tyre. ShumĂ« prej tyre – shpesh deri nĂ« gjysmĂ«n e tyre – janĂ« karrem, tĂ« projektuar pĂ«r tĂ« ngatĂ«rruar dhe mbingarkuar mbrojtjen ajrore tĂ« UkrainĂ«s. Vijat e tjera tĂ« drejta tregojnĂ« rrugĂ«t e raketave balistike ose tĂ« lundrimit: shumĂ« mĂ« pak nĂ« numĂ«r, por armĂ«t nĂ« tĂ« cilat mbĂ«shtetet Rusia pĂ«r tĂ« shkaktuar dĂ«min mĂ« tĂ« madh.
Analiza nga Instituti për Studimin e Luftës me seli në Uashington tregon një rritje të sulmeve me dronë dhe raketa të Rusisë në dy muajt pas inaugurimit të Donald Trump në janar. Marsi pa një rënie të lehtë, me rritje të herëpashershme, deri në maj, kur numrat papritmas u rritën në mënyrë dramatike.

Rekorde të reja janë vendosur me rregullsi alarmuese. Qershori pa një rekord të ri mujor prej 5,429 dronësh, korriku ka parë më shumë se 2,000 vetëm në 9 ditët e para. Me rritjen e prodhimit në Rusi, disa raporte sugjerojnë se Moska së shpejti mund të jetë në gjendje të qëllojë mbi 1,000 raketa dhe dronë në një natë të vetme. Ekspertët në Kiev paralajmërojnë se vendi është në rrezik të mbingarkohet.

Graph showing the intensity of Russian strikes on Ukraine from January to July.

“NĂ«se Ukraina nuk gjen njĂ« zgjidhje se si tĂ« merret me kĂ«to dronĂ«, do tĂ« pĂ«rballemi me probleme tĂ« mĂ«dha gjatĂ« vitit 2025”, thotĂ« ish-oficeri i inteligjencĂ«s Ivan Stupak. “Disa nga kĂ«ta dronĂ« po pĂ«rpiqen tĂ« arrijnĂ« objekte ushtarake, por pjesa tjetĂ«r, po shkatĂ«rrojnĂ« apartamente, po bien nĂ« ndĂ«rtesa zyrash dhe po shkaktojnĂ« shumĂ« dĂ«me te qytetarĂ«t.”

Me gjithĂ« aftĂ«sitĂ« e tyre nĂ« rritje, dronĂ«t nuk janĂ« njĂ« armĂ« e sofistikuar. Por ato pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« shembull tjetĂ«r tĂ« hendekut tĂ« madh nĂ« burime midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s. Kjo gjithashtu ilustron bukur maksimĂ«n, qĂ« i atribuohet udhĂ«heqĂ«sit tĂ« Bashkimit Sovjetik gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, Joseph Stalin, se “sasia ka njĂ« cilĂ«si tĂ« vetĂ«n”.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« luftĂ« burimesh”, thotĂ« Serhii Kuzan, i QendrĂ«s Ukrainase pĂ«r Siguri dhe BashkĂ«punim me seli nĂ« Kiev. “Kur prodhimi i raketave tĂ« veçanta u bĂ« shumĂ« i ndĂ«rlikuar – shumĂ« i shtrenjtĂ«, shumĂ« komponentĂ«, shumĂ« rrugĂ« furnizimi tĂ« ndĂ«rlikuara – ata u pĂ«rqendruan nĂ« kĂ«tĂ« lloj tĂ« veçantĂ« droni dhe zhvilluan modifikime dhe pĂ«rmirĂ«sime tĂ« ndryshme.”

Sa mĂ« shumĂ« dronĂ« nĂ« njĂ« sulm tĂ« vetĂ«m, thotĂ« Kuzan, aq mĂ« shumĂ« njĂ«sitĂ« e mbrojtjes ajrore tĂ« UkrainĂ«s, tĂ« cilat janĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si, kanĂ« vĂ«shtirĂ«si t’i rrĂ«zojnĂ« ato. Kjo e detyron Kievin tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« furnizimin e saj tĂ« çmuar me avionĂ« luftarakĂ« dhe raketa ajĂ«r-ajĂ«r pĂ«r t’i rrĂ«zuar ata.

“Pra, nĂ«se dronĂ«t shkojnĂ« si njĂ« tufĂ«, ata shkatĂ«rrojnĂ« tĂ« gjitha raketat e mbrojtjes ajrore”, thotĂ« ai. Prandaj Presidenti Zelensky bĂ«n thirrje tĂ« vazhdueshme drejtuar aleatĂ«ve tĂ« UkrainĂ«s qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur qiellin e saj. Jo vetĂ«m me raketat Patriot – jetĂ«sore pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« kĂ«rcĂ«nimit mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m balistik rus – por edhe me njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« sistemesh tĂ« tjera.

Të enjten, qeveria britanike tha se do të nënshkruante një marrëveshje mbrojtjeje me Ukrainën për të siguruar më shumë se 5,000 raketa të mbrojtjes ajrore. Kievi do të kërkojë shumë më tepër marrëveshje të tilla në muajt e ardhshëm. ©BBC, LAPSI.al

The post Në Ukrainë po bëhet keq e më keq/ Si po e ndryshon Rusia luftën me dronët e saj appeared first on Lapsi.al.

❌