❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Hotit, presidentja para disa vitesh e quante MarrĂ«veshjen e Uashingtonit, si cenim tĂ« rendit kushtetues dhe rrezik pĂ«r shtetin, ndĂ«rsa sot, ajo e quan “marrĂ«veshje tĂ« mirĂ«â€, transmeton Telegrafi.

Hoti në Facebook, ka shpërndarë deklaratat e Osmanit, ndërsa ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga ajo, dhe vetëm hipokrizi e radhës.

“Osmani, qĂ« dikur e quante MarrĂ«veshjen e Uashingtonit cenim tĂ« rendit kushtetues dhe rrezik pĂ«r shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrĂ«veshje tĂ« mirĂ«â€ dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bĂ«het mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se interesi shtetĂ«ror”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “MarrĂ«veshja qĂ« dikur e luftonte pĂ«r vota, sot shĂ«rben pĂ«r lavdi tĂ« rreme”.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar kĂ«tĂ« marrĂ«veshje. E keni luftuar atĂ«. Tani po mundoheni ta pĂ«rvetĂ«soni kur kanĂ« ndryshuar rrethanat politike nĂ« SHBA. Ky Ă«shtĂ« kulmi i mashtrimit politik”, nĂ«nvizoi ai. /Telegrafi/

The post Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

 

 

The post Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

“PropagandĂ« e LDK-sĂ«, apo e LVV-sĂ«â€, cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta pĂ«r buxhetin e kryeqytetit?

Përplasjet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike janë duke vazhduar tash e disa ditë në Prishtinë, tani për çështjen e buxhetit.

Dy palët, akuzojnë njëra tjetrën për propagandë, e nga shoqëria civile thonë se vetëm miratimi i ndryshimeve të Buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, mund ta zhbllokojnë buxhetin.

Për çerdhe pa ushqim për fëmijët, shkruante këtë të hënë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Këtë mes tjerash e kishte përmendur në një postim ku numëronte ndikimin e asaj që i pari e Prishtinës, e konsideron bllokadë të qëllimshme të nivelit qendror.

Buxheti i miratuar me vonesë për një numër arsyesh, në dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka arritur të përfshihet në Ligjin për Buxhetin, pa një kuvend të konstituuar.

Por, kjo nuk ka penguar dy partitë, LDK-në me kryetarin Rama që udhëheq me kryeqytetin e Vetëvendosjen, që synon këtë komunë, të akuzojnë njëra tjetrën për propagandë.

Me fjalën e njëjtë, asambleistë të LDK-së, flasin edhe për deklaratat që vijnë nga Vetëvendosje, për rritje të shpenzimeve për mbi 2 milionë euro.

“Shihet ashiqare se ka qenĂ« e qĂ«llimshme. QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« se Prishtina udhĂ«hiqet nga njĂ« subjekt tjetĂ«r dhe VetĂ«vendosja ashiqare, ka qĂ«llime qĂ« ta marrĂ« udhĂ«heqjen e PrishtinĂ«s. Bllokimi i buxhetit rrezikon çdo sferĂ« tĂ« komunĂ«s, shĂ«rbimet, mallrat, shĂ«rbimi nĂ« çerdhe, urgjenca, si tash qĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r automjete pĂ«r zjarrfikĂ«sit, derivatet. Komuna s’ka mjete pĂ«r ti paguar. ËshtĂ« tĂ«rsisht propoagandĂ« e LVV. Ato pagesa janĂ« ekzekutuar siç ka kĂ«rkuar raporti i auditorit pĂ«r qĂ«llime gjyqĂ«sore. E dini se konkrata koletkive e obligon komunĂ«n tĂ« paguajĂ« shujtĂ«n dha pagat jubilare pĂ«r arsim. KĂ«to pagesa janĂ« bĂ«rĂ« nga komuna”, ka theksuar Fiknete Bejta, asambliste e LDK-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«.

Por, edhe një herë tjetër, nga dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, situatën, nuk e shohin si të ndikuar nga niveli qendror.

“Pyetja logjike nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ«: nĂ«se paska bllokadĂ« nga qeveria, ku po i merr Komuna e PrishtinĂ«s gjithĂ« kĂ«to miliona euro pĂ«r t’i shpenzuar? Edhe mĂ« shumĂ« se nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2024. PĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ« dhe konkrete: nuk ka bllokadĂ« nga niveli qendror. Ka dezinformata dhe tĂ« pavĂ«rteta nga niveli lokal. E gjithĂ« kjo propagandĂ« e LDK-sĂ« dhe PĂ«rparim RamĂ«s nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« akti i fundit i njĂ« qeverisjeje qĂ« do tĂ« mbahet mend si njĂ«ra nga mĂ« tĂ« dobĂ«tat qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« kryeqyteti”, ka deklaruar GĂ«zim Sveçla, shef i asamblistĂ«ve tĂ« LVV-sĂ«.

Përderisa dy palët vazhdojnë akuzat e kundër-akuzat, në këtë situatë organizatat monitoruese të punës së Komunës, e vlerësojnë si hap thelbësor zhbllokimi e ngërçit në  Kuvendin e Kosovës.

“Vonesa nĂ« miratimin e buxhetit komunal nga Asambleja e PrishtinĂ«s nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2024 ka krijuar njĂ« pengesĂ« serioze, pasi ky buxhet nuk ka mundur tĂ« reflektohet pĂ«rmes amandamenteve nĂ« Ligjin e Buxhetit nga Kuvendi i KosovĂ«s. Roli i Kuvendit Ă«shtĂ« kyç, pasi Ă«shtĂ« institucioni pĂ«rfundimtar qĂ« duhet tĂ« miratojĂ« dhe harmonizojĂ« ligjin e buxhetit pĂ«r tĂ« mundĂ«suar zbatimin efektiv tĂ« projekteve nĂ« nivel lokal. Por, pĂ«r shkak se Kuvendi ende nuk Ă«shtĂ« konstituar, procesi ka mbetur pezull. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Ă«shtĂ« jetike qĂ« Kuvendi tĂ« konstituohet sa mĂ« parĂ« dhe tĂ« amandamentohet Ligjii pĂ«r Buxhetin pĂ«r vitin 2025, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« komunat, pĂ«rfshirĂ« PrishtinĂ«n, por edhe disa tjera, tĂ« mund tĂ« zbatojnĂ« prioritetet e tyre pa pengesa”, ka theksuar Ardit Dragusha, nga organizata “D+”.

Tash e njĂ« kohĂ«, kryetari PĂ«rparim Rama dhe Ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati janĂ« ballafaquar nĂ« rrjete sociale me RamĂ«n qĂ« pretendon se po sabotohet dhe ministrin, qĂ« ngulĂ« kĂ«mbĂ« se komuna s’respektoi dispozitat ligjore dhe LDK-nĂ«, qĂ« po bllokon konstitutimin e Kuvendit, raporton RTVDukagjini.

The post “PropagandĂ« e LDK-sĂ«, apo e LVV-sĂ«â€, cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta pĂ«r buxhetin e kryeqytetit? appeared first on Telegrafi.

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut

Situata nĂ« KosovĂ« mbetet e bllokuar, ndĂ«rsa heqja e mandateve tĂ« deputetĂ«ve – njĂ« opsion i pĂ«rmendur nĂ« rast tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit deri mĂ« 26 korrik – nuk konsiderohet e realizueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky afat shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.

Askush nuk ka pĂ«rgjigje tĂ« qartĂ« se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« KosovĂ« pas 26 korrikut – datĂ« kur skadon afati prej 30 ditĂ«sh qĂ« Gjykata Kushtetuese u ka dhĂ«nĂ« deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin.

Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.

Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Në këtë atmosferë bllokade, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, thotë se barra e përgjegjësisë duhet të kalojë tani mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrë kushtetuese të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve.

Sipas saj, e para e shtetit duhet t’i intensifikojĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r arritjen e njĂ« konsensusi mes partive politike, dhe nĂ«se kjo dĂ«shton, tĂ« kĂ«rkojĂ« interpretim shtesĂ« nga Gjykata Kushtetuese, pĂ«r tĂ« qartĂ«suar hapat e ardhshĂ«m.

“Gjykata Kushtetuese duhet tĂ« jetĂ« mĂ« e prerĂ« rreth afatit qĂ« e ka pĂ«rcaktuar dhe pasojave qĂ« vijnĂ« pas kĂ«tij afati. Roli i GjykatĂ«s Kushtetuese nuk ka pĂ«rfunduar ende”, thotĂ« Mushkolaj.

Javën e kaluar, presidentja Osmani priti për dy ditë me radhë përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Pas takimeve, ajo u shpreh qartĂ« se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor tĂ« pĂ«rcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ă«shtĂ« “detyrim e jo opsion” dhe u bĂ«ri thirrje partive qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« gjejnĂ« zgjidhje.

Radio Evropa e LirĂ« pyeti ZyrĂ«n e Presidentes nĂ«se po e shqyrton mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’iu drejtuar Kushtetueses, por, deri nĂ« publikimin e kĂ«tij artikulli, nuk mori pĂ«rgjigje.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat mĂ« 30 qershor, kĂ«shilltari pĂ«r media i presidentes, Bekim Kupina, tha se “nĂ«se paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r sqarime shtesĂ«â€.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se konsensusi është e vetmja rrugë për të tejkaluar bllokadën dhe për të konstituuar Kuvendin deri më 26 korrik.

Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të përballet me një situatë të panjohur deri më tash, thotë Naim Jakaj nga ky institut.

“Kosova do tĂ« hyjĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« re juridike dhe politike, qĂ« nuk e ka pĂ«rjetuar mĂ« herĂ«t. Pasojat e saj do t’i ndiejmĂ« nĂ« muajt e ardhshĂ«m, nĂ« rast se Kuvendi nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik”, thotĂ« Jakaj.

A mund t’iu merret mandati deputetĂ«ve?

As Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka një përgjigje të qartë për zhvillimet që mund të pasojnë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.

MĂ« 9 korrik, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pyetjes sĂ« gazetarĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, deputetja e VetĂ«vendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha shkurt: “E paparashikuar”.

Dy ditë më parë, ajo përmendi mundësinë që të gjithë deputetët e Kuvendit të humbin mandatin, nëse nuk e konstituojnë institucionin brenda afatit 30-ditor, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“
janĂ« 120 deputetĂ« tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« 9-tĂ«, qĂ« mund t’iu merret mandati, dhe tĂ« vazhdohet pastaj me deputetĂ«t qĂ« janĂ« nĂ« listat e tĂ« gjitha partive politike”, tha Kusari-Lila.

Por, Mushkolaj shpjegon se mandatin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund ta marrë askush.

“Populli ua ka dhĂ«nĂ« kĂ«tĂ« mandat dhe populli ua merr mandatin. VetĂ«m nĂ«se shkojmĂ« nĂ« zgjedhje. Por, pĂ«rsĂ«ri, duhet tĂ« konstituohet Kuvendi”, thotĂ« profesoresha nĂ« Fakultetin Juridik tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s.

Jakaj, gjithashtu, nuk e sheh të mundshme heqjen e mandatit të deputetëve.

Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës, në nenin 70, përcakton qartë arsyet për përfundimin ose pavlefshmërinë e mandatit të deputetit.

Ato përfshijnë: mosbetimin, dorëheqjen, emërimin në qeveri, përfundimin e mandatit të kuvendit, mungesën prej gjashtë muajsh në seanca, dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim, ose vdekjen e deputetit.

“NĂ« asnjĂ« nga pikat e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk i ka saktĂ«suar pasojat kolektive apo individuale pĂ«r deputetĂ«t, nĂ« rast tĂ« moskonstituimit brenda afatit prej 30 ditĂ«sh”, shton Jakaj.

Muhaxhiri: Nuk ka precedent për marrjen e mandateve

Edhe Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i politikës në Kosovë, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikon marrjen e mandateve nga deputetët, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.

Për më tepër, thekson ai, në Kosovën e pasluftës nuk ka ndonjë precedent të ngjashëm.

Ai thotë se një hap i tillë do të kërkonte një vendim të ri të Gjykatës dhe ndryshime në mënyrën e zëvendësimit të deputetëve, por, prapëseprapë, nuk do të garantonte tejkalimin e bllokadës politike që po e pengon formimin e institucioneve.

“E para, ata deputetĂ« qĂ« do tĂ« vinin, do tĂ« kishin mĂ« pak legjitimitet dhe pothuajse tĂ« gjithĂ« do tĂ« ishin anonimĂ«, pa pĂ«rvojĂ« politike. VetĂ« fakti qĂ« nuk janĂ« zgjedhur, dĂ«shmon se nuk kanĂ« arritur sukses as nĂ« garĂ«n pĂ«rbrenda partive tĂ« tyre”, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shton se personat qĂ« do t’i zĂ«vendĂ«sonin deputetĂ«t aktualĂ«, do tĂ« vepronin nĂ«n udhĂ«zimet e liderĂ«ve tĂ« partive tĂ« tyre, ndaj sjellja e tyre nĂ« procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit do tĂ« ishte e njĂ«jtĂ« me atĂ« tĂ« deputetĂ«ve aktualĂ«.

“Do tĂ« ktheheshim nĂ« pikĂ«n ku jemi tash, por me njĂ« humbje tĂ« kohĂ«s dhe me njĂ« dĂ«mtim tĂ« perspektivĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe imazhit institucional nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, thekson Muhaxhiri.

Ku ka mbetur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës?

Deri më tani, deputetët kanë përfunduar vetëm dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatja e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i sigurojĂ« 61 votat e nevojshme nĂ« disa runde votimi pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« kĂ«tĂ« post.

Dy parti parlamentare, PDK-ja dhe AAK-ja, e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër për kryeparlamentar.

LDK-ja thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për këtë pozitë.

E, Vetëvendosje këmbëngul tani që votimi për Haxhiun të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke premtuar se nëse ajo nuk i merr 61 vota, do të propozojë një kandidat tjetër.

Por, kjo formë votimi kundërshtohet nga partitë e tjera, duke e futur situatën në një rreth vicioz.

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit me afat 30 ditësh më 26 qershor, pas 37 tentativave të dështuara në këtë proces.

Megjithatë, ekspertët kushtetues dhe partitë politike e kanë kuptuar dhe interpretuar këtë vendim në mënyra të ndryshme.

Muhaxhiri thotë se për të tejkaluar bllokadën në Kuvend, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë, raporton REL.

The post Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut appeared first on Telegrafi.

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbĂ«shtet Paris Gurin pas pĂ«rplasjes me deputetĂ«t e LVV-sĂ«

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbështetje deputetit të kësaj partie, Paris Guri i cili gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u përball me deputetët e LVV-së.

Abdixhiku u shpreh se prezenca e parë e Gurit në foltoren e Kuvendit u bë më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme.

“Siç e thotĂ« Rick, nĂ« ‘Rick and Morty’:“KundĂ«rshtimet e juaja s’mĂ« lĂ«nĂ« pĂ«rshtypje. Kam parĂ« çfarĂ« duartrokitni.”  Prezenca e njĂ« djali tĂ« ri nĂ« foltore, e para e tij, u bĂ« sot mĂ« e fuqishme se britmat e pakontrolluara tĂ« njĂ« turme. Turma ra. Parisi nisi”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së u shpreh krenar me deputetin e ri Guri.

“Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja Ă«shtĂ« e bukur”, shkroi Abdixhiku nĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook.

Ndryshe deputeti Paris Guri sot u përplas me deputetët e LVV-së, konkretisht deputeten Fitore Pacolli.

“Fitore qa po kesh ti a i ke kthy 200 mijĂ« euro, mos kesh Fitore se marre. Oj Fitore mos bĂ«rtit moj”, tha Guri, mirĂ«po fjala iu ndĂ«rpre nga kryesuesi i seancĂ«s, Avni Dehari duke i thĂ«nĂ« se nuk bĂ«nĂ« tĂ« mbash debat.

“Dy herĂ« tu ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sia”, i tha Dehari deputetit Guri, ndĂ«rkaq ky iu pĂ«rgjigj se “si tĂ« flas kur kĂ«ta qeshin si cirk, si tĂ« flas para cirkut”.

Dehari ia mundĂ«soi edhe njĂ«herĂ« fjalĂ«n deputetit Guri.  Guri sĂ«rish iu drejtua deputetes Pacolli “sje tu mĂ« lan me fol Fitore, 200 mijĂ« euro kthej”. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbĂ«shtet Paris Gurin pas pĂ«rplasjes me deputetĂ«t e LVV-sĂ« appeared first on Telegrafi.

NgĂ«rçi politik nĂ« KosovĂ«/ PartitĂ« politike, PDK dhe LDK do t’i drejtohen GjykatĂ«s Kushtetuese

Sipas Krasniqit tre seancat e fundit nĂ« parlament janĂ« realizuar nĂ« shkelje tĂ« vetĂ«dijshme tĂ« kushtetutĂ«s nga ana e kryesuesit tĂ« seancĂ«s, i cili siç thotĂ« Ă«shtĂ« instruktuar nga parta e tij. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, sot gjatĂ« ditĂ«s do ta dorĂ«zojmĂ« rastin e ri nĂ« GjykatĂ« Kushtetuese”, theksoi Krasniqi.

Pas seancĂ«s sĂ« kĂ«saj tĂ« enjteje Kryetari i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Memli Krasniqi, njoftoi se do t’i drejtohen GjykatĂ«s Kushtetuese, pasi kjo e fundit u shpreh me njĂ« aktgjykim ku kĂ«rkoi konstituimin e parlamentit brenda 30 ditĂ«ve, qĂ« rezulton me javĂ«n e fundit tĂ« Korrikut.

Edhe Lidhja Demokratike e KosovĂ«s, bĂ«ri tĂ« ditur se do t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese. Deputeti i LDK Alban Zogaj pas seancĂ«s sĂ« kĂ«saj tĂ« enjteje, solli tĂ« njĂ«jtat argumente si PDK, dukĂ« thĂ«nĂ« se LVV po shkel KushtetutĂ«n dhe aktgjykimin e saj tĂ« para pak ditĂ«ve, ndaj do ti drejtohen sĂ«rish institucionit.

 

The post NgĂ«rçi politik nĂ« KosovĂ«/ PartitĂ« politike, PDK dhe LDK do t’i drejtohen GjykatĂ«s Kushtetuese appeared first on Sot News | Lajme.

“PDK-ja i jep 24 vota pĂ«r 40 emra tĂ« LVV-sĂ«â€ – Abdixhiku thotĂ« se ka parti me tĂ« cilat Kurti mund tĂ« bĂ«jĂ« kompromis

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka hedhur akuza ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk po e kupton pragmatizmin politik se nuk është tragjedi të bësh kompromis, por është vlerë normale demokratike.

I pari i LDK-së tha se ka parti që po ia japin atë kompromis, duke thënë se PDK-ja i ka 24 vota për 40 emra të LVV-së për kryeparlamentar.

“Ka parti qĂ« po ja japin atĂ« kompromis, e kam thĂ«nĂ« edhe herĂ«n e kaluar LDK-ja i ka 20 vota kundĂ«r pĂ«r secilin emĂ«r, NISMA i ka 3 vota pĂ«r njĂ« emĂ«r, PDK-ja i ka 24 vota pĂ«r 40 emra, AAK-ja i ka 5 vota pĂ«r tre emra. Pra kompromisi Ă«shtĂ« i mundshĂ«m, zgjedh e merr”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se nëse Kurti insiston në kushtet paraprake dhe thotë që ky është kompromisi i tij, atëherë ti e ngatërron kompromisin me imponimin.

“E kĂ«tu besoj se ka shkarje tĂ« rĂ«ndĂ« logjike e besa edhe tĂ« inteligjencĂ«s”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

The post “PDK-ja i jep 24 vota pĂ«r 40 emra tĂ« LVV-sĂ«â€ – Abdixhiku thotĂ« se ka parti me tĂ« cilat Kurti mund tĂ« bĂ«jĂ« kompromis appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizimi i kandidatĂ«ve pĂ«r Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do tĂ« sfidohen kryetarĂ«t aktualĂ« Agim Aliu dhe Alban Hyseni

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri mĂ« 13 gusht 2025, subjektet politike mund tĂ« aplikojnĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r t’u certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« Zgjedhjet Lokale, tĂ« cilat do tĂ« mbahen mĂ« 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatĂ« kĂ«saj periudhe subjektet politike (partitĂ« politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatĂ«t e pavarur) duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« edhe listĂ«n me emrat e kandidatĂ«ve pĂ«r KryetarĂ« tĂ« Komunave dhe pĂ«r Kuvende Komunale”, ka deklaruar pĂ«r Telegrafin, Valmir Elezi, zĂ«dhĂ«nĂ«s i KQZ-sĂ«.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatĂ«ve pĂ«r Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do tĂ« sfidohen kryetarĂ«t aktualĂ« Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

PĂ«rplasjet mes Kurtit e RamĂ«s – pĂ«rfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u përballën sot me njëri-tjetrin gjatë vendosjes së gurthemelit të çerdhes në Bardhosh.

Ishte i pari i Prishtinës ai që gjatë adresimit për media iu lut kryeministrit në detyrë që ta zhbllokonte buxhetin e kryeqytetit, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

E Kurti iu kundĂ«rpĂ«rgjigj, duke e kritikuar RamĂ«n pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si i cilĂ«soi projektet dhe duke aluduar nĂ« humbjen e tij nĂ« zgjedhjet lokale, duke thĂ«nĂ« se “, kryetari Rama pas vjeshtĂ«s duhet tĂ« gjejĂ« njĂ« punĂ« tjetĂ«r”.

E në këtë përplasje mes tyre janë përfshirë edhe deputeti i LDK-së, Paris Guri, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi

Deputeti Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku i tha se Rama duhet të gjejë një punë tjetër në vjeshtë.

“QĂ«shtu i thojshin edhe para 4 vjete PĂ«rparimit, po i vetmi qĂ« e ka pas ndĂ«rru vendin e punĂ«s ka qenĂ« Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer nĂ« MinistrinĂ« e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, pĂ«rkohĂ«sisht ishte bĂ«rĂ« udhĂ«heqĂ«s i njĂ« laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet pĂ«r kryetar tĂ« PrishtinĂ«s.

E ministri në detyrë, Hekuran Murati tha se opozita është fajtore që ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit.

“PĂ«r shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotĂ«simi i Ligjit tĂ« Buxhetit, qĂ« do tĂ« pĂ«rfshinte buxhetet e tri komunave tĂ« cilat ishin vonuar nĂ« miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janĂ« miratuar nĂ« asambletĂ« pĂ«rkatĂ«se tek pas votimit tĂ« Ligjit tĂ« Buxhetit nĂ« Kuvend dhe kĂ«sisoj ato buxhete ende nuk janĂ« nĂ« fuqi.  NjĂ«ra ndĂ«r kĂ«to komuna qĂ« Ă«shtĂ« vonuar me miratim tĂ« buxhetit Ă«shtĂ« edhe Prishtina”, ka shkruar Murati.

Murati tha se Rama duhet të ankohet tek partia e tij, LDK-ja e cila po vonon plotësimin e Ligjit të Buxhetit duke mos e votuar.

“Pra kur PĂ«rparim Rama kĂ«rkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur pĂ«r ankesĂ« Ă«shtĂ« pikĂ«risht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar pĂ«r konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotĂ«simin e Ligjit tĂ« Buxhetit, pĂ«r ta pĂ«rfshirĂ« edhe buxhetin e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s si pjesĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«se.  MegjithatĂ«, mos-hyrja nĂ« fuqi e Buxhetit tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, nuk e ka ndalur PĂ«rparim RamĂ«n dhe LDK-nĂ« qĂ« tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« kontrata milionĂ«she e tĂ« shpallin tenderĂ« milionĂ«sh pa kurrfarĂ« mbulese nĂ« stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kĂ«shtu Ligjin pĂ«r Financa Publike dhe atĂ« tĂ« Prokurimit Publik”, ka shkruar ministri nĂ« detyrĂ« i Financave.

Ai ka theksuar se pĂ«r kĂ«to shkelje, do tĂ« duhej qĂ«moti tĂ« ishte aktivizuar prokuroria, “por deri mĂ« tani nuk kemi parĂ« asnjĂ« veprim nga ana e tyre”.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

“MendĂ«si shpelle, ky Ă«shtĂ« realiteti qĂ« vazhdon tĂ« mbysĂ« çdo ide, çdo iniciativĂ« dhe çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta bĂ«rĂ« Kryeqytetin njĂ« vend mĂ« tĂ« jetueshĂ«m dhe mĂ« dinjitoz. NĂ« vend qĂ« tĂ« mbĂ«shtesin punĂ«n dhe pĂ«rkushtimin, gjejnĂ« kohĂ« vetĂ«m pĂ«r cinizĂ«m tĂ« paskrupullt dhe bllokada tĂ« vazhdueshme. ËshtĂ« e pabesueshme ku kemi pĂ«rfunduar: pa Parlament, me institucione tĂ« paralizuara dhe me barriera tĂ« vendosura me qĂ«llim, vetĂ«m pĂ«r ta mbajtur vendin peng tĂ« njĂ« mentaliteti tĂ« kalbur”, ka shkruar Halimi. /Telegrafi/

 

The post PĂ«rplasjet mes Kurtit e RamĂ«s – pĂ«rfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje appeared first on Telegrafi.

Sot takimi i liderëve partiakë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka ftuar krerët e subjekteve politike për një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00, në Kuvendin e Kosovës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë po e bën në përpjekje të konsensusit për konstituimin e Kuvendit.

“Aktgjykimi i djeshĂ«m i GjykatĂ«s Kushtetuese thekson qartĂ« se obligimi pĂ«r ta konstituuar Kuvendin Ă«shtĂ« obligim i tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve dhe jo vetĂ«m i subjektit tĂ« parĂ«. Si kryetar i LĂ«vizjes VETËVENDOSJE! dhe nĂ« emĂ«r tĂ« grupit mĂ« tĂ« madh parlamentar tĂ« dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar tĂ« gjithĂ« krerĂ«ve tĂ« subjekteve tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« legjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, me ftesĂ« pĂ«r takim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shtunĂ«n (nesĂ«r) nĂ« orĂ«n 16:00, nĂ« pĂ«rpjekje tĂ« radhĂ«s nĂ« funksion tĂ« konsensusit pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga PDK, LDK, AAK e Nisma Socialdemokrate.

E të enjten, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Gjykata ka theksuar se seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës;

Po ashtu, Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo nënkupton se palët politike kanë tashmë një afat të përcaktuar dhe një orientim më të qartë për të zgjidhur bllokadën dhe për të formuar organet drejtuese të Kuvendit në përputhje me rendin kushtetues. /Telegrafi/

The post Sot takimi i liderëve partiakë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Bajrami i reagon Muratit: LDK-sĂ« pesĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« i çojnĂ« fjalĂ« “A po vjen me bashkĂ«qeverisë’

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se LDK ende shpreson për bashkëpunim me Listën Serbe.

Bajrami ka thënë se është hipokrizi ajo se çfarë thotë Murati, derisa shtoi se LVV është ajo që e fton LDK-në për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.

“I paska quajtur partitĂ« shqiptare parlamentare bashkĂ«punĂ«tore tĂ« ListĂ«s Serbe, ndĂ«rkohĂ« qĂ« njerĂ«s prej tyre – LDK-sĂ« pesĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« i çojnĂ« fjalĂ«: “A po vjen me bashkĂ«qeverisĂ«â€. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Qeveria e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje e ka pasur njĂ« shans tĂ« artĂ« pĂ«r ta shpallur ListĂ«n Serbe organizatĂ« terroriste pas sulmit nĂ« BanjskĂ« ku ra dĂ«shmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bĂ«rĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«, sepse tĂ« gjithĂ«ve na kujtohen inqizimet e shefes sĂ« grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar pĂ«r pagat e veteranĂ«ve me ListĂ«n Serbe “Allo brate”. Dhe e fundit, tashmĂ« tĂ« gjithĂ« e kanĂ« tĂ« qartĂ« se sa herĂ« qĂ« i vjen erĂ« korrupsion krejt LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, ata provojnĂ« me luajtĂ« ”patriotin”, kinse tĂ« tjerĂ«t janĂ« me SerbinĂ«â€, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka shkruar “Tregona Hekuran, si ndodhi qĂ« nĂ« qeverinĂ« tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi tĂ« gjitha linjat e transmetimit tĂ« energjisĂ«: Mal i Zi – KosovĂ«, Maqedoni e Veriut – KosovĂ«, dhe anasjelltas?”.

“Dhe si ka mundĂ«si qĂ« Kosova ka paguar deri nĂ« 798.32 Euro pĂ«r transportin njĂ« MWh energji elektrike”, vijon reagimi.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij është e përcaktuar që për postin e nënkryetarit të Kuvendit ta zgjedhin dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

Murati ka pohuar se për këtë nismë kanë ftuar edhe subjektet tjera politike, por që ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ai gjithashtu ka akuzuar partitë politike PDK, LDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. /Telegrafi/

The post Bajrami i reagon Muratit: LDK-sĂ« pesĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« i çojnĂ« fjalĂ« “A po vjen me bashkĂ«qeverisë’ appeared first on Telegrafi.

Ramabaja: Nuk ka gjasa për zgjedhje të dyfishta më 12 tetor

Analisti politik Sadri Ramabaja ka shprehur dyshime se zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe lokale, mund të mbahen më 12 tetor.

Në Debat Plus, Ramabaja theksoi se për të caktuar një datë të tillë duhet një marrëveshje politike, por aktualisht nuk ekziston një pajtueshmëri ndërmjet partive.

“Nuk ma merr mendja qĂ« mund tĂ« shkohet nĂ« dy palĂ« zgjedhje mĂ« 12 tetor, edhe pĂ«r njĂ« arsye. PĂ«r datĂ«n e zgjedhjeve duhet tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje politike, ndĂ«rkaq, as LDK-ja e as PDK-ja nuk janĂ« dakord qĂ« tĂ« mbahen qĂ« tĂ« dy palĂ«t zgjedhjet. Ka deklarime qĂ« mund tĂ« diskutojmĂ« pĂ«r datĂ«n por jo pĂ«r 12 tetorin.

MĂ« shumĂ« do t’i konvenonte opozitĂ«s tĂ« shkonin nĂ« zgjedhje pas zgjedhjeve lokale pas 12 tetorit. Dhe gjasat mund tĂ« jenĂ«, nĂ« rast se nuk do tĂ« kishim ndonjĂ« ndryshim esencial kĂ«tĂ« javĂ« ose javĂ«s qĂ« vjen me publikimin e vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese”, ka thĂ«nĂ« Ramabaja.

The post Ramabaja: Nuk ka gjasa për zgjedhje të dyfishta më 12 tetor appeared first on Telegrafi.

Bajrami: Pamjet nga KEK tregojnë degradimin e sektorit të energjisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit tĂ« njĂ« videoje nga “Sindikata e Re e KEK-ut”, ku njĂ« punĂ«tor shihet duke dalĂ« nga brendĂ«sia e kaldajĂ«s sĂ« Bllokut A5 nĂ« kushte tĂ« rĂ«nda pune.

“Pamjet qĂ« po qarkullojnĂ« nga KEK-u janĂ« fakte tĂ« gjalla pĂ«r degradimin institucional tĂ« njĂ« sektori jetik siç Ă«shtĂ« ai i energjisĂ«â€, ka deklaruar Bajrami nĂ« Facebook.

Ajo ka thĂ«nĂ« se punĂ«tori nĂ« video del “me rrobat e shqyera dhe pa asnjĂ« pajisje mbrojtĂ«se, nĂ« kushte tepĂ«r tĂ« rĂ«nda, duke rrezikuar jetĂ«n”. Sipas saj, pavarĂ«sisht vĂ«shtirĂ«sive, “punĂ«tori nĂ« video dhe qindra si ai punojnĂ« pa ndalĂ« qĂ« vendi tĂ« mos zhytet nĂ« terr, derisa tenderĂ«t e KEK-ut ndahen nĂ« WhatsApp”.

Bajrami ka akuzuar QeverinĂ« nĂ« detyrĂ« dhe menaxhimin e sektorit tĂ« energjisĂ«, duke pĂ«rmendur tenderin prej 137 milionĂ« euro pĂ«r “Rehabilitim dhe Modernizim e A3”.

“Ky Ă«shtĂ« KEK-u nĂ«n qeverisjen e Komitetit pĂ«r Energji tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, me tenderĂ« tĂ« negociuar pa garĂ«, pa fizibilitet, pa transparencĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ajo.

“Tregoni a po gjeneron KEK-u energji duke sakrifikuar edhe remontet, sepse kjo ju lĂ«verdiAll PostssĂ« tregtarĂ«ve tĂ« energjisĂ«, pasi qĂ« ata fitojnĂ« edhe kur shet edhe kur blen Kosova energji”, ka theksuar Bajrami e cila ka kĂ«rkuar hetim nga Prokuroria.

“NjĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« se shteti nuk mbahet me propoagandĂ«, por me djersĂ«n e kĂ«tyre punĂ«torĂ«ve. Prokuroria ka detyrĂ« ta kthejĂ« shtetin nga pengmarrĂ«sit te qytetarĂ«t. HETIM!”, ka pĂ«rfunduar Bajrami.

The post Bajrami: Pamjet nga KEK tregojnë degradimin e sektorit të energjisë appeared first on Telegrafi.

Bajrami kërkon hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë, thotë se importi po vjen përmes Serbisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot në KEK po funksion vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se kryesisht energjia po importohet përmes Serbisë, transmeton Telegrafi.

“KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesĂ«n ditore, me gjasĂ« dje kanĂ« marrĂ« vĂ«rejtje nga “lart”. AsnjĂ«ri prej atyre qĂ« e quajnĂ« veten ministra nuk thanĂ« asnjĂ« fjalĂ« sot pĂ«r energjinĂ«: Sa po na kushton importi sot?Nga po vjen energjia? Kujt po ia paguajmĂ« transportin? Po ua them unĂ«: energjia po vjen kryesisht pĂ«rmes SerbisĂ«, nĂ« emĂ«r tĂ« “sovranitetit”, fqinjĂ«sisĂ« sĂ« mirĂ« ose falĂ« kumbarĂ«ve tĂ« tregtisĂ« me energji”, ka deklaruar deputetja.

Tutje, ajo ka pohuar se ” LVV po e pamundĂ«son konstituimin e Kuvendit dhe njĂ«herĂ«sh deputetĂ«ve qĂ« tĂ« diskutojnĂ« aty pĂ«r kĂ«tĂ« çështje me rĂ«ndĂ«si jetike dhe jo vetĂ«m”.

“UnĂ« dua tĂ« besoj se pas mijĂ«ra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur mĂ« nĂ« fund hetimet pĂ«r mafinĂ« energjetike.
Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji nĂ« ditĂ«, kĂ«to janĂ« para tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« do t’i paguajnĂ« pĂ«rmes faturave tĂ« rrituara edhe mĂ« shumĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike dhe pĂ«rmes inflaciont pĂ«r produktet tjera. QytetarĂ«ve me pak mirĂ«qenie pĂ«r fitimet tĂ« majme, pĂ«r EFT-nĂ« e Vuki-it, NOA-n e pĂ«r ata qĂ« e kanĂ« bĂ« tĂ« mundshme krejt kĂ«tĂ« situatĂ«â€, shtoi tuje ajo.

Deputetja ka kërkuar hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë. /Telegrafi/

The post Bajrami kërkon hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë, thotë se importi po vjen përmes Serbisë appeared first on Telegrafi.

Sot ​pĂ«rpjekja e 35-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të mblidhen sot për të 35 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Tashmë seancat po janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo 48 orë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, gjersa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat./Telegrafi/

The post Sot ​pĂ«rpjekja e 35-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Xhafer Tahiri sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Xhafer Tahiri do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike tĂ« shpĂ«rndarĂ« tĂ« premten, Tahiri ka konfirmuar rikthimin e tij nĂ« garĂ«n pĂ«r zgjedhjet lokale, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« vendim si rezultat i njĂ« “reflektimi tĂ« gjatĂ«â€ dhe konsultimeve tĂ« shumta me qytetarĂ«, familjarĂ« dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«.

“TĂ« dashur qytetarĂ« tĂ« VushtrrisĂ«, po i rikthehem garĂ«s pĂ«r kryetar tĂ« komunĂ«s sonĂ«. E bĂ«j kĂ«tĂ« me njĂ« ndjenjĂ« tĂ« thellĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie, dashurie dhe pĂ«rkushtimi ndaj qytetit tonĂ«â€, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se vendimi nuk Ă«shtĂ« i udhĂ«hequr nga ambicia personale, por nga ndjenja se “ka ende shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar” dhe shumĂ« projekte qĂ« presin realizimin.

Duke folur për përvojën e tij të mëparshme si kryetar komune, Tahiri ka thënë se nuk ka premtuar mrekulli, por ka punuar me përkushtim për të realizuar premtimet e dhëna qytetarëve.

NĂ« mesazhin e tij, ai u Ă«shtĂ« drejtuar qytetarĂ«ve me ftesĂ«n pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar sĂ« bashku njĂ« “kapitull tĂ« ndritur” pĂ«r VushtrrinĂ«, duke ofruar njĂ« qasje tĂ« ndershme dhe tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj qeverisjes lokale.

“Vushtrria nuk ka nevojĂ« pĂ«r spektakĂ«l, ka nevojĂ« pĂ«r punĂ«â€, theksoi ai, duke shtuar se ndjehet mĂ« i gatshĂ«m se kurrĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar projektet e nisura nĂ« mandatin e kaluar./Telegrafi/

The post Xhafer Tahiri sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

“E paedukatĂ« dhe me mungesĂ« inteligjence”, deklarata e Abdixhikut pĂ«r GĂ«rvallen nxit reagimin e ashpĂ«r tĂ« Pecit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka kritikuar ministren Donika Gërvalla, duke e cilësuar si të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës.

Peci e ka quajtur irituese deklaratën e Abdixhikut ndaj Gërvalles, transmeton Telegrafi.

“ËshtĂ« jo vetĂ«m e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme tĂ« dĂ«gjojmĂ« Lumir Abdixhikun duke e cilĂ«suar Donika GĂ«rvallĂ«n si “e paedukatë’. Lumir, pĂ«rgjegjĂ«se primare dhe absolute pĂ«r edukimin e njĂ« personi Ă«shtĂ« familja. E, nĂ«se i thua DonikĂ«s “e paedukatĂ«â€, ti e ke fyer heroin e KosovĂ«s e frymĂ«zimin patriotik e shpirtĂ«ror tĂ« gjeneratave, Jusuf GĂ«rvallĂ«n, e ke fyer heroinĂ«n e KosovĂ«s, SuzanĂ«n, atĂ« qĂ« rriti e edukoi tre fĂ«mijĂ«t shembullorĂ« tĂ« heroit dhe e ke fyer NanĂ«n Ajshe, qĂ« jo vetĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« gjyshja e shtylla e kĂ«saj familjeje, po Ă«shtĂ« institucion i qenies shqiptare”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar Abdixhikun për fyerjet ndaj tij.

“A je n’vete se çka po fyen, Lumir?! Edhe diçka, Lumir gojĂ«lĂ«shuari: NĂ« mbijetesĂ«n e shqiptarit tĂ« gjysmĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« shekullit 20 dhe nĂ« frymĂ«zimin e tij pĂ«r liri e pavarĂ«si, rolin kryesor dhe burimin e kthesĂ«s historike e kanĂ«: – familja e fortĂ« e shqiptarit,  ⁠rĂ«nia frymĂ«zuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, lĂ«vizja historike e Ibrahim RugovĂ«s, dhe  ⁠flijimi i familjes Jashari. NĂ« t’gjitha, Donika jonĂ« Ă«shtĂ« e lidhur pashkĂ«putshĂ«m: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me kĂ«to shtylla, o Lumir pishpiriku”, ka pohuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni qĂ« tĂ« jem shumĂ« i kujdesshĂ«m, pĂ«r tĂ« mos rĂ«nduar politikisht askĂ«nd. Por, besoj qĂ« figura tĂ« tilla, pĂ«rveç qĂ« janĂ« paedukatĂ« nĂ« shumicĂ«n e rasteve, kanĂ« edhe mungesĂ« shumĂ« tĂ« theksuar tĂ« inteligjencĂ«s, sepse s’kanĂ« kuptim çka flasin. Se po tĂ« donte tĂ« bĂ«nĂ« LDK-ja koalicion me PDK-nĂ« e ListĂ«n Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundĂ«si e kemi, sot i kemi 60 vota. Me ListĂ«n Serbe i bĂ«jmĂ« 69 vota”, tha ai nĂ« Debat Plus.

The post “E paedukatĂ« dhe me mungesĂ« inteligjence”, deklarata e Abdixhikut pĂ«r GĂ«rvallen nxit reagimin e ashpĂ«r tĂ« Pecit appeared first on Telegrafi.

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

ËshtĂ« publikuar sondazhi i fundit i realizuar nga UBO Consulting, i cili mat perceptimin e qytetarĂ«ve pĂ«r krizĂ«n politike dhe bllokadĂ«n qĂ« po ndodh nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

NĂ« pyetjen: “Kush mendoni se Ă«shtĂ« fajtori kryesor pĂ«r bllokadĂ«n qĂ« po vazhdon nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s?”, shumica e tĂ« anketuarve kanĂ« fajĂ«suar tĂ« gjitha partitĂ« politike.

Sipas rezultateve:

32.6% fajësojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

7.2% mendojnë se përgjegjëse është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

6.3% fajësojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

1.0% e konsiderojnë përgjegjëse Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

3.1% e të anketuarve nuk kanë një përgjigje.

Ndërkaq në aspektin e përgjithshëm, 49.9% e qytetarëve vlerësojnë se krejt partitë e kanë përgjegjësinë.

Sondazhi është realizuar mbi një mostër përfaqësuese prej 1065 qytetarësh, me një interval besueshmërie prej 95% dhe margjinë gabimi ±3%. Matja është kryer në periudhën 9-18 qershor 2025.

 

The post Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK appeared first on Telegrafi.

Qytetarët të ndarë për koalicionin më të mirë: LVV-LDK-NISMA dhe PDK-LDK-AAK-NISMA preferencat kryesore

NĂ« sondazhin e publikuar nĂ« emisionin Debat Plus nga gazetari Ermal Panduri, e realizuar nga kompania UBO Consulting, qytetarĂ«t janĂ« pyetur: “Cili koalicion qeverisĂ«s Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e mirĂ« pĂ«r KosovĂ«n aktualisht?”

Përgjigjet janë ndarë si më poshtë:

22.4% preferojnë LVV-LDK-NISMA

21.4% preferojnĂ« PDK – LDK – AAK – NISMA.

11.8% mendojnĂ« se njĂ« koalicion LVV – PDK do tĂ« ishte mĂ« i miri.

9.4% mbĂ«shtesin njĂ« opsion LVV – NISMA dhe Minoritetet.

20.0% deklarojnë se duhen mbajtur zgjedhje të reja.

15.1% nuk kanë përgjigje ose janë të pavendosur.

The post Qytetarët të ndarë për koalicionin më të mirë: LVV-LDK-NISMA dhe PDK-LDK-AAK-NISMA preferencat kryesore appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: NĂ«se Kushtetuesja merr vendim pĂ«r votimin e fshehtĂ«, ne do tĂ« tregojmĂ« votĂ«n KUNDËR nĂ« kamera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Abdixhiku theksoi se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht se cili do të jetë ai.

“Ne dĂ«shirojmĂ« ta respektojmĂ« vendimin dhe e respektojmĂ«. Por deputetĂ«t tanĂ« do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« palĂ«kundur nĂ« qĂ«ndrimin e tyre kundĂ«r”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

“Ata do tĂ« dalin, do tĂ« marrin letrĂ«n aty tĂ« tavolinat ku bĂ«het ai komisioni, do ta plotĂ«sojnĂ« kundĂ«r, do ta tregojnĂ« te kamera lartĂ« dhe do ta vendosin nĂ« kuti tĂ« votimit – 20 vota kundĂ«r. S’ndryshon asgjĂ«â€Šâ€, deklaroi Abdixhiku.

AAK e ka kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, duke kërkuar nga Kushtetuesja interpretim nëse një vendim i mëhershëm i Kuvendit për votim të hapur mund të ndryshohet.

The post Abdixhiku: NĂ«se Kushtetuesja merr vendim pĂ«r votimin e fshehtĂ«, ne do tĂ« tregojmĂ« votĂ«n KUNDËR nĂ« kamera appeared first on Telegrafi.

❌