Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt
KĂ«rkesa e kandidatit Zeqir Kordhoni nĂ« KQZ pĂ«r tĂ« verifikuar dokumentet qĂ« ka dorĂ«zuar koalicioni âNisma ShqipĂ«ria BĂ«hetâ pĂ«r tĂ« zbatuar zotimin e tyre qĂ« kandidatĂ«t e listave tĂ« mbyllura tâi linin vendin kandidatĂ«ve mĂ« tĂ« votuar nĂ« listat e hapura, shkaktoi jo pak habi dhe pĂ«shtjellim gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme.
Por kjo kĂ«rkesĂ« e Kordhonit nuk duke aq ârrufe nĂ« qiell tĂ« hapurâ, po tĂ« shohĂ«sh me kujdes dokumentet qĂ« janĂ« dorĂ«zuar me firmĂ«n e tij nĂ« KQZ.
Nga njĂ« vĂ«shtrim me sy tĂ« lirĂ«, dallohet qĂ« nĂ« tre dokumente tĂ« ndryshme qĂ« kandidati Kordhoni ka firmosur pĂ«r tâu dorĂ«zuar nĂ« KQZ, firmat janĂ« tre modele tĂ« ndryshme.
Për më tepër gjatë komunikimit me Euronews Albania, këtë të enjte ishte vetë Kordhoni që hodhi dyshime mbi dokumentet e dorëzuara me fimën e tij, ku theksoi se nuk është shumë i qartë për çfarë ka firmosur, duke ngritur dyshime për një falsifikim të mundshëm. Për këtë të fundit, Kordhoni u shpreh i rezervuar, duke theksuar se do të shohë dokumentet, do të flasë me drejtuesit e koalicionit, Lapaj dhe Shabani, e më pas do të mbaj një qëndrim publik.
Mbetet pĂ«r tâu parĂ« nĂ«se Kordhoni do tâi shkojĂ« deri nĂ« fund kĂ«saj çështje pĂ«r tĂ« zbuluar nĂ«se i Ă«shtĂ« falsifikuar firma, apo thjesht ka qenĂ« i pavĂ«mendshĂ«m nĂ« dokumentet qĂ« ka firmosur.
Nëse Kordhoni do i shkojë deri në fund kësaj çështje, do të jetë radha e organeve kompetente, pra Policia dhe Prokuroria, që do duhet të nisin një hetim për bërë ekspertimin e firmave në këto dokumente.
Â
Â
Â
LEXONI GJITHASHTU:
- Bashkia Vlorë shpall vakancat për pozicione të lira pas dorëheqjeve të drejtorëve
- Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës
The post Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt appeared first on Euronews Albania.