Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Brezi i lindur pas viteve ’80 drejt pasurisë më të madhe në histori

Një prej lëvizjeve më të mëdha ekonomike po ndodh para syve tanë: brezi i të rinjve të lindur pas viteve 1980 pritet të bëhet gjenerata më e pasur ndonjëherë.

Ndërsa brezi i lindur pas Luftës së Dytë Botërore që ka mbajtur për dekada shumicën e pasurisë botërore, po plaket, pasuritë e tyre pritet të kalojnë te brezat më të rinj.

Nëse kjo gjeneratë di ta menaxhojë me zgjuarsi këtë trashëgimi të jashtëzakonshme, mund të ndryshojë mënyrën si ndahet pasuria në botë dhe të ndikojë fuqishëm ekonominë e së ardhmes.

The post Brezi i lindur pas viteve ’80 drejt pasurisë më të madhe në histori appeared first on iconstyle.al.

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

Nga Elton Qyno Thuajse të gjithë diplomatët shqiptarë që shërbejnë si ambasadorë në disa vende të botës, janë bërë objekt i një procesi verifikimi të paurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Vendimi për të kaluar në “skaner” pasuritë e ambasadorëve është marrë nga kreu i ILDKPKI dhe ky […]

The post Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja” appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen disa pasuri në Durrës/ Dyshohet se u përfituan nga veprimtaria kriminale e dy vëllezërve

Disa pasuri janë sekuestruar në Durrës, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Shtetasit Luan Kërtalli, iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një vit më parë iu sekuestruan rreth 2 milionë euro pasuri, fierakut i konfiskohet edhe “Lambo” luksoz

Një vit pasi iu sekuestrua pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro, ku përfshiheshin mijëra hektarë tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, një 37-vjeçari në Fier, i është konfiskuar edhe një automjet luksoz.

Prokuroria e Fierit bën me dije se Arbër Muçës i është sekuestruar një automjet tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, i cili ishte transportuar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M. Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë”, njofton organi i akuzës.

Sipas autoriteteve shqiptare 37-vjeçari dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Pasuritë e sekuestruara të Arbër Muçës:

2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier

3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier

Njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier

Njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier

Njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier

Apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë

1 vendparkim në Tiranë

13 automjete (1 ‘Lamborgini Urus Mansory’)

2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro. /A2 Televizion/

The post Një vit më parë iu sekuestruan rreth 2 milionë euro pasuri, fierakut i konfiskohet edhe “Lambo” luksoz appeared first on Telegrafi.

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

Autoritetet gjermane të drejtësisë, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë ndërmarrë një aksion për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të Visar Miftarit (44-vjeçar) i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Si rezultat, në bregdetin e Palasës janë sekuestruar një vilë luksoze dhe një automjet i tipit “Lamborghini Aventador”. Vendimi për sekuestrimin e pasurive është marrë nga Gjykata […]

The post SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit appeared first on BoldNews.al.

“Të fortit” i sekuestrohen pesë pasuri me vlerë 875 mijë euro

Pasuri me vlerë 875 000 euro i janë sekuestruar 32-vjeçarit Paris Prenga në Tiranë, i dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës njofton se pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

Kujtojmë se Paris Prenga është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit. Kasmi u vra në janar të 2018.

The post “Të fortit” i sekuestrohen pesë pasuri me vlerë 875 mijë euro appeared first on Lapsi.al.

I dënuar për vrasje dhe drogë, sekuestrohen pasuritë e 32-vjeçarit në Tiranë

Pesë pasuri me vlerë rreth 875 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë nga një 32-vjeçar i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë. Pasuritë janë të regjistruara në emër të të riut ose të familjarëve të tij. Të […]

The post I dënuar për vrasje dhe drogë, sekuestrohen pasuritë e 32-vjeçarit në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese. Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit të KPK për të. Hamiti […]

The post SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti appeared first on BoldNews.al.

Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër

Prokuroria e Gjirokastrës i ka konfiskuar pasuritë një personi, i cili dyshohet si pjesë e një organizate kriminale që merret me vperimtarinë e paligjshme të trafikut të narkotikëve. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasit me inicialet D. A. Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se pasuritë nuk kanë pasur burime të ligjshme për […]

The post Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Kontraste tronditëse në Afrikë: 4 miliarderë më të pasur se miliona njerëz

Pabarazia po thellohet në Afrikë si askund tjetër, me katër miliarderë që tani janë më të pasur se gjysma e popullsisë së kontinentit së bashku, tha organizata joqeveritare Oxfam në një raport. Më shumë se një e treta e popullsisë së kontinentit – ose 460 milionë njerëz – jetojnë nën kufirin e varfërisë ekstreme, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore ; numri i të varfërve vazhdon të rritet.

“Sot, katër miliarderët më të pasur në Afrikë kanë një pasuri prej 57.4 miliardë dollarësh, më shumë se 750 milionë njerëz, ose gjysma e popullsisë së kontinentit”, shpjegon Oxfam.

Sipas një renditjeje nga revista Forbes në fillim të këtij viti, katër njerëzit më të pasur në kontinent janë Aliko Dangote (Nigeri: çimento, sheqer, drithëra, rafineri), Johan Rupert (Afrika e Jugut: mallra luksi), Nicky Oppenheimer (Afrika e Jugut: diamante) dhe Nassef Sawiris (Egjipt: industri, ndërtim).

OJQ-ja thekson se thellimi i pabarazive është kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik të udhëheqësve afrikanë, të cilët përjetësojnë sistemet tatimore që janë veçanërisht të favorshme për më të pasurit dhe janë minimalisht efektive.

Njerëzit me pasuri të mëdha, “të cilët i vendosin asetet e tyre në strukturat e korporatave dhe e zhvendosin kapitalin jashtë vendit” e shohin pasurinë e tyre të “shumëfishohet” pa u tatuar “siç duhet”, shpjegon Oxfam.

Ajo shton se Afrika është i vetmi rajon në botë ku vendet nuk i kanë rritur ndjeshëm normat e taksave që nga viti 1980. Sipas vlerësimeve të organizatës, nëse qytetarët më të pasur të Afrikës do të tatoheshin 1% më shumë për pasurinë e tyre dhe 10% më shumë për xhiron e tyre, shuma që do të rezultonte do të ishte e mjaftueshme për të financuar aksesin në arsim cilësor dhe energji elektrike për të gjithë në kontinent.

The post Kontraste tronditëse në Afrikë: 4 miliarderë më të pasur se miliona njerëz appeared first on iconstyle.al.

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Të triumfojë mbi drejtësinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, liria është synimi i tij i vetëm. Por arratia ka kostot e saj, qoftë […]

The post Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit appeared first on BoldNews.al.

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të regjistruar në pronësi […]

The post Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë appeared first on BoldNews.al.

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga blegtoria, të deklaruara si […]

The post Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin appeared first on BoldNews.al.

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

Një ditë pasi Prokuroria Publike e Veronës së bashku me SPAK, sekuestrun pasuri me vlerë miliona euro të dy vëllezërve Mario dhe Suel Çela, media iraliane “La Cronaca di Verona” i ka kushtuar një artikull të plotë sesi organizatat kriminale shqiptare po pastrojnë paratë në Itali. “La Cronaca di Verona” shkruan se Prokuroria Publike e […]

The post Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni

Janë publikuar pamjet e operacionit të autoriteteve italiane për sekuestrin pasurive të vellezërve Suel dhe Mario Çelës në Itali, pasi dyshohet se kanë burim trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas hetimeve të përbashkëta të Guardia di Finanza të Veronës dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, një familje e njohur kriminale shqiptare, me origjinë nga Elbasani, […]

The post VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni appeared first on BoldNews.al.

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

Petrit Çela, babai i Suel Çelës, ka reaguar pas njoftimit të SPAK dhe autoriteteve italiane për sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Në një komunikim telefonik me gazetaren e News 24, Klodiana Lala, Çela mohoi kategorikisht që pasuritë të kenë […]

The post SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate appeared first on BoldNews.al.

SPAK zbarkon në Elbasan/ Sekuestrohen miliona euro pasuri të dy vëllezërve nga Elbasani

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria e Veronës, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një organizate kriminale me origjinë nga Elbasani, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian.

Në qendër të hetimeve kanë qenë Suel Çela dhe Mario Vela, të dyshuar si drejtues të grupit që operonte në Verona, Itali.

Sipas autoriteteve, organizata kriminale ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në disa vende europiane.

Si rezultat i hetimeve të thelluara nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, u arrit në sekuestrimin preventiv të një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve në një shoqëri tregtare, që kapnin një vlerë mbi 4 milionë euro.

Sekuestrimi u ekzekutua sot, më 3 korrik 2025, pas vendimit të Gjykatës së Veronës, si pjesë e masave parandaluese në kuadër të hetimeve që janë ende në zhvillim.

Autoritetet theksojnë se operacioni është një hap i rëndësishëm në çmontimin e rrjeteve të trafikimit të drogës me origjinë shqiptare në Europë.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)

Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)

Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)

Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane.

Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar.

Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.

Njëri prej dy vëllezëve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antëerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

Për këtë të fundit ka gjithashtu një vendim të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve të kryera nga SPAK, për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Falë skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Veronës dhe SPAK, u konstatua se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave, të kryera nga jashtë vendit përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të organizatës kriminale.

Në Shqipëri, janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.

Gjithashtu, janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike.

Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.

Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme.

Procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian,në këtë rast, Italisë.

Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

The post SPAK zbarkon në Elbasan/ Sekuestrohen miliona euro pasuri të dy vëllezërve nga Elbasani appeared first on Albeu.com.

“Nuk arratisem nga burgu”/ Ilir Meta reagon i revoltuar nga qelia: Monika ka pasur shumë pasuri

Meta përmendi edhe proceset e tij gjyqësore dhe rikthimin në jetën publike. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bisede telefonike me avokatin e tij të ftuar në një emision, bëri disa deklarata lidhur me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për të cilën u shpreh se ka pasur shumë pasuri.

“Unë s’e di sa karta ka pasur znj.Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri, edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë. Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj. Më pëlqen Prevalla. Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut. Unë s’jam në burg. Jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!”,-tha Meta.

I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta u shpreh se po.

“Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve.”,-tha Meta.

The post “Nuk arratisem nga burgu”/ Ilir Meta reagon i revoltuar nga qelia: Monika ka pasur shumë pasuri appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

Nga Boldnews.al Opinioni publik është mësuar që, sa herë që ndonjë prej atyre që konsiderohen “të fortë”, përplasen me Policinë apo pas ndonjë aksidenti me pasoja të rënda, uniformat blu nxitojnë të shpërndajnë informacione për “bllokim automjetesh luksoze”, ndërsa rëndon Prokuroria e Posaçme (SPAK) apo institucione të tjera ligjzbatuese raportojnë për “sekuestrimin” dhe “konfiskimin” e […]

The post SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

❌