❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ironia e HoxhĂ«s: Do kemi njĂ« parlament qĂ« do ja kalojĂ« çdo programi humoristik


Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar legjislaturën e ardhshme në Parlament, teksa tha se do të mbyllen emisionet humoristike, pasi komedia do të jetë në Kuvend. Hoxha deklaroi se në Parlament do të ketë përfaqësues të botës së krimit dhe personazhe që janë nën hetim për korrupsion. Më tej Hoxha theksoi se të gjithë personazhet problematikë, [
]

The post Ironia e HoxhĂ«s: Do kemi njĂ« parlament qĂ« do ja kalojĂ« çdo programi humoristik
 appeared first on BoldNews.al.

Vijon ‘saga’ pĂ«r Konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, sot tentativa e 44-të’

Këtë të mërkurë do të mbahet seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas zhvillimeve të fundit, nuk pritet ndonjë ndryshim thelbësor në raport me seancat e mëparshme. Asnjë nga seancat e mëparshme nuk ka përfunduar me sukses për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Seanca e kaluar, e mbajtur të hënën, vazhdoi me hedhjen në votim të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë, me përbërje të njëjtë si në seancat paraprake.

Edhe kësaj radhe, subjektet politike parlamentare nuk propozuan emra të rinj për këtë komision. Në mungesë të propozimeve për kandidatë për kryetar të Kuvendit, kryesuesi Avni Dehari vendosi ta ndërpresë seancën, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë sot, më 9 korrik, në ora 11:00.

The post Vijon ‘saga’ pĂ«r Konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, sot tentativa e 44-të’ appeared first on Lapsi.al.

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator. Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi [
]

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rjashtoi 60 deputetĂ« nĂ« njĂ« ditĂ«

Analisti Afrim Krasniqi është shprehur se kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka hyrë në historinë parlamentare të Europës, pasi përjashtoi 60 deputetë në një seancë të vetme plenare. Krasniqi ku tha se është tejet absurde që të përjashtohen nga seanca plenare 60 deputetë të opozitës njëkohësisht. Krasniqi tha gjithashtu se do të ishte më produktive edhe për [
]

The post “Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rjashtoi 60 deputetĂ« nĂ« njĂ« ditĂ« appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. 8 nga 12 qarqet e vendit kanë përfunduar zyrtarisht procesin pas ankimeve të opozitës deri në Kolëgjin Zgjedhor dhe KQZ u ka dhënë mandatin deputetëve që do e mbajnë atë deri në 2029.

SEANCA E FUNDIT

Deputetët do të mblidhen ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, bëhet me dije se në rendin e ditës do të diskutohet për disa çështje, përfshirë projektligjin për investimet e huaja dhe Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr.115/2024 “PĂ«r buxhetin e vitit 2025″”, i ndryshuar.

5. Projektligji “PĂ«r aderimin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« marrĂ«veshjen ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s, qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« BullgarisĂ«, qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KroacisĂ«, qeverisĂ« sĂ« HungarisĂ«, qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, qeverisĂ« sĂ« Malit tĂ« Zi, qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«, qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« SllovakisĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« SllovenisĂ« pĂ«r bashkĂ«punimin dhe koordinimin nĂ« fushĂ«n e kĂ«rkimit dhe shpĂ«timit ajror, nĂ«nshkruar nĂ« OhĂ«r mĂ« 22.2.2023”.
6. Projektligji “PĂ«r ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 tĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« TregtisĂ« sĂ« LirĂ« tĂ« EvropĂ«s Qendrore, “PĂ«r lehtĂ«simin e tregtisĂ« elektronike””.

7. Projektligji “PĂ«r rezervat materiale tĂ« shtetit”.

8. Projektligji “PĂ«r markat tregtare”.

9. Projektligji “PĂ«r patentat, modelet e pĂ«rdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesĂ«â€.

10. Projektligji “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 64/2014 “PĂ«r pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e tĂ« komandimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar.

11. Projektligji “PĂ«r administrimin e bashkĂ«pronĂ«sisĂ« nĂ« ndĂ«rtesa”.

12. Projektligji “PĂ«r miratimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare kundĂ«r NdĂ«rhyrjeve tĂ« Huaja dhe Dezinformimit”.

13. Projektligji “PĂ«r njĂ« ndryshim nĂ« ligjin nr. 7764, datĂ« 2.11.1993, â€œĐ Ă«r investimet e huaja”, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungese

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend.

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pamjet tregojnë teksa bisedon me Ballukun dhe prezenca e tij ka përbërë lajm, duke ditur faktin që kryeministri nuk merr pjesë shpesh në seanca.

Hera e fundit kur kryeministri ka qenë në Parlament është data 18 nëntor 2024 kur prezantoi buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionisteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungese appeared first on Euronews Albania.

Rama paraqitet nĂ« Parlament, t’u nxjerr mallin deputetĂ«ve tĂ« tij

NĂ« seancĂ«n e parafundit pĂ«r kĂ«tĂ« sesion dhe legjislaturĂ« tĂ« Kuvendit, kryeministri Edi Rama Ă«shtĂ« shfaqur sot papritmas mes deputetĂ«ve nĂ« sallĂ«. Nuk dihet pĂ«rse kjo lĂ«vizje disi e pazakontĂ« po tĂ« kemi parasysh sjelljen e RamĂ«s karshi Parlamentit tĂ« cilin e ka shpĂ«rfillur vazhdimisht. Ndoshta kryeministri ka shkuar nĂ« sallĂ« pĂ«r t’u nxjerr mallin edhe njĂ«herĂ« deputetĂ«ve tĂ« grupit tĂ« tij parlamentar, shumica e tĂ« cilĂ«ve s’do tĂ« jenĂ« mĂ« nĂ« ato ulĂ«se nĂ« shtator. Vendin e tyre do ta zenĂ« Zegjineja, Sara Mila apo Ilva Gjuzi. ©Lapsi.al

The post Rama paraqitet nĂ« Parlament, t’u nxjerr mallin deputetĂ«ve tĂ« tij appeared first on Lapsi.al.

‘RinumĂ«rimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do tĂ« mbetet i zhurmshĂ«m

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia është shprehur se procesi i rinumërimit të votave nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në një emision televiziv, Kikia theksoi se, edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim mandatesh, ato do të qëndrojnë brenda të njëjtit subjekt politik.

“Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« njĂ« rinumĂ«rim bĂ«het nĂ« rang republike. Tirana dhe Fieri janĂ« qarqet me numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« votave. Mund tĂ« ketĂ« ndonjĂ« korrigjim me plus ose minus disa dhjetĂ«ra vota, ndoshta edhe gabime tĂ« rastĂ«sishme gjatĂ« numĂ«rimit qĂ« kanĂ« kaluar vota nga njĂ« kandidat tek tjetri. MegjithatĂ«, nuk pres asnjĂ« ndryshim nĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar. Edhe nĂ«se ndonjĂ« mandat lĂ«viz, ai do tĂ« mbetet brenda tĂ« njĂ«jtit subjekt politik,” u shpreh ai.

Sipas Kikias, qëllimi i opozitës nuk është rinumërimi i votave mes kandidatëve të së njëjtës parti, por kundërshtimi ndaj mënyrës si është menaxhuar procesi zgjedhor nga qeveria. Ai theksoi se Partia Demokratike ka ngritur akuza për përdorimin e administratës shtetërore dhe për vendimet qeveritare që, sipas tyre, kanë ndikuar tek elektorati, siç është falja e gjobave.

Në lidhje me legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator, Kikia u shpreh skeptik se do të ketë ndryshime në mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Sipas tij, parlamenti do të vijojë të jetë i ndarë mes një grupi të vogël deputetësh aktivë dhe një shumice që thjesht voton pa kontribuar në debat.

“Kuvendi do tĂ« jetĂ« ai i zakonshmi, i zhurmshĂ«m. Do tĂ« ketĂ« rreth 30 deputetĂ« qĂ« marrin pjesĂ« nĂ« diskutime dhe pjesa tjetĂ«r do tĂ« jetĂ« vetĂ«m mbushje qĂ« ngre kartonin. Konflikti politik do tĂ« pĂ«rshkallĂ«zohet mĂ« tej, sepse kemi njĂ« opozitĂ« qĂ« nuk e njeh rezultatin dhe ka deklaruar se nuk do tĂ« mungojĂ« nĂ« parlament. Pra, do tĂ« kemi njĂ« atmosferĂ« edhe mĂ« tĂ« tensionuar pas zgjedhjeve,” theksoi Kikia.

The post ‘RinumĂ«rimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do tĂ« mbetet i zhurmshĂ«m appeared first on Sot News | Lajme.

“ShqipĂ«ria e fundit pĂ«r infrastrukturĂ«n”, Tabaku: Duhen tĂ« paktĂ«n 15 vite qĂ« tĂ« ketĂ« standardet minimale tĂ« rajonit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në foltoren e Parlamentit u shpreh se Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës. Ajo u shpreh se vendi ynë ka investimet më të larta në infrastrukturë dhe koston më të lartë të rrugëve, është e fundit sa i përket standardeve dhe përfundimit të rrjetit dhe [
]

The post “ShqipĂ«ria e fundit pĂ«r infrastrukturĂ«n”, Tabaku: Duhen tĂ« paktĂ«n 15 vite qĂ« tĂ« ketĂ« standardet minimale tĂ« rajonit appeared first on BoldNews.al.

Noka: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mjedis thellësisht të polarizuar sipas PE-së

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Flamur Noka foli sot pĂ«r zgjedhjet e 11 majit, duke risjellĂ« nĂ« vĂ«mendje disa nga pikat e rezolutĂ«s sĂ« Parlamentit Evropian pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Noka tha, se sipas kësaj rezolute, zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri konsiderohen një farsë zgjedhore që do të turpëronte çdo qeveri gjysmë demokratike, jo më demokratike.

“NjĂ« farsĂ« e tillĂ« bĂ«n krenarĂ« vetĂ«m regjistrimet dhe narkoshtetet. Makthet e lĂ«nies sĂ« pushtetit duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« atĂ« qĂ« do ndodhĂ« pastaj e bĂ«n njĂ« regjim qĂ« zgjedhjet t’i shndĂ«rrojĂ« nĂ« farsĂ«, por farsĂ« si kjo as ishte menduar ndonjĂ«herĂ«. MĂ« e turpshmja, shteti qĂ« duhet tĂ« funksionojĂ« pĂ«r qytetarĂ«t u shndĂ«rrua nĂ« shtet elektoral. Bandat u lartĂ«suan nĂ« shkallĂ«n sipĂ«rore tĂ« tyre dhe u shndĂ«rruan nĂ« kartele pĂ«r t’i shĂ«rbyer farsĂ«s dhe tjetĂ«rsimit tĂ« votĂ«s”, tha ai.

Sipas NokĂ«s, “patronazhimi si skemĂ« kriminale, u aplikua tĂ«rĂ«sisht dhe tĂ« gjitha kĂ«to shkatĂ«rruan zgjedhjet”, ndĂ«rsa shtoi se detyra e opozitĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« transparencĂ« dhe tĂ« demaskojĂ« shkeljet.

“Kur ne demaskojmĂ«, ju thoni po dĂ«mtoni imazhin e ShqipĂ«risĂ«, por nuk jemi vetĂ«m ne. Rezoluta qĂ« kaloi nĂ« Komisionin e JashtĂ«m tĂ« Parlamentit Evropian me unanimitet dhe qĂ« pritet tĂ« kalojĂ« brenda korrikut nĂ« Parlament thotĂ« qĂ« mediat u pĂ«rdorĂ«n si tam-tame kundĂ«r opozitĂ«s dhe i shĂ«rbyen pushtetit”, vijoi Noka.

“Ju e keni futur kĂ«tĂ« Parlament nĂ« destabilitet duke mohuar çdo dialog dhe duke e konsideruar kundĂ«rshtarin si armik. I vĂ«rsulni opozitĂ«s SKAP-in, GJKKO etj. Parlamenti evropian thekson nĂ« rezolutĂ« nevojĂ«n pĂ«r mbikĂ«qyrje efektive parlamantare. Parlamenti Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« noter qorr tĂ« çdo akti tĂ« qeverisĂ«â€, pohoi Noka.

Deputeti i opozitës u ndal edhe në një tjetër pikë të rezolutës, që sipas thekson faktin se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis thellësisht të polarizuar dhe garuesit nuk kishin kushte të barabarta.

NdĂ«r tĂ« tjera, Noka tha se sipas sĂ« njĂ«jtĂ«s rezolutĂ«, nĂ«nvizohet fakti se ShqipĂ«ria duhet tĂ« mbrojĂ« tĂ« drejtĂ«n e pronĂ«s. “Gjipeja tokĂ« publike u kthye nĂ« tokĂ« private. NdĂ«rhyrje dhe presione tĂ« vazhdueshme nda sistemit gjyqĂ«sor, ndĂ«rsa PE-ja fshikullon drejtĂ«sinĂ« si njĂ« drejtĂ«si politike”, tha Noka nĂ« Kuvend.

/e.i/ /a.g/

The post Noka: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mjedis thellësisht të polarizuar sipas PE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje në Kuvend/ Shehu akuza Spiropalit: Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pasur një përplasje verbale me deputetin e PD-së Tritan Shehu.

Shehu tha se Spiropali ka shkatërruar anën proceduriale të Kuvendit. Ai tha se duhet të kalojë shpejt në Kuvend nisma, ku njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Ndërsa, Spiropali u shpreh se opozita flet për të drejtat e njeriut, por se nuk i njeh ato.

Tritan Shehu: Zonja kryetare, po shkatërroni anën proceduriale të parlamentit. Parlamenti nuk mbyllet kur nuk është kryetari i Kuvendit. Kemi sjellë në parlament nismën për të njohur vetëm dy gjini, mashkull dhe femër dhe po e zvarrisni për të mos e sjellë në parlament. Po dëmtoni rëndë familjen e shoqërinë, po krijoni iluzione të gabuara, te ata që duan të godasin moralin e shoqërisë njerëzore. Të kalojë ligji për njohjen vetëm të dy gjinive. Të kalojë ligji menjëherë në dy seancat që kanë mbetur. Po godisni familjen. Miratoni atë ligj.

Elisa Spiropali: Të gjitha nismave janë në kalendar. Kryetarët e komisioneve shqyrtojnë nismat. Po flisni për të drejtat e njeriut, që nuk i njihni.

The post Përplasje në Kuvend/ Shehu akuza Spiropalit: Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë appeared first on Sot News | Lajme.

Akademia politike e PS/ Rama trajnon deputetët e rinj para se të ulen në parlament

Përpara se të ulen në Kuvendin e Shqipërisë në shtator, deputetët e rinj të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të trajnohen nga brenda strukturës së selisë rozë.

Akademia politike këtë radhë do të shërbej për të trajnuar 54 deputetë që e përfituan për herë të parë mandatin e tyre, ku 21 janë vajza dhe gra dhe 33 janë burra.

Gjithçka pritet të nisë më 20 qershor, ku çdo fundjavë deputetët e rinj do të kenë mundësi të trajnohen për 1 muaj deri më 20 korrik në selinë rozë nga ajo që njihet si gjenerata e vjetër në Partinë Socialiste.

Lektori i parë i cili do të hap akademinë politike është vet kryesocialisti njëherësh kryeministri Edi Rama. Pjesë e lektorëve do të jenë edhe figura të tjera si: Fatmir Xhafaj, Erion Braçe apo Niko Peleshi.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë: Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit, Funksionimi i Parlamentit, Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare si edhe PS dhe vizioni 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Akademia politike e PS/ Rama trajnon deputetët e rinj para se të ulen në parlament appeared first on Euronews Albania.

Çka do tĂ« ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janĂ« duke u pĂ«rmendur si mundĂ«si pĂ«r tĂ« thyer bllokadĂ«n institucionale nĂ« KosovĂ«, por jo tĂ« gjithĂ« besojnĂ« se ato do tĂ« sillnin ndonjĂ« ndryshim tĂ« madh nĂ« raportin e forcave politike. “E tĂ«ra qĂ« mund tĂ« ndodhĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« rezultat i pĂ«rafĂ«rt dhe rikthim nĂ« situatĂ«n ku jemi aktualisht. ËshtĂ« [
]

The post Çka do tĂ« ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare? appeared first on BoldNews.al.

“NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« keni humbur”/ Flet Gjekmarkaj: Ju gĂ«zoni sepse mendoni se keni fituar

Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar.

Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit.

Agron Gjekmarkaj:

“Sot nuk ngrihem pĂ«r tĂ« komentuar njĂ« rezultat ne kete foltore! Ngrihem pĂ«r tĂ« denoncuar njĂ« farsĂ«. Ngrihem pĂ«r tĂ« kontribuar me modesti per tĂ« mjekuar njĂ« plagĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nden nĂ« historinĂ« bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as tĂ« lira, as tĂ« ndershme, as pĂ«rfaqĂ«suese.Ato ishin njĂ« proces i kontrolluar, njĂ« teatĂ«r i pushtetit, njĂ« simulakĂ«r demokracie.

Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht. Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive;

Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;

Dhe me njĂ« tutelim selektiv tĂ« biznesit, ku pĂ«rfitimet dhe mbrojtja u jepen vetĂ«m oligarkeve dhe atyre qĂ« janĂ« pranĂ« pushtetit, duke ndĂ«shkuar konkurrencĂ«n dhe duke kufizuar lirinĂ« ekonomike tĂ« shqiptarĂ«ve. KolegĂ« tĂ« mazhorancĂ«s, Ju e nisĂ«t kĂ«tĂ« udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitĂ«s, z. Sali Berisha”.

The post “NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« keni humbur”/ Flet Gjekmarkaj: Ju gĂ«zoni sepse mendoni se keni fituar appeared first on Sot News | Lajme.

Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej.

“Ke filluar seancĂ«n nĂ« kundĂ«rshtim me rregulloren. NĂ« sallĂ« nuk janĂ« mĂ« shumĂ« se 55 deputetĂ«. Nuk ka kuorum. Anullo seancĂ«n, kur tĂ« bĂ«het kuorumi, rimblidhe seancĂ«n”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin nĂ« “tallava parlamentar”.

Nga ana e saj, Spiropali iu pĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ« se rregullorja nuk kĂ«rkon kuorum pĂ«r zhvillimin e seancĂ«s, por vetĂ«m nĂ« rastet kur ka votime. “E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim nĂ« seancĂ«â€, u shpreh ajo.

Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.

“Nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« nuk ka nevojĂ« pĂ«r kuorum kur nis parlamenti. Duhet tĂ« jenĂ« minimumi 70 deputetĂ«. Nuk vazhdohet kjo seancĂ« pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren qĂ« nĂ« hapje tĂ« seancĂ«s.

Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.

Kujtojmë që rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.

Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.

Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.

Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.

Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.

Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

MarrĂ«veshja pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.

12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura

Parlamenti rinisi punën në fund të majit pas vakuumi dy mujor për shkak të fushatës elektorale, duke mbajtur pezull procedurën e raportimeve vjetore të institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, një procedurë ligjore që duhej të përfundonte brenda kësaj legjislature. Edhe pas rinisjes së punës së Kuvendit, ky proces nuk është përfshirë [
]

The post Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura appeared first on BoldNews.al.

“Mund ta fitosh njĂ« garĂ«, por pas njĂ« jave mund tĂ« humbĂ«sh popullaritetin”/ Braçe: Kam humbur shumĂ« miq

Erion Braçe do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti mĂ« i votuar nĂ« listĂ«n e hapur tĂ« PS nĂ« TiranĂ«. I ftuar nĂ« emisionin “Kjo JavĂ«â€ tĂ« moderuar nga Nisida Tufa, Braçe pohoi se pĂ«r shkak tĂ« sistemit qĂ« garohej edhe brenda partisĂ«, ka humbur miq.

Sipas Braçes, “tĂ« promovosh veten, Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« krejt legjitime, por qĂ« tĂ« shash tjetrin, sidomos brenda njĂ« partisĂ«, nuk Ă«shtĂ« normale, prandaj unĂ« kĂ«tĂ« sistem nuk e dua edhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye”.

Nisida Tufa: Si ishte fushata dhe gara kësaj here?

Erjon Braçe: Lista e hapur ishte një garë e dyfishtë, një garë me opozitën në radhë të parë, por edhe një garë brenda pjesës tënde, brenda partisë tënde. Nëse e para është tradicionale, kjo e dyta patjetër që është e vështirë, veçanërisht për mua, sepse e kam parim që nuk dua të humb miq e shokë për një garë elektorale. Në të dyja aspektet u bë e vështirë, edhe për faktin se opozita nuk ishte inekzistente që thuhet. Në një njësinë 5 ishte i gjithë spektri i opozitës. Në krahun tjetër, ishin kolegët që kishin katër vjet në zonë, një pjesë edhe më shumë se katër vite, ndërsa unë kisha vetëm 2 muaj e pak ditë. Unë nuk kisha kohë për të njohur Tiranën, jo më për të bërë fushatë, pavarësisht se jetoj në Tiranë, por kam qenë i fokusuar në zonën time elektorale (Divjakë).

Nisida Tufa: Si e përjetuat kur e morët vesh që ishit në listë të hapur?

Erjon Braçe: Secili prej nesh duhet të mbajë barrë brenda partisë së tij. Duhet të mbaja peshë. Dy shqetësime kam pasur. E para, ndarja shumë paqësore me Divjakën. Meraku i dytë ishte koha e pamjaftueshme. Lista e hapur apo e mbyllur nuk ka qenë fare problem.

Nisida Tufa: Nuk e ndjetë garën mes kolegësh?

Erjon Braçe: Patjetër që sfidën e ndjeva, por meraku më i madh ishte mos humbja e miqve në këtë histori. Nga Divjaka në Tiranë kam humbur miq. Nuk ka triumf në politikë, mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin. Nuk ka triumfator në politikë. Ke bërë një garë, ke marrë një kontratë pune dhe shkon në punë. Pra, unë nuk e kam problem garën, edhe brenda partisë. Të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale. Prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye.

Nisida Tufa: Keni patur zhgënjimet e tua lidhur me këtë?

Erjon Braçe: Patjetër që kam pasur. E thashë, përderisa kam humbur miq. Nuk kanë rëndësi emrat. Kjo është është e imja, është personale. Patjetër që ndikoi në fushatë sepse të destabilizon. Të vijnë fjalë të tipit: çfarë do me atë, ai nuk zgjidhet deputet, atë nuk e do Rama, nuk i merr dot votat. Kemi qenë aty, kemi luftuar bashkë, i kemi dalë në krah njëri-tjetrit, për çfarë e bën, për një vend deputeti?

Nisida Tufa: Patët komunikim me Kryeministrin?

Erjon Braçe: Po, komunikimi ka qenë vetëm për punën. Normalisht ky ka qenë shqetësimi. I dyti është pikërisht atë që thashë: nuk jam mësuar të kacafytem me njerëzit. Ka bërë edhe ai ndërhyrjen e vet, siç janë bërë edhe publike. Mora një urim për fitoren, sipas stilit të tij, kuptohet: Hajde urime, se na çmende! Unë nuk ndihem fitues se jam unë, por ndihem fitues se është PS-ja.

The post “Mund ta fitosh njĂ« garĂ«, por pas njĂ« jave mund tĂ« humbĂ«sh popullaritetin”/ Braçe: Kam humbur shumĂ« miq appeared first on Sot News | Lajme.

“Parlamenti nuk do tĂ« ketĂ« qetĂ«si nga Berisha”, Meçe: Kauza e opozitĂ«s, mbrojtja e ish-kryeministrit

Analisti Arben Meçe ka komentuar seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nisi me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Mece, u shpreh se Berisha nuk e pranon ende humbjen. Ai theksoi se përsa kohë që të jetë ish-kryeministri Berisha, Parlamenti nuk do të jetë asnjëherë në normalitet.

“Berisha problemin e vet tĂ« partisĂ« do ta transmetojĂ« nĂ« Parlament. PĂ«rballĂ« kĂ«saj humbje, referuar statusit tĂ« PD duhet tĂ« japĂ« dorĂ«heqje. Por Berisha nuk mund ta lĂ«shojĂ« kaq lehtĂ« pronĂ«n e vet. Kemi thĂ«nĂ« prej kohĂ«sh qĂ« Berisha Ă«shtĂ« pronar i PD. ËshtĂ« absurde tĂ« mendosh qĂ« Berisha do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. I vetmi argument qĂ« ai do tĂ« ndĂ«rtojĂ« Ă«shtĂ« i lidhur me atĂ« qĂ« e prezantoi si farse elektorale. Edhe pse ambasada amerikane uroi popullin shqiptar pĂ«r zgjedhje. Berisha zgjedhjet nuk pranon”, tha Meçe.

Meçe u shpreh gjithashtu se kjo situatë nuk pritet të ndryshojë dhe se në shtator nuk do të ketë qetësi parlamenti. Analisti tha se PD është pronë e Berishës dhe pronari po e mban peng pronën.

“Grupi qĂ« zgjodhi Berisha nĂ« listat e mbyllura Ă«shtĂ« ndryshe grupi i sherrit. Mund ta quajt edhe grup paramilitar. Ai do tĂ« vijĂ« nĂ« Parlament nĂ« shtator dhe do ta mbajĂ« nĂ« kĂ«tĂ« gjendje. Kjo gjendje nuk Ă«shtĂ« normale nĂ« demokraci. Kemi pĂ«rballĂ« “21 Janarin” dhe pĂ«rballĂ« “Partizanin”, kemi edhe CEZ/DIA qĂ« kaloi nĂ« gjykim. Kemi privatizimin e hidrocentraleve tĂ« ShqipĂ«risĂ«. PD Ă«shtĂ« pronĂ« e BerishĂ«s, pronari nuk mban peng pronĂ«n.

Ka njĂ« popull opozitar qĂ« nĂ«se nuk e ka kuptuar, tashmĂ« populli opozitar dhe PD janĂ« institucione qĂ« janĂ« shumĂ« larg njĂ«ri-tjetrit. RĂ«nia 30 % e PD nĂ« themel tĂ« tregon qĂ« njĂ« popull opozitar Ă«shtĂ« tĂ«rhequr dhe e ka braktisur PD. Dhe ne do tĂ« shohim edhe qĂ« gjithĂ« Kryesia e PD, titullarĂ«t e institucioneve janĂ« nĂ« grup parlamentar, shto edhe grupi i zjarrit do tĂ« bĂ«jnĂ« politikĂ« qĂ« thjesht do tĂ« ndĂ«rtojnĂ« kauzĂ«n qĂ« çështja e PD Ă«shtĂ« mbrojtja e BerishĂ«s”, tha ai

The post “Parlamenti nuk do tĂ« ketĂ« qetĂ«si nga Berisha”, Meçe: Kauza e opozitĂ«s, mbrojtja e ish-kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

15 min parlament/ Berisha: E kthyen në bodrum të mafias!

Pas pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s nĂ« Kuvend, Sali Berisha, ka kritikuar ashpĂ«r sjelljen e shumicĂ«s parlamentare, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “bodrum tĂ« mafies”.

Ai akuzoi se parlamenti nuk respekton asnjĂ« rregull, ligj, apo KushtetutĂ«, dhe se Ă«shtĂ« pĂ«rdorur si njĂ« dyqan privat i partisĂ« nĂ« pushtet. Berisha theksoi se pas njĂ« “farse elektorale tĂ« paprecedent”, shumica parlamentare ka ikur pa u dhĂ«nĂ« mundĂ«si opozitĂ«s pĂ«r tĂ« paraqitur faktet dhe argumentet pĂ«r zhvillimet e datĂ«s 11 maj.

Ai shtoi gjithashtu se ishte mĂ« e ndershme qĂ« tĂ« vinin nĂ« Kuvend “bosĂ«t e karteleve”, pasi ata janĂ« mĂ« tĂ« sinqertĂ« nĂ« krahasim me shĂ«rbĂ«torĂ«t e tyre nĂ« politikĂ«.

Pjesë nga deklarata:

Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies.
Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet.
Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.
Ja shiheni, ikin, ikin.
Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta.
Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë ët tyre.
Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.

The post 15 min parlament/ Berisha: E kthyen në bodrum të mafias! appeared first on Lapsi.al.

Seanca mbaroi për 20 minuta, Berisha: Parlamenti i mafies nuk respekton asnjë rregull

Kreu i PD-sĂ« Sali Berisha duke folur pĂ«r mediat pas mbylljes sĂ« seancĂ«n parlamentare, u shpreh se maxhoranca zgjodhi tĂ« ikte nĂ« vend qĂ« tĂ« dĂ«gjonte argumentet e opozitĂ«s pĂ«r zgjedhjet e 11 Majit.  Duke shtuar se Kuvendi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« bodrum tĂ« mafies ku nuk respektohet asnjĂ« rregull. Berisha pĂ«rsĂ«riti se opozita nuk [
]

The post Seanca mbaroi për 20 minuta, Berisha: Parlamenti i mafies nuk respekton asnjë rregull appeared first on BoldNews.al.

❌