Në përpjekjen për të zënë terrenin e humbur në garën globale për dominimin në inteligjencën artificiale, CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, i bëri disa muaj më parë një ofertë joshëse ish-drejtoreshës teknologjike të OpenAI, Mira Murati, duke i propozuar blerjen e startup-it të saj të ri, Thinking Machines Lab.
Por kur Murati refuzoi, Zuckerberg kaloi nĂ« ofensivĂ« dhe brenda pak javĂ«sh kontaktoi mbi 12 punonjĂ«s tĂ« kompanisĂ«, qĂ« nĂ« total numĂ«ron rreth 50 persona, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tâi bindur tĂ« largohen nga Murati dhe tĂ« bashkohen me Meta. Objektivi kryesor ishte Andrew Talak, bashkĂ«themelues dhe studiues i shquar nĂ« fushĂ«n e AI-sĂ«.
Sipas Wall Street Journal, Zuckerberg i ofroi Talak një paketë financiare që mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë brenda 6 vitesh, përmes bonuseve dhe aksioneve.
Për krahasim, oferta e Meta-s ndaj vetë Murati thuhet se kishte kapur shifrën 1 miliard dollarë. Talak refuzoi. Dhe askush nga ekipi nuk u largua.
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Meta, Andy Stone, e cilĂ«soi pĂ«rshkrimin e ofertĂ«s si âtĂ« pasaktĂ«â dhe âqesharakâ, duke theksuar se çdo shpĂ«rblim varet nga performanca e aksioneve tĂ« kompanisĂ«. Ai gjithashtu shtoi se Meta nuk ka interes pĂ«r tĂ« blerĂ« Thinking Machines.
Besnikëri më e madhe se paratë
Edhe për standardet e Silicon Valley, refuzimi i një oferte nëntëshifrore është i rrallë. Por ndërsa lufta për talentet në fushën e AI-së bëhet gjithnjë e më e ashpër, bëhet e qartë se as paratë nuk mjaftojnë gjithmonë.
Disa studiues funksionojnë si profesionistë të pavarur, por shumë zgjedhin të qëndrojnë besnikë ndaj liderëve të tyre, figura me ndikim të madh në komunitetin teknologjik.
Strukturat e veçanta dhe kultura e brendshme e startup-eve rrisin ndjesinĂ« e pĂ«rkatĂ«sisĂ«. NdĂ«rkohĂ«, kompanitĂ« mĂ« tĂ« vogla po ndĂ«rtojnĂ« edhe mekanizma mbrojtĂ«s ndaj âgjuetisĂ«â sĂ« talenteve.
Zuckerberg ka synuar vazhdimisht OpenAI-n dhe startup-et e krijuara nga ish-punonjĂ«sit e saj, pĂ«rfshirĂ« edhe atĂ« tĂ« Muratit. QĂ« prej fillimit tĂ« garĂ«s pĂ«r AGI (Artificial General Intelligence â inteligjencĂ« artificiale e pĂ«rgjithshme), pionierĂ«t e fushĂ«s kanĂ« premtuar pĂ«rfshirje nĂ« njĂ« mision historik: ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi mĂ« tĂ« zgjuar se njeriu nĂ« pothuajse çdo detyrĂ«.
OpenAI, e themeluar nga Sam Altman, Elon Musk dhe Ilya Sutskever, e trajtoi kĂ«tĂ« mision me njĂ« ton thuajse fetar, duke u regjistruar si organizatĂ« jofitimprurĂ«se pĂ«r âtĂ« mirĂ«n e njerĂ«zimitâ.
Gara me OpenAI, Anthropic dhe SSI
Meta ka kontaktuar mbi 100 punonjës të OpenAI, dhe ka rekrutuar të paktën dhjetë prej tyre. Më 25 korrik, Zuckerberg emëroi Shengjia Zhao, ish-studiues në OpenAI, si drejtues të një ekipi të ri për superinteligjencë.
Por shumë punonjës të OpenAI nuk u larguan, pasi besojnë se kjo kompani është më afër realizimit të AGI-së dhe preferojnë ekipe më të vogla, larg produktizimit komercial të AI-së për qëllime reklamash.
Anthropic, njĂ« startup me vlerĂ« 170 miliardĂ« dollarĂ« i themeluar nga ish-drejtori i OpenAI, Dario Amodei, ka mbetur po ashtu i paprekur nga pĂ«rpjekjet e Meta-s. Amodei mori me vete disa nga studiuesit mĂ« tĂ« talentuar, tĂ« lidhur edhe me lĂ«vizjen âaltruizĂ«m efektivâ, tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r rreziqet e AI-sĂ« pa kufij. Madje disa bashkĂ«jetonin nĂ« njĂ« komunĂ« nĂ« San Francisko.
Nga Anthropic, Meta ka rekrutuar vetĂ«m dy persona, tĂ« dy ish-punonjĂ«s tĂ« Meta-s mĂ« parĂ«. NdĂ«rsa Ilya Sutskever, bashkĂ«themelues i Safe Superintelligence (SSI), ndĂ«rtoi kompaninĂ« e tij nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« punonjĂ«sit tĂ« mos ârrĂ«mbehenâ lehtĂ«. Ai nuk mori shumĂ« nga OpenAI, por rekruton talente tĂ« reja me ide tĂ« freskĂ«ta.
Punonjësit e SSI-së inkurajohen të mos e përmendin kompaninë në LinkedIn, për të shmangur kontaktet agresive nga konkurrentët. Thuhet se edhe ndaj kësaj kompanie, Zuckerberg bëri ofertë për blerje, por mori përgjigje negative.
Ekipi i ri i Mira Muratit
Mira Murati, me origjinë shqiptare, u largua nga OpenAI në shtator 2024 pasi kishte shërbyer për 6 vite si CTO, duke ndikuar drejtpërdrejt në produktet si ChatGPT, DALL·E dhe Codex. Ajo njihet për inteligjencën emocionale dhe stilin e udhëheqjes pa ego, duke krijuar një klimë besimi dhe motivimi të lartë brenda ekipit.
NĂ« startup-in e saj Thinking Machines Lab, Murati po ndjek njĂ« strukturĂ« horizontale organizimi, ku edhe studiuesit mĂ« tĂ« lartĂ« quhen âanĂ«tarĂ« tĂ« stafit teknikâ, njĂ« frymĂ« qĂ« kujton legjendaren Bell Labs.
Kur themeloi kompaninĂ« nĂ« shkurt 2025, mbi 20 ish-kolegĂ« nga OpenAI e ndoqĂ«n, pĂ«rfshirĂ« bashkĂ«themeluesin John Schulman, njĂ« nga arkitektĂ«t e ChatGPT. ShumĂ« prej studiuesve tĂ« saj vijnĂ« nga ekipi âpost-trainingâ i OpenAI, ata qĂ« mĂ«suan modelet si tĂ« ndĂ«rveprojnĂ« me njerĂ«zit.
Misioni i Thinking Machines mbetet ende i paqartë, edhe për disa nga investitorët që derdhën 2 miliardë dollarë në kompani. Sipas Muratit, ata zhvillojnë AI multimodale që ndërvepron natyrshëm me botën, me produktin e parë që pritet të prezantohet së shpejti. Kompania është vendosur në një rrugë të qetë në lagjen Mission të San Franciskos, pranë zyrave të OpenAI.
Murati Ă«shtĂ« jo vetĂ«m njĂ« inxhiniere dhe stratege e vizionare, por edhe njĂ« zĂ« kyç nĂ« debatin etik tĂ« AI-sĂ«. NĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror tĂ« Davosit nĂ« 2025, ajo deklaroi: âInteligjenca artificiale pa vlera Ă«shtĂ« inteligjencĂ« pa ndĂ«rgjegje.â
Ajo këshillon Komisionin Evropian mbi rregulloret e AI-së, diçka e rrallë për një themeluese startup-i. Ndërkohë, emri i saj është përfshirë në Time 100 Most Influential People in AI (2024) dhe Fortune 100 Most Powerful Women in Business (2023).
Kush është Andrew Talak?
Talak, bashkĂ«themelues i Thinking Machines, ishte objektivi kryesor i pĂ«rpjekjeve tĂ« Meta pĂ«r rekrutim, me Zuckerberg dhe kreun e laboratorit tĂ« âsuperinteligjencĂ«sâ Alexandr Wang qĂ« e bombarduan me mesazhe.
Me origjinë nga Australia, ai ka diplomuar me rezultate maksimale në Universitetin e Sidneit dhe ka punuar në Facebook AI Research, ku u ngjit deri në titullin distinguished engineer, një nga pozicionet më prestigjioze teknike.
Në vitin 2016, presidenti i OpenAI Greg Brockman e kishte përmendur në email Elon Muskut, duke thënë se ai fitonte 800.000 dollarë në vit dhe do të kërkonte një rritje për të kaluar në OpenAI
The post Shqiptarja Mira Murati i ktheu shpinĂ«n, Zuckerberg tenton tâi ârrĂ«mbejĂ«â yjet e inteligjencĂ«s artificiale me oferta marramendĂ«se appeared first on Albeu.com.