Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të akuzuar në Spanjë se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur. Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” u vu në pranga me qëllim ekstradimin shtetasi E. B., 39 vjeç. Gjykata e Sabadell, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e […]

The post Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan foton nga Londra

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike në rrugë dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit, por edhe në bashkitë e tjera të vendit, po zhvillohet ende. 

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet një bar në Londër (Angli), ndërsa shtesa e lokalit ka zaptuar trotuarin.  

“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, shkruan Rama.  

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. 

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror. 

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

/e.i//r.e/

The post Rama ndan foton nga Londra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka […]

The post 870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një pronë private. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore. Fatmirësisht, bagëtitë nuk […]

The post Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari appeared first on BoldNews.al.

Grushte dhe shkelma në Bari, 2 shqiptarë përleshen me policinë në mes të qytetit

Dy burra me origjinë shqiptare kanë sulmuar brutalisht dy karabinierë më 22 qershor, në qytetin Santeramo in Colle në zonën e Barit, Itali. Gjithçka nisi pas disa telefonatave në numrin emergjent 112, ku qytetarët raportuan për një burrë në gjendje të rënduar psikologjike. Ai kërcënonte se do të bllokonte trafikun dhe do të dëmtonte një […]

The post Grushte dhe shkelma në Bari, 2 shqiptarë përleshen me policinë në mes të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Luigj Gurakuqi, përkujtohet me ekspozitë në Bari në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapi një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.

Ekspozita paraqet një ndërthurje të dokumenteve origjinale dhe materialeve të digjitalizuara, që hedhin dritë mbi kontributin e Gurakuqit në formësimin e shtetit shqiptar, nga Rilindja Kombëtare deri në përfshirjen e tij në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të ngjeshur ngjarjesh që DPA ka zhvilluar në Itali, përfshirë Konferencën IX Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shën Mitër, vizitën në komunitete arbëreshe në Kalabri dhe Pulja, si dhe bashkëpunime me institucione si Universiteti i Kalabrisë, Dioqeza e Rosanos dhe Arkivi i Barit.

Përmes kësaj ekspozite, Gurakuqi nuk përkujtohet vetëm si një figurë historike, por si një simbol i lidhjes së fortë kulturore e historike midis Shqipërisë dhe Italisë.

/r.e/a.f/

The post Luigj Gurakuqi, përkujtohet me ekspozitë në Bari në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

Apostol Papa, bariu nga qyteti naftëtar i Kuçovës ka kërkuar ndihmën e mediave për një fatkeqësi (siç e quan ai),që i ka ndodhur dy vite mê parë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj 2023. Apolstoli kishte nxjerrë delet si çdo mëngjes për t’i çuar në kullotë dhe gjatë rrugës pa që delet kishin rënë në […]

The post I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 000 euro në Tiranë, pronari i dënuar në Angli për shtëpi bari

500 mijë euro pasuri janë sekuestruar në Kamëz nga Policia mesditën e së enjtes. Sipas informacionevce pasuritë që arrijnë shifrën e konsiderueshme prej 500 mijë euro i përkisnin një të dënuari në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte kapur me shtëpi bari.

Policia njofton se u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të Bujar Lleshit. I cili rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike.

Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 mijë euro, që ndodhen në Kamzë, janë 1 objekt banimi, 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa” si dhe 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Policia thotë se vijon ende punën dhe hetimitn për të parë nëse ka pasuri të tjera të Bujar Lleshit apo familjarëve të tij që mund të jenë nga aktivitet kriminale.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar në Spanjë, kapen me 809 rrënjë në “shtëpi bari”, i “tradhtoi” era

Një çift shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, pasi akuzohen se kishin kthyer një banesë në plantacion kanabisi me pajisje nga më bashkëkohoret. Mediat spanjolle raportojne se brenda “shtëpisë së bari” janë gjetur dhe sekuestruar 809 bimë marijuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në […]

The post VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar në Spanjë, kapen me 809 rrënjë në “shtëpi bari”, i “tradhtoi” era appeared first on BoldNews.al.

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së, për “shtëpinë e barit” në fshatin Vadhizë. Bëhet me dije se mbi pronarin e banesës 63-vjeçarit Isa Gashi rëndojnë akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Kurse për punonjësin e OSHEE-së, […]

The post “Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE appeared first on BoldNews.al.

”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim

Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë u shpreh se ndryshimet në qeveri janë një nga hapat e pritshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama. Dedaj u ndal edhe tek çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Durrësit dhe akuzohet për disa vepra penale. Dedaj theksoi se kapitulli i Veliajt ka përfunduar madje shton se ai do ketë shumë probleme me drejtësinë.

Dedaj: Faktikisht ishte e pritshme kjo gjë, ishte një nga hapat që mund të pritej. Problemi qëndron se kush nga figurat duhet të kryejë rrotacionin. Është një rifreskim i kabinetit qeveritar. Është pak a shumë një shkëputje nga pothuajse krejtësisht nga qeverisja 12-vjeçare e tij.

Siç u pa edhe në listat e mbyllura të PS u rifreskuan shumë elementë që vinin nga bota akademike ose nga shoqëria civile. Mendoj se është një hap i pranueshëm nga njëra anë edhe për ta kthyer në normalitet gjithë këtë procesin që ne e konsiderojmë si orientim të votës gjatë gjithë infrastrukturës që ngriti për kohën e fushatës dhe veçanërisht ditën e zgjedhjeve ku pati një orientim të votës nga mazhoranca socialiste, tashmë këtë gjë do ta shndërrojë në një lloj normaliteti për ta futur Shqipërinë në një proces pothuajse normal drejt projektit të madh të tij, integrimit në BE.

Unë mendoj se kapitulli i Erion Veliaj ka përfunduar. As Pablo Escobari nuk ka pasur kaq procese penale. Është kapitull i përfunduar. Nuk ka shanse të ketë shpëtim. Është një kapitull që e ka mbyllur totalisht karrierën e tij politike. Madje besoj se do të ketë shumë probleme me drejtësinë pavarësisht se jeton në kushte shumë komode në burgun e Durrësit.

The post ”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave në Fier. Si rezultat, ka vënë në pranga pronarin e banesës Isa Gashin dhe punonjësin e OSHEE për shpërdorim detyre. Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra bimë dhe fidanë kanabisi, pajisje elektrike për ndriçim dhe ajrosje, si dhe një […]

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet shtëpi bari në Fier, në pranga pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

Policia e Fierit ka zbuluar brenda një banese në fshatin Vadhizë një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Nga ky operacion është arrestuar pronari i banesës si edhe punonjësi i OSHEE-së i cili dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi,  një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulohet shtëpi bari në Fier, në pranga pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on Euronews Albania.

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

Policia e Fierit ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave brenda një banese në fshatin Vadhizë.

Në pranga kanë rënë pronari i shtëpisë dhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Njoftimi i policisë:

Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on Lapsi.al.

’Shtëpi bari’ në banesën në Australi, Belina Pupa shuan zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm…

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi.

Pas tij, erdhi reagimi nga influencerja, Blerina Pupa ku sqaroi se është në gjendje të lirë dhe pretendimet janë të rreme.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, Dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësinë që më keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.

Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevojë legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.

Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën.

Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit.

Me respekt dhe mirënjohje, Belina

The post ’Shtëpi bari’ në banesën në Australi, Belina Pupa shuan zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm… appeared first on Sot News | Lajme.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme…

✇Albeu
By: V K

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi.

Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit.

Elvis Pupa, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se nuk është arratisur, siç informuan mediat australiane, por shtoi se ndodhet në Tiranë prej më shumë se 1 muaji për shkak të angazhimeve profesionale.

Sa i përket “shtëpisë së barit”, aktori i humorit shprehet se bëhet fjalë për një proces gjyqësor që është ende në zhvillim dhe se bashkëshortja e tij, Belina Pupa është e lirë.

Elvis Pupa thekson se do të përballojnë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Reagimi i plotë:

“Të dashur miq, ridjekës dhe bashkëpunëtorë,

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.

Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

Me respekt, Elvis Pupa”.

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme… appeared first on Albeu.com.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur appeared first on BoldNews.al.

Mediat raportuan se aktori dhe bashkëshortja kishin ngritur një “shtëpi bari”,reagon për herë të parë Elvis Pupa (Foto)

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Elvis Pupa, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se nuk është arratisur, siç informuan mediat australiane, por shtoi se ndodhet në Tiranë prej më shumë se 1 muaji për shkak të angazhimeve profesionale.

“Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë”, theksoi ai.

Sa i përket “shtëpisë së barit”, aktori i humorit shprehet se bëhet fjalë për një proces gjyqësor që është ende në zhvillim dhe se bashkëshortja e tij, Belina Pupa është e lirë.

“Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit”, theksoi Vis Pupa.

Ai përfundoi duke thënë që: “Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën”.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ridjekës dhe bashkëpunëtorë,

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit. Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

Me respekt,

Elvis Pupa

The post Mediat raportuan se aktori dhe bashkëshortja kishin ngritur një “shtëpi bari”,reagon për herë të parë Elvis Pupa (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

Pas lajmit se aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi, pasi kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” për kultivim kanabisi, reagimi më i komentuar në rrjet erdhi nga reperi Bardhi. Ai shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur një ironie që Vis Pupa kishte bërë ndaj tij gjatë […]

The post “Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg appeared first on BoldNews.al.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh…

Aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit. Në mesin e […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh… appeared first on BoldNews.al.

❌