Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjës të “Fokus Media Group”, si dhe përfaqësues të partive politike opozitare u mblodhën të hënën për të protestuar ndaj rastit të paprecedentë të bllokimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit të televizionit News 24. “Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një […]
azetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku 56-vjeçari, Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij 26 vjeçe, Emanilda Rama. E ftuar në emisionin “Log” në News24, Lala u shpreh se policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare […]
Britania i ka vendosur sanksione bandave që trafikojnë emigrantë të paligjshëm. Mes tyre është edhe shqiptari Bledar Lala.
Lala, ka rezultuar si një nga personat që kontrollonte, “operacionet belge” të një grupi të organizuar kriminal që kontrabandon emigrantë nga Belgjika përmes Kanalit Anglez në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Britaninë e Madhe ka filluar vala e parë e sanksioneve që godasin rrjetet e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. 25 individë dhe entitete, përfshirë një furnizues varkash të vogla në Azi dhe drejtues bandash në Ballkan dhe Afrikën e Veriut, janë goditur nga autoritetet britanike. Në shënjestër janë vendosur edhe ndërmjetës që përdorin sistemin […]
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni. Ajo përmendi emrin e Adnan Xholit, Klodian Brahos, Arben Krajës dhe Anija Jellës. “Është herët për të thënë, por mund të […]
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.
“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.
Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.
Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën.
Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.
Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për task forcën e ngritur nga SPAK për evidentimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. Lala renditi disa nga rastet ku dyshohet për krim zgjedhor, por shtoi se pritshmëritë ndaj SPAK dhe institucioneve ishin më të larta dhe se nuk ka patur […]
Në serinë e tretë të sezonit të katërt të podcastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu sjell në diskutim mënyrën se si trajtohet kujtesa historike në Shqipëri duke marrë shkas nga rasti i restaurimeve të nisura dhe më pas të pezulluara në ish-burgun e Spaçit.
Të ftuar në këtë bisedë janë Brisejda Lala, studiuese e historisë, dhe Arnen Sula, arkitekt dhe drejtues i qendrës “Tek Bunkeri”.
Një projekt filmik ngjalli diskutime në muajin qershor mbi kujtesën historike pasi u shoqërua me ndërhyrje pa transparencë në burgun e Spaçit.
Sula ngre shqetësime për mënyrën se si u transformua ambienti i dhomës së takimeve në burg.
“Këto vrima që përdoreshin për të përgjuar familjarët e të burgosurve, edhe në çaste intime, janë zhdukur. Ato janë dëshmi të drejtpërdrejta të së kaluarës,” thotë ai.
Drejtuesi i qendrës “Tek Bunkeri” thekson se ndërhyrjet e fundit bien ndesh me Planin e Menaxhimit të Spaçit, që parashikonte ruajtjen e gjendjes ekzistuese për të reflektuar jo vetëm periudhën e diktaturës, por edhe dekadat e braktisjes dhe plaçkitjes pas saj.
“Rrezikojmë të humbasim historitë që ato mure mbartin,” paralajmëron ai.
Për studiuesen Brisejda Lala, është e papranueshme që, pas kaq vitesh, burgu i Spaçit ende nuk është shpallur muze. Ajo thekson se çdo ndërhyrje, sado e vogël, duhet të kalojë në filtrin e një studimi të mirëfilltë, duke respektuar statusin si Monument Kulture i Kategorisë II.
“Shoqëria shqiptare nuk e ka kthyer kokën nga e kaluara. Jemi zgjuar vonë,” thotë ajo, ndërsa e lidh këtë “rizgjim” me zhgënjimin kolektiv nga tranzicioni dhe shembujt pozitivë nga vendet ish-komuniste që e kanë integruar kujtesën historike në ndërtimin e identitetit kombëtar.
Arkitekti Sula kujton bisedat me ish-të dënuarit politikë, të cilët, sipas tij, ndihen të braktisur.
“Njëri prej tyre qante kur tregonte që as djali i vet nuk e dëgjon më,” thotë ai. Për të, kjo është dëshmi e një harrese shoqërore që shkon përtej institucioneve.
Lala shton se mungesa e një vendi zyrtar kujtese e bën të pamundur përfaqësimin e denjë të atyre që kanë vuajtur.
“Fatmirësisht, kemi ende të gjallë shumë prej tyre. Dëshmitë e tyre janë thelbësore për të ngritur narrativën e së vërtetës historike,” shpjegon ajo.
Podcastin mund ta ndiqni dhe në Spotify:
Në bisedë, Brisejda dhe Arneni nënvizojnë nevojën që të rinjtë të njihen me këtë pjesë të historisë. Kjo, sipas tyre bëhet në shkolla, duke e përfshirë këtë pjesë të historisë në kurrikulat shkollore.
“Edukimi duhet të fillojë që në shkollën 9-vjeçare, që duhet të kemi një lloj specifikimi të temave që do të zhvillohen në lidhje me komunizmin dhe zgjerim të njohurive”, u shpreh Brisejda Lala.
Sipas Lalës, shembujt në rajon për mënyrën si është trajtuar në shkolla janë të shumtë.
“Në Rumani kanë module të përcaktuara në klasën e 12-të që zhvillohet vetëm në diktaturën komuniste të implementuar në Rumani dhe ka edhe në klasën e 11-të një modul sa i përket periudhës së Holokasustit”.
Për Arnen Sulën, nevoja për të folur me të rinjtë për periudhën e diktaturës komuniste është e rëndësishme, pasi shumë pak dinë.
“Shumë nga situatat politike dhe sociale që kemi sot si shoqëri, vijnë si pasojë e traumave që na ka lenë diktatura”, argumenton Sula.
Lala sugjeron që të ketë një program të detyruara në shkolla për të vizituar vendet e kujtesës, ndërsa vë në dukje nevojën për të pasur një hartë të vendeve të kujtesës në Shqipëri.
Ndërsa Arnen Sula sjell në vëmendje praninë në postet drejtuese të sotme të personave që kanë shërbyer gjatë diktaturës.
“Është shumë e dhimbshme për ish të përndjekurit politikë të shikojnë figura të tilla ende në pozicione drejtuese”, u shpreh Sula.
Podcasti “Zëra” sjell në çdo episod zëra kritikë dhe reflektime për shoqërinë shqiptare, me qëllim të nxisë mendim të pavarur dhe dialog publik. Hapësira e këtij podcasti i dedikohet gjithashtu qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.
Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje. Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e […]
Gazetarja Klodiana Lala komentoi zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Në emisionin Kjo Javë në News 24, Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë luksoze para se të humbiste çdo gjurmë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ajo gjithashtu përmendi se policia ka pasur kontrolle të shumta për të zbuluar detajet rreth grupit kriminal të Dhëmblanit, pas masakrës së Memaliajt dhe vrasjes së Aleksandër Sadikajt.
“Eraldo Muçi është djali i vetëm i dy prindërve, që janë në gjendje të mjerë ekonomike, që jetojnë në një fshat të Memaliajt. Ai ishte mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, pra “Sanço”, ekzekutuar në atentat më 2022 tek Rreth-rrotullimi i TEG-ut. Eraldo Muçi tek Sancho Farm ka marrë tek menaxheri i fermës një shumë prej 10 mijë lekësh, pra borxh për të shkuar në Durrës, për të shkuar, sipas të dhënave, për të bërë një punë, nuk dimë se për çfarë pune bëhet fjalë, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal dhe aty ka shkuar një makinë luksoze, që Eraldo Muçi iu ka thënë miqve se pas ca ditësh, kur të mbarojë atë “punë”, do e kishte ai një mjet të tillë. Gjurmët kanë humbur pas QTU-së, në autostradë. Një personi që quhet “Tupja” dhe vëllait të tij iu janë kontrolluar banesat, me shpresat për të shkuar në gjurmët e të riut.
Ju e dini mirë se pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, kishte sagë të tmerrshme kriminale. Edhe për masakrën e Memaliajt, policia kohët e fundit ka pasur kontrolle në atë që njihet si Grupi i Dhëmblanit, duke shkuar në gjurmët e një personazhi që është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër operacioni. Ndoshta autoritetet mund t’i afrohen zbardhjes së ngjarjes. Policia ka dashur të arrestojë persona të grupit kriminal të Dhëmblanit, e nuk ka pasur rezultat. Personazhi kryesor është arrestuar në Tiranë, në një përplasje me policinë,” tha Lala.
Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të cilët shpresonin që një ditë babai i tyre të kthehej. Lala rrëfeu se gjatë vizitave në banesën e familjes Prenga, ka takuar fëmijët e viktimës – vajzën dhe djalin – të cilët, mes shpresës dhe dhimbjes, shikonin nga dera me pritjen […]
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë […]
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskena nga procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se pavarësisht debateve në dhomën e këshillimit, Gjykata e Lartë ka vendosur me unanimitet (3-0) që ai të qëndrojë në burg.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se Veliaj kishte paraqitur kërkesë për rekurs me qëllim që të rikthehej në detyrë si kryetar bashkie, duke argumentuar se nuk përbënte rrezikshmëri dhe se masa e arrestit ishte e pajustifikuar.
Gazetarja zbuloi gjithashtu se në dhomën e këshillimit ka pasur debate të forta mes gjyqtarëve për shkak të statusit të Veliajt si kryetar bashkie në detyrë, por në fund vendimi për mbajtjen në burg u mor pa asnjë votë kundër.
“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj. Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.
SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.
Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave. GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.
Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase“, tha Lala.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt.
Lala tha se gjatë marrjes së vendimit të dhomë këshillimi ka patur debate, por shtoi se gjithsesi vendimi ka qenë “3-0” për ta lënë Veliajn në burg.
“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj.
Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.
SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.
Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave.
GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.
Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase”, tha Lala.
Gazetarja Klodiana Lala, folit sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, lidhur me lirimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, nga qelia. Salianji u lirua sot me kusht, pasin kreu 2/3 e dënimit të tij.
Ajo tha se Salianji ndante qelinë me drejtorët e dosjes 5D.
Gazetarja zbuloi madje se njëri nga drejtorët ishte i apasionuar pas gatimit, e për rrjedhojë ai gatuante në burg edhe për Salianjin.
Gjithashtu Lala tha se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet. Sipas gazetares nëse dosja Babale do ishte hetuar si duhet, atëherë Salinji nuk do të ishte burgosur.
“Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg…. Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha Klodiana Lala.
Pjesë nga diskutimi në studio mes Klodiana Lalës dhe avokatit të Salianjit, Redi Ramaj
Klodiana Lala: Kur thotë zoti Salianji regjim, në fakt zoti Salianji, avokati mund të na e konfirmojë ka qenë në një qeli me drejtorët e dosjes së bujshme 5 D. Madje kur unë e kam takuar zotin Salianji në 11 Maj se në hymë në burgun e Fierit për të ndjekur nga afër procesin e votimit, aty mësuam për shembull që drejtorët e 5D duke qenë se njëri ishte i apasionuar për gatimin , i gatuante dhe zotit Salianji. Pra po sjell disa grimca që nuk janë parë.
Redi Ramaj: Kjo nuk e ndryshon regjimin, regjimi mbetet regjim.
Klodiana Lala: Më ler ta mbaroj fjalën o burrë. Unë e shikoj pa emocione zoti Ramaj, e shikoj ndryshe nga ju.
Redi Ramaj: Dhe unë e shoh pa emocione, e shikoj si avokat.
Klodiana Lala: Është fakt kjo që thashë. Dosja Babale është dosje e pa hetuar. Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane.
Lala dha detajet e sekuestrimit dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë me babain e Suel Çelës, telefonatë mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij.
“SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa mujore, janë sekuestruar një sërë pasurish që ju përkasin Suel dhe Mario Çela, vëllezër. Sipas SPAK, Suel Çela është kreu i një organizate kriminale, që ndër të tjera dyshohet edhe për trafik narkotikësh. Hetimi është kryer në bashkëpunim me hetuesit atje, është bërë ngrirja e pasurive. Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona. E dyta, një ndërtesë me 30 njësi, zyra dhe dyqane. Është sekuestruar një llogari bankare. Sipas hetimeve, ka rezultuar se paratë shkonin nga Shqipëria në drejtim të një shoqërie.
Suel Çela është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë vëllai i itj Mario Çela ndodhet në burg në Belgjikë.
Pas publikimit të këtij lajmi, kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës, zoti Petrit Çela një telefonatë disi e tensionuar. Ai ka pretenduar se ka disa vendime të autoriteteve italiane që flasin për të kundërtën e asaj që pretendon SPAK dhe pretendon se ësht biznesmen dhe ka paguar miliona taksa. Pretendon se djemtë e tij nuk janë përfahirë në këtë aktivitet.
Biseda ishte e tensionuar, zoti Çela akuzon median se e ka përndjekur familjen e tij. Ka akuza të forta në adresë të SPAK. Përballja e zotit Çela është me drejtësinë dhe jo me gazetarët. Kemi një pretendim të SPAK dhe atë të zotit Çela. Zoti Çela, edhe pse është folur për emrin e tij, janë dyshuar djemtë, nuk ka reaguar. Kjo është hera e parë që ai ka reaguar. Është çështje me mjaft interes. Nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK por edhe antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Sipas njofitmit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës. Kjo është betejë që do të vijojë mes SPAK dhe palës së akuzuar, grupit kriminal Çela.
Do të jetë një betejë që duhet të vijojë edhe në Itali, pasi vendimi ëshë firmosur nga gjykata e Veronës.
Zoti Çela e kishte me gazetarët. Ai që kur ka ndodhur sulmi te tregu agro-ushqimor, ka refuzuar të flasë me median. Është hera e parë që reagon. Me sa dueket reagojnë kur preket pasuria”, deklaroi Lala.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin “Të Paerkspozuarit” në MCN TV për lënien në paraburgim të presidentit të PL-së Ilir Meta. Blushi e akuzoi Lalën se është kepërdorur nga SPAK-u, por Lala iu kundërpërgjigj, duke thënë se ka cituar vetëm ato çfarë ka thënë avokati i Metës, Kujtim Cakrani dhe SPAK në dosjen për ish-presidentin.
Debati
Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë. Pretendohet fakti që zoti Meta është përdorues i një karte debiti. Fakti është që përdoruese ka qenë zonja Kryemadhi dhe ai qëndron në paraburgim prej 8 muajsh. Për lobimet kemi një përgjigje të autoriteteve amerikane kanë rrëzuar akuzën e rreme të ngritur nga Rama dhe McGonigal sikur Meta kishte paguar 1 milion dollarë për të një foto me Trump. Kemi përgjigjen që e përjashton zotin Meta dhe këtë e thotë SPAK jo Blushi dhe avokati Cakrani. Kanë rënë akuzat e tjera. Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.
Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.
Blushi: Zonja Lala!
Lala: Meqë më the zonja Lala, tejkaloje dhe bëj pjesën tënde politike. Gjykimin publik nuk ma bëni ju. Vazhdo të lutem se nuk më tregon ti mua se si bëj gazetari. Të paktën ti jo. Vazhdo te hapi i dytë, te hapi i dytë, çoji deri në fund këshillat politike të Ilir Metës. Gjyq publik nuk më bëni ju Tedi Blushi, se të njoh mirë dhe sa për profesionalizëm nuk ke gojë të flasësh. Minimalisht duhet të ulësh kokën përballë meje. Vazhdo të thuash çfarë të kanë dhënë urdhër.
Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar Tedi Blushin se do ta hedhë në gjyq për deklaratat e tij në lidhje me të dhe familjen e saj.
“Do shkojë në gjyq me mua Tedi Blushi duhet të kërkojë falje publike. Ajo që bëri është shumë e rëndë për familjen time”, tha Lala, e ftuar në një studio televizive.
Tedi Blushi akuzoi gazetaren se ka inskenuar një akt kriminal në emër të familjes së saj për të përfituar azil në Angli.
Pas kësaj akuze ka ardhur dhe paralajmërimi i gazetares se nëse nuk kërkon falje publike, do ta çojë në gjyq.
Gazetarja Klodiana Lala u ‘përplas’ sot me Tedi Blushin, lidhur me zhvillimet e fundit sa i takon procesit gjyqësor ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tyre në një emision televiziv, gazetarja iu përgjigj deklaratave të Blushit lidhur me vërtetësinë e qëndrimeve të shprehura nga Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani.
“Të vërtetën mos e kërko te unë. E dëgjojmë atë që thotë Cakrani për hir të opinionit publik. I vetmi që po thotë të pavërteta jeni ju. Vazhdo bëj detyrën politike që ke marrë përsipër”,-tha Lala.
Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua. Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet.