Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Agim Troci vizitohet nga Begaj. Presidenti: Çdo akt zjarrvënieje i dënueshëm

Agim Troci vizitohet nga Begaj. Presidenti: Çdo akt zjarrvënieje i dënueshëm   Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në ambientet e urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve të tij […]

The post Agim Troci vizitohet nga Begaj. Presidenti: Çdo akt zjarrvënieje i dënueshëm appeared first on Saranda Web.

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët Një akt heroik që ka prekur zemrat e gjithë komunitetit ka ndodhur në fshatin Kopaçez, Delvinë, ku prej dy ditësh zjarret po përpijnë gjithçka përpara. Shefi i Komisariatit të Delvinës Agim Troci, ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar […]

The post Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët appeared first on Saranda Web.

Ambasada e Amerikës në Tiranë: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH

Ambasada e Amerikës në Tiranë, bën me dije se 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit, morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Postimi i plotë Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në…

Source

Aksidentoi për vdekje 9-vjeçarin duke drejtuar makinën i dehur, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi shkaktoi një aksident tragjik në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku humbi jetën një fëmijë 9-vjeç dhe u plagos një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur i arrestuari, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas […]

The post Aksidentoi për vdekje 9-vjeçarin duke drejtuar makinën i dehur, arrestohet 39-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Vlorë e Sarandë, ja kush janë 4 të arrestuarit

Policia ka arrestuar katër shtetas në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë pasi në banesat e tyre është gjetur lëndë narkotike e dyshuar për shitje, kryesisht në zonat turistike. Të arrestuarit janë Agron Yzeiraj, 44 vjeç, banues në Fier; Neritan Avdiu, 30 vjeç, banues në Qeparo; Klaudja Sadiku, 31 vjeçe, banuse në fshatin Berdenesh, Sarandë; dhe Eldi […]

The post EMRAT/ Shpërndanin drogë në Vlorë e Sarandë, ja kush janë 4 të arrestuarit appeared first on BoldNews.al.

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Një 21-vjeçar ka terrorizuar banorët dhe pushuesit në zonën e Kunes në Shëngjin, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik. Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të riun, banues në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sot autoritetet konfirmuan identifikimin e të dyshuarit, […]

The post Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia appeared first on BoldNews.al.

Negociatorët iranianë dhe perëndimorë bisedime në Stamboll mbi programin bërthamor

Delegacionet e diplomatëve nga Irani dhe grupi nga Gjermania, Franca dhe Britania po vazhdojnë bisedimet në Stamboll.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, takimi ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të mbahet në nivel zëvendësministrash të Jashtëm.

Berlini, Parisi dhe Londra synojnë që të shtojnë presionin mbi Teheranin. Kërkesat kryesore të evropianëve përfshijnë lejimin e inspektorëve të OKB-së për qasje në objektet bërthamore të Republikës Islamike dhe sqarimin e fatit të rreth 400 kilogramëve uranium të pasuruar 60%, i cili ka humbur që nga sulmet ajrore të SHBA-së në tre objekte kryesore iraniane në qershor.

/abcnews.al/

Akuzohet në Spanjë për kultivim droge, kapet në Gjirokastër 39-vjeçari

GJIROKASTËR- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Sabadell, Spanjë në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

/abcnews.al/

Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 18-vjeçari

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet tip Audi është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë, është plagosur drejtuesi i mjetit, një 18-vjeçar me inicialet M. Fusha. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka […]

The post Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 18-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e tyre ka ardhur 10-15 herë policia

Fshati Frashër në Fier është tronditur nga vdekja e 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama. Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe nëna e saj, Valbona Rama është shoqëruar në komisariat si bashkëpunëtore në krim. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe kushëriri i viktimës, Etmond […]

The post Vrasja në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e tyre ka ardhur 10-15 herë policia appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e Matthew Perry, që mjeku akuzohet për furnizim të paligjshëm me ketaminë pranon fajësinë

Në një zhvillim të ri lidhur me vdekjen tragjike të aktorit të njohur amerikan Matthew Perry, mjeku i tij, Dr. Salvador Plasencia, ka pranuar fajësinë për katër akuza federale në Los Angeles për shpërndarje të paligjshme të ketaminës, substancë që dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e aktorit në tetor 2023. Perry, i njohur për rolin […]

The post Vdekja e Matthew Perry, që mjeku akuzohet për furnizim të paligjshëm me ketaminë pranon fajësinë appeared first on BoldNews.al.

Gonzalo Garcia ka refuzuar gjashtë skuadra, kërkon kontratë të re te Real Madridi

Te Real Madridi vazhdojnë të merren vendime të rëndësishme për formimin e skuadrës në sezonin e ri, pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Një nga emrat që ka marrë vëmendje të madhe është Gonzalo Garcia, i cili shkëlqeu në turne dhe tregoi se mund të jetë një pjesë kyçe e projektit të trajnerit Xabi Alonso.

Përkundër interesimit nga jashtë, Gonzalo ka vendosur të qëndrojë në Madrid dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër, duke refuzuar oferta konkrete nga klube të ndryshme evropiane.

Sipas AS, lojtari ka hedhur poshtë interesimin e Romës, Chelseat, Leeds Unitedit, Aston Villas, Bayer Leverkusenit dhe së fundmi edhe të Real Oviedos.

Garcia i ka kërkuar agjentit të nisë negociatat për rinovimin e kontratës, ndonëse aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh që e bën tërheqës për shumë ekipe.

Qëndrimi i tij shihet si shenjë besimi në projektin sportiv të Real Madridit, dhe dëshirës për t’u zhvilluar si pjesë e klubit që e ka formuar.

Në moshën e tij të re, Gonzalo synon të vazhdojë ngritjen brenda “Los Blancos”, duke u pozicionuar si një nga talentet më premtues të futbollit spanjoll. /Telegrafi/ 

The post Gonzalo Garcia ka refuzuar gjashtë skuadra, kërkon kontratë të re te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VLORË- Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u ka kap duke lëvizur me kallashnikov dhe municion luftarak.

44-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Policia aksion në Fier, disa të arrestuar, mes tyre edhe bashkëpunëtorja e ngushtë e Armando Subashit

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë ndërmarrë një operacion  ku kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste.

Burime për mediat bëjnë me dije se, një prej të arrestuarëve është edhe nënkryetarja e Bashkisë së Fierit, Adela Hysenaj, e njohur si një bashkëpunëtore e ngushtë e kryebashkiakut Armando Subashi.

Mësohet se ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, Policia e Fierit ka dhënë dhe disa nga detajet e operacionit, i cili është ende në vijim.

Njoftimi i Policise Fier:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

“Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34-vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41-vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38-vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57-vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Policia aksion në Fier, disa të arrestuar, mes tyre edhe bashkëpunëtorja e ngushtë e Armando Subashit appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin nacional Lezhë – Shkodër, pranë fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anës rrugës. Nga përplasja e fortë, një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën […]

The post Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarët e BE-së?

Një sondazh i fundit nga Eurobarometri tregon se 69 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian besojnë se korrupsioni është një problem i përhapur në vendet e tyre, duke reflektuar një shqetësim në rritje për këtë fenomen.

Megjithatë, vetëm 20 për qind e atyre që kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar raste korrupsioni kanë bërë denoncim zyrtar, duke nxjerrë në pah një hendek të madh mes perceptimit dhe veprimit konkret ndaj korrupsionit.

Ky sondazh përfaqëson një rritje të lehtë prej një përqindje krahasuar me vitin e kaluar, që tregon se shqetësimi për korrupsionin vazhdon të thellohet në mesin e qytetarëve të Evropës.

Në disa vende, ky problem perceptohet si më i theksuar se në të tjera. Greqia shënon nivelin më të lartë me 97 për qind të të anketuarve që e konsiderojnë korrupsionin të përhapur në shoqërinë e tyre, e ndjekur nga Kroacia me 92 për qind dhe Portugalia me 91 për qind.

Në anën tjetër të spektrit, Finlanda dhe Danimarka raportojnë perceptimin më të ulët të korrupsionit, me vetëm 21 për qind dhe 28 për qind, përkatësisht, duke treguar një situatë më të kontrolluar apo një perceptim më të ulët të këtij fenomeni në këto vende, raporton euronews.

Vendet e Bashkimit Evropian ku ka pasur rritje më të ndjeshme të perceptimit të korrupsionit gjatë vitit 2024 janë Luksemburgu dhe Irlanda, ku është regjistruar një rritje prej 9 dhe 6 për qind, respektivisht.

Kjo tregon se megjithëse disa vende historikisht janë konsideruar më të pastra, shqetësimi për korrupsionin po rritet gjithashtu edhe aty, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me qëndrimin ndaj korrupsionit, katër nga pesë evropianë shprehen të vendosur që dhënia e ryshfetit apo dhuratave për të fituar një nder apo shërbim publik është e papranueshme në çdo rast. Kjo tregon një konsensus të gjerë moral kundër praktikave korruptive.

Në këtë kontekst, Portugalia (me 98 për qind), Franca (90 për qind) dhe Spanja (90 për qind) shfaqin përqindjet më të larta të njerëzve që e shohin këtë si krejtësisht të papranueshme.

Për më tepër, mbi 70 për qind e evropianëve e konsiderojnë të papranueshme edhe situatën kur një person pranon një nder në këmbim të një përfitimi, ndërsa rreth 5 për qind shprehen se kjo praktikë është gjithmonë e pranueshme, duke reflektuar një pakicë që ka një qëndrim më tolerues ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, rreth 75 për qind e qytetarëve të BE-së shprehen kundër dhënies së dhuratave me qëllim përfitimin e përparësive, duke treguar një vetëdije në rritje për efektet negative të korrupsionit në shoqëri dhe ekonomi.

Një element interesant i sondazhit është edhe dallimi mes moshave: të anketuarit më të moshuar, mbi 55 vjeç, kanë tendencë më të madhe për të konsideruar korrupsionin si të papranueshëm krahasuar me të rinjtë në moshë 15-24 vjeç, gjë që mund të lidhet me ndryshimet në vlerat dhe përvojat e brezave.

Në nivel më specifik, në Bullgari rreth gjysma e të anketuarve identifikojnë policinë si aktorët kryesorë që përfshihen në korrupsion, përfshirë dhënien dhe marrjen e ryshfetit si dhe abuzimin me pushtetin për përfitime personale.

Në Greqi, 61 për qind e njerëzve besojnë se korrupsioni është i përhapur midis zyrtarëve që lëshojnë leje biznesi, ndërsa në Suedi dhe Danimarkë, kompanitë private janë ato që përmenden më shpesh si përfshirëse në praktika korruptive.

Kur flitet për luftën kundër korrupsionit, më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se korrupsioni është i përhapur në partitë politike, ndërsa 46 për qind shprehen se edhe politikanët në nivele lokale, rajonale dhe kombëtare nuk janë të përjashtuar nga ky fenomen.

Dy të tretat e qytetarëve mendojnë se rastet e korrupsionit në nivele të larta nuk ndiqen apo ndëshkohen sa duhet në vendet e tyre, duke theksuar një problem serioz të mungesës së llogaridhënies.

Ndërkohë, më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë besim në efektivitetin e përpjekjeve të qeverive për të luftuar korrupsionin, dhe pothuajse gjysma prej tyre janë skeptikë për mënyrën se si masat kundër korrupsionit zbatohen, duke besuar se shpesh ka mungesë transparence dhe objektiviteti, si dhe mund të ketë interesa të fshehura pas tyre.

Në nivelin e përjetuar të korrupsionit, 5 për qind e evropianëve raportojnë se gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë dëshmitarë apo kanë përjetuar personalisht një rast korrupsioni, por vetëm një në pesë prej tyre ka marrë guximin për ta raportuar atë autoriteteve përkatëse.

Problemi i mungesës së njohurive mbi vendet ku mund të raportohen këto raste është i dukshëm, pasi më pak se gjysma e të anketuarve dinë se ku duhet t’i drejtohen një rasti të tillë.

Në fund, dallimet gjinore tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë të njohin personalisht dikë që ka marrë ose jep ryshfet, çka mund të lidhet me faktorë socialë dhe ekonomikë, si dhe me nivelet e ndryshme të përfshirjes në situata të tilla.

Në përgjithësi, rezultatet e këtij sondazhi dëshmojnë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për shoqëritë evropiane dhe kërkon përpjekje më të mëdha për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe atyre politike. /Telegrafi/

The post Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarët e BE-së? appeared first on Telegrafi.

“Putin” në festivalin e Venecias/ Roberts, Clooney, Stone dhe Law, mes yjeve pjesëmarrës këtë vit

Julia Roberts, George Clooney dhe Emma Stone janë disa nga yjet e kinematografisë botërore që do e ecin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia të Italisë që do të mbahet 27 gushti deri më 6 shtator.

Jude Law do vijë në ekranin e madh në rolin e Vladimir Putinit, në filmin “Magjistari i Kremlinit” i cili përqendrohet në ngritjen e presidentit rus!

Historia tregohet nga perspektiva e një këshilltari fiktiv.

Noah Baumbach do të prezantojë komedinë e tij “Jay Kelly”, e cila shënon një tjetër bashkëpunim me gruan e tij, regjisoren e “Barbie” Greta Gerëig. Mes aktorëve janë Clooney, Adam Sandler dhe Laura Dern.

Filmi i ri i Jarmusch “Father Mother Sister Brother” paraqet Cate Blanchett, Tom Ëaits, Adam Driver, Charlotte Rampling dhe Vicky Krieps.

Emma Stone luan në “Bugonia”, një histori e re fantastiko-shkencore që shfaqet në garë.

Aktori dhe regjisori Benny Safdie do të shfaqë premierën e filmit “The Smashing Machine”, një biografi për luftëtarin e arteve marciale të përziera Mark Kerr, me protagonistë Dëayne Johnson dhe Emily Blunt.

Regjisorët Park Chan-ëook dhe François Ozon janë gjithashtu në garë për “Luanin e Artë” me filmat e tyre të fundit.

Festivali do të hapet me “La Grazia”, filmin më të fundit nga Paolo Sorrentino, i cili është gjithashtu në garë – ndryshe nga vepra e re e kolegut të tij regjisor italian, Luca Guadagnino.

Trilleri i ri i Guadagnino-s “After the Hunt” përqendrohet në çështjen e ngacmimit seksual dhe ka në role kryesore Julia Roberts dhe Andreë Garfield.

Roberts luan rolin e një profesoreshë kolegji të zënë në mes të një skandali.

Një total prej 21 filmash do të konkurrojnë për çmimin kryesor, “Luanin e Artë”, konfirmoi drejtori I festivalit.

Programi përfshin regjisorët e njohur Jim Jarmusch, Guillermo del Toro dhe Yorgos Lanthimos.

The post “Putin” në festivalin e Venecias/ Roberts, Clooney, Stone dhe Law, mes yjeve pjesëmarrës këtë vit appeared first on Albeu.com.

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit, ku shtetasi M.M, i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmijët e […]

The post Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në aksin Peshkopi-Luzni, gruaja humb jetën në spital/EMRI

Një çift bashkëshortësh u plagos rëndë sot në një aksident automobilistik në aksin rrugor Peshkopi–Luzni, pasi makina e tyre doli nga rruga. Gruaja, Arta Çera, e cila kishte marrë dëmtime më të rënda, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht humbi jetën. Bashkëshorti i saj po merr ndihmë mjekësore në […]

The post Aksidenti në aksin Peshkopi-Luzni, gruaja humb jetën në spital/EMRI appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik gjatë natës në një nga diskotekat e njohura të Prishtinës, ku ishte paralajmëruar një performancë e reperit të njohur shqiptar, Noizy.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur Policia e Kosovës pranoi një informacion të dyshuar për prezencën e një mjeti shpërthyes në ambientet e lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia ka reaguar dhe ka dërguar në vendin e ngjarjes njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, përfshirë njësitin për deminim dhe njësinë K9 me qen gjurmues.

“Pas evakuimit si dhe kontrollit të plotë të hapësirave nga njësitë përkatëse, është konstatuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes dhe se informata ka qenë e rrejshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci po ashtu theksoi se rasti është referuar tek prokurori kompetent, dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.

Policia e Kosovës po ashtu falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që të shmangen përhapjet e informatave të pabazuara, pasi ato jo vetëm që krijojnë panik të panevojshëm, por edhe vënë në lëvizje pa arsye resurset shtetërore që mund të jenë të nevojshme në situata reale emergjente.

The post Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet appeared first on Albeu.com.

❌