Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Realizon dygolëshin e parë, Lamine Jamal: Të shënosh me fanellën me numrin 10, është një ëndërr që kur isha fëmijë

✇Albeu
By: V K

Lamine Jamal, ka shënuar golat e tij të parë me Barcelonën në përgatitjet e verës. Ai ka shënuar dy herë në fitoren 7-3 të katalanasve në Seul, që ndër të tjera ishin dhe golat e tij të parë me fanellën me numrin “10”.

Barcelona njoftoi zyrtarisht më 16 korrik se lojtari i ri do të trashëgonte këtë numër ikonik, të mbajtur nga lojtarë si Mesi dhe Maradona ndër të tjerë.

Dhe kjo e bën të ndihet krenar 18-vjeçarin, që ka komentuar pas takimit në Seul.

“Të jem në gjendje të shënoj me këtë fanellë dhe me këtë numër është shumë e veçantë. Ëshë një ëndërr që e kam pasur që kur isha fëmijë. Jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit”, tha lojtari në fund të ndeshjes.

Në të vërtetë, siç ishte rasti në ndeshjen e parë kundër Visel Kobe, lojtari i ri ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në tribuna dhe gjithashtu një nga më të shquarit në fushë.

“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që marrim kudo dhe shpresojmë që ky sezon të jetë shumë i suksesshëm dhe të fitojmë shumë tituj”, tha anësori.

Lamin Jamal, shënoi dy gola në stadiumin e Kupës së Botës në Seul (Kore e Jugut). Lojtari i ri shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 14-të, pas një lëvizjeje individuale që përfitoi nga dy ribaunde.

Ai shënoi me këmbën e majtë dhe një gjuajtje të ulët drejt shtyllës së afërt. Goli i dytë i lojtarit të ri erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Me rezultatin e barabartë 2-2, lojtari i blaugranave bëri përsëri lëvizjen vendimtare pas një pasimi të bukur nga Dani Olmo. Prandaj, Lamin Jamal debutoi me fanellën me numër “10” me një dygolësh. Në pjesën e dytë, Hansi Flik bëri një ndryshim të plotë në formacionin titullar.

The post Realizon dygolëshin e parë, Lamine Jamal: Të shënosh me fanellën me numrin 10, është një ëndërr që kur isha fëmijë appeared first on Albeu.com.

U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte rreth orës 13:40, një telefonatë alarmante është marrë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Lezhë, ku një qytetar ka raportuar për zhdukjen e shokut të tij gjatë peshkimit në lumin Mat.

Sipas informacioneve policore, shtetasi Dede Qoku rreth 60-vjeç, është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat, pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet.

Peshkatari, rreth 60-vjeç, u denoncua i zhdukur nga shoku rreth orës 13:40.

Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e trupit të Dede Qokut.

The post U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ GJKKO “rrëzon” Redi Mollën

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, i cili ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Molla ka kërkuar masën arrest shtëpie, nga masa arrest me burg.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Redi Mollën e dosjes “5D”.

Redi Molla, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave.

The post Dosja “5D”/ GJKKO “rrëzon” Redi Mollën appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e Vlorës, ka vënë në pranga një 42-vjeçar të dyshuar si bashkëautor i vrasjes me armë zjarri të 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur më 27 prill 2025 në lagjen “Hajro Çakërri”.

Operacioni i koduar “Në gjurmë”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

Në kuadër të tij u arrestua shtetasi Kleanth Bylyku alias Armando Gega, , 42-vjeç, banues në Vlorë, i njohur si pjesëtar i një grupi kriminal dhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendim të datës 30.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 prillit, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58-vjeç.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

The post VIDEO/ Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

✇Albeu
By: V K

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho.

Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi është në kushtet e deklarimit kontradiktor, të paskatë e të pamjafueshëm, duke i çuar institucionet e rivlerësimit në pamundësi për të verifikuar se cilat deklarime të subjektit pasqyrojnë të vërtetën faktike lidhur me burimin e pasurisë së tij.

Shkaqet lidhur me figurën u vlerësuan prej KPA-së se, nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë kriter, por lidhen me nevojën e kontrolit dhe veprimtarisë së subjektit në funksionin e prokurorit.

Sipas Kolegjit, ato përbëjnë indicie të rëndësishme, se integriteti i subjektit është cënuar.

Në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive.

Mulaj konstatoi se subjekti ka treguar mangësi në efikasitetin hetimor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore logjike dhe ka tejzgjatur hetimet, ku në një rast deri në katër vjet.

Shkaqet lidhur me etikën për shkak të konstatimit të një situate të mundshme të konfliktit të interest, u vlerësua se ishin të parëndësishme për zgjidhjen e çështjes.

Kledian Llaho, u konfirmua më 22 dhjetor 2022 me shumicë votash, pasi KPK i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.

Vendimmarrja u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes.

Ballhysa kërkoi që çështja t`i nënshtrohej shqyrtimit në Kolegj dhe në përfundim të vendosej shkarkimi i Llahos për cënimin e besimit të publikut te drejtësia.

Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë.

Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Vendimmarrja e Kolegjit për shkarkimin e Llahos nga detyra është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm./BIRN

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte rreth orës 13:40, një telefonatë alarmante është marrë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Lezhë, ku një qytetar ka raportuar për zhdukjen e shokut të tij gjatë peshkimit në lumin Mat.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi P. N., banues në Rrubik, ka njoftuar se shoku i tij, D. Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është angazhuar edhe ekipi i polumbarëve të RENEA-s, i cili pritet të ndërhyjë për të vijuar kërkimet në thellësitë e lumit.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e shtetasit D. Q. vijojnë.

The post E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Ja kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës

✇Albeu
By: V K

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi i bëri sërisht thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, të hetojnë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi tha se për dy vite me rradhë janë depozituar pranë SPAK dokumenta, e-maile, komunikime në aplikacione të ndryshme, të cilat përbëjnë prova të pakundërshtueshme “që kjo aferë nuk është kryer nga disa individë anonimë, presta-nome të ndryshëm apo drejtorë të Bashkisë Tiranë të dalë në pension, por është afera personale e dy individëve, të evidentuar edhe nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj si pronarët faktikë, të cilët janë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

“Sot, në media janë publikuar të dhëna nga dosja hetimore e shtetasit Erion Veliaj. Citojmë ekzaktësisht: “Për rastin e shoqërisë MEG Albania, Erald Ismaili shpjegon se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda, klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marë lejen mjedisore… pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë MEG Albania kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar. Shtetasi Erald Ismaili deklaroi se megjithëse ishte pronar formal i kompanisë Eris Consulting, pronari i vërtetë i saj ishte Ajola Xoxa….

Kompania MEG Albania është ajo e cila mori në administrim landfillin e Sharrës, menjëherë pas vdekjes tragjike të minorenit Ardit Gjoklaj. Më pas kjo kompani themeloi edhe kompaninë tjetër Eco Recycling sëbashku me kompaninë Eco Tirana, e themeluar nga Bashkia Tiranë dhe famozja Amia Verona, e hetuar në Itali për lidhje me Ndranghettën. Në fund të këtyre transaksioneve hyri në lojë edhe kompania e Inceneratorit të Tiranës, me bekimin e plotë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

Deklarata:

Të nderuar qytetarë,

Janë bërë tashmë plot dy vite, që në mënyrë të pandërprerë ju kemi informuar nga kjo foltore për të gjithë dokumentacionin e dorëzuar pranë SPAK në lidhje me hetimin e aferës së shekullit, atë të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Për dy vite me rradhë, kemi depozituar pranë SPAK dokumenta, e-maile, komunikime në aplikacione të ndryshme, të cilat përbëjnë prova të pakundërshtueshmë që kjo aferë nuk është kryer nga disa individë anonimë, presta-nome të ndryshëm apo drejtorë të Bashkisë Tiranë të dalë në pension, por është afera personale e dy individëve, të evidentuar edhe nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj si pronarët faktikë, të cilët janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sot, në media janë publikuar të dhëna nga dosja hetimore e shtetasit Erion Veliaj. Citojmë ekzaktësisht: “Për rastin e shoqërisë MEG Albania, Erald Ismaili shpjegon se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda, klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marë lejen mjedisore… pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë MEG Albania kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.

Shtetasi Erald Ismaili deklaroi se megjithëse ishte pronar formal i kompanisë Eris Consulting, pronari i vërtetë i saj ishte Ajola Xoxa…”

Të nderuar qytetarë,

Kompania MEG Albania është ajo e cila mori në administrim landfillin e Sharrës, menjëherë pas vdekjes tragjike të minorenit Ardit Gjoklaj. Më pas kjo kompani themeloi edhe kompaninë tjetër Eco Recycling sëbashku me kompaninë Eco Tirana, e themeluar nga Bashkia Tiranë dhe famozja Amia Verona, e hetuar në Itali për lidhje me Ndranghettën.

Në fund të këtyre transaksioneve hyri në lojë edhe kompania e Inceneratorit të Tiranës, me bekimin e plotë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Pyetja që i drejtoj për të disatën herë Prokurorit të kësaj dosje, Dritan Prençi është: Përse nuk hetohet roli i dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, përkatësisht Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në këtë aferë korruptive?

Nëse prokurori Dritan Prençi, nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Deputetja e PS Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.

Nga kjo seli dhe nga kjo foltore, janë dhënë me qindra deklarata e janë bërë publike shumë fakte që tregojnë se vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, jo vetëm që nuk u zbardh kurrë nga organet e drejtësisë, por kjo ngjarje u përdor nga Erion Veliaj si alibi për pikënisjen e aferës korruptive në landfillin e Sharrës, fillimisht me shoqërinë MEG Albania dhe në fund me kompaninë fantazmë të Inceneratorit të Tiranës.

Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet.

Pronarët faktikë të Inceneratorit Tiranë Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin siç dikur shprehej vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi.

The post Belind Këlliçi: Ja kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Babai e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë

✇Albeu
By: V K

Një qytetar në Korçë, ka publikuar një video shqetësuese ku një vajzë e vogël që qan dhe tërhiqet zvarrë nga prindërit e saj.

Në videon, vajza e vogël duket e shqetësuar dhe e frikësuar, ndërsa prindërit e saj, të cilët janë të panjohur për momentin, e tërheqin atë me forcë.

I ati e ka kapur për flokësh dhe e tërheq zvarrë dhe nëna nga krahu.

Dëshmitari i cili ka dërguar videon, thotë se vajza kishte qenë duke qarë brenda qendrës tregtare, ndoshta për shkak të një blerjeje që ajo nuk e kishte mundur të realizonte.

Disa minuta më pas, ajo është tërhequr zvarrë përmes rrugës dhe drejt pazarit nga prindërit e saj.

“Dua ta hedhësh këtë robin në Korçë. Kishte 15 minuta afërsisht që nga qendra tregtare deri te pazari po dhunonte vajzën e vogël dhe po e tërhiqte zvarrë nga flokët. Se kuptova pse, por thjesht ishte brenda në qendrën tregtare që atje po qante dhe kur dolën nga aty po e tërhiqte zvarrë, Me shumë mundësi ka dashur të blejë ndonjë gjë dhe nuk ja ka marrë dhe ka nisur të qajë”, shkruan qytetari per JOQ.

 

The post E rëndë/ Babai e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë appeared first on Albeu.com.

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

✇Albeu
By: V K

Avokati i Popullit, ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës së paraburgimit.

Verifikimet janë fokusuar në shoqërimin e tij nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt një klinike private, ku ai iu nënshtrua disa analizave mjekësore.

Burime bëjnë me dije se Komisioneri për Parandalimin e Torturës pranë institucionit të Avokatit të Popullit, Ahmet Prenci, ka zhvilluar kontakt të drejtpërdrejtë me Veliajn për të marrë informacion mbi kushtet e trajtimit të tij dhe respektimin e të drejtave të njeriut në institucionin e paraburgimit.

Pak ditë më parë, në një reagim të gjatë në “Facebook”, Veliaj e quajti të qëllimshme dhe poshtëruese shoqërimin e tij me 30 efektivë, gjatë një ekzaminim të domosdosëm mjekësor në spital.

“Për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve”, tha Veliaj.

The post Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim appeared first on Albeu.com.

Rregullore e re për ndërtuesit, të marrin masa për kantieret/ Rama: Do të vijojmë konfiskimet, rrugës na del ndonjë i pacipë që…

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër mesazh, duke vënë theksin këtë herë tek kantieret e ndërtimit në zonat e banuara.

Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë në hapësirën e përbashkët, Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin.

“Kush ndërton pallat nuk mund të bëhet problemi i zonës. Duhet të marrë masa që zona përreth të mos e ndjejë fare ose ta ndjejë shumë pak. Kantiere të rrethuara, pa zaptim të trotuareve, me kalime për këmbësorët – këto janë gjëra bazike”, theksoi Kryeministri.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se së shpejti do të miratohet një rregullore e re për ndërtuesit, e cila do të përcaktojë detyrime të qarta për menaxhimin e kantiereve në zonat urbane.

Mosrespektimi i këtyre rregullave do të sjellë, sipas tij, masa drastike.

“Nuk po bëjmë vetëm një pastrim të platformave dhe tendave, por edhe një kontroll të kantierëve. Sepse kantieret nuk dalin në televizor, por janë një burim i përditshëm shqetësimi për qytetarët”, shtoi Rama.

Kryeministri përmendi edhe rezistencën që, sipas tij, vjen nga aktorë të ndryshëm që përpiqen të shmangin drejtësinë, duke përfshirë edhe vendime të dyshimta nga disa gjyqtarë.

“Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë. Edhe pse ndonjë i pacipë del e merr masa sigurie për pallate të ndërtuara pa leje që janë konfiskuar nga shteti. Kjo është një vepër penale, jo një mosmarrëveshje civile”, u shpreh ai, duke iu referuar një qëndrimi ndaj gjykatësit Hazbi Balliu, për të cilin postoi vetëm pak më parë në Facebook.

The post Rregullore e re për ndërtuesit, të marrin masa për kantieret/ Rama: Do të vijojmë konfiskimet, rrugës na del ndonjë i pacipë që… appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Zvicër/ Humbin jetën dy adoleshentë, drejtuesi një 16-vjeçar shqiptar

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Wohlenit në kantonin Aargau të Zvicrës.

Mediat lokale, bëjnë me dije se dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë, pasi automjeti Mercedes Benz me të cilin udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe u përplas me murin e një shtëpie.

Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në një zonë me kufizim shpejtësie prej 30 km/h.

Mjeti drejtohej nga një 16-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke kaluar përmes një kopshti, duke goditur një pemë dhe më pas duke u përplasur fort me murin e një banese.

Dy nga adoleshentët, njëri 16 dhe tjetri 19-vjeç, humbën jetën në vend, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës për t’i shpëtuar.

I plagosuri i tretë, një 19-vjeçar tjetër, shtetas zviceran nga kantoni i Cyrihut, ndodhej në sediljen e pasme dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, shkruan Lecanton27.ch

Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për shkaqet e aksidentit. 16-vjeçari që drejtonte makinën nuk posedonte një leje drejtimi.

Prokuroria publike ka urdhëruar marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës, ndërsa është konfirmuar se mjeti luksoz Mercedes i përkiste vëllait të të miturit.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane LeCanton27.ch dhe Blick.ch, të tre të rinjtë ishin banorë të rajonit dhe besohet se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të lartë se kufiri i lejuar për zonën.

Policia kantonale dhe prokuroria, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

The post Aksident tragjik në Zvicër/ Humbin jetën dy adoleshentë, drejtuesi një 16-vjeçar shqiptar appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

✇Albeu
By: V K

Ish-presidenti Ilir Meta, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datës 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve.

Meta, i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK, ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.

The post SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë

✇Albeu
By: V K

Me anë të një postimi në “Facebook” deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehet se prej 12 vitesh, qytetarët shqiptarë dëgjojnë të njëjtat premtime për reforma që do të përmirësojnë jetën e tyre, luftë kundër korrupsionit dhe investime të huaja që do të shpëtonin ekonominë, por realiteti, sipas saj është krejt ndryshe.

Gjithashtu, Jorida Tabaku vë në dukje se Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, tregon se bizneset në Shqipëri përballen çdo vit me të njëjtat probleme informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon realisht për qytetarët dhe jo që jeton me propagandë, duke kërkuar ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla të njëjta për të gjithë”, – shkruan mes të tjerash Tabaku.

The post Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë appeared first on Albeu.com.

Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

✇Albeu
By: V K

Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë.

Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh.
Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe si mund të ndikojë në funksionet tuaja bazë trupore.

1. Shkakton dhimbje të menjëhershme koke

Ashtu si akullorja që nganjëherë “godet” kokën me dhimbje të papritur, edhe uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë të njëjtin efekt. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të nervave të ndjeshëm në pjesën e pasme të qafës dhe shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje akute të përkohshme.

2. Nxit dehidratim, jo hidratim

Duket kundërintuitive, por uji i akullt mund të ngadalësojë përthithjen e lëngjeve. Trupi duhet fillimisht ta sjellë ujin në temperaturën e tij para se ta përdorë për funksionet hidratuese, duke vonuar procesin dhe nganjëherë duke e ngatërruar ndjesinë e etjes.

3. Ul ritmin e zemrës

Një konsum i befasishëm i ujit shumë të ftohtë mund të stimulojë nervin vagus, i cili ndikon drejtpërdrejt në ritmin e zemrës. Si reagim mbrojtës, zemra ngadalësohet përkohësisht, duke krijuar ndjesi marramendjeje apo rënie të energjisë, transmeton Telegrafi.

4. Pengon tretjen normale

Temperaturat e ulëta çojnë në tkurrjen e enëve të gjakut në stomak dhe zorrë, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke reduktuar efektivitetin e enzimeve tretëse. Rezultati? Fryrje, dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo vështirësi në përpunimin e ushqimit.

5. Rrit prodhimin e mukusit dhe mund të irritojë fytin

Një lëng i ftohtë stimulon prodhimin e tepërt të mukusit në fyt, si reagim i trupit për ta “ngrohur” atë. Kjo mund të çojë në ndjesi irritimi, zë të ngjirur apo dhimbje fyti të ngjashme me ato që përjetojmë në dimër.

6. Ju lodh më shumë se sa mendoni

Edhe pse fillimisht ju freskon, trupi shpenzon energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në nivel normal. Kjo përpjekje metabolike e panevojshme, në periudha të përsëritura, mund të ndikojë në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë gjatë ditës.

7. Rrezik për kapsllëk dhe ngadalësim të lëvizjes së zorrëve

Uji i ftohtë mund të ndikojë në ngurtësimin e ushqimit që ndodhet në sistemin tretës dhe të shkaktojë tkurrje të zorrëve, duke e bërë më të vështirë për trupin të lëvizë masën ushqimore në mënyrë të natyrshme, një nga shkaqet e zakonshme të konstipacionit.

Çfarë të bëni në vend të kësaj?

Zgjidhja nuk është të shmangni ujin, përkundrazi, hidrimi është thelbësor, sidomos në verë. Por në vend të ujit me akull, zgjidhni ujë në temperaturë ambienti ose të ftohur lehtë. Është më i sigurt për tretjen, zemrën dhe energjinë tuaj.

The post Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

✇Albeu
By: V K

Nga aksidenti që ndodhi më 24 korrik 2025, ku u lënduan gjashtë persona, një nga viktimat, një fëmijë, humbi jetën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se fëmija është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

“Është raportuar një aksident trafiku mes dy automjeteve me drejtues meshkuj, ku njëri është shtetas i huaj, ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale, në këtë incident kanë marrë lëndime gjashtë persona, përkatësisht tri femra dhe tri meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e njërit prej tyre, një fëmijë. Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

The post Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë appeared first on Albeu.com.

Gushti muaji i pushimeve/ Ja çfarë duhet të keni parasysh para se të niseni për udhëtimin e radhës

✇Albeu
By: V K

Gjatë muajit gusht, shumë prej nesh planifikojnë udhëtime për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Për të siguruar që pushimet të kalojnë pa probleme dhe me qetësi, ekspertët rekomandojnë disa hapa të rëndësishëm që duhet të keni parasysh para nisjes.

Planifikimi i udhëtimit, është baza e çdo pushimi të suksesshëm. Kontrolloni dokumentet si pasaporta, vizat dhe kartat e identitetit, dhe rezervoni paraprakisht transportin dhe akomodimin për të shmangur stresin në momentin e fundit.

Siguria dhe shëndeti janë prioritet.

Mos harroni të përgatitni një çantë për ndihme të parë dhe të merrni me vete ilaçet që i keni të nevojshme.

Kujdesuni për mbrojtjen ndaj diellit me krem me faktor të lartë ndaj rrezeve, sidomos gjatë qëndrimit në ambientet e jashtme.

Përzgjedhja e valixhes duhet të bëhet me kujdes, duke marrë parasysh klimën dhe aktivitetet e planifikuara. Mos e teproni me peshën e valixhes, por sigurohuni të keni me vete gjithçka thelbësore.

Sa i përket buxhetit, rekomandohet që të keni një sasi të mjaftueshme parash në dispozicion, si në formë cash ashtu edhe në karta bankare.

Njoftoni bankën për udhëtimin në mënyrë që karta të mos bllokohet dhe informohuni për kursin e këmbimit nëse udhëtoni jashtë vendit.

Një tjetër këshillë e rëndësishme, është te informoheni për destinacionin tuaj. Njihuni me zakonet lokale, kushtet e motit dhe numrat e emergjencës apo adresat e ambasadave për siguri më të madhe.

Siguria personale, duhet të jetë gjithmonë në vëmendje. Mos lini dokumentet dhe paratë në vende të dukshme dhe qëndroni në kontakt me familjarët ose miqtë për t’i informuar për planet e udhëtimit.

Në fund, ekspertët sugjerojnë të planifikoni pushimet me kohë për relaks dhe fleksibilitet, duke mos mbingarkuar programin për të shijuar çdo moment të udhëtimit.

The post Gushti muaji i pushimeve/ Ja çfarë duhet të keni parasysh para se të niseni për udhëtimin e radhës appeared first on Albeu.com.

Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në muajin gusht

✇Albeu
By: V K

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut.

Gjithashtu, Porja u shpreh se do të ketë vetëm dy valë të nxehti, por edhe rrebeshe.

Mes të tjerash ajo tha se, ditët e para të gushtit moti do të jetë i qëndrueshëm me net dhe mëngjese të freskëta, ndërsa termometri pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius.

“Rriten temperaturat, por nuk kemi temperatura ekstremisht të larta temperatura normale nata dhe mëngjesi do jenë të freskët deri në datat 4-5. Temperaturat rriten me 2 gradë, termometri ngjitet në 35 gradë. Në 5 gusht rrebeshe intensive në juglindje dhe gjysmën lindore të vendit dhe më pas gjysma e parë e gushtit pritet të jetë pa reshje. Gjysma e parë e gushtit parashikohet komode edhe nga temperatura dhe qëndrueshmëria e motit”, tha meteorologia.

Sipas saj, data 6 gusht nis rritja e temperaturave, ku parashikohen dy valë të nxehti me temperatura 39-40 gradë, por që nuk pritet të kalojnë 40-gradëshin.

“Nuk do ketë të krahasuar me korrikun, do të kemi dy valë të nxehti në datë 6 do të të kemi 4-5 ditë valë nxehtësie, ku termometri ngjitet në 39-40, por mundësitë për të kaluar 40-gradëhsin janë të ulëta. Vala tjetër nga data 12-17 gusht. Si muaj është shumë më i qetë dhe i butë se korriku dhe këto valë nxehtësie janë më të buta”, tha Porja.

Tanja Porja: Gjysma e dytë e muajit sjell paqëndrueshmëri, ndërsa nuk do të kemi ekstremitet gjatë gushtit për rajonin e Ballkanin.

The post Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në muajin gusht appeared first on Albeu.com.

Aksident në anë të rrugës në Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, një mjet humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona.

Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në anë të rrugës në Korçë-Ersekë, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilet po hetohen për “shpërdorim detyre” dhe “prerje e pa ligjshme e pyjeve”.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilet po hetohen për “shpërdorim detyre” dhe “prerje e pa ligjshme e pyjeve”.

Ndaj Byberit dhe Kërrnajës, togat e zeza vendosën masën e “Detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

Sipas avokatëve ndaj kryetarit dhe nënkryetarit kishte mbaruar afati 6 mujor i masës së sigurisë, duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.

Një seancë më parë, gjykata i la detyra prokurorit të pyesë ekspertët, të cilët kanë përcaktuar dënimin e shkaktuar nga hapja e një rruge në Bashkinë Tropojë.

Sipas Prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik “e-leje” pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.

Prokuroria thotë se:Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.

The post Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi appeared first on Albeu.com.

❌