❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara. Ky renditje [
]

The post Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë appeared first on BoldNews.al.

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit një rritje të qëndrueshme ekonomike në përqindje, duke u renditur shpesh në grupin e vendeve me ritmet më të larta në rajon. Megjithatë, ky sukses nominal fshihet pas një realiteti të pakëndshëm: rritja nuk po përkthehet në mirëqenie të prekshme për qytetarët. Sipas të dhënave më të fundit [
]

The post Rritja që nuk po sjell mirëqenie appeared first on BoldNews.al.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« EuropĂ«

Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po rriten shumĂ« shpejt, duke e ngushtuar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« hendekun me Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë është barazuar në vitin 2024.

Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 1% mĂ« tĂ« shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« ardhurat sipas metodĂ«s sĂ« fuqisĂ« blerĂ«se janĂ« sa 41% e mesatares sĂ« BE-sĂ«.

Ky vlerĂ«sim del nĂ« raportin e fundit të Eurostat, ku indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve pĂ«r vendin tonĂ« e kaluar nivelin 100% pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas 20 viteve.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 70% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a, pati një rritje të shpejtë, dhe në vitin 2024 çmimet u barazuan.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, të cilat shiten sa 131% e mesatares së BE-së, nga 120%, vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera dhe pijet janë rreth 20% më shtrenjtë se në BE, ndërkohë, më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

NĂ« krahasim me vendet e tjera tĂ« EuropĂ«s, çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« pothuajse tĂ« njĂ«jta sa nĂ« Gjermani, Portugali, Itali, ndĂ«rsa kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« se nĂ« SpanjĂ«, Çeki, Poloni, Bullgari.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër, Islandë dhe Norvegji, ndërsa më lirë janë në Turqia Rumani dhe Maqedoninë e Veriut.

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« EuropĂ« appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« EuropĂ«

✇Albeu
By: V K

Alesandro, turist nga Italia, duke dalĂ« nga njĂ« supermarket nĂ« TiranĂ«. I pyetur pĂ«r çmimet, ai shprehet disi i zhgĂ«njyer, pasi e kishte imagjinuar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend mĂ« tĂ« lirĂ«, “jo kaq tĂ« shtrenjtĂ«â€. “Sapo dolĂ«m nga supermarketi.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« ishim brenda, nuk patĂ«m kohĂ« tĂ« llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do tĂ« na kushtonin rreth 10-15 euro”, – tregon ai.

“MorĂ«m disa gjĂ«ra pĂ«r darkĂ«: njĂ« verĂ«, pije, pasta, mish, salcĂ« domatesh dhe perime pĂ«r sallatĂ«. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, nĂ« total, paguam rreth 35 euro, mĂ« shtrenjtĂ« sesa nĂ« BolonjĂ«â€, – shton Alesandro.

Elmor, një tjetër turist nga Britania ka bërë një koment në faqen Visit Albania për një supermarket në Golem.

“BlemĂ« (me peshĂ«) 5 domate, 3 qepĂ«, njĂ« kokĂ« sallatĂ« jeshile, njĂ« qese me patate tĂ« vogla dhe njĂ« spec jeshil
 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nĂ«se çmimi ishte i saktĂ«, dhe shitĂ«sja nisi tĂ« shtypte numrat nĂ« kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund tĂ« ishte e vĂ«rtetĂ«, apo jo!? Sot u futĂ«m edhe nĂ« njĂ« supermarket tjetĂ«r pĂ«r disa gjĂ«ra tĂ« vogla – asgjĂ« e madhe, asnjĂ« produkt britanik qĂ« normalisht kushton mĂ« shumĂ« – dhe pagova me kartë 

Mbi 14 paund!?. Zonja qĂ« na pret kĂ«tu na tha se nĂ« fakt Ă«shtĂ« mĂ« lirĂ« tĂ« hash nĂ« restorante sesa tĂ« pĂ«rpiqesh tĂ« gatuash vetĂ« nĂ« apartamentin me vetĂ«shĂ«rbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga viti 2005, kur njĂ«sia europiane e statistikave mat tĂ« dhĂ«nat, indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e ka lehtĂ« kaluar nivelin 100% (100.1%), qĂ« do tĂ« thotĂ« se çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 1% mĂ« tĂ« shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« ardhurat sipas metodĂ«s sĂ« fuqisĂ« blerĂ«se janĂ« sa 41% e mesatares sĂ« BE-sĂ«.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së.

Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

NĂ« krahasim me vendet e tjera tĂ« EuropĂ«s, çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« pothuajse tĂ« njĂ«jta sa nĂ« Gjermani, Portugali, Itali, ndĂ«rsa kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« se nĂ« SpanjĂ«, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2).

Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës./ Monitor

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« EuropĂ« appeared first on Albeu.com.

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

Eurostat, ka publikuar një raport lidhur me numrin e kërkesave për azil, për periudhën mars të vitit 2025.

Sipas këtij raporti, në mars të këtij viti pati 57 mijë e 925 azilkërkues (aplikantë për herë të parë), të cilët aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian. Duke e krahasuar këto vlera me marsin e vitit 2024, numri i azilkërkuesve ka shënuar një rënie prej 23%. Por, krahasuar me shkurtin e vitt 2025, ka një rënie prej vetëm 2%.

Numri më i lartë i azilkërkuesve nga Venezuela

Venezuela shënohet të ketë numrin më të madh të njerëzve të cilët kërkuan azil në mars të këtij viti. Rreth 8 mijë e 600 aplikantë për herë të parë u regjistruan nga Venezuela.

Në radhë të dytë vijnë afganët, 5 mijë e 650 të tillë dhe në vend të tretë bangladeshasit me 3 mijë e 145 azilkërkues.

Vendet që morën numrin më të lartë të kërkesave për azil

Sipas Eurostat, kanë qenë Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania ato të cilat morën numrin më të lartë të kërkesave për azil.

E para qëndron Spanja, me 13 mijë e 335 azilkërkues. Së dyti, vjen Franca me 10 mijë e 690 kërkesa për azil dhe së treti, Gjermania me 8 mijë e 975 azilkërkues.

Këto tre shtete, përbënin 78% e të gjitha kërkesave për azil për muajin mars 2025.

Shqetësues numri i lartë i azilkërkuesve të mitur, të pashoqëruar

Nga ky raport, shihet se është në trend rritës numri i azilkërkuesve të moshës së mitur, të cilët nuk janë të shoqëruar nga ndonjë i rritur.

Në muajin mars 2025, u shënuan plot 1 mijë e 595 të mitur azilkërkues, të pashoqëruar.

Pjesa më e madhe e këtyre të miturve ishin me prejardhje nga Siria, 250 të tillë. Më pas vinin nga Afganistani (240 të mitur), e së treti nga Venezuela (150 të mitur).

Vendi i BE-së që mori numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (485 të mitur), e ndjekur nga Spanja (330 të mitur) dhe Greqia (160 të mitur).

Në ulje statusi i mbrojtjes për azilkërkuesit

Teksa këta persona janë në kërkim të një vendi më të mirë, me standarte jetese më të larta, vendimet e qeverive të huaja nuk janë gjithnjë pozitive.

Sipas Eurostat, për tremujorin e parë të vitit 2025, vendet e Bashkimit Evropian u dhanë statusin e mbrojtjes vetëm 66 mijë e 315 azilkërkuesve. Ky numër, shënon rënien prej 33%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, kur u shënuan 99 mijë e 390 statuse të tilla.

Nga 66 mijĂ« e 315 azilkĂ«rkues qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar statusin e mbrojtjes nĂ« shkallĂ«n e parĂ«, 49% e tyre kanĂ« marrĂ« statusin “refugjat”, 26% atĂ« “humanitar” dhe 25% kanĂ« marrĂ« statusin “mbrojtje plotĂ«suese”.

Numri më i lartë i dhënies së statusit të mbrotjes shënohet nga Gjermania e cila e dha këtë status për 15 mijë e 590 persona. Në vend të dytë vjen Franca, që ka dhënë statusin e mbrojtjes për 12 mijë e 625 persona, ndërsa e treta është Spanja. Kjo e fundit ka dhënë statusin e mbrojtjes për 11 mijë e 565 azilkërkues.

Azilkërkuesit që morën këto statuse ishin kryesisht afganë (18 mijë e 500 azilkërkues). Numër të lartë azilkërkuesish që morën statusin e mbrojtjes u shënuan dhe nga Venezuela (8 mijë e 675 të tillë), si dhe nga Ukraina (4 mijë e 285 azilkërkues).

Këto shifra bëhen fjalë për tremujorin e parë të vitit 2025./TvKlan

The post Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025 appeared first on iconstyle.al.

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111.4  të burgosurish. Vendi ynë kryeson gjithashtu në rajon, i ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Numri i lartë i të burgosurve rrjedhimisht ka çuar në institucione të vuajtjes së dënimit të tejmbushura, në raport me shumicën e Europës.

“HerĂ« pas here kĂ«to limite arrihen dhe kalojnĂ« nĂ« mbingopje dhe kanĂ« shĂ«rbyer pĂ«r shfryrje amnistitĂ« e bĂ«ra. Numri i personave qĂ« janĂ« nĂ« vuajtje tĂ« dĂ«nimit Ă«shtĂ« i lartĂ«, por shpesh edhe mĂ« i lartĂ« Ă«shtĂ« numri i i atyre nĂ« paraburgim”, tha eksperti i sigurisĂ« Fatjon Softa.

Softa i cilëson si tendenca shqetësuese diskutimet mes Shqipërisë dhe disa vendeve perëndimore për transferimin e të burgosurve për të vuajtur dënimin në territorin shqiptar. Zvarritja e proceseve gjyqësore është një tjetër aspekt që ndikon në mbingarkesën në burgje.

“PĂ«rshpejtimi i kĂ«tyre procedurave Ă«shtĂ« njĂ« zgjidhje, por edhe masa tĂ« tjera sigurie alternative pĂ«r vepra qĂ« nuk kanĂ« rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ«â€, tha Softa.

Softa shprehet se krijimi i kushteve për vënien në funksion të burgjeve të hapura është një alternativë tjetër që i shërben uljes së ngarkesës në institucionet e vuajtjes së dënimit./rtsh

The post Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me më pak makina në Europë

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat dhe të përditësuara me popullsinë e Censit të vitit 2023, tregojnë se në fund të vitit të kaluar në vend ishin të regjistruara rreth 742 mijë automjete aktive, që përkthehet në 306 makina për çdo 1000 banorë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 176 automjete për 1000 banorë, dhe Maqedoninë e Veriut, me 264.

Por situata ndryshon në Tiranë. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend. Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Të dhënat i afrohen mesatares së Bashkimit Europian, që është rreth 550 makina për 1000 banorë. Megjithatë, kjo shifër nuk e reflekton realitetin e gjithë vendit, pasi zonat e tjera mbeten shumë më poshtë kësaj mesatareje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka pak makina për banor, por trafiku urban, veçanërisht në Tiranë, është gjithnjë e më problematik. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin urban, cilësinë e transportit publik dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore.

Vendi me numrin më të lartë, të mjeteve, është Italia, ku sipas Eurostat, janë 694 makina për 1000 banorë. Ndërkohë, vendet si Holanda, Suedia dhe Danimarka kryesojnë për përqindjen më të lartë të automjeteve elektrike, duke reflektuar një tjetër tendencë drejt teknologjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vendet lindore dhe qendrore të Europës kanë parë një rritje të shpejtë në motorizim gjatë dy dekadave të fundit. Rumania, për shembull, ka pasur rritjen më të lartë mesatare vjetore të makinave për banor, me +5.4% në vit, e ndjekur nga Polonia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Shqipëria ndër vendet me më pak makina në Europë appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të qëndrueshme, por jo mirëqenia

Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në Europë. Rreth 42 për qind e popullsisë, ose afro 1 milion qytetarë, përballen me një formë të rëndë përjashtimi social.

NĂ« kĂ«tĂ« renditje, pas ShqipĂ«risĂ« vijnĂ« Rumania, Turqia dhe Bullgaria, ndĂ«rsa vende si Çekia, Sllovenia dhe Holanda raportojnĂ« pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« varfĂ«risĂ« me mĂ« pak se njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e popullsisĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si ekonomike.

Raporti mat varfërinë në bazë të disa treguesve kyç, si:  vonesat në pagesat e qirasë apo kredive, pamundësia për të përballuar një shpenzim të papritur prej rreth 30 mijë lekësh,  pamundësia për të kryer pushime vjetore, për të blerë ushqim bazik si mish një herë në ditë, për të ngrohur banesën gjatë dimrit, apo për të zëvendësuar mobiljet e vjetra.

Këta tregues rezultojnë ndjeshëm më të lartë për Shqipërinë edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi përqindja e qytetarëve që përballen me kushte të vështira ekonomike qëndron nën 30 për qind.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të qëndrueshme, por jo mirëqenia appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024. Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

PĂ«r vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« popullsisĂ« nĂ« rrezik varfĂ«rie dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r ShqipĂ«ria, Rumania dhe Turqia kishin pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« larta.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme; Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./ Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri appeared first on Lapsi.al.

Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

✇Albeu
By: V K

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik, për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë, vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

PĂ«r vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda, kishin pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« popullsisĂ« nĂ« rrezik varfĂ«rie dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r ShqipĂ«ria, Rumania dhe Turqia kishin pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« larta.

 

 

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

The post Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri appeared first on Albeu.com.

EUROSTAT: Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë

✇Albeu
By: V K

Në Bashkimin Europian, në vitin 2023, personat e aftë për punë të moshës 20-64-vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë, sipas Eurostat.

Ky numër u referohet orëve, që njerëzit kanë punuar realisht në punën e tyre kryesore, në javën e referencës.

Orari mesatar i punës në javë, ndryshon ndërmjet vendeve të BE-së. Ato me javën më të gjatë të punës, ishin Greqia (39.8 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).

Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

Shqiptarët, punojnë me orët më të gjata në Europë

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Europë. Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja europiane.

Orët më të gjata janë në prodhim (46.5), bujqësi (44.8) e ndërtim (45.6) dhe më të ulëtat në administratë (40).

Pas Shqipërisë renditet Turqia me 43.1 orë.

Ballkani përgjithësisht punon më gjatë. Në mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2 dhe në Maqedoninë e veriut gati 40 orë.

Ndonëse shqiptarët rrinë më gjatë në punë, ata paguhen më pak se të gjithë, teksa si paga minimale ashtu dhe ajo mesatare janë më të ulëtat në rajon (nuk ka të dhëna për Kosovën).

Personat e punësuar sipas orëve mesatare të punës aktuale

Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve, punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë, në punën kryesore.

Diapazoni 40-44.5 i orĂ«ve aktuale tĂ« punĂ«s pĂ«rfaqĂ«son pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« shumicĂ«n e vendeve – me pĂ«rjashtim tĂ« IrlandĂ«s, FinlandĂ«s, BelgjikĂ«s, FrancĂ«s dhe DanimarkĂ«s, ku pjesa mĂ« e madhe e tĂ« punĂ«suarve, ishte nĂ« intervalin 35-39.5 orĂ« mesatare tĂ« punĂ«s nĂ« javĂ«.

I njëjti interval orësh (40 deri në 44.5), tregon gjithashtu dallimet më të mëdha midis vendeve.

Përqindjet më të mëdha, u regjistruan në Bullgari (82,2%), Rumani (80,2%) dhe Letoni (77,7%). Përqindjet më të ulëta, u gjetën në Belgjikë (16,1%), Francë (13,3%) dhe Danimarkë (10,6%)./ Monitor

The post EUROSTAT: Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë appeared first on Albeu.com.

Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve

Ndryshimi i çmimeve nĂ« vendin tonĂ« i matur me metodologjinĂ« e Eurostat po referon njĂ« vlerĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« inflacionit nĂ« muajt shkurt-mars 2025 nĂ« raport me matjet kombĂ«tare tĂ« INSTAT. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi nĂ« shkurt 2.5 pĂ«r qind nĂ« mars, teksa indeksi i brendshĂ«m i çmimeve tĂ« konsumit rezultoi 2.1% [
]

The post Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve appeared first on BoldNews.al.

EUROSTAT: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025. Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga [
]

The post EUROSTAT: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë appeared first on BoldNews.al.

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

✇Albeu
By: V K

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri, nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse.

Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.

Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. Ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.

Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.

Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

Europa
MĂ« 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-sĂ« kishin njĂ« pagĂ« minimale kombĂ«tare. Ka 5 vende tĂ« BE-sĂ« pa njĂ« pagĂ« minimale kombĂ«tare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnĂ« shumĂ« nĂ« BE: nga 551 € nĂ« Bullgari nĂ« 2 638 € nĂ« Luksemburg.

Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

Bazuar nĂ« pagat e tyre minimale mujore bruto kombĂ«tare tĂ« zbatueshme mĂ« 1 janar 2025, tĂ« shprehura nĂ« euro (€), vendet e BE-sĂ« nĂ« fjalĂ« mund tĂ« klasifikohen nĂ« 3 grupe tĂ« ndryshme (shih FigurĂ«n 1, vendet jo anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« tregohen veçmas):

Mbi 1 500 euro nĂ« muaj: Ky grup pĂ«rfshin Luksemburgun, IrlandĂ«n, HolandĂ«n, GjermaninĂ«, BelgjikĂ«n dhe FrancĂ«n. Pagat e tyre minimale kombĂ«tare varionin nga 1 802 € nĂ« FrancĂ« nĂ« 2 638 € nĂ« Luksemburg.

Nga 1 000 € nĂ« 1 500 € nĂ« muaj: Ky grup pĂ«rfshin SpanjĂ«n, SlloveninĂ«, PoloninĂ«, LituaninĂ«, PortugalinĂ« dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombĂ«tare ishin midis 1 000 € nĂ« Qipro dhe 1 381 € nĂ« SpanjĂ«.

NĂ«n 1000 € nĂ« muaj: Ky grup pĂ«rfshin KroacinĂ«, GreqinĂ«, MaltĂ«n, EstoninĂ«, ÇekinĂ«, SllovakinĂ«, RumaninĂ«, LetoninĂ«, HungarinĂ« dhe BullgarinĂ«.

Pagat e tyre minimale kombëtare, varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci.

PĂ«r referencĂ«, paga minimale federale nĂ« Shtetet e Bashkuara Ă«shtĂ« 1 210 € nĂ« muaj./Monitor

The post Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore

Të dhënat e EUROSTAT për trafikimin e qenieve njerëzore e rendisin Shqipërinë në krye të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për numrin më të lartë të personave të përfshirë në këtë formë shfrytëzimi.

Për vitin 2023, sipas Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, 51 persona nga Shqipëria janë përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Pas Shqipërisë, renditet Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Në Bashkimin Europian Italia dhe Franca janë dy shtetet me numrin më të lartë të personave të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Në vitin 2023 në BE u regjistruan 10793 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Gati dy të tretat e tyre ishin gra ose vajza.

Në mesin e tyre 1 viktimë rezulton me origjinë shqiptare.

Format e shfrytëzimit më të përhapura ne kontinentin europian janë ato për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Më pak ka viktima të trafikuara për qëllime të tjera, si heqja e organeve, trafikimi i të tjerëve etj./Tv Klan

The post Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Të rinjtë shqiptar jetojnë me prindërit, të dytët pas Malit të Zi

Të rinjtë shqiptarë, largohen nga trungu familjar, vetëm kur u duhet të emigrojnë ose të shkojnë për të studiuar jashtë qytetit të tyre të lindjes.

Një raport i Eurostat nxjerr në pah se 60% e të rinjve në Ballkan jetojnë me prindërit e tyre. Shqipëria renditet e dyta, pas Malit të zi, me 65.6% e të rinjve që jetojnë me familjarët e tyre në një banesë.

Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2021. Mali i Zi kryeson me 68.8% me të dhënat për vitin 2022.

 “GjithmonĂ« e mĂ« pak tĂ« rinjtĂ« kanĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« banesĂ« tĂ« tyren, pasi çmimet e banesave janĂ« tĂ« larta dhe politikat mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r tĂ« rinjtĂ« janĂ« tĂ« pakta. Edhe faktori kulturor ka njĂ« element pĂ«rcaktues, pĂ«r familjen shqiptare, sa mĂ« pranĂ« tĂ« jetojĂ« fĂ«mija me familjen, aq mĂ« i sigurt ndihet dhe aq mĂ« shumĂ« familja luan kohezionin e saj”,-tha sociologia Entela Binjaku.

Shpeshherë prindërit bëjnë krahasime me fëmijët, kur vetë ata kanë qenë në moshën e tyre. Edhe pse ka shumë ndryshme, si në aspektin shoqëror dhe atë social, përsëri, ky zhvillim, po ndikon tek të rinjtë e ditëve të sotme.

“18-19-vjeçarĂ«t e para 40 viteve, ishin mĂ« tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« punuar, pĂ«r tĂ« sakrifikuar, mĂ« tĂ« varfĂ«r, por me njĂ« nivel tĂ« lartĂ« angazhimi ndaj familjes dhe vetĂ«pĂ«rmirĂ«simit, edukatĂ«s dhe normave familjare. Merrnin mĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ«si mbi supe, tĂ« natyrĂ«s familjare, martoheshin dhe pĂ«rballeshin me shumĂ« vĂ«shtirĂ«si, ndĂ«rsa sot tĂ« rinjtĂ« janĂ« mĂ« egoistĂ« dhe sakrificat janĂ« mĂ« tĂ« pakta”,-tha Binjaku.

Megjithatë faji nuk u mbetet vetëm të rinjve dhe familjeve, por dhe politikave sociale që duhet tu vijnë në ndihmë këtyre të rinjve. Duke mos pasur këto lehtësira sidomos në aspektin financiar, ekspertët thonë se do të vijojmë të jemi në këto nivele.

“Kostot e jetesĂ«s janĂ« tĂ« larta, pagat janĂ« tĂ« ulĂ«ta. TĂ« rinjtĂ«, 18-19 vjeç, kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« komoditet dhe rehatinĂ« e vet, dhe janĂ« mĂ« pak tĂ« gatshĂ«m tĂ« bĂ«jnĂ« sakrifica pĂ«r lirinĂ« e tyre”,-shtoi ajo.

Raporti nxjerr në pah të dhëna nga viti 2021 e deri në 2024 për disa shtete. Ajo që bie në sy është se në Evropën Perëndimore, përqindja e të rinjve që qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre është relativisht e ulët, duke filluar nga 11% në Holandë në 40% në Irlandë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek qytetarët e moshës 25-34 vjeç, bashkëjetesa me prindërit është rreth 19.2%.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Të rinjtë shqiptar jetojnë me prindërit, të dytët pas Malit të Zi appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

✇Albeu
By: V K

Vitet e fundit, ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.

Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.

Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria.

Edhe në vitin 2022 emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).

Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun).

Më pas, tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.

Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022, kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.

Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).

Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë.

Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34-vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50-vjeç.

 

 

Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023. Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune.

Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34-vjeç, me dominim të 25-30-vjeç.

E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.

Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, ç`ka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e

Bashkimit Europian është edhe më i lartë sesa raportohet.

Sipas Eurostat, në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende (shih shënimin metodologjik).

Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.

Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.

Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).

Nga ana tjetër, Slovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7)./MONITOR

The post Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE appeared first on Albeu.com.

“Net qĂ«ndrimet, ShqipĂ«ria rritjen mĂ« tĂ« madhe nĂ« EuropĂ«â€/ Eurostat: Vitin e kaluar u regjistruan 7. 4 milionĂ« net qĂ«ndrime

Shqipëria ka regjistruar një boom turistik gjatë vitit 2024 jo vetëm në shifrën e turistëve të huaj që ka pritur  por edhe përsa u përket netëqëndrimeve.

Eurostat ka publikuar të dhënat të cilat konfirmojnë se Shqipëria është vendi që ka pasur  rritjen më të fortë të netëqëndrimeve të turistëve gjatë 2024 nëse e krahasojmë me vendet e tjera europiane.në total vizitorët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë 7.4 milinë netëqëndrime.

Nëse vërejmë shifrat krahasuar me vitin 2023 vendi ynë ka rritjen më të fortë me rreth 24%.Shqipëria rezulton me një rritje më të shpejtë  edhe nëse e krahasojme me vende të cilat janë të njohura për turizmin si Spanja ,Greqia apo Italia. Ndërsa janë lënë pas pothuajse të gjitha vendet e rajonit si Mali i Zi ,Kroacia, Serbia apo Maqedonia e Veriut.

Shqipëria  priti 11.7 milionë turistë të huaj gjatë vitit të kaluar  me një rritje prej 15.2% më shumë nëse e krahasojmë me vitin 2024.

Ndërsa ekonomia vlerësohet se ka përfituar rreth 4.5 miliardë euro në total. Gjatë vitit të kaluar  është shënuar një konsolidim I të huajve që kanë vizituar Shqipërinë nga vende si Gjermania, Franca  apo Spanja./abcnews.al

Eurostat: Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare, ja çfarë do të thotë

✇Albeu
By: V K

Sipas metodologjie sĂ« Eurostat, inflacioni nĂ« muajin janar, ishte shumĂ« mĂ« i lartĂ« se matjet kombĂ«tare. Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit (EUROSTAT), nĂ« muajin Janar 2025 Ă«shtĂ« 2,4%, ndĂ«rsa sipas matjeve tĂ« brendshme (INSTAT) inflacioni i janarit ishte 1.9%.

Rritja mĂ« e madhe e çmimeve prej 5,8% vĂ«rehet nĂ« grupin “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” me 3,6%, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “ShĂ«rbimi arsimor” me 1,7%, “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 1,5%, “ShĂ«ndeti” dhe “Komunikimi” me 1,2% secili, “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 0,9%.

Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “Transporti” u ulĂ«n me 1,1%. NĂ« muajin Janar 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit Ă«shtĂ« 0,4%.

Ky ndryshim Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve tĂ« grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” me 0,5%, “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 0,4%, “ShĂ«ndeti” dhe “Transporti” me 0,1% secili. Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ u ulĂ«n me 0,4%, pasuar nga grupi “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” 0,1%.

Nga vendet europiane çmimet më të larta ishin në Hungari dhe Rumani dhe Kroaci ( shikon grafikun bashkëngjitur) ndërsa niveli më i ulët ishte ne Zvicër, Danimark, Itali.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit tĂ« çmimeve me pakicĂ« tĂ« mallrave dhe shĂ«rbimeve nga pikĂ«pamja e strukturĂ«s sĂ« shpenzimeve tĂ« cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnĂ« pĂ«r konsumin final nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«.

IHÇK pĂ«rdoret pĂ«r monitorimin e lĂ«vizjes sĂ« çmimeve me pakicĂ« nĂ« vendet Evropiane, duke krahasuar pĂ«rqindjen e inflacionit ndĂ«rmjet vendeve tĂ« EvropĂ«s dhe si inflacion zyrtar i BankĂ«s Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve nĂ« Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, po mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm.

Indeksi i Çmimeve tĂ« Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) janĂ« hartuar pĂ«r tĂ« matur ndryshimin e nivelit mesatar tĂ« çmimeve tĂ« paguara pĂ«r konsumin e mallrave dhe shĂ«rbimeve nga tĂ« gjithĂ« familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri. IÇK dhe IHÇK pĂ«rdoren si matĂ«s tĂ« inflacionit tĂ« konsumit.

IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar nĂ« çmimet e mbledhura nĂ« tĂ« njĂ«jtat njĂ«si tregtare, pĂ«rdorin tĂ« njĂ«jtĂ«n klasifikim tĂ« produkteve dhe ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n metodologji tĂ« hartimit tĂ« indeksit, por IÇK Ă«shtĂ« matĂ«si zyrtar i inflacionit nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa IHÇK pĂ«rdoret pĂ«r monitorimin e lĂ«vizjes sĂ« çmimeve me pakicĂ« nĂ« vendet Evropiane, duke krahasuar pĂ«rqindjen e inflacionit ndĂ«rmjet vendeve.

IÇK pĂ«rmban 331 produkte, ndĂ«rsa IHÇK pĂ«rmban 329 produkte./ Monitor

The post Eurostat: Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare, ja çfarë do të thotë appeared first on Albeu.com.

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

✇Albeu
By: V K

Në vitin 2002, Shqipëria dheTurqia, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht.

Të dhënat e fundit të Eurostat, referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, nga 8.1 që ishin në vitin 2002.

Zbrazja nga të rinjtë e ka rritur shumë shpejt varësinë ndaj të moshuarve. P.sh., në BE, në vitin 2022, varësia e të moshuarve ishte 23,8%, ndërsa në vitin 2024, 33,9%.

Në 22 vite, raporti i varësisë së të moshuarve u rrit me 10,1% në BE, ndërsa në Shqipëri me 18 pikë. Tani, pas Shqipërisë, janë së paku edhe 16 vende që kanë raporte varësie më të ulët të të moshuarve ndaj forcës së punës.

Në shkallë europiane, Italia, Bullgaria dhe Portugalia kanë varësinë më të lartë të të moshuarve, me 38%, ndërsa, në anën tjetër, Turqia, Luksemburgu, Islanda dhe Irlanda kanë varësinë më të ulët.

Kur raporti i varësisë së të moshuarve rritet, do të thotë se numri i personave mbi 65 vjeç po rritet në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Kjo krijon presion mbi sistemin e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor, pasi më pak punonjës duhet të mbështesin një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Gjithashtu, mund të ngadalësojë rritjen ekonomike për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe uljes së konsumit.

Për të përballuar këtë situatë, vendet shpesh zgjasin moshën e pensionit, inkurajojnë punësimin e të moshuarve dhe përpiqen të tërheqin më shumë emigrantë ose të nxisin lindshmërinë. Nëse nuk merren masa efektive, një raport i lartë i varësisë së të moshuarve mund të bëhet një sfidë serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe sociale të një vendi.

Bashkitë me më shumë të moshuar

TĂ« dhĂ«na tĂ« brendshme nga Censi 2023 tregojnĂ« se, nĂ« shumicĂ«n e bashkive, gama e shĂ«rbimeve pĂ«r tĂ« moshuarit duhet tĂ« rritet – referojnĂ« tĂ« dhĂ«nat e reja tĂ« censit. P.sh., nĂ« 19 bashki tĂ« vendit, gati njĂ« e treta, varĂ«sia e tĂ« moshuarve (popullsia mbi 65 vjeç, nĂ« pĂ«rqindje tĂ« grupmoshĂ«s 15–65 vjeç) Ă«shtĂ« mbi 40–64%.

Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit dhe Dropullit kanë varësinë e moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Raporti i varësisë së të moshuarve në shkallë kombëtare ishte 30%, por në të paktën 42 bashki ky raport është më i lartë se 30%.

Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona, sipas Censit 2023, me një rritje prej 49% nga Censi 2011. Rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët.

Grupi i popullsisĂ« 85–89 vjeç arriti nĂ« 26,443 persona nĂ« Censin 2023, nga 14,738 nĂ« 2011, me njĂ« rritje prej 79%. Struktura e popullsisĂ« tregon rĂ«nie dyshifrore nĂ« moshat 0 deri nĂ« 54 vjeç, ndĂ«rsa rritja nis pĂ«r grup-moshat 55 deri nĂ« 100 vjeç.

Grup-moshat nĂ« moshĂ« pensioni janĂ« rritur me ritme shumĂ« tĂ« larta. Grup-mosha 80–84 vjeç ishte grupmosha e dytĂ« me rritjen mĂ« tĂ« madhe, 75%, ndĂ«rmjet Censit 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë punë është reduktuar me 18% ndërmjet Censit 2011 dhe 2023, por gati një e katërta e saj është e përqendruar në Tiranë.

Raporti i varësisë nga mosha tregon se sa shumë mbështetje nga popullsia në moshë punë ofrohet për të rinjtë dhe/ose për të moshuarit, duke matur madhësinë relative të këtyre grupeve krahasuar me numrin e punëtorëve.

Europa

Raportet e varësisë sipas moshës përdoren për të analizuar nivelin e mbështetjes që popullsia në moshë pune ofron për të rinjtë dhe/ose të moshuarit. Këto raporte shprehin madhësinë relative të popullsisë së re dhe/ose të moshuarve krahasuar me popullsinë në moshë pune.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9%. Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65-vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune.

NdĂ«r vendet e BE-sĂ«, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7% nĂ« Luksemburg dhe 23.6% nĂ« IrlandĂ« – ku pĂ«r çdo person mbi 65-vjeç kishte pothuajse 5 persona nĂ« moshĂ« pune – deri tek maksimumi prej 38.4% nĂ« Itali, 38.2% nĂ« Bullgari dhe 38.2% nĂ« Portugali, ku pĂ«r çdo person mbi 65 vjeç, ishin mĂ« pak se 3 persona nĂ« moshĂ« pune.

Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4% në 2023 në 33.9% në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant./ Monitor

The post Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re appeared first on Albeu.com.

❌