Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Danimarka masa të ashpra kundër imazheve “deepfake”

KOPENHAGË, 11 korrik /ATSH/ – Qeveria daneze do të ashpërsojë masat kundër krijimit dhe shpërndarjes së imazheve të rreme “deepfake” të gjeneruara nga inteligjenca artificiale – duke ndryshuar ligjin e të drejtave të autorit – për të garantuar që çdo individ të ketë të drejtën mbi trupin, tiparet dhe zërin e tij, sipas “The Guardian”.

Qeveria daneze tha se do të forcojë mbrojtjen kundër imitimeve digjitale të identitetit të njerëzve – në atë që besohet të jetë ligji i parë i këtij lloji në Evropë.

Pas një marrëveshjeje të gjerë mes partive politike, Ministria e Kulturës planifikon të paraqesë një propozim për konsultim para pushimeve të verës dhe më pas ta dorëzojë për miratim në vjeshtë.

“Projektligji dërgon një mesazh të qartë se të gjithë kanë të drejtë mbi trupin, zërin dhe tiparet e tyre, gjë që duket se nuk mbrohet nga ligji aktual kundër IA-së gjenerative”, tha ministri danez i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt.

Kjo masë, që besohet të ketë mbështetjen e rreth 90% deputetëve, vjen mes zhvillimeve të shpejta të teknologjisë së IA-së – e cila e ka bërë më të lehtë se kurrë krijimin e një imazhi, videoje ose audioje të rreme që imiton dikë tjetër. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post Danimarka masa të ashpra kundër imazheve “deepfake” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Zelensky në vizitë të papritur në Danimarkë

KOPENHAGË, 3 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një vizitë të papritur në Danimarkë.

Komisioni Evropian, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, po viziton aktualisht qytetin e dytë më të madh të vendit – për të inauguruar së bashku presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së të Danimarkës me qeverinë daneze.

“Zelensky ka planifikuar një takim me mbretin danez Frederik X”, sipas informacionit nga zyra e kryeministres Mette Frederiksen.

Gjatë takimit me kryeministren, Frederiksen, shefen e BE-së, Von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa, diskutimet pritet të përqendrohen në mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi rus në shkallë të plotë.

Pritet gjithashtu të diskutohet një rrugë e mundshme drejt anëtarësimit në BE.

“Ukraina i përket BE-së, gjë që është në interes si të Danimarkës ashtu edhe të Evropës”, tha Frederiksen më herët.

Takimi do të trajtojë gjithashtu rritjen e mbështetjes ushtarake për vendin, bashkëpunimin me industrinë mbrojtëse ukrainase dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, njoftoi një ditë më parë se kompanitë ukrainase të mbrojtjes së shpejti do të prodhonin armë dhe municione në Danimarkë.

Ai tha se diskutimet për këtë çështje po zhvillohen aktualisht me qeverinë ukrainase.

Danimarka mori presidencën e rradhës të BE-së nga Polonia në fillim të muajit.

Nën moton “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”, fqinji verior i Gjermanisë synon të përqendrohet kryesisht në çështjet e sigurisë dhe konkurrueshmërinë e BE-së gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. //a.i/

The post KOPENHAGË – Zelensky në vizitë të papritur në Danimarkë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Danimarka merr presidencën e BE-së me fokus qëndrimin e ashpër ndaj migracionit

KOPENHAGË, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Danimarka, kampione e një politike të rreptë migracioni që është përhapur në të gjithë Evropën, synon të përdorë presidencën e saj të Bashkimit Evropian, që fillon sot, për të shtrënguar më tej trajtimin e azilkërkuesve dhe mjetet ligjore.

”Politika e migracionit është e lidhur me sigurinë (…) ne duhet të kemi një Evropë më të sigurt, të qëndrueshme dhe të fuqishme dhe ky nuk është realisht rasti nëse nuk kontrollojmë flukset në Evropë”, tha ministrja daneze për Çështjet Evropiane Marie Bjerre, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës së ardhshme.

Kryeministrja Mette Frederiksen vendosi tonin gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Berlin dhe synon të ndërmarrë veprime në dy fronte: dhënien jashtë të kërkesave për azil dhe kufizimin e fushëveprimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

“Ne kemi nevojë për zgjidhje të reja për të zvogëluar fluksin në Evropë dhe për të kthyer në mënyrë efektive ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet tona”, tha ajo, duke u përballur me kancelarin Friedrich Merz, i cili po vlerësonte “modelin” danez.

Danimarka, ku përqindja e njerëzve me origjinë të huaj u rrit nga 3,3% në 16,3% midis viteve 1985 dhe 2025, e justifikon dëshirën e saj për të kufizuar pranimin e migrantëve për të ruajtur një shtet bujar të mirëqenies.

Në të njëjtën kohë, nevoja e saj për punë të huaj është rritur ndjeshëm, me numrin e lejeve të punës të lëshuara që është dyfishuar në më pak se 10 vjet, por këto mund të revokohen shpejt.

– Situatë skizofrenike –

Në Danimarkë, refugjatëve u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare e rinovueshme dhe ata nxiten të kthehen sapo autoritetet të vlerësojnë se nevoja për mbrojtje nuk ekziston më.

“Refugjatët pritet të integrohen ndërsa janë gati të largohen në çdo moment (…) një situatë mjaft kontradiktore ose skizofrenike”, tha studiuesja Marie Sandberg, drejtoreshë e Qendrës për Kërkime të Migracionit (AMIS) në Universitetin e Kopenhagës.

“Hulumtimet e fundit kanë treguar se theksi në rritje në politikat e kthimit dhe mbrojtjen e përkohshme, si dhe kërkesat e larta për qëndrim të përhershëm, krijojnë një peizazh shumë, shumë të vështirë integrimi për të sapoardhurit në shoqërinë daneze”, vazhdon ajo.

Në verën e vitit 2020, 200 sirianëve iu revokuan lejet e qëndrimit me arsyetimin se “situata aktuale në Damask nuk justifikon më një leje qëndrimi ose zgjatjen e saj”.

Që nga zgjedhja e saj si udhëheqëse e social-demokratëve danezë, 10 vjet më parë, Mette Frederiksen ka ndryshuar kursin e partisë së saj për këtë çështje duke ndjekur gjurmët e qeverive të mëparshme të krahut të djathtë të mbështetura nga e djathta ekstreme.

Ajo e ka përshkruar vazhdimisht imigracionin jo-perëndimor si “sfidën më të madhe” me të cilën përballet Danimarka.

Në vitin 2024, ajo mbështeti një deputet, Frederik Vad, i cili pretendoi se disa emigrantë të integruar mirë ndonjëherë “minojnë” shoqërinë daneze nga brenda.

“Nga ana kulturore, ne jemi një vend social dhe i relaksuar dhe për ndonjë arsye, myslimanët janë perceptuar, dhe ende perceptohen, si një lloj kërcënimi për këtë kulturë liberale”, ankohet Michala Bendixen, kryetare e organizatës “Refugees Welcome”.

– Ruanda –

Danimarka, një kampione e pranimit të “zero” refugjatëve, pranoi 860 aplikime në vitin 2024, gati 13 herë më pak se në vitin 2015, dhe Frederiksen mbështet dhënien jashtë të kërkesave për azil dhe aplikantëve të tyre.

Dy vjet më parë, qeveria e saj pezulloi planin e saj për të transferuar azilkërkuesit e saj jashtë Evropës, ndoshta në Ruandë, për të provuar të gjente një zgjidhje të përbashkët me Bashkimin Evropian për të organizuar këtë transferim.

”Edhe pse përpjekjet për dhënie jashtë nga shtetet evropiane kanë dështuar të gjitha, do të ketë një përpjekje evropiane për të bërë diçka në lidhje me këtë gjatë presidencës daneze”, thekson Bendixen.

Në një front tjetër, Danimarka i është bashkuar Italisë dhe shtatë vendeve të tjera në thirrjen për një riinterpretim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi Migracionin, duke argumentuar se ndonjëherë mbron “njerëzit e gabuar”.

“Ne ishim krenarë që ishim ndër vendet e para që nënshkruan Konventën e OKB-së për Refugjatët të vitit 1951, dhe gjithashtu kemi qenë pjesë e programit të zhvendosjes së UNHCR-së që nga fundi i viteve 1980. Megjithatë, (…) Danimarka duket e gatshme të testojë kufijtë e konventave”, këmbëngul Sandberg./  a.jor.

The post KOMENT – Danimarka merr presidencën e BE-së me fokus qëndrimin e ashpër ndaj migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ukraina kërkon mbështetje nga aleatët perëndimorë për armë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve perëndimore të ndajnë nga 0.25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ta ndihmuar shtetin e tij në rritjen e prodhimit të armëve.

Ai njoftoi, po ashtu, se Ukraina planifikon që gjatë verës të nënshkruajë marrëveshje për ta nisur eksportimin e teknologjive të prodhimit të armëve.

Zelensky bëri të ditur se shteti i tij është në bisedime me Danimarkën, Norvegjinë, Gjermaninë, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe me Lituaninë për të nisur prodhim të përbashkët të armëve.

Thirrja e Zelenskyt u adresua pasi Ukraina u përball me sulme të rënda ruse gjatë kësaj jave.

 

KOPENHAGË – Parlamenti danez ratifikon paktin e mbrojtjes me SHBA-në pavarësisht tensioneve për Groenlandën

KOPENHAGË, 11 qershor /ATSH-DPA/- Parlamenti i Danimarkës ratifikoi sot një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak, duke i lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të krijojnë baza në tokën daneze, të stacionojnë trupa dhe të ruajnë pajisje ushtarake, sipas agjencisë daneze të lajmeve “Ritzau”.

Marrëveshja, e nënshkruar në dhjetor 2023 – para rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së – është bërë gjithnjë e më e diskutueshme ndërsa marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kopenhagës janë ftohur.

Tensionet shpërthyen kur Trump hodhi sërish idenë e mandatit të tij të parë – për të marrë kontrollin e Groenlandës – një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës që presidenti i SHBA-së beson se ka vlerë strategjike ushtarake.

Duke nënvizuar këto ambicie, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance vizitoi bazën ushtarake amerikane në Pitufik në Groenlandën veriore në mars, ku ai kritikoi aleatin e NATO-s, Danimarkën, për investim të pamjaftueshëm në popullin dhe sigurinë e territorit.

Pakti i Mbrojtjes ka tërhequr kritika në Danimarkë, veçanërisht nga partitë e krahut të majtë dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Kundërshtarët thanë se marrëveshja mund t’u japë forcave amerikane autonomi të tepruar në tokën daneze duke kufizuar mbikëqyrjen nga autoritetet daneze.

Kryeministrja Mette Frederiksen e mbrojti marrëveshjen, duke i quajtur lidhjet e ngushta me SHBA-në jetësore – në klimën aktuale gjeopolitike.

“Problemi nuk është përfshirja e tepërt e SHBA-së në Evropë,” tha ajo.

“Përkundrazi, rreziku është që SHBA-ja të tërheq trupat e saj dhe të ndërpresë mbështetjen për Ukrainën”, theksoi Mette. //a.i/

The post KOPENHAGË – Parlamenti danez ratifikon paktin e mbrojtjes me SHBA-në pavarësisht tensioneve për Groenlandën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

DANIMARKË- Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë. Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

“…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze. Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.

Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”.

Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur. Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar. Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës. Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore. Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro. Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut. Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare. Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./REL

The post Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027 appeared first on Lapsi.al.

​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Në maj të vitit të kaluar është miratuar në Kuvend të Kosovës, marrëveshja me Danimarkën për transferimin e 300 të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Gjilan. Organizata të të drejtave të njeriut dhe monitorues të institucioneve korrektuese, shprehin shqetësimin për mungesë transparence gjatë kësaj periudhe. Ata thonë se ende nuk dihet se ku do të transferohen 200 të paraburgosurit që aktualisht ndodhen në këtë institucion.

Në raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut të Amnesty International një kapitull i kushtohet Kosovës.

Raporti përmend edhe marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të transferuar në Kosovë të burgosurit danezë në 300 qeli, duke theksuar konsultimet e kufizuara publike dhe hapësirën e pamjaftueshme në burg.

Fatmire Haliti, e cila është juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se nuk ka pasur asnjëherë diskutim publik lidhur me këtë marrëveshje.

Ajo thekson se nuk dihet se në cilat qendra korrektuese do të transferohen të paraburgosurit në Gjilan.

“Ne kemi bërë disa kërkesa, disa thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të diskutohet se ku do të vendosen ata persona dhe ende askund nuk ka pasur ndonjë përgjigje apo ndonjë prononcim publik se ku do të dërgohen 200 të burgosurit që gjenden në Gjilan. Për shkak se numri prej 200 të paraburgosurve për t’u transferuar në një qendër tjetër të ngjashme të paraburgimit në rrethanat aktuale në të cilat gjendet sistemi korrektues në Kosovë nuk ka vende të mjaftueshme.

E kemi përsëritur disa herë dhe prapë e përsërisim ka vende të lira në institucionet korrektuese por në bazë të legjislacionit dhe standardeve të drejtave të njeriut, këto vende të lira që gjenden në qendrat korrektuese janë për kategori të tjera, janë për persona të dënuar me vendim të gjykatës, janë për gra të dënuara në hapësira që ka të mjaftueshme, po ashtu janë edhe disa vende të lira në qendrën korrektuese për të mitur, gjithashtu edhe në burgun e sigurisë së lartë. Janë institucione të cilat nuk janë adekuate për zhvendosjen e 200 të burgosurve nga qendra e paraburgimit në Gjilan. Dhe kjo ka qenë një prej shqetësimeve që kemi adresuar, mirëpo deri më tani nuk kemi pasur ndonjë përgjigje apo ndonjë komunikim se si është menduar”, thotë ajo.

Marrëveshja me Danimarkën është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në maj të vitit të kaluar. Por, gjatë kësaj kohe ka munguar transparenca, thotë Haliti për kp.

“Në aspektin ligjor është e zbatueshme si marrëveshje, por në aspektin praktik nuk ka ndonjë informacion se ku janë me procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Në bazë të disa deklaratave të zyrtarëve të institucioneve korrektuese shihet që ka një bashkëpunim të ndërsjellë mes Kosovës dhe Danimarkës, pra zyrtarëve përkatës, kanë vizita reciproke shtetet mes vete. Mirëpo, në aspektin praktik ende nuk ka asnjë konkrete sepse marrëveshja parasheh përveç 15 milionë euro çdo vit për Kosovën për implementimin e kësaj marrëveshjeje, me marrëveshje është paraparë që shumë fillestare prej 5 milionësh do të transferohet menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes, ku parashihet edhe renovimi i qendrës korrektuese në Gjilan për nevojat e sistemit danez për transferimin e të burgosurve atje. Mirëpo, tani kanë kaluar një vit dhe zyrtarisht dhe publikisht nuk kemi asnjë informacion se si po shkon procesi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Edhe kjo është një ngecje në komunikim me publikun dhe palët e interesit sepse përveç të burgosurve që nuk e dimë për fatin e tyre se ku do të transferohen, po ashtu kemi edhe një numër të stafit që janë të angazhuar”, theksoi ajo.

Lidhur me këtë, KosovaPress ka pritur një përgjigje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë pwr KosovaPress, se që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Ata [të burgosurit danez] janë të dënuar për vepra të rënda kriminale, të cilët ministrja në detyrë i ka fshehur nga opinioni, askund nuk ka treguar se cili është profili i atyre që do të sillen, asnjë i burgosur nuk ia vlen të vijë këtu, sepse po të ishin të burgosur të mirë Danimarka nuk do t’i sillte dhe Danimarka nuk ka arritur t’i risocializojë dhe për pak para i sjell në Kosovë. Është jo serioze, qesharake të thuhet që Danimarka nuk ka kapacitete të pranojë të burgosur, ku Danimarka një burg mund ta ndërtojë për gjashtë muaj e këtu po pret pesë vjet derisa të aftësohet burgu në Pasjak të Gjilanit”, shton ai.

Shala ngre edhe shqetësimin e familjarëve, në rast se transferimi i të burgosurve vendor do të bëhet larg nga Gjilani.

“Familjarët duhet të vizitojnë të burgosurit që ndoshta i kanë pasur afër 10 kilometra ose 20, tash duhet t’i kalojnë 100 kilometra që t’i vizitojnë. Po rrezikohet ambienti social apo shëndeti social i të burgosurve dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me familjarë”, shprehet Shala.

Marrëveshja me Danimarkën, paraprakisht është nënshkruar në vitin 2022 për dhënien me qira të burgut në Gjilan.

The post ​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit appeared first on Telegrafi.

Danezët do plaken në punë/ Ligji i ri, shtyn pensionin në 70 vjeç

Parlamenti Danez ka miratuar një ligj që parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 67 vjeç që është aktualisht në 70 vjeç deri në vitin 2040. Vendimi I Kopenhagës zyrtar e bën Danimakën vendin Europian me moshën më të lartë të daljes në pension.

Sipas ligjit, mosha do të rritet në 68 vjeç në vitin 2030, 69 në vitin 2035 dhe 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetor të vitit 1970.

Kjo reformë ka nxitur protesta në Kopenhagë, veçanërisht nga sindikatat, të cilat e quajnë vendimin “të padrejtë”. Kryeministrja Mette Frederiksen ka deklaruar se mekanizmi që e lidh moshën e pensionit me jetëgjatësinë do të rishqyrtohet.

Mosha e daljes në pension është një temë e ndjeshme në Evropë, me jetëgjatësi më të lartë dhe deficite buxhetore që e shtyjnë çdo brez të punojë më gjatë se paraardhësi i tij.

Si rezultat, vendimi i Danimarkës për të pasur moshën më të lartë të daljes në pension bie disi në kundërshtim me reputacionin e saj si një shtet nordik jashtëzakonisht i begatë dhe i rehatshëm.

Në Suedinë fqinje, përfitimet e pensioneve mund të kërkohen ende nga qytetarët që në moshën 63 vjeç. Në Francë, pati protesta dhe trazira masive kur qeveria e Emmanuel Macron vendosi një ligj që rriti moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ata që kanë lindur midis viteve 1955 dhe 1960 në përgjithësi fillojnë të marrin pensionin e tyre në moshën 66 vjeç, por pragu rritet gradualisht për ata që kanë lindur pas vitit 1960./abcnews.al

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ata pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s.

Ky transferim është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Përgatitjet infrastrukturore dhe administrative

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, thekson se, sipas marrëveshjes, Kosova duhet të përmbushë standardet daneze, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në trajnimin e stafit korrektues.

Megjithatë, procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

“Ne, si Kosovë, mund ta shpallim tenderin që sot, por kemi kërkesa të reja nga pala daneze. Premtimet e tyre janë që deri në fund të qershorit të na dërgojnë kërkesat përfundimtare, dhe ne më pas do ta hapim tenderin gjatë muajit korrik”, thotë Dibrani për REL-in.

Tenderi pritet të përfshijë renovimin e qelive ekzistuese dhe punëtorive, krijimin e hapësirave të reja për vizitorë, si dhe trajnimin e stafit për të përmbushur standardet evropiane.

Muajin e ardhshëm, 20 oficerë korrektues kosovarë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për të ndjekur trajnim bazik dhe punë praktike në institucionet daneze.

Aktualisht, burgu i Gjilanit shërben si qendër paraburgimi për më shumë se 200 persona nga Kosova. Pasi të përfundojnë renovimet, në këtë institucion do të vendosen të burgosur me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

“Për këtë duhet të ndërtohen punëtori të reja, për të siguruar punësim për të burgosurit që do vijnë”, sqaron Dibrani.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Danimarka është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte a terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me fillimin e përdorimit të qelive.

Më herët, kjo ministri kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta siç do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fizike në përputhje me kushtet në një burg danez”, ka thënë ministria daneze.

Shqetësimet për transparencë dhe të drejtat e njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ngritur shqetësime në lidhje me transparencën dhe zbatimin e marrëveshjes.

“Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ende nuk është e qartë se ku do të sistemohen të paraburgosurit kosovarë që aktualisht ndodhen në burgun e Gjilanit”, thotë Mehmet Musaj nga QKRMT, organizatë kjo që monitoron sistemin korrektues në Kosovë.

Sipas SHKK-së, të paraburgosurit aktualë do të zhvendosen gradualisht në institucione të tjera, pasi sistemi korrektues ka kapacitete të mjaftueshme.

Musaj ngre edhe shqetësimin për respektimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve nga Danimarka, të cilët nuk janë danezë.

“Cili do të jetë modeli i komunikimit – a njihet gjuha angleze nga të gjithë, a njohin gjuhën angleze edhe oficerët tanë, si do të menaxhohen dosjet dhe shërbimet mjekësore”, thotë ai për REL-in.

Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Çfarë parasheh marrëveshja?

Kosova do të vërë në dispozicion kapacitete për 300 të burgosur për një periudhë 10-vjeçare.

Qelitë do të jenë individuale ose të përbashkëta (maksimumi 2 persona), jo më pak se gjashtë metra katrorë për qelitë individuale dhe jo më pak se tetë metra katrorë për qelitë e përbashkëta.

Gjuha e punës në burg do të jetë gjuha angleze, ndërsa dokumentet zyrtare, sipas nevojës, mund të përkthehen edhe në gjuhën daneze.

Pagesat dhe transparenca financiare

Nga 200 milionë euro që pritet të përfitojë Kosova, një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen në baza tremujore, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave e Kosovës lidhur me pranimin e shumës fillestare, por nuk ka marrë përgjigje — edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Sipas SHKK-së, në të gjitha burgjet e Kosovës aktualisht ndodhen rreth 1.800 të burgosur, ndërsa 1.000 vende janë të lira — çka, sipas autoriteteve, krijon hapësirë të mjaftueshme për riorganizimin e të paraburgosurve aktualë.

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, bëri të ditur se edhe disa shtete të tjera evropiane kanë shprehur interesim për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por këto kërkesa nuk janë pranuar.

Ai nuk specifikoi se për cilat shtete bëhej fjalë./REL

The post Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshon mosha e daljes në pension në Danimarkë, ja sa shkon në vitin 2040

Parlamenti danez ka miratuar, pa shumë kundërshtime, një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç nga viti 2040, nga 67 që është sot.

81 deputetë votuan pro ligjit dhe 21 kundër. Në Danimarkë, që nga reforma e vitit 2006, mosha e daljes në pension është lidhur me jetëgjatësinë dhe rishikohet çdo pesë vjet.

Në vitin 2030, mosha e daljes në pension do të jetë 68 vjeç dhe në vitin 2035 në 69 vjeç.

Ligji i ri e përcakton moshën e daljes në pension në 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetorit 1970 , pra për të gjithë ata që do të jenë 69 vjeç në vitin 2040 e më tej. Verën e kaluar, kryeministrja 47-vjeçare Mette Frederiksen tha se ishte gati ta rishikonte sistemin kur mosha e daljes në pension të arrinte në 70 vjeç.

“Ne nuk besojmë më në automatizimin e rritjes së moshës së daljes në pension”, i tha ajo gazetës Berlingske në gusht.

The post Ndryshon mosha e daljes në pension në Danimarkë, ja sa shkon në vitin 2040 appeared first on iconstyle.al.

Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, Frederiksen: Riarmatimi i Evropës, prioritet numër një

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në Tiranë u zhvillua sot Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, vend që pas Tiranës do të mirëpresë Samitin e ardhshëm, i cili pritet të mbahet në vjeshtën e këtij viti, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, tha se çështje parësore sot është siguria dhe riarmatimi i Evropës.

Frederiksen theksoi se Rusia sot është një kërcënim i madh jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë kontinentin.

“Vërtetë ka qenë një mikpritje shumë e ngrohtë këtu në Shqipëri sot. Mendoj se ky forum është shumë i rëndësishëm për arsye se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky lloj formati, ku në këtë rast kemi shtete që nuk janë ende anëtare, por edhe shtete anëtare të BE-së, që ulen në tryezën e rrumbullakët dhe diskutojnë çështje të rëndësishme. Ju folët për disa nga këto tematika. Ne jemi të gatshëm tashmë të marrim stafetën dhe dëshiroj të theksoj se siguria do të jetë çështja jonë kryesore, përparësi, pasi jetojmë në një botë shumë të pasigurt sot. Rusia është një kërcënim i madh jo vetëm për sa i përket Ukrainës, por edhe të gjithëve ne, për shkak të sulmeve kibernetike, keqinformimi, dezinformimit dhe ato po përpiqen të shkatërrojnë demokracitë tona. Prandaj riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioriteti numër një”, tha Frederiksen.

Kryeministrja e Danimarkës shtoi se “ne në rast se nuk jemi të gatshëm të mbrojmë njëri-tjetrin, si mund të ndihmojmë të tjerët? Pra çështja numër 1 është siguria dhe kjo vlen edhe për Ukrainën. Ata janë angazhuar për një armëpushim 30-ditor pa kushte, por nuk kemi sinjale ende nga Rusia kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar sanksione për t’i dhënë fund luftës. Siguria çështja numër një”.

Frederiksen theksoi më tej se Evropa duhet të fokusohet tek energjia e gjelbër.

“Ne jemi një treg vërtet i madh, prandaj konkurrueshmëria e firmave tona është shumë e rëndësishme, dhe dua ta lidh këtë edhe me tranzicionin e gjelbër. Ne duhet t’i japim fund karburantit, por gjithashtu dhe gazit dhe hidrokarbureve të naftës nga Rusia. Ne duhet të jemi konkurrentë dhe klientët në gjithë Evropën të kenë energji me kosto të ulët dhe të gjelbër”, u shpreh kryeministrja e Danimarkës.

Kryeministrja e Danimarkës shtoi se tjetër temë që u diskutua është migracioni.

“Temë tjetër me përparësi është migracioni përfshirë edhe vendin tim. Në pjesën tonë të Evropës do të thoja se migracioni pothuajse ka qenë i pakontrolluar dhe pasojat kanë qenë të panumërta prandaj do të doja të theksoja këto çështje kryesore. Unë them se ju keni bërë një punë vërtet shumë të mirë, Samiti ka qenë shumë i mirë dhe jemi gati për të marrë stafetën”, tha Frederiksen.

/r.e/a.f/

The post Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, Frederiksen: Riarmatimi i Evropës, prioritet numër një appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Danimarka shënon 80 vjetorin e çlirimit nga Gjermania naziste

KOPENHAGË, 5 maj /ATSH-DPA/- Danimarka përkujtoi dje 80-vjetorin e çlirimit të saj nga pushtimi nazist – me një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë anëtarë të familjes mbretërore dhe zyrtarë qeveritarë.

Mbreti Frederik X, mbretëresha Mary, ish-mbretëresha Margrethe II dhe anëtarë të qeverisë të udhëhequr nga kryeministrja, Mette Frederiksen iu bashkuan një shërbimi paqeje në “Kishën e Zonjës Sonë” në Kopenhagë – për të përkujtuar fundin e pesë viteve të pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania pushtoi Danimarkën dhe Norvegjinë neutrale më 9 prill 1940, duke nisur pushtimin pa një deklaratë zyrtare lufte.

Danimarka u dorëzua pas luftimeve të shkurtra, ndërsa Norvegjia rezistoi për gati dy muaj para kapitullimit.

Në mbrëmjen e 4 majit 1945, danezët mësuan nëpërmjet radios se forcat gjermane në Danimarkë, Holandë dhe Gjermaninë veriperëndimore ishin dorëzuar.

Kapitullimi i pjesshëm gjerman hyri në fuqi mëngjesin tjetër. Pushtimi i Norvegjisë përfundoi katër ditë më vonë me dorëzimin e plotë të Gjermanisë, më 8 maj. //a.i/

The post KOPENHAGË – Danimarka shënon 80 vjetorin e çlirimit nga Gjermania naziste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë

Olti Hyseni ka shënuar dje golin e parë me Sonderjyske në elitën e futbollit danez. Sulmuesi 17-vjeçar realizoi një gol mjaft të bukur, ndërsa skuadra e tij barazoi 2 me 2 përballë Viborg. Hyseni u bë lojtari më i ri, që realizon një gol për Sonderjyske në elitën e Danimarkës. Talenti shqiptar është një zbulim i […]

The post Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë appeared first on BoldNews.al.

E mitizuar baza e dikurshme bërthamore e ShBA në Groenlandë

Pretendimi: Baza sekrete bërthamore e ShBA në Groenlandë është tre herë më e madhe se Danimarka

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se ka një bazë sekrete bërthamore e Shteteve të Bashkuara në Groenlandë, e cila është tre herë sa sipërfaqja e Danimarkës.

Artikulli i portalit Mast.al në brendinë e tij i referohet Camp Century, “një ansambël i nëndheshëm, poshtë akullnajave të Groenlandës, i cili zyrtarisht prezantohej si stacion shkencor”, por “në realitet përbënte pjesë të planit tejet sekret “Iceworm”, të ushtrisë amerikane.”

“Pozicionimi i Camp Century, afro 150 milje në Lindje të bazës Pituffik, u përzgjodh stratigjikisht për të mbajtur rrjetin bërthamor në një sipërfaqe përafërsisht sa 3-fishi i territorit të Danimarkës,” vijon artikulli. 

Në fillim të viteve 1960, gjatë Luftës së Ftohtë, Projekti Iceworm (Krimbi i Akullit) ishte një program top sekret i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili synonte të ndërtonte një rrjet të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore të lëvizshme nën shtresën e akullit të Grenlandës. Qëllimi ishte instalimi i një rrjeti të gjerë të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore që mund t’i mbijetonin një goditjeje të parë. 

Është e vërtetë se Projekti Iceworm synonte të zgjeronte objektin ekzistues të Camp Century me 134,679 km2 shtesë, tre herë sa sipërfaqja prej 43,094 km2 e Danimarkës, për të strehuar 60 qendra kontrolli lëshimi raketash. Objekti do të kishte ruajtur deri në 600 raketa “Iceman”.

Megjithatë, ky plan nuk u realizua kurrë.

Operacioni u përball me sfida domethënëse, duke përfshirë pengesa burokratike, modifikimin e raketës Iceman për t’i bërë ballë kushteve jashtëzakonisht të ftohta dhe vazhdimin e operacioneve nëntokësore, ndërsa shtresa e akullit të Grenlandës u bë gjithnjë e më e paqëndrueshme. 

Kjo sepse, megjithëse shtresa e akullit të Grenlandës duket, në sipërfaqe, e fortë dhe e palëvizshme, bora dhe akulli janë materiale viskoelastike, të cilat deformohen ngadalë me kalimin e kohës, në varësi të temperaturës dhe densitetit. Pavarësisht nga qëndrueshmëria e saj në dukje, shtresa e akullit është në lëvizje të vazhdueshme, të ngadaltë, duke u përhapur nga qendra për jashtë. Kjo lëvizje përhapëse, gjatë një viti, bën që tunelet dhe llogoret të ngushtohen, pasi muret e tyre deformohen dhe fryhen, duke çuar përfundimisht në një shembje të tavanit. 

Brenda tre viteve pasi u gërmua, mostrat e bërthamës së akullit të marra nga gjeologët që punonin në Camp Century, kampin e themeluar si pjesë e projektit, treguan se akullnaja po lëvizte shumë më shpejt se sa pritej dhe do të shkatërronte tunelet dhe stacionet e ndërtuara brenda rreth dy vitesh.

Ushtria vendosi të mos rrezikonte humbjen e qindra raketave nëse objekti shembej, duke anuluar përfundimisht Projektin Iceworm vetëm tre vjet pasi u ndërtua Camp Century. 

Objekti vazhdoi të funksiononte me kapacitet të kufizuar përpara se të braktisej në vitin 1967. Struktura masive nëntokësore u shemb pak pas kësaj.

prill 2024, NASA fluturoi nëpër Groenlandë për të eksploruar aftësinë e radarit të saj për të vëzhguar veçori brenda profilit të shtresave të akullit. Radari UAVSAR zbuloi një veçori nën akull që NASA ishte në gjendje ta identifikonte si mbetjet e kampit, që tani janë të paktën 30 metra nën sipërfaqe.

Pra, ndryshe nga ç’lë të kuptohet artikulli i mësipërm, baza sekrete bërthamore e ShBA në Grenlandë planifikohej të ishte tre herë sa Danimarka, por Nëna Natyrë kishte plane të tjera. Baza tashmë mbetet e braktisur nën 30 metra borë.

Në vitet e fundit, shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse shtresa e akullit të Grenlandës shkrihet mjaftueshëm sa Camp Century të zbulohet. Gjatë funksionimit të tij, reaktori bërthamor i objektit prodhoi mbi 214 mijë litra mbetje radioaktive. Edhe pse reaktori u hoq, këto mbetje mbeten të varrosura nën akull deri më sot. Siç shpjegoi shkencëtari i klimës William Colgan, “ata menduan se nuk do të ekspozoheshin kurrë. Atëherë, në vitet ’60, termi ngrohje globale as nuk ishte shpikur. Por klima po ndryshon dhe pyetja tani është nëse ajo që është atje poshtë do të qëndrojë atje poshtë.” Disa shkencëtarë kanë parashikuar se vendi ku ndodhet Camp Century do të fillojë të humbasë akullin deri në vitin 2090.

The post E mitizuar baza e dikurshme bërthamore e ShBA në Groenlandë appeared first on Faktoje.al.

KOPENHAGË – Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën mes interesit të SHBA-së për aneksim

KOPENHAGË, 27 prill /ATSH/- Groenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.

“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Groenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.

Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Groenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Delegacioni i Kongresit të SHBA-së përfshin anëtarë të të dyja partive, megjithëse asnjë republikan nuk ka folur publikisht – pasi ata u takuan me kryeministren Mette Frederiksen dhe ministrin e Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.

Jeffries tha se Danimarka ishte një aleate e jashtëzakonshme e SHBA-së në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në rregulla në të gjithë botën, në kontrast me deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili, gjatë një udhëtimi në Groenlandë në fund të marsit, tha se Danimarka nuk kishte qenë një aleate e mirë.

Një marrëveshje e vitit 1951 midis SHBA-së dhe Danimarkës i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtën të lëvizë lirisht dhe të ndërtojë baza ushtarake në Groenlandë për sa kohë që Danimarka dhe Groenlanda njoftohen.

“Kjo marrëveshje është ende e vlefshme dhe udhëheqësit këtu në Danimarkë e kanë bërë të qartë se ajo mbetet e disponueshme për t’u zbatuar”, tha Jeffries.

“Delegacioni nuk diskutoi me zyrtarët danezë rritjen e pranisë ose aktivitetit ushtarak amerikan në Grenlandë”, shtoi ai. / /a.i/

The post KOPENHAGË – Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën mes interesit të SHBA-së për aneksim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një tunel nën baltik/ Rruga nënujore lidh Danimarkën me Gjermaninë

Një tunel rekord nën Detin Baltik po ndërtohet midis Danimarkës dhe Gjermanisë. Me një gjatësi prej 18 kilometrash, Fehmarnbelt (Fi-marn- bhelt) do të jetë tuneli më i gjatë i parafabrikuar për rrugë dhe hekurudhë në botë.

90 Segmentet e tunelit po prodhohen në një fabrikë të posaçme në ishullin Lolland (Lol-en) në juglindje të Danimarkës. Secili segment është 217 metra i gjatë dhe peshon mbi 73,000 ton. Segmentet do të vendosen mbi fundin e detit dhe do të bashkohen me një saktësi prej 15 milimetrash sikurse te ishin nje loje LEGO.

Projekti ka një kosto prej rreth 7.4 miliardë eurosh dhe financohet kryesisht nga Danimarka, me mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Pas përfundimit në vitin 2029, udhëtimi nga Rødbyhavn (Rhodby-haun) në Puttgarten (put- garden) do të zgjasë vetëm 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Tuneli do të përgjysmojë kohën e udhëtimit mes Kopenhagës dhe Hamburgut nga 5 ore ne 2 ore e gjysme.

Tuneli pritet të përdoret nga më shumë se 12,000 makina dhe 100 trena çdo ditë. Përveç përmirësimit të transportit, ai synon të ulë emetimet e karbonit dhe të promovojë një lëvizje më të gjelbër. Projekti gjithashtu pritet të nxisë zhvillimin ekonomik të Lollandit, një nga rajonet më të varfra të Danimarkës. Banorët vendas e kanë pritur këtë projekt për vite me radhë. Tuneli konsiderohet një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në historinë e Evropës Veriore./abcnews.al

FOKUS – Danimarka dërgon trupa në Ukrainë për trajnim

KOPENHAGË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Danimarka, anëtare e NATO-s, planifikon të dërgojë ushtarë të paarmatosur për t’u trajnuar në Ukrainë, tha sot kreu i ushtrisë daneze, Peter Boysen, për transmetuesin TV 2.

Ai tha se ushtarët danezë duhet të mësojnë nga personeli ushtarak ukrainas, veçanërisht nga përvojat e tyre në luftën me dronë.

Boysen tha për TV 2 se ushtarët danezë do të qëndrojnë larg vijave të frontit dhe ka të ngjarë të vendosen në qendrat e trajnimit në Ukrainën perëndimore.

”Trajnimi mund të fillojë që në verë”, tha ai.

”Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen nuk pranoi të komentojë mbi planet, duke thënë se çështja bie nën juridiksionin e ushtrisë”, njoftoi agjencia daneze e lajmeve, Ritzau.

Planet e trajnimit kanë shkaktuar pakënaqësi në ambasadën ruse në Kopenhagë.

Në një deklaratë me shkrim për TV 2, ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, tha se trajnimi i ushtarëve danezë në Ukrainë do ta “tërhiqte Danimarkën më thellë në konflikt” dhe “do të provokonte një përshkallëzim të mëtejshëm të pakontrolluar”.

Barbin tha më tej se vendimi “rrezikon jetën e ushtarëve danezë”, pasi të gjitha objektet ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë qendrat e trajnimit dhe edukimit në perëndim të vendit, janë “objektiva legjitime” për ushtrinë ruse.

Danimarka, një anëtare themeluese e NATO-s, ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës që kur Rusia nisi luftën, më shumë se tre vjet më parë./  /b.n/

The post FOKUS – Danimarka dërgon trupa në Ukrainë për trajnim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Danimarka zgjat kontrollet kufitare me Gjermaninë

Danimarka po zgjat kontrollet e saj kufitare me Gjermaninë edhe për gjashtë muaj të tjerë, pasi kërcënimi i terrorizmit kundër Danimarkës mbetet serioz, njoftoi Ministria daneze e Drejtësisë.

‘’Kërcënimi buron nga militantët islamikë dhe është pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme’’, tha ministria.

“Kërcënimi terrorist kundër Danimarkës është serioz. Kjo tregon se ne duhet të vazhdojmë të shqyrtojmë me kujdes kë lejojmë të kalojë kufijtë e vendit tonë”, tha në një deklaratë ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

Me vazhdimin e kontrolleve të përkohshme kufitare, synohet të sigurohet që policia ta ketë këtë mjete në dispozicion në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkufitar.

Danimarka vendosi për herë të parë kontrollet kufitare në fillim të vitit 2016 gjatë krizës së refugjatëve dhe i ka zgjatur vazhdimisht ato për arsye të ndryshme.

Disa herë kontrollet u lehtësuan, ndërsa herë të tjera shtrëngoheshin.

Në prill 2023, fokusi u zhvendos më shumë drejt luftimit të krimit, me forcat policore që u vendosën më shumë në brendësi të kufirit dhe jo ekskluzivisht në vetë vendkalimet.

’Kjo ka pasur një efekt të dukshëm pozitiv në luftën kundër krimit ndërkufitar’’, sipas Ministrisë daneze të Drejtësisë.

 

KOPENHAGË – Danimarka premton rreth 900 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës

KOPENHAGË, 3 prill /ATSH-DPA/- Danimarka njoftoi sot paketën e saj të 25-të të mbështetjes për Ukrainën – për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe artilerisë së vendit.

“Paketa parashikon një total prej 6, 7 miliardë korona daneze (996 milionë euro) për periudhën 2025-2027, duke e bërë atë një nga paketat më të mëdha mbështetëse të vendit deri më sot”, sipas ministrit të Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.

Ministria e Mbrojtjes tha se 1,4 miliardë korona daneze do të përdoreshin çdo vit për të blerë artileri dhe municione – të cilat më pas do të dërgoheshin në Ukrainë.

“Fondet po sigurohen gjithashtu për dronët dhe IT”, tha ai.

Danimarka ka qenë një nga mbështetëset më të mëdhaja të Ukrainës – që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se tre vjet më parë.

Me synimin e negociatave për një armëpushim të mundshëm, qeveria daneze po fokusohet në forcimin e aftësive ushtarake të Ukrainës – në mënyrë që ajo të mund të negociojë nga pozicioni më i fortë i mundshëm. //a.i/

The post KOPENHAGË – Danimarka premton rreth 900 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën

Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin.

“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një video në gjuhën angleze të postuar në X.

“Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shtoi ai.

Dear American friends.

We agree that status quo in the Artcic is not an option.

So let’s talk about how we can fix it – together.

Lars Løkke Rasmussen
Danish Foreign Minister pic.twitter.com/vQrcUP7cwi

— Lars Løkke Rasmussen (@larsloekke) March 28, 2025

❌