PARIS, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron viziton sot Groenlandën, në një shfaqje mbështetjeje për territorin autonom danez të lakmuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Macron do të vizitojë Groenlandën së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen, me udhëheqësit që planifikojnë të diskutojnë situatën e sigurisë në Atlantikun e Veriut dhe Arktik me kryeministrin e Groenlandës Jens-Frederik Nielsen.
Vizita e udhëheqësit francez shihet si një sinjal i unitetit evropian për Groenlandën dhe vjen disa orë përpara pjesëmarrjes së tij në samitin e G7-ës në Alberta, Kanada, në të cilin do të marrë pjesë edhe Trump.
”Bisedimet e Macron në Groenlandë do të trajtojnë gjithashtu zhvillimin ekonomik, ndryshimet klimatike dhe energjinë e rinovueshme”, tha zyra e tij.
Ai pritet të vizitojë një akullnajë të kërcënuar nga ngrohja globale dhe një hidrocentral.
”Bisedimet politike janë planifikuar në bordin e një fregate daneze”, sipas Pallatit Élysée.
Tensionet kanë vijuar që kur Trump ringjalli një ide nga mandati i tij i parë për të fituar kontrollin e Groenlandës, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës që presidenti amerikan beson se është strategjikisht i rëndësishëm si për mbrojtjen ashtu edhe si burim pasurie minerale.
Duke nënvizuar këto ambicie, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance vizitoi bazën ushtarake amerikane në Groenlandën veriore në mars, ku ai kritikoi aleaten e NATO-s, Danimarkën, për “investim të pamjaftueshëm” në popullin dhe sigurinë e territorit.
Groenlanda dhe Danimarka i kanë hedhur poshtë kategorikisht qasjet e Trump./ a.jor.
Rrjeti shkencor World Weather Attribution (WWA) ka bërë të ditur se shtresa e akullit e Groenlandës është shkrirë 17 herë më shpejt se mesatarja gjatë valës së të nxehtit në muajin maj, raportoi të mërkurën WWA.
“Temperaturat në Islandë, siç janë vëzhguar këtë maj, janë rekord, më shumë se 13 gradë Celsius më të nxehta se temperaturat maksimale ditore mesatare të majit të viteve 1991-2020”, tha WWA.
Sipas institutit meteorologjik, 84 për qind e stacioneve të motit në të gjithë vendin regjistruan temperatura rekord në muajin maj.
WWA theksoi se në Groenlandën lindore dita më e nxehtë gjatë valës së të nxehtit ishte 3,9 gradë Celsius më e ngrohtë se në klimën para-industriale.
Rrjeti shkencor gjithashtu theksoi se vetëm një herë në 100 vjet mund të regjistrohen temperatura si ato të vëzhguara në Islandë dhe Groenlandë.
Një valë e të nxehtit në rajone të adaptuara ndaj të ftohtit si Groenlanda dhe Islanda ka ndikime unike.
“Në Groenlandë dhe Islandë, infrastruktura është ndërtuar për mot të ftohtë, që do të thotë se gjatë një vale të të nxehtit, shkrirja e akullit mund të çojë në përmbytje dhe të dëmtojë rrugët dhe infrastrukturën”, shpjegoi WWA.
Më 15 maj, temperaturat në Islandë tejkaluan 26 gradë Celsius, një ngjarje shumë e pazakontë për rajonin.
Në Islandë, derdhja e bituminozit në rrugë krijoi kushte të rrezikshme të vozitjes, ndërsa në Groenlandë temperaturat më të ngrohta shkaktuan thyerjen e akullit të detit, duke kërcënuar komunitetet që varen prej tij për gjueti, peshkim dhe udhëtime.
Analiza e WWA-së thekson ndikimin e ndryshimeve klimatike, duke arritur në përfundimin se nxehtësia ekstreme ishte rreth 3 gradë Celsius më e nxehtë.
Derisa modelet klimatike kanë tendencë të nënvlerësojnë rritjen e temperaturës, parashikimet sugjerojnë se me ngrohjen globale që arrin 2,6 gradë Celsius, ngjarje të tilla mund të bëhen dy herë më të mundshme dhe madje edhe më të nxehta.
Rekordi i ri i temperaturës së majit prej 26,6 gradë Celsius u regjistrua në Egilsstaoir në Islandën lindore, me një periudhë kthimi të vlerësuar prej rreth 110 vjetësh në klimën aktuale.
Si Groenlanda ashtu edhe Islanda po përjetojnë tendenca më të gjera arktike të rritjes së temperaturave dhe ndryshimit të modeleve të reshjeve, duke e bërë përshtatjen ndaj klimës gjithnjë e më urgjente.
Islanda po formalizon planet e përshtatjes ndaj klimës duke u përqendruar në infrastrukturë dhe sisteme shoqërore, ndërsa Groenlanda po fillon të adresojë nxehtësinë si një kërcënim në zhvillim për shëndetin publik
Rrjeti shkencor World Weather Attribution (WWA) ka bërë të ditur se shtresa e akullit e Groenlandës është shkrirë 17 herë më shpejt se mesatarja gjatë valës së të nxehtit në muajin maj, raportoi të mërkurën WWA.
“Temperaturat në Islandë, siç janë vëzhguar këtë maj, janë rekord, më shumë se 13 gradë Celsius më të nxehta se temperaturat maksimale ditore mesatare të majit të viteve 1991-2020”, tha WWA.
Sipas institutit meteorologjik, 84 për qind e stacioneve të motit në të gjithë vendin regjistruan temperatura rekord në muajin maj.
WWA theksoi se në Groenlandën lindore dita më e nxehtë gjatë valës së të nxehtit ishte 3,9 gradë Celsius më e ngrohtë se në klimën para-industriale.
Rrjeti shkencor gjithashtu theksoi se vetëm një herë në 100 vjet mund të regjistrohen temperatura si ato të vëzhguara në Islandë dhe Groenlandë.
Një valë e të nxehtit në rajone të adaptuara ndaj të ftohtit si Groenlanda dhe Islanda ka ndikime unike.
Islanda dhe Groenlanda u përballën me temperatura maksimale rekord gjatë muajit maj, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Shkencëtarët thonë se kjo është shqetësuese për të gjithë planetin për shkak të ndikimit që ka shkrirja e akullit Arktik për motin në të gjithë botën.
Shtresa e akullit të Groenlandës u shkri shumë herë më shpejt se normalja gjatë valës së nxehtësisë, sipas analizës nga Ëorld Ëeather Attribution.
Shtresa e akullit të Groenlandës dhe akulli tjetër që mbulon Arktikun mund të ndikojnë se ku dhe kur fryn era, sa përmbajtje uji ka era dhe nëse reshjet bien si shi apo borë.
Pjesa më e madhe e shkrirjes së shtresës së akullit të Groenlandës ndodh në qershor, korrik dhe gusht. Vala e nxehtësisë së majit do të thotë se këtë vit do të ketë një sezon shkrirjeje më të gjatë.
Shkrirja e shtresave të akullit dhe akullnajave gjithashtu kontribuon në rritjen e nivelit të detit që po kërcënon të përmbytë vijat bregdetare në nivel global dhe të përmbytë kombet ishullore në Oqeanin Paqësor.
Ndërkohë, disa pjesë të Islandës panë temperatura më shumë se 10°C mbi mesataren, dhe vendi vendosi një rekord për temperaturën e tij më të ngrohtë në maj kur Aeroporti Egilsstadir arriti 26.6°C më 15 maj.
Djegia e lëndëve djegëse fosile për energji elektrike dhe transport çliron ndotës të tillë si dioksidi i karbonit që bëjnë që planeti të ngrohet në mënyrë të panatyrshme shpejt. Arktiku është një nga vendet që ngrohet më shpejt në Tokë.
Edhe në klimën e sotme, shfaqja e një vale kaq të fortë të nxehtësisë në rajon është relativisht e rrallë, me një shans prej 1% që të ndodhë brenda një viti.
Sipas autorëve të raportit, pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, një dukuri e tillë do të ishte në thelb e pamundur./abcnews.al
KOPENHAGË, 29 prill /ATSH-DPA/- Mbreti danez, Frederik X mbërriti sot në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, së bashku me kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.
Frederik është kreu i shtetit të territorit kryesisht autonom dhe është përgjithësisht popullor në mesin e popullsisë së ishullit prej gati 57 000 banorësh.
Disa vizita në itinerarin e tij të planifikuar janë anuluar, përfshirë një vizitë në një bazë ushtarake në veriun e largët.
Frederik pritet gjithashtu të vizitojë nesër Universitetin e Groenlandës.
Mbreti danez ka një funksion kryesisht përfaqësues dhe është i vetëpërmbajtur në lidhje me çështjet aktuale politike.
Megjithatë, vizita e tij po shihet si një përgjigje ndaj kërkesave të përsëritura të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për kontrollin ndaj ishullit më të madh në botë.
Si qeveritë daneze ashtu edhe ato të Groenlandës i kanë hedhur poshtë pretendimet e Trump dhe kanë theksuar se banorët e Groenlandës duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. //a.i/
Pretendimi: Baza sekrete bërthamore e ShBA në Groenlandë është tre herë më e madhe se Danimarka
Verdikti: Mungon konteksti
—————————————————————
Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullonpretendimi se ka një bazë sekrete bërthamore e Shteteve të Bashkuara në Groenlandë, e cila është tre herë sa sipërfaqja e Danimarkës.
Artikulli i portalit Mast.al në brendinë e tij i referohet Camp Century, “një ansambël i nëndheshëm, poshtë akullnajave të Groenlandës, i cili zyrtarisht prezantohej si stacion shkencor”, por “në realitet përbënte pjesë të planit tejet sekret “Iceworm”, të ushtrisë amerikane.”
“Pozicionimi i Camp Century, afro 150 milje në Lindje të bazës Pituffik, u përzgjodh stratigjikisht për të mbajtur rrjetin bërthamor në një sipërfaqe përafërsisht sa 3-fishi i territorit të Danimarkës,” vijon artikulli.
Në fillim të viteve 1960, gjatë Luftës së Ftohtë, Projekti Iceworm (Krimbi i Akullit) ishte një program top sekret i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili synonte të ndërtonte një rrjet të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore të lëvizshme nën shtresën e akullit të Grenlandës. Qëllimi ishte instalimi i një rrjeti të gjerë të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore që mund t’i mbijetonin një goditjeje të parë.
Është e vërtetë se Projekti Iceworm synonte të zgjeronte objektin ekzistues të Camp Century me 134,679 km2 shtesë, tre herë sa sipërfaqja prej 43,094 km2 e Danimarkës, për të strehuar 60 qendra kontrolli lëshimi raketash. Objekti do të kishte ruajtur deri në 600 raketa “Iceman”.
Megjithatë, ky plan nuk u realizua kurrë.
Operacioni u përball me sfida domethënëse, duke përfshirë pengesa burokratike, modifikimin e raketës Iceman për t’i bërë ballë kushteve jashtëzakonisht të ftohta dhe vazhdimin e operacioneve nëntokësore, ndërsa shtresa e akullit të Grenlandës u bë gjithnjë e më e paqëndrueshme.
Kjo sepse, megjithëse shtresa e akullit të Grenlandës duket, në sipërfaqe, e fortë dhe e palëvizshme, bora dhe akulli janë materiale viskoelastike, të cilat deformohen ngadalë me kalimin e kohës, në varësi të temperaturës dhe densitetit. Pavarësisht nga qëndrueshmëria e saj në dukje, shtresa e akullit është në lëvizje të vazhdueshme, të ngadaltë, duke u përhapur nga qendra për jashtë. Kjo lëvizje përhapëse, gjatë një viti, bën që tunelet dhe llogoret të ngushtohen, pasi muret e tyre deformohen dhe fryhen, duke çuar përfundimisht në një shembje të tavanit.
Brenda tre viteve pasi u gërmua, mostrat e bërthamës së akullit të marra nga gjeologët që punonin në Camp Century, kampin e themeluar si pjesë e projektit, treguan se akullnaja po lëvizte shumë më shpejt se sa pritej dhe do të shkatërronte tunelet dhe stacionet e ndërtuara brenda rreth dy vitesh.
Ushtria vendosi të mos rrezikonte humbjen e qindra raketave nëse objekti shembej, duke anuluar përfundimisht Projektin Iceworm vetëm tre vjet pasi u ndërtua Camp Century.
Objekti vazhdoi të funksiononte me kapacitet të kufizuar përpara se të braktisej në vitin 1967. Struktura masive nëntokësore u shemb pak pas kësaj.
Në prill 2024, NASA fluturoi nëpër Groenlandë për të eksploruar aftësinë e radarit të saj për të vëzhguar veçori brenda profilit të shtresave të akullit. Radari UAVSAR zbuloi një veçori nën akull që NASA ishte në gjendje ta identifikonte si mbetjet e kampit, që tani janë të paktën 30 metra nën sipërfaqe.
Pra, ndryshe nga ç’lë të kuptohet artikulli i mësipërm, baza sekrete bërthamore e ShBA në Grenlandë planifikohej të ishte tre herë sa Danimarka, por Nëna Natyrë kishte plane të tjera. Baza tashmë mbetet e braktisur nën 30 metra borë.
Në vitet e fundit, shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse shtresa e akullit të Grenlandës shkrihet mjaftueshëm sa Camp Century të zbulohet. Gjatë funksionimit të tij, reaktori bërthamor i objektit prodhoi mbi 214 mijë litra mbetje radioaktive. Edhe pse reaktori u hoq, këto mbetje mbeten të varrosura nën akull deri më sot. Siç shpjegoi shkencëtari i klimës William Colgan, “ata menduan se nuk do të ekspozoheshin kurrë. Atëherë, në vitet ’60, termi ngrohje globale as nuk ishte shpikur. Por klima po ndryshon dhe pyetja tani është nëse ajo që është atje poshtë do të qëndrojë atje poshtë.” Disa shkencëtarë kanë parashikuar se vendi ku ndodhet Camp Century do të fillojë të humbasë akullin deri në vitin 2090.
KOPENHAGË, 27 prill /ATSH/- Groenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.
“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.
“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Groenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.
Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.
“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Groenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Delegacioni i Kongresit të SHBA-së përfshin anëtarë të të dyja partive, megjithëse asnjë republikan nuk ka folur publikisht – pasi ata u takuan me kryeministren Mette Frederiksen dhe ministrin e Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
Jeffries tha se Danimarka ishte një aleate e jashtëzakonshme e SHBA-së në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në rregulla në të gjithë botën, në kontrast me deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili, gjatë një udhëtimi në Groenlandë në fund të marsit, tha se Danimarka nuk kishte qenë një aleate e mirë.
Një marrëveshje e vitit 1951 midis SHBA-së dhe Danimarkës i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtën të lëvizë lirisht dhe të ndërtojë baza ushtarake në Groenlandë për sa kohë që Danimarka dhe Groenlanda njoftohen.
“Kjo marrëveshje është ende e vlefshme dhe udhëheqësit këtu në Danimarkë e kanë bërë të qartë se ajo mbetet e disponueshme për t’u zbatuar”, tha Jeffries.
“Delegacioni nuk diskutoi me zyrtarët danezë rritjen e pranisë ose aktivitetit ushtarak amerikan në Grenlandë”, shtoi ai. / /a.i/
Baza Hapësinore Pituffik ndodhet në bregun veriperëndimor të Groenlandës, rreth 1,200 kilometra në veri të Rrethit Arktik dhe 1,524 kilometra në jug të Polit të Veriut. Është rreth 1,500 kilometra në veri të kryeqytetit të Groenlandës, Nuuk.
Në vitin 1946, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka krijuan së bashku një stacion radio dhe moti afër vendit ku ndodhet baza sot. Grenlanda është një territor gjysmëautonom i Danimarkës.
Baza është e bllokuar nga akulli për nëntë muaj të vitit, por pista e saj ajrore mbetet e hapur gjatë gjithë vitit. Është në errësirë të vazhdueshme nga nëntori deri në shkurt dhe në dritë të vazhdueshme nga maji deri në gusht.
Në fillim të viteve 1960, gjatë Luftës së Ftohtë, Projekti “Krimbi i Akullit” ishte një program top sekret i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili synonte të ndërtonte një rrjet të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore të lëvizshme nën shtresën e akullit të Groenlandës. Qëllimi ishte instalimi i një rrjeti të gjerë të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore që mund t’i mbijetonin një goditjeje të parë.
Megjithatë, raketat, të cilat mund të godisnin objektiva brenda Bashkimit Sovjetik, nuk u vunë kurrë në terren dhe pëlqimi i nevojshëm nga qeveria daneze nuk u mor asnjëherë.
Kjo sepse, megjithëse shtresa e akullit të Groenlandës duket, në sipërfaqe, e fortë dhe e palëvizshme, bora dhe akulli janë materiale viskoelastike, të cilat deformohen ngadalë me kalimin e kohës, në varësi të temperaturës dhe densitetit. Pavarësisht nga qëndrueshmëria e saj në dukje, shtresa e akullit është në lëvizje të vazhdueshme, të ngadaltë, duke u përhapur nga qendra për jashtë. Kjo lëvizje përhapëse, gjatë një viti, bën që tunelet dhe llogoret të ngushtohen, pasi muret e tyre deformohen dhe fryhen, duke çuar përfundimisht në një shembje të tavanit.
Deformimi i kanalit të kampit
Brenda tre viteve pasi u gërmua, mostrat e bërthamës së akullit të marra nga gjeologët që punonin në kampin e themeluar si pjesë e projektit në 1959, 240 km larg Pituffik, treguan se akullnaja po lëvizte shumë më shpejt se sa pritej dhe do të shkatërronte tunelet dhe stacionet e ndërtuara brenda rreth dy vitesh.
Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara u shpjegoi zyrtarëve danezë në vitin 1960 se qëllimi i kampit ishte të testonte teknika të ndryshme ndërtimi në kushtet e Arktikut, të eksploronte problemet praktike me reaktorin bërthamor gjysmë të lëvizshëm PM-2A dhe të mbështeste eksperimentet shkencore në kapakun e akullit.
Në 1957, Danimarka i kishte lejuar amerikanët të instalonin raketa të mbrojtjes ajrore dhe raketa artilerie, por jo raketa bërthamore. Ndërtimi i kampit dhe reaktorit bërthamor nën akull filloi pa leje të qartë nga qeveria e Danimarkës, duke çuar në një dilemë politike për kryeministrin e atëhershëm H. C. Hansen.
Në prill 2024, NASA fluturoi nëpër Groenlandë për të eksploruar aftësinë e radarit të saj për të vëzhguar veçori brenda profilit të shtresave të akullit. Radari UAVSAR zbuloi një veçori nën akull që NASA ishte në gjendje ta identifikonte si mbetjet e kampit, që tani janë të paktën 30 metra nën sipërfaqe.
Mbetjet e kampit
Ky historik i Projektit Krimbi i Akullt sillet për të vënë në pah ndërmarrjen masive logjistike, ekonomike dhe politike që kërkon ndërtimi i një strukture nën akullin e Groenlandës.
Nëse ShBA do të kishte nisur ndërtimin e një strukture të tillë nën bazën ajrore Pituffik, aktiviteti në zonë do të ishte i dukshëm për publikun dhe qeverinë vendase, si dhe atë daneze, të cilat do të duhej të miratonin një projekt të tillë në territorin e tyre.
Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin Groenlandën, ka thënë kryeministri i ri i saj, Jens-Frederik Nielsen, në përgjigje të deklaratave të fundit të Donald Trump se ai dëshiron të marrë kontrollin e vendit të gjerë Arktik, sipas Guardian dhe Reuters.
“Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po marrin Groenlandën. Më lejoni të jem i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin këtë. Ne nuk i përkasim askujt tjetër. Ne e vendosim vetë të ardhmen tonë,” tha Nielsen.
Gjatë një interviste me NBC të shtunën, presidenti i SHBA tha: “Ne do të marrim Grenlandën. Po, 100%” dhe argumentoi se megjithëse ka një “mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake … unë nuk heq asgjë nga tavolina.”
Nielsen, një ish-ministër 33-vjeçar i industrisë dhe mineraleve, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten. Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes, Nuuk, ai bëri thirrje për unitet politik për të luftuar presionet e jashtme. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Në një kohë kur ne si popull jemi nën presion, duhet të qëndrojmë së bashku”.
Ai u betua disa orë përpara se një delegacion i profilit të lartë i kryesuar nga zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, të mbërrinte në ishull. Vance tha: “Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: ju nuk keni bërë një punë të mirë për popullin e Groenlandës. Ju keni investuar më pak në popullin e Groenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj mase të pabesueshme, të bukur tokësore.”
Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin Groenlandën, ka thënë kryeministri i saj i ri, Jens-Frederik Nielsen, në përgjigje të deklaratave të fundit të Donald Trump se ai dëshiron të marrë kontrollin e vendit të gjerë Arktik. Gjatë një interviste me NBC të shtunën, presidenti i SHBA tha “Ne do të marrim Groenlandën, 100 % i sigurt. Ka një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake …
Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin.
“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një video në gjuhën angleze të postuar në X.
“Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shtoi ai.
Dear American friends.
We agree that status quo in the Artcic is not an option.
KOPENHAGË, 29 mars /ATSH-AFP/ – Danimarka “nuk e vlerëson tonin e përdorur” nga zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili kritikoi ashpër mosveprimin e pretenduar të Kopenhagës në Groenlandë, tha sot ministri i Jashtëm danez, Lars Rassmussen.
“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë plotësisht i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin ai u shpreh”, tha Rasmussen në një video në gjuhën angleze në X.
“Kjo nuk është mënyra se si u drejtoheni aleatëve tuaj të ngushtë dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara si aleate të ngushta”, shtoi ai.
Duke vizituar të premten bazën e vetme ushtarake amerikane në Grenlandë, JD Vance tha se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë për popullin e Groenlandës”, duke e kritikuar atë në veçanti se nuk ka investuar mjaftueshëm në ishullin e pamasë të Arktikut që Donald Trump lakmon.
“Marrëveshja e Mbrojtjes e vitit 1951 u ofron Shteteve të Bashkuara shumë mundësi për të pasur një prani shumë më të fortë ushtarake në Groenlandë. Nëse kjo është ajo që dëshironi, le ta diskutojmë”, u përgjigj ministri danez, duke iu referuar tekstit që rregullon praninë amerikane në Groenlandë.
”Në vitin 1945, Shtetet e Bashkuara kishin 17 baza dhe instalime ushtarake në Groenlandë dhe mijëra trupa”, kujton ai.
“Ne mund të bëjmë më shumë, shumë më tepër brenda kornizës aktuale”, shtoi ai.
Baza amerikane në Pituffik është një postë e mbrojtjes raketore amerikane, pasi trajektorja më e shkurtër e raketave nga Rusia në Shtetet e Bashkuara kalon përmes Grenlandës.
Donald Trump përsëriti të premten se ai “ka nevojë për Grenlandën dhe kjo është shumë e rëndësishme, për sigurinë ndërkombëtare”.
Zëvendëspresidenti i tij përjashtoi përdorimin e forcës për të arritur qëllimet duke siguruar se ai do të kishte sukses të bindte groenlandezët të bashkoheshin me Shtetet e Bashkuara dhe të nënshkruanin një marrëveshje me ta.
Groenlanda sapo ka formuar një qeveri të re koalicioni dhe shumica e groenlandezëve duan pavarësinë e territorit, i cili gëzon një shkallë të madhe autonomie brenda Mbretërisë së Danimarkës./ a.jor.
UASHINGTON, 28 mars /ATSH-ANSA-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plan të menjëhershëm për të zgjeruar praninë e tyre ushtarake në Groenlandë, por ne mendojmë se groenlandezët do të zgjedhin të jenë pjesë e Shteteve të Bashkuara, theksoi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.
Vance mbajti fjalimin në bazën hapësinore amerikane në Grenlandë, ku ai njohu të drejtën e popullatës lokale për vetëvendosje, por edhe nevojën që SHBA të kontrollojë rajonin e Arktikut kundër rritjes së ndikimit kinez dhe rus.
“Ne nuk mund të shpërfillim dëshirat e presidentit”, shtoi ai, duke argumentuar se ”Groenlanda do të bënte shumë më mirë të ishte nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së”.
”Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: ju nuk keni bërë një punë të mirë me popullin e Grenlandës”, theksoi Vance në një bazë ushtarake amerikane në territorin kryesisht vetëqeverisës danez.
”Ju keni investuar më pak për popullin e Groenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj mase toke të pabesueshme dhe të bukur të mbushur me njerëz të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se dëshiron ta marrë ”ishullin e pasur me burime nën kontrollin e Uashingtonit në një mënyrë ose në një tjetër”, një lëvizje që ka hasur në rezistencë të ashpër nga udhëheqësit në Groenlandë dhe Danimarkë./ /os/
Një biznes turistik në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, ka anuluar vizitën e Usha Vance, bashkëshortes së zv/presidentit amerikan JD Vance.
Sipas mediave, thuhet se vizita është anuluar pasi dyshohet për një agjendë të fshehtë nga administrata e Trumpit.
Fillimisht, vizita e Usha Vance ishte paraqitur si një udhëtim familjar për të shijuar kulturën lokale dhe për të marrë pjesë në garën tradicionale të slitave me qen, të quajtur Avannaata Qimussersu. Megjithatë, situata ndryshoi kur u mësua se ajo do të shoqërohej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, duke shkaktuar zemërim te liderët lokalë, përfshirë kryeministrin e Groenlandës.
Gjendja u përkeqësua edhe më shumë kur JD Vance njoftoi se ai gjithashtu do t’i bashkohej gruas së tij në këtë udhëtim, duke thënë se nuk dëshironte të humbiste “gjithë këtë argëtim”. Pas kësaj, dyqani i suvenireve Tupilak Travel, ku Usha Vance kishte planifikuar të ndalonte, refuzoi pritjen e saj.
“Fillimisht, i thamë se ishte e mirëpritur, por pas shqyrtimit të mëtejshëm vendosëm të anulojmë vizitën. Nuk mund të pranojmë këtë agjendë të fshehtë dhe nuk duam të bëhemi pjesë e një shfaqjeje mediatike. Jo faleminderit. Groenlanda u përket groenlandezëve”, njoftoi dyqani në Facebook.
NUUK, 25 mars /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance njoftoi sot se do t’i bashkohej vizitës së planifikuar të bashkëshortes së tij, Usha Vance në Groenlandë të premten, territori autonom danez i lakmuar hapur nga presidenti Donald Trump.
”Do t’i bashkohem asaj”, tha ai në një video të postuar në platformën X.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se vizita e Usha Vance përbënte “presion të papranueshëm” mbi Mbretërinë e Danimarkës, e cila përfshin territorin autonom.
JD Vance, i cili ka mbajtur qëndrime veçanërisht të ashpra në politikën e jashtme, veçanërisht në lidhje me aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara, do të vizitojë bazën hapësinore ”Pituffik”, një bazë e degës hapësinore të ushtrisë amerikane.
JD Vance thotë se ai do të shqyrtojë gjithashtu çështjet e “sigurisë” që përfshijnë ishullin e madh Arktik pasi të jetë atje.
”Shumë vende të tjera kanë kërcënuar Groenlandën, kanë kërcënuar se do të përdorin territorin dhe ujërat e saj për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara”, siguroi nënpresidenti amerikan, duke i bërë jehonë argumentit të Donald Trump.
Për këtë të fundit, aneksimi i Groenlandës do të përmbushte një imperativ sigurie kombëtare për Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe për të gjithë botën./ a.jor.
KOPENHAGË, 25 mars /ATSH-DPA/ – Qeveria e Grenlandës mohoi të martën një pretendim të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump se një grup amerikan, përfshirë Usha Vance, gruaja e zëvendëspresidentit JD Vance, ishte ftuar për të vizituar ishullin.
Qeveria e territorit autonom danez mohoi lëshimin e një ftese private apo zyrtare në një postim në Facebook.
Ajo vuri në dukje se ishte një qeveri e përkohshme në pritje të formimit të një koalicioni të ri dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta respektojnë këtë.
Duke folur pas një takimi të kabinetit të hënën, Trump tha se ishte bërë një ftesë, pa përcaktuar se nga kush.
”Vizita, e cila do të fillojë të enjten, përbën një gjest miqësor”, tha ai.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Usha Vance do të udhëtojë në Groenlandë së bashku me djalin e saj dhe të tjerë për të vizituar vendet historike dhe për të marrë pjesë në një garë tradicionale sajash me qen.
Qëllimi është të fitohet njohuri më e madhe për traditat dhe historinë e territorit.
Raportet e medieve thanë se këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike Waltz do të ishte pjesë e grupit.
Trump ka bërë thirrje vazhdimisht për kontrollin amerikan të Groenlandës për arsye të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare./ a.jor.
Usha Vance, gruaja e zv.presidentit amerikan JD Vance, do të udhëtojë në Groenlandë këtë javë, ndërsa Presidenti Donald Trump i përmbahet idesë së një aneksimi nga SHBA të territorit strategjik, gjysmë autonom danez. Vance do të vizitojë Groenlandën të enjten me një delegacion amerikan për të vizituar vendet historike, për të mësuar rreth trashëgimisë së […]
Usha Vance, gruaja e zv.presidentit amerikan JD Vance, do të udhëtojë në Groenlandë këtë javë, ndërsa Presidenti Donald Trump i përmbahet idesë së një aneksimi nga SHBA të territorit strategjik, gjysmë autonom danez. Vance do të vizitojë Groenlandën të enjten me një delegacion amerikan për të vizituar vendet historike, për të mësuar rreth trashëgimisë së […]
NUUK, 21 mars /ATSH-DPA/- Ivik Knudssen-Ostermann, kompania e të cilit drejton turne me varka për të parë ajsbergët blu vezullues të Groenlandës, tha se pritet një fluks turistësh pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump – që e vendosi ishullin në qendër të vëmendjes globale, sipas CNN.
Deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, së bashku me hapjen e një aeroporti të ri ndërkombëtar në kryeqytetin Nuuk, kanë rritur tashmë numrin e turistëve.
“Tashmë, ne po marrim shumë më shumë rezervime sesa më parë, veçanërisht për shkak të një njeriu me mbiemrin Trump. Ai vërtet e ka vendosur Groenlandën në krye të destinacioneve më të kërkuara edhe një herë,” tha Knudsen-Ostermann, operatori i “Greenland Cruises”.
Groenlanda u bë fokusi i vëmendjes ndërkombëtare në janar kur djali i Trump, Donald Trump Jr., mbërriti në aeroportin e sapohapur të Nuuk.
Që atëherë, presidenti i SHBA-së ka rritur premtimin e tij për ta bërë ishullin Arktik pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa vlerëson pasurinë e tij të madhe të mineraleve të rralla të tokës, të rëndësishme për industritë e teknologjisë së lartë.
Groenlanda shpreson se aeroportet e reja do të forcojnë industrinë e saj të turizmit dhe minierave për të diversifikuar ekonominë, e cila aktualisht varet nga peshkimi.
Shtresa e madhe e akullit të vendit, akullnajat, fjordet e thella dhe bollëku i jetës detare, duke përfshirë balenat, janë atraksionet kryesore, ndërsa krenaria për kulturën lokale Inuit po rritet gjithashtu.
Hapja e aeroportit në Nuuk në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë më të lehtë udhëtimin në ishull.
“United Airlines” do të fillojë fluturimet direkte nga Nju Jorku në Nuuk në qershor, duke zëvendësuar itinerarin e mëparshëm që kërkonte që turistët të fluturonin përmes Kopenhagës dhe të kalonin tranzit në ish-bazën ushtarake amerikane, Kangerlussuaq. //a.i/
Qindra grenlandezë dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit të tyre. Pamjet treguan turmat e mbledhura në kryeqytetin, Nuuk, duke valëvitur flamurin e Grenlandës dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe të tilla si “Respektoni sovranitetin e Grenlandës”, “Ne nuk jemi për shitje’, etj. […]