TIRANĂ, 17 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, pesë janë aktive, dy mbahen në monitorim.
Sipas MM, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sa i pĂ«rket vatrave aktive, nĂ« fshatin TĂ«rnovĂ«, njĂ«sia administrative Zerqan, bashkia BulqizĂ«, ka vijuar puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbĂ«shtetja me ndĂ«rhyrje nga ajri, janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll disa vatra. Problematike ngelet njĂ« vatĂ«r nĂ« vendin e quajtur âMaja e ShkĂ«mbitâ dhe tjetra nĂ« drejtim tĂ« fshatit ValikardhĂ« dhe Peladhi. NĂ« operacion gjatĂ« ditĂ«s u angazhuan tetĂ« efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, tetĂ« forca bashkiake dhe tetĂ« forca tĂ« ShĂ«rbimi Pyjor. NĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i ForcĂ«s Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe mĂ« sĂ« shumti brenda perimetrit tĂ« pĂ«rshkuar ditĂ« mĂ« parĂ«.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, dy automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.
Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.
Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me një mjet zjarrfikës dhe katër efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me gjashtë efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.
NĂ« vendin e quajtur âTeqeja e Dushkutâ, njĂ«sia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon tĂ« jetĂ« aktive. GjatĂ« ditĂ«s nĂ« zonĂ« u angazhuan dy automjete zjarrfikĂ«se me 10 efektivĂ« nga MZSH Gramsh, dy fadroma tĂ« bashkisĂ« me katĂ«r forca bashkiake dhe katĂ«r vullnetarĂ«. Ka patur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shuarjen e zjarrit pĂ«r shkak tĂ« shtresave tĂ« humusit. DitĂ«n e sotme raportohet se vatra e zjarrit Ă«shtĂ« drejt izolimit.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan tre automjete zjarrfikëse me shtatë efektivë nga MZSH Mirditë, katër forca policore, 17 forca bashkiake, shtatë forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan tre mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, gjashtë forca policore, 17 forca bashkiake, shtatë AdZM, katër Shërbimi Pyjor dhe katër forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.
Vatrat e shuara janĂ« në Val (Martanesh, BulqizĂ«), KodĂ«r Qerre (Mat), Xeth (Blerim, FushĂ« ArrĂ«z), DurishtĂ« (PetrelĂ«), FerrajâZall HerrâBrarĂ«âPriskĂ« e VogĂ«l (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), VilĂ«-Ballaj (RrogozhinĂ«), Kalanjas (Skrapar)
MM thekson se, forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.
/gj.m//a.f/
The post MM: 27 vatra zjarri të shuara, pesë aktive dhe dy nën monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.