Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori

By: Elva
20 August 2025 at 09:40

Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima është A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Policia earrestoi autorin, E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç. Materialet procedurale i janë referuar […]

The post Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, përkujdesje ndaj pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj

17 August 2025 at 08:40

TIRANË, 17 gusht  /ATSH/ Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu the se “kjo qendër shëndetësore është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj.

Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore. Kujdes, siguri dhe ndihmë mjekësore aty ku besimi takohet me përkujdesjen”.

“Jam nga Kosova, jetoj në Amerikë. Erdha tek Kisha e Shna Ndout për vizitë. Pashë këto vajzat që jepnin këtë shërbim. është shumë I mirë, ju falënderoj që na e jepni falas. Ju uroj suksese”, u shpreh në një video të ndarë nga ministrja, një turist që vizitoi këtë qendër shëndetësore.

/gj.m//a.f/

The post Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, përkujdesje ndaj pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sher masiv në Laç, një i arrestuar e 4 në kërkim/ Dyshohet për të shtëna me armë zjarri (EMRI)

16 August 2025 at 15:35

Pesë persona janë përfsdhirë në një konflikt masiv paraditen e kësaj të shtune në Laç, teksa dyshohet se ka patur edhe të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, teksa Policia ka arrestuar njërin prej tyre, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga është vënë shtetasi […]

The post Sher masiv në Laç, një i arrestuar e 4 në kërkim/ Dyshohet për të shtëna me armë zjarri (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri mes 5 personave në Laç, arrestohet Klajdi Rryta/ Policia i gjen pistoletën, në kërkim 4 persona të tjerë

By: M C
16 August 2025 at 15:54

Një konflikt mes 5 personave është regjistruar së fundmi në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini”, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë policia për parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sakaq, policia ka arrestuar Klajdi Rryta alias Klajdi Tusha 37 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona të tjerë, konkretisht shtetasit E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç.

37-vjeçarit gjithashtu i është sekuestruar dhe një armë zjarri e tipit “Glock” fishek në fole gati për qitje. Referuar raportimit të policisë, nga konflikti nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, burime për media raportojnë se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

The post Plas sherri mes 5 personave në Laç, arrestohet Klajdi Rryta/ Policia i gjen pistoletën, në kërkim 4 persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash

By: D Marku
10 August 2025 at 14:47

Fluksi i lartë i automjeteve këtë fundjavë të dytë të muajit gusht ka krijuar situatë kaotike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.

Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.

Qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura përvëluese mbi 40°C.

Ata shprehen të revoltuar për situatën, e cila është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që sipas autoriteteve rrezikon shembjen./LAPSI

The post Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash appeared first on Albeu.com.

Balluku: Lirim vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare deri nesër, penalizim për ata që refuzojnë

TIRANË, 30 korrik/ATSH-Maela Marini/ Dita e nesërme, 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamzë-Laç, ku inspektoi ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë e ku paralajmëroi penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.

“Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë të territorit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore por edhe hapësirës publike e cila duhet liruar. Ne i kemi bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe bizneseve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masat dhe liruara hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve”, tha Balluku.

Balluku kujtoi se sipas aktit normativ të vitit 2011, “varrezat” e makinave duhet të qëndrojnë 1 km larg rrugës kombëtare.

“Janë marrë disa herë aksione që nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi njoftuar se deri në 31 korrik me vullnet të plotë të gjitha subjektet duhet të lëvizin nga pjesët ku kanë bllokuar anët e rrugëve dhe akseve kombëtare”, nënvizoi ajo.

Balluku u shpreh se aksioni ka nisur nga rruga e Ndroqit, ku subjektet në shkelje kanë tërhequr gjithçka që kishin vendosur pranë rrugës, si në rastin e kompanive të mermerit.

“Ne e bëjmë këtë thirrje për të gjitha subjektet që duhet ta bëjnë këtë punë me vullnet të plotë, pa ndërhyrjen e IKMT-së. Por ndërkohë IKMT është në terren për t’i identifikuar të gjitha shkeljet të cilat edhe do të penalizohen”, tha Balluku.

Balluku nënvizoi se ky aksion është pjesë e reformës së madhe kombëtare për lirimin e territoreve të zaptuara, për lirimin e hapësirave publike, respektimin e sigurisë rrugore. “Gjithçka tjetër duhet të ketë bashkëpunim me vullnet të plotë. Do të tregohemi të kujdesshëm me shtëpitë por subjektet kanë gjithë mundësitë të tërhiqen duke respektuar distancat”, shtoi ajo.

Balluku vërejti se në këtë aks ka një numër të shtuar subjektesh që shkelin ligjin dhe rregullin. “Këto janë raste të patolerueshme ndaj do të ketë ndërhyrje të menjëhershme”, shtoi ajo.

Drejtoresha e IKMT-së, bëri të ditur se janë informuar thuajse 90% e subjekteve me aktivitet pranë akseve rrugore.

“Në datën 31 është afati i fundit. Deri në 31 janë në fazën e paralajmërimit duke u lënë afat që me vullnet mos të penalizohen me masa administrative apo penale. Por ne këtë aksion do ta çojmë deri në fund duke ndërhyrë si me masa administrative edhe penale”, siguroi ajo. /j.p/

The post Balluku: Lirim vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare deri nesër, penalizim për ata që refuzojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë

By: user7
9 July 2025 at 11:11

Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit kanë dalë përpara Bashkisë se Kurbinit, duke protestuar pasi u është kërkuar largimi nga hapësirat ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh. Tregtarët kërkojnë zgjidhje nga autoritetet lokale dhe shprehen se janë pa asnjë mundësi për të siguruar të ardhura për familjet. Ata theksojnë se vendimi i bashkisë për t’i larguar është i padrejtë dhe i menjëhershëm, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër për sistemim.

“Kam 15 vite shitëse ambulante, merrem me shitjen e rrobave. Burrin e kam me dializë. Ne kemi dalë për hall jo për qejf.Dje më erdhi policia dhe më tha ose hiqi rrobat nga aty ose do t’i marrim e do ti hedhim te kamionçina. Bashkia nuk po na jep rrugëzgjidhje, nuk kemi përkrahje”, tha një shitëse ambulante.

Ndërsa një tjetër shitës ambulant u shpreh se ka shtatë vite që punon aty dhe paguaj 180 mijë lekë qira. Gjithashtu ai theksoi se është pa përkrahje sociale dhe pa asnjë lloj ndihme ekonmike.

Kemi dalë më protestë sepse dje policia bashkiake na tha që duhet të largohemi sepse kemi zënë hapësirat publike. Kam shtatë vite që punoj aty, shes thuajse në trotuar afër urës dhe paguaj 180 mijë lekë qira. Jam pa përkrahje sociale, pa asnjë lloj ndihme ekonmike. Ne mbahemi me shitjet që bëjmë”, tha një tjetër.

Po ashtu në tjetër shitës ambulant u shpreh se se ka 16 anëtarë në familje dhe gruan e ka sëmurë. Ndër të tjera shitësi tha se bashkia nuk i ka ofruar asnjë zgjidhje.

“Kam 16 anëtarë në familje, gruan e kam sëmurë. Bashkia nuk na ka ofruar asnjë zgjidhje. Ku do të shkojmë ne, asnjë lloj të ardhure nuk kemi”, tha një shitës ambulant.

The post Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona, një prej tyre niset me urgjencë drejt Traumës

By: M C
6 July 2025 at 17:20

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh.

Mësohet se nga ky aksident janë plagosur lehë dy drejtuesit, ndërsa një pasagjer ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Blutë thonë se një nga drejtuesit është shoqëruar në komisariat, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit.

The post Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona, një prej tyre niset me urgjencë drejt Traumës appeared first on Albeu.com.

Gati 1 në 4 Cadillac të shitur janë plotësisht elektrikë

2 July 2025 at 14:52

Cadillac po shënon një rritje të ndjeshme në tregun e veturave elektrike, me gati 1 në 4 makina të shitura në gjysmën e parë të vitit që janë plotësisht elektrike.

Edhe pse shitjet e modelit Lyriq ranë me 31.2% në tremujorin e dytë, kërkesa për modelet e reja elektrike Optiq, Vistiq dhe Escalade IQ mbetet e fortë.

Shitjet e Escalade me motor me benzinë u rritën me 16.1%, duke përfituar nga rifreskimi i dizajnit.

Modeli XT4 pati një rënie prej 22.2%, ndërsa XT5 dhe XT6 shënuan rritje të vogla.

Sedanët e Cadillac dhanë rezultate të përziera, me CT5 që u rrit 9% dhe CT4 që ra 19.1%.

Kompania po planifikon të sjellë modele të reja elektrike gjatë vitit, duke përfshirë Lyriq-V dhe Escalade IQL. /Telegrafi/

The post Gati 1 në 4 Cadillac të shitur janë plotësisht elektrikë appeared first on Telegrafi.

Për herë të parë në botë: Qentë po testojnë një ilaç që mund t’i bëjë të jetojnë më gjatë!

By: gaze tare
28 June 2025 at 17:06

Rreth 1,000 qen të moshuar në Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në një test historik për një ilaç të ri që synon të ngadalësojë plakjen dhe t’u zgjasë jetën kafshëve shtëpiake.

Medikamenti është zhvilluar nga kompania bioteknologjike Loyal dhe synon të shtojë jo vetëm kohën, por edhe cilësinë e jetës. veçanërisht për racat e mëdha, të cilat zakonisht jetojnë më pak se të tjerat.

Ky është studimi i parë për jetëgjatësinë e kafshëve i miratuar nga FDA (Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave), dhe nëse rezultatet janë pozitive, ilaçi mund të dalë në treg në vitin 2026.

Kjo përbën një hap të madh përpara në shkencën veterinare dhe ringjall shpresën për miliona pronarë qensh në mbarë botën që do të donin më shumë vite pranë mikut të tyre besnik.

The post Për herë të parë në botë: Qentë po testojnë një ilaç që mund t’i bëjë të jetojnë më gjatë! appeared first on iconstyle.al.

Ilaçi i ri për parandalimin e HIV miratohet në SHBA, si do funksionojë

By: gaze tare
18 June 2025 at 22:27

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar një ilaç të ri që mund të ndihmojë në përfundimin e epidemisë së AIDS. Është një injeksion antiviral që jepet çdo dy vjet, i prodhuar nga kompania Gilead, për parandalimin e HIV. Megjithatë, lançimi i ilaçit, i cili do të tregtohet me emrin “Yeztugo”, do të përballet me një sërë pengesash, duke përfshirë shkurtimet e propozuara nga administrata Donald Trump për fondet federale për parandalimin e AIDS.

Si funksionon ilaçi i ri

“Yeztugo” administrohet si dy injeksione nën lëkurë të barkut, duke lënë një “depo” të vogël të ilaçit që absorbohet ngadalë nga trupi. Gilead nuk ka njoftuar një çmim. Ilaçi parandalon vetëm transmetimin e HIV-it dhe nuk bllokon sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme.

Të dhëna mbi epideminë e AIDS

Sipas të dhënave të OBSH-së, epidemia e AIDS-it do të shkaktojë afërsisht 1.3 milion infeksione të reja dhe do të kontribuojë në vdekjen e 630,000 njerëzve në mbarë botën në vitin 2023.

“Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ka 700 raste të reja dhe 100 vdekje të lidhura me HIV çdo javë”, tha Daniel O’Day, CEO i Gilead.

The post Ilaçi i ri për parandalimin e HIV miratohet në SHBA, si do funksionojë appeared first on iconstyle.al.

Vodhi 2 automjete brenda 24 orëve në Laç, arrestohet 26-vjeçari

15 June 2025 at 11:03

Policia e Kurbinit arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.

Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij”, bëri me dije policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari F. D., për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

 

The post Vodhi 2 automjete brenda 24 orëve në Laç, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

A ia vlen ky Cadillac Celestiq të paguhet 340,000 dollarë?

8 June 2025 at 15:39

Cadillac po bën një rikthim të bujshëm në botën e super-luksit me prezantimin e Cadillac Celestiq 2025.

Bëhet fjalë për një veturë elektrike prej rreth 340 mijë dollarë (rreth 316 mijë euro), e ndërtuar me dorë dhe në seri të kufizuar, përcjell Telegrafi.

Celestiq përfaqëson një ndarje të qartë nga linjat më të zakonshme të GM, duke sjellë një kombinim të mjeshtërisë artizanale, teknologjisë elektrike të avancuar dhe performancës elitare.

Dizajni i guximshëm dhe funksionimi pothuajse i heshtur e kthejnë Cadillac-un në një markë të vërtetë ekskluzive – shumë larg modeleve të së kaluarës që humbën identitetin për shkak të ngjashmërisë me markat më të lira të GM.

Me Celestiq-un, Cadillac dërgon një mesazh të qartë: jo vetëm që është gati të konkurrojë në tregun global të luksit, por synon të jetë udhëheqës i tij. /Telegrafi/

The post A ia vlen ky Cadillac Celestiq të paguhet 340,000 dollarë? appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit

31 May 2025 at 15:21

Një skandal është regjistruar ditën e djeshme, ku dy vajza janë futur me automjetin e tyre kundravajtje në autostradën e Laçit. Ato kanë filmuar veten teksa udhëtojnë në drejtim të kundërt dhe i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale, të cilat janë denoncuar më pas për JOQ. Siç shihet edhe nga video, vajzat nuk duken […]

The post VIDEO/ Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit appeared first on BoldNews.al.

Shërimi i dyshimtë i sëmundjeve malinje me trajtimin bio

30 May 2025 at 10:47

Pretendimi: Ky ilaç që blihet online kuron kancerin dhe leukeminë

Verdikti: E paprovuar

———————————————————

Në rrjete sociale shqipfolëse po qarkullon një postim që reklamon një “Ilaç për Shërimin e Sëmundjeve Malinje”, i cili pretendohet se shëron kancerin dhe leukeminë.

Ajo çka duhet të bëjë lexuesin të dyshojë menjëherë është mungesa e një liste përbërësish të këtij ilaçi të pretenduar, një shishe e të cilit kushton 30 euro.

Së dyti, lexuesit skeptik duhet t’i ngjallë dyshime çfarëdo medikamenti apo kure qe reklamohet si çudibërëse. Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, gjasat janë që nuk është e vërtetë.

Ky dyshim rritet në mënyrë domethënëse kur kemi të bëjmë me një ilaç çudibërës që premton të kurojë kancerin, një shkak kryesor i vdekjes në mbarë botën, duke shkaktuar gati 10 milionë vdekje në vitin 2020, ose gati një në gjashtë vdekje.

Dr. Orges Spahiu, Shef i Njësisë së Radioterapisë pranë Shërbimit Onkologjik, QSUT, ka konfirmuar më parë për Faktoje se “trajtimet e bazuara tek evidencat shkencore janë ato që sigurojnë trajtimin efektiv te kancerit. Avancimet e shkencës në fushën e Radioterapisë, Kimioterapisë dhe Kirurgjisë kanë siguruar sot një shërueshmëri të konsiderueshme që për disa lloje tumoresh arrin deri në 99% në varësi dhe të stadit të sëmundjes”. 

Doktor Spahiu tha gjithashtu se dy terapitë kryesore të provuara shkencërisht dhe të çertifikuara ndërkombëtarisht për të luftuar tumoret janë radioterapia dhe kimioterapia. E para përdor rrezatime me energji të ndryshme për të eleminuar qelizat tumorale, duke shmangur në maksimum indet dhe organet e shëndosha përreth. Ndërsa kimioterapia konsiston në barna antitumorale, të cilat nëpërmjet gjakut udhëtojne në gjithë trupin duke luftuar qelizat kanceroze.

Në fund, doktori nuk harron këshillën kryesore për të gjithë lexuesit: “Drejtohuni tek mjeku për çdo shqetësim apo dyshim që keni, dhe mos u beni pre e alternativave të gënjeshtërta. Kurat e kësaj sëmundje janë vetëm ato të provuara shkencërisht”. 

Megjithëse këto ‘metoda alternative’ mjekësore mund të jenë ngushëlluese për disa pacientë të prekur nga kanceri apo familjarët e tyre, të cilëve i ofrohet një rrugëzgjidhje e lehtë për një sëmundje aq të komplikuar sa tumori, në realitet, pasojat e këtyre veprimeve mund të jenë vdekjeprurëse.

The post Shërimi i dyshimtë i sëmundjeve malinje me trajtimin bio appeared first on Faktoje.al.

Ngjarje e rëndë në Patok, këmbësori humb jetën pas aksidentit, drejtuesi i mjetit zhduket

29 May 2025 at 08:54

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, ku një 59-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Burimet bëjnë me dije se një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin ndërsa ai po ecte përgjatë rrugës.

I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Kurbinit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndaluar për të dhënë ndihmë apo për të raportuar rastin.

The post Ngjarje e rëndë në Patok, këmbësori humb jetën pas aksidentit, drejtuesi i mjetit zhduket appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin në Laç

By: Ardit
29 May 2025 at 08:28

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor, Mbikalimi i Patokut-Laç. Policia njofton se një automjet ka aksidentuar për vdekje 59-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. I dëmtuari është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi […]

The post Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin në Laç appeared first on BoldNews.al.

Aksident i dyfishtë në aksin Laç-Patok, një i plagosur

By: Mirgen
16 May 2025 at 20:05

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i dyfishtë në aksin Laç-Patok, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident mes dy makinave në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

16 May 2025 at 20:25

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete.

Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident mes dy makinave në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Laç! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

By: D Marku
16 May 2025 at 20:58

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndaj shtetasit E. K. po kryhen veprimet procedurale nga autoritetet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Laç! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

❌
❌