❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash në zgjedhjet e 2023-shit

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) paraqiti nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ«, kĂ«rkesĂ«n pĂ«r gjykim tĂ« çështjes penale nr. 161 tĂ« vitit 2023, nĂ« ngarkim tĂ« shtetasve Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe ShkĂ«lqim Hoxha.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve tĂ« kryera, tĂ« mbĂ«shtetura nĂ« prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n akuzĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale,“Korrupsioni aktiv nĂ« zgjedhje”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«.

Shtetasi ShkĂ«lqim Hoxha akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zim i krimit”.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë. Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

/gj.m/r.e//a.f/

The post SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash në zgjedhjet e 2023-shit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit njofton procedurat për studimin në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e PolicisĂ« e Shtetit njoftoi sot pĂ«r plotĂ«simin e formularit A1/A1Z pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e PolicisĂ« qĂ« duan tĂ« studiojnĂ« nĂ« Fakultetin e SigurisĂ« dhe Hetimit, dhe pĂ«r ata shtetas qĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar shkollĂ«n e mesme edhe pĂ«rpara vitit 2024.

NĂ« vijim tĂ« procedurave tĂ« konkurrimit tĂ« hapur me urdhĂ«r tĂ« Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, pĂ«r ndjekjen e programit tĂ« studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parĂ« i studimeve “Bachelor”, nĂ« Fakultetin e SigurisĂ« dhe Hetimit, nĂ« AkademinĂ« e SigurisĂ«, pĂ«r 150 kuota tĂ« lira, tĂ« shtetasve qĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar arsimin e mesĂ«m tĂ« lartĂ«, Policia e Shtetit njofton se, “nĂ« zbatim tĂ« Urdhrit nr. 189, datĂ« 04.08.2025, Qendra e ShĂ«rbimeve Arsimore ka miratuar periudhĂ«n e aplikimeve me formularin A1/A1Z, pĂ«r MaturĂ«n ShtetĂ«rore 2025, mĂ« datĂ« 06 gusht 2025″.

Sa mĂ« sipĂ«r, Policia e Shtetit sqaron se formulari A1 dhe A1Z do tĂ« jetĂ« aktiv pĂ«r t’u plotĂ«suar mĂ« datĂ« 06 gusht 2025, nga ora 08:00 deri nĂ« orĂ«n 16:00, nĂ« shĂ«rbimin elektronik “Matura ShtetĂ«rore”, nĂ«pĂ«rmjet portalit e-Albania.

Formulari A1 duhet të plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formulari A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të arsimit të lartë.

Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti ose kandidati.

NĂ« kategorinĂ« kandidat pĂ«rfshihen dhe punonjĂ«sit e PolicisĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« ndjekur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parĂ« i studimeve “Bachelor”, nĂ« Fakultetin e SigurisĂ« dhe Hetimit, nĂ« AkademinĂ« e SigurisĂ«.

Ky proces lidhet me raundin e dytë, sipas kalendarit të aplikimeve për universitet 2025, të miratuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, bën të ditur Policia e Shtetit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Policia e Shtetit njofton procedurat për studimin në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Iku dhe treni
 vazhdojmë

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Iku dhe treni
 VazhdojmĂ«â€, shkruan Rama, teksa ndan njĂ« video ku tregohen sesi bizneset po lirojnĂ« hapĂ«sirat e zaptuara, qĂ« tashmĂ« po u rikthehen qytetarĂ«ve.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

1 nga 4

/gj.m//a.f//r.e/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Iku dhe treni
 vazhdojmë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 170 evente këtë gusht me aplikacionin TEA

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Aplikacioni TEA (Tourism Events of Albania) kĂ«tĂ« sezon veror ofron njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« eksplorojnĂ« bukuritĂ« natyrore dhe kulturore tĂ« vendit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë aplikacion turistët e shumtë vendas dhe të huaj, që po vizitojnë vendin tonë, mund të gjejnë 170 evente këtë gusht.

Mes këtyre eventeve përfshihen koncerte, festa, tradita dhe më shumë. Rama ftoi të gjithë të interesuarit ta instalojnë këtë aplikacion, për të mos humbur asnjë nga aktivitetet turistike që zhvillohen në vend.

“170 Evente kĂ«tĂ« gusht. Koncerte, festa, tradita dhe mĂ« shumĂ« – tĂ« gjitha nĂ« TEA. Shkarko tani dhe zgjidh ku do tĂ« jesh kĂ«tĂ« verĂ«  tourismeventsofalbania.com”, shkruan Rama nĂ« rrjetet sociale.

Aplikacioni TEA, i vetmi udhërrëfyes digjital i Shqipërisë turistike është një shembull i shkëlqyer sesi teknologjia mund të përdoret për të përmirësuar dhe modernizuar përvojën turistike, duke ofruar informacion të shpejtë, të saktë dhe të përshtatur për turistët.

Që nga prezantimi i tij, ky aplikacion u ka mundësuar turistëve të kenë një përvojë më të pasur dhe të lehtë në eksplorimin e destinacioneve turistike të vendit. Me TEA, turistët navigojnë nëpër destinacione të ndryshme turistike të Shqipërisë. Ata njihen me monumentet historike, aktivitetet kulturore dhe artistike, por edhe informacion mbi shërbimet utilitare në nevojë të turistëve, si: hotele, bare e restorante, kontakte, etj.

TEA e sjell informacionin të organizuar në një format të thjeshtë, duke u mundësuar udhëtarëve të planifikojnë lehtësisht itinerarin e tyre të pushimeve.

Ky aplikacion është i disponueshëm falas në Apple Store dhe në Play Store dhe është projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Rama: 170 evente këtë gusht me aplikacionin TEA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bergner viziton shkollën verore arkeologjike në Pogradec

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Ambasadori i GjerminisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, Karl Bergner vizitoi javĂ«n e shkuar njĂ« shkollĂ« verore arkeologjike nĂ« Pogradec me studentĂ« dhe staf pedagogjik nga ShqipĂ«ria, Gjermania, SHBA, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Kina.

Ambasada gjermane në Tiranë vuri theksin tek angazhimi dhe entuziazmi i pjesëmarrësve që ishin mbresëlënës.

Njëkohësisht, Ambasada thekson se, shkolla është një shembull i bukur se si bashkëpunimi shkencor mund të kontribuojë në mirëkuptimin mes popujve.

Në periudhën e Neolitit (që është tema e shkollës verore), kufijtë nuk kishin aspak rëndësi; akoma më shumë kishin rrjetet tregtare ndërkufitare (shpeshherë me mijëra kilometra).

Gjetjet nga gërmimet dëshmojnë në mënyrë mbresëlënëse se çfarë roli të rëndësishëm ka pasur pellgu i Korçës që në periudhën e Neolitit.

Shkolla verore Ă«shtĂ« njĂ« bashkĂ«punim mes Universitetit tĂ« KĂ«lnit, Universitetit tĂ« TiranĂ«s, Universitetit Goce Delčev tĂ« Shtipit (Maqedonia e Veriut) dhe Institutit tĂ« ArkeologjisĂ« pranĂ« AkademisĂ« sĂ« Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Ajo mbĂ«shtet punĂ«n e “Korça Regional Neolithic Project”, njĂ« bashkĂ«punim mes Institutit tĂ« ArkeologjisĂ« nĂ« AkademinĂ« e Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Universitetit tĂ« KĂ«lnit dhe University at Buffalo.

1 nga 5

/gj.m/r.e//a.f/

The post Bergner viziton shkollën verore arkeologjike në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështon tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ DeputetĂ«t kanĂ« dĂ«shtuar tĂ« konstituojnĂ« Kuvendin e KosovĂ«s edhe nĂ« vazhdimin e seancĂ«s pak para mesnatĂ«s.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar sërish të formojë komisionin e fshehtë për votimin e kryeparlamentarit, por kjo nuk është mbështetur nga partitë e tjera parlamentare.

Vazhdimi i kësaj seance u bë pak para mesnatës, pas një tjetre që u mbajt mesditën e së shtunës.

Kjo ishte tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit pak para se të mbyllet afati 30-ditor, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e trupave të Kuvendit.

Sipas vendimit të Kushtetueses, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim lidhur me konstituimin e legjislaturës së nëntë nga 27 korriku e deri më 8 gusht. /KosovaPress/

The post Dështon tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu nga Baza e Kuçovës: 36 vatra zjarri në 24 orët e fundit, të gjitha forcat në gatishmëri nga ajri e toka

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet sot nĂ« qarkun e Beratit, ku po ndjek nga afĂ«r operacionin pĂ«r shuarjen zjarrit nĂ« zonĂ«n e Shpiragut dhe monitorimin nga baza e KuçovĂ«s, prej nga ngrihen edhe avionĂ«t e ardhur nga misionet e vendeve partnere.

Në një deklaratë për mediet nga kjo bazë, Vengu bëri një pasqyrë të situatës në 12 qarqet.

Vengu informoi për situatën e vatrave të zjarrit, aksionin nga toka dhe ajri, rreziqet dhe masat e marra deri tani.

Ministri shpjegoi se sot ka qenë një nga ditët më të nxehta që nuk e favorizuan situatën e zjarreve, me temperatura 44-45 gradë, teksa ndërhyrjet vijojnë me intensitet.

Numërohen 36 vatra zjarri vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shuar 12 dhe 24 mbeten aktive. Tre qarqe janë problematike: Vlorë, Berat dhe Dibër. Aktive në misione edhe baza e helikopterëve të Farkës.

“Gjendemi nĂ« bazĂ«n e KuçovĂ«s, nga ku monitorohet situata dhe janĂ« angazhuar forca, pĂ«rfshi edhe avionĂ«t Canadair prej 48 orĂ«sh nĂ« tĂ« gjitha vatrat e zjarreve nĂ« mbarĂ« vendin, sikurse edhe nĂ« bazĂ«n e FarkĂ«s, nga ku operojnĂ« helikopterĂ«t. Situata shkoi edhe sipas parashikimeve, pasi temperaturat ishin tĂ« larta, kapĂ«n shifra ekstreme deri nĂ« 44-45 gradĂ« celcius. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye kemi pasur njĂ« situatĂ« me 36 vatra tĂ« deklaruara nĂ« mbarĂ« vendin dhe pĂ«r tĂ« cilat punohet me tĂ« gjitha mjetet pĂ«r fikjen e tyre. JanĂ« shuar 12 prej tyre dhe 24 janĂ« ende aktive. NĂ« terren ndodhen edhe forcat e shumta nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ«. Aktualisht operacioni nga ajri Ă«shtĂ« pezulluar pĂ«r shkak tĂ« errĂ«sirĂ«s dhe do rinisi nesĂ«r. BĂ«hen plane punĂ« operacionale pĂ«r ndĂ«rhyrje njĂ« ditĂ« para”, tha ministri.

Ai dha detaje edhe për hartën e zjarreve dhe zonat më kritike ku është përqëndruar vëmendja e trupave dhe institucioneve.

“MĂ« tĂ« prekura janĂ« 3 qarqe, i VlorĂ«s, DibrĂ«s, ku angazhohen edhe dy helikopter dhe forca nga Tirana dhe situata Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m. Ka pasur intensitet tĂ« vatrĂ«s. Si dhe nĂ« qarkun e Beratit, ku ka pasur vatra aktive, por e kemi mbajtur nĂ«n kontroll situatĂ«n si nĂ« Paftal, ashtu edhe nĂ« Shpirag, ku jemi mbĂ«shtetur nga helikopterĂ«t, si dhe forcave aleate kroate dhe italiane qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« fluturime nĂ« disa qarqe. Jemi pĂ«rqendruar nĂ« Borsh, Piqeras, SelenicĂ«, ShashicĂ«, kaninĂ« dhe forcat janĂ« tĂ« angazhuara nĂ« terren. Mbahen nĂ«n kontroll dhe me pĂ«rqĂ«ndrim banesat, antenat, urbanistika, tunelet, transformatorĂ«t dhe kemi njĂ« kontroll tĂ« situatĂ«s me forca nĂ« terren dhe do qĂ«ndrojmĂ« nĂ« gatishmĂ«ri gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, pĂ«r tĂ« rinisur nĂ« mĂ«ngjes”, tha ai.

Ministri deklaroi se edhe mbështetja që kanë gjetur nga vënedet partnere dhe Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile ka qenë i madh.

“Kemi pasur mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« tĂ« forcave aleate, ka vajtje-ardhje tĂ« mjeteve tĂ« kĂ«tyre aleatĂ«ve, shkojnĂ« dhe vijnĂ« pĂ«r misione. Por janĂ« prezentĂ« edhe nga vende tĂ« tjera dhe do vijojnĂ«, ku i gjithĂ« mekanizmi i mbrojtjes europiane Ă«shtĂ« nĂ« gatishmĂ«ri”, theksoi Vengu.

/gj.m/

 

 

 

The post Vengu nga Baza e Kuçovës: 36 vatra zjarri në 24 orët e fundit, të gjitha forcat në gatishmëri nga ajri e toka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve në vend, PD thirrje qytetarëve: Largohuni nga zonat në rrezik 

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Partia Demokratike  reagoi sot pĂ«r situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Në një deklaratë për mediet, PD u bërn thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara dhe të ndihmojnë këdo në rrezik.

“Nga Jugu nĂ« Veri, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pushtuar nga zjarret. NdĂ«rkohĂ« qĂ«, u bĂ«jmĂ« thirrje banorĂ«ve, qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, tĂ« largohen sa mĂ« parĂ« nga zonat e kĂ«rcĂ«nuara, dhe tĂ« ndihmojnĂ« kĂ«do nĂ« rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatĂ«n e thellĂ« me reagimin minimalist dhe thuajse pĂ«rqeshĂ«s tĂ« autoriteteve”, thekson PD.

Sipas PD, “jo vetĂ«m ndĂ«rhyrjet bĂ«hen me vonesĂ«, por janĂ« mungesa e alarmit dhe angazhimit qĂ« e bĂ«jnĂ« situatĂ«n tĂ« duket edhe mĂ« kaotike, kĂ«rcĂ«nuese dhe dĂ«shpĂ«ruese”.

“Zjarret, pĂ«rmbytjet, fatkeqĂ«sitĂ« natyrore pĂ«rsĂ«riten nĂ« ShqipĂ«ri, si nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n, dhe kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« qeverive, por pĂ«rgatitjet, gatishmĂ«ria, vullneti, janĂ« detyrĂ« dhe nĂ« dorĂ« tĂ« tyre”, nĂ«nvizon PD.

“Siç e kemi parĂ« prej vitesh, qeveria dĂ«rgon ushtrinĂ« dhe zjarrfikĂ«sit, tĂ« cilĂ«t u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si nĂ« njĂ« vend tĂ« BotĂ«s sĂ« TretĂ«, apo tĂ« sapodalĂ« nga lufta dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« mjeteve bazike”, shton PD.

“NjĂ« pamje tjetĂ«r shohim prej tri javĂ«sh nĂ« Theth, TiranĂ« dhe gjithandej nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri. PĂ«r tĂ« shembur bujtinat nĂ« Theth dhe marrĂ« para shitĂ«sit tĂ« rigonit nĂ« SarandĂ«, qeveria dĂ«rgoi IMT, Tatimet, PolicinĂ« dhe UshtrinĂ«, me mjete tĂ« rĂ«nda, me arrogancĂ«, tĂ« armatosur deri nĂ« dhĂ«mbĂ«, nĂ« luftĂ« me qytetarĂ«t”, shprehet PD.

PD thekson se, “PĂ«r Edi RamĂ«n, prioritet absolut Ă«shtĂ« uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetĂ«ra problemet qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« qytetarĂ«t dhe jetĂ«n e tyre. PĂ«r Edi RamĂ«n, prioritet Ă«shtĂ« spektakli me satelitĂ«t “Albania 1” dhe “2”, apo dronĂ«t pĂ«r tĂ« cilĂ«t, pasi i hedh nĂ« Facebook pĂ«r t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojĂ« dhe as kush t’i komandojĂ«. Sepse, Edi Rama e ka bĂ«rĂ« ushtrinĂ« e njĂ« vendi tĂ« NATOs, njĂ« organizatĂ« qĂ« shkon tĂ« fikĂ« zjarret me shkurre dhe pagure”.

Prandaj, shton PD, “pĂ«rballja me zjarret dhe fatkeqĂ«sitĂ« natyrore qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« qytetarĂ«t janĂ« tĂ« mekura”.

“Do tĂ« jetĂ« kĂ«shtu kĂ«tĂ« verĂ« dhe tjetrĂ«n, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset pĂ«r infrastrukturĂ«n e shtetit, pĂ«r fondet e emergjencave, pĂ«r modernzimin e ekipeve tĂ« kĂ«rkim-shpĂ«timit. ParatĂ« qĂ« i merr nga taksat i bĂ«n shpenzime luksi pĂ«r vete dhe ministrat, udhĂ«time me carter, koncerte tĂ« shtrenjta apo kopĂ«sht 4 milion euro nĂ« oborrin e KryeministrisĂ«â€, shton PD.

“Edi Rama Ă«shtĂ« me pushime, pasi bĂ«ri zhurmĂ«n me drejtorĂ«t, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bĂ«jnĂ« pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtĂ«pitĂ« dhe jeta e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« nĂ« rrezik. Edi Rama nuk Ă«shtĂ« zjarrfikĂ«s, por ai nuk mund tĂ« lejohet tĂ« jetĂ« Kryeministri qĂ« hedh ShqipĂ«rinĂ« nĂ« zjarr”, pĂ«rfundon deklarata e PD.

/gj.m/

The post Situata e zjarreve në vend, PD thirrje qytetarëve: Largohuni nga zonat në rrezik  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Zjarri nĂ« fshatin Markat nĂ« Konispol Ă«shtĂ« vendosur nĂ«n kontroll, falĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar tĂ« forcave nĂ« terren.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga operacioni I shuarjes së zjarrit në këtë fshat, ku morën pjesë  2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol, 2 automjete me 12 efektivë nga BMEC dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Vengu theksoi se falë reagimit të menjëhershëm, u shmang përhapja e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore.

1 nga 5

/gj.m/

The post Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Golemit.

Plazhi i Golemit, i ndodhur në zonën e Kavajës vetëm pak kilometra nga Durrësi dhe rreth 40 minuta nga Tirana, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Me një vijë bregdetare të gjatë, rërë të artë, ujëra të pastër kristal dhe një peizazh që përputh natyrën me infrastrukturën turistike, Golemi është kthyer në një magnet për turizmin bregdetar shqiptar.

Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm hotelet, resortet, vilat dhe restorantet që ofrojnë shërbime cilësore dhe mikpritje tradicionale.

Së fundmi në këtë plazh mudn të shijohet edhe një eksperienca off-road në plazhin e Golemit.

Kjo iniciativë e veçantë ofron udhëtime nëpër shtigje të fshehura dhe terrene sfiduese, ku natyra e egër takon emocionin e aventurës.

Destinacioni është ideal për të zbuluar peizazhe të mrekullueshme dhe vende që rrallë shihen nga turistët e zakonshëm.

Turizmi off-road Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« e turizmit aventurier qĂ« konsiston nĂ« udhĂ«time dhe eksplorime nĂ«pĂ«r terrene tĂ« vĂ«shtira, natyrore dhe jashtĂ« rrugĂ«ve tĂ« asfaltuara, duke pĂ«rdorur mjete tĂ« posaçme si fuoristrada (4×4), quad, motoçikleta etj.

/gj.m/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrisin gatishmërinë për furnizimin me energji elektrike

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Strukturat e sektorit energjetik kanĂ« rritur gatishmĂ«rinĂ« nĂ« rang vendi, pĂ«r tĂ« minimizuar problemet e furnizimit me energji, nĂ« kushtet e rritjes sĂ« temperaturave.

OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eliminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.

Konkretisht, linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« transformatorit tĂ« rrymĂ«s, problem qĂ« u zgjidh menjĂ«herĂ« nga grupet e OST, duke zĂ«vendĂ«suar nĂ« kohĂ« rekord pajisjen.

Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.

Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.

Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.

SituatĂ« qĂ« kĂ«rkonte kujdes tĂ« shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, pĂ«r shkak tĂ« zjarrit qĂ« ra nĂ« pjesĂ«n greke, nĂ« afĂ«rsi tĂ« nĂ«nstacionit Kardia. Probleme pati edhe nĂ« linjĂ«n 150kV BistricĂ« – Mourtos. Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollĂ«n stakime pĂ«r konsumatorĂ«t pasi u furnizuan nga linjat paralele.

Stafi i OST Ă«shtĂ« nĂ« koordinim me OST greke pĂ«r koordinimin e veprimeve tĂ« rikyÒ«jes sĂ« kĂ«tyre linjave. NĂ« tĂ«rĂ«si, falĂ« masava tĂ« mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabĂ«l.

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim në zonat ku për arsye sigurie, për shkak të zjarreve, mund të jetë e nevojshme ndërprerja e përkohshme e energjisë.

/gj.m/

The post Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrisin gatishmërinë për furnizimin me energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka pĂ«rkujtuar sot me respekt figuren e veprimtarit tĂ« çështjes kombĂ«tare, Adem Demaçit, duke e cilĂ«suar atĂ« si simbolin e qĂ«ndresĂ«s, disidentin e pathyeshĂ«m dhe zĂ«rin e tĂ« pambrojturve.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës, disidenti i pathyeshëm, zëri i të pambrojturve, kritiku i pandalshëm dhe njeriu i lirë edhe kur ishte prapa grilave.

“NĂ« vend tĂ« hakmarrjes, ai predikoi paqen. NĂ« vend tĂ« urrejtjes, ai mbolli pajtimin. NĂ« vend tĂ« frikĂ«s, ai fliste me guxim pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Ai sakrifikoi lirinĂ« e tij individuale pĂ«r lirinĂ« kolektive tĂ« popullit tĂ« tij. Emri i tij do tĂ« jetojĂ« sa vetĂ« liria! QoftĂ« i pĂ«rjetshĂ«m kujtimi pĂ«r BacĂ«n Adem”, ka shkruar Osmani.

Sot, janë mbushur shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhĂ«hoqi KĂ«shillin pĂ«r tĂ« Drejtat dhe LiritĂ« e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri nĂ« vitin 1995. NĂ« vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. GjatĂ« periudhĂ«s 1998-1999, kur mbaheshin takimet nĂ« Rambouillet pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s, ai ishte zĂ«dhĂ«nĂ«s politik i UÇK-sĂ«. Ishte njĂ«kohĂ«sisht kryetar i Lidhjes sĂ« ShkrimtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (2005-2007). /Kosovapress/

The post Osmani: Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, seanca mblidhet sërish në orën 22:00

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Ka dĂ«shtuar sot edhe pĂ«rpjekja e 53-tĂ« pĂ«r konstitumin e legjislaturĂ«s sĂ« nĂ«ntĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Propozimi për komisionin për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mori vetëm 56 vota.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se në kuadër të përpjekje të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit, vazhdon sonte në orën 22:00 tentativa e fundit para skadimit të afatit të Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela 27 korrik deri më 8 gusht.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit. /Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, seanca mblidhet sërish në orën 22:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, nĂ« datĂ«n 26 korrik pritet rrezik maksimal pĂ«r zjarre nĂ« tĂ« gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

/r.e/

The post MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj viziton në QSUT komisar Agim Trocin që pësoi djegie nga zjarri në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj vizitoi mbrĂ«mjen e sotme nĂ« urgjencĂ«n e QSUT-sĂ« shefin e Komisariatit tĂ« DelvinĂ«s, komisar Agim Troci, i cili pĂ«soi djegie nĂ« bark, krah dhe kĂ«mbĂ« gjatĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« shuarjen e njĂ« zjarri nĂ« zonĂ«n e SenicĂ«s, DelvinĂ«.

Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët:

“VlerĂ«soj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikĂ«se, emergjencave civile, forcave tĂ« armatosura dhe pushtetit vendor nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate tĂ« vĂ«shtirĂ« me temperatura shumĂ« tĂ« larta.

Ftoj qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes dhe pĂ«rgjegjĂ«si – parandalimi fillon nga secili prej nesh. BashkĂ«punimi dhe kontributi me kĂ«to struktura Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r sigurinĂ« e jetĂ«s dhe tĂ« pronĂ«s.

Çdo akt zjarrvĂ«nieje Ă«shtĂ« i dĂ«nueshĂ«m dhe sjell pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n dhe pasurinĂ«â€, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.

/r.e/

The post Begaj viziton në QSUT komisar Agim Trocin që pësoi djegie nga zjarri në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, i shoqĂ«ruar nga drejtori i DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«, Elton Alushi, vizitoi nĂ« repartin e djegieve nĂ« QSUT shefin e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DelvinĂ«, Komisar Agim Troci, i cili pĂ«soi djegie tĂ« shumta gjatĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar disa tĂ« moshuar qĂ« nuk dilnin dot nga zona e zjarrit nĂ« fshatin Vergo tĂ« DelvinĂ«s.

Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.

Gjatë vizitës, drejtori i përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.

Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.

Nga QSUT, Proda theksoi se, “shefi i Komisariatit Agim Troci Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i mirĂ« i pĂ«rkushtimit dhe sakrificĂ«s qĂ« mishĂ«ron njĂ« oficer i PolicisĂ« sĂ« Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie, pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e tĂ« tjerĂ«ve. Dua tĂ« falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«, pĂ«rfshirĂ« NĂ«nkomisar Eridionin, i cili ka pĂ«suar asfiksi dhe po merr ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin e DelvinĂ«s, si dhe gjithĂ« punonjĂ«sit e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DelvinĂ« qĂ«, nĂ«n drejtimin e Komisar Trocit, me pĂ«rkushtim dhe guxim, mbĂ«shtetur dhe nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ«, kanĂ« shpĂ«tuar dhjetĂ«ra jetĂ« qytetarĂ«sh, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtĂ« zonĂ«s sĂ« rrezikut. Edhe disa punonjĂ«s tĂ« tjerĂ« kanĂ« pĂ«suar. Ky akt Ă«shtĂ« njĂ« shembull frymĂ«zues i pĂ«rkushtimit dhe humanizmit tĂ« efektivĂ«ve nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s.”

Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Policia e Shtetit ndodhet aty, nĂ« krah tĂ« qytetarĂ«ve. Drejtori i DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ«, Elidon Çela, ndodhet nĂ« zonĂ« pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s.

Policia e Shtetit apelon pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga qytetarĂ«t, veçanĂ«risht gjatĂ« lĂ«vizjes nĂ« zonat me bimĂ«si tĂ« dendur dhe nĂ« ato tĂ« ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshĂ«m, si ndezja e zjarrit nĂ« natyrĂ«, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund tĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n dhe mjedisin.

Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

/gj.m//r.e/

The post Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan foto nga plazhi i ZvĂ«rnecit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga plazhi i ZvĂ«rnecit nĂ« VlorĂ«.

Zvërneci është një nga destinacionet natyrore që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me bukuritë e tij unike.

Pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës, turistë të shumtë zgjedhin të kalojnë në çdo stinë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës.

Përveç bukurisë natyrore që Zvërneci ka, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit. Ndërtimi i tij, historia, gojëdhënat e bëjnë këtë resurs tërheqës në çdo stinë të vitit.

/gj.m//r.e/

The post “ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan foto nga plazhi i ZvĂ«rnecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH ndërhyrje në urën e Milotit, ndërpritet qarkullimi

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se, ura auto-hekurudhore e Milotit, me njĂ« gjatĂ«si prej 788 metrash, paraqet njĂ« rrezik serioz pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe sigurinĂ« e kalimit, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve tĂ« konsiderueshme nĂ« themelet mbĂ«shtetĂ«se, erozionit tĂ« theksuar nĂ« bazament, pĂ«r shkak tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« pakontrolluar tĂ« zhavorrit tĂ« lumit, dhe gĂ«rryerjeve nĂ« tĂ« gjithĂ« shtratin lumor.

Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, ARRSH bën të ditur se, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projektndërhyrjes emergjente që po hartohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Kjo ndërhyrje do të zbatohet menjëherë në ditët në vijim.

NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rtimi i urĂ«s krejtĂ«sisht tĂ« re Ă«shtĂ« parashikuar nga ARRSH si pjesĂ« e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbĂ«shtetjen e BankĂ«s BotĂ«rore.

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes, ARRSH rekomandon pĂ«rdorimin e rrugĂ«ve alternative: Rruga kryesore LezhĂ« – Milot dhe Rruga e Kombit.

ARRSH thekson se, kjo ndërhyrje është thelbësore për të garantuar sigurinë e të gjithë komunitetit.

Duke u ndërgjegjësuar për vështirësitë dhe shqetësimet që mund të shkaktojë mbyllja e përkohshme e urës, ARRSH shton se, kjo masë është e domosdoshme për të shmangur rreziqe më të mëdha dhe për të siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të sigurt në të ardhmen.

/gj.m//r.e/

The post ARRSH ndërhyrje në urën e Milotit, ndërpritet qarkullimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ KĂ«tĂ« javĂ«, 12 specialistĂ« nga SPAK dhe Policia e Shtetit morĂ«n pjesĂ« nĂ« kursin “Praktikat mĂ« tĂ« Mira Mjekoligjore nĂ« Macintosh”, njoftoi sot Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.

Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.

Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike.

Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike.

/gj.m//r.e/

The post Ambasada e SHBA: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i plazheve publike në Kepin e Rodonit, Rama: Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i plazheve publike nĂ« Kepin e Rodonit pĂ«rgjatĂ« bregdetit tĂ« DurrĂ«sit.

“RikthejmĂ« hapĂ«sirat publike pĂ«r qytetarĂ«t dhe pushuesit, duke garantuar akses tĂ« barabartĂ« dhe kushte dinjitoze pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shkroi Rama.

Prej datĂ«s 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe tĂ« pastra”, pĂ«rmes tĂ« cilit Agjencia KombĂ«tare e Bregdetit mbĂ«shtet 8 bashki bregdetare nĂ« pastrimin e plazheve, midis tĂ« cilave edhe DurrĂ«sin.

Nisur nga fakti se DurrĂ«si ka njĂ« vijĂ« bregdetare mjaft tĂ« gjatĂ« kĂ«tĂ« vit plazhet publike janĂ« konceptuar tĂ« ndĂ«rprera me ato private, me qĂ«llim qĂ« pushuesit tĂ« kenĂ« mundĂ«si t’i aksesojnĂ« nĂ« segmente tĂ« ndryshme.

Po ashtu Bashkia ka pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.

Kepi i Rodonit është një tjetër perlë e Adriatikut që fton të gjithë pushuesit për të shijuar jo vetëm plazhin e mrekullueshëm, por edhe historinë që mbart ky vend.

Kepi i Rodonit ka formën e një trekëndëshi midis gjirit të Rodonit e atij të Lalëzit, formon një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të Detit Adriatik.

Ky xhevahir i natyrës është një vend jashtëzakonisht interesant mbi të gjitha për vendndodhjen e tij piktoreske: një kep shkëmbor që shtrihet drejt detit, formuar nga shkëmbinjtë e rrethuar me bimësi mesdhetare dhe lule aromatike.

Në këtë vend çdo vizitor gjen të ndërthurur më së miri historinë, me natyrën dhe detin. Në pjesën verilindore të Kepit ndodhet një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Kalaja e Skënderbeut.

/gj.m//r.e/

The post Lirimi i plazheve publike në Kepin e Rodonit, Rama: Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌