❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Balluku: OST dhe OSSH në terren për garantimin e furnizimit me energji në zonat e prekura nga zjarret

TIRANË, 10 gusht/ ATSH/ Strukturat e grupeve tĂ« emergjencĂ«s sĂ« Operatori i Sistemit tĂ« Transmetimit (OST) dhe Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSSH) janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po punojnĂ« intensivisht nĂ« terren pĂ«r tĂ« garantuar furnizimin me energji elektrike nĂ« zonat e prekura nga zjarret.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se ekipet e specializuara janë angazhuar maksimalisht për të ndjekur nga afër situatën dhe për të ndërhyrë aty ku nevojitet, sidomos në ato zona ku për shkak të flakëve është rrezikuar infrastruktura energjetike.

“Kemi ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur problemet nĂ« rrjet nĂ« zonat e BistricĂ«s, Livadhjas dhe Konispolit, ku prania e zjarreve ka ndikuar nĂ« funksionimin normal tĂ« linjave tĂ« transmetimit”, tha Balluku.

Sipas saj, vëmendje e shtuar po i kushtohet veçanërisht objekteve dhe linjave 110/35 kV, të cilat për shkak të afërsisë me vatrat e zjarrit, kërkojnë ndërhyrje të kujdesshme dhe të koordinuar nga ekipet e elektricistëve në terren.

“GatishmĂ«ria Ă«shtĂ« rritur edhe nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« vendit, si nĂ« ÇorovodĂ« dhe Ballaj (DivjakĂ«), ku ekipet tona janĂ« tĂ« vendosura dhe tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« reaguar nĂ« çdo moment”, shtoi Balluku.

Ndërkohë që strukturat e zjarrfikësve vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, elektricistët e OSSH dhe OST ndodhen në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë sa më shpejtë në rikthimin e energjisë elektrike pasi qetësohet situata me zjarret.

/r.e/

The post Balluku: OST dhe OSSH në terren për garantimin e furnizimit me energji në zonat e prekura nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Inspektorati KombĂ«tar i Mbrojtjes sĂ« Territorit (IKMT) njofton se nesĂ«r, mĂ« datĂ« 11 gusht 2025, nĂ« orĂ«n 07:30 tĂ« mĂ«ngjesit, do tĂ« kryhet demolimi me shpĂ«rthim tĂ« kontrolluar i njĂ« objekti trekatĂ«sh, ndodhur pranĂ« aksit rrugor VlorĂ« – Orikum.

Sipas IKMT-së, objekti në fjalë është ndërtim pa leje dhe ndërhyrja vjen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe çlirimit të hapësirave publike.

Aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Ushtrisë, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Për realizimin e operacionit janë kryer përgatitjet teknike, si hapja e 410 furnelave, shtrirja e 1100 metrave linearë fitil detonant, si dhe vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Për të garantuar sigurinë dhe për të minimizuar ndikimet në zonën përreth, shpërthimi do të kryhet herët në mëngjes.

Si masĂ« paraprake do tĂ« bllokohet pĂ«rkohĂ«sisht aksi rrugor VlorĂ« – Orikum, si dhe do tĂ« ndĂ«rpritet pĂ«rkohĂ«sisht furnizimi me energji elektrike, 15 minuta pĂ«rpara shpĂ«rthimit.

Gjithashtu, do të jenë të pranishme mjetet zjarrfikëse, ambulanca dhe personeli përkatës për të menaxhuar çdo situatë emergjente. Të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë janë njoftuar dhe informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmarrin.

/r.e/

The post Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Pesë mjete ajrore pritet të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Vendi po pĂ«rballet me njĂ« situatĂ« tĂ« rĂ«nduar zjarresh, ndĂ«rsa autoritetet janĂ« angazhuar maksimalisht nĂ« terren pĂ«r tĂ« mbrojtur zonat e banuara dhe pĂ«r tĂ« krijuar perimetĂ«r sigurie rreth vatrave mĂ« problematike.

Që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë shuar dhe 14 vijojnë të jenë aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë po punojnë në mënyrë të koordinuar për të siguruar kontrollin e plotë dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

“MbĂ«shtetja nga ajri ka qenĂ« vendimtare, me avionin Canadair tĂ« ardhur nga Kroacia qĂ« ka operuar nĂ« zonat mĂ« tĂ« prekura si Krane e Finiqit dhe LukovĂ« e HimarĂ«s, ndĂ«rsa ekuipazhet e BazĂ«s Ajrore FarkĂ« kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« Ballaj dhe Zhabjak tĂ« RrogozhinĂ«s, si dhe aktualisht nĂ« Poliçan, ku flakĂ«t nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r ish-Kombinatin Mekanik”, u shpreh Vengu.

Ndërhyrjet ajrore dhe operacionet nga toka, theksoi ai, kanë ulur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pasuritë e tyre, por situata vijon të jetë dinamike për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta që mbeten të pranishme në mbarë vendin.

PĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar kapacitetet nĂ« terren, ministri Vengu theksoi se gjatĂ« orĂ«ve nĂ« vijim pritet t’u bashkohen forcave operacionale edhe dy helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, njĂ« avion “Canadair” nga Greqia dhe dy helikopterĂ« tĂ« mekanizmit evropian tĂ« mbrojtjes civile nga Çekia dhe Sllovakia, tĂ« cilĂ«t do tĂ« dislokohen qĂ« sonte nĂ« Rinas dhe BazĂ«n Ajrore tĂ« KuçovĂ«s.

Paralelisht, Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivel maksimal në të gjithë territorin, ndërsa forcat operacionale janë të pranishme në çdo vatër që paraqet rrezik dhe po vijojnë përpjekjet për të mbajtur situatën nën kontroll.

/r.e/

The post Vengu: Pesë mjete ajrore pritet të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKI: Asnjë lidhje me pasuritë e shoqërisë KAYO sh.a., detyrime të pashlyera mbi 2 milionë euro

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ NĂ« vijim tĂ« deklaratĂ«s publike lidhur me pasuritĂ« shtetĂ«rore pranĂ« ish-UzinĂ«s sĂ« PjesĂ«ve tĂ« KĂ«mbimit tĂ« Automjeteve dhe nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« interesit pĂ«r sqarimin e dallimit mes pronave tĂ« shoqĂ«risĂ« Kayo sh.a. dhe pasurisĂ« nr. 10/304, tĂ« pretenduar nga shoqĂ«ria Panaroma Group sh.a., Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit (MEKI) bĂ«n tĂ« ditur sot se kĂ«to pasuri nuk kanĂ« asnjĂ« lidhje juridike apo faktike mes tyre.

MEKI bën të ditur se pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa).

Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro.

MEKI thekson se shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.

Që në vitin 2021, sipas MEKI-t, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara.

Megjithatë, bën të ditur MEKI, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike.

Kjo sjellje, thekson MEKI, është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, po ashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.

“MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r lirinĂ« e medias dhe tĂ« shprehjes. Por kĂ«to tĂ« drejta nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si justifikim ose si mekanizĂ«m pĂ«r tĂ« gĂ«zuar padrejtĂ«sisht pronĂ«n publike dhe pĂ«r tĂ« shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartĂ« i tĂ« gjitha subjekteve ekonomike, qofshin kĂ«to edhe media, Ă«shtĂ« parim themelor: Ă«shtĂ« e padrejtĂ« ndaj çdo aktiviteti tĂ« njĂ«jtĂ« qĂ« paguan taksa dhe qira nĂ« kohĂ«, qĂ« disa tĂ« tjera tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga kontrata publike tĂ« dhĂ«na nĂ« mirĂ«besim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e MEKI-t.

MEKI siguron se do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit ligjor në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.

/r.e/

The post MEKI: Asnjë lidhje me pasuritë e shoqërisë KAYO sh.a., detyrime të pashlyera mbi 2 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve: 14 vatra aktive, operacione në terren

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Nga kĂ«to, 7 vatra janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 14 vatra mbeten ende aktive dhe po vijon puna pĂ«r shuarjen e tyre.

Ndërhyrjet po zhvillohen në mënyrë intensive dhe të koordinuar dhe në operacione janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, autoritetet vendore si dhe forca vullnetare, duke bashkëpunuar ngushtë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

NĂ« qarkun e VlorĂ«s, situata mĂ« e rĂ«nduar paraqitet nĂ« bashkinĂ« Finiq, ku flakĂ«t kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonĂ«n e fshatit Krane nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Mesopotam. NĂ« terren po punojnĂ« dhjetĂ«ra efektivĂ« zjarrfikĂ«s nga disa bashki tĂ« jugut, forca tĂ« policisĂ«, ushtria, forca vullnetare, si dhe mbĂ«shtetje ajrore me avionin kanadez tĂ« llojit “Canadair”.

Po ashtu, një vatër tjetër aktive ndodhet në vendin e quajtur Rrëzomë, pranë tunelit të Skërficës, ku për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja është bërë vetëm me forcat e AdZM.

Në fshatin Bolenë të bashkisë Himarë, zjarri është vendosur nën kontroll falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve, ushtrisë dhe banorëve. Një tjetër vatër aktive është edhe në fshatin Lukovë, ku forcat vendore vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Në qarkun e Lezhës, në fshatin Malaj i Epërm të bashkisë Mirditë, zjarri është izoluar dhe ndodhet nën kontroll, ndërsa punimet për shuarjen e plotë vijojnë me intensitet.

Në Dibër, zjarri pranë fshatit Plani Bardhë në malin e Allushit po monitorohet nga zjarrfikësit dhe konsiderohet i kontrolluar.

Ndërkohë, në qarkun Berat janë disa vatra aktive. Në bashkinë Poliçan, jashtë Uzinës Mekanike, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ku ndërhyrja mbetet e vështirë. Në fshatin Kozare të bashkisë Kuçovë dhe në fshatin Goriçan të bashkisë Dimal, zjarret vijojnë të jenë aktivë dhe në terren janë angazhuar njësi të MZSH me mjete zjarrfikëse dhe efektivë të specializuar.

Në qarkun Shkodër, fshati Zagore i bashkisë Malësi e Madhe po përballet me flakët në një terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, ku forcat zjarrfikëse po punojnë me pompa shpine. Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës, si dhe në fshatrat Ballaj dhe Zhabjak të bashkisë Rrogozhinë, ndërhyrja është e vazhdueshme, pavarësisht vështirësive që sjell era e fortë.

Në ndihmë janë angazhuar edhe helikopterë të FA dhe trupa ushtarake për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave. Në qarkun Durrës, një vatër aktive ndodhet në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, ku ndërhyrja e forcave operacionale vijon.

Në qarkun Gjirokastër, zjarri në fshatin Turan të bashkisë Tepelenë është gjithashtu objekt ndërhyrjeje nga shërbimet emergjente.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha rastet, ndërhyrjet për shuarjen e flakëve janë të vështira për shkak të terreneve të thepisura, erës dhe temperaturave të larta, por strukturat përkatëse po punojnë me përkushtim për të parandaluar përhapjen dhe pasojat e mundshme ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve.

1 nga 5

/r.e/

The post Situata e zjarreve: 14 vatra aktive, operacione në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit Ă«shtĂ« vĂ«rejtur njĂ« fluks i shtuar hyrjesh nĂ« territorin shqiptar pĂ«rmes PikĂ«s sĂ« Kalimit Kufitar (PKK) nĂ« KakavijĂ«.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e KakavijĂ«s mbetet nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me autoritetet homologe greke pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« menaxhim efikas tĂ« lĂ«vizjes dhe pĂ«r tĂ« shmangur krijimin e radhĂ«ve tĂ« gjata”, bĂ«n tĂ« ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundjava në Durrës, Rama ndan pamje


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Brigjet e detit Adriatik nĂ« DurrĂ«s janĂ« mbushur plot nĂ« kĂ«tĂ« fundjavĂ« gushti.

Qyteti bregdetar vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj.

Pamje nga plazhet e mbushura u ndanë sot edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një videoje në rrjetet sociale, solli atmosferën e gjallë të fundjavës në Durrës.

Turistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet.

Autoritetet vendore dhe strukturat pritëse janë angazhuar për të garantuar siguri, pastërti dhe standard të lartë shërbimi, duke e bërë qytetin jo vetëm një destinacion pushimesh, por edhe një model të suksesshëm të turizmit bregdetar në Shqipëri.

/r.e/

The post Fundjava në Durrës, Rama ndan pamje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani, një shekull histori në celuloid

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Qyteti i Elbasanit ka hapur dyert e kujtesĂ«s kolektive pĂ«rmes njĂ« ekspozite unike fotografike qĂ« pasqyron 100 vite histori, zhvillim dhe transformim.

E vendosur në ambientet e Kalasë së qytetit, ekspozita sjell një retrospektivë të gjallë të çdo dekade, duke dokumentuar jetën urbane, momentet historike dhe përditshmërinë e qytetarëve elbasanas ndër vite.

Imazhet e ekspozuara, të kuruara me kujdes, i ofrojnë vizitorëve një udhëtim emocional dhe vizual në kohë, ndërsa ndërthurin kujtesën kolektive me artin fotografik.

Ceremonia e hapjes u shoqërua me një mesazh nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili theksoi rëndësinë e njohjes së rrënjëve dhe trashëgimisë historike për të ndërtuar një të ardhme më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Ekspozita është pjesë e një kalendari të pasur aktivitetesh kulturore që bashkia e Elbasanit ka organizuar gjatë muajit gusht, në bashkëpunim me institucionet vendore.

Ngjarja ka tërhequr edhe shumë vizitorë dhe turistë, të cilët po e zbulojnë Elbasanin si një destinacion të pasur në histori, kulturë dhe mikpritje.

/r.e/

The post Elbasani, një shekull histori në celuloid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Siguria Detare”, 34 mjete lundruese tĂ« bllokuara dhe 19 persona tĂ« shpĂ«tuar


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«ri tĂ« ditur sot se po vijon operacioni “Siguria Detare”, me kontrolle tĂ« shtuara nga Ksamili, nĂ« VelipojĂ« dhe nĂ« gjithĂ« hapĂ«sirat ujore tĂ« vendit.

Si rezultat, janë bllokuar 34 mjete lundruese, nga të cilat 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sipas Policisë, drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative deri në 100 mijë lekë.

Përgjatë një jave janë kontrolluar gjithsej 473 mjete. Në 8 raste Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar 19 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve në mjete.

Po ashtu, në bashkëpunim me autoritetet greke, është bllokuar një gomone e vjedhur në Kanalin e Vivarit, pranë Butrintit, duke vijuar hetimet për autorët.

Policia apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

/r.e/

The post Operacioni “Siguria Detare”, 34 mjete lundruese tĂ« bllokuara dhe 19 persona tĂ« shpĂ«tuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 7 vatra zjarri ende aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit, nĂ« vend janĂ« evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri, prej tĂ« cilave 6 janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 7 vijojnĂ« tĂ« jenĂ« aktive.

Si rezultat i ndërhyrjeve intensive nga toka dhe ajri, është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e gjashtë vatrave, ndërkohë që për pjesën tjetër po vijon puna me intensitet për neutralizimin e tyre.

Në qarkun e Vlorës, situata paraqitet më e rënduar. Në fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në Leshnicë të Poshtme, pas ndërhyrjeve tokësore dhe ajrore, është shmangur rreziku për banesat.

Në ndihmë të forcave në terren kanë ndërhyrë helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss të ardhur nga Suedia, të cilët kanë realizuar gjithsej 44 hedhje uji nga ajri.

Po në këtë qark, në fshatin Tragjas, një tjetër vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në këtë zonë po operojnë 17 efektivë të MZSH Vlorë dhe 3 punonjës të Shërbimit Pyjor. Deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat.

Edhe në qarkun e Fierit, konkretisht në fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, situata vijon të jetë nën vëzhgim.

Megjithë izolimin e pjesës më të madhe të vatrës, zjarri mbetet aktiv në dy pika, në pjesën jugore dhe veriperëndimore, ku për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja nga toka. Aktualisht, në këtë zonë po vijon ndërhyrja nga ajri me avionin kroat të tipit Canadair.

Në qarkun e Lezhës, një vatër tjetër zjarri është aktive në fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë që nuk lejon përdorimin e mjeteve ujëhedhëse. Në terren janë angazhuar 33 forca operacionale të strukturave vendore, të cilat po punojnë për krijimin e brezave ndarës në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtejshme e flakëve. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 hektarë, ndërkohë që aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

NĂ« qarkun e DibrĂ«s, nĂ« vendin e quajtur “Mali i Allushit” nĂ« fshatin Plan i BardhĂ«, bashkia Klos, Ă«shtĂ« riaktivizuar njĂ« vatĂ«r e shuar disa ditĂ« mĂ« parĂ«. MegjithatĂ«, falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ«, zjarri Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll dhe nuk pĂ«rbĂ«n rrezik pĂ«r pĂ«rhapje apo pĂ«r banesat.

Në qarkun e Elbasanit, në fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh, zjarri është shfaqur në një zonë pyjore me dushqe në një terren të vështirë dhe të largët, në kufi me bashkinë Përrenjas. Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme gjatë ditës, vatra është izoluar plotësisht dhe aktualisht mbahet nën monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për të shmangur riaktivizimet e mundshme.

Ndërkohë, edhe në qarkun e Tiranës, konkretisht në malin e Bërzhitës, në njësinë administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, një vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren janë angazhuar 15 forca të MZSH Tiranë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës në gjithë territorin, ndërkohë që ndërhyrjet ajrore dhe tokësore po kryhen me kapacitet të plotë për të vënë nën kontroll të gjitha vatrat e mbetura aktive.

/a.f/

The post MM: 7 vatra zjarri ende aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimi mbi të ardhurat personale sjell 40.8 miliardë lekë në buxhet në 6-mujorin e parë

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor 2025, tĂ« ardhurat nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale kanĂ« tejkaluar si nivelin e planifikuar, ashtu edhe performancĂ«n e regjistruar nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024, duke reflektuar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ky tatim ka sjellë në buxhetin e shtetit 40,8 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 8,6 miliardë lekësh ose 26,6% më shumë se gjashtëmujori i parë i vitit 2024.

Kjo shumë është gjithashtu 5,4 miliardë lekë më e lartë sesa ishte parashikuar në planin fillestar të të ardhurave për këtë periudhë, duke reflektuar një realizim prej 15,4% mbi objektivin.

Kjo performancë pozitive është rezultat i një sërë faktorësh të ndërlidhur. Së pari, ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur rritja e punësimit formal dhe përmirësimi i deklarimit të pagave në sektorin privat, ku ndërmarrjet janë nxitur nga kontrolli më i shtuar tatimor dhe nga përdorimi i teknologjive të reja për raportim dhe deklarim.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, rezultojnë 10 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, rritja e pagave në sektorin publik dhe në disa sektorë strategjikë të ekonomisë, si teknologjia, ndërtimi dhe shërbimet financiare, ka çuar në një rritje të bazës së tatueshme.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është përmirësimi i administrimit tatimor, ku përmes sistemeve të digjitalizuara, si e-filing dhe fiskalizimi në kohë reale, është rritur ndjeshëm transparenca dhe efikasiteti i mbledhjes së të ardhurave.

Përveç pagave, një kontribut të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave ka dhënë edhe tatimi mbi burimet e tjera personale të të ardhurave, përfshirë qiratë, dividentët, të ardhurat nga vetëpunësimi dhe fitimet kapitale.

Rritja e aktivitetit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e interesit për investime individuale mund të ketë çuar në një zgjerim të kësaj baze tatimore.

/a.f/

 

The post Tatimi mbi të ardhurat personale sjell 40.8 miliardë lekë në buxhet në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe Finiq

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Si pasojĂ« e aktivizimit tĂ« Mekanizmit Europian tĂ« Mbrojtjes Civile, qĂ« nga orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« mbĂ«rritur pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« zjarreve dy avionĂ« “Air Tractor Fire Boss” tĂ« ForcĂ«s Ajrore suedeze dhe njĂ« avion “Canadair” i ForcĂ«s Ajrore kroate.

Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq.

Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në terren strukturat vendore zjarrfikëse, emergjencat civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, të cilat, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive zjarri.

Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar ndihmën ndërkombëtare si të rëndësishme në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e flakëve në disa zona të vendit. /a.f/

 

The post Avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe Finiq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« ka njoftuar njĂ« ndryshim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procedurat pĂ«r aplikimet pĂ«r viza jo-emigruese.

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive, përfshirë edhe ata që po bëjnë rinovimin e vizës, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

/a.f/

The post SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Egnatia barazoi me rezultatin e bardhĂ« 0-0 sfidĂ«n e parĂ« ndaj Olimpijas, e luajtur mbrĂ«mjen e sotme nĂ« stadiumin “Stocize”, e vlefshme pĂ«r raundin e tretĂ« kualifikues tĂ« UEFA Conference League.

Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Zliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Medeiros, Aleksi, Lushkja, Gruda, Bakayoko, Selmani.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar për të dyja skuadrat, që tentuan disa herë portat përkatëse, por nuk finalizuan dot. Edhe në pjesën e dytë, portat qëndruan të paprekura si nga rrogozhinasit, ashtu edhe nga Olimpija. Sllovenët humbën edhe një penallti në minutën e 68-të, me Tam qe gaboi dhe e çoi topin jashtë.

Egnatia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Fangaj.

Takimi Olimpija-Egnatia u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja e dytĂ« mes dy ekipeve do tĂ« luhet mĂ« 14 gusht nĂ« “Arena Egnatia”.

/r.e/

The post UEFA Conference League, Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ NĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, numri i mjeteve rrugore nĂ« qarkullim arriti nĂ« 1.002.582.

Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj shifre me 80,8%, ndërsa mjetet për transport të përzier dhe motorët zënë nga 5,9% secili.

Qarku i Tiranës mban peshën më të madhe me 34,8% të mjeteve në qarkullim, i ndjekur nga Durrësi me 13,6%.

Ndërkohë, qarku i Gjirokastrës dhe ai i Kukësit regjistrojnë përqindjen më të ulët të mjeteve në qarkullim, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% ishin autovetura.

Edhe për regjistrimet e reja, Tirana zë vendin e parë me 44,2% të totalit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve rrugore është rritur me 9,6%, ndërsa regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie prej 7,3%.

Sa i pĂ«rket markave mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r regjistrimet e para, “Volkswagen” mban vendin e parĂ« me 20,1%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 15,8%.

/r.e/

The post Mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta pĂ«r lirimin e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK, Rama: Pse Kuvendi i KosovĂ«s nuk ngre zĂ«rin me njĂ« rezolutĂ«, pa dallime partish?

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot nĂ« lidhje me protestĂ«n e zhvilluar nĂ« PrishtinĂ«, ku mijĂ«ra qytetarĂ« tĂ« thirrur nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kategorive tĂ« dala nga lufta, protestuan kundĂ«r padrejtĂ«sive qĂ«, sipas tyre, po ushtrohen nga Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ« ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Rama ndau në rrjetet sociale foto nga protesta dhe u ndal me ton kritik ndaj heshtjes së institucioneve të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje mungesën e një qëndrimi institucional të Kuvendit të Kosovës përmes një rezolute për të drejtat e të akuzuarve.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i KosovĂ«s nuk e ka ngritur ende zĂ«rin pĂ«rmes njĂ« rezolute pa dallime partish, ku tĂ« rreshtohen sa e sa shkeljet faktike tĂ« normĂ«s elementare demokratike tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor nga ana e Tribunalit tĂ« HagĂ«s, ku tĂ« drejtat e Hashim Thaçit e shokĂ«ve tĂ« tij tĂ« izoluar nga bota prej vitesh tĂ« tĂ«ra tanimĂ«, janĂ« shqelmuar si hiçasgjĂ«?!”, u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se, nëse një rezolutë e tillë do të miratohej nga Kuvendi i Kosovës, atëherë edhe Shqipëria do të angazhohej menjëherë në mbështetje të saj.

“Natyrisht qĂ« nĂ« rast se Kuvendi i KosovĂ«s do ta bĂ«nte kĂ«tĂ« rezolutĂ« tĂ« vonuar, ne do ta angazhonim menjĂ«herĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r ta votuar tĂ« njĂ«jtin tekst dhe pĂ«r ta pĂ«rcjellĂ« zĂ«rin e krejt shqiptarĂ«ve nĂ« çdo shtet demokratik qĂ« e sponsorizon Tribunalin, e qĂ« nuk duhet tĂ« tolerojĂ« asnjĂ« cenim e jo mĂ« asgjĂ«simin e procesit tĂ« rregullt ligjor”, shtoi Kryeministri Rama.

Protesta e zhvilluar në Prishtinë u organizua nga organizata të dala nga lufta, ndërsa mesazhet kryesore të saj kërkonin drejtësi për të akuzuarit nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar këtë gjykatë si të njëanshme dhe selektive.

/r.e/

The post Protesta pĂ«r lirimin e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK, Rama: Pse Kuvendi i KosovĂ«s nuk ngre zĂ«rin me njĂ« rezolutĂ«, pa dallime partish? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal


TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Zjarri qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« prej ditĂ«s sĂ« djeshme njĂ« pyll me pisha qĂ« shtrihet mes Patosit e MallakastrĂ«s, po mbahet nĂ«n kontroll nga Emergjencat Civile nĂ« bashkĂ«punim me forcat e tjera nga dy bashkitĂ« e pĂ«rfshira.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë dhe një helikopter i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme.

“TĂ« gjithĂ« po bĂ«jnĂ« maksimumin qĂ« kĂ«to sipĂ«rfaqe tĂ« mĂ«dha tĂ« kĂ«tij pylli, qĂ« shtrihet mes LofkĂ«ndit e Drenies, tĂ« mos dĂ«mtohen mĂ« tej. ZjarrvĂ«nia e qĂ«llimshme dĂ«nohet nga Kodi Penal”, theksoi Balluku.

/r.e/

The post Zjarr në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Heqja e pikëve të patentës, vetëm 13,4% e të riregjistruarve e rifituan

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ VetĂ«m 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime nĂ« autoshkolla pĂ«r shkak tĂ« heqjes sĂ« pikĂ«ve tĂ« lejes sĂ« drejtimit, kanĂ« arritur tĂ« rifitojnĂ« patentĂ«n nĂ« periudhĂ«n qershor 2022 – qershor 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

“Ata qĂ« kanĂ« kaluar me sukses testet, janĂ« kthyer nĂ« rrugĂ« si drejtues mjeti, kĂ«tĂ« herĂ« mĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m”, thekson DPSHTRR.

Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike.

DPSHTRR nĂ«nvizon se shkelĂ«sit e rĂ«ndĂ« dhe pĂ«rsĂ«ritĂ«s tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit, tĂ« cilĂ«t rrezikojnĂ« sigurinĂ« nĂ« rrugĂ«, duhet tĂ« riregjistrohen nga e para nĂ« autoshkollĂ« dhe t’i nĂ«nshtrohen procesit tĂ« plotĂ« tĂ« testimit, sipas akteve tĂ« reja ligjore nĂ« fuqi.

/r.e/

The post Heqja e pikëve të patentës, vetëm 13,4% e të riregjistruarve e rifituan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ GjatĂ« gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit, numri i tĂ« punĂ«suarve tĂ« rinj ka shĂ«nuar njĂ« ecuri pozitive, duke reflektuar pĂ«rmirĂ«simin e tregut tĂ« punĂ«s dhe zhvillimet e qĂ«ndrueshme ekonomike.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se, sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, rezultojnë 10 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja e punĂ«simit Ă«shtĂ« rezultat i politikave tĂ« qĂ«ndrueshme fiskale dhe mbĂ«shtetjes sĂ« bizneseve pĂ«r tĂ« krijuar vende tĂ« reja pune”, u shpreh ministri Malaj.

/r.e/

The post Malaj: Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, prezantohet Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ NĂ« njĂ« takim me fermerĂ« tĂ« qarkut ShkodĂ«r, zĂ«vendĂ«sministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, sĂ« bashku me ekipin teknik tĂ« AgjencisĂ« pĂ«r Zhvillim BujqĂ«sor dhe Rural, prezantuan sot mundĂ«sitĂ« konkrete tĂ« financimit qĂ« ofron Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025.

Skema përfshin 9 masa mbështetëse posaçërisht për sektorin bujqësor, të cilat synojnë të nxisin investimet në bujqësi, blegtori dhe përpunim agroushqimor.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte orientimi praktik i fermerëve mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe përfitimet që ofron kjo skemë, me qëllim që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të garantuar.

Fermerët përfitojnë grant deri në 50% të vlerës së investimit, ndërsa pjesa tjetër mund të financohet përmes Kredisë së Butë, me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke e bërë kështu të mundur mbulimin e plotë të kostos së projektit të tyre.

Aplikimet për përfitim nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.

/r.e/

The post Shkodër, prezantohet Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌