Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përdornin preparate të skaduara në klinikë/ Arrestohen dy dentistët në Tiranë, procedohen 12 të tjerë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë së pacientëve në klinikat dentare.

Gjatë kontrolleve në një klinikë dentare në Rrugën e Kavajës, policia zbuloi një sasi të konsiderueshme preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara, të cilat përdoreshin për shërbime si terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza dhe implante dentare.

Si rezultat i hetimeve, u arrestuan në flagrancë administratori i klinikës, Ervin Zeka, 40-vjeç, dhe një nga stomatologët, Kejdi Myzyri, 26-vjeç.

Gjithashtu, 12 punonjës të tjerë të klinikës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet u sekuestruan si provë materiale, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të arrestuarit dhe të proceduarit po përballen me akuza për “Prodhimin dhe tregtimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në klinikat dentare do të vijojnë në të gjithë vendin, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

The post Përdornin preparate të skaduara në klinikë/ Arrestohen dy dentistët në Tiranë, procedohen 12 të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Nga Basir Çollaku Delet, administratë, punonjës, votues, bien dakort me kasapin se ai do të ujdisë jetën e tyre plot gaz lumturi e hare. Deri në një ditë, në një moment, kur të mbërrijë data e therjes, datë e cila është gjithnjë oreks e kalendar i kasapit dhe jo dëshirë apo vullnet i deleve. Në […]

The post ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA)

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri akuzohet nga SPAK, së bashku me vartësit e tij, se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë, duke shkaktuar një dëm prej afro 500 […]

The post 500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA) appeared first on BoldNews.al.

I shkaktoi buxhetit të shtetit dëm 500 mijë euro/ SPAK: Jonaid Myzyri ndërhyri në mënyrë të paligjshme në tender…

✇Albeu
By: V K

SPAK akuzon titullarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë, duke shkaktuar një dëm prej afro 500 mijë eurosh buxhetit të shtetit.

“Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka zbatuar drejt ligjin, pasi me vendimet e tij nuk ka udhëzuar autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet e mundshme apo të ndalojë sjelljen e jashtëligjshme të saj, por në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndërhyrë duke i diktuar autoritetit kontraktor mënyrën e vlerësimit të operatorëve ekonomikë”, thuhet në dosje.

SPAK shton se gjatë hetimit ka rezultuar se Komisioni i Prokurimit Publik ka diktuar autoritetin kontraktor, në këtë rast Autoritetin Rrugor Shqiptar, që bashkimi i operatorëve ekonomikë Alb Shpresa, Mela dhe Xhast, si dhe operatori ekonomik Jubica, të vlerësohen më pak se bashkimi i operatorëve ekonomikë AEK Munella dhe Drini-1, me qëllim që ky i fundit të renditet me pikë më të lartë dhe të rezultojë fitues.

“Tejkalimi i kompetencave të KPP ka sjellë trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, duke cenuar konkurrencën ndërmjet tyre dhe duke dëmtuar efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, si dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën mbi 47 milionë lekë”, theksohet në dosje.

Dëmi i shkaktuar është diferenca mes ofertës së dhënë nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Alb Shpresa, Mela dhe Xhast, e cila fillimisht u vlerësua nga autoriteti kontraktor si më e larta me pikë, dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë AEK Munella dhe Drini-1, i cili pas rivlerësimit të bërë nga autoriteti kontraktor dhe pas dy vendimeve të njëpasnjëshme të KPP, u rendit me pikë më të larta.

Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik duhet të orientonte autoritetin kontraktor për anulimin e procedurës, me qëllim rihapjen e saj, duke iu dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë që të plotësonin kriteret e vendosura prej tij të konkurrojnë.

Jonaid Myzyri, është marrë i pandehur bashkë me pesë vartësit e tij për akuzën e shkeljes së barazisë, në tendera dhe është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme./BW

 

The post I shkaktoi buxhetit të shtetit dëm 500 mijë euro/ SPAK: Jonaid Myzyri ndërhyri në mënyrë të paligjshme në tender… appeared first on Albeu.com.

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Nga Klodiana Lala Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar […]

The post Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni appeared first on BoldNews.al.

Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije”, Arjan Lleshi, 1 vit jashtë tenderave

Nga Boldnews.al  Abuzimet me dokumentat e një tenderi me fond limit 2.2 milionë euro të Arkivës së Shtetit e kanë penalizuar rëndë kompaninë “Adel Co”, në pronësi formale të Kliti Avdullari, por që besohet se pas tij fshihet biznesmeni Arjan Lleshi. Në 11 Korrik 2025, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur përjashtimin e shoqërisë […]

The post Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije”, Arjan Lleshi, 1 vit jashtë tenderave appeared first on BoldNews.al.

GJKKO merr vendimin për kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal ndaj Jonaid Myzyrit, i cili po hetohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda më datë 4 korrik 2025, pas kërkesës së paraqitur më 2 korrik nga SPAK.

Sipas vendimit të gjykatës, Myzyri do të vijojë të jetë i pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij vijon të jetë në fuqi edhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.

Kreu i pezulluar i KPP, Jonaid Myzyri, është nën hetim për dyshimet se ka qenë i përfshirë në manipulimin e procedurave të prokurimit publik, së bashku me persona të tjerë, duke cenuar barazinë e konkurrencës në tenderë.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara.

Sipas SPAK, objekti i këtij hetimi ka qenë procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

The post GJKKO merr vendimin për kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin appeared first on Albeu.com.

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

GJKKO ka lënë në fuqi masat e “pezullimit nga detyra” dhe “detyrim paraqitje”, ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si […]

The post Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së appeared first on BoldNews.al.

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

Kreu i Agjencisë së Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ndaj tij është ngritur akuza dhe është marrë zyrtarisht i pandehur.

Zyrtari i lartë do njihet me verifikimin e masës së sigurisë, pasi SPAK ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ për kreun e prokurimeve publike. Myzyri është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për procedura të dyshuara të paligjshme në fushën e prokurimeve publike. Jonaid Myzyri u mor i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara. Sipas SPAK, objekti i këtij hetimi ka qenë procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

The post U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

Pas pezullimit nga detyra, Jonaid Myzyri u paraqit këtë të premte në GJKKO. Gjykata e Posaçme mban seancën për vlerësimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim. Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin […]

The post Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme mban sot seancën për vlerësimin e masës ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje” ndaj Myzyrit. Me vendimin e GJKKO, Myzyri gjithashtu është pezulluar nga detyra.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

The post Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, kreu i KPP-së Jonaid Myzyri del para GJKKO-së

✇Albeu
By: V K

Kryetari i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike Joniad Myzyri, i cili është vënë zyrtarisht nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme, u paraqit këtë të premte në Gjykatën e Posaçme.

Të hënën u njoftua se ndaj Myzyrit, është vendosur edhe masa e pezullimit nga detyra dhe detyrim paraqitje.

HETIMET E PROKURIMEVE PUBLIKE

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për prokurimin e vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Fondi për të ishte 219.8 milionë lekë ndërsa dyshimet janë se është favorizuar kompania fituese.

Po ashtu bëhet e ditur se së bashku me të në akuzë janë vënë edhe shtatë zyrtarë të tjerë, por edhe të tre personave që akuzohen për Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve

Vetë Myzyri, ashtu si në paraqitjet e tjera nuk ka preferuar të komunikojë me mediet.

Kreu i KPP-së është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria e posaçme. Mësohet se dëshmia është marrë jo vetëm për tenderin që është nën akuzë por edhe për prokurime të tjera.

The post Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, kreu i KPP-së Jonaid Myzyri del para GJKKO-së appeared first on Albeu.com.

Pezullohet nga detyra kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 30 qershor vendimmarrjen e gjykatës respektive për pezullimin nga detyra të kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, Jonaid Myzyri, si dhe detyrimin e tij për tu paraqitur në policinë gjyqësore, pasi është marrë i pandehur javën e kaluar për veprën […]

The post Pezullohet nga detyra kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri appeared first on Reporter.al.

Kush janë zyrtarët që janë marrë nën hetim bashkë me kreun e Prokurimeve Publike

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, këtë të hënë, në lidhje me një procedurë prokurimi të dyshuar të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “pezullimin nga detyra”, duke e larguar përkohësisht nga drejtimi i institucionit.

Euronews Albania ka siguruar dhe emat e funksionarëve të tjerë publikë që janë nën hetim në të njëjtën dosje me kreun e Prokurimeve Publike.

Mësohet se janë marrë të pandehur 10 persona të tjerë. Dosja lidhet me prokurimin e një rruge, më datë 18 shtator 2020, me një fond limit prej 219.8 milion lekësh (pa TVSH).

Të pandehurit në këtë hetim janë:

  • Jonaid Myzyri
  • Vilma Zhupaj
  • Lindita Skeja
  • Merita Zeqaj
  • Enkelejda Bega
  • Vladimir Hodaj
  • Marjana Hasani
  • Gerald Adhiaj
  • Ardian Kaza
  • Ndoc Kulla
  • Mehdi Lala

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, procedimi penal ka si objekt tenderin me numër reference REF-65268-07-13-2020, për mirëmbajtjen me performancë të segmentit rrugor Rrëshen – Shpal – Qafë Bene – Hadroj – Ura e Repsit, i zhvilluar nga ARRSH.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, ka favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë që kanë përdorur dokumente të falsifikuara, duke mos marrë parasysh paligjshmëritë e konstatuara në dokumentacion. Këto veprime dyshohet se janë bërë në bashkëpunim dhe në shkelje të barazisë në tender.

Tetë nga të pandehurit (përfshirë Myzyrin) akuzohen për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në bashkëpunim (nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal), ndërsa tre të tjerë (Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza) për “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” (neni 190).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush janë zyrtarët që janë marrë nën hetim bashkë me kreun e Prokurimeve Publike appeared first on Euronews Albania.

Abuzime me tendera/ GJKKO masë sigurie ndaj Jonaid Myzyri

Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Myzyri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.

Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

The post Abuzime me tendera/ GJKKO masë sigurie ndaj Jonaid Myzyri appeared first on Lapsi.al.

Tenderi që fundosi kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, kush janë 10 të tjerët të pandehur bashkë me Jonaid Myzyrin (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, GJKKO vendosi pezullim nga detyra për Jonaid Myzyrin, si dhe masën detyrim paraqitje, për shkak të hetimeve që po zhvillon SPAK lidhur me një tenderin për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth.

Vlera e tij ishte rreth 220 milionë lekë pa TVSH, dhe është organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shtator 2020.

Së bashku me Myzyrin, janë edhe 10 të tjerë të marrë të pandehur nga SPAK për këtë tender:

Vilma Zhupaj

Lindita Skeja

Merita Zeqaj

Enkelejda Bega

Vladimir Hodaj

Marjana Hasani

Mehdi Lala

Ardian Kaza

Ndoc Kulla

Gerald Adhiaj

Jonaid Myzyri, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza, të dyshuar për “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

The post Tenderi që fundosi kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, kush janë 10 të tjerët të pandehur bashkë me Jonaid Myzyrin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyrin paraqitet në SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht pak ditë më parë të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Myzyri pritet të merret në pyetje si i pandehur, në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij skandali të dyshuar me fondet publike.

The post Kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Merret i pandehur kreu i KPP, Jonaid Myzyri

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, KPP, Jonaid Myzyri është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime. Hetimi ndaj tij, sipas një burimi në SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai […]

The post Merret i pandehur kreu i KPP, Jonaid Myzyri appeared first on Reporter.al.

Skandali i tenderit mbi 2 miliardë lekë që hodhi në ‘zjarr’ kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”, është bërë shkak për marrjen të pandehur të Jonaid Myzyri, kreut aktual i Komisionit të Prokurimit Publik.

Tenderi në fjalë mësohet se kalon shumën mbi 2 miliard lekë. Ndërsa në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës së ardhshme janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në KPP.

Mësohet se të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Ky nuk është tenderi i vetëm ku kreu i Prokurimeve Publike po hetohet. Pasi Jonaid Myzyri është vënë në ndjekje penale edhe për një tender tjetër, që lidhet me blerjen dhe spërkatjen me pesticide të mushkonjave. Gjatë këtyre muajve, Myzyri është parë shpesh të paraqitet në SPAK, ku pasi ka dhënë shpjegime ka dalë nga dera e Prokurorisë së Posaçme duke mos pohuar asnjë fjalë për gazetarët.

The post Skandali i tenderit mbi 2 miliardë lekë që hodhi në ‘zjarr’ kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri. Burime për mediat bëjnë me dije se Myzyri do të paraqitet të hënën (30 Qershor) në SPAK, së bashku me avokatin e tij Ermir Beta për t’u marrë në pyetje si i pandehur. Mësohet se ai është marrë […]

The post Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin appeared first on BoldNews.al.

❌