Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

By: Ela
5 July 2025 at 18:03

Nga data 1 korrik 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) operon pa kryetar, pas largimit të Jonaid Myzyrit nga detyra me urdhër të SPAK. Por e reja më e bujshme vjen nga vendimi i vetë KPP-së për të mos u tërhequr përballë një prej “teka-ve” më të shtrenjta të Bashkisë Tiranë, të firmosura nga kryetarja […]

The post KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi appeared first on BoldNews.al.

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

By: Elva
4 July 2025 at 12:52

GJKKO ka lënë në fuqi masat e “pezullimit nga detyra” dhe “detyrim paraqitje”, ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si […]

The post Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së appeared first on BoldNews.al.

Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK

By: user 11
30 June 2025 at 11:09

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është paraqitur sot në SPAK një javë pasi u mor i pandehur, për t’u njohur me akuzat. Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.

Hetimi ndaj tij, sipas një burimi në SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Çështja penale ndaj Myzyrit është transferuar në SPAK prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milionë lekë. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi.

The post Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Skandali i tenderit mbi 2 miliardë lekë që hodhi në ‘zjarr’ kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij

24 June 2025 at 15:26

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”, është bërë shkak për marrjen të pandehur të Jonaid Myzyri, kreut aktual i Komisionit të Prokurimit Publik.

Tenderi në fjalë mësohet se kalon shumën mbi 2 miliard lekë. Ndërsa në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës së ardhshme janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në KPP.

Mësohet se të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Ky nuk është tenderi i vetëm ku kreu i Prokurimeve Publike po hetohet. Pasi Jonaid Myzyri është vënë në ndjekje penale edhe për një tender tjetër, që lidhet me blerjen dhe spërkatjen me pesticide të mushkonjave. Gjatë këtyre muajve, Myzyri është parë shpesh të paraqitet në SPAK, ku pasi ka dhënë shpjegime ka dalë nga dera e Prokurorisë së Posaçme duke mos pohuar asnjë fjalë për gazetarët.

The post Skandali i tenderit mbi 2 miliardë lekë që hodhi në ‘zjarr’ kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: V K
22 June 2025 at 14:36

Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

 

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

 

 

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

 

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

 

 

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: Ardit
22 June 2025 at 12:44

Kolltuku i ri i zyrës së Anuela Ristanit merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP. Sipas këtij dokumenti janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë […]

The post Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on BoldNews.al.

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

15 June 2025 at 22:34

Në katër mujorin e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 307 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në prill, janë përllogaritur 84 të tilla, ndërsa vihet re një rritje e numrit të ankesave, krahasuar me tre muajt e kaluar. Por, duke e krahasuar me katër mujorin e parë të vitit […]

The post Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat appeared first on BoldNews.al.

SPEKTAKËL me tenderin e kamerave në dogana, AKSHI nuk pyet për KPP, urdhërohet ANULIMI i tenderit për herë të dytë: A është “paketuar” për AlbaScan?

By: V K
11 June 2025 at 10:51

Një spektakël i vërtetë, është duke ndodhur me tenderin e kamerave në dogana, ku prej disa muajsh një kompani e quajtur CSP, vijon të ankohet në KPP për favorizim nga AKSHI të kompanisë AlbaScan përmes kushteve teknike. KPP, ka urdhëruar dy herë ndryshimin e kushteve teknike, por AKSHI bën sikur nuk kupton. 

Nga; Skyweb.al 
Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar sërish ndalimin e tenderit për instalimin e kamerave të sigurisë në dogana, duke konstatuar se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionitnuk ka zbatuar vendimin e mëparshëm të datës 27 maj 2025. Sipas verifikimeve të kryera nga KPP, ndryshimet në dokumentet e tenderit janë sipërfaqësore dhe nuk përmbushin kërkesën kryesore për unifikimin e specifikimeve teknike, veçanërisht për kamerat “Outdoor Bullet”.

 

Ky është vendimi i dytë i KPP për këtë tender, duke e detyruar AKSHI-n të ndryshojë dokumentacionin teknik dhe të ndalojë menjëherë vijimin e procedurës aktuale, me pasoja të drejtpërdrejta në kohën dhe zhvillimin e projektit.

Ankesa e parë e CSP dhe paralajmërimi për favorizime

Skandali nisi kur kompania CSP SHPK, në pronësi të Klevis Xhagollit, paraqiti një ankesë pranë KPP-së duke akuzuar AKSHI-n për hartimin e një dokumentacioni që favorizonte pajisjet e një prodhuesi specifik: kompania kineze Uniview, përmes modelit IPC6858ER-X40-VF. Sipas CSP-së, specifikimet teknike ishin “qepur si kostum” vetëm për këtë pajisje, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër në treg dhe shkatërruar garën e lirë mes operatorëve.

Kapitali.al dhe Skyweb.al raportuan më herët se Uniview është një kompani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi teknologjia e saj është përdorur për survejimin masiv të minoriteteve si ujgurët.

Pavarësisht kësaj, produktet e Uniview u përfshinë në tenderin e AKSHI-t, ndërkohë që kërkohej që punonjësit që do të instalonin kamerat të kishin certifikata sigurie nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).

Anulimi i parë: AKSHI (bën sikur) tërhiqet përballë urdhrit të KPP

Pas shqyrtimit të ankesës së CSP-së dhe rritjes së presionit publik, KPP më 27 maj 2025 pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi AKSHI-n që të modifikonte specifikimet teknike dhe të eliminonte çdo element që kufizonte konkurrencën.

AKSHI reagoi duke anuluar tenderin dhe e rishpalli procedurën, duke pretenduar se kishte përmirësuar dokumentacionin sipas urdhrit të Komisionit.

Megjithatë, shqetësimet nuk u zgjidhën.

Ankesa e dytë: CSP akuzon për riciklim të të njëjtave kritere diskriminuese

Menjëherë pas rishpalljes së tenderit, CSP paraqiti një ankesë të dytë, me argumentin se ndryshimet ishin minimale, ndërsa specifikimet teknike mbeteshin të njëjta në thelb dhe vijonin të favorizonin të njëjtën markë.

Në këtë ankesë, CSP denoncoi se tenderi vazhdon të jetë i ndërtuar për të imponuar një zgjidhje të caktuar dhe të mbyllë garën për operatorë të tjerë, duke sjellë rritje të pajustifikuar të kostove dhe shkelje të Ligjit për Prokurimet Publike.

Përfaqësia shqiptare e Uniview dhe lidhjet me AlbaScan

Një detaj tjetër që rëndon situatën është se Uniview nuk ka përfaqësi të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Produktet e saj ofrohen përmes ndërmjetësit AlbaScan, e listuar zyrtarisht si partner i Uniview. Në këtë mënyrë, përmes një strukture të tërthortë, teknologjia e një kompanie të sanksionuar tenton të depërtojë në sistemin e sigurisë doganore të Shqipërisë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe përputhshmërinë me standardet euroatlantike.

Vendimi i fundit i KPP: AKSHI të ndryshojë kushtet dhe të rishpallë tenderin

Në vendimin e datës 9 qershor 2025, KPP vlerëson se AKSHI ka shkelur vendimin e mëparshëm, duke mos bërë unifikimin e kërkuar mes certifikimeve në tabelat teknike dhe dokumentit “TORs”. Komisioni vëren se kjo mospërputhje sjell paqartësi për operatorët ekonomikë dhe dëmton transparencën e procesit duke lënë të kuptohet se tenderi është “paketuar” për AlbaScan.

Si pasojë, KPP ndalon vijimin e procedurës dhe i kërkon AKSHI-t të korrigjojë dokumentacionin për herë të dytë, duke respektuar tërësisht vendimet e mëparshme.

Kjo duhet të çojë në një rishpallje të tretë të tenderit, me kushtet e korrigjuara dhe të harmonizuara teknikisht, në mënyrë që të garantohet konkurrencë reale dhe mosfavorizim. /skyweb.al

 

The post SPEKTAKËL me tenderin e kamerave në dogana, AKSHI nuk pyet për KPP, urdhërohet ANULIMI i tenderit për herë të dytë: A është “paketuar” për AlbaScan? appeared first on Albeu.com.

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

By: Ardit
20 May 2025 at 17:34

Nga Klodian Tomorri Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës është shndërruar mirëfilltazi në një betejë mafioze me klaneve të pushtetit për të ndarë plaçkën e pushtetit. Situata ka degraduar deri në atë pikë saqë Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, ka refuzuar […]

The post Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP appeared first on BoldNews.al.

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

By: Ela
6 May 2025 at 09:30

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka vendosur të shkelë haptazi çdo ligj dhe vendim të organeve supreme për ta çuar tenderin 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati në Durrës tek kompania e preferuar e saj, Rajli Ndërtim. Bëhet fjalë për një tender të kufizuar rindërtimi për “Riaftësimin strukturor të pallatit nr.167 […]

The post Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln € appeared first on BoldNews.al.

Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së; Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

By: Ela
25 April 2025 at 10:59

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton. Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të […]

The post Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së; Nuk zbatoi vendimin e Apelit! appeared first on BoldNews.al.

Përplasje ‘gjigandësh’ për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

By: Ardit
15 April 2025 at 18:04

Nga Klodian Tomorri Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare. Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar […]

The post Përplasje ‘gjigandësh’ për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Thirret në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

By: Ela
7 April 2025 at 09:09

Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), është paraqitur këtë mëngjes të hëne në SPAK. Ende nuk dihen detaje në lidhje me paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Boldnews ka raportuar më parë se si Jonaid Myzyri ka dhënë disa vendime në favor të kompanive “Alko Impekst General” dhe “Alko […]

The post Thirret në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri appeared first on BoldNews.al.

100 mln lekë për kondicionimin e zyrës, Liri Qoshi pranon korrupsionin në komisionin e tenderit

By: Ardit
8 March 2025 at 17:54

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Veliaj, një nga drejtoreshat e fuqishme që ka lënë është drejtorja e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Liri Qoshi . Qoshi detyrohet të anulojë një tender për zyrën e saj për herë të dytë, prokurimin e 120 milionë lekëve të sistemit të ngrohje ftohjes në zyrën e saj, në […]

The post 100 mln lekë për kondicionimin e zyrës, Liri Qoshi pranon korrupsionin në komisionin e tenderit appeared first on BoldNews.al.

PD denoncon shkeljet e KPP-së së Myzyrit: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro

3 March 2025 at 13:53

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet e Komisionit të Prokurimit Publik të drejtuar nga Jonaid Myzyri, e cila nuk ka zbatuar as vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në lidhje me një tender të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Blerje kuti dhe dosje për […]

The post PD denoncon shkeljet e KPP-së së Myzyrit: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Kallëzohen në SPAK trupa e KPP-së se shkelën vendimin e Apelit

19 February 2025 at 13:50

Në kohë të trazuara ku politika ka shkatërruar klimën e biznesit në vend, aktorë të tjerë shfrytëzojnë mjegullën për të realizuar skenarët e tyre me një qëllim të vetëm, përfitimin e parave publike. Dosja.al është njohur me një skandal, që ka mbushur kupën gjatë ditëve të fundit, ku administratorët e një kompanie “Kristalina KH” kanë […]

The post Kallëzohen në SPAK trupa e KPP-së se shkelën vendimin e Apelit appeared first on BoldNews.al.

Ikën Myzyri? Qeveria shpall garën për kreun e ri të KPP

By: Ardit
13 January 2025 at 13:39

Qeveria ka shpallur garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit të Prokurimit Publik. Përmës një thirrje të publikuar në Buletinin e Prokurimeve, Kryeministria fton personat e interesuar që të aplikojnë për të qënë kryetar i KPP. Sipas njoftimit, aplikanti duhet të përmbushë një sërë kriteresh, mes të cilëve edhe atë të mosqënit nën […]

The post Ikën Myzyri? Qeveria shpall garën për kreun e ri të KPP appeared first on BoldNews.al.

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për “ONE”, skema u zbulua në vendimin e KPP

By: Oldi
26 December 2024 at 12:22

Nga Boldnews.al Një vendim i Komisionit të Prokurorimit Publik (KPP) hedh dritë mbi një skemë të dyshuar të ndjekur nga Bashkia e Tiranës për të privilegjuar kompaninë telefonike “ONE” në tenderat e zhvilluar nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj. Në 2 Dhjetor 2024, KPP ka pranuar ankimin e kompanisë ‘MC Networking”, e cila pretendonte […]

The post Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për “ONE”, skema u zbulua në vendimin e KPP appeared first on BoldNews.al.

“Loja” me ankimet/ Dyshime për skemë mln euro mes “Rej” Kaprit dhe Myzyrit të KPP-së

By: Ardit
19 December 2024 at 12:09

Nga Boldnews.al Të mërkurën e 18 Dhjetorit, Ministria e Mbrojtjes shpalli kompaninë “Rej” fituese të tenderit për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe elektrik të repartit ushtarak në Poçestë të Korçës. Në procedurën me fond limit 275 milionë lekë të reja (rreth 2.8 milionë euro), morën pjesë 20 operatorë ekonomikë. Në përfundim, tenderi shkoi për “REJ” […]

The post “Loja” me ankimet/ Dyshime për skemë mln euro mes “Rej” Kaprit dhe Myzyrit të KPP-së appeared first on BoldNews.al.

Dulaku ankohet për tenderat e SPAK

By: Ardit
7 December 2024 at 19:07

Dy tendera me vlerë rreth 300 mijë euro të zhvilluar nga Prokuroria e Posaccme për blerjen e fuoristradave për prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH kanë përfunduar me kontestime. Kompania Albania Motor Company i ka ankimuar të dy tenderat në Komisionin e Prokurimit Publik, pasi sipas saj Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në SPAK […]

The post Dulaku ankohet për tenderat e SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌