VARSHAVË, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Kompania kanadeze ”Central European Petroleum” (CEP) njoftoi se ka bërë një zbulim të rëndësishëm nafte në brigjet polake të Baltikut.
”Sipas rezultateve të shpimeve testuese, rezervat e rikuperueshme të naftës bruto dhe gazit natyror vlerësohen në 200 milionë fuçi ekuivalente nafte”, theksoi kompania.
CEP tha se fusha naftëmbajtëse në det të hapur ”Wolin East” ndodhet afërsisht 6 kilometra nga qyteti port i Swinoujscie, në veriperëndim të Polonisë, në kufi me Gjermaninë.
Kompania tha se fusha ”Wolin East” vlerësohet të jetë “fusha më e madhe konvencionale e hidrokarbureve” e zbuluar ndonjëherë në Poloni dhe “një nga zbulimet më të mëdha konvencionale të naftës në Evropë në dekadën e fundit”.
”Nëse fusha konfirmohet, ajo mund të jetë një nga pikat e kthesës në historinë e eksplorimit të hidrokarbureve në Poloni”, tha gjeologu i njohur polak, Krzysztof Galos.
Zhvillimi i ardhshëm i këtij vendi mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e sigurisë energjetike të Polonisë dhe në uljen e varësisë së saj nga furnizuesit e jashtëm të hidrokarbureve.
Aktiviteti minerar mund të fillojë brenda tre deri në katër vjetësh.
Fusha mund të mbulojë 4% deri në 5% të kërkesës vjetore të naftës së Polonisë për disa vite./ /os/
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më të madh të naftës konvencionale në Poloni dhe një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës konvencionale në Evropë në një dekadë, të vendosura pranë brigjeve të Detit Baltik të vendit të Evropës Qendrore. Zbulimi u bë në pusin Wolin East 1 (WE1) të CEP, rreth 6 […]
Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur thonë se industritë e nxjerrjes, ndotja dhe zhvillimi i pakontrolluar po dëmtojnë integritetin ekologjik të Parkut Kombëtar të Vjosës.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën, më 1 korrik, ata paralajmërojnë qeverinë dhe autoritetet shqiptare se nëse gjendja nuk ndryshon rrezikohet biodiversiteti i lumit.
Deklarata vjen rreth një javë pasi EcoAlbania dhe Riverwatch denoncuan rrjedhjen e mbetjeve të naftës në Vjosë nga stacioni i Gorishtit – një situatë e përsëritur. Citizens.al ishte në terren për ta dëshmuar nivelin e lartë të ndotjes.
Nafta rridhte nga një vaskë mbetjesh të stacionit rreth 2 kilometra larg dhe bashkohej me përroin e Mërtirajt. Punonjës të Albpetrolit thanë se po punonin për ta pastruar kanalin.
Megjithatë për mjedisorët pastrimi nuk mjafton, ata kërkojnë zgjidhje të përhershme, si për shembull riparimi i tubave, cisternave dhe shmangja e derdhjeve të tjera.
Vendgrumbullimi i mbetjeve të Tepelenës/Foto:Joshua D. Lim
Pesë kërcënimet kryesore ndaj Vjosës
Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur e shoqëruan deklaratën e tyre me një raport në të cilin faktoheshin ndotjet nga rrjedhja e naftës, bitumit dhe mbetjet urbane pranë lumit.
Raporti “Hartëzimi i Presioneve” përfshin 52 pika të ndryshme në hartë ku evidentohen ndotjet, shpesh në shkelje të ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”. Harta digjitale e ndotjes është publikuar online dhe është e aksesueshme nga publiku dhe mediat.
Rrjedhjet e naftës konsiderohen tejet të rrezikshme pasi ndotin ujin dhe rrezikojnë biodiversitetin.
Ngjashëm edhe minierat e bitumit, kryesisht ato të zonës së Selenicës. Në raport thuhet se ato shkaktojnë ndotje të madhe të bregut dhe bien ndesh me planin e menaxhimit të parkut.
Raporti thekson se mbetjet urbane të hasura në disa pika përgjatë Vjosës dhe gjithashtu mbetjet plastike rrezikojnë shëndetin publik dhe faunën.
Nxjerrja e zhavorrit, kryesisht nga industria e ndërtimit, cilësohen me rrezik për shtratin dhe habitatet e peshqve. Ndërsa shpërdorimi i ujit në bujqësi dhe turizëm konsiderohet një tjetër aspekt që mund të dëmtojë parkun, kjo duke pasur parasysh uljet e prurjeve.
Organizatat theksojnë se nëse situata vazhdon, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër. Në deklaratën e tyre të përbashkët ato u bëjnë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të ndalojnë ndotjen.
Për këtë kërkohet monitorim i vazhdueshëm, rehabilitim nga ndotësit dhe menaxhim efikas i mbetjeve.
Qeveria shqiptare po ndjek procedurat për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat e Biosferës UNESCO.
“Por, nëse kërcënimet serioze të përmendura nuk adresohen dhe zgjidhen, përfshirja në UNESCO do të mbetet thjesht një status simbolik, ndërkohë që mbrojtja reale në terren do të mungojë,” theksohet në deklaratë.
Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al
Reagimi i Albpetrol
Më 28 qershor, kompania Albpetrol reagoi publikisht për ndotjen nga zona naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Citizens.al i pati përcjellë kërkesë për informacion dhe koment zyrtar që më 23 qershor, por nuk mori përgjigje.
Albpetrol pranon se zona është e ndotur nga dekada shfrytëzimi, por pretendon se aktualisht nuk ka aktivitet ndotës. Sipas Albpetrolit, protokollet teknike po respektohen dhe ndotja aktivizohet vetëm në temperatura të larta.
Kompania premton rehabilitim të zonës sipas mundësive teknike dhe financiare.
Megjithatë, pamjet e Citizens.al dhe raportet nga organizatat mjedisore tregojnë një realitet më alarmant dhe të vazhdueshëm.
Pamjet e datave 20-25 qershor tregojnë shtresa të zeza që lundrojnë drejt ujit të Vjosës, të dokumentuara edhe me dron.
Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë dhe habitat për mbi 1,100 specie. Shpallja e saj si park u konsiderua si fitore historike pas dhjetë vitesh fushatë. Por statusi ligjor duket se nuk mjafton. Kërkohet zbatim praktik dhe mbrojtje e vërtetë në terren.
TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” deklaroi se po punohet për një sistem të ri të furnizimit me naftë.
“Jemi duke punuar intensivisht me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një domosdoshmëri dhe një mundësi për të kaluar edhe tek furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizmin e kontratave dhe furnizimin me naftë”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi se ” kemi shumë besim që kjo do të sjellë një kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe mbi gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”.
Rama foli gjithashtu edhe për qasjen ndaj pronës.
“Ka ardhur koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit, të qeverisë në ekonomi të prodhojmë sukses duke u bërë palë, pjesë dhe për këtë arsye po të shikoni kemi ndryshuar gjithë qasjen ndaj pronës në tërësi dhe kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona por merr pjesën e vet për llogari të qytetarëve”, tha Rama.
Duke u ndalur edhe tek furnizimi i barnave Rama tha se “po punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me çështjen e barnave për furnizimin e të gjithë sistemit qoftë atij publik qoftë atij privat me barna dhe përsëri me shtetin si palë, si protagonist”.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë sektorë strategjikë si uji i pijshëm dhe furnizimi me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror. Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, ku shteti do […]
TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama nënvizoi se, “po punojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Ministrinë e Financave për të ndryshuar diҫka shumë të rëndësishme në jetën e përditshëm të njerëzve që ka të bëjë me naftën dhe për të futur edhe shtetin si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës”.
Ky, theksoi Rama, “do të jetë një hap shumë i madh përpara në funksion të furnizimit me naftë dhe të mbajtjes së ҫmimit në një nivel të arsyeshëm, por edhe të garantimit të karburantit për arsye të sigurisë kombëtare”.
Nga ana tjetër, shtoi Rama, “do të jetë një hap shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe për të bërë një politikë tjetër komplet me naftën, kur vjen puna tek bujqësia. Siҫ thashë, që s’është e nevojshme të jetë ajo që ka qenë deri më sot, por që ajo që ka qenë deri më sot ka qenë e kushtëzuar nga të tjera kufizime që i ka pasur dhe akoma i ka sistemi që po mundohemi ta plotësojmë me instrumentet e teknologjisë dixhitale dhe kështu me radhë”.
“Por është e sigurt që edhe këtu bashkëpunimi me njësitë e pushtetit vendor është kyҫ”, theksoi Rama.
Kryeministri theksoi se, “problemi kryesor është të mbushim boshllëkun me kapacitete njerëzore dhe me struktura në ҫdo bashki”.
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një ndërhyrje të mundshme në sektorin e naftës ka sjellë reagime nga aktorët kryesorë të tregut. Në një deklaratë, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, shprehu shqetësimin se industria nuk është përfshirë në asnjë proces konsultimi dhe nuk ka informacion zyrtar mbi natyrën e ndërhyrjes që qeveria planifikon të ndërmarrë.
“Gjithçka është e mundur, qeveria është qeveri. Por, ne nuk kemi dijeni për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Nuk ka pasur asnjë njoftim apo diskutim me industrinë”, tha Aliaj për A2CNN, duke nënvizuar mungesën e transparencës në këtë proces.
Ai shtoi se çdo ndërhyrje që bëhet pa dialog me grupet e interesit rrezikon të krijojë paqartësi në treg, të dëmtojë konkurrencën dhe të dekurajojë investimet në sektorin e hidrokarbureve.
Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në rajon, pavarësisht rënies së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Një situatë që ka ngjallur kritika të forta në opinionin publik dhe kërkesa për transparencë më të madhe në formimin e çmimit.
Sektori i karburanteve ka qenë më parë nën monitorimin e Bordit të Transparencës, një strukturë e ngritur për të frenuar rritjen e çmimeve në kohë krize, por që u pezullua disa muaj më parë. Tani, me këtë sinjal të ri nga qeveria, mbetet e paqartë nëse do të rikthehet një formë e ngjashme kontrolli apo do të ndërmerren masa të reja fiskale dhe ligjore.
Shoqata e Hidrokarbureve kërkon sqarim publik dhe përfshirje të menjëhershme në çdo vendimmarrje që prek tregun, për të shmangur pasigurinë dhe dëmtimin e sektorit.
TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të ndërhyjë brenda këtij viti në sektorin e naftës, duke u bërë pjesë aktive dhe faktor i rëndësishëm në këtë treg.
Në fjalën përmbyllëse pas Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, një platformë komunikimi mes fermerëve dhe sipërmarrësve në funksion të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030, Rama theksoi se mbështetja për sektorin bujqësor duhet të kalojë në një fazë të re, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në sektorin e karburanteve.
“Problemi i naftës u ngrit përsëri. Unë mendoj që ne na duhet ta rishikojmë skemën e mbështetjes së naftës. Ne po përgatitemi të ndërhymë në sektorin e naftës. Në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe në krijimin e skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe të bashkëpunimit me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat, jo të ardhurat e veta, por të njerëzve. Ne na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri, që po e përgatitim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Që do të thotë, që ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët.”
Rama nënvizoi se qeveria e ka studiuar për një kohë të gjatë këtë model dhe është e gatshme ta zbatojë brenda vitit.
“Kjo është diçka që e kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe që është e mundshme dhe e bëshme, brenda këtij viti do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe shpërndarjen e naftës, në bashkëpunim me aktorët e tjerë, që do t’ua bëjmë jetën më të lehtë, pasi do kenë qeverinë si garante dhe të importit, dhe të furnizimit me naftë. Kjo na vë në pozitë për të mundësuar një çmim më të arsyeshëm se çmimi i naftës aktualisht në Shqipëri, i cili patjetër në strukturë ka edhe taksën e qarkullimit etj.”.
Ai shtoi se përfshirja e qeverisë si aktor në tregun e naftës do të sjellë ndryshim edhe në politikën e karburanteve për sektorin bujqësor, duke e ndërtuar mbi një qasje të re.
“Tani ka ardhur koha që të veprojmë në një mënyrë tjetër dhe besoj që do të jetë një e mirë shumë e madhe, pasi duke marrë pjesë qeveria si një nga aktorët, edhe politika e naftës për sektorin bujqësor do të jetë e ndërtuar ndryshe, jo më me këtë qasje.”
Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte, nga kompania shtetërore Albpetrol, ku gjenden rreth 150 puse aktive. Në media u denoncuan pamjet të cilat tregonin derdhjen e naftës bruto nga “Përroi i Madh” në afërsi të […]
Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin […]
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një zonë me kallamishte në qytetin e Kuçovës, pranë puseve aktive të naftës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës përreth. Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik si puset naftëmbajtëse, ashtu edhe banesat përreth.
Menjëherë pas sinjalizimit, përveç zjarrfikësve të Kuçovës, në ndihmë u angazhuan edhe forcat e zjarrfikëses së Beratit, për të frenuar përmasat e mundshme të katastrofës.
Pas më shumë se një ore përpjekjesh intensive, shërbimet arritën të vënë flakët nën kontroll. Fatmirësisht nuk ka dëme në infrastrukturë apo puse, ndërsa ekipet janë ende në terren për të monitoruar vatrat e mbetura pranë zonës naftëmbajtëse.
Nga zjarri janë djegur rreth 2 hektarë me shkurre, kallamishte dhe bimësi të dendur.
TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kompania Albpetrol ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për mediet pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta.
Në reagim, Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.
Albpetrol nënvizon se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trashëguar nga shfrytëzimi për dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
“Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kësaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, të cilat ne i zbatojmë rigorizisht sot për eliminimin e tyre.
“Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër. Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, njoftoi Albpetrol.
Sipas Albpetrol, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve.
“Fatkeqësisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, njoftoi Albpetrol.
Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall në vitin 2023, Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.
Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.
Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.
Tashmë zjarri është shuar totalisht, pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse, ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha ferra, shkurre e kallamishte.
Një efektiv policie është arrestuar në Tropojë pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë. Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në patrullën e Komisariatit të Tropojës, në zonën e Qafë Morinës. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” me rimorkio, ku kishte të ngarkuar një depozitë me naftë. Sipas AMP-së, efektivi nuk […]
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kapur ”mat” policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestimi është kryer në rrethanar kur polici është gjetur duke drejtuar një automjet tip Volksëagen me rimorkio…
Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.
Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës, ndërsa Irani dhe Izraeli vazhduan shkëmbimin e zjarrit me raketa të hënën në mëngjes.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me rreth 1.53% në 78.19 dollarë për fuçi. Të dielën, forcat amerikane sulmuan tre objekte bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke deklaruar se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zotërojë një armë bërthamore. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi “nuk do t’i dorëzohet kurrë ngacmimit dhe shtypjes”, ndërsa ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.
Çmimi i indeksit S&P 500 ra me 0.13% në 6,010.25 dhe Dow Jones ra me 0.2% në 42,431.00. Sakaq, Nasdaq ra me 0.18% në 21,804.50 të hënën në mëngjes. Në tregtimin aziatik, indeksi Nikkei 225 i Tokios ra me 0.19% në 38,331.12, Kospi në Seul ra me 0.3% në 3.012,88, dhe S&P/ASX 200 i Australisë ra me 0.37% në 8,474.40. Indeksi Hang Seng i Hong Kongut dhe Indeksi i Përbërë i Shangait ishin në territor pozitiv, me fitime përkatëse prej 0.35% në 23,611.68 dhe 0.13% në 3,364.29.
Konflikti, i cili u ndez pas një sulmi izraelit kundër Iranit më 13 qershor, ka rritur çmimet e naftës, të lidhura me statusin e Iranit si një prodhues i madh i naftës. Kombi ndodhet gjithashtu në Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon pjesa më e madhe e naftës bruto në botë. Investitorët janë të shqetësuar se Teherani mund të vendosë të bombardojë infrastrukturën e naftës në vendet fqinje ose të bllokojë anijet cisternë që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Kompania e transportit detar Maersk tha të dielën se po vazhdonte të operonte nëpër ngushticë, duke shtuar: “Ne do të monitorojmë vazhdimisht rrezikun e sigurisë për anijet tona specifike në rajon dhe jemi gati të ndërmarrim veprime operative sipas nevojës”. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të përpiluara nga Bloomberg, dy supertankerë Coswisdom Lake dhe South Loyalty u kthyen në U në Ngushticën e Hormuzit të dielën.
Situata tani varet nëse Teherani vendos të zgjedhë agresionin apo një përgjigje më diplomatike ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Irani mund të përpiqet të mbyllë rrugën ujore duke vendosur mina përgjatë ngushticës ose duke goditur dhe kapur anije. Megjithatë, kjo ka të ngjarë të përballet me një përgjigje të fuqishme nga marina amerikane, që do të thotë se rritja e çmimit të naftës mund të mos jetë e qëndrueshme.
Disa analistë mendojnë gjithashtu se Irani nuk ka gjasa ta mbyllë rrugën ujore sepse vendi e përdor atë për të transportuar naftën e vet bruto, kryesisht në Kinë, dhe nafta është një burim kryesor i të ardhurave për regjimin. Nëse Teherani do ta mbyllte me sukses ngushticën, kjo do të shkaktonte një rritje më të gjerë të çmimeve për mallrat e transportuara dhe do të ndërlikonte procesin deflacionar në SHBA, duke i mbajtur potencialisht normat e interesit më të larta për një kohë më të gjatë.
Të hënën në mëngjes, Trump përmendi gjithashtu mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran.
“Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë ndryshim regjimi?” tha presidenti amerikan në Truth Social.
Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë ta rinisin tregtimin të hënën në mëngjes në Azi, raporton “BBC”.
“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, ka thënë Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive te “Crystol Energy”. “Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik shtuar në çmimet e naftës”.
Nafta bruto “Brent” e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit çmimi thuajse 20 për qind në muajin e fundit.
Përkundër këtyre rritjeve, prapë çmimet janë ende më të ulëta se që ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.
Tensionet e fundit mes Izraelit dhe Iranit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet globale, një situatë që tashmë po ndjehet edhe në Kosovë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani rritja e çmimeve është pasojë e frikës për ndërprerje të furnizimit me naftë për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i situatës atje ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve”, deklaroi Berjani.
Ai shtoi se, përkundër mungesës së prodhimit vendor, tregu i naftës në Kosovë është shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike.
“Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak se Kosova importon pjesën më të madhe të naftës “, theksoi ai.
Çmimet aktuale të derivateve në tregun kosovar variojnë: Diesel 1.14 – 1.24euro dhe Benzina 1.15 – 1.25 euro.
Sipas Berjanit, një ndërhyrje diplomatike, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të kontribuojë në qetësimin e situatës dhe stabilizimin e çmimeve.
“Një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA do të ishte një sinjal pozitiv për tregun dhe do të ulte presionin mbi furnizimin me naftë”, shtoi ai.
TEHERAN, 14 qershor /ATSH-AA/ – Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit në përgjigje të sulmeve ushtarake izraelit.
Rrjeti shtetëror iranian Press TV citoi parlamentarin iranian, Esmaeil Kowsari, i cili tha se Teherani po e shqyrton këtë veprim, që mund të ketë pasoja të rëndësishme në furnizimet globale me naftë.
“Irani po shqyrton bllokimin e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik, nga e cila kalojnë më shumë se 17 milionë fuçi nafte për çdo ditë”, tha Kowsari.
Komentet vijnë një ditë pasi Izraeli nisi një seri sulmesh kundër territorit iranian, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore, ku si pasojë u vranë figura të larta ushtarake dhe shkencëtarë.
Vala e sulmeve ka vazhduar dhe ka rezultuar në vdekjen e të paktën 78 personave dhe 320 të tjerë të plagosur.
Irani në hakmarrje lëshoi raketa balistike në disa vende brenda Izraelit, duke rezultuar në vdekjen e të paktën tre personave dhe plagosjen e më shumë se 170 të tjerëve./ a.jor.