Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit

✇Albeu
By: V K

Një 28-vjeçar, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, shtetasi A.M, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar në pronësi të një shtetaseje dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”.

Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.

The post Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda në makinë, për çfarë dyshohet

✇Albeu
By: V K

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij.

Trupi i të riut është gjetur në një parkimin në zonën e Astirit në Tiranë, nga babai i të ndjerit.

Sipas raportimeve, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të riut.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

The post E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda në makinë, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, ku brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur pa jetë një person rreth 50-vjeçar. Sipas policisë, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. “Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda […]

The post E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në qendër të Fierit. Automjeti tip “Fiat” ka qenë në ecje teksa është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi dhe bashkëshortja e tij fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur […]

The post Makina përfshihet nga flakët në Fier appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fokusi”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj, në dhjetor të vitit 2023 kishte rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë gjatë një ndjekjeje në Fushë Kuqe.

Në automjetin e braktisur prej tij ishte gjetur një armë snajper me precizion të lartë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të përdorej për të kryer një vrasje.

“Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M., alias O. Sh., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë”, thuhet në njoftimin e vitit 2023.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore.

Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 of 3

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023 appeared first on Euronews Albania.

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim policor, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Po ashtu sipas policisë, i riu ka përplasur një automjet policie, gjatë kohës që largohej. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasin N. […]

The post Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu appeared first on BoldNews.al.

Bie në prangat e policisë 34-vjeçari shqiptar/ Nervozizmi nuk ‘e mbrojti’, kapet me 1 kg kokainë poshtë sediles në…

Operacioni u krye në zonën e Navile, në Foggia, në rrugën ‘Marcantonio Franceschini’.

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët pasi u kap duke trafikuar një sasi prej 1 kg kokainë të pastër. Informacioni për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit është marrë nga Stacioni i Korticelës në Bolonja dhe më pas u bë ndërhyrja e patrullës në lagjen Navile. Gjatë patrullimit efektivët vunë re një makinë tip “Audi A4 Avant”, që u tërhoqi vëmendjen për sjelljen e çuditshme të drejtuesit.

Kur iu kërkua të ndalonte, shoferi që jetonte në zonën e Foggia, tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim. Ky qëndrim ngjalli më tej dyshimet e karabinierëve, të cilët vendosën të vazhdonin me një kontroll të plotë personal dhe të automjetit, informon media italiane.

Gjatë kontrollit, nën sediljen e pasagjerit të përparmë, u gjet ‘tulla’ e kokainës, që ishte e destinuar për tregun vendas dhe sillte një fitim prej të paktën 100 mijë eurosh nëse shitej me doza. Shqiptari u arrestua dhe ndodhet në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

The post Bie në prangat e policisë 34-vjeçari shqiptar/ Nervozizmi nuk ‘e mbrojti’, kapet me 1 kg kokainë poshtë sediles në… appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

✇Albeu
By: V K

Katër të rinj në Durrës, morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar. Policia e Durrësit, ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje.

Uniformat blu, bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48-vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27- vjeç, K. K., 31-vjeç, J. K., 35-vjeç dhe S. P., 27-vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët appeared first on Albeu.com.

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

Katër të rinj fillimisht morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar në Durrës. Policia e Durrësit ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje. Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin […]

The post Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët appeared first on BoldNews.al.

Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici

Në Berat më 21 mars 2025, rreth orës 18:30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin “Opel Astra”, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit shprehet në emisionin “Stop” se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë ka dalë nga shtëpia rreth orës 17:00 e […]

The post Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici appeared first on BoldNews.al.

43°C brenda makinës: Foshnja e bllokuar, policia thyen xhamin për ta shpëtuar

Pamje tronditëse të kamerave trupore kanë dokumentuar momentin kur policia në Kaliforni shpëtoi një foshnjë të lënë vetëm brenda një makine të mbinxehur në qytetin Corona, më 17 qershor.

Fëmija u gjet në sediljen e pasme, në një automjet të fikur dhe me dritare të mbyllura, ndërsa temperatura në brendësi kishte arritur në 43°C. Oficerët përdorën një levë për të thyer xhamin e shoferit dhe nxituan ta ndihmonin të voglin, duke e freskuar dhe qetësuar menjëherë.

Identiteti i prindërve nuk është bërë publik dhe nuk dihet sa kohë foshnja qëndroi vetëm. Policia publikoi videon për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun vdekjeprurës të lënies së fëmijëve në makina gjatë temperaturave të larta.

The post 43°C brenda makinës: Foshnja e bllokuar, policia thyen xhamin për ta shpëtuar appeared first on iconstyle.al.

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

Katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik pasditen e djeshme në Theth të Malësisë së Madhe, i cili ka degraduar edhe në përdorimin e armëve të zjarrit. Më konkretisht, Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin prej tyre, pasi ka qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin tre të tjerët, të cilët […]

The post EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas appeared first on BoldNews.al.

Skema/ Si ndodhi aksidenti mes makinës dhe 3 të miturve me monopatina (Foto)

Tre të miturit, në 2 monopatina, kaluan rrugën me semafor të kuq, veprim që i kushtoi përplasjen rëndë nga kjo makinë e bardhë, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Makina e bardhë tip “Renault” udhëton në korsinë e mesit nga bulevardi “Zhan d’Ark” apo ura e Rrugës së Elbasanit, për të ikur në drejtim të urës së ish-Bllokut në Unazën e Mesme të Tiranës.

Nga ana tjetër, 3 të miturit një 9 vjeç dhe 2, 11-vjeçarë vijnë nga Piramida, përmes korsisë së biçikletave, me synim për të shkuar drejt sheshit “Skënderbej”.

Ata nuk pritën që semafori të bëhej jeshil, e për pasojë, siç shfaqet në këtë skemë grafike, u goditën nga makina e bardhë.

Përplasja ishte aq e fortë sa shoferi ka mundur të frenojë pas vetëm 30 metrash, duke tërhequr zvarrë 3 të miturit me 2 monopatina.

Nga verifikimi paraprak i kryer, në momentin që monopatinat e 3 të miturve përplasen, makinat në krah të tyre me drejtim për në qendër kanë qenë të ndaluara të gjitha, çfarë konfirmon se hyrja e tyre është bërë me të semafor të kuq.

Sipas burimeve pranë policisë, edhe makina që i goditi mendohet të ketë qenë me shpejtësi më shumë 40km/h, çfarë ka shkaktuar dëmet e rëndë në aksident.

Policia, pas një hetimi paraprak gjeti shkelje te shoferi në automjetin e rrjetit të supermarkeve “Pronatyra”, 41-vjeçarin Ekerem Skureni, i cili u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe do të jetë gjykata që do të vendos për fatin e tij.

The post Skema/ Si ndodhi aksidenti mes makinës dhe 3 të miturve me monopatina (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti në Tiranë/ Automjeti përplas dy monopatina, tre të mitur përfundojnë në spital

TIRANË- Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një 41 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte, dy monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shoferi është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /abcnews.al

 

Policia shkel rregullat, patrulla futet me makinë në bregdet (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Disa ditë më parë, policia gjobiti një drejtues automjeti që u fut me makinën e tij në bregdet. Shoferit që kreu shkeljen, i është hequr përfundimisht leja e drejtimit, si dhe është gjobitur me 40.000 lekë të rinj.

Po ashtu edhe në një rast tjetër, policia gjobiti me 53 mijë lekë të rinj, drejtuesin e një automjeti që lëvizte me makinën e tij në bregdet.

Por duket se një shkelje të tillë e ka përsëritur vetë policia.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, se si një makinë policie lëviz lirshëm në breg të detit, ndërkohë që patrullimin mund ta bëjë me biçikletë ose në këmbë.

Për qytetarët ky rast është shqetësues, pasi policia duhet të jetë shembull për shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

A do të merren masa ndaj këtij rasti?

 

The post Policia shkel rregullat, patrulla futet me makinë në bregdet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përplasi me makinë për νdekje këmbësoren në Qukës-Prrenjas, arrestohet 62-vjeçari

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi për vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Prrenjas. Drejtuesi i automjetit akuzohet për për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.

The post Përplasi me makinë për νdekje këmbësoren në Qukës-Prrenjas, arrestohet 62-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Sherri në Vlorë, momenti kur shoferi përplas disa herë mjetin tjetër

Vlorë- Të tjera pamje kanë dalë nga incidenti i ndodhur këtë të hënë në zonën e Skelës në Vlorë. Ku pas aksidentit të dy automjeteve, shoferët janë përfshirë në sherr mes tyre. Njëri prej shoferëve, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, ka përplasur disa herë automjetin tjetër.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet edhe momenti kur shoferi i mjetit tip “Benz” përplas automjetin tjetër.

/abcnews.al/

Përfshihet nga flakët një automjet në ecje në Qafë-Thanë

Një automjet ka marrë flakë në ecje në afërsi të Qafë-Thanës. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. “Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht.”- njofton policia. Grupi hetimor po […]

The post Përfshihet nga flakët një automjet në ecje në Qafë-Thanë appeared first on BoldNews.al.

Kishte fshehur kōkainë në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Sekuestrohet një sasi masive droge gjatë kontrolleve nga skuadra e narkotikëve të Policisë Italiane në Piza, teksa në fund arrestohet një 31-vjeçar.

Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli trafiku pranë Crespina Lorenzana. Shoferi dukej se donte të ngiste qëllimisht përgjatë rrugëve dytësore dhe më pak të ngarkuara për të shmangur kontrollet e policisë.

Pasi makina u ndalua në mënyrë të sigurt, oficerët e policisë arritën të konstatonin se shoferi, një 31-vjeçar shqiptar, dukej jashtëzakonisht nervoz dhe nuk dha asnjë shpjegim të besueshëm për itinerarin e tij të dyshimtë. Për më tepër, oficerët gjetën brenda ndarjes së pasagjerëve një distinktiv magnetik pa shenja dalluese, për të cilin personi i arrestuar nuk ishte në gjendje të jepte një shpjegim.

Prandaj, falë njohurive mbi dinamikën e trafikut të drogës dhe njohurive mbi metodat e fshehjes së saj, operatorët arritën të gjenin sensorin pa prekje, të integruar në panelin e kontrollit, ku, duke vendosur kartën magnetike, një pajisje elektronike hapte një vend të fshehtë të padukshëm brenda plastikës së makinës. Brenda zgavrës, kishte 6 blloqe kokaine që peshonin afërsisht 5.9 kilogramë. Kontrolli i mëvonshëm i shtëpisë, në Cascina, lejoi gjithashtu që ata të gjenin afërsisht 6,800 euro në para të gatshme, si dhe mjete të dobishme për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike.

The post Kishte fshehur kōkainë në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Lapsi.al.

Momenti i sulmit kur po udhëtonte me makinë, Izraeli eleminon komandantin iranian

Behnam Shahriyari, një zyrtar i lartë i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), është vrarë në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Iranin perëndimor, sipas ushtrisë izraelite.

Shahriyari drejtonte Njësinë 190 të Forcës Quds, e cila ishte përgjegjëse për transferimin klandestin të armëve te grupet e mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun në Liban, grupet palestineze në Gaza dhe rebelët Huthi në Jemen.

Ai u shënjestrua teksa po lëvizte me makinë, mbi 1,000 kilometra larg territorit të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kanë ndjekur prej vitesh aktivitetet e tij dhe kishin në shënjestër Shahriyarin që nga viti 2009.

“Si pjesë e rolit të tij, Shahriyari ishte përgjegjës për të gjitha transferimet e armëve nga regjimi iranian te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe punoi për vite me radhë për të armatosur organizata të ndryshme terroriste me qëllim që të çonte përpara drejtpërdrejt planin e regjimit iranian për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit,” thuhet në deklaratën e IDF-së.

Sipas ushtrisë izraelite, ai ka punuar drejtpërdrejt me Hezbollahun, Hamasin dhe regjimin Huthi, duke furnizuar raketa që janë përdorur kundër Izraelit gjatë konflikteve të fundit. Përveç armëve, Shahriyari dyshohet se mbikëqyri edhe transferimin e qindra milionë dollarëve çdo vit drejt organizatave terroriste, përmes një rrjeti kompanish fasadë, këmbimoreve dhe korrierëve në Turqi dhe Liban.

IDF e cilëson eliminimin e tij si “një goditje të rëndë ndaj aftësisë së organizatave terroriste për t’u riarmatosur, pas humbjeve të mëdha që kanë pësuar gjatë luftës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Momenti i sulmit kur po udhëtonte me makinë, Izraeli eleminon komandantin iranian appeared first on Euronews Albania.

❌