Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë…

✇Albeu
By: V K

Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria, duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës.

Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare në Vjenë, ndërsa ndërmarrja shtetërore Albpetrol, një prej partnerëve strategjikë në sektorin e naftës, shtyhet në mënyrë sistematike për t’u paguar “më vonë”.

Në audiopërgjigjimet që disponon prokuroria, newsbomb.al ka zbardhur bisedën e datës 9 prill 2025, midis Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers dhe një zyrtareje të huaj të financave, Sheri.

Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin e pagesave dhe prioritetet që do të ndiqen.

Disa nga kompanitë që përfitojnë janë Antea, PetroSolution, Sherwood dhe SIA Kalandra, ndërsa Albpetrol vendoset në fund të listës.

“Pse ke përfshirë Albetrol? Është në fund të muajit, presim të ardhurat e ardhshme. Mund të presë me 1.5 milionë”, thotë Majlinda Thana.

Në një situatë tjetër, e njëjta zyrtare i sugjeron koleges që të mos dërgohet dokumentacioni për aprovim, duke pranuar se lista e pagesave nuk pasqyron realisht detyrimet emergjente të kompanisë.

Në të njëjtën bisedë diskutohet për përdorimin e një karte krediti që rezulton të jetë në emër të një ish-punonjësi të kompanisë, një person i identifikuar si “Sugar”, i cili, sipas zyrtares, është larguar nga Bankers që prej janarit, por karta vazhdon të përdoret në mënyrë të paqartë.

“Nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Ai nuk është më punonjës”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Të nesërmen, më 10 prill 2025, në dy biseda të tjera të regjistruara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro drejt Shqipërisë, pjesë e të cilave janë përdorur për pagesa të dyshimta dhe jo të dokumentuara qartë.

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena”, thotë Thana.

“PetroSolution do paguhet vetëm një faturë, pjesa tjetër më vonë”, vijon ajo.

Nga përmbajtja e përgjimeve del qartë se pagesat ndaj institucioneve shtetërore si Albetrol nuk shihen si përparësi, ndryshe nga furnitorët privatë që, në disa raste, paguhen edhe me fatura të vjetra, pa dokumentacion të plotë.

Skema e menaxhimit të këtyre pagesave ka bërë që Shqipërisë t’i shkaktohet një dëm financiar prej 240 milionë eurosh.

Tashmë drejtuesit e kësaj kompanie janë vënë para përgjegjësisë penale, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Ndërkaq, për Majlinda Thanën është vendosur një masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.

Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi  – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…

Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: Po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim./NEWSBOMB.al

The post Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë… appeared first on Albeu.com.

Eksperti i sigurisë reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të regjistruara fshehurazi nga bashkëpunëtori i shërbimit sekret serb (BIA), Igor Popoviq.

Sipas Musliut, shërbimi sekret i Serbisë ka regjistruar takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve për dialogun Kosovë–Serbi.

Ai ka theksuar se “Bashkëpunëtori i BIA, Igor Popoviq regjistroi fshehurazi zyrtarë të BE gjatë dialogut Kosovë–Serbi. Është bërë e ditur se shërbimi sekret i Serbisë (BIA) ka regjistruar fshehurazi takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve të dialogut Kosovë–Serbi.

“Mediat kosovare kanë publikuar një audio të rrjedhur nga data 17 shtator 2020, në Bruksel — e regjistruar fshehurazi nga bashkëpunëtori i BIA-s, Igor Popoviq, që përfshinte takime si formale ashtu edhe joformale. Serbia ka mbajtur gjithmonë prani të inteligjencës në Bruksel. Në vitin 1990, shërbimi sekret serb (atëherë jugosllav) e vrau në Bruksel patriotin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut nga Kosova, Enver Hadri”, tha Musliu.

Kujtojmë se Popoviq është arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe po hetohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.

The post Eksperti i sigurisë reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

“Plaku matuf”, “Lambo” e “Xio”/ Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine

Zbardhen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që akuzohet se trafikoi 6 ton lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj […]

The post “Plaku matuf”, “Lambo” e “Xio”/ Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine appeared first on BoldNews.al.

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Nga Klodiana Lala Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar […]

The post Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni appeared first on BoldNews.al.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

Në lidhje me operacionin Shqipëri-Itali, ku u goditën 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, Panorama Online ka zbardhur pjesë nga dosja e SPAK. Nga transkriptimi i bisedave mes anëtarëve të grupeve kriminale në SkyEcc, ka edhe mosmarrëveshje mes tyre, si ajo e Orges Mollës, me Gëzim Thartorin, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 […]

The post Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC appeared first on BoldNews.al.

U arrestua në Lalëz, kush është Flobens Meçja: Plani 5 mln € për vrasjen e “Krymit”

Flobens Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë një operacioni policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku ndodhej në tavolinë me të shumëkërkuarin tjetër, Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili”, i arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali.

43-vjeçari Flobens Meçja, alias Gega, alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Emri i tij del në përgjimet e aplikacionit të koduar Sky ECC, ku shfaqet në biseda me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milionë euro për të ekzekutuar Erion Alibejn, i njohur me nofkën “Krymi”. Në komunikime, Meçja tregohet i gatshëm për të realizuar atentatin, madje i kërkon Çopjas çelësat e apartamentit të një të afërmeje që ndodhej në afërsi të objektivit për ta goditur me snajper.

Sky ECC – 31 Korrik 2020

Flobens Meçja i shkruan Franc Çopjas:

“Nëse ka pamje të mirë, atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëjë punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin, do të të informoj.”

Flobens Meçja përmend edhe përfshirjen e një qitësi serb për të siguruar suksesin e atentatit. Në një tjetër komunikim, ai i kërkon Çopjas informacion për kamerat e sigurisë tek pallati i Alibejt dhe ai i kushërirës, për të finalizuar planin e vrasjes.

Sky ECC – 6 Gusht 2020

Flobens Meçja: “Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok, me aq lekë sa jep ti për këtë, unë hy me shtet dhe e mbaroj.”

Franc Çopja e përforcon seriozitetin e planit duke i dhënë kaparin dhe duke e porositur të mbajë sekret identitetin e porositësit.

Sipas dosjes hetimore, Meçja kishte pranuar të kryente atentatet në këmbim të shumave të mëdha parash. Ai kishte marrë paraprakisht pagesën nga Çopja dhe kishte planifikuar eliminimin e katër personave, me Erion Alibejn si objektivin kryesor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U arrestua në Lalëz, kush është Flobens Meçja: Plani 5 mln € për vrasjen e “Krymit” appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove

✇Albeu
By: V K

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me operacionin “Ura”. Në dosje evidentohet përfshirja e Altin Morinës që mbante një post të rëndësishëm në radhet e Policisë së Shtetit, ku i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës.

Në dosjën hetimore të operacionit Ura, pasqyrohet një episod ku Ekil Nderjaku i kërkon një favor një përsoni me emri Altin në Sky ECC, për të ndërhyre në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, informon “Ora News”.

Sipas dosjes, në daten 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DFEFF, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa te njohur që i përkisnin Policisë, për të ndërhyrë apo falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, ekspertim që do të kryhej në laboratorin balistik në Tirane “….. laborator në Tr…”; ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante ” Altin-it” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt:

DFEF3F— o shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..

SPNNS9 –Kur e kan nalu sot…

DFEF3F — po vlla sot….

SPNNS9 -Ja i shkr sa tpergj…

Pas kësaj biseda zhvillohet edhe një tjeter duke i kerkuar nese mund te fliste me ndonje pjestar te Forcave te Policise per te shpetuar shokun e tij “Mond Cekici”, i cili ishte ndaluar ne Durres me arme:

Kodi -0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me

arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…

Kodi2: kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…

Kodi–Mond Cekici..

Kodi2: ne tiran e kan kap apo durres …

Kodi -Ktu ne dr…

kodi2-ok.

The post Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove appeared first on Albeu.com.

URA/Euronews siguron dosjen e SPAK: Ndërhyrja në polici për të shpëtuar Mond Çekiçin

Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të operacionit të koduar “URA”, ku ndër të tjera zbardhet një episod i rëndë i dyshuar për tentativë ndërhyrjeje në laboratorin e Policisë Shkencore për të manipuluar prova.

Sipas dosjes së SPAK, më datë 24 shtator 2020, përdoruesi i pajisjes me PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, zhvillon një bisedë përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC me një tjetër përdorues, i identifikuar me PIN DFEFF, ende i paidentifikuar nga autoritetet.

Në bisedën e dokumentuar, flitet për një përpjekje për të kontaktuar me punonjësin e policisë Altin Morina, i cili pretendohet se kishte lidhje me zyrtarw tw lartw të Policisë së Shtetit, me qëllimin për të ndërhyrë në analizën balistike të një arme të sekuestruar, për të “prishur gjilpërën”.

Përgjimet e publikuara në dosje janë si më poshtë:

DFEF3F“O shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..”

SPNNS9“Kur e kan nalu sot…”

DFEF3F“po vlla sot….”

SPNNS9“Ja i shkr sa tpergj…”

DFEF3F“ok shok….”

Sipas të dhënave hetimore, personi i përmendur me nofkën “Çeke” dyshohet të jetë Mond Çekiçi, i cili në atë kohë ndodhej nën hetim për armëmbajtje pa leje dhe më pas u ekzekutua në mars të vitit 2021 në një atentat mafioz në Durrës.

Gjithashtu, në një bisedë tjetër në Sky ECC, përdoruesit diskutojnë mundësinë për të ndërhyrë përmes kontakteve në polici, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale për Çekiçin:

Kodi“0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…”

Kodi2“kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…”

Kodi“Mond Cekici..”

Kodi2“ne tiran e kan kap apo durres …”

Kodi“Ktu ne dr…”

Kodi2“ok.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post URA/Euronews siguron dosjen e SPAK: Ndërhyrja në polici për të shpëtuar Mond Çekiçin appeared first on Euronews Albania.

“Mos del keq me shefin”- Përgjimet e SPAK që “fundosën” oficerët e policisë rrugore

Euronews Albania ka siguruar një pjesë të dosjes dhe disa prej përgjimeve që çuan në pranga oficerët e policisë rrugore. Për oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, i ndaluar me iniciativë të SPAK për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, me vlerën e 2 mijë eurove, u caktua masa “arrest me burg”. Ndërkohë shefi i komisariatit rrugor Roven Zeka dhe shefi i OPGJ-ve Sokol Novaku, të ndaluar gjithashtu, dalin të martën para Gjykatës së Posaçme.

Euronews mëson se SPAK po kryente përgjime në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kur në rrjetën e transkriptimit të komunikimeve u evidentuan biseda lidhur me një ryshfet prej 2 mijë eurosh për lehtësimin e pozitës së shtetases Anisa Vrioni, e cila kishte shkaktuar një aksident.

Në aktet e dorëzuara në Gjykatën e Posaçme, SPAK nënvizon se bashkëshorti i Anisës, Ergest Vrioni, ka komunikuar me oficerin e policisë Edison Tabaku, me të cilin kishte njohje të mëparshme. Ai ka paguar shumën e parave prej 2 mijë eurosh me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij.

Sipas materialeve të dorëzuara në GJKKO, siguruar nga Euronews Albania, SPAK thotë se nga të dhënat e përftuara nga komunikimet telefonike rezulton se Vrioni ka kërkuar para tek persona të ndryshëm për t’ia dhënë oficerit të policisë gjyqësore. Shuma është dhënë pranë banesës së punonjësit të policisë rrugore, në orët e vona të natës, duke shtuar se janë administruar dhe pamje filmike, i tha SPAK gjykatës.

Prokuroria e Posaçme nënvizon gjithashtu se nga këqyrja e aparatit të telefonit të personit nën hetim Edison Tabaku, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, Sokol Novaku dhe Roven Zeka.

Nga komunikimet që ai ka me personin nën hetim Sokol Novaku, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi “ka vetëm një njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen, se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok”. Ai i thotë “ok” dhe se “mos del keq me shefin”, sipas dyshimeve të SPAK.

Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, SPAK evidenton se të tre oficerët e dyshuar për korrupsion janë transferuar në kryeqytet nga strukturat e policisë Elbasan, ku kanë shërbyer më parë.

SPAK thotë se në banesën e OPGJ-së Edison Tabaku janë gjetur dhe 2.5 milion lekë dhe 26 mijë euro, ndërsa shefat e tij kanë mohuar dijeninë mbi veprimet e vartësit, duke deklaruar para agjentëve të BKH-së se për rastin janë zbatuar procedurat standarde dhe për shkaktuesen e aksidentit janë referuar materialet në prokurori, duke u hetuar në gjendje të lirë.
Nga aksidenti i ndodhur më 16 prill, në spital janë paraqitur 5 persona të lënduar lehtë, të cilët pasi kanë kryer kontrollet e nevojshme janë larguar për në banesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos del keq me shefin”- Përgjimet e SPAK që “fundosën” oficerët e policisë rrugore appeared first on Euronews Albania.

“Mos del keq me shefin”/ Përgjimet e SPAK që “fundosën” oficerët e policisë rrugore

Publikohet një pjesë nga dosja dhe disa prej përgjimeve që çuan në pranga oficerët e Policisë Rrugore. Për oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, i ndaluar me iniciativë të SPAK për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, me vlerën e 2 mijë eurove, u caktua masa “arrest me burg”. Ndërkohë shefi i komisariatit rrugor Roven Zeka dhe shefi i […]

The post “Mos del keq me shefin”/ Përgjimet e SPAK që “fundosën” oficerët e policisë rrugore appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se Erion Veliaj edhe nga burgu jep porosi se si të ndikohet në çështjen e tij, se si të ndikohet tek dëshmitarët. Shkullaku u shpreh se, Veliaj e ka treguar se e ka këtë pushtet, kur i dërgon porosi Fatmir Xhafajt dhe Klotilda Bashkës që të flasin deputetët, pas deklaratës […]

The post Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet appeared first on BoldNews.al.

Nis përgjimi masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për pajisjet që kanë montuar kompanitë telefonike

Në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft të rrezikshëm kur nuk shoqërohet me një kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve.

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur në një emision televiziv për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë.

Deklaratat e ekspertëve: 

Tomi Kallanxhi: Do ta shpjegoj me një metaforë se çfarë është Deep Packet Inspection. Imagjino një postier që i nis letër Yllit dhe postieri ka mundësi ta hapë ta lexojë dhe pastaj t’ja nisë sërish Yllit.

Besmir Semanaj: Informacionet e para, denoncimin e parë e kam bërë në 29 mars. Ka ardhur nga kolegë që punojnë pranë ISP-ve dhe organizmave shtetërorë. Nuk u arrit mbyllja e Tik Tok dhe u vendos që të përdoret një DPI. Sebepi ishte Tik Tok por Tik Tok është minimalja që pajisja mund të bëjë. E para nga kush erdhi kërkesa? E dyta kush është institucioni shqiptar që ka dërguar pajisjet pranë ISP. Një pajisje kujton mbi 100 mijë euro, si është marrë? Institucionet shtetërore kanë deklaruar se janë instaluar 7 të tilla. Nëse janë donatorë, çfarë përfitimesh do të ketë donatori?
Vendosja e pajisjeve pa kuadër ligjor të fortë. Ka dy tipologji, shtetet autokrate, India, Kina Rusia, Irani. Pastaj kemi shtete demokratike, Franca, Britania, e me rradhë, por ka patur diskutim publik dhe ka patur forcim të bazës ligjore dhe rregulla se si do të procesohen të dhënat e qytetarëvë, pra përgjim në masë nuk lejohet, por mund të përdoret për sigurinë kombëtare.
Në Shqipëri, u desh mbi dy javë e gjysmë që të reagonin institucionet. Pranuan se janë vendosur, por me pretendimin që nuk përgjohen, por kjo nuk bëhet me betim. Duhet bazë ligjore. Nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Më problematik është profilizimi.
Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me rradhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me rradhë.
Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme…

Tomi Kallanxhi: Sky ECC kishte një kod ID. Profilizimi këtu bëhet me një kod IMEI unik. Nëse ti ble telefonin në një dyqan, e ke të ruajtur.  Është njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje. Ju përmendët Britaninë e Madhe, por aty ka një problem me privatësinë. Nëse telefonat tonë Apple ruajmë në Cloud të dhënat, është end to end encryption, një siguri e lartë. Shteti britanik ka kërkuar Apple që ta heqë këtë sepse ka problem me krimin. I ka kërkuar të hiqen kodet e enkriptimit.

Besmir Semanaj: E dyta është censura, qeveria në çdo moment mund të bllokojë. Monitorimi normal bën thjesht që një përdorues po bën trafik, por nuk monitoron dot se çfarë program përdor, emrin e faqes dhe gjithë këto gjëra. DPI bën edhe censurimin, që me monitorim të thjeshtë nuk e bën dot, siç nuk arritën dot me Tik Tok. DPI bën degradim të shërbimit. Le të themi jemi të MCN live tani, me këtë bëhet degradimi dhe nuk realizohet programi. Është përdorur në Turqi, pas arrestimit të liderit të opozitës, për të mbyllur rrjetet sociale, për të mbyllur VPN që shmangte mbylljen dhe ngadalësimin e internetit në të gjithë Stambollin. Pra, një ndër bazat e DPI është censura. Shteti ka në dorë një arme pa leje. Për sa kohë nuk ka legjislacion… Ne kërkojmë që të ketë leje pastaj të blejnë armën. Ata e kanë instaluar armën, e kanë mbushur. Kemi edhe rastin e Iranit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite, ku bëhej monitorimi i të gjithë personaliteteve. Secili nga ne ka pika të dobëta, mund të jenë me një ves për bastet, për pijen, me një ves për pornografinë, mblidhej informacioni dhe përdorej për shantazhim.

Tomi Kallanxhi: Më merr një shok me merak, përpra DPI më tha komishiu, sa trafik bën ti pas orës 10 të natës. Tani do ta di edhe çfarë bën ai gjatë natës.

Besmir Semanaj: Këto janë cilësitë komerciale që ofrohen për biznesin. Se çfarë mund të ofrohen për shtetet nuk e dimë. DPI mund të përdoret, si “man in the middle”  (ndërmjetësuar). I shtohen dhe pajisje të tjera dhe lexon mesazhet tona. Sa i përket trafikut të pa enkriptuar, e ka letër me shkrim dore, lexon çdo gjë. U desh dy javë e gjysmë që të pranonin instalimin e pajisjeve. E pranuan me një intervistë 45 sekonda dhe dezinformuan. Në deklaratën zyrtare thonë se nuk cënohet siguria dhe mbrohesh nga krimi kibernetik, por pas një viti do të hiqen. Pse duhet të hiqen për një vit kur janë të mira?

The post Nis përgjimi masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për pajisjet që kanë montuar kompanitë telefonike appeared first on Sot News | Lajme.

Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me kërcënime dhe manipulime nga qelia

Vijon publikimi i përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të bëra në burgun e Durrësit. Në dosjen hetimore të SPAK që CNA po e publikon pjesë-pjesë zbulohet se si Veliaj kërkon të mbajë lart presionin ndaj prokurorisë dhe gjykatës përpara dhënies së masës së sigurisë nga gjykata e Apelit. Nga përgjimet dalin në pah inskenimet nga […]

The post Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me kërcënime dhe manipulime nga qelia appeared first on BoldNews.al.

Komplot apo zhgënjim/ Çfarë tregojnë përgjimet e Veliajt në burg?

Publikimi i bisedave të përgjuara të Erion Veliajt nga qelia ku ndodhet prej më shumë se një muaji, ka lënë një shije të hidhur në raport me pritshmërinë që u propogandua se do të gjendeshin aty.

Natyrisht, në bisedat e tij me familjarët, kryesisht të vëllain dhe bashkëshorten publiku mëson disa gjëra. Ne vërtetojmë edhe njëherë kontrollin që kryebashkiaku në detyrë me buxhetin më faraonik në vend, ka kontroll mbi axhendën e një sërë mediash të mëdha. Ne bindemi për lidhjen mes sulmeve që u bënë mbi gjyqtarët dhe prokurorët dhe porositjen e tyre nga birucat e errëta të Durrësit. Ne shohim gjithashtu, sidomos në sulmet ndaj ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, se Veliaj po fillon të dyshojë se goditja i ka ardhur pas krahëve, pra nga partia e tij.

Përgjimet në burg/ Kush e tradhëtoi Erion Veliajn?

Boll edhe për kaq, për secilën media që do i kishte në duar, ato do përbënin një material të artë. Jo vetëm se kënaqin në maksimun instiktet vuajerise të publikut, por edhe se na vërtetojnë apo mësojnë më shumë për atë që dinim për kryebashkiakun ende në detyrë të Tiranës. Parë në këtë këndvështrim ato duhen botuar deri në fund.

Por ama, nga ana tjetër, duket se publikimi i tyre fillimisht në CNA, e pastaj në mediat kritike me Veliajn, nuk i mbështet notat propoagandistike që shoqëroi ekzistencën e tyre në ditët përpara procesit ku do të diskutohej revokimi i masës së arrestit në Gjykatën e Apelit. Ato ditë, pothuajse të gjitha portalet dhe TV-të që furnizohen nga gazetarët, rripa transisioni të SPAK-ut, folën për fakte të reja që përligjinin mbajtjen e “Lalit” në burg. Ndonëse prej ktëtyre fakteve nuk rrodhi asgjë në publik u krijua ideja se Veliajn e kishin mbërthyer keq dhe se ai do të vijonte të kalbej në qeli. Madje, madje, aq shumë u fry kjo fabul, sa edhe anomalia e zgjatjes se një procesi rrutinë për shqyrtimin e masës së arrestit, u servir me “bombën” e këtyre fakteve të reja.

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa   

Nga sa është parë deri më tani të tilla duket se nuk ka. Vërtet Veliaj ofendon kolegun e tij Ulsi Manja “Katundar” dhe “Qelbësirë”, vërtet ai përcakton vijën editoriale të disa prej mediave më të mëdha, vërtet ai mëton ti përdorë ato për intimidimin e drejtësisë. Por kaq. Madje në dy tre raste gjatë përgjimeve del qartë se bashkëbiseduesit janë të ndërgjegjshëm se ndodheshin në përgjim. Ata ia shprehin këtë njëri-tjetrit. Pra si të tillë ata nuk kanë pasur si qëllim të rëndojnë pozitën e tyre…  

A mund të konsiderohet fakt i ri rëndues biseda ku porosit gruan për qëndrimin që duhet të mbajë nëna e saj në SPAK? A mund të quhet indimidim i drejtësisë, porositja e ndonjë arikulli apo nxija e një proteste nga dhoma e avokatisë? A mund të merret si i tillë lobimi me deputetët miq për të zbutur deklaratat e KLP në mbrojtje të prokurorëve? A është rrethanë përkeqësuese tentativa për të mos i ndryshuar burg?

Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

Këto elementë të dala nga përgjimet edhe mund të ndikojnë në atmosferën që shërben për të mbajtur dikë më gjatë në burg, por ato nuk kanë peshën e fakteve të rënda ashtu siç u servirën në 11, 12, 13 mars. Nëse në atë që u servir si një dosje bombë nuk ka asgjë më tepër sesa kaq, kjo tregon se edhe SPAK ka arritur të ngrejë në këmbë një makineri ndikimi dhe manipulimi të opinionit po aq të fuqishme sa atë që disponon Veliaj. Pasi ai i’a arriti që para procesit në apel të krijonte përshtypjen se kishte siguruar prova dhe fakte të reja për ta lënë në burg kryebashkiakun në detyrë.

SPAK nxjerr prova të reja. A është rënduar pozita e Veliajt?

Ky konkluzion del së paku nga ato përgjigme që janë bërë publike deri më tani. Ato i’a vlejtën të botoheshin për të parë portretin e një burgaxhiu që po e kupton se kush ia ka futur thikën pas shpine. Dhe për këtë ndihet i zhgënjyer dhe viktimë e një komploti. Por, nga ana tjetër të tillë mund të ndihen edhe lexuesit që besojnë tek SPAK dhe që kujtuan se me përgjimet e fundit ai kishte arritur ta kryqëzonte Veliajn. 

©Lapsi.al

The post Komplot apo zhgënjim/ Çfarë tregojnë përgjimet e Veliajt në burg? appeared first on Lapsi.al.

Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë…

✇Albeu
By: V K

Kryebashkiaku Erion Veliaj, urdhëron që nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në këtë rast, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo vërtetohet nga përgjimet e siguruara nga CNA, ku tregohet qartazi se Veliaj e quan anormal reagimin e KLP-së.

Ashtu siç tregohet në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj e konsideron të papranueshëm reagimin e KLP-së, pasi janë zgjedhur me shumicë në parlament.

Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj, që të flasë me “miqtë e tij deputetë” që të merren me këtë gjë.

 

 

“Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t’u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.

Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ‘miqtë deputetë që merren me këtë gjë’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

 

 

Po ashtu, theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t’i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë, pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.

“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the ëay’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.

I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t’i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.

Kujtojmë se më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka thyer heshtjen pas interesimit të CNA-së për një reagim për sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani.

KLP dënoi sulmet dhe presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e KLP-së./ CNA.al

The post Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e burgut/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, Veliaj i jep këshilla: Mos shko dhe s`ke pse u jep llogari, kur të vijë Aleksi…

✇Albeu
By: V K

Vijon edhe sot publikimi i përgjimeve të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj, të arrestuar për akuza të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në audiopërgjimet që “CNA.al” ka siguruar, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, duket qartë në një bisedë mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, shmangia që bashkëshortja e Veliajt i bën Konsullatës Amerikane në Tiranë.

Sipas materialeve, duket qartë se Ajola është kontaktuar nga Konsullata Amerikane. Nuk dihet arsyeja.

Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për ta hequr atë.

Ajola dihet që ka vizë, nuk dihet arsyeja pse e kanë thirrur.

Se në rast se kërkonte vizë në Konsullatën e SHBA-së nuk kishte arsye për të mos shkuar, por duket e qartë në bisedë se shmanget Konsullata e SHBA-së dhe më pas Erion Veliaj i thotë se me ardhjen e Aleksit do të zgjidhen gjërat.

Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.

 

 

Pra, nga e gjithë biseda kuptohet qartë shmangia që i bëhet dhe nga Ajola, por dhe më pas, pas telefonatës me Veliajn dhe me qëndrimin e kryebashkiakut që të shmanget Konsullata Amerikane.

Arsyeja pse shmanget një institucion i tillë diplomatik është pak e çuditshme.

Më lart e theksuam se Konsullata të thërret, ose për të të dhënë vizën ose për të të hequr vizën. Në rast se do të kishte një aplikim për vizë kuptohet që ajo do të kishte shkuar me vrap, arsyeja pse nuk ka shkuar nuk dihet.

Pra, ka jo pak dyshime që ndoshta diçka tjetër po ndodhte në Konsullatën e SHBA-së dhe Ajola, ka dashur ta shmangë që të mos ketë asnjë kontakt me Konsullatën e SHBA-së në Tiranë.

Në këtë kuadër është publikuar së fundmi një komunikim të Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

 

 

Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa, vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës, të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

“18.02.2025

Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera, Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera, Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

“19.02.2025

Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t’u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

The post Zbardhen përgjimet e burgut/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, Veliaj i jep këshilla: Mos shko dhe s`ke pse u jep llogari, kur të vijë Aleksi… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e Erion Veliajt në qeli, urdhëron vëllain e tij për fushatë mediatike

✇Albeu
By: M C

Përgjime të reja për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu i Durrësit ku flet me të vëllain dhe e urdhëron që të merret me fushatë mediatike në favor të tij. Në përgjimet e siguruara nga CNA.al, përmenden disa botues, K.B., M.B., dhe M.K. Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Erion Veliaj që të takohet me botuesit me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

“Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me K.B., e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e K.B., por Erioni e pyet “Po A., s’ke as A. as K.B?”. Ajola i përgjigjet se numrin e A. e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e K.B mund t’ia japë edhe Renato.

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë K.B nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.

Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse G.K., ka bërë një super intervistë, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta. I kërkon që për këtë të bisedojë me M.B dhe A..

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e G.K te një televizion dhe i kërkon ta lidhë me dy gazeta, që t’i japin vëmëndje, pasi një media do e bëjë patjetër.

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e G.K., të shpërndahet sot te G.D, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare”, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.

Më tej CNA zbulon të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga I.Y., ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket C.B.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit I.Y., është ilustrim i plotë i sa më sipër.

Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e një media online është publikuar një artikull me titull “I.Y.,: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35

Në përmbajtje të artikullit, I.Y., bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosjen e përgjimeve të siguruar nga CNA. /CNA.al/

The post Zbardhen përgjimet e Erion Veliajt në qeli, urdhëron vëllain e tij për fushatë mediatike appeared first on Albeu.com.

Skandali me rrjedhjen e informacioneve të luftës, Waltz merr përgjegjësinë e plotë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Michael Waltz, mori përgjegjësinë e plotë për shtimin e gazetarit në një bisedë grupi në Signal, që përfshinte disa zyrtarë të lartë të Trump-it, dhe që diskutoheshin planet për një sulm të mundshëm ndaj Huthis në Jemen. “Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ndërtova grupin”, tha Waltz në emisionin […]

The post Skandali me rrjedhjen e informacioneve të luftës, Waltz merr përgjegjësinë e plotë appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama! Natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

Në prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, Sali Berisha foli edhe përgjimet e Erion Veliajt në burg, ku përmendet “Redaktori”, nga i cili duhet të kalojnë shkrimet ku goditen prokurori Ols Dado dhe gjyqtari Erion Bani, para se të publikohen në media. Berisha tha se “Redaktori” është vetë Edi Rama, i cili sipas tij, […]

The post Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama! Natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron appeared first on BoldNews.al.

“Astmeri ka vjedhur…”/ Si nisi konflikti, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për “rikat”: Ai bir k****!

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas dosjes hetimore, dhe siç SPAK ka bërë me dije publikisht me anë të një njoftimi zyrtar, Lici është ekzekutuar pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana. Kjo për shkak se fisi Bajri kishte dyshime se miku i tyre, Boran Bërçana, i cili ka qenë punonjës […]

The post “Astmeri ka vjedhur…”/ Si nisi konflikti, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për “rikat”: Ai bir k****! appeared first on BoldNews.al.

❌