Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dua Lipa tregon se kur do të vijë në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, do të vijë në Prishtinë javën e ardhshme për të marrë pjesë në Festivalin Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë artistja nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në Instagram.

Dua Lipa do të jetë pjesë e këtij festivali madhështor që do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht. Këngëtarja ka paralajmëruar se ky do të jetë edicioni më i madh i festivalit deri tani, duke treguar se është shumë e emocionuar për këtë ngjarje,transmeton KultPlus

“Jam e lumtur që do vijë në shtëpinë time, në Prishtinë javën e ardhshme. Ky do të jetë edicioni më i madh. Jam shumë krenare se sa shumë është rritur. Mezi pres t’iu shoh të gjithëve. Ju dua shumë,” ka thënë Lipa në video.

Festivalin Sunny Hill, që ka fituar popullaritet ndërkombëtar, pritet të sjellë një mori artistësh të njohur dhe një atmosferë spektakolare në kryeqytetin e Kosovës. Fansat e Duas dhe muzikës globale tashmë janë të ngazëllyer për këtë edicion të veçantë/KultPlus.com

Gati për “Sunny Hill Festival”-in? Ja çfarë mund të merrni me vete

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të “Festivalit Sunny Hill”? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.

Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i “Festivalit Sunny Hill”. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.

Çka mund të merrni me vete?
ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;
Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;
Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.
SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;
Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;
Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;
Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.

Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!
Substanca të paligjshme dhe narkotike;
Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);
Ushqime e pije nga jashtë;
Objekte të mprehta.
Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/

Ndërprerje e përditshme e ujit në rrugën “C” në Prishtinë, banorët ankohen për vështirësi në mes të vapës

Banorët e rrugës “C” në Prishtinë po përballen me mungesë të ujit tash e disa ditë, ndërkohë që temperaturat e larta të verës po e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e kësaj situate.

Sipas tyre, ndërprerjet po ndodhin çdo ditë dhe zgjasin për disa orë, shpesh pa asnjë paralajmërim. Ata janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e ujit në një periudhë kur nevojat për ujë janë edhe më të mëdha për shkak të vapës.

Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për mungesën e ujit./Telegrafi/

The post Ndërprerje e përditshme e ujit në rrugën “C” në Prishtinë, banorët ankohen për vështirësi në mes të vapës appeared first on Telegrafi.

Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raci, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split, pas marrëveshjes së arritur me Prishtinën për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të bardhët deri në verën e vitit 2029″, thuhet fillimisht në njoftim.

“Mbrojtësi i gjatë do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14 te Hajduku”.

“Sezonin e kaluar, Raci përjetoi afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte lojtari më i mirë i klubit. Në karrierën e tij si senior, ai bëri mbi 40 paraqitje zyrtare dhe shënoi tre gola me një asist”.

“Konfirmimi i cilësisë së tij të lojës erdhi në qershor në formën e një thirrjeje në ekipin kombëtar të Kosovës, kur ai bëri debutimin e tij zyrtar në një ndeshje kundër Komoreve”.

“Ron, mirë se erdhe në Hajduk. Të urojmë shumë fat, suksese dhe performanca të mira me fanellën e bardhë!”, përfundon njoftimi i klubit kroat /Telegrafi/

The post Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.

Qytetarët ankohen për mungesë të ujit, KRU “Prishtina”, thotë se konsumi ka arritur pikën e kuqe

Banorët në Prishtinë po ankohen për mungesë të ujit, duke theksuar se ndërprerjet po ndodhin kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Sipas tyre, kjo po u shkakton vështirësi të mëdha në përditshmëri, veçanërisht tani kur temperaturat janë të larta dhe nevoja për ujë është edhe më e madhe.

E për këtë, KRU “Prishtina”, sot ka bërë një njoftim, duke thënë se konsumi ka arritur pikën e kuqe.

“Të nderuar konsumatorë! KRU” Prishtina” është duke trajtuar ujë me kapacitete maksimale të mundshme në Batllavë, Badoc dhe Shkabaj. Konsumi i ujit[përfshirë keqpërdorimet alarmante] janë në pikën e kuqe”, thuhet në njoftim.

Nga KRU “Prishtina”, qytetarët janë lutur që ujin ta ujin ta shpenzojnë sa më racionalisht, ngase uji nuk po arrinë në pikat e larta.

“Përndjekja e keqpërdoruesve është në intensitetin më të lartë ndonjëherë”./Telegrafi/

The post Qytetarët ankohen për mungesë të ujit, KRU “Prishtina”, thotë se konsumi ka arritur pikën e kuqe appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë mes Larnes dhe Prishtinës në duelin e parë për fazën kualifikuese në fazën e Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare e nisi shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar portën e vendasve në disa raste.

Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.

Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.

Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.

Prishtina vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë, mirëpo mbrojta kundërshtare ishte e ngjeshur.

Mbetet të shihet nëse në 45 minutat e dytë do të ketë ndonjë gol, por edhe ky rezultat i konvenon Prishtinës, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

The post Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes appeared first on Telegrafi.

KRU “Prishtina” kërkon që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar.

Në njoftim thuhet se uji duhet kursyer, transmeton Telegrafi.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen. ot kemi rritje të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se “Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit në zonat urbane e rurale”.

“Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot”./Telegrafi/

The post KRU “Prishtina” kërkon që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split

Ylli i Prishtinës, Ron Raqi është afër të kompletojë transferimin te klubi i madh kroat, Hajduk Spliti.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Prishtinës edicionin e kaluar, Ron Raqi, pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Pas paraqitjes brilante dhe moshës së re, Raqi ka ngjallur shumë interesim të klube të ndryshme evropiane.

Megjithatë, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës pritet të jetë në Superligën e Kroacisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Ron Raqi është afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar thuhet se e ka pranuar ofertën personale, teksa janë duke përfunduar vetëm detajet mes klubeve.

Për detajet tjera të marrëveshjes, Telegrafi do t’ju informojë më vonë. /Telegrafi/

The post Ekskluzive: Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

NLB Banka shpërblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi për Ekselencë 2025

NLB Banka është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë për konsumatorët” (Best Bank for Consumers) për Kosovë nga revista ndërkombëtare financiare Euromoney, në kuadër të Çmimeve për Ekselencë 2025. Ky është një vlerësim i lartë që dëshmon qartë fokusin e NLB Bankës për klientët.

Ky çmim prestigjioz vjen si pasojë e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ofruar produkte dhe shërbime bankare që janë inovative, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e klientëve. Rezultatet e shkëlqyera bankare të NLB Banka të shënuara në vitin e fundit janë njohur dhe shbërblyer me këtë çmim.

NLB Banka ka shkëlqyer me një sërë iniciativash që kanë përmirësuar ndjeshëm përvojën e klientit: duke përfshirë  ofrimin e një game të gjërë produktesh e shërbimesh bankare për klientë, ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientë, digjitalizimin e shërbimeve bankare, fuqizimin e edukimit financiar etj.

“Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për gjithë punën tonë dhe një motivim shtesë për të vazhduar rrugën drejt inovacionit dhe shërbimit cilësor për konsumatorë.” u shpreh Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka,

NLB Banka i falënderon klientët e saj për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe punonjësit, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre kontribuan në këtë arritje “Ky sukses është i përbashkët!” – theksohet nga banka, duke dëshmuar rëndësinë e marrëdhënies së tyre me klientët.

The post NLB Banka shpërblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi për Ekselencë 2025 appeared first on Telegrafi.

“Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi në Ligën e Konferencës” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, por theksoi se mungesa e fatit ishte faktor kyç që nuk lejuan kalimin tutje në garë.

Prishtina fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit, por kjo nuk mjaftoi për të kompensuar humbjen e thellë 4-0 në ndeshjen e parë. Tani, skuadra kryeqytetase do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës kundër ekipit Larne.

“Nëse lojtarët tanë përsërisin lojën e sotme, jam i sigurt që do të kalojmë tutje në Ligën e Konferencës. Në futboll ka shumë rëndësi fati. Nuk e patëm fatin as sonte as në ndeshjen e kaluar”.

“I përgëzoj lojtarët për qasjen në ndeshje, karakterin dhe disiplinën taktike. Është shumë me rëndësi të mbajmë këtë ritëm, këtë intensitet. Si skuadër duhet të kalojmë të paktën kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencë”, ka thënë ai.

Trajneri i Prishtinës e shikon sfidën ndaj Larnes si një mundësi të re për të kaluar tutje në garat evropiane. /Telegrafi/ 

The post “Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi në Ligën e Konferencës” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit appeared first on Telegrafi.

Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë

Triumfi me përmbysje 2-1 në duelin e kthimit ndaj Sherif Tiraspol, nuk i ka mjaftuar Prishtinës. Skuadra kryeqytetase është eliminuar në raundin e parë të Ligës së Europës, si pasojë e humbjes 4-0 në duelin e parë të luajtur në Moldavi. Për sa i përket përballjes së sotme e cila përfundoi me rezultatin 2-1, vlen […]

The post Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë appeared first on BoldNews.al.

Prishtina kërkon golin, por i mungon fati ndaj Sheriffit

Prishtina ka zhvilluar një pjesë të parë shumë pozitive ndaj Sheriffit, që u mbyll 0-0, me kryeqytetasit që kishin më shumë nga loja.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Tiraspoli, i takoi Sheriffit me rezultat 4-0.

Që në rastin e parë, Leotrim Kryeziu u rrëzua në zonë nga një mbrojtës, por që gjyqtari nuk mendoi për penallti.

Valmir Veliu kishte rast të mirë pas tij, por gjuajtja e bukur e sulmuesit shkoi ngjitur me shtyllën. Pas kësaj nuk ia doli nga afër të gjejë rrjetën.

 

🤤 Build-Up
🤢 Finishing pic.twitter.com/BhMP77hfQD

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 17, 2025

Nga distanca me një gjuajtje të fortë provoi edhe Hamdi Namanin, por goditja shkoi jashtë.

Në kohën shtesë të pjesës së parë Prishtina ka mundur të marr epërsinë, pas një aksioni shumë të bukur, por gjuajtja e Blend Baftiut në fund u ndal nga një mbrojtës në vijën e portës.

Prishtina kërkoi penallti, por që gjyqtari armen Henrik Nalbandyan , nuk mendoi ashtu, duke i quar skuadrat në pushim me rezultatin 0-0. /Telegrafi/

The post Prishtina kërkon golin, por i mungon fati ndaj Sheriffit appeared first on Telegrafi.

Prishtina pret Sheriff Tiraspolin në ndeshjen e kthimit, kryeqytetasve iu duhet një mrekulli për të kaluar tutje

Prishtina do ta presë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin moldav të Sheriff Tiraspolit, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Evropës.

Skuadra kryeqytetase vjen në këtë përballje pas një disfate të rëndë 4-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në udhëtim.

Për të përmbysur këtë rezultat dhe për të kaluar tutje, bardhekaltrit do të duhet të bëjnë një ndeshje pothuajse perfekte.

Trajneri Arsim Thaqi dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm për vështirësinë e misionit, por pritet të hyjnë në fushë me motivim të lartë.

Takimi zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në kryeqytet, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’.

Edhe nëse nuk arrin përmbysjen, rrugëtimi evropian i Prishtinës nuk përfundon këtu.

Në rast eliminimi, skuadra do të vazhdojë garën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/ 

The post Prishtina pret Sheriff Tiraspolin në ndeshjen e kthimit, kryeqytetasve iu duhet një mrekulli për të kaluar tutje appeared first on Telegrafi.

Top 5 vendet historike që duhet t’i vizitoni në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës,Prishtina, është një destinacion i pasur me monumente dhe atraksione kulturore që reflektojnë historinë dhe identitetin e saj. Nga simboli i pavarësisë tek trashëgimia kulturore dhe fetare, qyteti ofron një përvojë unike për vizitorët. Monumentet si Newborn dhe Biblioteka Kombëtare, së bashku me katedralen “Nënë Tereza” dhe parkun arkeologjik të Ulpianës, tregojnë historinë e një kombi në tranzicion, nga periudha romake deri te pavarësia e saj modern,shkruan KultPlus

1.Monumenti Newborn-Ky monument është një simbol i pavarësisë së Kosovës dhe një atraksion kryesor turistik në Prishtinë. Ai ndryshohet çdo vit më 17 shkurt për të simbolizuar ndryshimin dhe përparimin e vendit.
Ky monument është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtinë, Kosovë. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe, dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.
Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbornii do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të The New York Times.

2.Biblioteka Kombëtare e Kosovës – Një nga ndërtesat më ikonike të Prishtinës me një arkitekturë unike.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një nga ndërtesat më të veçanta të Prishtinës, e njohur për arkitekturën e saj unike, të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Ajo luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arsimore të Kosovës. E themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, biblioteka ka për mision të mbledhë, ruajë, promovojë dhe të bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të vendit. Ndërtesa e bibliotekës është katërkatëshe dhe përmban 99 kupola, që simbolizojnë dijen. Prej vitit 1999, ajo njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke shërbyer si qendër kombëtare për mbledhjen dhe ruajtjen e materialeve bibliotekare me vlerë për kulturën, artin dhe shkencën.

3.Katedralja “Nënë Tereza” – Një nga kishat më të mëdha në Kosovë.
Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë është një nga kishat më të mëdha në Kosovë dhe një atraksion i rëndësishëm për vizitorët. E dedikuar për Nënë Terezën, figurën humanitare me origjinë shqiptare, ndërtimi i saj u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2007. Ish-presidenti Ibrahim Rugova, një musliman, e propozoi këtë ide. Katedralja u inagurua më 26 gusht 2010, në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, pavarësisht se ndërtimi i saj përfundoi më vonë dhe shkaktoi disa polemika. Ajo pritet të jetë ndër ndërtesat më të larta në Prishtinë dhe ka pritur ngjarje të rëndësishme, si ekspozita e historisë shqiptaro-austriake në 2015.

4.Parku arkeologjik “Ulpiana”- Një vend arkeologjik që ofron një dritare në të kaluarën romake të rajonit. Ky park është një atraksion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në historinë antike të Kosovës.
Parku arkeologjik “Ulpiana”, i njohur gjithashtu si Justiniana Secunda, është një atraksion i rëndësishëm që reflekton historinë antike të Kosovës. I themeluar në fillim të shekullit II nga perandori romak Trajan, Ulpiana ishte një qytet i rëndësishëm në Mbretërinë Dardane. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të jetës pararomake dhe ndikimin e popullatës ilire. Qyteti përjetoi lulëzimin ekonomik dhe kulturor në shekujt III dhe IV, por u shkatërrua nga një tërmet në vitin 518. Më vonë, perandori Justinian e rindërtoi dhe i dha emrin Justiniana Secunda. Ky vend ofron një vështrim të vlefshëm mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit.

5.Muzeu ‘Shtëpia e Pavarësisë, dr. Ibrahim Rugova’ – Shtëpia e pavarësisë së Kosovës dhe e liderit të parë të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugova. Ky muze ka rëndësi historike dhe simbolike për qytetarët e Kosovës dhe vizitorët.
Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” u hap më 2 dhjetor 2007, në përkujtim të 62-vjetorit të lindjes së presidentit Rugova. Ky muze përbëhet nga disa hapësira, përfshirë sallën e konferencave, zyrën e presidentit dhe zyrën e bashkëpunëtorëve të tij. Koleksionet në muze reflektojnë veprimtarinë politike të LDK-së dhe aktivitete të tjera të rëndësishme, përfshirë konferenca të përfaqësuesve të UÇK-së dhe ngjarjet kryesore që udhëhoqën popullin e Kosovës drejt pavarësisë.
Ekspozita përmban rreth 100 eksponate, përfshirë zyra dhe pajisje të presidentit Rugova, objekte të bashkëpunëtorëve të tij, dokumente historike si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, muzeu përmban fotografi, shirita filmikë dhe dokumente që pasqyrojnë periudhën e pushtetit paralel gjatë regjimit të Millosheviqit (1989-1999)./KultPlus.com

Sheriff Tiraspol dominon ndaj Prishtinës – humbje e rëndë për kryeqytetasit

 Prishtina ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, duke u mposhtur me rezultat 4-0 nga Sheriff Tiraspol në Moldavi.

Moldavët e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e 11-të, me golin e Cyrille Bayala pas një asisti nga Amarildo Gjoni.

Vetëm tetë minuta më vonë, Bayala realizoi sërish, duke dyfishuar epërsinë pas një goditjeje të saktë nga zona.

 

19′ | Bayala again to make it two for the hosts.

Sheriff ⚫ [2]-0 ⚪ Prishtina
⚽ Bayala#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/7oZc7Extiy

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025

Prishtina pati disa mundësi për të ngushtuar rezultatin në pjesën e parë – fillimisht Aridan Muja goditi në portierin vendas, ndërsa Valmir Veliu nga topi i kthyer goditi shtyllën.

Një tjetër rast i mirë u shpërdorua edhe nga Blend Baftiu.

 

23′ | Nah bruh, how could we miss that!

Sheriff ⚫ 2-0 ⚪ Prishtina#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/2X6zMTaaDS

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025

Në pjesën e dytë, ekipi i Arsim Thaçit tentoi të rikthehet në lojë, por Sheriffi vazhdoi dominimin.

Bayala kompletoi “hat-trick”-un në minutën e 74-të, para se Elijah Odede të shënonte golin e katërt pesë minuta më vonë.

 

79′ | Sheriff makes it four. Nice goal.

Sheriff ⚫ [4]-0 ⚪ Prishtina
⚽ Odede#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/J6aMYQ2BrN

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025

Një paraqitje nën pritshmëri për Prishtinën, që tani do ta ketë shumë të vështirë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/ 

The post Sheriff Tiraspol dominon ndaj Prishtinës – humbje e rëndë për kryeqytetasit appeared first on Telegrafi.

Prishtina, sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.

Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre./ REL

The post Prishtina, sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Zyrtare: Mario Ilievski, lojtar i ri i Prishtinës

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesi nga Maqedonia e Veritur, Mario Ilievski.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime këtë verë dhe i fundit që i është bashkuar atyre është Ilieski, i cili ka bërë karrierë në Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Hungari.

“Me kënaqësi njoftojmë afrimin më të ri në skuadrën tonë – sulmuesi i talentuar Mario Ilievski, i cili bashkohet me ne për të forcuar repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në faqen zyrtare të klubit shtohet se Mario ka treguar potencialin e tij si një sulmues i aftë dhe i vendosur, duke lënë gjurmë në ekipet ku ka luajtur më parë në Bullgari, Hungari si dhe në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut.

Mario ka thënë se vjen te Prishtina me një dëshirë të madhe për të dhënë më të mirën dhe për të kontribuar me gola, energji dhe pasion në çdo ndeshje.

“Jam i lumtur për këtë transferim, është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje për të luftuar për titullin dhe për të luajtur prapë në Evropë”, ka thënë Ilieski. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mario Ilievski, lojtar i ri i Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Pishina e Gërmisë hapet më 8 korrik, vonesa “për shkak të thatësisë”

Kompania që menaxhon Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, Sport Marketing, ka njoftuar se hapja e pishinës do të shtyhet për shkak të mungesës së mjaftueshme të ujit në burimet natyrore të zonës.

Në një njoftim zyrtar thuhet se vonesa është shkaktuar nga thatësia e madhe që ka prekur rajonin, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të pishinës.

“Të nderuar qytetarë, ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se kjo masë është e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e plotë të objektit gjatë sezonit veror.

The post Pishina e Gërmisë hapet më 8 korrik, vonesa “për shkak të thatësisë” appeared first on Telegrafi.

Prishtina zyrtarizon Djordje Saletic, zëvendësuesi i Gallapenit vjen nga Mali i Zi

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Djordje Saletic, duke forcuar radhët në prag të sezonit të ri.

Saletic është 23 vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes, pozitë të cilën do ta mbulojë pas largimit të Dion Gallapenit.

Futbollisti malazez vjen nga kampionati i Malit të Zi, ku ishte pjesë e klubit Sutjeska Niksic për dy vite me radhë.

Karrierën e tij e ka nisur te FK Iskra, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Drezga dhe disa skuadra të tjera në vendlindje.

Saletic ka përfaqësuar Malin e Zi në të gjitha grupmoshat nga U17 deri te U21, duke dëshmuar potencialin e tij që në moshë të re.

Te Prishtina, ai shihet si zëvendësuesi i drejtpërdrejtë i Gallapenit dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në skemat e trajnerit Arsim Thaqi.

Kryeqytetasit po vazhdojnë të përforcojnë skuadrën dhe transferimi i Saletic shihet si hap i rëndësishëm drejt një ekipi më konkurrues. /Telegrafi/

The post Prishtina zyrtarizon Djordje Saletic, zëvendësuesi i Gallapenit vjen nga Mali i Zi appeared first on Telegrafi.

❌