Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

✇Albeu
By: M C

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.

Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.

Një nga vendet e protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut, ndërsa në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, në të cilin, siç raportoi N1, marrin pjesë shumë qytetarë.

Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordon policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Ndërkohë, Vuçiç po i drejtohet mbështetësve të tij në rrugën Kneza Milosh.

Në Novi Sad nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie. Policia pak minuta më vonë ka formuar një kordon mes ambienteve të SNS-së dhe demonstruesve.

Gjithashtu, edhe në qytetet e tjera ku po mbahen protesta, situata është e tensionuar mes demonstruesve, mbështetësve të pushtetit dhe policisë. Protestat e mbrëmjes janë reagim ndaj përleshjeve të djeshme mes kundërshtarëve të pushtetit dhe mbështetësve të tij.

Në mbarë Serbinë, që prej nëntë muajsh po mbahen protesta të organizuara nga studentët, si reagim ndaj shembjes së çatisë së rikonstruktuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

The post Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë

Ministri serb i Investimeve Publike dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar konfirmoi më vonë se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe se ishte në gjendje […]

The post VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ishte i ftuar në një emision, ministri serb dërgohet në spital, mjekët: Pësoi goditje në tru

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe (SNS), Darko Glisic, u sëmur papritur mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.

Darko Glisic nuk mundi ta përfundonte paraqitjen e tij si i ftuar, kështu që programi u ndërpre dhe ministri u transferua në Qendrën e Emergjencës. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar konfirmoi se ishte një goditje në tru dhe se Ministri Glisic është në gjendje të rëndë.

“Ai u sëmur në një emision televiziv, u soll në spital pa ndjenja, po bëhen diagnostikime, po fillon edhe terapia… Ajo që dihet tani është se ai është në gjendje të rëndë. Është e rëndësishme që ai mbërriti në kohë nga ngjarja,  domethënë nga goditja në tru, orët e para janë vendimtare” sqaron ministri serb i Shëndetësisë, ndërsa nuk ka harruar të përmendi edhe se presidenti Vuçiç ka shkuar në spital për t’u interesuar për gjendjen e Glisic.

 

UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?!

Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP

— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025

Vuçiç përmes një postimi në Instagram dërgoi edhe një mesazh mbështetje për të me fjalët: Mos u dorëzo. Darko Glišić lindi më 28 maj 1973 në Ub, ku përfundoi shkollën fillore dhe Shkollën e Mesme në Beograd. Pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Inxhinierisë Civile dhe Inxhinierisë, ai fitoi titullin inxhinier.

Ai ka qene anëtar i Parlamentit Serb për dy mandate, nga viti 2003 deri në vitin 2008, ndërsa postin e ministrit e mban qe nga maji i vitit 2024. Gjithashtu ka qenë në Partinë Progresive Serbe që nga themelimi i saj dhe njihet si një nga njerëzit me të afërt të presidentit serb.

/abcnews.al/

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë – nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, qytet në jug të Serbisë që […]

The post Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë” appeared first on BoldNews.al.

Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb

✇Albeu
By: M C

Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë.

Popoviç është ndihmës i Petar Petkoviç, shefit të kësaj Zyre në Serbi. Përgjatë deklarimit të tij, Popoviç e ka quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim prej Policisë së Kosovës lidhur me raportimet për arrestim, por ende nuk ka marrë përgjigje./ REL

The post Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb appeared first on Albeu.com.

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Një pamje që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një pjesëtar i xhandarmërisë serbe, duke mbajtur në uniformë një emblemë me simbole ruse ka nxitur reagime.

Pjesëtari i xhandarmërisë serbe thuhet se ishte i përfshirë në ndërhyrjen ndaj protestuesve në Beograd, dhe në uniformë kishte emblemën me simbole ruse dhe mbishkrimin “Dimitrij Donski” – një figurë historike ruse që sot simbolizon ideologjinë nacionaliste dhe militariste pro-Kremlinit.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një reagim publik, e cilësoi këtë si një dëshmi alarmante të ndërthurjes ideologjike ruso-serbe brenda institucioneve shtetërore të sigurisë.

“Simbolet e Rusisë në uniformat e xhandarmërisë serbe janë dëshmi alarmante e ndikimit ideologjik në institucionet e sigurisë të Serbisë,” tha Islami.

Ai shtoi se prania e emrit të princit rus të shekullit XIV, Dmitrij Donski, në këtë kontekst, nuk është e rastësishme.

“Në emër të tij marshojnë ata që besojnë në ‘Botën Ruse’ – një koncept ideologjik që promovon përplasjen me Perëndimin, luftërat ‘të shenjta’, dhe përhapjen e ndikimit rus përtej kufijve të saj”, ka thënë Islami.

Për të ky rast nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar, por si tregues i një tendence më të gjerë e më të rrezikshme.

“Fakti që ky simbol gjendet në uniformën e një efektivi të xhandarmerisë serbe, i cili ndërhyn ndaj qytetarëve të vet protestues, është më shumë se një incident – është një tregues i rrezikshëm i ndërthurjes ideologjike mes Rusisë dhe Serbisë në nivel institucional”, ka shkruar Islami.

Ai ka edhe një apel duke theksuar se “Historia na ka mësuar se kur ideologjitë ekstremiste dhe strukturat e dhunës bashkohen, pasojat janë gjithmonë shkatërruese. Është koha për vigjilencë dhe për një analizë të thelluar të ndikimeve të jashtme në aparatin shtetëror serb”

The post Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues appeared first on Albeu.com.

“Shërbimet sekrete të Vuçiç po më përgjojnë” – Denoncimi i politikanit serb

Politikani serb Nenad Çanak komentoi në emisionin Balkan Talks situatën në Beograd dhe protestat e studentëve atje.

Çanak denoncoi terrorin që po ushtrohet nga forca të shërbimeve sekrete ndaj studentëve dhe qytetarëve në Serbi, ndërsa theksoi se edhe ndaj tij dhe familjes së tij është ushtruar presion.

“Nëna e djalit tim u arrestua dhe kaloi 2 muaj në burg dhe kur ishte në prag të gjendjes së komës u caktua të mbahet në arrest shtëpie. Edhe im bir u ndalua javën e kaluar pa asnjë arsye dhe u mbajt 4 orë në një stacion policie gjatë të cilave disa oficerë të shërbimeve sekrete e morën në pyetje. Gjithashtu, në apartamentin time personal kam vënë re se dikush ka hyrë kur nuk kam qenë i pranishëm, dhe ky është dërgimi i një mesazhi se unë jam nën përgjim. Në Serbi në këto momente nuk ka asnjë të drejtë civile dhe nga e ashtuquajtura polici po sillet si një forcë pushtuese ndaj qytetarëve të vendit dhe kjo është diçka shumë e rrezikshme”, tha ai.

The post “Shërbimet sekrete të Vuçiç po më përgjojnë” – Denoncimi i politikanit serb appeared first on Euronews Albania.

Policia e Kosovës respekton vendimin e gjykatës, ndalohet serbi me flamur në Gazimestan

PRISHTINË, 28 qershor/ATSH/ Policia e Kosovës në kuadër të detyrës për ofrimin e sigurisë, po konmtrollon serbët që ia kanë mësyrë Gazimestanit, ku pas pak nis manifestimi për shënimin e Vidovdanit.

Ata kanë ndaluar një serb i cili në qartën e tij mbante një armë të plastikës dhe pasi u verifikua se nuk është armë e vërtetë, i njëjti u lëshua të kaloi në pjesën ku do të mbahet manifestimi.

Ndërkohë, një serbit tjetër iu është gjet flamuri i Serbisë gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës. I njëjti nuk u lejua të kalojë.

Aty është parë edhe deputeti Slavko Simiq, i cili u bashkua me qindra qytetarë për të marrë pjesë në festimin e Vidovdanit në Gazimestan.

Përndryshe, më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

“Ky rrezik për rendin publik është edhe më i lartë në kontekstin kur simboli i një shteti tjetër shfaqet në mënyrë të organizuar nga një autoritet publik komunal, pa pëlqimin ose autorizimin e institucioneve qendrore”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. /KosovaPress/

The post Policia e Kosovës respekton vendimin e gjykatës, ndalohet serbi me flamur në Gazimestan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, është rikthyer në skenën e aktrimit pas një pauze pesëvjeçare. Pas një qëndrimi në Gjermani, Jashari është rikthyer në rajon dhe i është bashkuar kastës së aktorëve në serialin […]

The post “Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Sveçla paralajmëron arrestimin e politikanit serb Arsenijeviç

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të hënën se organet e rendit dhe drejtësisë janë në kërkim të politikanit serb të Kosovës, Aleksandar Arsenijeviç, pasi policia gjeti armë në një pronë të tij në veri të vendit një ditë më parë.

Duke folur para një seancë konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Sveçla tha për gazetarë se Arsenijeviç “do të ndalet në momentin që futet në territorin e Kosovës”.

“Tri prona të tij dhe të familjes së tij janë bastisur dje. Ndër të tjera janë gjetur edhe pajisje për mining për kriptovaluta, që është shkelje doganore, një jelek antiplumb dhe gjëra të tjera, gjë që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë”, tha Sveçla.

Ai tha se Arsenijeviç nuk ndodhet në Kosovë dhe se organet e rendit janë në kërkim të tij.

Më herët të hënën, Partia e Arsenijeviçit, Demokracia Serbe e pranoi se armët janë gjetur në tokën ku ndodhet shtëpia e pushimit e liderit të saj, megjithëse pretendon se ato janë “të kurdisura” nga autoritetet e Kosovës.

Kjo parti nuk dha asnjë dëshmi për ta mbështetur këtë pretendim.

Demokracia Serbe shtoi se në kohën e bastisjes të dielën, lideri i saj ndodhej në Serbi.

Të dielën në një postim në Facebook, Sveçla tha se armët e gjetura në pronën e Arsenijeviçit do të mjaftonin “për një njësit terrorist”.

Ai shtoi se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – nën vëzhgimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

Autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sveçla paralajmëron arrestimin e politikanit serb Arsenijeviç appeared first on Euronews Albania.

Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb

Tashmë me Igli Taren si drejtor sportiv dhe Max Allegrin trajner, në kampin e Milanit do të ketë ndryshime në organikën e ekipit. Një prej të larguarve të sigurt është edhe Luka Jovic.

Dopieta në Kupën e Italisë në derbi ndaj Interit, nuk e “shpëton” dot sulmuesin serb. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë nuk e kanë ushtruar opsionin e rinovimit të Luka Jovicit.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të sulmuesit serb nga Milano. Pas dy vitesh tek kuqezinjtë, Luka Jovic tashmë duhet të kërkojë për një skuadër tjetër. Milani e bleu Jovicin verën e vitit 2023 nga Fiorentina për 500 mijë euro.

The post Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb appeared first on Albeu.com.

Stadiumi më i madh në Serbi/ Federata Serbe zbulon ‘ambjentin mikpritës’ ku do të presë Shqipërinë

Me një kapacitet prej 51.755 vendesh, “Rajko Mitić” është stadiumi më i madh në Serbi dhe shtëpia e klubit Crvena Zvezda, ndryshe i njohur si ‘Ylli i Kuq i Beogradit’. Ndeshja krahasuar me vitin 2014, mes Serbisë dhe Shqipërisë u zhvillua në stadiumin e Partizanit të Beogradit, kurse këtë rradhë është zgjedhur një stadium i nivelit të lartë, thuhet në njoftimin e federatës serbe.

Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.

Në të njëjtin stadium do të luhet edhe ndeshja ndaj Anglisë më 9 shtator, ndërsa sfida përmbyllëse e grupit ndaj Letonisë, më 16 nëntor, do të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

The post Stadiumi më i madh në Serbi/ Federata Serbe zbulon ‘ambjentin mikpritës’ ku do të presë Shqipërinë appeared first on Sot News | Lajme.

Serbët kërkojnë ‘kokën’ e Stojkoviç/ Trajneri i kombëtares sulmohet për lavdet ndaj Shqipërisë

E dinin atmosferën që para se të dilnin në fushë. Kombëtarja e Serbisë u prit me brohoritje të mëdha për Shqipërinë, për Kosovën dh UÇK-në në “Arenën Air Albania”, diçka që nuk u pëlqeu aspak mediave nga Beogradi.

Gjithsesi, pakënaqësia u kthye në habi dhe zemërim kur vetë trajneri I tyre, Dragan Stojkoviç, doli në konferencën pas ndeshjes së barazuar 0-0 në eliminatoret e Kupës së Botës.

Në fillim, ish-legjenda e futbollit serb dhe jugosllav, u përplas me gazetarët për lojën e Serbisë në këtë duel.

“Nëse nuk ju pëlqen, gjeni një trajner tjetër”

Më pas shqiptoi fjalët që shkaktuan një tërmet në vendin e tij.

“Një ndeshje shumë e vështirë. E luftuar. Nuk është e lehtë të luash në këtë fushë. Shqipëria, e përsëris sërish, është një ekip jashtëzakonisht cilësor, por ne treguam karakter, dhe me mënyrën sesi luajtëm treguam se kishim ardhur për fitore. Nuk u trembëm nga atmosfera, e cila ishte fantastike. I përgëzoj tifozët e Shqipërisë për këtë atmosferë që krijuan. Sa I përket pikës, mendoj se është më e ëmbël për ne sesa për Shqipërinë”.

Pas kësaj ndaj tij nisi sulmi.

E përditshmja “Kurir” akuzoi selektorin me shkrimin me titull “fjalë që nuk duhej të ishin thënë”, duke shtuar se atmosfera e urrejtjes që nuk mbahet mend ndaj çdo gjëje serbe në Tiranë, është gjithçka përveçse “fantastike”! Piksi shikoji lojtarët në sy nëse ke guxim!”

“Na ktheni Piksin e dikurshëm, – titullon “Sportal”, pjesa sportive e të përditshmes tjetër tabloide, “Blic”, – Dragan Stojkoviç na shtangu!

Kjo gazetë kritikon më shumë lojën e Serbisë së Stojkoviçit, ndonëse thekson se pati faktorë të shëmtuar jashtë fushe, në tribuna!

Natyrisht, siç ndodh gjithmonë dhe kudo, ekuilibri mungon.

Në të njëjtën mënyrë si himni serb në Tiranë, u vërshëllye edhe himni shqiptar në Beograd.

Thirrjet “vritini shqiptarët” nuk munguan aspak.

Po ashtu, ndeshja atje u ndërpre dy herë nga gjyqtari anglez Martin Atkinson, për shkak të hedhjes së kapsollave apo fishekzjarrëve nga ana e tifozëve, gjë që ishte më e rrezikshme sesa shishet apo gotat e kartonit në Arenën e Tiranës./abcnews.al

Sulmi terrorist në Banjskë: Tre serbë dalin sot para drejtësisë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës. Në këtë sulm, u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Lajmin e bëri të ditur avokati Arianit Koci, i cili përfaqëson familjen e rreshterit Bunjaku.

“Këtë javë zhvillohet një nga gjykimet më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës: procesi ndaj personave të akuzuar për sulmin terrorist në Banjska, ku heroikisht humbi jetën polici Afrim Bunjaku duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës,” shkroi Koci. Në seancën e fundit, tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, u paraqitën para trupit gjykues dhe deklaruan pafajësinë për akuzat, përfshirë terrorizmin.

Ata janë pjesë e një grupi prej 45 personash të akuzuar për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, që dyshohet të jetë organizuar dhe drejtuar nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ndaj 42 të tjerëve, përfshirë Radoiçiqin, po zhvillohen procedura në mungesë, pasi janë në arrati. Ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL dhe autoritetet kosovare vazhdojnë kërkesat për ekstradimin e tyre nga Serbia.

Aktakuza ndaj grupit u ngrit më 11 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe përfshin akuza për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe krime të tjera të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

The post Sulmi terrorist në Banjskë: Tre serbë dalin sot para drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Video virale/ Shqiptari puth gazetarin serb në transmetim “live” para stadiumit

Një video është bërë virale në rrjetet sociale e tregon anën tjetër të tifozëve shqiptarë.

Gazetari i Al Jazeera Balkan, serbi Milan Boskoviç ishte duke raportuar jashtë stadiumit “Air Albania” teksa një tifoz i është afruar dhe e ka puthur me dashamirësi.

Gjesti ka ngjallur pafund reagime në rrjet, shumë e cilësojnë tërësisht njerëzor e të tjerë, të stisur për show.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Video virale/ Shqiptari puth gazetarin serb në transmetim “live” para stadiumit appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

Kemi parë shpesh herë tifozët e futbollit të cilët u dhurojnë puthje për “show” gazetarëve gjatë raportimit “live”, sidomos kur reporteret janë vajza. Por, duket si diçka e pazakontë kur kjo ndodh mes një shqiptari dhe serbi, e cila ka ndodhur pikërisht mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila u mbyll me […]

The post VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live” appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet rrjeti serb i spiunazhit në Kosovë, Kurti: Përpjekje për destabilizim

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret serb. Tre prej tyre janë shqiptarë ndërsa dy të tjerët serbë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan se këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim.

“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë”, shkruan Kurti.

The post Zbulohet rrjeti serb i spiunazhit në Kosovë, Kurti: Përpjekje për destabilizim appeared first on Lapsi.al.

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ka dalë në në konferencën për shtyp nga Tirana, një ditë pata ndeshjes me Shqipërinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026. Tekniku serb, vlerësoi kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të […]

The post Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore! appeared first on BoldNews.al.

Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë të Veriut, reagon shefi i EULEX

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj – ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi – ka shkaktuar reagime të shumta. Derisa disa pretendojnë se polici reagoi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar”, të tjerët thonë se polici mori masa të “domosdoshme” për ta shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë të Veriut, reagon shefi i EULEX appeared first on Euronews Albania.

❌