Kuadër i ri ligjor për bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të shoqërive tregtare Shqipëri-BE
TIRANĂ, 11 gusht/ATSH/ Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit ka nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik projektligjin âPĂ«r shndĂ«rrimin, bashkimin dhe ndarjen ndĂ«rkufitare tĂ« shoqĂ«rive tregtareâ.
Ky projektligj synon krijimin e një kuadri të plotë ligjor që rregullon kushtet dhe procedurat për shndërrimet, bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare ndërmjet shoqërive tregtare shqiptare dhe atyre të vendeve të Bashkimit Evropian.
Përcaktimi i rregullave të unifikuara ka për qëllim sigurimin e transparencës, sigurisë juridike dhe trajtimit të barabartë për të gjitha subjektet e përfshira në këto operacione.
Një objektiv kyç është përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së, konkretisht transpozimi i Direktivës (BE) 2019/2121 që ndryshon Direktivën (BE) 2017/1132 për këto operacione, duke siguruar një mjedis ligjor të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për ndërmarrjet dhe investitorët.
Po ashtu, projektligji synon mbrojtjen e interesave tĂ« aksionarĂ«ve, kreditorĂ«ve dhe punĂ«marrĂ«sve tĂ« shoqĂ«rive tĂ« pĂ«rfshira, pĂ«rmes mekanizmave mbrojtĂ«s si e drejta e aksionarĂ«ve tĂ« pakicĂ«s pĂ«r tâu tĂ«rhequr me kompensim tĂ« drejtĂ«, garantimin e tĂ« drejtave tĂ« kreditorĂ«ve dhe pĂ«rfshirjen e punĂ«marrĂ«sve nĂ« procesin e vendimmarrjes.
Ky ligj pritet të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, rritjen e besimit të investitorëve të huaj dhe integrimin e vendit në tregun e përbashkët evropian, duke rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.
Procesi i verifikimit të ligjshmërisë dhe certifikimit paraprak për bashkimet ndërkufitare është disi më i ndërlikuar, pasi përfshin autoritetet e disa vendeve.
Projektligji përcakton që për shoqërinë shqiptare pjesëmarrëse, noteri i autorizuar (si autoritet kompetent) mbledh dhe kontrollon dokumentacionin e secilës shoqëri shqiptare në bashkim, sigurohet që të gjitha të drejtat e aksionarëve, punonjësve e kreditorëve janë respektuar, dhe në fund lëshon certifikatën e parabashkimit për shoqërinë shqiptare.
Kjo certifikatë konfirmon se faza përgatitore e bashkimit është e ligjshme në Shqipëri.
Në mënyrë të ngjashme, autoritetet përkatëse në shtetin tjetër pjesëmarrës (mund të jenë noterë, gjykata apo regjistrat tregtarë atje) lëshojnë certifikatat e tyre për shoqëritë e huaja pjesëmarrëse.
Më pas, autoriteti i vendit të shoqërisë që rezulton (p.sh. nëse shoqëria pas bashkimit do të ketë selinë në Shqipëri, autoriteti është sërish noteri/QKB-ja jonë; nëse do të jetë jashtë, autoriteti përkatës atje) kontrollon certifikatat e parabashkimit të të gjitha shoqërive pjesëmarrëse dhe aktin e bashkimit (marrëveshjen e nënshkruar).
Kur shoqëria e re/pasardhëse është shqiptare, noteri shqiptar pasi verifikon certifikatat e lëshuara nga autoritetet e huaja dhe përmbushjen e procedurave të themelimit të shoqërisë së re (kur ka një të tillë), përgatit aktin përfundimtar noterial të bashkimit dhe njofton QKB-në të regjistrojë bashkimin. Kur shoqëria pasuese është jashtë, atëherë autoriteti i huaj kryen këto veprime përfundimtare dhe QKB-ja, mbi bazën e njoftimit nga autoriteti i huaj, çregjistron shoqërinë shqiptare që u bashkua.
Projektligji parashikon gjithashtu skenarë të veçantë, si bashkimin e shoqërisë mëmë me një shoqëri bijë dhe përfaqësimin e punëmarrësve në organet e shoqërisë pasuese, në përputhje me legjislacionin evropian për përfshirjen e punonjësve në shoqëritë evropiane.
/a.f/
The post Kuadër i ri ligjor për bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të shoqërive tregtare Shqipëri-BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.