Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Aktori britanik Michael Ward, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur “Top Boy”, është vënë nën akuzë për përdhunim dhe sulm seksual. Sipas autoriteteve britanike, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2023 dhe përfshin një grua beqare. Ward, 26 vjeç, pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Thames […]

The post Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se përdh*nuan një 28-vjeçare në hotel, arrestohen 3 shqiptarë në Kroaci/ Detajet

Tre shqiptarë në Britani, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik ende, janë arrestuar nën dyshimin se kanë përdhunuar një 28-vjeçare në një hotel në Split, raporton portali “Dalmatinski”. Policia mori njoftimin dje, pak pas orës 7 të mëngjesit. Në vendngjarje u gjet njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët u identifikuan dhe […]

The post Dyshohet se përdh*nuan një 28-vjeçare në hotel, arrestohen 3 shqiptarë në Kroaci/ Detajet appeared first on BoldNews.al.

55-vjeçari në Elbasan thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe tenton të përdhunojë komshien

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘dhunë në familje’ dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje të tij. “Referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, […]

The post 55-vjeçari në Elbasan thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe tenton të përdhunojë komshien appeared first on BoldNews.al.

Tentoi që të përdhunojë një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës pasi ka tentuar që të përdhunojë një grua. Ai dyshohet se ka hyrë pa leje në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve […]

The post Tentoi që të përdhunojë një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Thomas Partey akuzohet për për*hunimin e 3 grave nga Policia angleze: “Mohoj akuzat”

Thomas Partey, ish-mesfushori i Arsenal, është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj tre grave nga Policia angleze. Krimet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2021 dhe 2022, me akuzat që vijnë pas një hetimi të nisur në shkurt 2022 pas denoncimit të parë të marrë nga policia. Futbollisti do të paraqitet para gjykatës së magjistratëve të Westminster të martën më 5 gusht.

Në njoftimin e policisë angleze thuhet: “Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (Crown Prosecution Service) ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitane që të akuzojë një burrë pasi detektivët paraqitën një dosje me prova”.

Detektivi mbikëqyrës Andy Furphy, në krye të ekipit hetues, ka deklaruar: “Prioriteti ynë mbetet të ofrojmë mbështetje për gratë që kanë dalë përpara. I kërkojmë kujtdo që është përfshirë në këtë çështje, ose ka informacione, të kontaktojë ekipin tonë”.

Në një deklaratë zyrtare, avokatja e Partey, Jenny Wiltshire, ka deklaruar: “Thomas Partey mohon të gjitha akuzat ndaj tij. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe CPS gjatë hetimeve trevjeçare. Tani ai mirëpret mundësinë për të rehabilituar më në fund emrin e tij. Duke qenë se aktualisht janë në zhvillim procedura gjyqësore, klienti im nuk është në gjendje të japë deklarata të mëtejshme”.

Njoftimi i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar sot Policinë Metropolitane që të akuzojë Thomas Partey për përdhunim të shumtë. Partey, 32 vjeç, do të duhet të përgjigjet për pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për dhunë seksuale. Akuzat lidhen me tre gra të ndryshme që kanë denoncuar episode të ndodhura mes viteve 2021 dhe 2022. Partey do të paraqitet para Gjykatës së Magjistratëve të Westminster-it të martën më 5 gusht 2025.

Thomas Partey akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual nga tre gra të ndryshme

Mesfushori ganez, i cili nuk arriti marrëveshjen për rinovim me Arsenal-in dhe tani është lojtar i lirë, është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual nga tre gra të ndryshme. Këto janë pikat e akuzës që i janë vënë futbollistit:

*dy akuza për përdhunim kanë të bëjnë me një grua;
*tre akuza për përdhunim kanë të bëjnë me një grua të dytë;
*një akuzë për sulm seksual ka të bëjë me një grua të tretë.

The post Thomas Partey akuzohet për për*hunimin e 3 grave nga Policia angleze: “Mohoj akuzat” appeared first on Lapsi.al.

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në periudhën midis viteve 2021 dhe 2022 dhe përfshijnë tre gra të ndryshme. Sipas autoriteteve, dy akuza për përdhunim kanë lidhje me një grua, tre akuza të […]

The post Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi appeared first on BoldNews.al.

Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç. Nëna e vajzës […]

The post Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve appeared first on BoldNews.al.

Detaje tronditëse/ Babai përdhunonte të bijën që kur ishte 5 vjeç, flet nëna: Të kalbet në burg, më përdhunoi…

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos. Një 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishte përdhunuar nga babai.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte.

“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza.
Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.
Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.
Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.

The post Detaje tronditëse/ Babai përdhunonte të bijën që kur ishte 5 vjeç, flet nëna: Të kalbet në burg, më përdhunoi… appeared first on Sot News | Lajme.

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç Në […]

The post Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos appeared first on BoldNews.al.

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin, Sheqishtë në Patos, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj një 36-vjeçar i identifikuar si Zamir Meta. Nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi […]

The post Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Djali i princeshës së Norvegjisë vihet nën hetim për 3 përdhunime

Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë dyshohet për tre përdhunime dhe 23 vepra të tjera penale, tha policia e këtij vendi të premten. Marius Borg Høiby, i cili është djali i adoptuar i mbretit të ardhshëm të Norvegjisë, u arrestua 3 herë të ndara vitin e kaluar, në gusht, shtator dhe nëntor.

Pas një hetimi 10-mujor, policia norvegjeze tani ua ka dorëzuar çështjen prokurorëve të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza, tha zëdhënësi i policisë Andreas Kruszewski. Avokati i Høiby, Petar Sekulic, tha se klienti i tij “po i merrte akuzat shumë seriozisht, por nuk pranon asnjë shkelje në shumicën e rasteve, veçanërisht rastet që kanë të bëjnë me abuzimin seksual dhe dhunën”.

28-vjeçari, i cili nuk ka titull mbretëror ose detyra zyrtare, kishte qenë nën hetim që nga arrestimi i tij më 4 gusht 2024 me dyshimin për sulm. Në një deklaratë, Qarku i Policisë së Oslos tha se ata kryen një “hetim të plotë”, me një “numër të madh intervistash me dëshmitarë, disa kërkime dhe një shqyrtim të materialit të gjerë dixhital”.

Høiby u mor në pyetje disa herë gjatë vjeshtës së vitit 2024 dhe pranverës së vitit 2025 dhe “bashkëpunoi me policinë”, thuhej në deklaratë. Ndër veprat penale për të cilat policia tha se Høiby dyshohej ishin 4 akuza për sjellje seksualisht ofenduese, një akuzë për abuzim në një marrëdhënie të ngushtë dhe dy akuza për dëmtim trupor.

Policia konfirmoi se disa raste që përfshinin vepra penale seksuale ishin pushuar për shkak të “parashkrimit dhe arsyeve të provave”. “Nuk mund të hyj në detaje të mëtejshme rreth numrit të viktimave në këtë rast përveç konfirmimit se është një numër dyshifror”, tha z. Kruszewski. Shtëpia Mbretërore e Norvegjisë vuri në dukje në një deklaratë se çështja po vazhdonte përmes sistemit ligjor dhe nuk kishte asgjë tjetër për të shtuar. /LAPSI.al

The post Djali i princeshës së Norvegjisë vihet nën hetim për 3 përdhunime appeared first on Lapsi.al.

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 24-vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në Biella.

Ajo kishte shkuar që të shihte nga afër se si po shkonin punimet në banesën e saj, së bashku me djalin 4-vjeçar. Por në momentin e mbërritjes, muratori egjiptian që kishte punësuar, mbylli derën dhe kërcënoi se do ta vriste.

Më pas, siç raportojnë mediat italiane, ai e përdhunoi brenda në apartament. Gjithsesi viktima arriti ta bindte emigrantin egjiptian që të dilte dhe të blinte ushqim për djalin e saj, teksa më vonë tërhoqi vëmendjen e një roje sigurie dhe kërkoi ndihmë. Më vonë u bë i mundur dhe arrestimi i egjiptianit.

Prokurori publik, së bashku me policinë, dëgjoi rrëfimin e viktimës dhe menjëherë i kërkoi gjyqtarit masën paraprake të arrestit në burg, e cila u miratua.

The post Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian appeared first on Albeu.com.

Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh

Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve pas kallëzimeve të bëra nga dy të reja, për ngjarje të ndodhura gjatë qëndrimit të tyre në plazhin e Borshit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë janë referuar materialet në Prokurori për dy raste të veçanta.

E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, është kallëzuar nga një shtetase 24-vjeçare me pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, gjatë pushimeve në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një tjetër shtetase 24-vjeçare për ngacmim seksual, po gjatë qëndrimit në të njëjtin plazh.
Policia thekson se materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë kompetente, dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

The post Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh appeared first on Lapsi.al.

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

Dy vajza kanë denoncuar në Komisariatin e Himarës përdhunimin dhe ngacmimin seksual nga dy persona, në po kaq ngjarje të veçuara nga njëra-tjetra. U bë me dije sot (9 qershor) se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 33-vjeçarin me inicialet E. M., banues në Vorë. “Ndaj tij […]

The post E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit appeared first on BoldNews.al.

Russell Brand mohon akuzat për sulm dhe p*rdhunim

Russell Brand është deklaruar i pafajshëm për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore të mbajtur të premten  në Southwark.

49-vjeçari mohoi për herë të parë zyrtarisht pesë akuzat për vepra penale seksuale, të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndaj katër grave të ndryshme, në periudhën nga viti 1999 deri më 2005.

Brand, i cili banon në Hambleden, Buckinghamshire, akuzohet për: një rast përd*unimi, një rast sulmi të pahijshëm, një rast për*unimi oral dhe dy raste të sulmit se*sual. Ai do të përballet me gjyq më 3 qershor 2026, në të njëjtën gjykatë në Londër.

Akuzat dolën në dritë pas një investigimi të përbashkët nga Channel 4 dhe The Sunday Times, ku disa gra ngritën pretendime për sjellje abuzive dhe dhunë se*suale nga Brand. Në rrjetin X (ish-Twitter), ku ka mbi 11 milionë ndjekës, ai ka thënë se e mirëpret mundësinë për të provuar pafajësinë e tij.

Brand është i njohur për rolet e tij në filma dhe për drejtimin e emisioneve televizive si Big Brother’s Big Mouth dhe një program në BBC Radio 2 midis viteve 2006 dhe 2008.

The post Russell Brand mohon akuzat për sulm dhe p*rdhunim appeared first on Lapsi.al.

Russell Brand mohon fajësinë për akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand ka mohuar fajësinë për pesë akuza të përdhunimit, sulmit seksual dhe sulmit të padëshiruar gjatë një seance gjyqësore në Londër. Ai u paraqit në Gjykatën e Kurorës Southwark, ku i mohoi të gjitha akuzat për herë të parë.

Akuzat përfshijnë një rast përdhunimi në vitin 1999, një tjetër në vitin 2004, si dhe dy akuza për sulm seksual dhe një për sulm të padëshiruar në vitin 2001. Të katër viktimat janë gra, dhe ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 1999 dhe 2005.

Brand, 49 vjeç, do të qëndrojë në burg me kusht deri në fillimin e gjykimit, i cili është planifikuar për më 3 qershor 2026. Pas ngritjes së akuzave në prill, ai publikoi një video duke mohuar akuzat dhe duke theksuar se nuk ka angazhuar kurrë në aktivitete seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.

Russell Brand është i njohur për karrierën e tij si komedian dhe prezantues në Britani, si dhe për rolet në filma si Forgetting Sarah Marshall dhe Get Him to the Greek. Ai ka pasur gjithashtu një ndikim të madh në mediat sociale dhe ka një numër të madh ndjekësish.

Procesi gjyqësor pritet të tërheqë vëmendjen e gjerë, duke pasur parasysh statusin publik të të akuzuarit dhe natyrën e akuzave të ngritura./abcnews.al

Përdh*noi vajzën e tij të mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari. Do ekstradohet drejt Italisë/ EMRI

Policia ka arrestuar në Durrës 60-vjeçarin Nikolla Llogo i cili rezulton i dënuar në Itali pasi ka përdhunuar vajzën e tij të mitur. Nikolla Llogo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale […]

The post Përdh*noi vajzën e tij të mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari. Do ekstradohet drejt Italisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Diddy përballet me akuza të reja: “Më çoi me forcë në dhomën e gjumit”

Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër akuzë serioze, këtë herë nga një grua që thotë se është sulmuar seksualisht prej tij në korrik të vitit 2001. Padia është depozituar më 14 maj në Gjykatën Supreme të Qarkut të New York-ut dhe përfshin edhe kompaninë e tij, Bad Boy Entertainment.

Gruaja, e cila në dokumente identifikohet si “Jane Doe”, thotë se e ka njohur Diddy-n në një ashensor në maj 2001, ku ai i kërkoi numrin dhe më pas u takuan në një klub nate. Në takimin e dytë, ai tentoi ta puthte, por ajo e shmangu fizikisht. Sipas padisë, në korrik ai e kontaktoi sërish dhe e ftoi në studio, ku ajo shkoi bashkë me një shoqe.

Pas një nate që nisi në klub dhe përfundoi në apartamentin e Diddy-t, Doe pretendon se ai e çoi me forcë në dhomën e gjumit, i vuri dorën në fyt duke i thënë: “Do të të thith shpirtin.” Ajo tregon se ai vazhdoi duke e shtrënguar dhe përdhunuar, pavarësisht thirrjeve të saj për ta ndaluar.

Ajo shton se pas aktit, shkoi në tualet për të pastruar trupin dhe më pas iku me shoqen e saj me një SUV të zi. Dy ditë më pas, Combs tentoi ta kontaktonte sërish, por ajo nuk iu përgjigj më asnjë telefonate apo ftese.

Në padi thuhet se pas këtij incidenti, ajo u tërhoq nga jeta sociale, kishte frikë të ishte vetëm me burra dhe filloi terapi çdo javë për rreth gjashtë muaj.

Kjo është vetëm një nga shumë akuzat që rëndojnë mbi Combs, i cili është aktualisht në hetim për trafik seksual dhe krijim të një organizate të strukturuar kriminale. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

The post Diddy përballet me akuza të reja: “Më çoi me forcë në dhomën e gjumit” appeared first on iconstyle.al.

BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

Një numër burrash fotokopje e njëri-tjetrit krijuan një lloj tuneli mes vetes përmes të cilit duhej të kalonin votuesit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, raporton BIRN. Një eksperiencë jo fort korrekte që nuk kaloi pa u vënë re edhe nga vëzhguesit.

Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar.

Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës 7, ndërsa në disa prej Qendrave të Votimit vëzhguesit e Shoqërisë Civile raportuan se ende nuk ishin ndezur kamerat.

Në Qendrën e Votimit të vendosur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e njohur përgjithësisht si e qetë, u regjistrua një tension midis komisionerëve dhe medias, që u shuajt pas sqarimit në detaje, pasi fillimisht ata u ndaluan të vendosnin kamerën për të filmuar brenda QV-së.

Komisionerët e forcave politike nuk kanë qenë në raport të barabartë në të gjithë territorin, pasi në KZAZ-ja numër 22 në qytetin e Durrësit numëron 50 qendra dhe procesi aty nisi me disa parregullsi. Kryetari i saj, Krenar Hasanaj, tregoi për BIRN mëngjesin e së dielës se vetëm në një QV procesi nisi me 30 minuta vonesë sepse ishin 4 nga 7 komisonerë, duke vijuar pas plotësimit të numrit të tyre.

Ndërsa mugesa e operatorit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve solli vonesa për disa minuta në një QV. Në 2 qendra të tjera procesi vijoi me 6 nga 7 komisionerë.

Parregullsitë e vogla brenda qytetit kontrastonin me radhët prej disa metrash të automjeteve të parkuara jashtë QV-ve në periferi. Në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, një varg njerëzish në të majtë dhe një në të djathtë, gati i hoqën frymëmarrjen qytetarëve që ngjesheshin për të kaluar midis trotuarit të ngushtë.

Djemtë si fotokopje e njëri-tjetrit, shoqëronin me sy zgjedhësit që i prisnin “djem bujarë” të tjerë brenda QV-ve, e duke i orientuar se ku të drejtoheshin për të votuar. Prania e personave të paautorizuar krijoi dendësi burrash që rrinin në korridore dhe pranë QV-ve.

The post BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 48-vjeçari në Durrës/ Vodhi me dhunë para në një dyqan, dhe tentoi të përdhunonte shitësen

Vodhi me dhunë në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen, policia arreston 48-vjeçarin Jorgo Kumaraku.

Njoftimi i policise:

Vihet në pranga pas kërkimeve intensive 48-vjeçari që vodhi me dhunë në një dyqan në qytetin e Sarandës. Autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, person me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar,.

Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

The post Arrestohet 48-vjeçari në Durrës/ Vodhi me dhunë para në një dyqan, dhe tentoi të përdhunonte shitësen appeared first on Sot News | Lajme.

❌