Sulmuan zyrtarët policorë në Pejë, dërgohen në mbajtje dy persona
Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:51 në rrugën “Nëna Terezë”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë të Policisë dhe një nga të dyshuarit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
The post Sulmuan zyrtarët policorë në Pejë, dërgohen në mbajtje dy persona appeared first on Telegrafi.