❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë. Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit. Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë. Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë. Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./MONITOR

The post Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025 appeared first on Lapsi.al.

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

✇Albeu
By: V K

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë, janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve, tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 v-eç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm.

Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në Universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës, drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%.

Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori, tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit.

Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë.

Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë, po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë.

Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29-vjeç, është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7-vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3-vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2-vjeç./ Monitor

The post INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025 appeared first on Albeu.com.

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, dominojnë Tirana e Italia

NĂ« vitin 2024, shqiptarĂ«t kanĂ« udhĂ«tuar mĂ« shumĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«, me mbi 4.4 milionĂ« udhĂ«time tĂ« kryera brenda dhe jashtĂ« vendit nga individĂ« mbi 15 vjeç. Pjesa dĂ«rrmuese e kĂ«tyre udhĂ«timeve – plot 97,9% – janĂ« kryer pĂ«r qĂ«llime personale, ndĂ«rsa vetĂ«m 2,1% pĂ«r arsye biznesi.

Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar, sidomos për pushime dhe kohë të lirë, që përbëjnë qëllimin kryesor të udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Përdorimi i akomodimit në hotele dhe rritja e fluturimeve me avion kanë shënuar gjithashtu rritje, duke treguar një orientim gjithnjë e më të madh drejt turizmit të strukturuar dhe ndërkombëtar.

Brenda vendit, preferenca kryesore është Tirana, e ndjekur nga Vlora dhe jashtë vendit Italia e ndjekur nga Greqia

Sipas Instat në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.426.074.

Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,9% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,1% të tyre. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt:

Në Shqipëri janë shënuar udhëtime për qëllime personale 3,0 milionë, ndërsa ato për qëllime biznesi 0,05 milionë.

“Pushime dhe kohĂ« e lirĂ«â€ pĂ«rbĂ«n qĂ«llimin mĂ« kryesor tĂ« udhĂ«timeve tĂ« kryera si nĂ« ShqipĂ«ri (54,1%) ashtu dhe jashtĂ« saj (47,2%).

Udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme me 43,4 përqind, krahasuar me vitin 2023.

NĂ« vitin 2024, akomodimi nĂ« “Hotel” shĂ«non njĂ« rritje me rreth 8,4 pikĂ« pĂ«rqindje, krahasuar me udhĂ«timet e kryera nĂ« vitin 2023. Rritja mĂ« e lartĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« transportin ajror me rreth 8,8 pikĂ« pĂ«rqindje. Numri mesatar i netĂ«ve tĂ« qĂ«ndrimit pĂ«r udhĂ«time tĂ« kryera (nĂ« ShqipĂ«ri dhe jashtĂ« saj) Ă«shtĂ« 4,2 netĂ«.

Vlerat mĂ« tĂ« larta tĂ« shumĂ«s sĂ« netĂ«ve tĂ« qĂ«ndrimit (nĂ« milionĂ«) janĂ« regjistruar nĂ« muajt Gusht, Korrik, Dhjetor dhe Qershor. NĂ« 2024, udhĂ«timet e kryera brenda dhe jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r “Pushime dhe kohĂ« e lirĂ«â€ zĂ«nĂ« peshĂ«n mĂ« tĂ« madhe, ndjekur nga udhĂ«timet e kryera jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r qĂ«llime “Vizita te tĂ« afĂ«rm dhe miq”.

Udhëtimet sipas destinacioneve Në vitin 2024, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (15,4%), Vlorë (12,3%), Korçë (10,9%), Durrës (8,6%) dhe jashtë saj: Itali (8,6%) Greqi (7,4%), Gjermani (3,8%) dhe shtete të tjera (Angli, Francë etj.) (3,0%)./ Monitor

The post Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, dominojnë Tirana e Italia appeared first on Lapsi.al.

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.

Pas njĂ« rĂ«nie tĂ« moderuar nga pandemia Covid-19 nĂ« vitin 2020, importet nisĂ«n tĂ« rimĂ«kĂ«mben. NĂ« vitet 2021–2024, volumi i importeve pĂ«r grupin e qeramikĂ«s pĂ«r muajt janar–prill qĂ«ndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar njĂ« rikuperim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.

Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.

Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.

Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.

Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / Monitor

The post Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill appeared first on Lapsi.al.

Rritje e numrit tĂ« vizitorĂ«ve, muzeu ‘Onufri’ i hapur edhe ditĂ«ve tĂ« hĂ«na

Qendra KombĂ«tare e Muzeumeve Berat njoftoi se Muzeu Ikonografik “Onufri” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« i hapur edhe ditĂ«ve tĂ« hĂ«na deri nĂ« fillimin e sezonit zyrtar veror.

Ky vendim është marrë duke parë numrin gjithnjë në rritje të vizitorëve në këtë muze, por edhe në objektet e tjera të trashëgimisë kulturore në qytetin e Beratit.

DitĂ«ve tĂ« hĂ«na “Onufri” do tĂ« mikpresĂ« vizitorĂ«t nĂ« orarin 09:00-14:00.

Muzeu Ikonografik “Onufri“ ndodhet nĂ« brendĂ«si tĂ« kalasĂ« sĂ« Beratit. Ai Ă«shtĂ« pĂ«rshtatur nĂ« ambientet e katedrales “Fjetja e ShĂ«n MarisĂ«â€œ. Kjo kishĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« vitin 1797, por mendohet se Ă«shtĂ« rindĂ«rtuar mbi themelet e njĂ« kishe mĂ« tĂ« vjetĂ«r. Sipas tĂ« dhĂ«nave historike, katedralja ka funksionuar si e tillĂ« deri nĂ« vitin 1967, viti i reformĂ«s ateiste, kur ambientet e komuniteteve fetare i kaluan nĂ« administrim shtetit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. /atsh/ KultPlus.com

Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

Çmimet e arit shĂ«nuan njĂ« rekord tĂ« ri tĂ« hĂ«nĂ«n, ndĂ«rsa dollari u dobĂ«sua mĂ« tej, pĂ«r shkak tĂ« politikave qĂ« po ndjek Presidenca e SHBA-ve me tarifat dhe mosmarrĂ«veshjeve me RezervĂ«n Federale.

Një onz koutohet për 3400 dollarë dhe kjo vlerë është 13% më e lartë se një muaj më parë dhe në krahasim vjetor është rritur 45%.

Por nëse shkojmë 20 vite përpara, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë dollarësh në vitin 2005 do të vlente sot rreth 145 mijë dollarë.

Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për onz.

Kjo e bën arin një investim tërheqës për ata që kërkojnë stabilitet dhe rritje të vlerës së pasurisë së tyre në afat të gjatë.

Ari i investuar, në formën e shufrave dhe monedhave, është i përjashtuar nga taksat si TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin kapital, duke e bërë atë një opsion tërheqës për investitorët që kërkojnë të ruajnë dhe rrisin pasurinë e tyre pa barrë tatimore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri appeared first on Euronews Albania.

Eksportet vijojnë rimëkëmbjen/ INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 35 miliardë lekë

Tregtia e mallrave shqiptare ka vijuar të ketë rimëkëmbje për të tretin muaj radhazi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se në mars eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikim kryesor nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e bilancit tregtar tĂ« vendit ka dhĂ«nĂ« nĂ«ngrupi : “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” me 8,8 %“Tekstile dhe kĂ«pucĂ«â€ me 1,2 %   si dhe , “Ushqime, pije, duhan”.

PerformancĂ« jo pozitive gjatĂ« kĂ«tij muaji ka pasur grupi “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale”  I cili Ă«shtĂ« ulur me 5,8 % ndjekur nga Produkte kimike dhe plastike” .GjatĂ« kĂ«tij muaji rimĂ«kĂ«mbje ka pĂ«suar edhe eksporti i  grupit tekstile e kĂ«pucĂ«.

Nëse bjëmë një vlerësim të eksporteve si tremujor vlera totale e mallrave shqiptare të shitura në tregjet e huaja rezulton rreth 100 miliardë  lekë, duke u rritur me 4,7 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 miliardë lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në muajin Mars vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Kosova  me 83,1 % ndjekur nga  Greqia me  13,2 % dhe Gjermania.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Maqedoni e Veriut ,Italia dhe Turqia . Të dhënat e tregtisë së jashtme  janë disa sinjale pozitive për ecurinë e  ekonomisë gjatë këtij viti.

Vlera e bitcoin rritet në 76,219 euro, tregu i qëndrueshëm

Vlera e bitcoin u rrit me 2.14 për qind në 76,219.52 euro sot në orën 16:00, në bursën më të madhe në botë të kriptovalutave Binance.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së bitcoin në 24 orët e fundit ishte 25 miliardë euro, një vlerë më e lartë krahasuar me ditën e djeshme.

Indeksi i FrikĂ«s dhe LakmisĂ« pĂ«r Bitcoin sot qĂ«ndron nĂ« 38 nĂ« kategorinĂ« “frikĂ«â€, duke treguar se ndjenja e investitorĂ«ve Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« si dje.

Kriptomonedha solan (SOL) u rrit me 1.4 për qind në 117.79 euro dhe orteku (AVAX) me 0.06 për qind në 17.73 euro.

Kriptomonedha toncoin (TON) e Telegram-it shitet sot për 2.64 euro, që është 6.75 për qind më e lartë se dje.

Më së shumti tregtuan sot Bitcoin dhe ittrium, ndërkohë që rritjen më të madhe e shënojnë aktualisht kriptovalutat WCT, ARPR dhe ACH.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlera e bitcoin rritet në 76,219 euro, tregu i qëndrueshëm appeared first on Euronews Albania.

Hendeku i thellë mes pagave dhe pensioneve, inflacioni rëndon të moshuarit

Hendeku i thellë mes pagave dhe pensioneve ka bërë që inflacioni të rëndojë mbi të moshuarit. Rritja e pensionit mesatar ka ecur me ritme të ngadalta dhe fuqia blerëse e pensionistëve ka rënë ndjeshëm. Të dhënat tregojnë për rritje të pabarazisë mes pensionistëve dhe personave të punësuar e me gjasë hendeku do të zgjerohet gjatë [
]

The post Hendeku i thellë mes pagave dhe pensioneve, inflacioni rëndon të moshuarit appeared first on BoldNews.al.

Shtohet frika e luftës në Evropë, ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet me 200 për qind

Pushtimi i plotĂ« rus nĂ« UkrainĂ« dhe rritja e tensioneve gjeopolitike kanĂ« shkaktuar njĂ« rritje tĂ« interesit “pĂ«r mbijetesĂ«n” nĂ« SpanjĂ«. KĂ«shtu, ndĂ«rtimi privat i bunkerĂ«ve Ă«shtĂ« rritur me 200% qĂ« nga fillimi i luftĂ«s nĂ« MoskĂ« nĂ« fillim tĂ« vitit 2022, sipas kompanive tĂ« industrisĂ«.

Ky trend po përhapet në të gjithë Evropën, ku Gjermania, Franca dhe vendet baltike vlerësohet se janë më të përgatiturat. Mediat e huaja shkruajnë se shumë familje po kërkojnë strehimore të sigurisë së lartë.

Dhe ky medium ka fituar qasje nĂ« njĂ« qĂ« mund t’i rezistojĂ« rrezatimit bĂ«rthamor, me dushe kundĂ«r rrezatimit, mure betoni dhe çeliku dhe dyer tĂ« blinduara. Pronari e instaloi atĂ« pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s sĂ« njĂ« konflikti tĂ« armatosur nĂ« EvropĂ«.

Ky bunker u zhvillua nga VIP Bunker, me menaxherin e tij, Fernando DĂ­az, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si njĂ« “apartament me siguri tĂ« lartĂ«, ku mund tĂ« jetoni pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«â€, i pajisur me 1000 litra ujĂ« tĂ« pijshĂ«m dhe sisteme tĂ« ndryshme tĂ« energjisĂ« rezervĂ«.

MegjithatĂ«, me njĂ« kosto mesatare prej 150,000 €, kĂ«to strehimore janĂ« njĂ« luks qĂ« pakkush mund ta pĂ«rballojĂ«. Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« disa qytetarĂ« tĂ« krijojnĂ« hapĂ«sira tĂ« sigurta nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre, duke ruajtur ushqimet qĂ« nuk prishen.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian u ka kërkuar qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe dhe u bëri thirrje qeverive të përmirësojnë bashkëpunimin civilo-ushtarak.

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafes në Shqipëri?

✇Albeu
By: V K

Miliarda njerëz në mbarë botën, e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

Kolumbia, Brazili dhe Vietnami, janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në botë. Megjithatë, prodhimi i kafesë po përballet me sfida serioze.

Temperaturat e larta dhe reshjet e paqëndrueshme, po ndikojnë negativisht tek bimët e kafesë.

Sipas studimeve deri në vitin 2050, gjysma e tokave të përshtatshme për kultivimin e kafesë mund të zhduken.

Ndryshku i gjetheve

PĂ«rveç kushteve atmosferike, fermerĂ«t po luftojnĂ« edhe me sĂ«mundje si “La Roya”, njĂ« lloj ndryshku i gjetheve qĂ« ka shkatĂ«rruar deri nĂ« 50% tĂ« prodhimit nĂ« disa rajone tĂ« AmerikĂ«s Latine.

“MĂ« parĂ«, njĂ« pemĂ« kafeje prodhonte qindra kokrra. Tani mezi nxjerrim gjysmĂ«n. Po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e vĂ«shtirĂ«â€, – thotĂ« pĂ«r DW Cristian Cano, kultivues kafeje nĂ« Kolumbi.

Kjo krizë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun botëror. Vetëm në vitin 2024 çmimi i varietetit Arabica u rrit me 80%, një nga rritjet më të mëdha në dekada.

Nga një kafe e lirë, në një kafe luksi?

NĂ« ShqipĂ«ri kafeja nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« pije – Ă«shtĂ« njĂ« traditĂ«, njĂ« moment social dhe njĂ« zakon i pĂ«rditshĂ«m. Por çmimet kanĂ« filluar tĂ« rriten ndjeshĂ«m dhe shumĂ« vetĂ« pyesin: A po e humbasim “kafen e lirĂ«â€ si pjesĂ« tĂ« kulturĂ«s sonĂ«?

Sipas Enri Jahajt, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe të Restoranteve, Shqipëria ka funksionuar për vite me një treg anormal të kafesë:

“Ne kemi qenĂ« njĂ« treg i korruptuar nĂ« kĂ«tĂ« aspekt, sepse nuk jemi prodhues dhe as pjekĂ«s tĂ« mĂ«dhenj tĂ« kafesĂ«. Shumica e kafesĂ« qĂ« pĂ«rdoret kĂ«tu Ă«shtĂ« e importuar. PĂ«r vite me radhĂ«, çmimi i kafesĂ« nĂ« ShqipĂ«ri ka qenĂ« mĂ« i lirĂ« se nĂ« vendet e rajonit, gjĂ« qĂ« nuk pĂ«rkon me logjikĂ«n e tregut tĂ« lirĂ«. Tani qĂ« rregullat janĂ« pĂ«rforcuar, rritja e pagave dhe taksave po sjell njĂ« ndryshim nĂ« treg. Kjo po ndikon drejtpĂ«rdrejt te bizneset, tĂ« cilat janĂ« tĂ« detyruara tĂ« pĂ«rshtatin çmimet, sepse kanĂ« edhe koston e personelit. Rritja e kostove Ă«shtĂ« njĂ« realitet i pashmangshĂ«m”, thotĂ« Jahaj.

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafesë?

“Brenda njĂ« viti çmimi i kafesĂ« Ă«shtĂ« rritur me 20%, dhe pritet tĂ« rritet edhe me 20% tĂ« tjera. NĂ« TiranĂ« çmimi mesatar i njĂ« filxhani kafeje tashmĂ« Ă«shtĂ« 90-130 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« zonat elitare arrin deri nĂ« 150 lekĂ«. Sipas parashikimeve gjatĂ« muajve tĂ« ardhshĂ«m çmimi minimal pritet tĂ« shkojĂ« nĂ« 120 lekĂ«, ndĂ«rsa ai maksimal do tĂ« mbetet nĂ« tĂ« njĂ«jtat nivele”, shpjegon Jahaj.

A do të kthehet kafeja në luks në Shqipëri? Për momentin ajo mbetet ende një kënaqësi e përditshme për shumicën e shqiptarëve. Por me ritmet aktuale të rritjes së çmimeve, mund të vijë një ditë kur një filxhan kafeje nuk do të jetë më aq i përballueshëm sa dikur.

The post Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafes në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

Qeveria greke rrit pagën minimale, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar gjatĂ« mbledhjes sĂ« sotme tĂ« QeverisĂ« se paga minimale nĂ« Greqi do tĂ« rritet nga 830 euro nĂ« 880 euro (740 € neto), me synimin qĂ« deri nĂ« fund tĂ« mandatit tĂ« tij katĂ«rvjeçar, paga minimale tĂ« arrijĂ« nĂ« 950 euro. Ai theksoi se rĂ«nia e papunĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« rezultat [
]

The post Qeveria greke rrit pagën minimale, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Pas daljes nga “Big Brother”, Eglit i ndodh e papritura

✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme, Egli Tako, ndĂ«rpreu rrugĂ«timin e saj nĂ« “Big Brother Vip Albania”.

Pak para se tĂ« largohej nga shtĂ«pia mĂ« e famshme nĂ« ShqipĂ«ri, Egli kishte 192 mijĂ« ndjekĂ«s nĂ« llogarinĂ« e saj nĂ« “Instagram”, e menjĂ«herĂ« pas kĂ«saj i janĂ« rritur edhe numri i ndjekĂ«sve.

Egli nga nata e mbrëmshme, numëron 203 mijë ndjekës.

Kujtojmë që Egli mbrëmë vonë doli me një njoftim, ku mes të tjerash tha se bazuar në gjendjen e saj të vështirë emocionale, ka më së shumti nevojë për përqafimet e familjarëve dhe miqve të saj.

The post Pas daljes nga “Big Brother”, Eglit i ndodh e papritura appeared first on Albeu.com.

Projeksionet e BERZH: Ekonomia e Ukrainës mund të rritet për 5 për qind vitin e ardhshëm

Ekonomia ukrainase e shkatërruar nga lufta mund të rritet për 5% vitin e ardhshëm nëse arrihet një armëpushim, ka parashikuar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por perspektivat për rindërtim varen nga një paqe e qëndrueshme.

HuadhĂ«nĂ«si me bazĂ« nĂ« LondĂ«r ka investuar 6.2 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« projekte nĂ« UkrainĂ« gjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« konfliktit trevjeçar, shkruan media britanike  “The Guardian”.

Ai parashikon rritjen e PBB-së për Ukrainën në 3.5% këtë vit, pasi vendi lufton me inflacionin e shkaktuar nga sulmet ruse në prodhimin e energjisë, dhe 5% në vitin 2026, nëse armiqësitë ndërpriten.

Beata Javorcik, kryeekonomistja e BERZH-it, tha se është e përgatitur të mbështesë rindërtimin e Ukrainës në rast se negociatat sigurojnë fundin e luftës.

“Ne jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« investojmĂ« kur tĂ« vijĂ« koha”, tha ajo.

Deri në 30 lekë më shtrenjtë/ Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

✇Albeu
By: V K

Shumë shpejt Shqipëria pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme, tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe, është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024.

Në janarin e vitit të kaluar, u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe, me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram.

Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025, kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024.

Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret në vendin tonë janë vënë në vështirësi që vitin e kaluar, për shkak se çmimi i kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë është rritur ndjeshëm vitin e fundit.

Jahaj tha se në muajt e ardhshëm mars- prill, pritet të ketë një reflektim në rritjen e çmimeve me pakicë për një filxhan kafe 10-30 lekë.

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve, nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës.

Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.

Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilave nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë.

Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë, është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.

Analistët në tregjet ndërkombëtare po lajmërojnë se ndryshimet e klimës, janë duke ndikuar negativisht çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit.

Tendenca drejt ngjarjeve mĂ« ekstreme tĂ« motit, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« godasĂ« rendimentet e prodhimit dhe tĂ« krijojĂ« rritje tĂ« çmimeve, thotĂ« njĂ« raport i “Inverto”, njĂ« kompani ndĂ«rkombĂ«tare europiane e specializuar nĂ« menaxhimin e zinxhirĂ«ve tĂ« furnizimit.

Ngjarjet ekstreme të motit, pritet të çojnë në çmime të paqëndrueshme të ushqimeve gjatë gjithë vitit 2025, pasi çmimet e kakaos dhe kafesë janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Viti 2024 si vitin më të nxehtë të regjistruar, një tendencë drejt temperaturave më të larta që duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2025.

“Inverto” parashikon se njĂ« prirje afatgjatĂ« drejt ngjarjeve mĂ« ekstreme tĂ« motit, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« godasĂ« rendimentet e prodhimit, e pĂ«r rrjedhoje edhe rritje tĂ« çmimeve.

Rritjet më të larta të çmimeve vitin e fundit ishin për kakaon dhe kafenë, përkatësisht 163% dhe 103%, për shkak të një kombinimi të reshjeve më të larta se mesatarja dhe temperaturave ekstreme në rajonet prodhuese, sipas hulumtimit./Monitor

The post Deri në 30 lekë më shtrenjtë/ Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë appeared first on Albeu.com.

Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet

✇Albeu
By: V K

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë. Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin tonë ishin 23.5 USD në ditë, një vlerë e përafërt me standardin e prosperitetit 25 USD në ditë të përcaktuar nga BB, si një vlerë mesatare globale të jetesës dinjitoze.

Me uljen e popullsisë me të dhënat e Cens 2023 dhe me rritjen ekonomike rreth 4% më 2024, të ardhurat mestarë ditore të shqiptarëve e kalojnë standardin e prosperitetit, por nga ana tjetër, po sipas të dhënave nga Banka Botërore, vendi ynë gjithashtu ka nivelin më të madh të varfërisë në Rajon.

Sipas rishikimeve të fundit Banka Botërore numri i personave me të ardhurave 6.7 USD në ditë (varfëria relative), do të jetë në më shumë se 20 për qind të popullsisë së vendit me 2024.

Arritja e standardeve të prosperitetit në njërën anë dhe nga ana tjetër një e pesta e popullsisë në varfëri, tregojnë pabarazinë e lartë ekonomike të vendit.

Teksa ekonomia po rritet, ajo nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë. Të pasurit pasurohen më tej dhe të varfrit varfërohen më tej.

Banka Botërore përcaktoi standardin e prosperitetit (25 USD në ditë), me qëllim që të rrisë ndjeshmërinë ndaj çështjeve të shpërndarjes së rritjes ekonomike.

Shtetet do të duhet të evidentojnë përqindjen e popullsisë që jeton poshtë këtij hendeku, për të aplikuar më pas politikat e rishpërndarjes së drejtë.

Banka ndjek prosperitetin e përbashkët, duke monitoruar rritjen e të ardhurave mesatare në 40 për qind të popullsisë me të ardhura të ulëta. Standardi prosperiteti i vendosur në 25 dollarë në ditë (rregulluar për dallimet në barazinë e fuqisë blerëse midis vendeve), përkufizohet si faktori mesatar me të cilin të ardhurat duhen shumëzuar për të sjellë në të gjithë botën standardin e prosperitetit. P.sh për një person të ardhurat e të cilit janë 2,50 dollarë në ditë, ato duhet të 10 fishohen për të arritur standardin e prosperitetit.

Banka Botërore, thekson se Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin.

Vendi përballet me sfida, si p.sh migrimi, pasiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve. Vetëm mbyllja e boshllëqeve gjinore në punësim mund të çojë në rritje të PBB-së për frymë me 12 për qind në afat të gjatë.

Mosshfrytëzimi i individëve të arsimuar po pengon gjithashtu rritjen e produktivitetit dhe kthimet nga investimet në arsim që ka bërë vendi, duke siguruar rritje të qëndrueshme./ Monitor

The post Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet appeared first on Albeu.com.

Bilanc tragjik nga zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet numri i viktimave

✇Albeu
By: V K

Rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit natën e kaluar.

Ka shkuar në 66 numri i personave të vdekur nga zjarri në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya.

Dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital.

 

Flakët nisën në restorantin e hotelit dhe u përhapën në të gjithë ndërtesën 12-katëshe. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.

Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.

 

 

Në video shihen turistët të cilët tentojnë të zbresin nga dritaret duket lidhur çarçafë, ndërsa tjerët bërtasin për ndihmë.

Dy persona humbën jetën pasi u hodhën nga lartësia, tha guvernatori.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u informua për incidentin dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Kartalkaya Kayak Merkezi’ndeki bir otelde yangın çıktı.

İtfaiye ekiplerinin mĂŒdahalesi sĂŒrerken ölĂŒ ve yaralılar olduğu bildirildi. pic.twitter.com/KZ1HhTXjom

— GazeteVar (@gazetevar) January 21, 2025

 

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh.

The post Bilanc tragjik nga zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet numri i viktimave appeared first on Albeu.com.

Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit

Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë për dhjetorin arriti në 2.5%, nga 2.34% që kishte për nëntorin. Niveli i dhjetorit ishte njëkohësisht më i larti që prej muajit mars 2024. Me bazë vjetore, megjithatë, inflacioni bazë rezultoi sidoqoftë në rënie. Në fund të vitit [
]

The post Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit appeared first on BoldNews.al.

Treni “TiranĂ«-DurrĂ«s” nuk niset as nĂ« 2025/ Shkelen afatet, kostoja rritet nĂ« 91.7 mln euro

Qeveria e ka premtuar disa herĂ« hekurudhĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s, por deri nĂ« vitin 2026 qytetarĂ«t nuk do tĂ« kenĂ« tren. Edhe ky afat mbetet i pasigurt, pasi pĂ«rfundimi i projektit mund tĂ« shtyhet pĂ«rtej 2026-Ă«s. Afatet e pĂ«rcaktuara nga Hekurudha Shqiptare (HSH) pĂ«r pĂ«rfundimin e punimeve janë shkelur disa herĂ«. Vjet, Citizens raportoi se sipas HSH-sĂ«, afati [
]

The post Treni “TiranĂ«-DurrĂ«s” nuk niset as nĂ« 2025/ Shkelen afatet, kostoja rritet nĂ« 91.7 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

✇Albeu
By: V K

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar, numri personave që përfituan pagesë papunësie shënoi rritje (shiko grafikun e më poshtë).

Sipas të dhënave administrative mbi punësimin (të punësuar të deklaruar me pagë në tatime) në tremujorin e tretë të vitit 2024, numri i përfituesve të pagesës së papunësisë arriti në 3576 presona. Ky ishte niveli më i lartë pas krizës pandemike 2020-2021.

Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit, të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të personave që humbasin vendin e punës.

Programet e Pagesës së Papunësisë, synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave që kanë humbur punën u rrit ne vitin e kaluar, ndërkohë që INSTAT nuk ka publikuar treguesit zyrtar të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024, për shkak të ndërlidhjes së kampionit të Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e Censit 2023.

Tregues të tjerë zyrtare si (PBB), tregojnë se sektori i industrisë është në vështirësi dhe dy vitet e fundit po përballet me falimente të bizneseve të vogla dhe të mesme si rrjedhojë e humbjeve që ka krijuar kursi i këmbimit në të ardhurat e tyre.

Burimet nga Shoqata Pro-eksport, pohojnë se së paku 10 mijë punonjës të fabrikave të prodhimit të tekstilit dhe këpucëve kanë humbur punën gjatë vitit të kaluar.

Shumë prej tyre janë integruar në sektorë të tjerë, ose janë përfshirë në programet e mbështetjes sociale (pagesa e papunësisë).

Të ardhura nga papunësia i përfitojnë personat, të cilët kanë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore.

Për të përfituar pagesën, ato duhet të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.

Çdo pĂ«rfitues paguhet nĂ« varĂ«si tĂ« periudhĂ«s sĂ« kontributit nĂ« sigurimet shoqĂ«rore derdhur nga punĂ«dhĂ«nĂ«si. PĂ«r 3 muaj pĂ«rfitim duhen tĂ« paktĂ«n 12 muaj kontribute tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore. PĂ«r 9 muaj pĂ«rfitim duhen sĂ« paku 5 vjet kontribute tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore. NdĂ«rsa pĂ«r 12 muaj pĂ«rfitim, duhen mbi 10 vjet gjithsej kontribute tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore.

Zakonisht pagesa mujore e papunësisë aplikohet sa 50% e pagës minimale zyrtare, që aktualisht është 20 mijë lekë.

Institucionet financiare ndërkombëtare, kanë rekomanduar një mbështetje me të fortë financiare për punonjësit që humbasin punën.

Tregu i punës po kalon në një tranzicion të fortë me rritje të kërkesës në disa sektorë, sidomos ata që lidhen me turizmin dhe ndërtimin dhe nga ana tjetër ka një rritje të papunësisë në sektorët e industrisë./Monitor

The post Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie appeared first on Albeu.com.

❌