Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues
TIRANĂ, 18 gusht/ATSH/ Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit ka publikuar dokumentin, i cili ka nĂ« fokus programin e strehimit social, ku janĂ« paraqitur edhe kriteret se si mund tĂ« bĂ«hesh njĂ« pĂ«rfitues i kĂ«tij programi.
Agjenica pĂ«r Media dhe Informim tha nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se âkjo Ă«shtĂ« njĂ« nismĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e qeverisĂ« shqiptare, pĂ«r tĂ« qenĂ« sa mĂ« pranĂ« shtresave mĂ« vulnerabĂ«l tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe jo vetĂ«m, tĂ« cilat mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga ky program strehimiâ.
Lista e plotë e kritereve të përfitimit ndahet në katër grupe. Si fillim, të jesh përfitues duhet të përmbushësh kriterin e kushteve të strehimit, nga ku në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që nuk disponojnë një banesë në pronësi, banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, banojnë në banesa të mbipopulluara, rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore, familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.
Së dyti, kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna, të moshuarit pa kujdes institucional, familje me më shumë se katër fëmijë, çfte me moshë të kombinuar deri në 60 vjeç.
Së treti janë kushtet sociale, ku në bazë të të cilave përfitues me përparësi janë personat me aftësi të kufizuara, individët me statusin e jetimit, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë dhe të repartit RENEA, punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, viktimat e dhunës në familje dhe të trafikimit, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna etj.
Dhe së katërti, kriter mbeten kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave të përcaktuara në ligj.
The post Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.