❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret, Hoxha: Janë stabilizuar 90% e vatrave, 12 të arrestuar sot

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i BrendshĂ«m, Ervin Hoxha, bĂ«ri tĂ« ditur sot se gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit janĂ« arrestuar 12 persona pĂ«r zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme.

Në një deklaratë për mediet, ministri Hoxha tha se situata e zjarreve mbetet e rënduar, por është arritur të stabilizohen rreth 90% e vatrave falë angazhimit të strukturave të Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe forcave të tjera të operacionit në terren.

“Kemi pĂ«rballuar njĂ« situatĂ« me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha zjarresh dhe reagimi i institucioneve ka qenĂ« vendimtar pĂ«r tĂ« mbajtur situatĂ«n nĂ«n kontroll”, u shpreh ai.

Ministri theksoi gjithashtu se hetimet për rastet e zjarrvënieve po vijojnë dhe se do të ketë ndëshkime për çdo person që ka vepruar në mënyrë të qëllimshme, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

Sipas tij, numri total i të arrestuarve për këtë vepër penale ka shkuar në 40. Po ashtu, mbi 140 persona janë proceduar penalisht për shkaktim zjarresh në të gjithë vendin.

/a.f/

The post Zjarret, Hoxha: Janë stabilizuar 90% e vatrave, 12 të arrestuar sot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gramsh, takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas

TIRANË, 13 gushtATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Gramshit, Besian Ajazi zhvilloi sot pasdite njĂ« takim me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« strukturave qendrore dhe lokale tĂ« emergjencave civile, me fokus koordinimin e planit tĂ« masave pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« zjarreve nĂ« njĂ«sinĂ« administrative SkĂ«nderbegas.

NĂ« takim morĂ«n pjesĂ« drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« sĂ« Mbrojtjes Civile, Haki Çako, prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, gjenerali i ForcĂ«s TokĂ«sore, Ilir Xhebexhia, si dhe pĂ«rfaqĂ«sues nga strukturat pĂ«rkatĂ«se tĂ« sistemit tĂ« mbrojtjes civile.

Takimi kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin efektiv të veprimeve për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga zjarret.

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit mbetet kritike, me disa vatra aktive që vijojnë të përhapen në territorin e bashkisë.

Në njësinë administrative Skënderbegas, zjarri i nisur në fshatin Kullollas është përhapur edhe në drejtim të fshatrave përreth, përfshirë zonën e Harunasit. Flakët po avancojnë në drejtim të fshatit Nartë, ku autoritetet kanë dhënë njoftim për evakuim, për shkak të rritjes së intensitetit të zjarrit dhe rrezikut ndaj banesave.

Të gjitha kapacitetet e emergjencës në qarkun e Elbasanit janë të përqendruara aktualisht në bashkinë Gramsh, ku janë angazhuar edhe dy helikopterë të EBA për ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë, në terren po punojnë dy mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe tri të tjera mbi fshatin Skënderbegas.

Situatë problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Kukur, ku vatra aktive zjarri vijojnë në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit, të mbështetura nga punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës, janë në terren pranë fshatrave Snosëm dhe Sojnik për të frenuar përhapjen e flakëve.

Autoritetet vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat operacionale dhe i bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë, duke raportuar menjëherë çdo vatër të re zjarri.

/a.f//r.e/

The post Gramsh, takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bĂ«ri tĂ« ditur  sot se Autoriteti KombĂ«tar i VeterinarisĂ« dhe Mbrojtjes sĂ« BimĂ«ve (AKVMB) dhe AgjencitĂ« Rajonale tĂ« Zhvillimit BujqĂ«sor dhe Rural (AREB) janĂ« tĂ« angazhuara nĂ« terren pĂ«r tĂ« evidentuar dĂ«met e shkaktuara nga zjarret nĂ« tĂ« gjitha vatrat e pĂ«rfshira.

Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë.

“NĂ« terren janĂ« ekipet e AKVMB-sĂ« dhe AREB-ve, tĂ« angazhuara pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve nĂ« bujqĂ«si dhe blegtori”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.

Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyhet me shpejtësi dhe të minimizohen pasojat e shkaktuara.

/a.f//r.e/

The post Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mallra pa faturë, gjobitet kampingu në Kavajë

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Pas njĂ« denoncimi tĂ« bĂ«rĂ« publik nĂ« rrjetet sociale, Administrata Tatimore ka zbuluar njĂ« tjetĂ«r subjekt qĂ« ushtronte aktivitet nĂ« shkelje tĂ« ligjit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, një kamping në zonën e Kavajës u inspektua nga Taskforca, e cila verifikoi në vend se subjekti ushtronte aktivitet pa respektuar detyrimet ligjore.

Gjatë kontrollit u konstatua se nuk lëshoheshin fatura tatimore dhe se në ambientet e subjektit ndodheshin mallra pa dokumentacion të rregullt tatimor.

Ndaj subjektit u morën masa administrative, sipas parashikimeve ligjore.

Administrata Tatimore thekson se mbetet e përkushtuar në trajtimin me seriozitet të çdo denoncimi të ardhur nga qytetarët, duke synuar garantimin e një zbatimi të barabartë të ligjit për të gjithë subjektet ekonomike.

/r.e//a.f/

The post Mallra pa faturë, gjobitet kampingu në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Point of View”, urĂ« krijuese mes artistĂ«ve shqiptarĂ« dhe austriakĂ«

TIRANË, 13 gushtATSH/ Projekti artistik “Point of View” u zhvillua si pjesĂ« e shkĂ«mbimit kulturor ndĂ«rmjet ShqipĂ«risĂ« dhe AustrisĂ«, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« forcojĂ« lidhjet artistike ndĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« promovojĂ« krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore.

Organizuar nga platforma “Satellite Zone”, e njohur pĂ«r mbĂ«shtetjen e ndĂ«rveprimit ndĂ«rkulturor mes artistĂ«ve, ky projekt solli nĂ« vĂ«mendje zĂ«ra tĂ« rinj dhe vizione origjinale nga skena artistike shqiptare.

Dy artistet shqiptare, Inda Sele dhe Kristanja Çene, ishin pjesĂ« e kĂ«saj nisme, duke prezantuar punĂ«t e tyre pĂ«rmes njĂ« qasjeje personale dhe eksperimentale.

Veprat e tyre shpalosën perspektiva unike mbi realitetin, identitetin dhe përkatësinë kulturore, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog, reflektim dhe komunikim përmes artit.

“Point of View” nuk ishte vetĂ«m njĂ« ekspozitĂ« apo shfaqje, por njĂ« takim krijues qĂ« theksoi fuqinĂ« e artit pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kufijtĂ« gjeografikĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ura mes kulturave tĂ« ndryshme.

Projekti u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), si një dëshmi e angazhimit për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e artit bashkëkohor.

/r.e//a.f/

The post “Point of View”, urĂ« krijuese mes artistĂ«ve shqiptarĂ« dhe austriakĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival


TIRANË, 13 gushtATSH/ NjĂ« mbrĂ«mje klasike nĂ« Porto Palermo Festival. Qielli mbi KalanĂ« e Ali PashĂ«s u mbush me tinguj qĂ« preknin shpirtin.

Dy prej emrave më të mëdhenj të skenës së muzikës klasike shqiptare, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka u bashkuan në një koncert, që ishte më shumë se një performancë, ishte një përjetim.

Serenata të ëmbla dhe perla të muzikës së kultivuar shqiptare u ndërthurën me sfondin magjik të detit dhe mureve shekullore të kalasë.

Çdo notĂ«, çdo fjalĂ«, çdo melodi dukej se ngjallej pĂ«r tĂ« treguar histori dashurie, kujtimesh dhe Ă«ndrrash tĂ« harruara.

1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bĂ«n tĂ« ditur se nĂ« fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencĂ«s dhe Forcat e Armatosura po evakuojnĂ« banorĂ«t nga banesat pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« situatĂ«s nga zjarret.

Sipas ministrisë, terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar sot për disa vatra aktive në qarkun e Tiranës.
VatĂ«r zjarri aktive Ă«shtĂ« raportuar nĂ« vendin e quajtur “Mali i BĂ«rzhitĂ«s”, fshati IbĂ«, ku po forcat operacionale vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r shuarjen e tij.

Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.

Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh.
Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.

/j.p/

The post Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Shtesë natyrore pozitive e popullsisë, 48 lindje më shumë sesa vdekje

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ GjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit, shtesa natyrore e popullsisĂ« rezultoi pozitive, me 48 lindje mĂ« shumĂ« sesa vdekje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në këtë periudhë u regjistruan gjithsej 4982 lindje, duke shënuar një rënie prej 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu, numri i vdekjeve arriti në 4934, me një rënie prej 3,7%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Në nivel qarku, vetëm katër qarqe regjistruan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa tetë të tjerat kanë shtesë natyrore negative, duke treguar një shpërndarje të pabarabartë të dinamikës demografike në vend.

Qarku i Tiranës shënoi shtesën natyrore më të lartë, me 691 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa Korça është qarku me bilancin më negativ, ku u regjistruan 226 vdekje më shumë sesa lindje.

Lidhur me lindjet, vetëm një qark shënoi rritje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërkohë që njëmbëdhjetë qarqet e tjera shënuan rënie.

Tirana ka numrin më të lartë të lindjeve, me 1982 foshnja të lindura, ndërsa Gjirokastra qëndron në fund të listës me vetëm 74 lindje.

Kukësi është i vetmi qark që ka regjistruar rritje të lindjeve, me një përmirësim prej 6,5%, ndërsa Korça ka pësuar rënien më të madhe në përqindje, me një ulje të ndjeshme prej 26%.

Sa i përket vdekjeve, Kukësi është qarku me numrin më të ulët, me 119 vdekje, ndërkohë që Tirana ka numrin më të lartë me 1291 vdekje të regjistruara.

Gjirokastra shënoi rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, me 19,1% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa qarku i vetëm ku është shënuar rritje e vdekjeve ka qenë Berati, me një rritje prej 4,6%. /j.p/

1 nga 2

 

The post INSTAT: Shtesë natyrore pozitive e popullsisë, 48 lindje më shumë sesa vdekje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu inspekton investimin e ri në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për studentët dhe sportistët elitarë


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektoi sot punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e pistĂ«s sĂ« atletikĂ«s dhe fushĂ«s sĂ« re tĂ« futbollit nĂ« Universitetin e Sporteve tĂ« TiranĂ«s, njĂ« investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« po realizohet me mbĂ«shtetjen e qeverisĂ« shqiptare dhe MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe Sportit.

Manastirliu bëri të ditur se ky projekt synon të vendosë një standard të ri në infrastrukturën sportive universitare, duke shërbyer jo vetëm për përmirësimin e kushteve të studimit dhe praktikës për studentët e Universitetit të Sporteve, por edhe për përgatitjen e sportistëve elitarë dhe për mbështetjen e komunitetit më të gjerë sportiv.

“Ky investim Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmit qĂ« ne po bĂ«jmĂ« pĂ«r Universitetin e Sporteve, i cili do t’u shĂ«rbejĂ« jo vetĂ«m studentĂ«ve tĂ« kĂ«tij universiteti, por gjithashtu do t’i shĂ«rbejĂ« komunitetit dhe pĂ«rgatitjes sĂ« sportistĂ«ve elitarĂ« dhe brezave tĂ« rinj. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« fushĂ« e cila po rikualifikohet tĂ«rĂ«sisht. TashmĂ« puna ka filluar dhe njĂ« pjesĂ« e punimeve janĂ« kryer si nĂ« fushĂ«n e futbollit, nĂ« pistĂ«n e atletikĂ«s, ashtu edhe nĂ« nĂ«ndisiplinat pĂ«rkatĂ«se”, tha Manastirliu.

Ajo vuri në dukje se puna është në fazë të avancuar dhe pritet që të përfundojë në fund të këtij viti për ti hapur rrugë investimeve të tjera në këtë universitet.

“Deri nĂ« nĂ«ntor pĂ«rfundon ky projekt dhe vitin e ardhshĂ«m vijojmĂ« investimet pĂ«r tĂ« krijuar mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« gjitha disiplinat tĂ« kenĂ« standardet mĂ« tĂ« mira nĂ« funksion tĂ« aspekteve didaktike, akademike por edhe atyre praktike dhe me kĂ«rkimin shkencor qĂ« po e mbĂ«shtesim pĂ«rmes AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« KĂ«rkimit Shkencor dhe Inovacionit”, u shpreh  Manastirliu.

Ky investim, përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për qindra studentë që studiojnë në këtë universitet, do të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e sportit, përmes mbështetjes që MAS po ofron nëpërmjet Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Manastirliu nënvizoi gjithashtu se investime të tilla, të shoqëruara me partneritete të reja, do të forcojnë ekselencën akademike, praktikën profesionale dhe do të kthejnë Universitetin e Sporteve në një qendër model për zhvillimin e sportit në vend. /j.p/

The post Manastirliu inspekton investimin e ri në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për studentët dhe sportistët elitarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështetje deri në 7,5 milionë lekë për agropërpunimin


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ FermerĂ«t dhe sipĂ«rmarrĂ«sit shqiptarĂ« nĂ« fushĂ«n e agropĂ«rpunimit kanĂ« mundĂ«si tĂ« pĂ«rfitojnĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«r investime nĂ« teknologji moderne pĂ«r pĂ«rpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verĂ«s, ullirit dhe vajit tĂ« ullirit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofrohet një grant prej 50% të vlerës totale të faturave tatimore për çdo subjekt, me një kufi maksimal prej 7,5 milionë lekësh.

“Ky grant synon tĂ« nxisĂ« instalimin e linjave moderne dhe automatizimin e proceseve tĂ« punĂ«s, duke rritur kapacitetin prodhues dhe pĂ«rmirĂ«suar standardet e cilĂ«sisĂ«, me qĂ«llim shtimin e vlerĂ«s sĂ« produkteve shqiptare si nĂ« tregun vendas ashtu edhe nĂ« atĂ« ndĂ«rkombĂ«tar”, tha ministrja Denaj.

Përveç grantit, shtoi ministrja Denaj, përfituesit kanë mundësi të kombinojnë mbështetjen me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me interes vetëm 2%, dhe përfitojnë gjithashtu garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke mundësuar kështu financimin e plotë të investimit.

Aplikimet për këtë mbështetje duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor. /j.p/

The post Denaj: Mbështetje deri në 7,5 milionë lekë për agropërpunimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Certifikatë për Shërbime të Dalluara për Inspektorin Klajdi Mustaj, Proda: Profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i dorĂ«zoi inspektor Klajdi Mustaj, CertifikatĂ«n pĂ«r ShĂ«rbime tĂ« Dalluara.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit të Policisë Klajdi Mustaj. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të DVP Vlorë, ku punonjësi i Policisë është i komanduar për sezonin turistik, si dhe eprorë dhe kolegë të tij.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne.

“Veprimi i Inspektorit Klajdi Mustaj, i cili ndĂ«rhyri me profesionalizĂ«m dhe vendosmĂ«ri pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar tre bashkĂ«qytetarĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« aksident rrugor, Ă«shtĂ« njĂ« shembull frymĂ«zues pĂ«r çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtĂ« dhe zemra e madhe qĂ« tregoi, janĂ« vlerat qĂ« ne duam tĂ« shohim te çdo punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Shtetit. NĂ« emrin tim dhe tĂ« gjithĂ« trupĂ«s sonĂ« policore, i shpreh mirĂ«njohjen mĂ« tĂ« thellĂ« dhe e pĂ«rgĂ«zoj pĂ«r kĂ«tĂ« akt tĂ« lartĂ« human, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« ndihmĂ«n e parĂ«, nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, tre shtetasve qĂ« u pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« aksident rrugor. 15-vjeçari qĂ« Klajdi mori nĂ« duar mes tymit dhe flakĂ«ve, pĂ«r ta shpĂ«tuar, fatkeqĂ«sisht humbi jetĂ«n nĂ« spital, kĂ«shtu qĂ« gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushĂ«llimet e mia tĂ« sinqerta”, tha Proda.

Proda bĂ«ri tĂ« ditur se si Klajdi, do tĂ« nderohet çdo punonjĂ«s policie qĂ« do tĂ« demonstrojĂ« kĂ«to vlera tĂ« larta njerĂ«zore dhe pĂ«rgjegjshmĂ«ri ndaj detyrĂ«s. “Çdo punonjĂ«s policie qĂ« do ta pĂ«rmbushĂ« me dinjitet, ndershmĂ«ri, pĂ«rkushtim, sakrificĂ« dhe humanizĂ«m detyrĂ«n, ka mbĂ«shtetjen time tĂ« plotĂ«â€, shtoi ai.

MĂ« tej, punonjĂ«si i PolicisĂ« Klajdi Mustaj ka falĂ«nderuar Drejtorin e PĂ«rgjithshĂ«m, pĂ«r vlerĂ«simin dhe mbĂ«shtetjen, dhe ka theksuar se ka bĂ«rĂ« detyrĂ«n dhe do vijojĂ« ta bĂ«jĂ« sa herĂ« t’i jepet rasti, duke uruar qĂ« tĂ« tilla raste tĂ« mos ndodhin mĂ«. Ai ka apeluar pĂ«r drejtuesit e automjeteve, qĂ« tĂ« respektojnĂ« rregullat e qarkullimit rrugor dhe tĂ« mbrojnĂ« jetĂ«n.

“Ky vlerĂ«sim nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« motivim personal, por edhe njĂ« mesazh inkurajues qĂ« tregon se puna, pĂ«rkushtimi dhe ndershmĂ«ria vlerĂ«sohen, dhe do tĂ« mbetet pĂ«r mua njĂ« nxitje pĂ«r tĂ« vazhduar tĂ« jap mĂ« tĂ« mirĂ«n nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« vendit. MbĂ«shtetja juaj ndaj çdo punonjĂ«si policie qĂ« pĂ«rmbush me ndershmĂ«ri, pĂ«rkushtim, sakrificĂ« dhe humanizĂ«m detyrĂ«n nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe atdheut, Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« certifikatĂ« apo vlerĂ« monetare, Ă«shtĂ« njĂ« tregues i qartĂ« qĂ« puna e sakrifica vlerĂ«sohen. Ndjej shumĂ« keqardhje qĂ« 15-vjeçari, tĂ« cilin u pĂ«rpoqa me gjithĂ« zemĂ«r ta shpĂ«toja, humbi jetĂ«n nĂ« spital. Shpirti i tij u prehtĂ« nĂ« paqe! Sot, kam njĂ« mesazh pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesit e rrugĂ«s, jeta Ă«shtĂ« thesari ynĂ«, mbrojeni atĂ« duke zbatuar ligjshmĂ«rinĂ«â€, u shpreh Inspektori Mustaj. /j.p/

The post Certifikatë për Shërbime të Dalluara për Inspektorin Klajdi Mustaj, Proda: Profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“HapĂ«sira ime publike”, mbi 3 mijĂ« denoncime nga qytetarĂ«t

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ VetĂ«m pak ditĂ« pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama tĂ« aplikacionit mĂ« tĂ« ri digjital pĂ«r denoncimin e zĂ«nieve tĂ« paligjshme tĂ« hapĂ«sirave publike, qytetarĂ«t kanĂ« reaguar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme, duke raportuar mbi 3 mijĂ« raste.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, institucionet përkatëse do të verifikojnë çdo raportim individualisht, me qëllim lirimin e çdo hapësire publike të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme.

PĂ«rmes portalit “HapĂ«sira ime publike” qytetarĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« denoncojnĂ« rastet e zĂ«nies sĂ« trotuareve, ndĂ«rtimet pa leje apo shkelje tĂ« lejes, zaptime anĂ«s rrugĂ«ve kombĂ«tare, parkingje private tĂ« paligjshme apo shkelje tĂ« tjera nĂ« dĂ«m tĂ« pronĂ«s publike.

Ky aplikacion vjen si pjesë e një nisme më të gjerë të qeverisë për mbrojtjen e interesit publik dhe rritjen e transparencës e pjesëmarrjes qytetare në administrimin e hapësirës urbane. /j.p/

The post “HapĂ«sira ime publike”, mbi 3 mijĂ« denoncime nga qytetarĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj fton të rinjtë të zgjedhin shkollën profesionale Kamzë


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Promovimi i arsimit dhe formimit profesional si njĂ« zgjedhje e qĂ«ndrueshme pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, mbetet njĂ« nga prioritetet kryesore tĂ« qeverisĂ« shqiptare. Kjo politikĂ« synon pĂ«rgatitjen e brezave tĂ« rinj pĂ«r tregun e punĂ«s, pĂ«rmes pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« standardeve nĂ« shkollat profesionale nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon gjithashtu për të nxitur të rinjtë të ndjekin shkollat e mesme profesionale me profil bujqësor, me qëllim forcimin e këtij sektori jetik për zhvillimin ekonomik të vendit.

Për të arritur këtë objektiv, MBZHR po ndërmerr një sërë hapash konkretë si promovimi efektiv i arsimit profesional, përmirësimi i kurrikulave dhe infrastrukturës mësimore, ofrimi i mundësive tërheqëse për nxënësit dhe bashkëpunimi i ngushtë me industrinë dhe komunitetin lokal.

Ministrja Anila Denaj i ftoi sot tĂ« rinjtĂ« tĂ« zgjedhin ShkollĂ«n Profesionale KamzĂ« ku ofrohen programe studimi nĂ« agrobiznes dhe bujqĂ«si, si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kontribut konkret nĂ« zhvillimin e kĂ«tij sektori nĂ« pĂ«rputhje me strategjinĂ« “BujqĂ«sia 2030”.

Shkolla “KamzĂ«â€ ofron gjithashtu programe tĂ« ndryshme nĂ« fushat e hoteleri-turizmit, teknologjisĂ« sĂ« informacionit dhe komunikimit (TIK), shĂ«rbimeve teknike dhe transportit, shĂ«rbimeve sociale dhe shĂ«ndetĂ«sore, si dhe elektronikĂ«s, duke ofruar njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« mundĂ«sish pĂ«r nxĂ«nĂ«sit.

Procesi i aplikimit pĂ«r klasĂ«n e 10-tĂ« kryhet pĂ«rmes “e-Albania”-s, ku çdo prind mund tĂ« aplikojĂ« online dhe mĂ« pas merr pĂ«rgjigjen nga shkolla.

Edhe pse arsimi profesional shpesh është parë si një alternativë e dytë nga prindërit dhe vetë të rinjtë, realiteti i tregut të punës tregon të kundërtën. Sot, kërkesa për punonjës të kualifikuar është e lartë.

Bizneset po kërkojnë vazhdimisht staf të specializuar, sidomos në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe teknologjisë.

Statistikat tregojnë se mbi 60% e nxënësve të arsimit profesional punësohen që gjatë vitit të dytë apo të tretë të shkollës, çka e bën këtë formim një rrugë të sigurt drejt një karriere të suksesshme. /j.p/

The post Denaj fton të rinjtë të zgjedhin shkollën profesionale Kamzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuadër i ri ligjor për bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të shoqërive tregtare Shqipëri-BE

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit ka nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r shndĂ«rrimin, bashkimin dhe ndarjen ndĂ«rkufitare tĂ« shoqĂ«rive tregtare”.

Ky projektligj synon krijimin e një kuadri të plotë ligjor që rregullon kushtet dhe procedurat për shndërrimet, bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare ndërmjet shoqërive tregtare shqiptare dhe atyre të vendeve të Bashkimit Evropian.

Përcaktimi i rregullave të unifikuara ka për qëllim sigurimin e transparencës, sigurisë juridike dhe trajtimit të barabartë për të gjitha subjektet e përfshira në këto operacione.

Një objektiv kyç është përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së, konkretisht transpozimi i Direktivës (BE) 2019/2121 që ndryshon Direktivën (BE) 2017/1132 për këto operacione, duke siguruar një mjedis ligjor të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për ndërmarrjet dhe investitorët.

Po ashtu, projektligji synon mbrojtjen e interesave tĂ« aksionarĂ«ve, kreditorĂ«ve dhe punĂ«marrĂ«sve tĂ« shoqĂ«rive tĂ« pĂ«rfshira, pĂ«rmes mekanizmave mbrojtĂ«s si e drejta e aksionarĂ«ve tĂ« pakicĂ«s pĂ«r t’u tĂ«rhequr me kompensim tĂ« drejtĂ«, garantimin e tĂ« drejtave tĂ« kreditorĂ«ve dhe pĂ«rfshirjen e punĂ«marrĂ«sve nĂ« procesin e vendimmarrjes.

Ky ligj pritet të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, rritjen e besimit të investitorëve të huaj dhe integrimin e vendit në tregun e përbashkët evropian, duke rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Procesi i verifikimit të ligjshmërisë dhe certifikimit paraprak për bashkimet ndërkufitare është disi më i ndërlikuar, pasi përfshin autoritetet e disa vendeve.

Projektligji përcakton që për shoqërinë shqiptare pjesëmarrëse, noteri i autorizuar (si autoritet kompetent) mbledh dhe kontrollon dokumentacionin e secilës shoqëri shqiptare në bashkim, sigurohet që të gjitha të drejtat e aksionarëve, punonjësve e kreditorëve janë respektuar, dhe në fund lëshon certifikatën e parabashkimit për shoqërinë shqiptare.

Kjo certifikatë konfirmon se faza përgatitore e bashkimit është e ligjshme në Shqipëri.
Në mënyrë të ngjashme, autoritetet përkatëse në shtetin tjetër pjesëmarrës (mund të jenë noterë, gjykata apo regjistrat tregtarë atje) lëshojnë certifikatat e tyre për shoqëritë e huaja pjesëmarrëse.

Më pas, autoriteti i vendit të shoqërisë që rezulton (p.sh. nëse shoqëria pas bashkimit do të ketë selinë në Shqipëri, autoriteti është sërish noteri/QKB-ja jonë; nëse do të jetë jashtë, autoriteti përkatës atje) kontrollon certifikatat e parabashkimit të të gjitha shoqërive pjesëmarrëse dhe aktin e bashkimit (marrëveshjen e nënshkruar).

Kur shoqëria e re/pasardhëse është shqiptare, noteri shqiptar pasi verifikon certifikatat e lëshuara nga autoritetet e huaja dhe përmbushjen e procedurave të themelimit të shoqërisë së re (kur ka një të tillë), përgatit aktin përfundimtar noterial të bashkimit dhe njofton QKB-në të regjistrojë bashkimin. Kur shoqëria pasuese është jashtë, atëherë autoriteti i huaj kryen këto veprime përfundimtare dhe QKB-ja, mbi bazën e njoftimit nga autoriteti i huaj, çregjistron shoqërinë shqiptare që u bashkua.

Projektligji parashikon gjithashtu skenarë të veçantë, si bashkimin e shoqërisë mëmë me një shoqëri bijë dhe përfaqësimin e punëmarrësve në organet e shoqërisë pasuese, në përputhje me legjislacionin evropian për përfshirjen e punonjësve në shoqëritë evropiane.

/a.f/

The post Kuadër i ri ligjor për bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të shoqërive tregtare Shqipëri-BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë


TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj sĂ« bashku me drejtorin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan njĂ« vizitĂ« inspektuese pranĂ« skanerit tĂ« Portit tĂ« DurrĂ«sit, ku gjatĂ« tre muajve tĂ« fundit, falĂ« masave tĂ« marra Ă«shtĂ« shĂ«nuar njĂ« ulje e ndjeshme e numrit tĂ« skanimeve.

Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit.

Drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m i “S2 Albania”, Agron Jaku bĂ«ri tĂ« ditur se masat shtesĂ« e kanĂ« lehtĂ«suar dhe pĂ«rshpejtuar procesin e transportit si pĂ«r turizmin, ashtu edhe pĂ«r mjetet e tjera.

“Aktualisht kemi rreth 200 skanime nĂ« ditĂ« dhe i gjithĂ« procesi, nga hyrja nĂ« dalje, zgjat vetĂ«m 3 minuta”, theksoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, vuri në dukje se rritja e volumeve të mallrave ka sjellë edhe rritje të ritmit të zhdoganimeve.

“NĂ« çdo vit, Porti i DurrĂ«sit pĂ«rpunon rreth 15% tĂ« volumit total tĂ« import–eksporteve, duke qenĂ« pika mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme kufitare nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. Kemi arritur tĂ« ulim kohĂ«n e pĂ«rpunimit dhe qĂ«ndrimit nĂ« port, si dhe tĂ« reduktojmĂ« me mbi 10% kohĂ«n e skanimit pĂ«r subjektet qĂ« e pĂ«rdorin si pikĂ« hyrĂ«se dhe dalĂ«se”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, nënvizoi se këto masa të domosdoshme shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit Europian.

“NjĂ« doganĂ« e shpejtĂ«, transparente dhe e besueshme Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« arritur objektivat tona dhe pĂ«r t’u afruar mĂ« shpejt me standardet e BE-sĂ«â€, shtoi Malaj.

Ky përmirësim është rezultat i marrëveshjes së firmosur në muajin prill, e cila garanton një qasje të koordinuar mes Doganës dhe Policisë së Shtetit, me kontrolle të targetuara vetëm mbi bazën e riskut.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, po punohet për të reduktuar edhe më tej numrin e skanimeve, duke siguruar balancën e duhur mes sigurisë dhe lehtësive për biznesin.

1 nga 4

/a.f/

The post Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: OST dhe OSSH në terren për garantimin e furnizimit me energji në zonat e prekura nga zjarret

TIRANË, 10 gusht/ ATSH/ Strukturat e grupeve tĂ« emergjencĂ«s sĂ« Operatori i Sistemit tĂ« Transmetimit (OST) dhe Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSSH) janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po punojnĂ« intensivisht nĂ« terren pĂ«r tĂ« garantuar furnizimin me energji elektrike nĂ« zonat e prekura nga zjarret.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se ekipet e specializuara janë angazhuar maksimalisht për të ndjekur nga afër situatën dhe për të ndërhyrë aty ku nevojitet, sidomos në ato zona ku për shkak të flakëve është rrezikuar infrastruktura energjetike.

“Kemi ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur problemet nĂ« rrjet nĂ« zonat e BistricĂ«s, Livadhjas dhe Konispolit, ku prania e zjarreve ka ndikuar nĂ« funksionimin normal tĂ« linjave tĂ« transmetimit”, tha Balluku.

Sipas saj, vëmendje e shtuar po i kushtohet veçanërisht objekteve dhe linjave 110/35 kV, të cilat për shkak të afërsisë me vatrat e zjarrit, kërkojnë ndërhyrje të kujdesshme dhe të koordinuar nga ekipet e elektricistëve në terren.

“GatishmĂ«ria Ă«shtĂ« rritur edhe nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« vendit, si nĂ« ÇorovodĂ« dhe Ballaj (DivjakĂ«), ku ekipet tona janĂ« tĂ« vendosura dhe tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« reaguar nĂ« çdo moment”, shtoi Balluku.

Ndërkohë që strukturat e zjarrfikësve vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, elektricistët e OSSH dhe OST ndodhen në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë sa më shpejtë në rikthimin e energjisë elektrike pasi qetësohet situata me zjarret.

/r.e/

The post Balluku: OST dhe OSSH në terren për garantimin e furnizimit me energji në zonat e prekura nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Inspektorati KombĂ«tar i Mbrojtjes sĂ« Territorit (IKMT) njofton se nesĂ«r, mĂ« datĂ« 11 gusht 2025, nĂ« orĂ«n 07:30 tĂ« mĂ«ngjesit, do tĂ« kryhet demolimi me shpĂ«rthim tĂ« kontrolluar i njĂ« objekti trekatĂ«sh, ndodhur pranĂ« aksit rrugor VlorĂ« – Orikum.

Sipas IKMT-së, objekti në fjalë është ndërtim pa leje dhe ndërhyrja vjen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe çlirimit të hapësirave publike.

Aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Ushtrisë, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Për realizimin e operacionit janë kryer përgatitjet teknike, si hapja e 410 furnelave, shtrirja e 1100 metrave linearë fitil detonant, si dhe vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Për të garantuar sigurinë dhe për të minimizuar ndikimet në zonën përreth, shpërthimi do të kryhet herët në mëngjes.

Si masĂ« paraprake do tĂ« bllokohet pĂ«rkohĂ«sisht aksi rrugor VlorĂ« – Orikum, si dhe do tĂ« ndĂ«rpritet pĂ«rkohĂ«sisht furnizimi me energji elektrike, 15 minuta pĂ«rpara shpĂ«rthimit.

Gjithashtu, do të jenë të pranishme mjetet zjarrfikëse, ambulanca dhe personeli përkatës për të menaxhuar çdo situatë emergjente. Të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë janë njoftuar dhe informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmarrin.

/r.e/

The post Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Pesë mjete ajrore pritet të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Vendi po pĂ«rballet me njĂ« situatĂ« tĂ« rĂ«nduar zjarresh, ndĂ«rsa autoritetet janĂ« angazhuar maksimalisht nĂ« terren pĂ«r tĂ« mbrojtur zonat e banuara dhe pĂ«r tĂ« krijuar perimetĂ«r sigurie rreth vatrave mĂ« problematike.

Që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë shuar dhe 14 vijojnë të jenë aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë po punojnë në mënyrë të koordinuar për të siguruar kontrollin e plotë dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

“MbĂ«shtetja nga ajri ka qenĂ« vendimtare, me avionin Canadair tĂ« ardhur nga Kroacia qĂ« ka operuar nĂ« zonat mĂ« tĂ« prekura si Krane e Finiqit dhe LukovĂ« e HimarĂ«s, ndĂ«rsa ekuipazhet e BazĂ«s Ajrore FarkĂ« kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« Ballaj dhe Zhabjak tĂ« RrogozhinĂ«s, si dhe aktualisht nĂ« Poliçan, ku flakĂ«t nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r ish-Kombinatin Mekanik”, u shpreh Vengu.

Ndërhyrjet ajrore dhe operacionet nga toka, theksoi ai, kanë ulur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pasuritë e tyre, por situata vijon të jetë dinamike për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta që mbeten të pranishme në mbarë vendin.

PĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar kapacitetet nĂ« terren, ministri Vengu theksoi se gjatĂ« orĂ«ve nĂ« vijim pritet t’u bashkohen forcave operacionale edhe dy helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, njĂ« avion “Canadair” nga Greqia dhe dy helikopterĂ« tĂ« mekanizmit evropian tĂ« mbrojtjes civile nga Çekia dhe Sllovakia, tĂ« cilĂ«t do tĂ« dislokohen qĂ« sonte nĂ« Rinas dhe BazĂ«n Ajrore tĂ« KuçovĂ«s.

Paralelisht, Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivel maksimal në të gjithë territorin, ndërsa forcat operacionale janë të pranishme në çdo vatër që paraqet rrezik dhe po vijojnë përpjekjet për të mbajtur situatën nën kontroll.

/r.e/

The post Vengu: Pesë mjete ajrore pritet të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKI: Asnjë lidhje me pasuritë e shoqërisë KAYO sh.a., detyrime të pashlyera mbi 2 milionë euro

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ NĂ« vijim tĂ« deklaratĂ«s publike lidhur me pasuritĂ« shtetĂ«rore pranĂ« ish-UzinĂ«s sĂ« PjesĂ«ve tĂ« KĂ«mbimit tĂ« Automjeteve dhe nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« interesit pĂ«r sqarimin e dallimit mes pronave tĂ« shoqĂ«risĂ« Kayo sh.a. dhe pasurisĂ« nr. 10/304, tĂ« pretenduar nga shoqĂ«ria Panaroma Group sh.a., Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit (MEKI) bĂ«n tĂ« ditur sot se kĂ«to pasuri nuk kanĂ« asnjĂ« lidhje juridike apo faktike mes tyre.

MEKI bën të ditur se pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa).

Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro.

MEKI thekson se shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.

Që në vitin 2021, sipas MEKI-t, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara.

Megjithatë, bën të ditur MEKI, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike.

Kjo sjellje, thekson MEKI, është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, po ashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.

“MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r lirinĂ« e medias dhe tĂ« shprehjes. Por kĂ«to tĂ« drejta nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si justifikim ose si mekanizĂ«m pĂ«r tĂ« gĂ«zuar padrejtĂ«sisht pronĂ«n publike dhe pĂ«r tĂ« shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartĂ« i tĂ« gjitha subjekteve ekonomike, qofshin kĂ«to edhe media, Ă«shtĂ« parim themelor: Ă«shtĂ« e padrejtĂ« ndaj çdo aktiviteti tĂ« njĂ«jtĂ« qĂ« paguan taksa dhe qira nĂ« kohĂ«, qĂ« disa tĂ« tjera tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga kontrata publike tĂ« dhĂ«na nĂ« mirĂ«besim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e MEKI-t.

MEKI siguron se do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit ligjor në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.

/r.e/

The post MEKI: Asnjë lidhje me pasuritë e shoqërisë KAYO sh.a., detyrime të pashlyera mbi 2 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve: 14 vatra aktive, operacione në terren

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Nga kĂ«to, 7 vatra janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 14 vatra mbeten ende aktive dhe po vijon puna pĂ«r shuarjen e tyre.

Ndërhyrjet po zhvillohen në mënyrë intensive dhe të koordinuar dhe në operacione janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, autoritetet vendore si dhe forca vullnetare, duke bashkëpunuar ngushtë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

NĂ« qarkun e VlorĂ«s, situata mĂ« e rĂ«nduar paraqitet nĂ« bashkinĂ« Finiq, ku flakĂ«t kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonĂ«n e fshatit Krane nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Mesopotam. NĂ« terren po punojnĂ« dhjetĂ«ra efektivĂ« zjarrfikĂ«s nga disa bashki tĂ« jugut, forca tĂ« policisĂ«, ushtria, forca vullnetare, si dhe mbĂ«shtetje ajrore me avionin kanadez tĂ« llojit “Canadair”.

Po ashtu, një vatër tjetër aktive ndodhet në vendin e quajtur Rrëzomë, pranë tunelit të Skërficës, ku për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja është bërë vetëm me forcat e AdZM.

Në fshatin Bolenë të bashkisë Himarë, zjarri është vendosur nën kontroll falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve, ushtrisë dhe banorëve. Një tjetër vatër aktive është edhe në fshatin Lukovë, ku forcat vendore vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Në qarkun e Lezhës, në fshatin Malaj i Epërm të bashkisë Mirditë, zjarri është izoluar dhe ndodhet nën kontroll, ndërsa punimet për shuarjen e plotë vijojnë me intensitet.

Në Dibër, zjarri pranë fshatit Plani Bardhë në malin e Allushit po monitorohet nga zjarrfikësit dhe konsiderohet i kontrolluar.

Ndërkohë, në qarkun Berat janë disa vatra aktive. Në bashkinë Poliçan, jashtë Uzinës Mekanike, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ku ndërhyrja mbetet e vështirë. Në fshatin Kozare të bashkisë Kuçovë dhe në fshatin Goriçan të bashkisë Dimal, zjarret vijojnë të jenë aktivë dhe në terren janë angazhuar njësi të MZSH me mjete zjarrfikëse dhe efektivë të specializuar.

Në qarkun Shkodër, fshati Zagore i bashkisë Malësi e Madhe po përballet me flakët në një terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, ku forcat zjarrfikëse po punojnë me pompa shpine. Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës, si dhe në fshatrat Ballaj dhe Zhabjak të bashkisë Rrogozhinë, ndërhyrja është e vazhdueshme, pavarësisht vështirësive që sjell era e fortë.

Në ndihmë janë angazhuar edhe helikopterë të FA dhe trupa ushtarake për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave. Në qarkun Durrës, një vatër aktive ndodhet në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, ku ndërhyrja e forcave operacionale vijon.

Në qarkun Gjirokastër, zjarri në fshatin Turan të bashkisë Tepelenë është gjithashtu objekt ndërhyrjeje nga shërbimet emergjente.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha rastet, ndërhyrjet për shuarjen e flakëve janë të vështira për shkak të terreneve të thepisura, erës dhe temperaturave të larta, por strukturat përkatëse po punojnë me përkushtim për të parandaluar përhapjen dhe pasojat e mundshme ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve.

1 nga 5

/r.e/

The post Situata e zjarreve: 14 vatra aktive, operacione në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌